Shqipëria nuk është një vend i sigurt për fëmijët. Studimet më të fundit tregojnë se brenda një viti trafikohen rreth 700 fëmijë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Kjo do të thotë se këta vogëlushë shfrytëzohen për punë të rënda, lypje, prostitucion apo edhe transplant organesh. Situata konsiderohet alarmante nga shoqatat në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, të cilat i bëjnë apel Qeverisë që të marrin masa parandaluese. Statistika prej 700 fëmijësh pre e shfrytëzimit, është rezultati i një raporti të koalicionit “Bashkë për kujdesin tërësor të fëmijëve”, i cili gjatë prezantimit të shifrave, publikoi edhe intervistat (anketimet) e dhjetëra fëmijëve, të cilët kanë treguar me gojën e tyre se janë shfrytëzuar të paktën njëherë në jetë nga familjarët apo të afërmit e tyre. “Ka raste dhe të fëmijëve të cilët janë të përfshirë në trafikimin për arsye seksuale, megjithatë pjesa më e madhe e fëmijëve janë ata që përfshihen në lypje, fëmijët që jetojnë në rrugë, shesin kanaçe, janë ata që jetojnë në zona joformale. Fenomen që është në rritje sot janë fëmijët që largohen për në Kosovë, apo vende të tjera, ku nuk ka nevojë për viza, pasi atje mbledhja e kanaçeve është shumë më fitimprurëse se këtu”, tha Daniela Shkalla, përfaqësuese e koalicionit “Bashkë për kujdesin tërësor të fëmijëve”. Të gjithë fëmijët e intervistuar janë fëmijë që u përkasin grupeve vulnerabël, ku dominojnë më shumë ata romë. Një pjesë e tyre janë rehabilituar tashmë nëpër qendra të ndryshme sociale në vend. Megjithatë ka dhe nga ata fëmijë, të cilit janë rikthyer në rrugë për të përfituar para duke lypur apo mbledhur mbeturina, pasi vetë familjarët e tyre nuk i kanë lënë në këto qendra për t’u riedukuar. Sipas studimeve të organizatave të ndryshme, bashkë edhe me Save the Children, rezulton se ashtu si në shumë vende të botës trafikimi i fëmijëve edhe në Shqipëri, vazhdon të jetë në nivele të larta, çka e rendit atë në biznesin tretë fitimprurës, për shkak të të ardhurave të mëdha që krijohen nga ky fenomen. Ndërkohë që rrjetet e ndryshme të shfrytëzimit të fëmijëve në shumë raste shpëtojnë pa u ndëshkuar. Kjo falë mungesave dhe hapësirave të shumta boshe që lë legjislacioni shqiptar në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Ky është përfundimi i nxjerrë nga organizatat të cilat theksojnë se qeveria duhet të bëjë më shumë për të përmirësuar këta tregues që në vend janë në përmasa alarmante, teksa zhvillohen çdo ditë e më shumë në ilegalitet të plotë, duke shfrytëzuar fëmijët e moshave të vogla si dhe grupet e rriskuara.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/03/25
Alarmi, në Shqipëri trafikohen 700 fëmijë në vit

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment