Anisa Hysesani, eshte e lindur në Memaliaj (Tepelenë) më 13.07.1987. Diplomuar ne shkenca politike dhe Master Shkencor për Teori Politike në Universitetin e Tiranës. Merret ne menyre aktive me krijmtari letrare, gjithashtu eshte prezente me opinone socio-politike ne gazetat e perditshme shqiptare
Pikë së pari : Ata që janë përgatitur për dicka të paparë o tepër të zgjuar, le të mos vazhdojnë leximin pasi do zhgënjehen, se nuk do gjejnë asnjë term të bukur këtu dhe as mendim të mirë-përpunuar, po vetëm troç-e qe edhe mund ti bezdisin.
Pikë së dyti: Militantët e gjithfarë kahu, janë gjithashtu të lutur që madje as mos ti afrohen këtij shkimi, as duke e kthyer me shkronja kineze dhe as ata që e hasin në Twitter.
Mbas parlajmërimit (i parlajmëruari-gjysëm i shpëtuari), do flas dhe unë për Shqipërinë meqë është bërë trend i kohëve të fundit, e kuptohet duke dhënë dhe unë kontribut për 100-vjetorin e Pavarësisë (që në vetevete) është i nderuar si fakt, zhul e bëjmë ne! Po mendoja (me aq file njohurish, sa me nxë usb-ja e trurit-se kam filluar të dixhitalizohem meqë dhe Shqipëria është në epokën e dixhitalizimit, se cfarë kanë/kemi arritur ne Shqiptarët në territorin e Shqipërisë (që i ra fati të pillte ca politikanë me emër) deri në 2012 që është 100 vjetori i Pavrësisë? Sa të lumtur janë shqiptarët sot (se krenarë jemi boll nëpër fcb dhe konferenca shtypi)?
Në fillim mendova, meqë potencialisht do na nderojë Shakira, shqiptarët duhet të jenë shumë të lumtur dhe u ngazëlleva porsi një fëmijë, që është duke mprehur shqisat dhe ja bën uau për çdo gjë që e ka për herë të parë.Është bukur të jesh fëmijë, pse jo?
Pastaj mendova që për fat të keq, nuk e di sekretin e Piter Pan-ave që kemi dhe mu kujtuan ato zona të mjera, që u ra fati i keq të bllokoheshin nga bora e këtij dimri, por menjëherë se c’mu zhbë kjo ndjesi e keqe dhe u mrekullova me perspekivën e mësimit të gjuhës kineze që kryeministri na i hodhi si bombë. Po po bombë, sepse bomba plas, lë vetëm gjurmët e kësaj të fundit, kështu ndodhi dhe me këtë rast. Të gjithë (përfshirë veten), filluam të bënim gallatë me këtë fakt, ndërkohë që dhelpra rrushtë e vetë i kishte kapur (ca orë pushimi nga vëmëndja për problemin e zonave të bllokuara).
Isha që isha(me mungesë modestie), ashtu si puna e 10 urdhëresave, më erdhën ndër mënd 10 cfarë ndodh- në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë?Se çfarë ndodh, kur vjen fjala për problemet që e kanë zaptuar Shqipërinë e që jemi “me fat” se nuk duan as statistika;mjafton një “sy i lirë”, duke filluar që nga periferia e Tiranës, më tutje nuk ka nevojë.
Këto janë 10 çfarë-t e mia, si një kontribut modest për këtë vit të rëndësishëm:
1.Cfarë ndodh me papunësinë në masë (mbi masë) që kemi, vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?
2.Cfarë ndodh me arsimin e degraduar, vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?
3.Cfarë ndodh me të rinjtë që po rrinë kot, madje edhe ujin u’a kanë pirë diplomave dhe trajnimeve, vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?
4.Cfarë ndodh me faktin që ne diplomojmë studentët dhe pastaj u themi të na falni për këtë francezin,por kjo “ishte loja”, vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?
5.Cfarë ndodh me faktin që s’ka drejtësi,por shumë korrupsion ngado, vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?
6.Cfarë ndodh me faktin që ende jemi të ndarë, për një copë buke -në të mëmës e në të njerkës, vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?
7.Cfarë ndodh me cubat shqiptarë, që kanë në dorë të të bëjnë “star” e të të japin një rrogë (nëse skllavërohesh),vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?
8.Cfarë ndodh me faktin që i themi bythës-kokë dhe kokës-bythë, kur vjen fjala për të abuzuar dhe përfituar sa më shumë të mundemi kur jemi në pushtet, vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?
9.Cfarë ndodh me faktin që kemi mpirje kolektive e tru silikoni,vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?
10. Cfarë ndodh me faktin që nuk po ndodh më asgjë e duhur, vitin e 100-vjetorit të pavarësisë?
Besoj se u lodhët me kaq shumë probleme-pyetje dhe une po i bie shkurt me përgjigjen-mos cani kokë: vjen Shakira ta tundi e ta ndezi pishtarin e pavarësise:me “Hips don’t lie”!(mjafton ti japim nja 4.000.000 euro, sepse e preferon kryeministri dhe komiteti ndër-mos-cajmë-kokë)! Faleminderit që na bëni të kuptojmë tamam, po tamam fare shprehjen: ad astera per aspera!
Çimkat dhe shashkat!
Në rastin e kësaj, që i ndodhi ish zv.kryeministrit dhe ministrit të ekonomisë: Z.Ilir Meta , nga këndvështrimi im nuk kishte asgjë që nuk përfytyrohej(kujdes: përfytyrohej ka sensin e dickaje që ne e inskenojmë në mendjen tone, bazuar në realitet), por qe dëshmi,fakte e shumë gjëra që dihen thuhen qosheve, e teksa ka nevojë për ndonjë hakmarrje bombastike e show mediatik , nxjerrim nga xhepat ca kaseta , që trondisin një ditë a dy, në rastin më të mirë tre ditë dhe aty mbaron gjithcka, deri sa të kemi një qarkullim të sërishëm të po të njëjtëve elementë, po kjo padiskutim që ndodh, pasi kanë kaluar një fazë "puritanizmi" dhe "jashtë vendimarrjes" dhe duke dhënë "dorëheqjen" nga posti. Janë disa të dhëna, lidhur me këtë ndodhi që anashkalohen ose nuk arrijnë dot fushëpamjen publike, për shkak të një këndvështrimi të caktuar të gjthëkujt nga personat, që ka mundësinë të shprehet publikisht dhe që situatën e shohin ose pro një pale, o kundra palës tjeter. Por këta zotërinj e këto zonja, harrojnë që dëmi më i madh nuk është i personave të implikuar në këtë vidio të transmetuar,në kontekst të cfarëdolloj mase ndëshkimore a publike të marrin , por i popullit dhe këtë e them bazuar, në dobësinë e vetëqëndrueshmërisë si dhe qëndrueshmërisë korrekte, të elementëve të implikuar në këtë histori, qoftë tërthorazi ose drejtpërdrejt, qoftë nga ana e "të keqit" ose e " të mirit" dhe kjo sepse: Ngjarja e fundit politike, më shumë sesa risi, rivërtetoi që në Shqipëri vitet kalojnë, konsolidohen shumë gjëra përvecëse: një qeverisje si e tillë, një shoqëri civile si e tillë, e një popull i përgjegjshëm e i ndërgjegjshëm për veten, si i tillë.
1) Kemi një media që është transparente në mënyrë selektive , që do të thotë se implikimi i drejtpërdrejtë i mesazhit që transmetojnë është : Gjërat i dimë dhe i disponojmë , por i shfaqim kur e shohim ne të arsyeshme, duke e marrë transparencën publike por dhe imazhin e dikujt nën disponim, në mënyrë të njëanshme dhe diktatoriale.
2)Kemi një politikan si Z.Dritan Prifti që i duket vetja show men, duke deklaruar që unë këto gjëra i kam ditur e kam akoma shumë për të thënë , por duhet të prisni...! Ndërkohë në asnjërën prej daljeve të tij publike, lidhur me aferat korruptive te publikuara prej tij, nuk i drejtohet pyetja: Më fal zotëri, por nëse i ke ditur, përse nuk i ke thënë më përpara po u desh që njëherë zotëria i implikuar iIlir Meta , të konsumonte për kohë të gjatë postin e tij si dhe ndërkohë i jepej kredo, që sipas gjasave nuk do duhej ta kishte?
3)Nga ana tjetër e medalies qëndron situata e fajtorit të prezumuar, Z.Ilir Meta që konstaton ,se ekzistencën e asaj vidio e njihte prej kohësh, por e kishte menduar si tekë të ish(mikut) të tij Z.Dritan Prifti dhe se nuk e kishte menduar që kjo 'lojë" do bëhej vërtet e rrezikshme.Pra thjesht i doli situata nga duart por jo se kjo implikon mosekzistencën e saj!
4)Kemi një shoqëri civile dhe opozitë që i ulërin Metës dhe Qeverisë pa dhënë aspak alternativa konkrete dhe pa bërë aspak kundërshti konstruktive duke mos u marrë me fenomenin në mënyrë konkrete , por me majën e tij(mos të harrojmë se titanikun nuk e rrëzoi maja e ajsbergut, por pjesa që qëndronte poshtë)
5) Për ti vënë deri diku kapakun e argumentave që përforcon kjo ndodhi, kemi një popull që irritohet tavolinave të kafes a vox pop-eve që bëhen rrugëve, e kryesisht reagojne fuqishem, me indinjatën publike nëpër profilet e tyre virtuale,ndërkohë që përfundojnë në tipiken " Kështu janë gjërat po s'kemi ç'bëjmë" .
E duke dhënë situatat e para nga mua të absurdit ,që jeton brënda vetvetes, besoj dhe mendoj se ndodhemi në rrugën qorre, ne te cilen jemi futur prej shumë kohësh, ku : " e dime, po bëjmë sikur s'dimë" . Përgjatë gjithë kësaj pushteti, mban pezull frymën e popullit, duke i hedhur here pas here shashka, ose "Dritën" ndaj korrupsionit dhe duke eklipsuar ditë pas dite ndërgjegjet, duke bërë që cdo herë e më shumë, pushteti të bëhet mëma dhe njerka e po të njëjtëve njerëz, që mesa duket u mungon vetëm një tapi privatizimi dhe cdo gjë të vazhdojë të ndotet në ujërat e veta. Problemi në këtë ndodhi, nuk është vetëm korrupsioni dhe të korruptuarit, cimkat apo shashkat, problemi është dhe më i thellë dhe akoma dhe më shumë i rrënjosur.
Problemi është pseudo-izmi i cdo gjëje duke filluar nga demokracia e duhur që do duhej të aplikohej,te komunikimi i pavlerë politik e deri te "mrekullia ekonomike" që po përjetojme, e midis këtyre konturesh pseudo-sh, populli vazhdon të jetë e vetmja e vërtete e nevojshme, për të realizuar një lojë futbolli ku fitohen shume miliarda e ku ndërgjegjja njerëzore e qeverisëse,nuk i është shitur as zotit as djallit , por zorraxhinjëve !