Jozefina Traboini
Tema e kësaj esseje pasqyron dhe merr përmasa të ndryshme totalitare,sidomos në vendin tonë pasi ajo çka ndodh këtu tekne, mbetet një referencë historike. Dhe pse ndodh kjo?Sepse është një kontrast tronditës me atë që ndodh sot në gjirin e shoqërisë shqiptare.
Do të thosha se në vendin tonë mjerisht ka ende shumë urrejtje, përçarje pse jo edhe tabu që realizojnë poshtërimin e portretit të gruas shqiptare. Çuditërisht kjo gjë nuk vjen thjesht vetëm nga shoqëria, mendoj unë, por dhe nga puna e pamjaftueshme e politikës shqiptare. Nuk dëshiroj kurrë që gruaja në vendin tonë të shfaqet si një fantomë. Mendimi im rrjedh dhe flet pasi unë në vetvete jam e çliruar sado pak nga urrejtja e kësaj teme jetike. Gruas në vendin tim i është vrarë e surgjynosur, burgosur e poshtëruar, për dekada me radhë, ndjenja dhe liria, duke kaluar në rrugët e burgut, internimit, shumë nga ne, si mua personalisht, duke u shkatërruar me familje e fis, nga klitha komuniste i atij sistemi.
Në kohën e betejës morale e psikologjike të asaj periudhe të zezë, gruaja intelektuale e asaj kohe në vend që të gjente mbështetje, nuk arriti ta gjente veten e saj në asnjë vend, për vlera dhe respekt, por vetem dhunë dhe përdhunë, dhe ketë ndjesi në vendin tonë e njohu më shumë se askush ajo.
Të drejtat e njeriut në botën e civilizuar janë baza e dinjitetit njerëzor, sepse jeta e njeriut e cila është vlera e vertetë, bashkohet njëherësh, kur e drejta e tij kërkon ta jetojë e ta gëzojë bashkë me vlerat e jetës.
Ne kërkojmë dhe duhet të vështrojmë drejt fjalës dhe veprës “Liri”, “Paqe”. Liria e gruas s’duhet të jetë kurrë ëndërr, ajo duhet të luftojë e veprojë për ngritjen e vlerave të saj, të nënave e motrave tona, duke mos pasur pse të vuajë poshtërimin e përditshëm.
Shpresa jonë erdhi me ardhjen e demokracisë, prandaj duhet të flasim me mendje dhe zemër.
Është tej interesante simbolika e dashamirësia e gruas. Mendoj se, në një farë mënyre a forme, shumë gra në vendin tonë janë të lodhura nga aktet e padrejtësisë, sepse degradimi i saj edhe në ditët e sotme është faktik.
Mënyra se si trajtohet njeriu është themelore, kjo shprehet nëpërmjet marrëdhënieve me njerëz të tjerë, duke patur për bazë dhe kriter trajtimin që i bëjmë cilido, qoftë ai apo ajo.
Çdo njeri është imazh i Zotit, krijues i gjithësisë. Ai gruas i ka krijuar laboratorin e saj, atë të krijuesit. Këto janë thënie të mëdha ashtu si vetë popujt që nxorën këta njerëz të mëdhenj.
Gruaja ka rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe ndryshimet kulturore në një shoqëri, sepse ajo ndikon drejtpërsëdrejti në zhvillimin dhe përparimin e gjinisë njerëzore – ajo ka kontakt shumë të afërt, dhe me kë më shumë se me fëmijët.
Në suazat ndërkombëtare gruaja të drejtat e veta fillon t’i kërkojë ngadalë dhe t’i arrij që nga marshimi i 15000 grave në 8 mars 1908, në Nju Jork. Sot, të drejtat e gruas zakonisht identifikohen me të drejtat e njeriut. Gruaja nuk mund të themi se ka qenë gjithmonë e priviligjuar me të drejtat e veta për ekzistencë, punë, edukim dhe trashigimi. Të drejtat e saj ajo i ka fituar varësisht nga periudhat kohore dhe variojnë nga një gjendje në një tjetër.
Fjala grua në gjuhën shqipe ka kuptim më të ngushtë nga kuptimi i përgjithshëm për gjininë femërore të moshës së rritur. Kjo temë përdoret në veçanti për një krijesë të gjithësisë femërore të martuar, pra për një femër të martuar. Ky është një subjekt shumë i vështirë që të mund të përmbledh në mendimet e mia gjithë madhështinë e saj. Në këtë sens, ne nuk duhet t’i veçojmë burrin dhe gruan nga njëri tjetri, ata kanë ndryshime fizike dhe psikologjike, por jo krijuese. Në opinionin tim gruaja dhe burri duhet të jenë si dy pjesë të një të tëre. Edhe qeniet janë krijuar për të qenë së bashku. Burri dhe gruaja plotësojnë njëri tjetrin. Mendoj se problemi është tek njerëzit, të cilët e shohin çështjen në ekstremitet, dhe në këtë mënyrë prishin balancën.
Në atmosferën sociale të shoqërive, gruaja nuk është vetëm një nga temat më të frekuentuara në diskutimet e ditëve tona, ajo është gjithashtu një prej debateve më esenciale në marrëdhëniet e forta midis individëve, shoqërisë, familjes, kombit. Ajo që i jep formë, është dashuria e gruas që shfaqet kudo, në fakte në çdo pjezës që ndihmon një pjezës tjetër. Kjo është e vërteta. Në një shkallë të tillë ku faktori kryesor në thelbin e ekzistencës është dashuria që ka gruaja, kjo duket në sjellje dhe veprime, në ndjenja njerëzore – kjo ndodh nga vullneti i saj hyjnor.
Gruaja ka një prespektivë në jetë, prandaj dhe njerëzimi në mënyrë të ndërgjegjshme duhet të demostrojë dhe të ofrojë ndihmë dhe mbështetje për gruan dhe sidomos atë shqiptare. Njerëzit në Shqipëri duhet ta mbrojnë në harmoni të plotë thelbin e ekzistencës së gruas. Përveç ligjeve të natyrës, ajo është bërë që të drejtojë dhe të administrojë edhe jetën në shoqërinë njërëzore. Humanizmi dhe dashuria që jep gruaja në vendin tonë përbën një doktrinë që është artikuluese në mënyrë të pa matur në këtë kohë, prandaj ka një potencial të lehtë. Njerëzit në Shqipëri provojnë të imponojnë një kuptim të turbullt dhe abstrakt figurës së gruas.
Gratë dhe motrat tona të dashura, duhet të bashkohen dhe të luftojnë për të krijuar një unitet për mirëqënien, për forcën e vlerave të saj duke sjellë paqe në kuptimin e së vërtetës. Ne jemi sjellë nga Zoti në jetë për të drejtuar bashkarisht me burrat ndaj dhe duhet të percjellim parimin e lumturisë në këtë botë. Duhet gjithmonë të shohim dhe mësojmë nga gratë e vendeve të civilizuara ku me shembujt e tyre të maturisë sjellin çdo ditë ekuilibër në çdo çështje dhe në cdo gjeneratë – kjo është një shprehje e thelbësisë që rrezatojnë në çdo vend ku ato jetojnë e punojnë.
Historia ka treguar shumë raste të tilla që sjellin humanizëm me vepra, për mendimin dhe dashurinë që inkurajon ajo, dhe të drejtat e saj kurrë nuk duhen shkelur, për të mos shtypur dashurinë universale që krijon. Nënë Tereza erdhi në jetë për të shpërndarë humanizmin e gruas, dhe sa krenare duhet të jemi ne për këtë! Kështu, kur shkelet e drejta e gruas, themi me plot gojë se ata, që mundohen ta shkelin këtë të drejtë gabojnë pa dashje ose me dashje dhe gjithherë e gjithmonë, do të ndjejnë pendim për gabimet e tyre.
Zoti gruan e krijoi për t’i dhënë rolin e saj sublim që të matet me të gjitha dhuntitë dhe mrekullitë e saj. Meqenëse gruaja ka një përvojë në shumë fusha – më rëndësishmja ajo e nënës – ajo është dhe mësuese e mendjes dhe ndjenjës, dhe siç ka thënë i madhi Shën Pali “Gruaja është e do të jetë prijësi i mendimit”. Puna e gruas është një adhurim përtej epokës. Koordinatat dhe drejtpesha është dhënë për gjithë njerëzimin, në rrugën e ekzistencës së saj – gruaja kërkon të vërtetën.
Gratë duhet të shprehen në një zë unik, që të përsosin veprën e tyre për të krijuar një ekuilibër, se përpjekja jonë për t’u mbrojtur është një luftë identiteti dhe ndërgjegje, njëhohësisht detyrë e lartë, si përpara të drejtës së ligjit, duke kërkuar epërsi në moral, virtyt e vokacion dhe të konsiderohet si një ikonë përballë idesë së saj për të lobuar e çuar sa më lart zërin dhe zemrën në të drejtat dhe lumturinë që kërkojnë.