2012-03-20

Një popull që mëton tardhmen e ndritur duhet të punoi më shumë sesa të flas shumë…

I



BASHKIMI KOMBËTAR NUK ARRIHET ME PARULLA FOLKLORIKE


3 pamje nga Kosova .....


 



                  Nga Xhevat Rexhaj


Një popull që mëton tardhmen e ndritur duhet të punoi më shumë sesa të flas shumë…

Bashkimi i sotëm i shqiptarëve është demokracia liberale evropiane. Një demokraci pluraliste me institucione liri-mbrojtëse, të pavarura dhe pushtete të ndara. Dhe ky sistem politik nuk ka nevojë për bashkim të shpejt , por për konsensus të të gjithëve neve shqiptarëve. Në këtë rast shteti, apo qëllimi i përbashkët, është si puna e dritës diellore që formësohet me kontributin e të gjithë spektrit të ngjyrave politike me vizione tqarta.
Gjermania punoi, u zhvillua në të gjitha sferat jetësore, u bë fuqi ekonomike dhe demokratike europiane dhe botërore, dhe kur iu ofrua rasti e ribashkoi Gjermanin, shkurt e bleu ngase ishte përgatitur 45 vite me radh.
Ndersa ne shqiptarët mjerishtë ende nuk prodhojmë miell të mjaftueshem për magjet tona e në anen tjeter kerkojmë bashkimin apo ribashkimin kombëtarë! Athua mos po ia bëjmë vetem qejfin vetes?

Në kohën kur shtetet shqiptare, njëri i formuar zyrtarisht para 100 vjetësh dhe tjetri formuar me 1990-91 dhe i zyrtarizuar me njohjen nderkombëtare me 2008, ende nuk janë në gjendje që me mjete dhe burime vetanake ta mbajnë me bukë popullatën, ku nuk ka ekonomi të zhvilluar, demokracia dhe shoqëria në pergjithësi ende janë në perpelitje me dukuri negative të së kaluares, mirëqenja sociale dhe punësia janë larg normales dhe të duhures, pra thjeshtë ka aq shumë mangësi në perpelitjen tonë sa duhen edhe dekada që të mund të ngjitemi shkallëve të nji zhvillimi më të madhë në të gjitha sferat e jetes. Megjithatë edhe pse keto fakte dhe deshmi janë të prekshme dhe të pashme ne kemi disa njerëz që i thonë vetes liderë e çka jo tjeter, dhe grupacione që për momentin merren me tema të planeteve tjera të cilat ende nuk i ka zbuluar as Amerika. Jetojmë në kohën kur ende jemi dy shtete me kufij të pacaktuar, ku një numër i madh i shqiptarëve jetojnë edhe në shtetet tjera fqinje, dhe një numër shumë i madh i shqiptarëve në mërgim, jetojmë në kohën kur ne ende jemi të pastabilizuar në shumë fusha jetësore dhe shtetërore për të funksionuar si shtete të forta dhe të demokratizuara, jetojmë në rrethana të vështira ku plot gojën e kemi shtet dhe kombëtarizëm e gati të gjitha veprimet i kemi bajraktareske dhe të përçudnuara. Jemi mbase populli i vetëm, në Evropë po se po, por edhe më larg fatkeqësisht ku vështirë komunikojmë njëri me tjetrin në mënyrë të qytetëruar, qoftë si individë, si grupe apo edhe si parti politike, apo edhe institucione. Fatkeqësisht kemi veti të epokës mesjetare, shajmë lehtë, degradojmë figurat tona kombëtare lehtë dhe pa fakte, shpesh ngrisim liderë të rrejshem dhe të dobet në bazë të folklorizmave të rrejshem patriotik të tyre , shantazhojmë lehtë njëri tjetrin dhe i kemi dy fjalë mbase më të përdorurat në përditshmërinë tonë, që tek qytetërimet e tjera zor se i gjen: tradhtar dhe shpiun?! , dhe mjerishtë si shoqëri ende merremi me pasojat e jo me zgjidhjen e nyjeve tona që na e rendojnë barren në trupin tonë .
Nga njëra anë dëshirojmë të jemi pjesë e Evropës së civilizuar dhe të superzhvilluar ekonomikisht , me shoqëri të demokratizuar, me sundim të ligjit, me pasterti të figurave politike, me sigurime dhe sherbime të duhura sociale e të mira të tjera, ndersa në tjetrën anë jemi po ata që e shajmë Evropën për të pamirat tona, sepse nuk na kanë ndihmuar me kohë se do ishim në të gjitha trojet të bashkuar ( keshtu themi ne me nguti) , e pa na shkuar mendja se ne sigurisht që me shekuj do ishim të bashkuar sikur të mos i kishim kapriciozitetet tona dhe të metat tona që na përcollën me shekuj, e kjo më së shumti ndoshta ishte edhe si pasojë e sundimit të gjatë barbar turko-sulltanez, e më vonë atij serbosllav. Të jemi më realistë, i huaji nuk mund të të ndihmojë, nëse ti nuk e ndihmon veten ose së paku të mundohesh. Jo, këtë ne fatkeqësisht nuk e bëjmë as sot e kësaj dite. Të shikojmë shtetin tonë Shqipërinë, po të mos ishte perëndimi në vitin 1997 Shqipëria do të zhbëhej, Shqipëria nga vetë shqiptaret do të plandosej fare për toke, do të ndodhte tragjedia kombëtare me gabimet dhe ndërsdkamcat e vetë shqiptarëve, e njëjta gjë ndodhë edhe sot kur shteti përgatitet për në të hyrë në Evropë, për të mirën e lëvizjesë së lirë të shqiptarëve dhe mirëqenien e tyre, për të fituar peshen e vetë në politiken europiane, për të pasur një mirëqenje më të mirë shqiptaret e Shqipërisë, por jo kjo rrugë pengohet ende, ngase kemi ende falangën komuniste e cila është e gatshme që ta rrenojë për së dyti atdheun e vet, janë të gatshem që vetem për hirë se në krye shteti gjindet nji “ Malok” ta plagosin shtetin dhe ta pengojnë ecjen drejtë Evropës e me këtë i bejnë argat armikut tonë shekullor Serbisë që ajo të futet para Shqipërisë në EU dhe pastaj ne shqiptarët i biem kavallit?! A ka më marri dhe më tragjedi se kjo çfarë po ndodh me shqiptarët ? e këtej ka të tillë që mashtrojnë një shtresë të popullatës me parullat se do ta bejmë bashkimin e trojeve etnike e pa patur asnjë adut të mirëfilltë për kete qeshtje!. Kemi edhe rastin e Kosovës kur Amerika me aleatët u desh të intervenojnë me luftë ndaj ish mikut të dikurshëm të Evropës, Serbisë, dhe ta çlirojë Kosovën e ta finalizojë pavarësinë e saj. Pra nuk është bardh e zi, është realiteti dhe vullneti i vet një populli që të eci përpara dhe të kërkojë ndihmë nga aleatët kur ka nevojë për të, por jo të kerkojmë ndihmë edhe për detyrat shtëpiake që duhet të zgjidhen vetë nga shteti dhe qytetarët. Në Shqipëri, në vitin 1997 u vranë mes vete me mijëra shqiptarë, e njëjta gjë do të ndodhte edhe në Kosovën e pasluftës po mos të ishin ushtarët e Natos, -pra të Amerikës, këtë duhet ta pranojmë edhe nëse na dhemb, ngase gjërat diheshin dhe dihen sot e kësaj dite se inatet tona dhe marrëzit tona na u kanë hakmarr gjithnji. Pra të jemi pak real e jo bukëpërmbysët, ta manifestojmë dashurinë deri në kufij të caktuar ndaj atyre që na bënë sot të lumtur (pa i mohuar kurrë sakrificat dhe veprimet tona shekullore ngase ishim ne shqiptaret vetë që kurrë nuk pranuam pushtuesit ,por mjerisht nuk dijshim të shfrytzonim rastet historike sikur asaj kohe pas perfundimit të LDBsë kur paria komuniste enveriane shiti interesat kombtare për internacionalen socio-komuniste), dhe të lirë.
Nëse dëshirojmë të jemi kërthiza e botës (që nuk mund dhe nuk do jemi kurrë, se bota është me plot kërthiza), atëhere së pari duhet të jemi kërthizë për vete, duhet të duam shtetin, duhet të punojmë për shtetin e jo të bëjmë pallavra se duhet të bashkohemi menjëhere në një shtet se kemi të drejtë se jemi të gjithë shqiptarë e çka jo tjetër, e në praktikë nuk bëjmë asgjë për këtë ideal që, sigurisht se dikur do të arrihet, por së pari ne duhet të forcohemi në aspektin ekonomik, politik dhe ushtarak, të kemi nji shoqëri të fortë demokratike ku do të sundoi ligji dhe rendi, ku ne do ta respektojmë dhe do ti paguajmë tatimet shtetit, kur nuk do të kemi qeveritarë hajna dhe të kriminalizuar, kur populli , pra qytetaria nuk do të mendoi se si të ikin nga tatimet duke u arsyetuar se po vjedh pushteti andaj do vjedhim edhe neve , si dhe shumë gjëra të tjera të domosdoshme që të funkcionojmë si shtete demokratike, e athere lirshem mund të punojmë dhe realizojmë bashkimin kombëtarë me vepra e jo me llafe tkota turbo-patriotike të rrejshme.
Atëhere kur ne shqiptarët, pra të dy shtetet tona të kenë një zhvillim të madh ekonomik, të kenë infrastrukturë të fortë të të gjitha fushave jetësore, të jemi të njohur në botë me prodhime tona, me sport, me turizëm me kulturë dhe me mirëqenie të përgjithshme, e atëhere do të bëhemi së bashku, ngase realiteti në terren do ta mundësojë këtë hap të realizueshëm me mençuri. Si të bëhemi bashkë kur ne shqiptarët nuk kemi fabrika as të biçikletave, shteti ynë nuk e ka asnjë aeroplan së paku udhëtarësh, nuk kemi rrymë të mjaftuar, nuk kemi as përgjegjësi ndaj të tashmës e lëre më të ardhmës, nuk kemi ende vetëdije të dashurisë ndaj shtetit, për hesape personale e hajmë dhe e shkatërrojmë shtetin, ky është realitet i dhimbshëm i yni.
E duam bashkimin e nuk mendojmë se nuk jemi Gjermani, e duam bashkimin e nga ana tjeter partitë politike dhe liderët e ndryshëm me pasë mundësi ia marrin jeten njëri tjetrit, e duam bashkimin e për ideologji të ndryshme i përdhunosim figurat tona më të ndritshme kombëtare që punuan dhe vepruan tërë jetë e tyre për bashkimin kombëtar, e duam bashkimin e ende merremi me idetë e armiqëve të kombit, leninizmit-stalinizmit-titizmit e enverizmit. Jo, me ide të tilla vetëm se do zhytemi edhe më shumë në humnerë, nga e cila mjerishtë ende nuk po mund të dalim !.
Që ta bëjmë bashkimin si një vizion për të ardhmën duhet të bëhet shumë, qytetarët shqiptarë kudo në trojet e tyre do të bashkohen atëhere kur të vetdijësohemi të gjithë dhe të jemi syçelë për të ardhmën, atëhere kur emrave të mëdhenj të historisë shqiptare dhe asaj botërore pos emrave të mëdhenj të kombit tonë që terë jeten ia kushtuan shqiptarisë të i bashkohen edhe emra të rinjë me ide perparimtare, të bazuara në realen e sotme ku teknologjia dhe shkenca, shkollimi dhe edukimi, mirëqenja dhe dashuria e vertet për shtetin të jenë referencat e tyre kryesore. Që dikur të realizojmë bashkimin kombtarë së pari duhet të forcojmë dy shtetet tona, të jemi prezent dhe të denjë në forumet nderkombtare, të ruajmë dhe çmojmë vlerat tona të mirëfillta, të marrim mësime nga demokracitë e mëdha perëndimore, të respektojmë tonen por mos ta hudhim të miren e të huajve. Bashkimi kombtarë kurren e kurres nuk vie me parulla proletare, por ai vie si rezultat i punës së menqur dhe krijimit të miqësive me të fortit dhe të mëdhenjet e botës, shumicen i kemi me neve, na i la Heroi i shqiptarisë Gjergj Kastrioti, Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova, Nana Tereze, Adem Jashari, të cilët e kanë hapur shtegun së bashku me mijëra figura dhe Heronjë të shqiptarisë që një ditë të jemi bashkë, por të jemi edhe të dashur në mes veti ngase të jemi bashkë e të përqar athere më mirë të presim ende!.
Bashkimin e bënë vizioni i qartë dhe arsimimi i një kombi, fuqia ekonomike dhe demokracia e brendshme, kur ti kemi këto premisa të gatshme e të realizuar në terren dhe në kokat tona, atëhere do jemi të bashkuar gjithsesi.



II





O PRESIDENTI YNË IBRAHIM RUGOVA EDHE PSE NË AMSHIM – NUK PO TË LEJOJNË TË PREHESH I QETË

“Njerëzit fisnik me ligjeraten e tyre fitojnë më shumë armiq, sesa njerëzit e ligj me veprimet e tyre të liga”, Zhan Pol.

Një Fisnik e patem, po mjerishtë të ligjë kemi mjaftë?!

Një fjalë e urtë popullore shqiptare thotë kështu, “vajtimi nuk është për burra”, nga kjo del se kinse vetem te ne shqiptaret po u dashka që për të këqijat dhe fatkeqësitë e ndryshme të vajtojnë vetem gratë, apo gjinia femrore, por në realitet vaji i burrave sigurishtë se ishte dhe është më i thellë dhe më i depertueshem, më i madh dhe më i kuptueshem për raste të caktuara.

Shekujt tanë nepër katrahura të kaluara na sollen gjerë në vitet e 80 ta dhe 90 ta të shekullit të kaluar. Në këto vite dukeshin disa rreze drite në tunelet e mëdha të bunkeruara shqiptare si në shtetin që i thonim amë ashtu edhe në trojet e tjera etnike të uzurpuara dhe të pushtuara nga armiqet tanë shekullor. Kësaj radhe këto rreze drite depertonin thellë edhe në trurin e shqiptarëve se duhet shfrytzuar rastin dhe momentumin për të realizuar qellimet dhe deshirat e mëdha shekullore për të qenë të lirë dhe të pavarur nga ideologjitë dhe nga armiqët me ideologji të pista leniniste e staliniste të koklavituar me ideologjinë më të poshter dhe më të pistë atë enveriste.

 Një elitë shqiptare në trojet etnike të pushtuara nga sllavizmi thuaja se kishte marrë një rrugë të pakthim, ate të realizimit me çdo kusht të së drejtes së shqiptarëve për të jetuar të lirë dhe të pavarur në trollin e Dardanisë antike, dhe shqiptaret tjerë të jenë shtetas të barabartë në trojet etnike deri sa të vij momenti tjeter i pritshem për një bashkim të mundshem shqiptarësh në një shtet të quajtur Shqipëri.

Në gjithë këtë kolorit dhe mrekulli shqiptare si prijetar na doli Njeriu me zemer, me shpirt, me intelekt, me vullnet dhe me nacionalizëm të pashoq për realizimin e këtyre qëllimeve.

Që në fillim ky Njeri si i derguar nga Zoti për shqiptarinë bëri të pamunduren të mundur, bashkoi të terë shqiptaret rreth projektit të tij, ofroi të gjithë ata që deshen dhe deshiruan të jenë pjesë e proceseve, mundësoi që shqiptarët të perfitojnë miqët më të fortë dhe më të duhur në arenen nderkombtare në krye me SHBAnë, për ti dal në ndihmë qështjesë sonë të pazgjidhur që kishte filluar të zgjidhej për së mbari ato vite.

Ky njeri me emrin Ibrahim Rugova u fut në zemrat, në shpirtërat, në shtëpijat, në dhomat, në bisedat, në projektet, në realizimet e gjithë shqiptarëve, emri i tij i jepte kuptim jetes së asaj kohe, emri i tij frymëzonte miliona shqiptarë, emri i tij rrezatonte mirësi, paqe, durim, atdhetarizem dhe nacionalizem të fortë shqiptarë, e më së shumti emri i tij simbolizonte dhe karakterizonte dashurinë dhe mirëkuptimin në mes shqipëtarëve, karakteristikë kjo që kishte munguar që nga koha e Gjergj Kastriotit kur edhe aso kohe të afermit e tij e tradhtonin në luftë me kaurrin dhe pushtuesin e eger turkollakun sulltanez, që na shkatërroi gjithë çpatem me shumë se 5 shekuj. Ishte pra Ibrahim Rugova që do të zgjidhej Presidenti i parë i Republikës me 1992 dhe prej athere deri në vdekje do të mbetej President i zgjedhur me shumicë absolute votash nga shqiptaret, ai që bashkoi mendjet dhe trurin shqiptarë për të miren e kombit në përgjithësi e të Kosovës në veqanti. Presidenti Rugova nuk urrente askend, pos Serbinë ngase me ta e kishte edhe nji llogari të hapur sepse ata ia kishin vrarë babanë kur ky ishte vetem 6 muajsh, Presidenti Rugova i donte shqiptarët, i bekonte me punen e tij, i udhëhiqte me urtësi pa dallime partiake apo ideologjike, nuk i merrte për goje ata që e shanin dhe tentonin edhe ta vrisnin, jo ky Burrë i madh i kombit nuk fuste thika nmes shqipatrëve ngase thika na ngulnin pas shpine shkijet me metodat e tyre, Ibrahim Rugova kerkonte bashkim idesh dhe bashkim intelekti për ta quar Kosoven përpara, i. Rugova nderonte të gjithë ata që kishin dhanë kontribute për kombin dhe çlirimin e Kosovës, ai respektonte edhe kundershtarët politikë ngase nuk i shifte si armiq por si vllazen që kanë mendime tjera, ai nuk denonconte me emra dhe mbiemra ata që diten dhe naten thurrnin atentate ndja tij, jo Presidenti mundohej të ruante qetësin edhe për hirë të pozites së tij dhe pozites së popullatës, ta ruaj atë nga përqarjet edhe pse përqarës kishte mjaftë rrethe e rrotull. Presiedenti Rugova e donte shumë shqiptarinë, ai e donte Kosoven shumë, ai deshironte që qytetaria dhe partitë politike të merreshin me brengat e qytetarëve dhe jo të keqperdorej pozita për interesa personale, Presidenti e donte Kosoven mike me SHBAnë dhe shtetet demokratike europiane që bombarduan Serbinë dhe çliruan Kosoven, pra shkurtë Presidenti Rugova e donte mirëqenjen e qytetarisë kosovare dhe ecjen e saj drejtë Evropes me ligje e me demokraci, pa dhunë e pa vrasje ndërshqiptare, pa denigrime dhe pa baltosje të ndërsjella, pra e donte një shoqëri me vlera ku vlerat do të çmoheshin e vlerësoheshin gjithmonë.

Shumica absolute e deshen I. Rugoven, e deshen Presidentin e tyre, e deshen vizionin e tij, e deshen intelektin e tij, e deshen kambngultësin e tij për pavarësin, e deshen për njerëzin dhe edukaten prej nji burrështetasi modern dhe nacioanlist demokratë, e deshen ngase edhe ai i deshi dhe për këtë populli i Kosovës në të gjitha votimet e votoi ate me shumicë absolute votash. Eh nga këto të dhëna dhe fakte tmerroheshin hijenat, zemroheshin kriminelet që thirreshin në “luftëtar” e që kishin qendrue neper hotele luksoze duke thurur krime, ata nuk mund e përbinin realitetin se populli i tëri ishte Ibrahim Rugovë, e Ibrahim Rugova ishte vetë populli i Kosovës.

Këta pseudo patriotë dhe pseudo luftëtar tmerroheshin nga urtia dhe durimi i këtij Burri të madh kombi, tmerroheshin nga madheshtia e tij që ai as në hund nuk i fuste, këta tmerroheshin me të menduarit se deri sa të jetë ai gjallë këta duhet të mbesin në birucat e tyre të vogla, në bunkeret e Enverit dhe Jakupit, friksoheshin se dikur këta do të tranoheshin edhe psiqikishtë, shkurtë këta punonin naten e diten për së mbrapshti për të damtue Kosoven.

 Ndodhen atentate, ndodhen djegje Falamujsh dardanë, ndodhen kercnime por për fat tonin dhe gjithë shqiptarisë Zoti e ruajti Presidentin dhe Hyjnorin tonë, dhe më vonë po Zoti deshi që Presidenti ynë të nderroi jetë, të ndahet nga populli dhe ta lerë atë para pranimit formal të pavarësisë, ai e kishte caktuar ekipin negociator dhe ishte i sigurtë në rezultatin final që e kishte mbjellur në vitete e 90 ta.

 Me 21 janar 2006 vdiq Presidenti I. Rugova, shqiptaria ishte në lotë, vajtonin gratë por edhe burrat, qanin edhe malet dhe Bjeshket e Nemuna, Sharrit, Carraleves, Karadakut, Tomorit, qanin viset shqiptare në përgjithësi ngase ndaheshin nga Njeriu që bashkoi shekujtë dhe bashkoi shqiptarët, bëri të pamunduren të mundur, theu mitin e sllavëve, shkatërroi serbosllavinë …

Mjerishtë po ato ditë zije kur e mbarë bota kishte sytë nga Kosova dolen disa shqipfolës që deshironin ta komprometonin edhe varrimin e Presidentit, deshironin që për gjelozitë dhe mos realizimin e planeve të tyre që nuk mund e eliminuan fizikishtë tani ta degradojnë jo vetem figuren e tij por ti qesin hije tzez edhe vetë shqiptarëve, disa kinse “komandant” nuk lejonin që përcjellja e Presidentit të bëhej në mënyrë madheshtore dhe me ceremoni shtetrore, të tillët tregonin fytyrat e tyre të zeza dhe hiqnin maskat me të cilat edhe kishin krye ndonji veper tposhter kunder kundershtarëve politikë, pra qysh ato ditë filloi lufta e tyre që edhe për së vdekuri ta luftojnë Njeriun e dashur të shqiptarëve, të tjerat dihen me vite deri te rishpallja e pavarësisë....

Presidenti i ofronte të gjithë rreth tavolines për Kosoven e pavarur

.......

 Këta të mjerë që nuk meritojnë të ju përmendet emri, me këtë rast pa vetëdije( ngase nuk posedojnë tru normal) e treguan vogelsinë e tyre karshi emrit dhe figurës së Presidentit Ibrahim Rugova, këta mjeranë treguan se sa shumë frigohen edhe nga fotoja e tij ngase ai i shef pislleqet e tyre, ai i shef se si po e shesin shtetin, po e vjedhin shtetin dhe po e degradojnë shtetin, sigurishtë se edhe fotos së tij ia kanë friken.




Këto specie të llojit të fëlliqur me emra shqiptarësh gabojnë rendë në nji qështje, foton e I. Rugovës mund ta heqin në zyrat që i kanë pushtue por vizionin dhe foton e Ibrahim Rugovës që jeton dhe qendron në miliona shtëpija dhe mendje shqiptarësh kurrën e ekurrës nuk do mund e heqin, përkundrazi emri dhe vizioni i tij dita ditës po gjenë shprehje, po ngulitet edhe më shumë në trupin e shëndoshë të shqiptarëve , dhe nji ditë mallkimi i ynë do ua zë frymën kasapëve të bunkerave enveristë. I mjerë është ai që frikohet nga i vdekuri, por ai është i vdekur vetem fizikisht ngase jeton në zemrat e të gjallëve në zemrat e miliona shqiptarëve e ai është pra Ibrahim Rugova.

Hiqni fotot o të mjerë se këtë mund ta bëni, ama ta dini se ju jo vetem foto tuaja, që nuk do keni kurrë, por ju jeni të vdekur edhe për së gjalli, edhe pse merrni frymë ne nuk ju shofim si qenje njerëzore, por si hije që pas perëndimit të diellit zhduken, pra ju ishit dhe mbeteni hije.

Kofshit të mallkuar ju që në këto ditë kur Serbia benë çdo gjë që ta ndaj Kosoven, ndersa ju detyroni që jo vetem gratë, por edhe burrat të vajtojnë për të ardhmen që po e pergatisni për gjeneratat e reja, nese jo tani ju- aëthere le të jenë të mallkuar ata që ju i leni pasardhës në familjet tuaja.


III



SHTETI I YNË-R. E KOSOVËS UA VODHI MËRGIMTARËVE MBI 30 MILION EURO VITET E FUNDIT

Një njeri i “madh” i LDKsë më tha kështu“ Ai edhe ju të diasporës po kujtoni se na keni ba qirak, e tash po doni edhe me na msu se si duhet të qeveriset Kosova. Kqyrni e jetoni atje ku jeni se na shumë mirë jemi duke ecur përpara me demokraci!”, gjatë verës në shtetin tonë të quajtur Kosovë e pavarur, demokratike, sovrane dhe me kufijtë e garantuar nga pushteti i sotëm me Kushtetutë?!.



Nuk ishte kjo vetëm një këshillë dhe vërejtje, ishte edhe më shumë, ishte një shuplakë e madhe jo vetëm për mua por për qindra mijëra mërgimtarë që vërtet centin e fundit e ndanë për familjet e edhe më shumë për të ardhur liria e Kosovës. Ishte edhe një mesazh se ne të “ humburit “ në diasporë duhet të mos merakosemi për shtetin tonë të “fuqishëm”, ishte mesazh se ne duhet ta mbullim gojën, ishte mesazh se duhet të trusim b... e ta harrojmë Kosovën, kështu si ky miku i im mendojnë fatkeqësishtë shumë politikuaj dhe intelektual që na kanë mjelur me vite dhe vetë kanë krijuar nmirëqenje dhe pasuri duke u shetitur vendeve evropiane me lekët tonë.

Thënë t¨üe drejtën gjatë pushimeve në Kosovë shpesh ballafaqohem me këso anomalish të shpeshta, nuk e di se pse ua kemi zanë udhen ne mërgimtarët, besoi se nuk e kanë nga frika që ua zëmë karrigat se ashtu se ashtu i ruajnë me armë bythët e veta e e rrjepin popullin, por mendoi e kanë nga zilia se kanë mbetur të pa transformuar kanë mbetur peng i një ideomanie se ata kanë ditur dhe dijnë ende, por çka, nuk e dinë as vetë se vërtet janë budallakavë totalishtë.

Po athua ky shtet që edhe nga ndihma e jonë përfitoi dhe përfiton çka po ju ofron mërgimtarëve, sherbime të mira, jo, mikpritje jo, oferta për biznesë të shendoshë jo, po pse pra edhe neve mos të kritikojmë e të kërkojmë më shumë nga ta. Ata, pushtetarët duhet ta dijnë se ne kurr nuk do të dekurajiohemi nga ta, nga hajnit e tyre, nga rrenat e tyre, nga korrupcioni i tyre dhe nga shitja e interesave kombëtare nga ana e tyre. Ata duhet dhe do ta kupotojnë se edhe ne kemi hise në Republikën e Kosovës dhe në të ardhmën do të jemi më të organizuar që të vëjmë në lëvizja shumë çka që hajnat e djersës së popullit do të largohen nga jeta politike dhe do të mbesin të kujtuar si profiter të paqës dhe luftës në kurriz të kombit.

Ka me qindra vërejtje dhe marri që ishte dashur të shkruhen për marifetlleqët e atyre në Kosovë, por nuk po ipet mundësia sepse edhe thuaj të gjitha gazetat janë tër shitura te Qeveria që mos të publikojnë kritika dhe vërejtje marifet tipik komunist enverist.

Unë do të ndalem vetëm në një hajni të pastër që po u bëhet mërgimtarëve vitet e fundit. E kjo ka të bëjë me kinse pagesën 50-70 euro për sigurimin e automjetit, anomali në vehte dhe marri e pushtetit.


Të jem i drejtëpërdrejtë, gjatë vieteve të luftës e kisha të dëgjuar nga shumë mërgimtarë( ngase vetë isha i privuar të udhëtoja për në Kosovë) se gjatë udhëtimit nepër Serbi kalonin me disa marka në atë kohë duke ua dhënë policëve serbë( mos ta merr dikush se po flas për të mirë për Serbin ngase dikush e lexon vetëm këtë fjali për...), e sot nëse udhëton nepër Mal të Zi ata ti marrin 10 euro një lloj takse, nderas tek futesh në kufirin ku të presin policet tanë së pari duhet të afrohesh në sportel dhe të paguash gjobën e madhe 50-70 euro për mirëseardhje në Kosovë mërgimtarë të dashur. E ne mërgimtarët si gjithherë duarshlirë duke u qeshur se po paguajmë për Kosovën nuk po e dijmë se ne po paguajmë për agjenci sigurimesh që ne nuk i9 njohim por që eurot i ndajnë bashkë me qeveritarët tanë ... Qeveritarët që dolën nga lëvizja paqësore dhe ata nga lëvizja luftarake, me këtë kuptohet se levizjeve u shihet vetëm sherri.

                Miss korrupsioni !!!

Pra besoi se deri me sot asnjë mërgimtarë nuk ka përfituar ndfonjë dëmshpërblim për automjetin nga ndeshjet nga këto kompani anonime sigurimesh, kështu do të jetë edhe në të ardhmën fatkeqësishtë. Një ditë të korrikut kisha një ndejë dhe një bisedë me një të njohur nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe thjeshtë e pyeta që të më thotë diq më shumë për këtë plaqkitje diten me diell e natën me hanë, ai nder të tjera u përgjigj se as ai vetë nuk e dinë se ku shkojnë këto miliona por tha se kurrsesi nuk dedikohen për qytetarët apo për projekte zhvillimore por dikush pasurohet e kush, tha ai, mbetet enigmë?! Pra kështu e ka shteti që i ruan qytetarët e vetë, i mbronë qytetarët e vet duke i vjedhur haptasë, e këtej çirren për transparencë e demokraci.

Në bazë të disa shënimeve vetëm nga kjo kontrabandë për mua mërgimtarët e Kosovës këto vietet e fundit kanë paguar më shumë se 35 milion euro për këtë sihariq të shtetit tonë Kosovë. Nga an tjetër shkiet hyjnë e dalin si në livadh të babës me tabela të Serbisë e të Kosovës që ishte dikur socialiste dhe nuk paguajnë asgjë, dhe më ka shkuar mendja se kur ata kanë ndonjë ndeshje komunikacioni dëmet ndoshta ua paguan qeveria nga mjetet tona mërgimtare që po vidhen me shumicë.

Tani e pyes atë mikun tim të LDKsë, a jemi shtet sovran ore burr a mos jemi ende Krahinë socialiste autonome e Serbisë, se edhe atyre të PDKsë u pelqen socializmi i Ramës.

Tani më i kam kursyer 70 euro për hyrjen në shtetin tim Kosovë verën e ardhme, se me shkua ma shpesh nuk po kam euro të mjaftaura.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...