2012-03-24

...E nesërmja kulmon dritë...





Fran Tanushi

CIKËL POETIK NGA FRAN TANUSHI 

Pushkë-krismë-jehonë në çdo varg sublime… Dukagjini tej e tehu Gadishullit Ilirik, qe e ndjen gjithë ai qe i ka veshët...vargu i tij është himn arbëror për shtegtarët e zezonave disavjeqare ,në këtë troll tekanjozë… …subjektivizem emocional ,i përjetuar thellësisht me dilemë dhe shqetesime shpirtërore …

Poezi të veçanta që të ngjallin lexim meditaiv , të vemendshëm që të ofron kënaqësi -përjetim… në kohë të uratave, mungojnë urimet" / Apo: në kohë te uratave, vijnë mallkimet! Shpirti miklues i tij ,… frymëzim i përjetuar me shumë dhembje…

Çdo varg është elegji ,qe të të mbanë të përjetosh dhembjen e një humbjeje qe i ka emrat me sinifikativ Baba, Atdhe…Rraja e seicilit që e do prindin apo Atdheunn- ashtu siq na thonë edhe fjalët e mëdha Hyji : Ndero prindet t’u po deshe te jetosh shum mbi memedhe…

Ekonomia e fjalëve zbatohet, pothuajse në të gjitha krijimet e tij që shquhen për origjinalitet, spontanitet, …për sensibilitet. Autori Fran Tanushi është një poet sublim në qasjet e tij -në poezinë e tij që është e kohës, traditës tone bashkëkohore. Ai sjell në çdo varg një notë të re dhe një mesazh të ri në lirikën refleksive shqiptare.


 

DUAJE ATDHEUN


edhe po të ,,vret’’
më dorën e vraseve të tij
duaje atdheun

mos e moho...
dhe sikur të ,,denon’’
më dhunën e dhunueseve...

po e tradhetove ...
të ,,shpreblen’’më qesën e shitesëve
vulën e turpit

mbroje ...
jetën e emrit tënd
                   djali im
duaje atdheun






...Portreti yt

Gushë bardhë
borë e bjeshkëve të larta
rrezet e diellit kur e vezullojnë

Buzëvalë
që shkrijnë akullin
në një zemër ende të pangrohur

Ti – gjoks ngritura
mat’ horizontet
e ardhmërisë plot jetë

Flokëverdhat i mban kurorë
shtatit të hedhur
si motër e shtojzovalleve

Me sy të kaltër
dhe shikim dashuror
më sjell kthjelltësi qiellore

Më je herë engjëll
herë zanë
që ndihem kaq djalë
pranë kur më je


Dardania

Emër i vjetër
shekujve të tërbuar
çmendurisht

Nën gurë muranash
fshehtësinë e historisë
tënde e ruan

Me gishtat e gjymtyrëve
sakat
vitet për në rilindje numëron

Dardania
dardhania
kopshti i Edenit



Ky jam unë

...dhe kur hesht
në mendje bluaj

shumë lexoj
nga pak shkruaj

kur unë flas
mund të bërtas

dhe pse këndoj
ndonjëherë vajtoj

nuk urrej
veç dashuroj

gjithmonë puth’
por dhe kafshoj

një ,,xhind’’ qe e do jetën
egërsirë për të padrejtën

ngjaj në engjëll më trup njeriu.


Pse Kosovë

I ke rrudhë vetullat
edhe gazi
në buzë është ngjizë
A mos ndoshta
ke humb luftën
apo shtati
prapë të është lidhur

Ndoshta plaga
rënkon prapë
dhe me ofsha
klith nga mundi
mos gërshërët
djalli i mpreh
shtatit tënd
nga kalon lumi

Zot e djall
nyjën ta lidhin
se kem shpatën
e Lekës për derë
mbi ty s’do të lëmë gërshërë
pa e ndezur dhe një herë.



Zogj të qyqes

Zogj të qyqes
qyqen e braktisen
sapo këngën e saj
e mësuan

Gu gu gu
Gu gu gu
Për ty
Qyqe

Zogj të qyqes
botën në sy e morën
ku të ikën qyqet
qyqe moj për Ty


Aty ku jemi pagëzuar

Aty
ku tokë e qiell
shpirtërisht puthiten
Engjëj dhe njerëz
mëshirshëm i luten krijuesit

Aty
ku kemi lindur
Unë dhe Ti
ëndrrat më të bukura
ku i ëndërrojmë...

Aty
ku për atë vend
zemra rrah
pa përtesë dhe plot
dashuri...

Aty
është..tempulli
shtëpi e zotit
kjo Lule ...
në Dukagjin..



DHËMJE E LOT



               Babait tim

            Tetë shkurti  dymijë e nëntë
            dimër i acartë ky

             Nën këmbët e ngrira
             pirgjeve  të akullnajave
            rrjedh lumi shkumëzues

            Vallet  i tret mot i brishtë

            Në shtrat  të ngushtë
            trup  i  ngjeshur  qëndron

            Djersë  të akullta
            ballin  me  faqe përshkojnë

            sekondat  gëlltitin dekada

           Shkumëbardha njom buzët
           me sinjal të brishtë


           Ngadalë  ngurtësohet
           Shtati vigan

           Mendjeve të brezave
           tetë shkurti ngulitet

          dhjetëra  sy ujitin atë shtat
          të mos vyshket kurrë

          Gjeneratat qe vijnë
          do të thonë                                                                                                                                                                          
          u ngute  bre  burrë



MISTERI I HIJEVE 

mes dritës e territ
fushës së mjegullave  
lëviz hije e trisht’

pluhuri i mbuloj germat  
e deftimit të epitafit
pa emër

dritës së hënës
lëvizi hija...
pa gjurmë jete

terri pushtoj
shpinën e shpatit
me varrin  pa kocka

e nesërmja kulmon dritë
më zbardhjen e enigmave
mistere


NJERIU I NDALUAR



në kohë  të uratave
mungojnë
urimet

ditëve festive
në muajt  e venitur

në vend të bekimeve
pasojnë
mallkimet

djajt e ëngjellosur
e vranë ëndrren  e pritur...

tjetri   kërkon nga  dielli
dritën e syrit
dhe  njeriun  e ,,ndaluar''

,,mekatar’’  i molisur
para ujqeve  grabitqar

në heshtje gjykon
puthjet kafshuese
nga  bishat njerzore ,,dhuruar’’

'...lëngon nga  besëprerja
i  gjori shtegtar


MË KANË THËNË


në  të shtatën ditë
të  një marsi
në trollin e vjetër
dikund mes tri  sukave
në dukagjin

u lind një djal

pas dredhjës së  mustakut
gjyshi e uli plisin mbi sy
hutën e gjatë  e mori
për lajm gezimi
krisi një zë qarku

më jetë e fatbardhë

uruan dukagjinasit
duke rëndur si rë shëllungash
nën jehun e  krismave të tjera
më gosti miqesh
u gëzue oxhaku

...kështu më kanë thënë


E DIJE KUSH JE TI 

langue  i pushtuar pas orgjive
vallën e djajve e ke  orkestruar
modus i  shpirterave të qelbur

njëmijë betime boshe
nën emrin e mesias
proklamon ,,drejtesi’’  

e dije kush je ti

përmbyses i sofrës së përlotur
me vajin e  fëmijeve
mërzinë e nënave

më buzëqeshëje i fsheh djallzitë
vrastar i ndërgjegjës
IKONË

e dije kush je ti

KËTË NATË


u deha mëndimeve                                                                                                                             

më vaje në buzë
duke qeshur                                                                                                                           
                                                                     
 belbëzova                                                                                                                                          

një jëtë
në kërkim të jetës

merr krah ëndrra ime

vetullat  i ngrita  
në kthimin tënd  duke besuar

dikush po vije...

buza  i jep hapesirë
shkelqimit të dhëmbeve

mot i kthjellt  në horizont


EGO


t’huajsim 
për një qyp  floriri

fshehur ndër  varre
apo lisa të gjatë

shamatën dehëse
e pollën

trilluesit
ndrydhesit e emrit të HYUT

për  tjegulla
me  grushta balte

supeve  të kërrusura  
ngarkuan barrën

qen’t mbi mullare
as e hanë e kashtë duan

egoja  njerzore
veti kafshesh

vetem për vete

DY DEGË

dy degë
një lis
një trup
një gjak
të gjithë në kokë
të njëjtin plis

degë  të ndara
sjell  më  furtunë
 egërsisht
na shfaqen dhunë
duke të na perqare
kush  qe kundër
shkoj në litar

degët  të shkrihen
në një
të ndara mos të mbesin
lisi të rritet
trupi jonë i pathyeshem
më gjak
ujitur kjo tokë
të gjith të mbrojmë
plisin në kokë


SHËNIME PËR AUTORIN

Fran Tanushi, lindi në  Gjakovë të Kosovës, me  7 mars 1963. Shkollimin fillestar dhe atë të mesem i përfundoj në vendlindje - Gjakovë.Në Prishtinë studioj Filozofinë dhe Soiologjinë,ku edhe reflektoj në levizjet e kohës, si dhe në botën letrare dhe artistike të atyre viteve. Për shkaqe subjektive u tërhoq nga atdheu,dhe nga viti 1989 u vendos në Bavari (Gjermani) .Shkruan poezi dhe prozë zhurnalistike; mirret me pikturë dhe shkrime dramatike. Njëherit editon dhe drejton Revistën Libertas.
Jeton dhe vepron në Augsburg të Gjermanisë ,në lidhje të pa shkeputura me vendlindjen.

PËRGATITI:FLORI BRUQI


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...