2012-03-24

Mirënjohje për UÇK- në dhe NATO-n, 13 vjet pas intervenimit

Nga Flori Bruqi


....13 vjet pas përfundimit të luftës, Kosova ka vendosur që të themelojë një institut për hulumtimin e krimeve të luftës. Besohet se ky institut do ta përgatisë Kosovën që të ngrejë padi kundër Serbisë. Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se një nismë e tillë është dashur të ndërmerret menjëherë pas lufte.


Dëmet e luftës në Kosovë ka mundësi që për herë të parë të dokumentohen edhe në formë zyrtare. Qeveria ka vendosur që të themelojë Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, i cili do të hulumtojë krimet e kryera në periudhën 1990-1999.

Nisma e tillë mirëpritet nga organizatat që në një formë deri më tash janë marrë me evidentimin e krimeve gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, drejtori i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, thekson se pikë referuese për hulumtimet duhet të jetë viti 1981 dhe jo 1990.

Shkollë e shkatërruar nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë...

“...është çështje se sa do të jetë e vullnetshme dhe e gatshme Qeveria që të investojë në këtë institut dhe që pastaj me rigrumbullimin, rikonfirmimin e fakteve dhe të dhënave jo vetëm për vitin 1990 e këndej, por edhe më herët, atëherë, të krijohet një bazë e fortë juridike që të ngrihen padi kundër atyre që kanë shkaktuar krime lufte në Kosovë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Behxhet Shala.

Një nga synimet e këtij instituti, sipas ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është edhe përgatitja e padisë kundër Serbisë nga ana e Kosovës. Padia do të ngrihej kur Kosova do të mund ta bënte këtë, si vend anëtar i OKB-së, apo po qe se nënshkruan statutin e GJND-së.

Pothuajse më shumë ka lëndë kur të dyshuarit apo të akuzuarit janë shqiptarë, edhe pse nëse e krahasojmë numrin e viktimave, është shumë më i madh ai i shqiptarëve 

Deri më tash, Kosova nuk e ka paditur askënd për rreth 14 mijë të vrarët e luftës, 1800 nga të cilët ende mbeten të pagjetur, si dhe për qindra miliona euro humbje të shkaktuara nga dëmet e luftës.

Një nismë pak a shumë e ngjashme, për dokumentimin e krimeve, por në nivel rajonal, tashmë është ndërmarrë nga KOMRA, lëvizje kjo që po hulumton krimet në ish-Jugosllavi që nga viti 1991 deri në vitin 2001.
 
Kushtrim Koliqi, nga organizata Integra, që është pjesë e KOMRA-s për Kosovën, thotë se tashmë po mblidhen nënshkrimet e qytetarëve, të cilat do t’u dorëzohen qeverive, për t’i nxitur ato që të formojnë një komision rajonal për hetimin e krimeve të luftës.


Varret e të vrarëve në masakrën e Reçakut...
                                             Varret e të vrarëve në masakrën e Reçakut...


“Në Kosovë kanë ndodhur krime të tmerrshme, kanë vdekur shumë njerëz dhe fati e historia e tyre nuk dihet. Në Kosovë ky komision do të mund t’i lehtësonte të gjithë shpirtrat e atyre familjeve që janë prekur direkt nga lufta dhe, po ashtu, do të kishte ndikim në shoqëri”.
 
                                      Edhe Oliver Jovanoviqi ka marrë pjesë në shumë krime...

“Në momentin që dihet saktë se sa njerëz janë vrarë në Kosovë, kush janë ata, kush i ka kryer ato krime, atëherë është një lloj lehtësimi, sepse dihen gjërat. Momentalisht, është një kaos total. Neve na duhen emra, persona, data, kush kë e ka vrarë”, thekson Koliqi.

Sipas të dhënave të organizatave të ndryshme, në Kosovë krimet më të mëdha janë kryer nga policia, ushtria dhe paramilitarët serbë të udhëhequr nga regjimi i Millosheviqit, Por, sot, në Kosovë, sipas statistikave, më shumë ka aktpadi për krime lufte kundër shqiptarëve sesa vetë serbëve.

Pothuajse më shumë ka lëndë kur të dyshuarit apo të akuzuarit janë shqiptarë, edhe pse nëse e krahasojmë numrin e viktimave, është shumë më i madh ai i shqiptarëve.Udhëheqësi i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, jep një përgjigje për këtë paradoks.

“Pothuajse më shumë ka lëndë kur të dyshuarit apo të akuzuarit janë shqiptarë, edhe pse nëse e krahasojmë numrin e viktimave, është shumë më i madh ai i shqiptarëve. Çështja është se me procedimin e lëndëve për krime lufte janë marrë vetë prokurorët e gjyqtarët ndërkombëtarë, qoftë të UNMIK-ut, apo tash të EULEX-it dhe jo ata vendorë”.

“Këtu pastaj hyn edhe ligji në fuqi, i cili thotë se mund të nisni një gjykim, vetëm në rast se i akuzuari është arrestuar. Ne e dimë se shumica e atyre që kanë kryer krime lufte nuk gjenden në Kosovë”, shprehet Blakaj.

Ministri i Drejtësisë prof.dr.Hajredin Kuçi  është treguar i hapur për të përfshirë ekspertë të ndryshëm në Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, duke thënë se instituti do të ndihmohet me të gjitha format e mundshme. Megjithatë, nuk është caktuar ndonjë datë për funksionalizimin e tij.

Dragoljub Jankoviç (61), ministri serb i drejtësisë në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviçit dhe gjithashtu një zyrtar i lartë i Partisë Majtës Jugosllave , eshte marre  në pyetje  nga Prokuroria serbe për krime lufte për vrasjen e  organizuar të burgosurve në burgun e Dubravës. Sipas Informatave nga Gjykata , Jankoviq kishte per detyre ti transferoj te burgosurit nga nje burg ne nje tjetrin, por jo ti vras 50 nga ta dhe te plagos mbi 150.  Qënga fillimi Jankoviqi kishte theksuar se keta te vrare ishin vrare nga sulmet e NATOS, mirepo inqizimet dhe analizat e bera kishin spjeguar qarte se mbi keta ishte bere masaker. Dore e djathte e ketij krimi ishte edhe Nikola Sainoviqi i cili supozohet te jete dorasi i kesaj vepre kriminele dhe vrasese. Sainoviqi 63 vjeqar  eshte denuar nga Gjykata e hages  me daten 16 shkurt te ketij viti me 22 vite burgim per krimet e tija ne Kosove. 





Sot mbushen 13 vjet që nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe, për t’i dhënë fund dhunës së regjimit të Sllobodan Millsoheviqit ndaj popullti shqiptar të Kosovës.

Fushata e NATO-s që zgjati 78 ditë, është vlerësuar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi si jetike.
“Ajo kishte rëndësi më të thellë se të intervenimit humanitar dhe të stabilitetit rajonal”, ka thënë kryeministri Thaçi në një fjalim mbajtur për këtë përvjetor.

“Nga përmasat e krimit të kryer në Kosovë dhe të shpërnguljes së një milion banorëve të saj, u tronditën Uashingtoni e Brukseli, Parisi, Londra, Boni dhe Roma. Ndërgjegjja e botës demokratike, besnike ndaj parimeve themelore të së drejtës për liri, barazi, dinjitet, paqe dhe demokraci, reagoi në mbrojtje të Kosovës. Është meritë e qendrave të demokracisë botërore, që mekanizmin më të fuqishëm ushtarak të globit , Aleancën veriatlantike, NATO-n e vunë në lëvizje për ta mbrojtur popullatën e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera, kryeministri Hashim Thaçi.

“Për të ardhur deri te momenti i fillimit të bombardimeve, me 24 mars 1999 diplomacia botërore kaloi nëpër sprova dhe sfida të mëdha. Falënderuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteteve të Evropës Perëndimore dhe vendosmërisë së liderëve politikë të këtyre vendeve, para 13 vitesh filloi fushata më e suksesshme ushtarake e NATO-s, që kulmoi me dorëzimin e makinerisë luftarake të Milosheviqit”, ka thënë kryeministri Thaçi, duke bërë meritore për këtë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Evropës perëndimore, anëtare të NATO-s.
 
“Sot, në 13 vjetorin e fillimit të bombardimeve për të gjitha këto shtete dhe qeveritë e tyre, si dhe liderët e atëhershëm - shprehim mirënjohje, falënderim dhe konsideratë të veçantë.

Sot pas 13 vjetësh, Kosova është shtet i pavarur i njohur nga 89 shtete, ndërkaq NATO vazhdon ëtë ruajë një rpani të trupave të saj në vend, ndërkaq ka ,arrë përsipër trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kosova është shtet i ri, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon me perspektivë të sigurt në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Thaçi.





Lufta e Kosovës filloi me 28 .02. 1998, pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës.



Lufta nga 28 .02. 1998 e deri më 23 .02. 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës /UÇK /dhe forcave të Armatës Popullore Jugosllave.

Ndërsa nga 24 .03. 1999 e deri më 10 .06. 1999, Aleanca Veriatlantike NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së detyroi forcat serbomalazeze dhe Kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 mijë shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

Krimi gjatë luftës

Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosu.

Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve.

Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 - qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.


Lista e kriminelëve të luftës në Kosovë 1999




Përdhunimt nga Doktrina e shenjt serbe

Në këtë listë gjeni emrat e ushtarakëve apo personave të armatosura për të cilët ka shënime që kanë marrë pjesë në kryerjen e krimeve të rënda si masakrimi, pushkatimi, therrje të popullsisë civile dhe dhunimin e femrave.
Lista është ndërtuar sipas rasteve shumica e të cilave është shqyrtuar nga hetusia ndërkombëtare dhe hetuesi i OKB-së për krime të luftës, Dennis Milner i cili thotë se “…Puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet thuaja tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të kryeakuzuarit për krime lufte, kryetarit jugosllavë Sllobodan Millosheviq”.


Si do që të jetë ndriçimi i të gjitha rasteve ende nuk është bërë por vetëm i rasteve me rëndësi apo të nivelit të lartë të efektit ndëkombëtar. Për këtë është e udhës edhe mbledhja e të dhënave nga vetë të prekurit nga kriminelët, sidomos femrat të cilat për shkaqe të ndryshme nuk i kanë paraqitur rastet personale duhet që këto ti paraqesin pranë shoqatave që përkujdesen për këto raste. Organizata të tilla ka anë e mbanë Kosovës.

Rasti Reçaku

Sipas dëshmitarëve që mbijetuan krimin, në vrasjen e bashkfshatarëve të tyre (përveç njësive militare dhe paramilitare serbe) morën pjesë edhe serbët lokalë, që punonin në postë, në kuvendin komunal të Shtimes etj.


Më 10 qershor 2005 Lëvizja KAN tani Lëvizja „Vetëvendosje“, së bashku me familjarët e Reçakut, përmes një çarçafi (të vendosur përpara selisë së UNMIK-ut) kanë publikuar disa emra të kriminelëve serbë që morën pjesë në masakrën e Reçakut.
Në këtë çarçaf ishin skalitur emrat e këtyre kriminelëve:

Bizhidar Markoviç
Çedomir Aksiç
Zhivorad Stojçetoviç
Bogdan Nojiç
Jovica Stojkoviç
Momir Ristiç
Zvonko Ristiç
Ljubomir Nojiç
Nenad Marinkoviç
Pavle Marinkoviç
Zoran Nedelkoviç
Sllavisha Marinkoviç
Vojisllav Janiçijeviç
Milivoje Çanoviç
Jovica Jovanoviç
Stojan Aksiç
Millorad Kostiç
Dragisha Kostiç
Dragan Tasiç


Rasti Gjakova

Më 7 maj 2005 Lëvizja „KAN“ tani „Vetëvendosje“, së bashku me organizatën “Thirrjet e Nënave”nga Gjakova, në ndërtesat afër UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës, kanë vendosur një Çarçaf me dimensione 20m x 4m, në të cilin kanë skalitur 35 emra të kriminelëve serbë që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen e 750 shqiptarëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve nga komuna e Gjakovës.
 
Stanojeviç Momçilo
Çamoviç Sreten
Stanojeviç Milan
Çoliç Rade
Slavkoviç Milan
Stanojeviç Sava
Kovaç Slobodan
Stojanoviç Sava
Dekiç Milan
Dekiç Momçilo
Raçiç Dragan
Mirkoviç Vuk
Vujoviç Vaso
Vujoviç Nikotin
Ragiç Darko
Simiç Bozhidar
Stefiç Nikola
Stefiç Bojan
Obradoviç Ljubisha
Pantoviç Radovan
Pantoviç Miliç
Jovanoviç Aca
Bozhoviç Çedomir
Jovanoviç Sava
Ristiç Predrag
Jovanoviç Goran
Shqepanoviç Millosh
Krstiç Srgjan
Dikiç Milan
Dikiç Momçilo
Dimiç Zvezdan
Jovanoviç Sinisha
Rajkoviç Gojko
Drashkoviç Laza
Lazareviç Doka


Rasti Krusha e Vogël

Dihen të dhënat për 56 kriminelë serbë lokalë hetimet ende nuk janë bërë.
 
Rasi Familja Imeraj

Në një raport të KMDLNJ-së me seli në Prishtinë, të lëshuar më 6 prill 2000 thuhet: Në Skënderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26/27 mars 1999 në Padalishtë masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj (në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2 – 16 vjeçare).

Predrag Belosheviq (Pjesëmarrës i luftrave në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë);
Grujica Belojeviq (vëllau i Lubisha Belojeviq)
Lubisha Belojeviq
Zharko Belosheviq
Zhika Belosheviq
Malisha Tijaniq (vëllau i Çeda Tijaniq)
Çeda Tijaniq
Goran Tijaniq
Dejan Tijaniq
Vedran Tijaniq
Obrad Tijaniq
Zhivan Vuçiq
Mirolub Vuçiq
Dushan Vuçiq
Rade Ivanosheviq (vëllau i Milisav Ivanosheviq)
Milisav Ivanosheviq
Igor Shapiq,
Gradibor Radunoviq,
Ivan Gajin
Zoran Shlaniq
Të gjithë nga fshati Cërkolez; Dushan Shapiq e Zharko Shapiq nga Belica; Dragan Cvetkoviq nga Uça dhe Sllobodan Petkoviq nga Zhakova.

Rasti Izbicë

Sipas raportit të KMDLNJ-së (6 prill 2000) në ekzekutimin e 147 shqiptarëve në Izbicë janë përfshirë edhe serbët lokalë të fshtarave të Drenicës dhe të Burimit (ish-Istogut).

Në këtë masakër mizore kanë marrë pjesë: 42 pjestarë të familjeve Tomasheviq nga Syrigana, e këta janë:

Mihajlo Tomasheviq
Veselin Tomasheviq
Sllavko Tomasheviq
Vujadin Tomasheviq
Nenad Tomasheviq
Stojadin Tomasheviq
Igor Tomasheviq
Miloje Tomasheviq
Vladan Tomasheviq
Radoslav Tomasheviq
Vasilije Tomasheviq
Milosh Tomasheviq
Radivoje Tomasheviq
Preda Tomasheviq
Srgjan Tomasheviq
Millorad Tomasheviq
Mileta Tomasheviq
Radenko Tomasheviq
Mile Tomasheviq
Stojadin Tomasheviq
Milenko Tomasheviq
Milan Tomasheviq
Dragoljub Tomasheviq
Gjoko Tomasheviq
Boshko Tomasheviq
Zhivorad Tomasheviq
Zhivojin Tomasheviq
Najdan Tomasheviq
Nebojsha Tomasheviq
Nenad Tomasheviq
Branillav Tomasheviq
Ratko Tomasheviq
Filip Tomasheviq
Dejan Tomasheviq
Gordan Tomasheviq
Predrag Tomasheviq
Despot Tomasheviq
Tadisha Tomasheviq
Sinisha Tomasheviq
Tomisllav Tomasheviq
Zoran Tomasheviq e
Goran Tomasheviq
Branisllav Kragoviq
Ratko Kragoviq i biri / po nga nga Syrigana.
Marko Ristiq
Marko Damjanoviq
Dragoljub Rajkoviq
Jovica Rajkoviq
Rade Kovaçeviq / Zec
Dika Kovaçeviq
Ognjan Kovaçeviq
Gjorgje Mojsiq
Radosav Kovaçeviq / Cule
Mile Jokiq
Nebojsha Kovaçeviq
Sinisha Jokiq
Svetozar Ristiq
Zoran Kovaçeviq / Princ , të gjithë nga Banja;
Momir Milentijeviq
Zoran Jovanoviq
Milutin Arisiq,
Milan Todoroviq
Dejan Spasiq
Nebojsha Nikçiq
Miodrag Komatina
Niqifor Kovaçeviq
Dragan Dimitrieviq
Vukmiq Lazareviq / nga Runiku
Todor Deverxhiq
Rade Deverxhiq
Dragisha Deverxhiq
Milan Shteviq
Dragomir Shteviq
Miliq Petroviq e
Ognjan Petroviq, nga Radisheva
Nenad Shmigiq
Radoje Shmigiq
Cvetko Shmigiq
Dragan Shmigiq e
Gollub Shmigiq nga Leçina.
Dadosha Iliq
Zhivoin Iliq dhe
Momçillo Radovanoviq / nga Kuçica.
Zhivko Jokoviq e
Radosllav Kandiq nga Kotorri, si dhe
Radivoje Rasha / Kalenoviq me të bijtë
Dejan Rasha dhe
Dushan Rasha
Zvonko Jovanoviq
Zoran Jovanoviq
Bllagoje çolakoviq
Nenad çolakoviq
Radosh Lajoviq
Ilija Trajkoviq
Rajko Rajçiq
Vllado Bakraçeviq
Lubisha Iliq
Momo Peleviq
Sllagjan (polic i komunikacionit)
Sadudin Rexhepagiq (boshnjak) / të gjitha nga Skënderaj.
Goran Shapiq,
Rade Shapiq dhe
Dushan Shapiq, që të tre nga Belica e Burimit (ish-Istogut).

Këtë listë me emra të barbarëve serbë e kanë në duar UNMIK-ut,Eulex-it dhe institucioneve të Kosovës.


Rasti Formacionet Drenicë

Në tetor 1999 në fshatin Sankoc të Drenicës, gjatë pastrimit të terenit nga njësiti i TMK-së, të Batalionit I-rë „Ymer Alushani“ të Brigadës 121 „Kumanova“, në njërën nga ish-bazat e shtabit komandues të bandave kriminale serbe, është gjetur një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë. Aty janë gjetur edhe numra të telefonave dhe fotografi të ndryshme si dhe ditarë që këta kriminelë kanë mbajtur gjatë luftës në Kosovë. Lista e emrave të barbarëve serbë, është si më poshtë:


Llazareviq Dragisha, nëntoger
Gjorgjeviq Sinisha, rreshter
Blanusha Mile, rreshter i vjetër
Korçag Goran, rreshter i klasit të parë
Millanoviq Predrag, dhjetar
Radulloviq Nebojsha
Simiq Goran
Kostiq Sasha
Daniq Sllobodan
Gjorgjeviq Zoran
Shabiq Zvonko
Qausheviq Nenad
Jovanoviq Dragi
Momqilloviq Miroslav
Ivanoviq Milivoje
Dejanoviq Verolub
Janjusheviq Zhivorad
Nedelkoviq Bratisllav
Petkoviq Bogolub
Gjoriq Sllavolub
Vaniq Rasha
Dimiq Dushan
Bajrami Igor
Aliq Zoran
Branko Jançiq



Rasti Sllatinë

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në garazhin e shtëpisë së Rrahim Imerit në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës është gjetur një listë me emra të pjesëtarëve të forcave ushtarake e policore serbe që morën pjesë në vrasjen e shqiptarëve në Sllatinë dhe në plaçkitjen e djegien e shtëpive të shqiptarëve në këtë fshatë.
Zoran Vukdragoviq - toger
Lubisha Simiq - rreshteri
Zoran Ristovski
Dushan Jevriq
Zoran Joviq
Mladen Peshiq
Milosh Mihajloviq
Marko Zhivoinoviq
Slavisha Gjorgjeviq
Miodrag Pejatoviq
Dejan Mikiq
Igor Gurkoviq
Ivan Stanojeviq
Zoran Mimiq
Radoje Bulatoviq
Mile Rangjeloviq
Cvetko Boshkiq
Radoslav Ristia
Slobodan Gjurgjeviq
Darko Miloviq
Dragisha Ivanoviq
Ivan Steviq
Vladeta Stojanoviq
Sasha Aksiq
Nenad Jovanoviq
Nenad Zhivkoviq
Dejan Slaviq
Krimineli Dejan Saviq mësohet se ishte pjesëmarrës edhe në masakrat ndaj civilëve shqiptarë në Opojë


Rasti Qyshk, Pavlan dhe Zahaq

Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk (2-3 km afër Pejës) u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe.
Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë mizorisht edhe 35 shqiptarë të pafajshëm.
Formacioni “Frenki”, një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq - “Frenki”, e cila ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si “Crvene beretke” (Beretat e kuqe).
“Operativna Grupa” ose “OPG” (grupi operativ), një njësit elitë i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten “Magla” (mjegulla), sepse pas aksioneve të ndërmarra ata nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. “OPG-ja” mësohet të ketë marrë urdhrat nga gjeneralë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Bazuar në dëshmitë e disa burimeve serbe, pjesëtarët e OPG-s kanë marrë pjesë edhe në disa masakra tjera famëkeqe në Kosovë, në Abri të Ulët, në Reçak, në Pavlan, në Zahaç (flitet për personin Ranko Jovica, Vlado Mijo Vujo [citim i duhur]) etj.
Njësiti snajperist i Armatës së Tretë “Jugosllave”, grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së Tretë serbe.
Grupet paramilitare të ashtuquajtur “Munja” (vetëtima). “Munja”, në një raport të organizatës “Human Rights Watch-it” (HRW), përshkruhen se “ka qenë një mishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, (plotësisht nën kontrollin e armatës dhe policisë), të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë”.


Rasti Kishnicë

Në nëntor 1999, në fshatin Kishnicë (afër Prishtinës), në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra barbarësh serbë. Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe nga shumë burime dëshmohet se nga kjo bazë shkonin e bënin krime ndaj popullatës civile shqiptare nëpër shumë pjesë të Kosovës. Bazuar në listën me emra e mbiemra dhe në adresat e tyre, rezultonë se këta barbarë janë nga Kosova me përjashtim të njërit që ishte nga Kurshumlija. Një pjesë prej tyre, krime kanë kryer edhe në fshatin Kishnicë. Për këto krime kanë dëshmuar Musa Gashi dhe Bajram Gashi, që kanë shpëtuar nga thikat e këtyre kriminelëve. [2] Në listën e gjetur janë skalitur këta emra:

Berisha Ruzhdi – Bekim, rom
Iliq Stalin – Velko
Paniq Pavli – Sinisha, Prelloc i Prishtinës
Cvejiq Lubisha – Lan, Hallaq i Madh – Lipjan
Vukadinoviq Jovan – Njegosh, Kurshumli
Andriq Mirko – Drashko, Prishtinë
Dikiq Branko – Nebojsha, Prilluzhë
Krastiq Rade – Svetisllav, Skullan i Lipjanit
Selishnik Jelica – Tomisllav, Kishnicë
Sinisha Jovanoviq, Kishnicë
Jovan Karaxhiq, Kishnicë
Goran Trajkoviq, Kishnicë
Boban Trajkoviq, Kishnicë
Dejan Trajkoviq, Kishnicë
Predrag Gjorgjeviq, Kishnicë
Petar Saveliq, Kishnicë
Mile Bulajiq, KIshnicë
Gjorgje Bulajiq, KIshnicë
Zhivorad Mitiq – Zhiko, Kishnicë
Dragan Mitiq – Burdo, KIshnicë
Dragan Miliq, Kishnicë
Zoran Trajkoviq, Kishnicë
Mike Iliq, Graçanicë
Dushan Iliq, Graçanicë


Rasti Klinë

Më 12 Nëntor 1999, është gjetur edhe një listë me emra të kriminelëve serbë, që kanë vrarë, ekzekutuar e masakruar mizorisht qindra civilë Shqiptarë në komunë të Klinës. Në mesin e barbarëve figuron edhe një barbar shqipfolës. Dihet mirëfilli se në komunën e Klinës janë përfshirë më së shumti serbë lokalë në vrasjen e Shqiptarëve.
Lista përmban këta emra:
Danë Balaj
Zoran Dobriq
Zharko Stepiq
Vitomir Saviq
Millorad Stepiq
Gollub Stashiq
Dragomir Stashiq
Bado Bogiqeviq
Zaiq Vojo
Dobishleviq Sreta
Dançiq Vojo
Popi Zoran
Pavlloviq Dragan
Zhivkoviq Radosllav
Zhivkoviq Llazar
Vushtiq Radoje
Zariq Sreqko
Kiziq Gollub
Kiziq Gjoko
Dashiq Nevica
Krstiq Millan
Dobriq Dushan
Kiziq Radovan
Kiziq Ranko
Gollub Llazareviq
Borko Radojeviq


Rasti ”Toga e tmerrit”

Më 2 dhjetor 1999, janë gjetur disa dokumente në Samakovë, Viti, Goshicë, Kabash, Binçë, Kllokot, Zhiti etj., në të cilat dëshmohet se paramilitarët serbë, në këtë rajon kanë vepruar me emrin ”TOGA E TMERRIT”. Kjo togë është formuar më 19 maj 1999 dhe për një kohë të shkurtër ka vrarë e masakruar 22 civilë pleq, plaka, fëmijë, gra dhe burra që i zunë nëpër shtëpitë e tyre.


Emrat e kriminelëve janë:
Miodrag Stanishiq
Sasha Jeriniq
Stanisllav Vukiq
Sasha Vujiq
Mirosllav Mihajlloviq – Mikica
Millovan Ivkoviq
Vidosllav Kojiq
Moma Vasoviq
Nenad Perzhiq
Branko Arizonoviq
Nebojsha Stanojoviq
Zoran Cvetkoviq
Sllavisha Maksimoviq
Dragisha Dinqiq
Novica Jakovleviq
Lubisha Arsiq
Sinisha Jovanoviq
Aleksander Jovanoviq
Srgjan Ristiq
Goran Arsiq
Nebojsha Stanishiq
Dragan Nojkiq
Canko Spasiq
Bogoso Krqmareviq
Millosh Mitroviq (komandant i togës)


Rasti Fushë Kosovë

Kriminel të angazhuar në pastrime etnike në hapësirën e Fushë Kosovës.
Sllavisha Andrijeviq- (njëri ndër organizatorët kryesorë për dëbimin me dhunë të shqiptarëve nga Fushë-Kosova)
Dragomir Popoviq
Boban Mitroviq
Dragan Dabizhleviq
Lazar Deniq
Radomir Dishiq
Radovan Petroviq
Dragan Mitroviq
Radojica Mitiq
Dragan Iliq
Aca Stankoviq
Zhika Begnellaviq
Mlladen Laziq
Sllavisha Grujiq
Sasha Mihajlloviq
Sava Drashkoviq
Miodrag Bangjur
Millan Milkoviq
Boban Grujiq
Sasha Maksimoviq
Nebojsha Stefanoviq
Vllastimir Jovanoviq
Dushan Zharkoviq
Dragan Zhekiq
Dobri Artinoviq
Stanko Milankoviq
Sllobodan Mitroviq
Dobrivoje Gjorgjeviq
Darko Milosheviq
Dragolub Lakaqeviq
Lubisha Veliqkoviq
Zharko Vasiq


RIZA LANI: UNË DRAGAN SPASIQ JAM NJERIU QË ME DORËN TIME KAM PRERË FYTIN E 50 SHQIPTARËVE!


Luljeta Selimi ka ardhur për t’u shlodhur më së fundi disa ditë në Durrës. Ajo ka si profesion bazë atë të mjekes gjinekologe, por është edhe gazetare dhe autore e librit me poezi “Lindja pa emër”, novelës “Tre muajt e Anitës”, librit me bashkautor gjermanin Armin Matiu “Kosova në shifra - 2003” si edhe të librit tmerrësisht tronditës “Rrëfime tronditëse”. Luljeta Selimi është bijë e dy prindërve intelektualë; babai inxhinier dhe nëna farmaciste. Kjo vajzë kosovare ka përjetuar dhe përjeton përditë tmerret reale që kanë përjetësuar 2016 vajza dhe gra kosovare të përdhunuara seksualisht dhe fizikisht nga ushtarakët serbë, gjatë konfliktit të fundit të armatosur për lirinë e Kosovës, të cilat ajo tashmë i quan “paciente”. Ajo i ka lexuar një për një dëshmitë sekrete të atyre dhe i ka dëgjuar disa herë nga goja e tyre. Luljeta është në krye të një grupi prej 15 mjekësh dhe infermieresh vullnetare, që i kanë vënë detyrë vetes të bëjnë çmos për të rehabilituar këto viktima të shkaktuara nga ushtarakët e Millosheviçit. Viktima të asaj damke të pashoqe në historinë e luftëtarëve të të gjitha kohrave, që quhet politikë e përdhunimeve masive. Në Bosnjë janë të dokumentuara 50 mijë raste përdhunimesh seksuale. Në Kosovë, të dokumentuara deri tani - aq sa thamë. Sigurisht që numri është më i madh, por femrat e përdhunuara i janë trembur dhe i tremben mentaliteteve mesjetare, sidomos të meshkujve kosovarë dhe të ambientit rreth tyre...Luljeta aktualisht është e punësuar me rrogë në “Entin e statistikave të Kosovës” dhe ndjek me kujdes shtypin e shkruar në Shqipëri. Krime të pashembullta janë realizuar: në ambientet e shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë, te “Mëhalla e muhaxhirëve”, në ambientet e fakultetit juridik dhe pranë “Qafë Morinës” te “Liqeni i Kuq”.
LAHI: Ku keni konstatuar më shumë raste përdhunimesh seksuale?

LULJETA:
 Kudo. Dhe sigurisht që ka qenë një orientim nga entet më të larta të ushtrisë dhe policisë serbe. Këto krime të pashembullta janë realizuar në vende të ndryshme. Në shtëpinë e viktimave, në rrugë, buzë kufirit dhe mu përpara syve të refugjatëve të tjerë që po niseshin për në Shqipëri, por, si pika të organizuara qëllimisht për të këtillë mbrapshti të pështirë kanë qenë, sipas evidentimit tonë, këto pika: Në ambientet e shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë, te “Mëhalla e muhaxhirëve”, në ambientet e fakultetit juridik dhe pranë “Qafë Morinës” te “Liqeni i Kuq”.


Luljeta Selimi

LAHI: A keni pasur vështirësi për evidentimin e 2016 rasteve që keni deklaruar?

LULJETA:
 Sigurisht. Mentaliteti i vjetër, sidomos në fshat, na ka nxjerrë mjaft pengesa për të realizuar evidentimin tonë dhe, më pas, edhe ndihmën tonë të gjithanshme, por ne u kemi premtuar të gjitha rasteve për ta mbajtur plotësisht sekretin dhe e kemi mbajtur fjalën. Gjithsesi, unë pesonalisht di edhe rreth 600 raste të tjera, që gratë dhe vajzat kanë refuzuar, sigurisht duke u skuqur nga turpi e duke u zverdhur nga kujtesa e llahtarshme, të na i përshkruajnë rastet e tyre.

LAHI: I njihni konkretisht se si kanë ndodhur rastet, një për një?

LULJETA: 
Si jo? Mirëpo, ne kemi përdorur një formë vjeljeje informacioni, që ka ndikuar edhe në terapinë e atyre, me sa ka qenë e mundur, kuptohet. Kështu, ne ua kemi kërkuar atyre që ta shkruajnë me dorën e vet se si e në ç’rrethana u ka ndodhur fatkeqësia.

Ne nuk paguhemi për kontributin tonë që japim

LAHI: Nga sa veta përbëhet ekipi juaj?

LULJETA: 
Ekipi ynë përbëhet prej njëmbëdhjetë mjekëve dhe katër infermiereve. Që të gjitha janë të përkushtuara me mish dhe me shpirt në misionin tonë. Që të gjitha jemi në marrëdhënie pune me shtetin. Ne punojmë nga ora shtatë deri në katër pasdreke ditëve të javës, deri të premten. Pasi pushojmë një orë në shtëpi, nisim punën në objektivin tonë të vetëm vullnetar dhe humanitar. Nga ora pesë deri në orën njëmbëdhjetë të natës. Ditëve të shtuna dhe të diela punojmë nga ora shtatë deri në orën njëzetë e dy. Të shtunave e të dielave shkojmë fshatrave apo qyteteve të tjera, kurse ditëve të javës, vetëm në Prishtinë dhe rrethet e saj. Nga të gjitha shoqet, meqenëse këmbëngulët para intervistës, le të përmend, hajt, vetëm njërën. Ajo quhet Vlera Mati, është e pamartuar, njëzetetetëvjeçare, mjeke. Ajo, jo vetëm që ka vënë në dispozicionin tonë kerrin e saj, si edhe unë timin, pasi të tjerat nuk kanë, por familja e saj në Zvicër na çon 500 euro që ne t’i përdorim në ndihmë të atyre fatkeqeve që të këpusin shpirtin. Ne nuk paguhemi për kontributin tonë që japim në emrin e popullit të Kosovës. Ne gjithmonë kemi nevojë për të holla dhe ndihma materiale gjithfarëshe, dhe i grumbullojmë ato, qoftë duke përgjysmuar rrogat tona që marrim në punërat ku jemi, qoftë edhe duke marrë ndihma nga OJQ-të e ndryshme në Kosovë, por edhe nga Gjermania e Hollanda. Nga shifra që ju përmenda në fillim, ka 314 nëna që burrat e tyre i kanë përzënë nga shtëpia me gjithë fëmijët. Ato nëna nuk kanë asnjë të ardhur. Atje ku banojnë dhe të afërmëve të tyre, u thonë se burri më është vrarë apo më është zhdukur, a kushedi se çfarë dhe Qeveria e Kosovës, e cila, sidomos kryeministri i saj Bajram Rexhepi, u qëndron pranë me sa mundet, u jep vetëm 62 euro në muaj. Të përdhunuarave të tjera që nuk kanë fëmijë, askush nuk u jep gjë, kurse ato kanë nevoja intensive për ilaçe dhe trajtim mjekësor, të cilat kushtojnë.

46 vetëvrasje pas luftës, për pasojë të krizave nervore e psikike

LAHI: Keni patur raste pasojash për mungesa ilaçesh?

LULJETA:
 Kemi të evidentuara 46 vetëvrasje pas luftës, për pasojë të krizave nervore e psikike. Këto ditë kishim një rast të dhimbshëm. Një vajzë donte të merrte pjesë në mbrëmjen e maturës. Babai i saj e kish braktisur atë e fëmijët e tjerë, për arsye të nënës. Ne i siguruam asaj një fustan të ri e të bukur si edhe paratë e kokteit me shokët e shoqet e klasës, por ajo këmbënguli që të mos shkonte. Ajo donte të blinte ilaçe për nënën e saj, e cila nuk i kishte përdorur ato ditë se nuk kishim. Nëna e saj, si edhe mjaft paciente të tjera, kur nuk përdorin rregullisht ilaçe, bëhen agresive dhe u sulen edhe fëmijëve të tyre me të dy duart në fyt.

LAHI: Çfarë ndihme u jepni kësaj kategorie?

LULJETA: 
Bëjmë çmos që t’u sigurojmë atyre dhe fëmijëve të tyre muaj për muaj nga 50 kg miell, 2 kg makarona, 3 kg detergjent, 2 kallëpë sapun, gjysmë kilogrami shampo, një pastë dhëmbësh, një kg sheqer, një kg kripë, 2 litra vaj dhe njëqind gram kafe. Ne na ka ndodhur që të dalim e të kërkojmë shtëpi më shtëpi, të lypim te gratë e shtëpive edhe brekë… Ato të mjera, ju thashë, nuk i ndihmon askush. Janë të papuna në përgjithësi se ka papunësi të madhe në Kosovë dhe dëshirojnë të hedhin diçka të re në trup. Kush t’ua blerë?

LAHI: Ke qenë e shokuar duke u njohur me historitë e tyre?

LULJETA:
 Unë jam mjeke gjinekologe dhe duroj, por, sigurisht, që duhet forcë tepër e madhe që të përmbash veten pas tërë asaj llahtarie që tregojnë femrat e dhunuara me gojën e tyre.

«Më quajnë Nenad Stojanoviq - Do të të vras ngadalë-ngadalë”», dhe ma afroi cigaren te gjitë e mi dhe e fiku atje...

LAHI: A mund të më tregoni ndonjë histori nga ato më tronditëset?

LULJETA:
 O, janë të panumërta zotëri… Ja, po ju tregoj se çfarë i ka nodhur, R.N., e cila është nga Prishtina dhe që e kanë gjetur të lidhur, sa kish mbaruar lufta, në lokalin e Fakultetit Juridik. Ajo na e ka treguar ngjarjen e saj, pasi erdhi në vete dhe duke qarë pa pushim. Ja, se ç’tregonte R.N., e mbaj mend thuajse përmendësh e nuk do ta harroj kurrë. “Pasi më futën në lokalin e Fakultetit Juridik, më vunë pranga dhe më mbajtën kushedi se sa ditë ashtu, pa futur gjë në gojë. Për çudi nuk kisha uri, por po plasja për një pikë ujë. Më së fundi më thanë se do të më merrnin në pyetje; njëri prej tyre më urdhëroi që të zhvishesha si kam lindur nga nëna. Unë refuzova. Njëri prej milicëve më ra me shuplakë dhe menjëherë më pëlciti gjaku nga buzët e shkrumuara. Tjetri vuri gishtin te buzët e mia, e ngjyu me gjak dhe tha: “Siç duket të gjithë shqiptarët e kanë gjakun e ëmbël dhe unë me këtë thikë do t’i shijoj të gjitha”, dhe me thikën që më vezulloi përpara syve të mi, nisi të më priste rrobat derisa mbeta e tëra lakuriq. Tentova të bëja diçka, por isha e pafuqishme. Dy nga ata më mbanin, i treti më dhunonte. Rezistenca ime e vetme ishte disa të gërvishtura me thonj në fytyrën e dhunuesit… Pasi mbaroi punë, ai shtaza urdhëroi njërin prej kolegëve të tij t’i ndizte një cigare. Me cigaren e ndezur m’u afrua, ndërsa mezi mbaja pikat e fundit të fuqisë që po më shteronte krejt, dhe më tha: “Më quajnë Nenad Stojanoviq... “Unë, Nenad Stojanoviq, do të ta lë një kujtim për tërë jetën. Ndoshta ti, si e re dhe e bukur që je, don ta jetosh jetën, por unë do të ta pres. Do të të vras ngadalë-ngadalë”, tha, dhe ma afroi cigaren te gjitë e mi dhe e fiku atje. Mbi një paketë ka shuar në trupin tim për disa orë ai. Në asnjë film nuk kisha parë asi torture. Të nesërmen, sapo më zgjidhën duart, më kanë dhunuar që të gjithë me radhë. Nuk e di se sa burra kanë luajtur me trupin tim, por, kur kam ardhur në vete dhe ende sot, kam në trupin tim me qindra plagë cigaresh dhe plagë thike, ku kanë gdhendur turli fjalësh në serbisht”.

«Unë Dragan Spasiq jam njeriu që me dorën time kam prerë fytin e 50 shqiptarëve,..., « më lidhën mbi tavolinën e përgjakur.., ...»
Ju lutem, zotëri, unë nuk jam e lodhur. Do t’ju tregoj edhe rrëfimin e S.S. që nuk donte asesi të fliste në sytë e nënës së saj, por veçse pasi u largua ajo… Nuk ju tërheqin kësi historish që kanë ngjarë në Kosovë? Ja se si ka treguar S.S. “Kam rënë në duart e shkive me 1 prill, ditën kur shqiptarët po dëboheshin masivisht. Kur më shkëputën nga familja, mendoja vetëm për ata, fatin e tyre dhe se ku po shkonin, por u lemerisa kur milicët më futën forcërisht në një dhomë, ku ishte një tavolinë e përgjakur dhe shquajta flokë femrash, thonj dhe veshje femrash. Më hyri frika në palcë dhe po dridhesha. Më foli njëri prej atyre që udhëhiqte kriminelët. Ai kishte një shishe raki përpara dhe sytë i kish të skuqur. Në gjoks kishte një zinxhir me stolira. Më tha: “Këtu do të të zhvesh tani, që të shoh a je për mua, a je për eprorët apo je për ushtarët”. Më foli serbisht dhe piu disa hurtha raki. Unë bëra sikur nuk e kuptova, por ai ma përktheu shqip. Edhe pse e frikësuar deri në palcë, i thashë se unë nuk zhvishem. Ai flaku tej shishen e rakisë dhe u ngrit në këmbë e tha si i tërbuar: “Mua më quajnë Dragan Spasiq… Unë nuk e di… Unë di vetëm emrat e kosovarëve që kanë çuar në Hagë që kanë luftuar për lirinë e Kosovës dhe që kanë qenë të terrorizuar nga kësi historish të denja për “Ferrin” e Dantes. Por siç thoshte, pra, S.S. “Unë Dragan Spasiq jam njeriu që me dorën time kam prerë fytin e 50 shqiptarëve, e jo të më kundërshtosh ti, kurvë”. Ky paska qenë fundi im, mendova dhe, ndërsa ai nisi të më godiste me kondak, nuk qava. Si u qetësua pak, ai kafsha urdhëroi ushtarët e tij që të më zhvishnin nudo. O Zot, e merr me mend se si e ndjen veten e zhveshur lakuriq në mes ushtarëve? Ndërsa unë rrija kruspull që të mbuloja sado pak diçka nga trupi im lakuriq, ai më tha se duhej të ngrihesha dhe të vallëzoja.“Po nuk u ngrite të vallëzosh, e sheh atë trupin atje?”, më tha dhe më tregoi trupin pa jetë të një vajze që unë nuk e kisha vënë re. Ajo ishte e masakruar pranë rrobave të saja të grisura me thikë, sikurse rrobat e mia pak më parë. Nuk fola, por dy nga ata erdhën dhe më morën e më lidhën mbi tavolinën e përgjakur. Më së fundi, ai, shefi i tyre, hoqi pantallonat dhe të mbathurat, pa duke qeshur nga horrat e tjerë që edhe ata po qeshnin me zë bishash dhe më kërceu përsipër, ndërsa unë përpëlitesha me vdekjen duke jetuar çastet e fundit të jetës sime. Ai u largua vetëm pasi u ngop, për të vazhduar me të tjerët me radhë. E njëjta gjë më ka ndodhur disa ditë me radhë, derisa, pas disa ditësh, më hodhën, ashtu siç isha, krejtësisht e zhveshur, në rrugë të madhe, ku shkonin shumë kosovarë që po iknin për Shqipëri. Kam ardhur në vete, kur kam ndjerë që dikush po më hidhte përsipër trupit tim një rrobë. Ishte një plakë. Si erdha në vete, pashë që trupin tim ma kishin prerë me thika në shumë vende dhe kishin vizatuar me gjakun tim kryqe, shenja të simbolit të Millosheviçit. I lutesha plakës që të më linte të vdisja, i lutesha me sa fuqi që më kishte mbetur, por ajo më pëshpëriste që, edhe pak… edhe pak se do të mbërrijmë në tokën mëmë”.

« “I ke vetëm dy minuta, o paret , o djalin”...Njëri prej tyre më ra me kondak kokës dhe, ashtu siç isha e shtrirë, tjetrimë zhveshi duke më shqyer rrobet...Burri vazhdonte të shikontegjithçka qënga vëndi ku qe fshehur tok me paratë e tija... »

LAHI: A ka burra kosovarë që e dinë se nëna e fëmijëve të tyre është përdhunuar?

LULJETA:
 Sigurisht që ka. Ka mbi 200 raste. Ka raste që, pas bisedës sonë, bashkëshortët thonë se unë e dua ish-nusen e tij, por nuk mund ta marr në shtëpi, se nuk janë dakort vëllezërit etj. Është për të vënë re diçka. Asnjëri prej atyre që kanë luftuar me armë në dorë për lirinë e Kosovës, nuk e ka lëshuar gruan apo të dashurën e tij. Kurse burracakët e disa pseudointelektualë, por; dhe bashkëjetojnë me rruspie duke lënë nënën e fëmijëve të tyre në dorë të fatit dhe në mëshirën se çfarë t’i sjellim ne. Në Kanunin e Lekë Dukagjinit thuhet qartë se, në rate të tilla, nuk lihet gruaja, por, që të dy bashkë, duhet të hakmerren ndaj përdhunuesit apo grupit të përdhunuesëve. Do të tregoj një rast. Siç tregon R. R. nga një fshat i Therandës” në mbrëmje , plumbat na hynin në dhomë nga të gjithë anët, nuk mbeti asnjë mur pa u shpuar, por, do zoti, unë djali dhe burri shpëtuam. Kur u qetësuam pak, mendova se kishim shpëtuar, por ata na kishin rrethuar. Burri im nxitoi dhe u fsheh te koteci i pulave, kurse unë i thashë djalit të ikte e të shpëtonte gjithsesi, pasi boll kisha jetuar. Ai qante e nuk ma lëshonte dorën. Policët na nxorën në oborr dhe nisën të kontrollonin për gjëra të vleftëshme. Më thanë ”Ku e ke arin ose paret, ose po ta vrasim djalin”. U përpoqa të gjeja çfar kisha e ku i kisha por ishin pak, pasi aq ar sa kishim dhe të gjitha markat, i kishte marrë me vete burri im në kotec. “I ke vetëm dy minuta, o paret, o djalin”. Burri im në kotec nuk bëzante. Unë po rrija në mes të oborrit. Një milic shtiu tri herë përmbi djalin tim të vetëm. Djali dha shpirt duke parë tërë kohën nga unë që ta shpëtoja. Bërtisja e qaja me të madhe. Mendova se do të largoheshin, kurse njëri prej tyrer më lidhi duart. Pashë nga vëndi ku qe fshehur burr im, por ai rrinte atje pa lëvizur. E mallkova me zë të lartë, por milicët nuk e kuptuan se me ka e kisha. Ai e kishte fajin, kur i kisha thënë që të largoheshim, ja për Shqipëri, ja në UÇK. Njëri prej tyre më ra me kondak kokës dhe, ashtu siç isha e shtrirë, tjetri më zhveshi duke më shqyer rrobet. Burri vazhdonte të shikonte gjithçka qënga vëndi ku qe fshehur tok me paratë e tija dhe ku serbëve as që iu binte në mëndje të kërkonin. Si më çnderuan, më zgjidhi duart njëri prej tyre dhe unë qëllova dikë me një copë dru që ishte përanë e i rashë në kokë. Atëherë u mblodhën edhe milicë të tjerë dhe kanë luajtur me trupin tim sa kanë dashur e si kanë dashur. Disa ditë më vonë e pashë veten në dhomën e panjohur të një fshati; më kishin marrë e më kishin mjekuar atje. Më kishin mjekuar plagët që më kishin bërë me thikë duke pikturuar me tehun e saj në lëkurën time. Gjatë gjithë kohës së bombardimeve të NATO s, vëllai dhe nusja e tij më kanë mbartuar mal më mal e më kanë shpëtuar gjallë. Katër ditë pas përfundimit të luftës, vëllai tjetër që më dinte të vrarë erdhi bashkë me burrin tim, i cili më tha: ”Më mirë të kishë vdekur; tani je pa fëmijë dhe pa burrë; është dashur të vrasësh veten sepse të kanë dhunuar shkiet” “Unë fajtore? Ngase ti u fshehe me paratë dhe nuk ua dhe barbarëve që të shpëtonte yt bir dhe unë? Unë fajtore, kur ti nuk na le të largoheshim nga fshati, kur të gjithë po e ndjenin rrezikun” e pyesja dhe qaja. “Motrën tënde e kanë dhunuar ushtarët serbë dhe unë nuk mund ta kem më për grua’, i tha ai vëllait tim dhe u largua për të mos u kthyer më”.

LAHI: A ka raste shtatzanie me serbët dhe si është vepruar?

LULJETA:
 Ka disa raste shtatzanie me ushtarët serbë. Pothuajse në të gjitha rastet, femrat kosovare kanë dështuar. Me përjashtim të njërës që e ka sot ende gjallë dhe kujdeset vetë për të. Është edhe një tjetër që e ka mbytyr me të dyja duart në fyt sapo e ka lindur. Ajo grua tashmë është e çmëndur dhe nuk pritet të ketë shërim.

LAHI: A keni të vërtetuar raste kur ushtarakë serbë kanë protestuar kundër kësaj politike shnjerëzore dhe të pafytyrë?

LULJETA:
 Nuk kam asnjë rast të evidentuar deri më sot.

LAHI: Cili është rezultati më pozitiv që keni arritur deri tani?

LULJETA:
 Janë mbi 300 paciente që nuk e kanë më nevojën tonë dhe, po kaq, ato të braktisurat, që i kemi rregulluar me shtëpia në Prishtinë.

LAHI: Pse nuk shkruani një libër rreth këtyre deklarimeve rrënqethëse?

LULJETA: 
E kam shkruar. Është pikërisht libri që sapo ua kam dhuruar “rrëfime tronditëse”.

Durrës, Gusht 2004

___________________________

RRËFIME RRËNQETHËSE NGA FEMRAT E DHUNUARA - GJATË LUFTËS NË KOSOVË!


<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<




Hani i Elezit padit Serbinë për krime të luftës



Legjislativi i Hanit të Elezit, e ka mbështetur nismën e kreut të Komunës, Rufki Suma, për ushtrimin e padisë kundër Serbisë për krimet e kryera nga forcat e saj ushtarake dhe paraushtarake ndaj popullatës civile të kësaj komune gjatë luftës në Kosovë.
image
Në këtë kontekst, njëzëri është votuar propozim-vendimi për themelimin e Komisionit komunal për grumbullimin e të dhënave për krimet e kryera. Po ashtu, pozita dhe opozita janë pajtuar që përzgjedhjen e anëtarëve të këtij komisioni ta bëjë kreu i Komunës.

“Pasi komisioni ta kryejë punën e vet, do të vendosim se në cilën gjykatë do ta ushtrojmë padinë”, ka thënë kryetari Suma, njofton Koha. Ai ka deklaruar se padia do të hartohet në bashkëpunim me juristë dhe kryeprokurorin e shtetit. Nisma e sipërpërmendur është mbështetur fuqishëm nga Alajdin Daci (AAK), Zylbehar Hasallari (LDK), Shaban Çupi (PDK) dhe nga pjesëmarrësit e tjerë në mbledhje.

Ndonëse ka pasur mendime të ndryshme lidhur me periudhën kohore që do të përfshihet në padi, ka mbizotëruar propozimi se ajo duhet të ushtrohet për periudhën 1989 - 12 qershor 1999.

“Mendoj se padia duhet të bëhet për periudhën 1989-1999”, ka theksuar këshilltari Çupi, pasi paraprakisht është dëgjuar edhe propozimi që Serbia të paditet për krimet e kryera ndaj civilëve që nga viti 1912. Propozimet e ndryshme lidhur me afatin kohor të padisë kanë bërë që vendimi për këtë të merret pas grumbullimit të të dhënave për krimet dhe konsultimit të ekspertëve.


Padi penale për krimet serbe në Pejë Beograd

Fondi për të Drejtën Humanitare, me seli në Beograd, ka bërë kallëzim penal kundër pjesëtarëve të ish-ushtrisë jugosllave dhe të policisë serbe për krime lufte në rrethinën e Pejës në Kosovë, gjatë vitit 1999.

Drejtuesja e këtij organizmi, Natasha Kandiq, tha për BBC-në se krimet duhet të zbardhen, ndërsa autorët e tyre të dënohen.



"Në bazë të dokumentacionit tonë për krimet që janë bërë në komunën e Pejës kemi deklarata të shumë dëshmitarëve, sipas të cilave më 14 maj të vitit 1999 në tre fshatra janë kryer krime tepër të rënda. Fjala është për fshatrat Qyshk, Zahaq dhe Pavlan. Dhe, meqenëse tani po zhvillohen hetime për krimet e kryera në Qyshk, ne mendojmë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe hetimet duhet të shtrihen edhe në Zahaq e Pavlan, sepse gjithçka ka ndodhur brenda të njëjtës ditë. Dhe, ky nuk është kurrfarë incidenti, por thuajse të njejtë persona janë gjetur në të tre këto fshatra", tha për BBC-në Kandiq.

Sipas saj, edhe në këtë rast hetimet duhet të përcaktojnë se përgjegjësinë se kush me urdhër të kujt ka kryer këto krime:

"Një ndër treguesit e parë që flet se nuk është fjala për incident është fakti se nëpër fshatra kanë hyrë ata të cilët më parë kishin maskuar fytyrat e veta me qëllim që të mos identifikohen. Kjo flet se me siguri mes atyre njerëzve të cilët i kanë kryer krimet ka pasur të përfshirë edhe banorë lokalë".

Kryetarja e Fondit për të Drejtën Humanitare tha se është detyrë e organizatave joqeveritare që përmes kallëzimeve të tyre të rrisin presionin mbi Prokurorinë Serbe me qëllim krimet të zbardhen dhe aktorët e tyre të dënohen.



Dosja “Pandora”Prishtinë – Portali LajmeShqip.com, e ka siguruar nga burime nga ish-zyrtarë të lartë të misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) dosjen “Pandora”, në të cilën paraqitet në detaje skema e funksionimit të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme në territorin e Kosovës, pas qershorit 1999. Edhe pse, siç paraqitet në dokument, ky funksionim, nga UNMIK-u qysh atëherë është konsideruar ilegal dhe në kundërshtim me Rezolutën 1244, megjithatë ish-administrata ndërkombëtare nuk ka ndërmarrë asgjë ndaj këtyre strukturave.
Në 24 faqe të plota, dosja e siguruar nga portali ka të evidentuara dhe të ilustruara deri në detaje gjithë hierarkinë e funksionimit të strukturave ilegale dhe kriminele të Serbisë në Kosovë.
Dosja evidenton persona që kanë urdhëruar vrasjen e shqiptarëve, ashtu siç janë evidentuar urdhërues dhe komando të tjerë për eliminimin e kundërshtarëve por edhe të bashkëpunëtorëve të tyre serbë. Identifikimi i plotë i atyre që kanë kryer krime të ndryshme menjëherë pas luftës në Kosovë, përfshirë vrasje dhe torturim të shqiptarëve dhe familjeve shqiptare involvon drejtpërdrejt edhe figura të njohura të politikës së sotme serbe në Serbi dhe Kosovë.
Dosja “Pandora”, që mban datën 14 mars të vitit 2006 dhe që nuk është e klasifikuar për përdorim të brendshëm, konfirmon të dhënat e dokumenteve konfidenciale të NATO-s, që portali LajmeShqip.com vazhdon t’i publikojë tash dy javë.
Skema e funksionimit të policisë serbe (MUP) në Kosovë përbëhet dhe udhëhiqet nga të njëjtit persona, të cilëve dokumentet konfidenciale të NATO-s iu referohen si kriminelë, kapo të bandave dhe të krimit të organizuar në veri të Kosovës, që prej përfundimit të luftës, në vitin 1999.
Hierarkia dhe strukturat funksionale të MUP-it në Kosovë
Konform rrethanave të reja, pas qershorit të vitit 1999, Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka organizuar edhe mënyrën e funksionimit në Kosovës. Ndonëse ilegalisht, ata kanë ndërtuar një strukturë brenda Kosovës dhe kanë funksionuar, kanë kryer vepra të ndryshme, duke marrë urdhra nga Beogradi dhe duke raportuar, po në Beograd.
Faqja 8 e dosjes ‘Pandora” paraqet skemën komplete organizative dhe funksionale të Departamentit të Policisë të Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SUP) të Serbisë.
I vendosur në Mitrovicë, si distrikt, me shef Momir Kasaloviqin, dhe e evidentuar si qendër koordinuese  me Dr. Med. Srbo Mlenkoviqin, koordinator, horizontalisht, sipas skemës, mer urdhëra nga udhëheqësi i SUP-it kolonel Dragoljub Delibashiqi – “Dragani”, i cili mban kontakte të rregullta me Qendrën Komanduese të rialokuar në Kralevë. 
Komunikimi i drejtpërdrejtë i Delibashiqit paraqitet me asistentin Dragoljub Radeviqit, i cili vertikalisht komunikon me udhëheqësin e Deprtamentit të Komunikimit, Xhymret Hasani (emri në dosje Dzumret), përmes së cilit supozohet se ka komunikuar tërë vija tjetër e krimit.
Departamenti i Policisë, i udhëhequr nga Milorad Radeviq “Mishko”, paraqitet me zëvendësen e tij Natasha Gnjatoviq, e cila është përgjegjëse për kontakte me Stacionin Policor në Mitrovicë, që udhëhiqet nga Ljubisha Kragoviq, Stacionin Policor në Zubin Potok, që udhëhiqet nga Zhvojin Gjuriq dhe me Stacionin Policor në Leposaviq, që udhëhiqet nga Zhivan Nestoroviq, ky i fundit përgjegjës për nënstacionin e vendosur në Soqanicë dhe në Leshak.
Ndërsa, Stacioni Policor në Mitrovicë, përmes asistentit Ljubisha Sekularac, është në kontakt me nënstacionin e policisë në Prilluzhë, i cili udhëhiqet nga Ivica Zdravkoviq.
Stacioni Policor në Zubin Potok është përgjegjës i nënstacionit policor në Gazivodë.
Skema paraqet vijën komanduese edhe të stacioneve të policisë në Graçanicë, Ferizaj dhe në Pejë.
I pari, siç e paraqet skema, udhëhihet nga Jankoviqi, në Stacionin e Policisë në Graçanicë, derisa ai i Ferizajt është i evidentuar si Stacion Policor në Shtërpcë, kurse Stacioni i Policisë në Pejë evidentohet të jetë me bazë në Gorazhdec.
Udhëheqësit dhe figurat qendrore të strukturave
Në dosjen “Pandora”, Dragoljub Delibashiq, i njohur me nofkën “Kapiten Dragani” në dokumentin e NATO-s, konfirmohet si udhëheqësi apo figura qendrore e strukturës së MUP-it të Serbisë në Kosovë. Ai i menaxhon të gjitha strukturat ilegale të policisë serbe në veri, por edhe në tërë territorin e Kosovës. Me bazë veprimi në veri të Mitrovicës, Dragoljub Delibashiq, raporton dhe merr urdhëra nga komanda në Kralevë të Serbisë.
Sipas dosjes “Pandora”, këto struktura në Kosovë kanë kryer aktivitete të rregullta policore, kanë poseduar ilegalisht armë dhe eksplozivë dhe kanë kryer aktivitete luftarake, përmes të ashtuquajturave grupe luftarake brenda strukturës së tyre.
E fokusuar kryesisht në veri të Kosovës, në Mitrovicë, e cila ka pasur qendrën në Kralevë, policia serbe, më saktësisht një departament tjetër i saj, i quajtur Agjencioni i Intelegjencës së Sigurisë (BIA), ka vepruar, sipas skemës organizative, edhe në qendra të tjera:
Prishtinë - baza e së cilës ka qenë e lidhur me Nishin, Mitrovicë – baza e së cilës ka qenë e lidhur me Kralevën, Pejë – që ka qenë e lidhur me Kragujevcin, Gjilan – i lidhur me Vranjen, Ferizaj – me Leskovcin, Prizren – lidhur me Krushevcin dhe Gjakovë – lidhur me Jagodinën.
Oficeri i Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë, Nebojsha Komatina, në skemë paraqitet në kontakt të drejtpërdrejtë me Zyrën e BIA-s në Mitrovicë, saktësisht me kontakte në kafenenë “Vozhd”.
Siç evidenton dosja, departamentet kryesore të Sekretariatit të Punëve të brendshme të Serbisë (MUP), të udhëhequra gjithnjë nga Dragoljub Delibashiq, me asistent Dragoljub Radeviqin, sipas skemës, janë përbërë nga:
- Distrikti i Mitrovicës, i udhëhequr nga Momir Kasaloviq;
- Departamenti Policor, i udhëhequr nga Milorad Radeviq;
- Departament i Trafikut, i udhëhequr nga Ljubo Kasaloviq;
- Departamenti i Krimeve, Goran Zhivkoviq;
- Departamenti i Komunikimit, Xhymret Hasani;
- Sekretariati i Punëve të Brendshme, Liljana Donkiq, Mitrovicë dhe
- Administrata kryesore, Danica Radojeviq.
Në kuadër të këtij organizimi kanë funksionuar edhe Departamenti i Zjarrit dhe organi disiplinor.
Është e paqartë nëse personi që përmendet në këtë skemë, i cili është i evidentuar si udhëheqës i Departamentit të Komunikimit, i quajtur Dzumret Hasani, gjendet në Kosovë apo në Serbi.
Po ashtu, organizatë e posaçme brenda kësaj strukture ka qenë famëkeqja BIA (Agjencia e Intelegjencës së Sigurisë), që u përmend më lartë.
Strukturat luftarake në Kosovë (Postet komanduese, patrullat dhe grupet ushtarake)
Faqja 12 e dosjes “Pandora” i ka të përmbledhura deri në detaje strukturat, siç janë të evidentuara në këtë dosje, postet komanduese, patrullat, grupet ushtarake dhe strukturat luftarake.
Në krye të tyre, sipas dokumentit, është kolonel Dragoljub Delibashiq – Dragani, me një tjetër zëvendës të tij, Rajko Sekularac.
Kjo strukturë, me dy qendra komanduese, ka kryer aktivitetet e saj kriminale në veri të Mitrovicës në Suhodoll, Rruga e Kollashinit, Shkolla e Mesme e Mjekësisë, Ura e Ibrit dhe shumë zona të tjera në veri, si dhe i ka monitoruar rregullisht KFOR-in, CIVPOL-in dhe Policinë e Kosovës.
Dosja evidenton edhe mënyrën e regjistrim/raportimit ditor, raportimit në Kralevë si dhe raportimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Beograd.
Qendra komanduese 1 dhe 2, evidentohet të jetë me bazë në rrugën Ivo Llolla Ribar dhe në rrugën Oslobodjenie, Brigada e Zjarrit, SUP.
Dosja evidenton edhe postet komanduese dhe përbërjen e tyre, udhëheqësit dhe armatimin e evidentuar. Në Postën komanduese 1, e vendosur në rrugën Vardarska, funksionojnë Divizioni i krimit, me udhëheqës Goran Zhivkoviq dhe 3 Oficerë tjerë, afër Shkollës së Mesme të Mjekësisë.
Posta komanduese 2, e vendosur në rrugën Osllobogjenje në “Roki House”, në të cilën qëndrojnë 24 orë, evidentohet të jenë të armatosur me armë CZ-99 9mm dhe TT 7.62mm.
Posta komanduese 3 evidentohet të jetë e vendosur në rrugën Branka Spajiq, në kafe-barin “Krqma” në të cilën thuhet të operojë në 3 ndrrime dhe të armatosur me 1 MP “Skorpion” dhe që patrollojnë B.S: dhe Subi Dol deri te rruga Kolashinit.
Posta komanduese 4, e vendosur në rrugën Kralj Petar, në kafe-barin “Dragan” Arsic, evidentohet se 3 oficerë të policisë monitorojnë KFOR-in, CIVPOL-in dhe SHPK-në të armatosur me AK-47.
Ndërsa patrullimi, evidenton dosja, përbëhet nga 3 grupe, i pari në rrugën Drvarska, në të cilën operojnë 3 oficerë, i dyti në Ivo Llolla Ribar, Knjaz Milosh, rruga Vasilij Ostrski, në të cilën patrullojnë 3 oficerë si dhe grupi i patrullës së tretë, i vendosur në kryqëzimet Ivo Llolla Ribar dhe Knjaz Milosh, në lindje të Urës, në të cilën patrullojnë gjithashtu 3 oficerë.
Dosja evidenton, gjithashtu, grupet luftarake, të cilat janë të emëruara me udhëheqës dhe zëvendës, të ndara si më poshtë:
Grupi luftarak 1: Udhëheqës Sllavisha Radoviq, i njohur me nofkën “Djile”, me zëvendësin Radosllav Zubac, i njohur me nofkën “Zuki”,
Grupi luftarak 2: udhëheqës Nedleko Spasojeviq, i njohur me nofkën “Spaske”, me zëvendësin Sllobodan Radoviq, i njohur me nofkën “Boko”,
Grupi luftarak 3: udhëheqës, Dragan Baboviq, me zëvendësin Nenad Dimoviq, i njohur me nofkën “Dimçe”,
Grupi pasiv luftarak i Leposaviqit, evidentohet në dosje, udhëhiqet nga Zhivan Nestoroviq dhe
Grupi ushtarak, logjistika dhe mbështetja, evidentohet së udhëhiqet nga Stanisha Kostiq.
Në fund të dokumentit shënohet se: udhëheqësia (6 persona) e Grupeve Luftarake është konstante, ndërsa 14 persona të tjerë janë në dispozicion për cilindo nga grupet 1, 2 dhe 3.
Në të gjithë këtë aktivitet illegal, të udhëhequr nga Dragoljub Delibashiq, strukturat e MUP-it të Serbisë në Kosovë, në veri të Mitrovicës, janë implikuar në shumë aktivitete kriminale dhe në trazira, duke vepruar konform skemës që paraqitet në këtë dosje.
Në publikimin e pjesë së dytë të kësaj dosje, portali do ta paraqesë pjesën tjetër, atë të veprave kriminale të kryera ngë këto struktura të krimit të organizuar serb në Kosovë, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. 


Nga kryetari i KMLDNJ-së në Mitrovicë, Halit Berani – Sot kur u mbushën plotë 13 vjet nga masakra ndaj shqiptarëve që jetonin në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, më duhet sërish të ngre zërin për mosfunksionimin e drejtësisë, mosangazhimin e organeve të hetuesisë dhe indiferencën e institucioneve ndërkombëtare dhe të vendit, që gjatë gjithë këtyre viteve nuk treguan as respektin më të vogël për viktimat e dhunës barbare që ndaj tyre ushtruan ekstremistët serbë nga veriu i okupuar i Mitrovicës.
Është për tu habitur se si përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare që i kanë pasur dhe ende i kanë përgjegjësitë për veriun e vendit, por edhe ata të institucioneve të republikës së Kosovës, nuk ndërmorën pothuaj asgjë për ndriçimin e vrasjeve dhe terrorit që ndaj shqiptarëve të pafajshëm ushtruan kriminelët serbë në pjesën e okupuar të qytetit të Mitrovicës, e të cilët qysh atëherë janë identifikuar nga vetë viktimat dhe ata dihen me emër e mbiemër.
Nuk është kurrë e tepërt nëse sërish opinionin e njoftojmë se natën në mes të datës tre dhe katër shkurt ti vitit 2000, në veriun e Mitrovicës nga bandat kriminele serbe, u ekzekutuan në shtëpitë dhe banesat e tyre, pa as më të voglin shkas, përveç se ishin shqiptarë, dhjetë (10) qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra dhe pleq. Atë natë të tmerrshme  u vranë: Nderim Ajet (13), Nerimane Xhaka (42), Remzije Canhasi (56), Selime Berisha (60), Nezir Voca (61), Shqipe Voca (54), Bashkim Rrukeci (38), Nimon Sejdiu (52), Sebiha Abrashi (50) dhe Muharrem Sokoli (51).
Po atë natë nga të njëjtat banda e kriminelë, të udhëhequr, sipas dëshmitarëve-viktimave, nga Oliver Ivanoviq dhe Dragan Delibashiq, (të cilët sot jetojnë lirshëm në pjesën veriore të qytetit),  u plagosen rëndë 25 shqiptarë të tjerë, kurse u keqtrajtuan rëndë fizikisht 93 të tjerë. Kriminelët serbë në të njëjtën kohë filluan përndjekjen e përgjakshme të shqiptarëve nga banesat dhe shtëpitë e tyre, me qëllim të spastrimit etnik të kësaj pjese të qytetit, e cila edhe sot është e okupuar po nga ata kriminelë.
Vetëm natën në mes të datës tre dhe katër shkurt, me dhunë nga veriu i Mitrovicës u dëbuan rreth 100 familje shqiptare. Përndjekja e shqiptarëve vazhdoi me internistët të shtuar edhe në ditët në vijim, kështu që gjatë muajit shkurt  të vitit 2000 nga veriu i Mitrovicës u dëbuan me dhunë e të përgjakur mbi 1.500 familje shqiptare.
Ekipit për dëbimin e shqiptarëve ju kanë pri Oliver Ivanoviq, Dragan Delibashiq, Zharko Kosovac, Miodrag Raliq, Dushko Shiligoviq, Ivan Mandiq, Rade Spasojeviq etj. Për këtë dëshmojnë  Shpend Hasani, Kemajl Gucati, Rexhep Hyseni, Shaban Azemi, Jashar Jashari etj. Këta dëshmitarë dhe të tjerët tregojnë se masakra e asaj nate është bërë para syve të ushtarëve francez dhe policëve të UNMIK-ut, të cilët nuk ndërmorën asgjë për mbrojtjen e viktimave nga terrori i kriminelëve.
Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në Mitrovicë, shpreh habinë se si është e mundur që organet e hetuesisë, qofshin ato ndërkombëtare, apo të vendit, të heshtin para këtyre fakteve dhe të mos ndërmarrin asgjë për kapjen dhe dënimin e  atyre që i bënë këto krime monstruoze, ndërkohë që nuk janë raste të rralla, kur këto organe shpenzojnë kohë e mund duke bërë hetime ndaj atyre për të cilët nuk kanë as fakte e as dëshmitarë.
Në 12 vjetorin e kësaj masakre, Qendra Rajonale e KMDLNJ në Mitrovicë kërkon drejtësi për viktimat dhe dënimin e kriminelëve, të cilët janë qysh atëherë të identifikuar nga viktimat dhe dëshmitarët tjerë okular.

Burimi:www.lajmeshqip.com

Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, boshnjakja Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Ndërim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi janë vrarë në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në pjesën veriorë të Mitrovicës. Këta persona janë vrarë dhe masakruar nga grupi kriminale serb ‘Rojat e Urës’ 12 vite më parë të udhëhequara nga ish-shefi i atëherëshëm i këtij grupi Oliver Ivanoviç. Këtë operacion të vrasjeve, të masakrimit dhe dëbimit të mbi 12 mijë shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës e ka udhëhequar bashkarisht MUP i Serbisë me në krye ish komandantin e Dragan Delibashiçdhe Oliver Ivanoviç.


Për këta dy udhëheqës të këtij operacioni, si dhe shumë kriminelë tjerë, rezultojnë të anagazhaur me fakte edhe një dokument i policisë së UNMIK-ut, i njohur me emrin “Pandora”, të cilin e ka publikuar ekskluzivisht Portali LajmeShqip.com dhe të cilin mund ta lexoni këtu. Portali ka publikuar edhe dosjet, tashmë të njohura të NATO-s, dosje për të cilën pas publikimit nga shumica e mediave shqiptare kanë reaguar edhe politikanët serbë të përfshirë në këtë dosje, siç mund ta lexoni këtu.
Deri më tani për këto 10 vrasje të shqiptarëve në veri të Mitrovicës dhe dëbimit të mbi 12 mijë të tjerë nuk është ngritur asnjë aktakuzë dhe askush nga këto grupe ende nuk është përballuar me drejtësinë. Shaip Canhasi, në varrezat e qytetit të Vushtrrisë ka varrin e bashkëshortes së tij, Remzijës, që u vra 12 vjet më parë, në veri të Mitrovicës nga grupet kriminale serbe. Botërisht dihet se ndërmjet natës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, 10 shqiptarë u vranë prej pjesëtarëve të formacioneve serbe, kurse 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 persona u dëbuan dhunshëm nga banesat e tyre në veri të Mitrovicës.
Dëshmitë bëjnë me dije se në atë kohë, grupet kriminale serbe, brenda nje nate i’u vërsulën familjeve jo-serbe që jetonin në pjesën veriore të Mitrovicës, duke vrarë 6 persona brenda një nate, ndërsa 4 të persona të tjerë humbën jetën më pas nga plagët e marra nga armët zjarri dhe granatat e përdoruara gjatë sulmit. Dhjetra qytetarë kryesisht shqiptarë të tjerë u plagosën, ndërsa edhe qindra familje janë detyruar të kalojnë në bregun jugor të lumit Ibër, duke lënë prapa disa shtëpi në flakë. Shaipi, ka pohuar se nuk do ta harrojë kurrë atë natë, kur 6 plumba nga një armë me silenciator, e lanë të vrarë bashkëshorten e tij Remzijen. “Isha në korridor së bashku me gruan dhe një polic ndërkombëtar kur një turmë njerëzish qëlluan 6 herë nga një armë me silenciator dhe gruaja ime ra përtoke e vdekur ndërsa plumbat e kishin marrë në qafë. Vrasësit thyen dyert dhe u futën brenda në ndërtesë, ndërsa polici i UNMIK-ut vetëm bërtiste: UNMIK-UNMIK” – thotë Shaipi ndërsa shton se “tani jetoj i vetmuar në një dhomë në pjesën jugore të Mitrovicës dhe i mllefosuar nga fakti se vrasësit ende janë të lirë”.
“Nuk ka drejtësi nga të huajt, të vrarët e asaj nate shkuan dëm dhe kërkujt kurgja. Institucionet e Kosovës nuk interesohen për këtë çështje, sepse tuten mos këta të huajt po u thonë se janë ekstremistë”- vijon më tej ai. Ish-kryeprokurori i qarkut të Mitrovicës, Jusuf Mejzini, në lidhje me vrasjet e 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës ka deklaruar se të gjitha këto raste janë hetuar nga policë dhe prokurorë ndërkombëtar. “Ne vendorët nuk kemi pasur qasje në këto hetime, gjyqëtarët kanë përfunduar misionin e tyre në Kosovë dhe ne nuk na është dorëzuar asnjë lëndë për këto raste”- ka thënë Mejzini. Ç’farë ndodhi më vonë dhe në ç’farë faze të hetimeve janë ne nuk e dimë”- ka thënë kryeprokurori i Mitrovicës.
Ndërsa, burime të besueshme në kushte anonimiteti kanë theksuar se Prokuroria e Qarkut në Mitrovicë, ka disponuar vetëm një lënde, atë të çiftit, Nezir e Shqipe Voca, të vrarë gjatë kësaj nate. Lëndë kjo që ka një fletëparaqitje kundër personit N.N dhe këtë lënde ia kemi kthyer policisë që të gjejnë vrasësit”- ka thënë burimi. Prokuroria, shumë herë ka kërkuar të dihet se deri ku ka arritur policia me hetime, përgjigjje nuk është marrë”.
Sipas burimit, rastet në të cilat të dyshuarit janë dituar me emër e mbiemër janë marrë nga prokurorët ndërkombëtarë, dhe prokurorët vendorë nuk dinë se ç’farë ka ndodhur me to. Kurse ish-kryetari i Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës Kapllan Baruti në lidhje me këto vrasje në veri të vendit ka theksuar se “në gjykatë nuk ka asnjë lëndë të inicuara e as të proceduar për këtë çështje”.
Për Muharrem Sokolin, ka pasuar një procedurë gjyqësore, janë arrestuar tre veta dhe më pas janë liruar nga gjykatësi ndërkombëtar, është marrë aktgjykim lirues me numër vendimi P-45-02 dt: 04.09 2002. “Të gjitha dokumentacionet për këto raste, kanë mbetuar në gjykatë në veri dhe kam frikë se mos janë demtuar”- ka thënë Baruti.
Burime të portalit LajmeShqip.com, brenda policisë dhe prokurorisë, që flasin në kushte të anonimitetit, thonë se kohë më parë është dashur që të arrestoheshin tre persona dhe ata t’i dorëzohen prokurorisë, por deri më tani për shkaqe politike një gjë e tillë nuk ka ndodhur”.
Sipas këtyre burimeve disa raste janë dorëzuar prokurorisë dhe gjyqësise, por nuk ka ndonjë të dhënë se ç’farë ka ndodhur me to. Po sipas këtyre burimeve, në këto sulme ishin të përfshirë shumë persona, por qytetarët ende ngurojnë të flasin për atë që kanë parë atë natë për arsye të situatës që mbretëron në veri të Mitrovicës.
S. Z., S. Zh. dhe B.J shtetas serbë nga pjesa veriore e Mitrovicës, janë shpalluar të pafajshëm nga gjykatësi ndërkombetar Timothy Clayson, në procesin e mbajtuar në vitin 2002, lidhur me akuzen se kishin marrë pjesë në vrasjen e Muharrem Sokolit (51). Këta persona ishin liruar nga paraburgimi pasi prokurori ndërkombëtar Michael Hartmann, ka vlerësuar se nuk ka mjaft dëshmi për gjykimin e tyre.  Muharrem Sokoli ishte rrahuar nga një grup serbësh deri në humbjen e vetëdijes, ndërsa më pas i ishtë hedhur edhe një bombë që ia kishte marrë jetën. Ndërsa për rastet e Nderim Ajetit (13) dhe të Nerimane Xhakës, sipas këtyre burimeve, kanë ekzistuar fletëparqitje penale kundër të dyshuarve: Ish- kryepolici serb Dragan Delibashiç, ish-shefit të Këshillit Nacional Serb për veriun e Kosovës dhe udhëheqësin e rojeve të urës Oliver Ivanoviç dhe qytetarëve I.V, N. V, S.M dhe S.L. dhe në këto dy raste prokurori Hartmann kishte vlerësuar se nuk ka fakte dhe se duhet hequr dorë nga ndjekja tyre. Në rastin e Remzije Canhasit, të vrarë para syve të burrit të saj, burimet pohojnë se janë zhvilluar hetimet ndaj B.A., M.A, R.A, dhe V.M. Prokuroria në këtë rast ja kishte kthyer dosjen policisë ndërkombëtare për grumbullimin e më shumë fakteve dhe dëshmive, por sipas burimeve nuk është mësuar kurrë për fatin e këtij rasti.
Halit Barani, shefi i KDMLNJ (Këshillit të së Drejtave dhe Mbrojtjes së Lirisë së Njeriut) në Mitrovicë, thotë se të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe të policisë ndërkombëtare. “Prej kujt mund të presim që t’i kryejnë hetimet, kur ata vetë nuk bëjnë asgjë që t’i parandalonin këto vrasje”-thotë Barani, i cili pohon se ka dëshmitarë që pohojnë se në mesin e sulmuesve atë natë ka pasuar edhe njerëz që paraqiten publikisht si liderë politikë të serbëve të Kosovës siç është Oliver Ivanioviç.
Në vazhdim Portali LajmeShqip.com sjell edhe njëherë dokumentin e dosjes Pandora në të cilin dokument, UNMIK-u, e ka të dokumentuar me saktësinë më të madhe të gjitha ngjarjet dhe personat e përfshirë në organizimin dhe ekzekutimin e planit dhe vrasjeve të Shkurtit 2000.
Përmbledhje e publikimeve ekskluzive të Portalit LajmeShqip.com për temën e Mitrovicës:














 (LajmeShqip.com)


Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...