Xhelal Zejneli
1.
DEHUMANIZIMI I SHQIPTARËVE NGA INTELIGJENCIA SERBE
Propaganda serbe në mënyrë sistematike i ka dehumanizuar shqiptarët, duke i paraqitur si qenie të cilat fare s’janë të aftë për ta qeverisur veten, pra si një lloj elementi që do të duhej shfarosur.
Por në anën tjetër, i lartësonte deri në shkallën që lejonte asimilimin e tyre.
Për inteligjencien raciste dhe ultranacionaliste serbomadhe, shqiptarët na dalin njerëz me bisht edhe në shekullin XX.
Mjeku, letrari dhe politikani serb, nga nëna - cincar (arumun), Kryetar i Këshillit të Ministrave Vladan Gjorgjeviq (1844-1930), i cili lindi në Beograd dhe vdiq në Baden afër Vjenës, nuk kishe kufi në nxirjen e shqiptarëve. Në librin e tij Arnauti i Velike Sile, Beograd, 1913, në faqet 47, 102, 113, 121 shkruan:
“Shqiptarët janë të rrëgjuar dhe shtatshkurtër, janë krijesa që posedojnë veti ciganësh (maxhupësh) dhe fenikasish. Ata të përkujtojnë njerëzit parakë (primitivë) të periudhës parahistorike, të cilët, nga frika prej bishave të egra, kanë fjetur nëpër drunj dhe për të mos u rrëzuar, me bishtat e tyre janë lidhur për degësh.
Ata janë trogloditë bashkëkohorë, njerëz që sot e kësaj dite banojnë nëpër shpella, me dhëmbë bishash të egra dhe jetojnë in Blutschand – të zvetënuar; janë gjaktrazues, ngase bëjnë marrëdhënie seksuale brenda gjinisë.
Mbi 70% e burrave shqiptarë vriten në gjakmarrje. Shumë nga këto zënka ndodhin për arsye se 50% e grave shqiptare, para martesës, nuk e ruajnë virgjërinë. Rrjedhimisht, pasojnë zgjidhjet e martesave, d.m.th. shkurorëzimet pas të cilave vijnë hakmarrjet. Meqenëse është turp të vdesësh në shtrat, burrat që nuk bien nga dora e burrave të tjerë, vdesin prej sëmundjeve që në Shqipëri janë të shpeshta, si: tifoja, influenca (gripi) dhe sëmundjet venerike.
Shqiptari ha vetëm bukë, përdor miell misri dhe qumësht.
Ai s’di për kripën, ndërkaq, kur te ndonjë udhëtar i huaj sheh sheqer, kujton se është dëborë”.
“Dhe tani – vazhdon ky autor - për këta njerëz, të cilët nuk dinë se ç’është kripa, dhe të cilët për sheqerin kujtojnë se është dëborë, dhe sot del ndokush e thotë se këta ditkan se ç’është atdheu dhe se do të kishin qenë të gatshëm për të dhënë edhe jetën për të”. (Ibid, f.104).
“Shqiptarët s’kanë histori, gjendja jetësore e tyre është anarkia dhe ata shumë lehtë e ndërrojnë fenë, ndonëse fanatizmi fetar është karakteristika më e theksuar e tyre”. (f. 29, 43, 46, 100).
Politikani, shtetari dhe publicisti serb, një nga themeluesit e partisë radikale në Serbi, pas Luftës së Parë Botërore - kryeministër i parë i Mbretërisë Serbe-Kroate-SlloveneStojan Protiq (1857-1923), në librin e vet të botuar me pseudonimin Balcanicus - Albanski problem, Srbija i Austro-Ugarska (Çështja shqiptare, Serbia dhe Austro-Hungaria), Beograd, 1913, f. 30, 64, shkruante:
“Shqiptarët janë hazërxhinj keqbërës, të aftë vetëm për atë lloj lirie që ekziston në viset e shkreta”.
“Hordhia e bastardëve shqiptarë vjen rrëmbyeshëm si një lum vërshues dhe derdhet në zonat e kultivuara dhe të civilizuara. Këtë lum vërshues duhet kthyer në shtratin e tij të natyrshëm, pra në malet e zeza dhe shkëmbore”.
Në këtë frymë për shqiptarët kanë shkruar edhe pseudoakademikët sllavo-maqedonas, duke i quajtur në të ashtuquajturën enciklopedi të tyre njerëz mali.
Letrari serb, Prof. Grigorije Bozhoviq (1880-1945), në punimin Kačaci (Kaçakët),Vëllimi 7 (1920), Nr. 13-14, f. 561, Beograd, si provë se shqiptarët na qenkan të ligë, thekson traditën zakonore të tyre, që i mbron të dobëtit dhe që ka përcaktuar rregulla të përpiktë të luftës dhe të mikpritjes:
“...këto tradita apo zakone të Dukagjinit (e drejta zakonore shqiptare), që ia kanë krijuar shqiptarit vetëdijen juridike dhe fuqishëm kanë ndikuar në formimin e mentalitetit të tij, i kanë dhënë një mundësi djallëzore që, nga pikëpamja e së drejtës, plaçkitjen, vjedhjen, hajninë dhe vërsuljen ndaj të afërmit t’i konsiderojë jo vetëm si diçka e lejueshme, por edhe si diçka që nuk e cenon nderin”.
Shkrimtari, politikani dhe gazetari nacionalist serb Jasha Tomiq (1856-1922), studioi mjekësinë dhe letërsinë në Vjenë dhe në Paris. Lufta politike e largoi nga studimet. Ishte një ndër serbët më autoritativë të Kuvendit Popullor të Serbisë, udhëheqës i radikalëve serbë nga Vojvodina. Në librin e tij Rat u Albaniji i pod Skadrom 1912 i 1913, (Lufta në Shqipëri dhe rreth Shkodrës 1912 dhe 1913), Novi-Sad, 1913, në faqen 33, midis tjerash flet për një erë të keqe mushke që paska ndjerë në odat e zbrazëta të grave shqiptare.
Në vazhdim të këtij libri ai shkruan:
“Kur disa diplomatë evropianë filluan të flasin se shqiptarët kanë nevojë të jashtëzakonshme për detin, shumë shqiptarë s’i kuptonin dot dhe habiteshin me fjalët e tyre, ashtu siç do të habitej pata në oborr, kur do të orvateshin për ta bindur, se ajo në asnjë mënyrë nuk mund të jetojë pa krahët e saj”.
Me këto propaganda çnjerëzore, u thur legjenda për shqiptarët si gjakpirës. Shkrimet dhe botimet me përmbajtje dehumanizuese ndaj shqiptarëve filluan të botohen sidomos në kohën e luftërave ballkanike, në prag të Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe u përkthyen edhe në gjuhë të huaja.
Për paradoks, “shkencëtarët” serbë të dy dekadave të para të shekullit XX flasin edhe për asimilimin e serbëve nga ana e shqiptarëve në Kosovë apo siç e quanin ata Stara Srbija(Serbia e Vjetër) në periudha të caktuara.
Logjika e të menduarit të këtillë ishte në kundërshti të plotë me vlerësimet për inferioritetin e shqiptarëve.
Historiani, gjeografi, etnologu, hulumtuesi në terren, sidomos në rajonet e “Stara Serbisë” (Kosovës) dhe të “Juzhna Srbisë” (Serbisë Jugore, d.m.th. Maqedonisë), Jovan Haxhi-Vasileviq (1866-1948) studioi historinë në Fakultetin filologjik të Universitetit të Beogradit, doktoroi në Vjenë më 1898. Në punimin e tij Kumanovska oblast (Rajoni i Kumanovës), Vëllimi 2 botuar në Južna Srbija: Istorijska, etnografska i politička istraživanja, Beograd, 1909, f. 186, paraqiti pikëpamjet e përgjithshme për gjoja përhapjen earnautashëve (serbëve të shqiptarizuar). Sipas tij:
“...shqiptarët grabisin tokën, pasuritë dhe bagëtinë; i grabisin edhe vajzat serbe dhe me dhunë i kthejnë në muhamedanë; njëherazi vrasin serbë”.
Sipas këtyre “studiuesve” serbë të fillimit të shekullit XX, shqiptarët s’kanë pasur kombësi. Nacionalizmi i tyre është produkt i intrigave austriake dhe italiane.
* * *
Dehumanizimin e racës shqiptare që e filluan akademikët dhe politikanët serbë në fillim të shekullit XX, përkatësisht në prag të luftërave ballkanike, e vazhduan akademikët dhe politikanët serbë gjatë tërë shekullit XX, për ta përmbyllur në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XXI Dobrica Qosiqi. Paroksizmi antishqiptar i serbëve të fillimit të shekullit XX vazhdon me stereotipe raciste të rreme deri në ditët tona.
Stërgjysh i së keqes sot, për brezat e ardhshëm, mëton të jetë akademiku dhe shkrimtari serb Dobrica Qosiq (1921) - romancier, eseist, teoricien politik dhe kombëtar, anëtar i rregullt i ASSHA (SANU), deputet i Kuvendit të Serbisë dhe i Kuvendit Jugosllavisë prej vitit 1945 deri në vitin 1957. Në vitet 1992-93 - kryetar i RF të Jugosllavisë. E kanë quajturbaba të kombit serb. Nuk është hartues i drejtpërdrejtë i Memorandumit të Akademisë serbe që doli si një libër anonim në janar të vitit 1986, por është shpirtdhënësi kryesor i tij. Është ati shpirtëror i “çështje kombëtare serbe” – kësaj murtaje të zezë të Ballkanit. Është në lidhje miqësore me akademikun Lubomir Tadiq - babanë e kryetarit të Serbisë –Boris Tadiqit. Tash e 30 vjet, punon për panserbizëm. Ndoqi shkollën e mesme bujqësore. Pas luftës kreu një shkollë politike si shumë komunistë dhe partizanë të Titos. E kanë quajtur edhe intelektual oportunist, për arsye se ka qenë i afërt me Titon, me Millosheviqin, me Koshtunicën dhe tani me Tadiqin.
Në vitin 2008 botoi librin më të ri Historia personale e një epoke 6, Koha e gjarpinjve (Vreme zmija), 1999-2000, botues Službeni glasnik, Beograd, 2008, numri i faqeve 272.
Shënimet e tij në formë ditari, të përmbledhura në librin Shënime të shkrimtarit (Piščevi zapisi) Libri 6, mbajnë nëntitullin Koha e gjarpinjve – Lufta e vogël botërore kundër Serbisë. Shënimet i ka mbajtur gjatë bombardimeve të NATO-s, prej 21 marsit të viti 1999 deri më 1 janar të vitit 2000.
Në librin e sipërthënë, ndaj shqiptarëve përdor gjuhën e urrejtjes dhe mbjell urrejtje kombëtare e racore. Në faqen 211 të librit Koha e gjarpinjve, midis tjerash për shqiptarët thotë:
“Kjo fundërrinë sociale, politike dhe morale e Ballkanit barbar tribal vendos miqësi me Amerikën dhe me Unionin Evropian kundër popullit më demokrat, më të qytetëruar dhe më të arsimuar të Ballkanit – popullit serb”.
* * *
Kjo nuk është gjuhë e urrejtjes, por mohim i plotë i vlerave njerëzore të një populli të tërë - popullit shqiptar.
Ky dehumanizim i qenies shqiptare nga ana e inteligjencies serbe, ka pasur një qëllim të vetëm – pushtimin e trojeve etnike shqiptare, duke shtuar se:
:
“Shqiptarët, duke qenë barbarë, primitivë dhe malokë nuk kanë nevojë për shtet. Duke qenë të tillë, shqiptarët as janë adhurues të shtetit, as posedojnë kapacitet shtetndërtues dhe shtetformues”.
Shkrimtari kroat Miroslav Krlezha (1893-1981) në punimin e tij Për flamujt e vetëm të kohës sonë (O jedinim zastavama našeg vremema) të botuar në Deset krvavi godina i drugih političkih eseji, Vëllimi 14-15 Sabranih djela, Zagreb, 1957, f. 413, sulmon ashpër teoritë e së drejtës historike të serbëve ndaj “viseve jugore”.
Dehumanizimi i shqiptarëve në “shkencën” e akademikëve serbë të fillimit të shekullit XX, u përcoll edhe me masakra ndaj tyre. Një prej masakrave të ndodhura në verilindje të Shqipërisë (zona e Lumës) është paraqitur edhe në raportin e Carnegy Endovment për Paqen Ndërkombëtare. Në të pasqyrohen fragmente të golgotës shqiptare:
“Shtëpi dhe fshatra të tëra janë bërë shkrumb, popullsia e paarmatosur dhe e pafajshme është masakruar en masse, dhunë e paparë, plaçkitje dhe mizori të çfarëdo lloji – të tilla ishin mjetet që i përdori dhe që është duke i përdorur soldateska serbo-malazeze, për ta ndryshuar karakterin etnik të këtyre viseve të banuar me shqiptarë”.Carnegy Endowment for International Peace, Report of the International Commission to Inquire into the Causes of the Balcan Wars; Washington D.C., 1914, f. 151.
Banorët e atyre fshatrave ishin larguar paraprakisht për t’iu shmangur sulmuesve të soldateskës serbo-malazeze, të cilët i digjnin shtëpitë e braktisura. (f. 151 i të njëjtit dokument). Në shtator 1913 kryengritja e shqiptarëve në Kosovë u shua në gjak. Pushteti në Serbi dhe në Maqedoni, çdo veprim apo sjellje rebeluese e ndëshkon me vdekje (f. 160-162). Pasi u vendos “paqja”, Beogradi i dërgoi kolonët e parë serbë dhe malazezë për të zaptuar toka të reja.
Nga shkrimet e lartpërmendura të inteligjencies serbe të fillimit të shekullit XX, do të lindin paragjykimet dhe stereotipet antishqiptare gjatë tërë shekullit XX. Sipas serbëve, shqiptarët në Beograd mund të ishin: hamaj të mirë nëpër stacionet hekurudhore, sharrëxhinj, druprerës, punëtorë krahu, punëtorë ngarkim-shkarkimi, pastrues rrugësh, mihës kanalesh, shitës devizash nëpër rrugë.
Koha e tregoi të kundërtën. Ideologjia antihistorike serbe dështoi. Shqiptarët ndërkaq, morën rrugën drejt Perëndimit dhe ja ku janë – më të fortë se kurrë. Është rast i rrallë në historinë e botës që inteligjencia e një populli fqinj të përhapë një propagandë kaq antinjerëzore ndaj fqinjëve të tyre. Si mund të bashkëjetonin këta dy popuj pas gjithë këtij irracionalizmi?! Populli serb dhe inteligjencia e tij duhet t’u kërkojnë falje shqiptarëve.
2.
SERBIA - DIMENSIONET E NJË IDEOLOGJIE KOMBËTARE ANAKRONIKE
Në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, Serbia shkaktoi katër luftëra në ish-Jugosllavi: kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës. Në Bosnjë dhe Hercegovinë arritën të krijojnë entitetin serb (Republika Serbe), që funksionon si shtet. Duke tentuar të shkëpusin një pjesë të Kosovës, edhe këtu synojnë të arrijnë të njëjtën si në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Gjatë agresionit serb në Slloveni dhe në Kroaci, Perëndimi reagoi shpejt dhe parandaloi një gjakderdhje përmasash të mëdha. Ndërkaq, gjatë luftës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, evropianët u treguan mjaft indiferentë. Si rrjedhojë ndodhi tragjedia më e madhe në kontinent, pas Luftës së Dytë Botërore. Në rastin e parë, kemi të bëjmë me dy popujt të krishterë – sllovenët dhe kroatët, ndërkaq në rastin e dytë, me një popull mysliman - boshnjakët.
Serbia, për luftërat agresive dhe tragjedinë e shkaktuar, në vend që të dënohet nga bashkësia ndërkombëtare, duket sikur shpërblehet.
Kaluan mbi dhjetë vjet qëkur forcat kolonialiste serbe u shkulën nga Kosova. Megjithëkëtë, veriun e Kosovës, Prishtina ende nuk e ka nën kontroll të mirëfilltë. Lidhur me mbrojtjen e tërësisë së tokave të Kosovës, vendet e Bashkimit Evropian, deri më sot nuk kanë treguar ndonjë qëndrim më të prerë.
Ka që thonë se evropianët i bren ndërgjegjja për sulmet e NATO-s mbi Serbinë. Por, çështja është më komplekse. Segmente të caktuara të vendeve - anëtare të BE-së shohin te serbët:
- një popull me një shkallë të caktuar të kulturës; dhe
- një popull të krishterë;
* * *
Politika serbe sot, si dikur, bazohet në forcë, në arrogancë, në dredhi, në mashtrim dhe në propagandë. Propagandës, dredhive, mashtrimeve dhe gënjeshtrave serbe, do t’ua kishte lakmi edhe ministri gjerman i propagandës gjatë Luftës së Dytë Botërore – Jozef Gebels.
Arroganca serbe - Serbët rrahin gjoks për dy arsye:
- E para: Jemi popull luftarak dhe në momente historike të caktuara, kemi luajtur rol të rëndësishëm;
- E dyta: Jemi popull me aleatë: rusët - mbi bazën e përkatësisë sllavo-ortodokse, dhe francezët – mbi bazën e Luftës së Parë Botërore, kur kemi luftuar në të njëjtën anë.
Serbët janë vetëshpallur popull hyjnor, qiellor dhe yllësor. E konsiderojnë vetenpopull historik dhe popull politik. Para Evropës paraqiten si popull i krishterë që në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë është përplasur me islamin. Propaganda serbe thotë:Jemi digë e Ballkanit ortodoks dhe e Evropës së krishterë përballë islamizmit shqiptar dhe boshnjak – përçues potencialë të interesave turke, arabe dhe persiane në rajon dhe në kontinent.
Serbët janë popull me dy lloj kompleksesh: kompleks inferioriteti dhe komplekssuperioriteti.
Që nga pavarësia e tyre (1878) e deri në ditët tona, energjitë kombëtare i kanë përqendruar kryesisht:
- në forcimin e ushtrisë dhe të policisë;
- në ndërtimin e një diplomacie aktive;
- në ndërtimin e një makinerie propaganduese të përkryer
- në aktivizimin e shërbimeve sekrete.
Duke e marrë veten për popull politik dhe historik, në aspektin politik, ushtarak dhe shtetëror, serbët e ndjejnë veten superiorë në shkallë rajoni.
Serbët janë të vetëdijshëm se sllovenët dhe kroatët kanë qenë nën sundimin e një perandorie të zhvilluar – Austro-Hungarisë, ndërkaq vetë ata – nën sundimin e njëperandorie aziatike-osmane, e cila gjatë sundimit pesëshekullor në Ballkan dhe gjetkë, ngeci në pikëpamje tekniko-shkencore dhe teknologjike.
Si në Mretërinë Jugosllave, ashtu edhe në Jugosllavinë e Titos, në aspektin politik, ushtarak dhe shtetformues, serbët e kanë ndjerë veten superiorë ndaj të gjithë popujve të tjerë të amalgamës jugosllave. Ndërkaq, në pikëpamje kulturore dhe ekonomiko-shoqërore, ndaj kroatëve dhe ndaj sllovenëve, serbët kanë qenë inferiorë. Sllovenët dhe kroatët, duke qenë më të zhvilluar se serbët, kanë krijuar shtresa shoqërore elitare, aristokrate dhe borgjeze. Serbët ndërkaq, kanë funksionuar si shoqëri e pallankave, d.m.th. provinciale. Duhet shtuar se serbët janë popull jopunëtor. Ndërmjet serbëve dhe kroatëve gjithmonë ka ekzistuar një rivalitet armiqësor. Ky rivalitet vazhdon edhe sot.
Serbëve, më parë se zhvillimi ekonomik, u ka interesuar faktorizimi ushtarak, për të vendosur dominimin dhe hegjemoninë në një pjesë të rajonit. Prandaj dhe ekonomikisht kanë mbetur poshtë kroatëve dhe sllovenëve.
Ndaj sllavo-maqedonasve, ndaj malazezëve si dhe ndaj myslimanëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, serbët kanë qëndrim shpërfillës. Sipas serbëve, këta tre popuj nuk kanë identitet kombëtar. Ata s’janë veçse serbë.
Serbët për shqiptarët flasin me paragjykime dhe me stereotipe. Në momente historike të caktuara, nëpër kancelaritë e fuqive historike të Evropës, serbët kanë përhapur propagandësistematike kundër shqiptarëve, duke i quajtur mbetje turke në Ballkan. Si të tillë, ata (shqiptarët) nuk meritojnë të kenë shtet. Nëpërmjet propagandës antishqiptare, serbët janë përpjekur të parandalojnë krijimin e shtetit shqiptar, të justifikojnë pushtimin e trojeve shqiptare dhe të sigurojnë dalje në det në brigjet shqiptare.
Serbët, në historinë politike të kohës së re e deri në ditët tona, kanë një vragë të madhe në shpirt – nuk kanë det, përkatësisht dalje në det. Pjesë thelbësore e politikës ekspansioniste serbe ka qenë pushtimi i atyre territoreve që do ta nxirrnin Serbinë në det. Pretendimin e vet për të dalë në det (në vitet 1912-1913), Serbia synonte ta realizojë vetëm nëpërmjet bregdetit shqiptar, ndaj planet e saj lidhur me Shqipërinë veriore, përjashtonin krijimin e shtetit shqiptar.
* * *
Nacionalistët e Beogradit thonë:
“Serbët janë popull me tri fe:
- Serbë të fesë ortodokse, ku bëjnë pjesë serbët e Serbisë dhe serbët jashtë saj;
- Serbë të fesë katolike, ku bëjnë pjesë kroatët e Kroacisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës; dhe
- Serbë të fesë myslimane, ku bëjnë pjesë myslimanët e Bosnjës e Hercegogvinës dhe të Sanxhakut (krahinë në Serbi dhe në Mal të Zi, e banuar nga popullsi me fe islame).
Armiqtë historikë të serbëve – Vatikani, Berlini, Vjena dhe agjenti i tyre – Tito, prej një populli (serb) kanë krijuar tre kombe: kombin serb, kombin kroat dhe kombin mysliman. Prej një shteti serb, kanë krijuar tre shtete: Serbinë, Kroacinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Që të tre popujt flasin një gjuhë të vetme – serbisht.
Natyrisht, serbë janë edhe malazeztë. Sllavo-maqedonasit ndërkaq, janë përzierje serbo-bullgare, në çdo çast të gatshëm për t’u serbizuar. Vetëm sllovenët nuk janë serbë. Mirëpo, s’kanë ku ikin nga Serbosllavia, ngase do t’i i gëlltiste faktori gjerman. Hungarezët e Vojvodinës, duke qenë të kulturuar, lehtë do asimilohen. Shqiptarët ndërkaq, janë trup i huaj dhe të egër. Zgjidhje për ta është – deportimi përtej Bjeshkëve të Nemuna, drejt Anatolisë.
Të njëjtin problem e kanë edhe shqiptarët. Ndahen në tri fe: myslimane, ortodokse dhe katolike. Mirëpo, askujt nuk i shkoi ndërmend që prej tyre të krijojë tre kombe, përkatësisht tre shtete. Në saje të miqve të tyre - Vatikanit dhe faktorit gjerman, shqiptarët sot janë një komb unik dhe kanë një shtet kombëtar – Shqipërinë”.
* * *
Serbët janë mashtrues të mëdhenj, ndërsa politika serbe është djallëzore.
Në Evropën e krishterë hiqen si njëfarë mburoje e kryqit nga rreziku islam që vjen prej boshnjakëve dhe prej shqiptarëve, ndërkaq në botën arabe dhe islamike hiqen si miq të mëdhenj të arabëve, përkatësisht të myslimanëve.
Para vendeve arabe, përkatësisht islamike serbët hiqen si trashëgues të Jugosllavisë së Titos, duke e paraqitur Serbinë si një ndër vendet më të rëndësishme të Lëvizjes së të painkuadruara. Në vendet arabe që shquhen për politikë antiamerikane, diplomacia serbe e paraqitet Serbinë si një viktimë të aspiratave imperialiste amerikane, e gatshme për t’i bërë ballë Uashingtonit, në synimet e tij dominuese. Aktualisht, eksponent i kësaj politike dhelpërake dhe mashtruese është ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë – Vuk Jeremiqi. Ky ministër që hiqet serb i madh, nga vija e nënës është mysliman. Poeti malazez Petar Petroviq Njegosh (1812-1851) thotë: Më i keq është i turqizuari (turkoshaku) sesa turku vetë.
Me fjalë të tjera, lidhur me islamizmin serbët luajnë lojë të dyfishtë: Nëpër kancelaritë evropiane thonë se janë mburojë e kryqit në rajon dhe në kontinent nga islamizmi boshnjak dhe shqiptar. Ndërkaq, në qendrat myslimane hiqen si miq të mëdhenj të botës arabe dhe islamike.
Diktatorët e mëdhenj të vendeve arabe, përkatësisht islamike të cilët, në shtetet-familje kanë sunduar me dekada, si p.sh. Gadafi, Asadi, Mubaraku etj. kanë qenë miq të mëdhenj të Serbisë. Një ndër miqtë më të mëdhenj të Serbisë sot është edhe Irani i AhmadiNexhadit.
Serbët luajnë edhe me letrën e ortodoksizmit. Me deklaratën e Dobrica Qosiqit:Në Ballkan kemi të bëjmë me komplotin e Vatikanit dhe të protestantëve kundërortodoksizmit, serbët pretendojnë të zgjojnë nga gjumi edhe ariun e veriut – Rusinë e Putinit dhe të Medved-evit.
* * *
Serbët dhe faktori gjerman - Sipas serbëve, kundërshtari historik kryesor i ideologjisë kombëtare serbe është faktori gjerman.
Pas luftës ruso-turke (1877-1878) u nënshkrua në Shën-Stefan (lagje e jashtme e Stambollit) Traktati i Shën-Stefanit (1878) - famëkeq për kombin shqiptar. Sipas këtij traktati, vendet sllave si Serbia, Bullgaria dhe Mali i Zi zgjeroheshin në dëm të tokave shqiptare. Mirëpo, krijimi i shtetit të madh sllav në Ballkan ishte në kundërshti të plotë me interesat e faktorit gjerman. Austro-Hungaria dhe Anglia e kundërshtuan këtë marrëveshje, ndaj më pas u mblodh Kongresi i Berlinit (1878).
Në Luftën e Parë Botërore faktori gjerman humbi. Më 1918 lindi krijesa artificiale Jugosllavia e Versajës. Sistemi i Versajës i ngritur nga Franca pas Luftës së Parë Botërore, me të filluar Lufta e Dytë Botërore (nga nazistët gjermanë) - u shemb. Bashkë me të, u shpërbë edhe Mbretëria Serbosllave
Më 1943, komunistët e Titos, në Mbledhjen II të AVNOJ-it (KAÇKJ) i vunë themelet e Jugosllavisë avnoj-iste. Më 1991 edhe kjo kreaturë kominterniste mori teposhtëzën. Gjermania - tanimë e bashkuar - pa nguruar fare, e mbështeti shkëputjen e Sllovenisë dhe të Kroacisë. Serbosllavia u tret si flluskë sapuni.
Sipas nacionalistëve serbë, shkaktarët kryesorë dhe të përhershëm të tragjedisë serbe janëVatikani, Berlini, Vjena, CIA si dhe agjenti i tyre – Josip Broz Tito.
* * *
Rivalitetet e fuqive të mëdha ndaj rajonit – Në rajonin e Ballkanit, në një moment të caktuar, mund të ndeshen interesat: e BE-së, të Uashingtonit, të Moskës, deri edhe tëKinës së largët. Jashtë kësaj loje, me miratimin e SHBA-së, nuk do të mbetej as Turqia, si fuqi rajonale ambicioze.
Serbët janë ngatërrestarë të mëdhenj. Koketojnë me të gjitha fuqitë mëdha: Synojnë të bëhen anëtarë të BE-së; kanë kontakte me Uashingtonin; rusët i konsiderojnë aleatë të natyrshëm; vendosin lidhje të ngushta me Kinën Nga kjo del se politika e Beogradit është joparimore, shantazhuese, destruktive, destabilizuese dhe luftënxitëse. Beogradi synon të përfitojë nga rivalitetet fuqive të mëdha ndaj rajonit. Sipas Beogradit, Serbia ka pozitë gjeografike strategjike, ndaj ajo fuqi që e shtie në dorë Serbinë, e vë nën kontroll tërë rajonin. Midis BE-së, SHBA-së, Rusisë dhe Kinës serbët do të përcaktoheshin për atë fuqi e cila:
- Do ta njihte rolin dominues të Serbisë në një pjesë të rajonit; dhe
- Do t’i realizonte interesat kombëtare të Serbisë.
Synimet kombëtare të Serbisë, historikisht kanë qenë në kundërshti të plotë me interesat e Berlinit. Sot janë në kundërshti totale edhe me interesat e Uashingtonit. Faktikisht, Serbia nuk mund të mbështetet në këto dy qendra politike të vendosjes. Rusiandërkaq, nuk ka kapacitet të mjaftueshëm t’i përmbushë ambiciet joreale të serbëve. Kina, me ekonominë në rritje, pritet të bëhet fuqi globale. Ndonëse larg Ballkanit, ajo mund të shfrytëzojë kontradiktat e Serbisë me Perëndimin, por edhe qëndrimin jo mjaft aktiv të Moskës ndaj zhvillimeve në rajon. Kjo fuqi imperiale potenciale, nëpërmjet Serbisëgrindavece, në një të ardhme jo fort të largët, mund të aspirojë praninë e vet në rajon.
Megjithëkëtë, ëndrra e Serbisë për ta shndërruar gadishullin në fuçi baruti nuk do të realizohet kurrë.
Sipas kryetarit të Serbisë – Boris Tadiqit dhe kryeministrit ultranacionalist sllavo-maqedonas – Nikola Gruevskit, integrimi në strukturat euro-atlantike, sa është interes i Serbisë dhe i Maqedonisë, po aq është edhe interes i BE-së dhe i Uashingtonit. Po qe se nuk do të na pranoni në BE (apo në NATO) pa kusht, do të hidhemi në gjirin e mëmë Rusisë, po edhe të Kinës. Vdekjen do ta sjelli në skenë – kishte Shekspiri.
Serbëve nuk u është bërë vonë, që për shkakun e tyre, të jenë ndeshur ushtarakisht, edhe fuqitë e mëdha. Por ata duhet ta dinë se asnjëherë në histori fuqitë e mëdha nuk e kanë filluar luftën kundër njëra-tjetrës, për shkak të interesave të popujve të vegjël. Të vegjlit mund të kenë qenë pretekst për konflikt, por jo edhe shkak i mirëfilltë lufte. Synimet serbe për t’ia vënë zjarrin rajonit dhe për ta parë në flakë Ilirinë s’kanë për t’u sendërtuar.
Shqiptarët kanë rastin historik të papërsëritshëm të faktorizohen dhe të luajnë një rol më të rëndësishëm në rajonin e Evropës Juglindore. Për t’u faktorizuar, shqiptarët duhet të plotësojnë disa kushte themelore:
- Të shkëputen përgjithmonë nga ndikimi turk, arab dhe persian;
- Të pushojnë së funksionuari me mikrovlera, me mikrostruktura dhe me mikrosisteme;
- T’i rikthehen familjes perëndimore, së cilës i takojnë natyrshëm, që nga Barleti dhe Buzuku e deri në ditët tona.