2012-03-23

A duhesh të jesh “luftëtar” vetëm atëherë kur mëson sekrete!?

Fran Buzhala




Nga Fran Buzhala -



Duke ditur se kanë ren ne grackë nga manipulimet komerciale, është që hapin par ta bëjnë drejt largimit nga pallati i kostumeve. Përse thirret gomari në dasmë?!. Meteorologu për parashikimin e kohës për “lajmet” pran zyrave të qevererisë parashikoi një stuhi dhe s’dua të me kapin ne befasi... nga vërshimet e mëdha.... Skenarët përfitues? Po nëse s’do te isha hajdut me qenin e padukshëm s’do te isha një Krijesë e neveritshme! Bota jote kërkon ndihmë nga ty! Çka do të behet kur te bashkohet bota ime me tënden, disa mund të shprehen vetëm me fjalë heshtje, ndonjë njeri e interpreton heshtjen si po? Engjëlli im i pafat, gjithë ai stres që ke përjetuar në këtë dimër të acartë te goditi ne zemër. Këtu i strehova ëndrrat e mija me vite të tëra brenda e kësaj rruge qorre. Ndjeva gjakun, frymarrjen tënde në kulmin e shtëpisë pa strehë, ishte vetëm një mik qe kishte ndërhy në mes teje dhe pushtetarit?, atje ku ka erëza ka edhe krimba! Trillimet ishin ëndrra...dhimbjet e mia i mbysnin tuajat ndize zjarrin si rikujtim!
Zoti është ne qiellin e tij, të gjithë janë në rregull, derisa të mos bëjmë mëkate te na tërheq, në një gropë me zjarre. Për të shuar këtë zjarr Bora “Burgos” njerëzit nëpër shtëpi pushtetarët e pallateve merren me politik, atëherë q´far maske paska bora qe po bie ne tokën e vet. Në mesnatën e ftoftë pa ngrohje rrugëve të kryeqytetit, një udhëtar tha të vërtetën: Mbi shpatullat tona bie peshë sigurimi i këtij kombi që duam ta bëjmë! Kur bëhet fjalë për gjakun e gjakut... edhe lumenjtë pushojnë së rrjedhuri. Të ndiesh rrufen nga kokat e çmendura për pushtet. Kur stuhia na´i dërgoi luftëtarët e vërtet? Një luftëtar i vërtet nuk heq dorë kurrë nga padrejtësitë qfar do rrethanash. Jeta po tronditet, të gjithë gurët po lëvizin nga vendi! Vrima e përgjimit? me dhjetëra gjuhë të zjarrta, me shpatën e tyre të vdekjes Fantazmat e Zhurmshme që po luajnë më botën shqiptare ,historian e akademik, e intelektual me manipulime komerciale shitje librash, historian që vijnë nga sistemi titistë i “vëllazërim- Bashkimit” të Sinan Hasanit, Fadil Hoxhës, Xhavit Nimanit, rikthim me fytyrë prej ish vendeve të lindjes, ku koha e vërtetoi se idetë properëndimore ngadhënjyen, e jo ato lindore të lidhura me ”zinxhirin e Unazave sllave- aziatike”! Psikopat inteligjent për të manipuluar me opinionin duke mashtruar masat.
Raca njerëzore shqiptare është e aftë të shkatërroi vetën, rikthim te ish pushtuesit. Bashkimi i kombit ofron siguri, paqe e stabilitet edhe për vet Evropën. Prandaj botën perëndimore s’mund ta mashtrojnë këta vagabond që u bashkuan në fund ne relacionet Tiran-Prishtinë! Për të pas avancime në jetën përditshme, perspektiv në taborret e pushtetit, pamvarsisht nga cili kënd të sjell jeta, idealist, ish luftëtar, intelektual, apo profesione te tjera është njeriu i rendomë për të dal nga izolimi social shoqëror, a duhesh të jesh vetëm hajn, apo laraman i regjimeve për të integruar në këtë shoqëri shqiptare. Kjo kohë e sotme është flori për biznesmenët që janë lidhur me politikën e korrupsionit. A duhesh të jesh “luftëtar” vetëm atëherë kur mëson sekrete!? A ka mbet moral në politikën shqiptare! Nga njëherë dyshojmë në këtë klasë politike se kanë gjak të armiqve brenda vetes ne venat e trupit te tyre. S’mund ti shohin dot ata gur që gjinden ne dhimbjen e dhimbjeve të sakrificave. Mos Harro! Se Gënjeshtra lëndon...Dyshimi shkatërron ...? Fitoret teatrale si në ëndërr ”turma te mllefosur që po pajtohen me ata qe duan të sundojnë me kode miqësore të tri botëve”! Sekreti i gjellës kuzhinës së pushtetit, bartësit e lajmeve të këqija, “luftëtari” nuk tha asgjë sa e kishte gojën plot...nuk ka rendësi me sa e sa armiq përballen..?!!!.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...