Përkthyer nga: Agim Doksani
faqe 296, çmimi 1000 lekë 10 €
Maksin Uilliams, doktoreshë e përkushtuar rritjes së fëmijëve dhe vetëvrasjeve të adoleshentëve, vjen në këtë roman si një personazh i rrallë, grua e bukur, plot edukatë, inteligjente, një grua që ka nuhatje të përsosur për edukimin e fëmijëve të saj, që di të sillet me njërkorje të hatashme, duke zbuluar kurdoherë tiparet e një personaliteti të fortë, hera-herës burrëror, por me një feminitet të mrekullueshëm plastik, duke tërhequr pas vetes dashurinë dhe mirëkuptimin e njerëzve që e rrethojnë, të pacientëve, të prindërve, të ish-burrit – Bllejkut të famshëm, i cili dora-dorës fiton atë që nuk arriti dot ta kishte në jetë: pjekurinë.
Maksin Uilliams, ish-bashkëshortja e Bllejkut, që noton në para dhe në hapsira të pamata të qejfit , i bie botës pash më pash, kryq e tërthor, nga një skaj në tjetrin duke blerë shtëpi, apartamente, duke sëtitur me vajza trendy, nuk arriti dot të tregohej i aftë për të qënë bashkëshort i sigurt, brenda mençuris së dëshirave dhe kënaqësive të çastit.