2012-03-23

Marsi bimësia zgjohet nga gjumi! Vezoja legjendare e luftëtareve pëshpëritës...


Fran Buzhala 


Nga Fran Buzhala


Marsi bimësia zgjohet nga gjumi!  


Mos qani edhe ju pëshpërima... është muaj Mars, pranvera e fateve tona! Atdheu po na thotë: Zgjohuni nga gjumi edhe pse erdhët me vonesë mbas shumë shekuj për sofrën e Skënderbeut. Edhe sot në këtë kohë varri i  këtij legjendari të shenjt, ringjalljen e pavdekësisë, ende është nuk mungon, është shembull për shërimin e kokave të liderëve  te “njerëzve modern”, ajo shpatë e dritës  që u sakrifikua për dritë lirishtës, civilizimin evropian. Në kohën që po jetojmë,  ku si rrjedhojë e një magjie politike që përpiqet shpërlaje jetësh njerëzish( shpëlarje trurit). Poetet i këndojnë edhe në këtë kohë të turbullt. Marsi bimësia zgjohet nga gjumi, ne trup e shpirt sikur me pëshpëriste një zog për të lajmëruar lulet e pranverës nëpër  livadhe, të gëzoheshin me lajme të mira perëndit e luleve deri të arbëreshet. Dëshmi e lotëve qe nuk mungonin te vinin për te qetësuar dhimbjet e trupit,  zemrës dhe shpirtit. Dëgjoi pëshpërimën e gruas qe lindi heroin e shenjt: Më thonë se je e çmendur me morën fëmijën nga duart vjedhje identiteti! Dashuri e ëmbël  me mjegull në baltë, dashuri me kurth e quajnë, përjeton një transformim të tmerrshëm, thotë se s’do të ketë nevojë për pushkë ? politikan i “zgjuar...” me dhemb si tehu i sëpatës, shprehet si me zemërim mbinatyror me integrim brenda ish pushtuesve shekullor, po si të shërohet sjelljen e shkatërrimit, shpëlarja e trurit vazhdon...ekziston vetëm një vend i sigurt drejtë dritës... pëshpërima e  shpirtit te luftëtarit të orëve te para, me kujtohet momenti kur vdiqa, isha duke vrapuar ma se miri në jetë drejt thyerjes se kufijve tragjik! Ai që po ligjëron para varrit tim trillon, po manipulon e ka nga natyra s’mund te ja ndryshosh... sa me fat janë disa njerëz me dy fytyra, kaq pran parajsës dhe aq larg Zotit.  

Vezoja legjendare e luftëtareve pëshpëritës...  

Pse heshtë natyra pran jush! Një zë i ziles binte pran varreve, një fantazmë e lidhur me zinxhir pëshpëritë do te ju këshilloi për orën e ardhshme...?, kam udhëtuar ku do në çdo cep të botës shpirtërore, zemra e lëshoi një tingull te vendi ku banon dashuria. E përfaqëson shpirtin e një epoke te re, qe u shndërrua ne një emblemë. Shpirti me digjet e digjet e prushi me ngjitet mushkërive të mija. Zjarri i shpirtit tim ma ka ndezur inatin ndaj tradhtisë. Ky zjarr vazhdon ende të digjet ne sy, zjarri i hakmarrjes nda armiqve. Sikurse u këput një copë nga zemra ime dhe shkoi në kraharorin e asaj lule me te mirë të piktorit. Një pikturë qe largon mendjen nga shqetësimet, trillojnë mendime me darka romantike, zemër thyesi është ai...edhe sa krushq mungojnë te vargu i poezisë mbas teje te mbulesa e ndjenjave, aty ku na vëzhgojnë çmendurit, shpirti djallëzor i natës. Përrallat fantastike kanë marr mendje pran asaj... te  perandoresha pushtuese,  te terrori frikës që e kishte pushtuar për jetën qe kishte ra short. Mungojnë edhe tri piktura, një pemë e jetës pranë  pragut të shtëpisë. Ndize zjarrin! Rikujtim, shpirti është këtu, mendo për lulen këngën të bashkohen. Do të me vrasin, pastaj do të rilindë me gjak të ri, rini e re, ide te reja, ajo që me nevojitet është dy zogj me një gur, të largohem nga mendjet e juaj te rifitoi ndo një ide te re, të blej fustanin e ri atë qe kam për trup. Unë isha një lule rebeluar, me kishin hedhur në rrugë, pa ju thënë lamtumir. Një dit ju luta Zotit në rrugë, ndihmoje popullin tim, njerëzit për rreth pëshpëritnin: ai njeri është i çmendur po flet me vetveten, ata ishin disa të pasur me krenari, e disa të varfër me uri...unë nuk luaj me ligjet e Zotit. Kur unë fola me një varrë, ai mu përgjigj: ti je i zgjedhuri im, vetëm një shikim i saj mund të me prek shpirtin tim. Ai e dëgjon muzikën e shenjt,  me akuzuan pse e popullove hartën e Shqipërisë  me engjëj çlirimtar! E mbolla një lule natën tani po ta shesin zërin...kur zërin e saj e dëgjuam në lajme botërore, se si e fituam një betejë, dhe si do te na sillesh shpatën e dritës si kujtim për racën njerëzore që është bërë e lig. Ajo ishte pjesa e luftëtarit me te mirë qe kisha njohur ndonjëherë... Vetëm ti mund të na dëgjosh, ishe i zgjedhuri ynë , këtu është ai kampioni i turmës së sakrificave  që kalo në botën tjetër, rikthim në të vërtetën e botës së shkelur...ringjallen tërmetet... Vendi ka marr flak dhe zjarri do të mbahet i ndezur...në Krujë e Prekaz për ti bashkuar flakët... Marsi ky muaj kudo festohet, fluturojnë edhe vargjet e poetëve që i këdojn kulturës, traditës dëshmorëve, për luftërat çlirimtare, betejat legjendare ,fitimtare...zjarri i lirisë mori udhë rrugëve, ai zjarri i fuqishëm i kohërave të marseve të historisë. Me heronjtë  qe ndërruan faqen historisë edukatë te mirëfilltë patriotike shqiptare e cila dekada me radhë na priu ne punët ilegale gjer tek lufta çlirimtare e UCK-se. Kjo farë e shëndosh e truallit atdheut : “Vezoja legjendare e luftëtareve pëshpëritës e Marseve shqiptare!”
21,03.2012 Esslingen

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...