2012-03-31

Musa Ramadanit iu dorëzau Çmimi Kombëtar "Azem Shkreli"





Musa Ramadani më 1941 nga Gjilani, qysh si foshnje, bashkë me familjen, nga pushteti i atëhershëm, u deportua në Prizren, ku e kreu një pjesë të shkollimit fillor, për ta vazhduar atë (me të kthyer sërish) në Gjilan e në Viti. Në Gjilan e kreu edhe shkollimin e mesëm (Shkolla e Nxënësve në Ekonomi), ndërsa në Prizren – Shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega e Letërsisë dhe Gjuhës. Që nga bangat e shkollimit të mesëm zu të merret me gazetari e letërsi, në mënyrë që, që nga viti 1965 e deri në mbyllje të saj pas vitit 2000, të punojë gazetar, redaktor në të përditshmen “Rilindja”.

Krijimtaria letrare-skenike dhe publicistike

Musa Ramadani është prezentuar në disa nga vëllimet, panoramat letrare e antologjitë, të përkthyera edhe në gjuhë tjera. Është laureat i një sërë Çmimesh. Talentin e tij prej krijuesi pluridimensional, e ka sprovuar edhe në krijimtarinë e fushave të tjera artistike. Është autor i një sërë tekstesh për këngë të lehta e të muzikës së tendencave moderne. Eshtë autor edhe i disa këngëve në frymën e zhanrit të muzikës së lehtë. Ndonëse pa ndonjë përgatitje paraprake muzikore, ka kompozuar këngë të cilat, madje në Manifesatimin më të madh muzikor të kohës “Akodret e Kosovës”, janë vlerësuar edhe me Çmimin e parë të Jurisë profesionale. Herë pas herë, është marrë e merret edhe me pikture. Madje një “kaptinë” e tërë e romanit të tij të fundit “Inamor:55”, është e “ilustruar” nga vetë punimet e autorit. Ramadani ka shkruar edhe humoreska, skeqe humoristike e shkrime satirike, me pseudonimin “Babloku”. Merret edhe me shkrime eseistike e kritikë teatrore, sikundër edhe me Udhëshkrime (nga Vjena e Parisi). Drama “Moisiu në unazën e Inflandit”, në sezonin 2003, u inskenua nga Teatri Kombëtar i Prishtinës, ndërkaq, drama “Ligatina” e Nebi Islamit, shkruar sipas motiveve të romanit homonim të Musa Ramadanit, në sezonin 2006, u inskenua në Teatrin Kombëtar të Gjilanit. Musa Ramadani punon me një përkushtim të madh, gjithnjë duke i qëndruar besnik frazës e vargut të latuar deri në përpikmëri, të një sintakse të kulluar shqipe, të një leksiku të begatshëm shprehjesh është cilësuar nga kritika letrare, siç është vepra “Ligatina”, sikundër edhe “Zezona” e një sërë tregimesh të përmbledhjeve të tij.

Çmimi “Beqir Musliu”

Çmimi letrar “Beqir Musliu”2006, iu nda Musa Ramadanit,poetit, prozatorit, publicistit, teatrologut të njohur të letrave shqipe, shpërblimi për vitin 2006.

Çmimi “Azem Shkreli ”


Vepra letrare

| “Mëkatet e Adamit” (poezi), “Rilindja, 1969;
|“Thirravaje” (poezi), “Rilindja”, 1971;
|“Neurosis” (poezi), botim autorial, 1973;
| Romani pa kornizë”, “Bota e Re”, 1975;
|“Muzat nuk flejnë” (poezi), “Rilindja, 1976;
|“Fluroma” (tregime), “Rilindja”, 1978;
|“Zezona” (roman), “Rilindja”, 1978, “Faik Konica”(ribotim), 2003;
|“Fjala në skenë” (recensione për shfaqje teatrore), “Rilindja”,1080;
|“Alfabeti i neurozave” (poezi), “Flaka e Vëllaznimit”, 1983;
|“Ligatina” (roman), “Rilindja”, 1983;
|“Moisiu në unazën e Inflandit” (dramë), “Rilindja”, 1984;
|“Eugjenika e tri deteve” (poezi), “Rilindja”, 1986;
|“Satana ma vodhi gurin e urtisë” (tregime), “Rilindja”, 1987;
|“Nostalgji antike” (përzgjedhje e poezive) , “Rilindja, 1995;
|“Vrapuesja e Prizrenit” (roman), “Dukagjini”, 1997;
|“Antiprocesioni” (roman), “Buzuku”, 1997;
|“Inamor: 55” (roman), “Buzuku”, 2000.
|“ Mëkatet e Ha(E)vës, poezi, Pen/club, 2007, Prishtinë
|“Premiera shqiptare” (Recensione për dramën, shfaqjet), “Spektri”, Shkup 1996;
[redakto]Përkthimet

|“Mariamna” – PärLagerkvist
|“Fillokteti” – Heiner Müler
|“Askushi” – Jezi Andzejevski
|“Shkretëtira e tatarëve” – Dino Buzzati
|“Legjenda per Araratin” – Yasar Kemal
|“Bufi i verbër” – Sadec Hedayat
|“Dhe nuk gjej vëlla më të mirë” – Maksud Ibrahimbekov
|“Humbella” – Mirko Kovac
|“Ditë pranvere” – Ciril Kosmac
|“Aromat, ari e temjani” – Slobodan Novak
|“Piramida e Emës” – Dubravka Ugrešić
|“Ogursëzi” – Nedzad Ibrisimovic



Musa Ramadani është një nga personalitetet e shquara të letërsisë shqipe, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shumë zhanre të letërsisë, si në poezi, prozë, dramaturgji, tha sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" për vitin 2011, të cilin ditë më parë juria profesionale ia ka dhënë poetit, prozatorit dhe dramaturgut Musa Ramadani.




Në këtë ceremoni janë dorëzuar edhe Çmimet Vjetore për Letërsi në katër zhanre: prozë, poezi, kritikë dhe përkthim.

Krasniqi falënderoi jurinë për punën profesionale në përzgjedhjen e laureatëve të çmimeve për vitin 2011. Ministri vlerësoi lart edhe krijimtarinë e Eqrem Bashës, të cilit i është dhënë çmimi letrar për veprën më të mirë në prozë, Sali Bashotës, për veprën më të mirë në poezi, Adil Ollurit për veprën më të mirë në kritikë, si dhe Smajl Smakës për veprën më të mirë në përkthim. Ai tha se MKRS ka për obligim të çmojë krijimtarinë e madhe të shkrimtarëve tanë, por në të njëjtën kohë të përkrahë edhe krijuesit e rinj.

Musa Ramadani tha se ndjehet mirë për këtë nder që i është bërë, për më tepër, siç tha ai, ndjehet mirë që janë vlerësuar edhe krijues tjerë, sidomos ata të rinj. Ramadani vlerësoi punën që po bën ministri Krasniqi. "Mendoj se kjo Ministri, veçanërisht ministri aktual dhe i gjithë ekipi i tij janë njerëz që e njohin artin dhe po përpiqen dhe po bëjnë që jo vetëm të shtohet përqindja e buxhetit për kulturë, sport, rini por edhe të gjejnë mënyra që disa fusha ose shumica të ketë një lloj stimulimi edhe moral edhe material", tha ai.


Dhënia e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" dhe Çmimeve Vjetore për Letërsi është e paraparë me një rregullore që mban po këtë emër, e që është nxjerrë në vitin 2009. Këto çmime kanë edhe vlerë financiare. 5 000 euro është shpërblimi për laureatin e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore, ndërsa për kategoritë tjera - prozë, poezi, përkthim dhe kritikë shpërblimi është 2 500 euro.


Përgatiti Flori Bruqi

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...