Agim Bacelli ka lindur në Korçë në vitin 1951. Shkollën tetë vjeçare e ka kryerë në Bulgarec dhe të mesmen e në qytetin e Korçës. Studimet e larta i ka kryerë në Akademinë e Aviacionit. Pas përfundimit të këtyre studimeve ka kryer dhe dy kurse të larta teknike duke marrë klasin teknik më të lartë të Aviacionit Luftarak Shqiptar.
Ka shërbyer në Bazën Ajrore të Rinasit dhe atë të Zadrimës për afro 18 vjet. Ka mbajtur gradën major deri në lirimin e tij në vitin 1995 kohë kur ai së bashku me familjen e tij u emigrua në SH.B.A.
Sot jeton dhe punon në qytetin e Nju Jorkut.
Eshtë nga të parët që ka përqafuar idetë demokratike dhe me artikuj të tij ka goditur ashpër rregjimin diktatorial që në fillimet e demokracisë. Këtë e kemi parë dhe në shumë tregime autobiografike që kemi lexuar nëpër listat tona.
Kemi shume vite qe lexoj dhe z. Agim Bacelli ka qene nje nga autoret qe e kam lexuar qysh ne fillim te pjesmarrjes sime ne keto lista...
Ai me shkrimet e tij te vazhdueshme mund te them se ka qene nje nga kontribuesit me te vecante ne keto lista dhe jemi mahnitur nga gjeresia e tematikes, nga menyra e rrefimit me detaje, bukur artistikisht dhe me nje lidhje logjike te vecante.
Ne cdo shkrim te Agimit kemi pare dashurine e tij te pakufishme per Perendine e gjithcka qe ai ka krijuar, perkthyer, trajtuar lidhur me kete ceshtje eshte nje pune kolosale.
Shkrimet e Agimit per gruan kane qene (dhe jane) nje thesar i cmuar per listat e grave ne internet e vecarnerisht per Bisede-femerore dhe ne publikisht e falenderojmë per kete kontribut, pasi na ka njohur me jeten dhe vepren e disa grave me fame ne Shqiperi dhe bote.
Shkrimet e Agimit ne fushen e teknologjise apo fantastiko-shkencore shume here na kane lene goje hapur.
Sidomos tregimi i tij "Jashtetokesoret". Filozofia e Agimit eshte e pjekur, mbreselense, te ve ne mendime e te shoqeron gjate pasi ke lexuar shkrimet e tij.
Ka shkruarë në shtypin e përditshëm shqiptar që fëmijë si poezi, tregime, etj. Ka botuarë tre vëllime; një me poezi "Bukuri Tredimensionale", një me tregime, "Kjo është Amerika" dhe një biografi, "Bacellinj-të".
Ai ka gadi për botim edhe katër libra të tjerë; një me poezi, një me tregime, një historik dhe një libër për Aviacionin Luftark Shqipta
Cikël me poezi nga Agim Bacelli
KAM QËNË E JAM SHQIPTAR!
KAM QËNË E JAM SHQIPTAR!
Një ishull i vogël në fund të botës
mban eshtrat e tua xhaxhai im.
Nuk di pse shkove aq larg tokës
kur ti e deshe me aq përkushtim?
Pas njezët e katër vjet që shkove,
të ardha tek varri yt xhaxhai im,
sipër të vura një tufë lule Shqipërie,
shkruar emrin tënd dhe të babait tim.
Tek koka të fola gjuhën e nënës
e ju luta Zotit në shqip për ty.
Fjalët më dolën nga loçk e zemrës,
lotët e ngrira më ranë nën sy.
Për një çast m'u shfaqe mbi varr
i gjallë, i bukur e hir plot !
"Kam qenë e jam vetëm një shqiptar!"
Dëgjova të thotë Marku, djali jot.
E putha ëmbël Markun, djalin tënd,
siç bëja me ty, i dashur xhaxha.
Shqipëri do ta quaj këtë vend
përderisa shqiptarë ky ishull ka.
mban eshtrat e tua xhaxhai im.
Nuk di pse shkove aq larg tokës
kur ti e deshe me aq përkushtim?
Pas njezët e katër vjet që shkove,
të ardha tek varri yt xhaxhai im,
sipër të vura një tufë lule Shqipërie,
shkruar emrin tënd dhe të babait tim.
Tek koka të fola gjuhën e nënës
e ju luta Zotit në shqip për ty.
Fjalët më dolën nga loçk e zemrës,
lotët e ngrira më ranë nën sy.
Për një çast m'u shfaqe mbi varr
i gjallë, i bukur e hir plot !
"Kam qenë e jam vetëm një shqiptar!"
Dëgjova të thotë Marku, djali jot.
E putha ëmbël Markun, djalin tënd,
siç bëja me ty, i dashur xhaxha.
Shqipëri do ta quaj këtë vend
përderisa shqiptarë ky ishull ka.
Nëse një ditë...
Nëse një ditë
Ti do të jesh duke qarë...
Më thirr mua
Që të jem me ty.
Unë
Nuk të premtoj të bëj të qeshësh,
Por ne
Mund të qajmë të dy.
Nëse një ditë
Ti dëshiron të shkosh larg
E unë të mos të shoh dot me sy,
Mos nguro të më thërrasësh.
Unë
Nuk të premtoj të ndal...
Por më beso,
mund të vij me ty.
Nëse një ditë
Ti nuk dëshiron të dëgjosh askënd...
Thirrëm.
Unë të premtoj të jem aty
Dhe të jem
Pa asnjë fjalë
Njësoj
Sikur ti të ishe vetëm
E jo ne të dy.
Por nëse
Një ditë më thërret...
Dhe nga unë nuk merr përgjigje...
Eja ti
Shpejt të më shohësh në sy,
Ndoshta unë
Kam nevoje për ty.
KESHILLA
Kush veshët mbyll
Kur i varferi thërret,
Do ngelet gojë hapur
Në nevojën e vet.
Nëse përfiton thesare
Me gjuhën gënjeshtare
Jeta jote do të quhet
Një kotësi kalimtare.
Më mire në qoshen
E çatisë vehten ngece
Se i varur në krahët
E një grua grindavece.
Nëse plas një sherr...
Fashite zemrimin !
Një dhuratë e fshehtë
Përze hidhërimin.
A do që gjithmone ti
Të mos kesh fatkeqësi?
Kontrollo gjuhën tënde
Dhe do të jetosh bukuri.
Si vjen dashuria
Në portën e ndjenjava ran' për herë të parë,
disa trokitje që n' zëmrën time hodhen farë;
- Dashuria! - thirra dhe hapa porten i gëzuarë,
i gatshëm për t'ju hedhur n' qafë e përqafuarë...
Flladëmbelën nxitova ta pyes, kush ishte ta dija!
Ajo më tha:"Ti pret dashurinë por jam e bija..."
Trokitjet ranë disa herë nga miqesia...
gjithënjë i zhgënjyerë,pse s'vinte dashuria?!
I zemeruarë,ne portë vara "S'kam pritje."
Kaloi kohë dhe nuk u dëgjuanë trokitje.
Nje ditë, një frymë e ëmbel plot me lumturi
erdhi pa trokitur dhe i tha shpirtit: "Psherëti!"
Un' i hutuarë nga ëmbelsia e pa pritur,
pyeta:"kush je ti që më vjen kështu pa trokitur?!"
Ajo më pushtoi të tërin dhe s'më la ta shihja,
hapi gojën e më tha:"S'më njeh? Jam Dashuria."
Një çast
Në fëshfërimën e erës,
Ndjeva përqafimin tënd o Zot.
Si zëri i një të dashuri,
Unë dëgjova të më flasësh sot.
Duke u parë në pasqyrë,
Buzëqeshjen tënde po vë.
Për një cast unë e kuptova,
Ti o Zoti im dhe unë jemi një
Një...
Një këngë mund të shdritë si një yll,
Një lule mund të kundërmojë erën,
Një pemë mund të filloi një pyll,
Një zog mund të lajmerojë Pranverën.
Një buzëqeshje fillon një shoqëri,
Një shtërngim duarsh ngre një shpirt,
Një yll mund të udhëheqë një anije në det,
Një fjalë mund të formojë një flirt.
Një votë mund të ndryshojë një komb,
Një rreze drite driçon gëzimin.
Një qiri shpërndan errësirën,
Një e qeshur do të përzejë trishtimin.
Një hap bën të filloi udhëtimi jonë,
Një fjalë bën të filloi ç'do lutje,
Një shpresë do të ngrejë shpirtin tonë,
Një prekje e këndëshme na ngren tutje...
Një zë mund të flasë me urtësi,
Një zemër mund të njohë ç'është e vërtetë.
Një jetë mund të bëjë bukuri,
Një gjë që varet nga ju vetë !
Mosha e gruas
Një 20 vjeçare është si Afrika,
gjysëm e eksploruarë,
ku të gjithë e lakmojnë
por dridhen nga frika.
Një 30 vjecare është si India;
te pushtohet eshtë e dëshiruarë!
Eshtë misterioze dhe luksoze,
shumë e etur për tu shijuarë.
Një 40 vjecare është si Amerika;
teknikisht perfekte,
nga jashtë shumë e bukur,
po hyre brënda s'vjen kurrë në vete.
Një 50 vjeçare është si Europa;
e gjitha e shfrytëzuarë,
e shijon kush është i vonuarë,
kush nga jeta është i harruarë.
Një 60 vjecare është si Siberia,
Moçal, baltë ose shkëmb e gurë.
Ligjin e bën e bën gomari e dhija,
veç kush rron atje s'largohet kurrë.
PUTHJA
Merre ket' puthje deri në zhgjëndërr… ,
Mos u tremb, puthja është një ëndërr !
Mos harro të ma kthesh përsëri,
Nga puthja jote bëhem më i ri.
Nëse të jap një medalje ari..
Ti duhet të më japësh puthje zjarri.
Se do digjesh, mos ki aspak frikë
Zjarrin e saj unë di ta fikë…!
VËNDI I SHQIPTARËVE
Urithi, krimbi...shtëpinë e kanë në errësirë,
atje janë mbretër dhe nuk duanë dritë!
Zvarranikët, lakuriqtë...janë aq të pështirë
por si më të bukurit i bëjnë dashuritë.
Rëra që ne e shkelim me këmbë, ndihet zot
në të famshmen e vetmuar, shkretëtirë.
Me radhë mund t’i përmend të tërë sot,
të bredhë mëndja pa pengesë e kam lënë të lirë.
Por vendin e shqiptarit askund s’mund ta gjej dot,
t’i jap një përgjigje qenka kaq e vështirë!
atje janë mbretër dhe nuk duanë dritë!
Zvarranikët, lakuriqtë...janë aq të pështirë
por si më të bukurit i bëjnë dashuritë.
Rëra që ne e shkelim me këmbë, ndihet zot
në të famshmen e vetmuar, shkretëtirë.
Me radhë mund t’i përmend të tërë sot,
të bredhë mëndja pa pengesë e kam lënë të lirë.
Por vendin e shqiptarit askund s’mund ta gjej dot,
t’i jap një përgjigje qenka kaq e vështirë!