Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/20

XHEVAIR LLESHI :TAULANTËT



Ky libër, i shkruar me një gjuhë të pasur dhe i përshkuar nga mitologjia
e asaj kohe të lashtë, ka në qendër, si roman historik, mbretërinë e
taulantëve, ose mbretërinë e Glaukut si dhe Pirron e famshëm të Epirit që u rrit në oborrin e tij. Personazhet e librit janë dinamikë, bindës, tërheqës, edhe në kohë paqeje, edhe në kohë lufte.
“Taulantët” është një libër tërheqës, që lexohet menjëherë dhe ka
forcë të tillë që të çon te historia duke e evokuar atë bukur dhe me
një elegancë që të mbetet në mendje.

Ky libër mund të permendet për tri gjëra: E para për forcën dhe dinamizmin, si dhe karakterizimin e personazheve, së dyti për gjuhën e bukur të përdorur dhe së treti për Pirron e Epirit, i cili është parë pikërisht në atë moshë që ngjall interes dhe të cyt për të lexuar më shumë për të e për historinë në tërësi.

“Taulantët” si roman historik është mirë të zhvillohet në shkollë në klasat VIII e IX, pasi është bërë edhe historia e Shqipërisë dhe shumë nocione historike janë kuptuar nga fëmijët. Ai fare mirë mund të zhvillohet edhe në klasën VII. Është libër që përvetësohet lehtë dhe sidomos gjuha e tij është një pasurim i këndshëm, patjetër që këtu ndikon edhe mitologjia dhe njohja e saj e domosdoshme, për mëtepër edhe përdorimi dinamik në të folurën përditëse.
Faqe 194, çmimi 500 lekë 5 € 

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...