Çmimi Nobel për Letërsi është çmimi më i lartë për arritjet më të mëdha letrare nga një (ose disa) autorë brenda një viti.
A century old. The cover of the Statutes of the Nobel Foundation when it was promulgated on June 29, 1900. |
Për herë të parë me këtë çmim u laureua shkrimtari francez Sully Prudhomme në vitin 1901, ndërsa i fundit në vitin 2006 Çmimin Nobel për Letërsi e fitoi shkrimtari turk Orhan Pamuk. Shkrimtari i parë shqiptar që u emërua për këtë çmim ishte poeti kombëtar Gjergj Fishta, ndërsa në vitet ’90 disa herë u emërua prozatori i shquar Ismail Kadare, por fatkeqësisht ai ende nuk është laureuar me këtë Çmim.
Shkencëtari suedez Alfred Nobel, në testamentin e tij të vitit 1895, ndër pesë çmimet që duhet të jepen, përcaktoi një çmim për letërsinë, për personin që në fushën e letërsisë krijon “veprën më të mirë në një drejtim ideal”. Laureati (fituesi i çmimit) duhej të përcaktohej nga “Akademia e Stokholmit”, që më vonë sipas statutit të Fondacionit Nobel u saktësua se është Akademia Suedeze.
Statutes and Significant Amendments during 100 Years
Sipas këtij statuti, përkufizohet belles-lettres, “jo vetëm letërsia, por edhe shkrimet e tjera, që për nga cilësia e formës dhe stilit kanë vlerë letrare”. Po ashtu u zbut qëndrimi që çmimi tu jepej veprave të botuara “në vitin paraprak” duke u zgjeruar edhe në “veprat e vjetra”, nëse “rëndësia e tyre nuk ishte bërë e qartë deri në atë kohë ”. Kandidatët, sipas statutit, duhet të emërohen me shkrim nga ata që mund ta bëjnë këtë deri më 1 shkurt të çdo viti.
Photo of the check received by Prof. J. C. Kendrew, 1962 Nobel Chemistry Laureate. Nowadays, no checks are given. The prize money is transferred by bank according to the Laureate's wishes. |
Sipas rregullores, të drejtën për të emëruar e ka Akademia Suedeze si dhe akademitë e tjera, institucionet dhe shoqatat e ngjashme me të në bazë të themelimit dhe të qëllimit. Gjithashtu këtë të drejtë e kanë edhe mësimdhënësit universitarë të estetikës, letërsisë dhe historisë.
The Economics Prize medal's front | ... and back. |
Copyright © The Nobel Foundation |
Një amandament i vitit 1949 qartëson kategorinë e mësimdhënësve: “profesorët e letërsisë dhe fillologjisë në universitete dhe kolegje universitare”. E drejta për të emëruar në atë kohë iu dha edhe fituesve të mëparshëm të Çmimit Nobel dhe “kryetarëve të shoqatave të autorëve që janë përfaqësues të krijimit letrar në vendet e tyre”.
The first Nobel Prize Award Ceremony at the Old Royal Academy of Music in Stockholm (1901). |
Statuti, po ashtu, përcakton themelimin e Komitetit të Nobelit “për të dhënë qëndrimin e tyre në lidhje me dhënien e çmimeve” si dhe të Institutit të Nobelit me një bibliotekë që duhej të mblidhte një koleksion substancial të letërsisë moderne. Fituesi i Çmimit Nobel për letërsi shpallet çdo vit më 10 tetor.
Prize Award Ceremony at the Concert Hall in 1926. Copyright © The Nobel Foundation |
Nobel Prize Award Ceremony at the Stockholm Concert Hall in 1973. Copyright © Pressens Bild |
|
The new stage at the Stockholm Concert Hall in 1992. |
Medalja e Akademisë Suedeze paraqet një djalë të ri që rri ulur nën një dru dafine, që i dëgjon dhe shkruan këngën e Muzës. Në medalje shkruan:
Inventas vitam juvat excoluisse per artes
që në përkthim të fjalëpërfjalshëm do të thotë:
krijimet përmirësojnë jetën që është e zbukuruar përmes artit.
Këto janë vargje nga Eneida e Virgjilit, kënga VI, vargu 663.
Emri i lauratëve gdhendet poshtë figurave, ndërsa teksti “ACAD. SUEC.” Do të thotë Akademia Suedeze.
Medalja e Çmimit Nobel për Letërsi është dizajnuar nga Erik Lindberg.
The Peace Prize Award Ceremony at the Oslo City Hall. |
Lexoni:http://sq.wikipedia.org/wiki/%C3%87mimi_Nobel_p%C3%ABr_Let%C3%ABrsi