2013-07-08

ADOLF P. SHVEDÇIKOV – POETI, PËRKTHYESI DHE SHKENCËTARI RUS VJEN NË SHQIP NGA PËRKTHYESI VANGJUSH ZIKO


Adolf shvjedçikov
ADOLF P. SHVEDÇIKOV – POET, PËRKTHYES DHE SHKENCËTAR RUS
  Përkthyer nga  Vangjush Ziko (Canada)


Adolf P. Shvedçikov është një nga poetët bashkëkohës rusë i përkthyer në disa gjuhë evropiane dhe aziatke. Muza e tij lirike ec e frymëzuar në rrugën e traditës poetike klasike ruse të poezisë realiste metrike dhe ritmike, që rikrijon poetikisht situata thellësisht shpirtërore dhe humane, poezi e cila në plan të parë ve ndjenjën dhe përjetimin njerëzor të veshur me një figuracion të pasur, ndërsa deduksioni filozofik vjen i përjetuar dhe i mishëruar në filozofinë konkrete të përditshmërisë jetësor dhe jo nëpërmjet meditimit dhe abstragimit të mirëfilltë racional.
Adolf Shvedçikovi është një shpirt i frymëzar dhe i shqetësuar për fatin e njeriut dhe të ëndrrës së tij të thellë humane, për fatin e botës dhe të dashurisë së pastër njerëzore. Ai ka zgjedhur poezinë, instrumentin më të brishtë artistik të artit të fjalës, për të transmetuar mesazhet e veta morale dhe estetike. Ai ka botuar deri më sot 10 vëllime poetike, të cilët janë përkthyer në anglisht, italisht, spanjisht, greqisht, gjermanisht, rumanisht, në gjuhën kineze.
Si përkthyes, ai ka përkthyer poezi nga gjuhë të ndryshme, midis të cilave edhe Sonetet e Shekspirit në gjuhën ruse.
Nga formimi i tij universitar dhe nga profesioni i tij, ai është një inxhinier doktor në fushën e kimisë fizike, që ka botuar 150 studime shkencore dhe, aktualisht, ai punon si kryespecialist i fushës së vet në një Korporate prestigjioze në Los Angeles të Kalifornisë.
Adolf Shvedçikovi është anëtar i disa shoqatave botërore si Shoqatës së Poetëve Botërorë dhe Kongresit Botëror të Poetëve.
Po u sjell një tufë poezish të përkthyera prej meje nga origjinali rusisht.
300px-Vangjush_Thoma_Ziko
 Poezi të shqipëruara nga Vangjush Ziko  ( Canada)



KUR UNË TË KTHEHEM….
(WHEN I COME BACK)

Kur un’ të kthehm qull, i raskapitur
Me rrobat copë, lyer tërë baltë.
Mbi botë do të kthehem unë sërishmi
Dhe do besoj se jam akoma gjallë.
Kur t’ i jap fund shtegtimit t’ invalidit
Edhe në strehën time do fut kokën,
Do ta kuptoj se thellë shpirtit
Ka mbetur mirësi dhe fjal’ e Zotit.
Kur unë të kthehem lodhur, i dërmuar,
Përgjysmë ta kem humbur çdo besim,
Të lutem, mëmë tokë, drithëruar
Me pakëz ngrohtësi ti më mbështill.




ÇUDI…
(HOW STRANGE)

Çudi. Në perëndimin tim të ditës
Mendim’ i thjeshtë më ndriçoi.
E hoqa qafe mendjen e mërritur,
Jeta veç të mira më dhuroi.
Me zhurm’ e zemërim seç u ronitën
Të fshehtat e jetës dhe të varrit.
Në perëndimin tim të ditës
Në duart time ndrit thesari.
S’ e kam për vete për ta mbajtur,
Këtë thesar kujt unë do t’ ia le.
Shpërndava nëpër botë diamantët,
Për mirë të kujtohem përmbi dhe’.




QENI I PANJOHUR
(AN UNKNOWN DOG)

Qeni i panjohur më vështron.
Tund bishtin aspak miqësisht.
S’ hungurin. Të ndeshet s’ kërkon.
Nën kaçube sytë po m’ i ndrit.
Po të shoh në syt’ e tu prej qeni,
S’ të përgjigjem. Inat s’ të marr.
Të dy qenër bashkë jemi,
Dimë ç’ është ngrica në janar.
U vështruam sy në sy ne gjatë,
Mur’ i fshehtë midis nesh qëndron.
Filli i hollë na lidh ne bashkë,
Por qëndrim’ i ndryshëm na veçon.




ÇELI BAJAMJA
(THE ALMOND…)

Trishtohem. Bajamja çeli lule.
Hëna ëndrrimtare po ndriçon.
Gati të thërres unë aliluja!
Eja ti, bajamja lulëzon!
Si yll i ndritur shfaqu para meje,
Me lartësit’ qiellore më magjeps.
Po çel bajamja, ti rrëmbeje,
Koh’ e dashurisë eterne erdh.




KUR PLAK TË BËHEM
(IN THE TWILIGHT…)

Kur plak të bëhem, hipmë në kanoe
Dhe nismë si indianin për lundrim.
Fatit qetë do t’ i dorëzohem
Të mbytem larg në mjegullim.
Në valët e përjetshme duke zhdukur,
Një këngë pikëllimi do këndoj.
Në cep të kozmosit të strukur
Takohemi sistemit diellor.




KISHA E VJETËR
(OLD CHURCH)

Më doli para si në ëndërr,
Si një çudi m’ u shfaq ajo.
Në mes mështeknash të argjëndta
Me hir’ e Zotit më ndriçoi.
Kupola e florinjtë flakëronte
Nga dielli duke perënduar.
Bronxi i këmbanave kumbonte’
Mbi dhe’ çdo gjë u shenjtërua.




JETA KALIMTHI TË DHURON
(THE LIFE WILL GIVE…)

Jeta kalimthi të dhuron
Dhe shi, dhe erë të tërbuar.
Çdo çast të vitit ti beso
Çdo gjë të bën të mrekulluar.
Prej mijra çastesh bëhet jeta,
Mijra minutash që s’ harrohen,
Përzierje ëndrrash e betejash
Dhe ngazëllimesh dashurore.
Lot është jeta e rënkime,
I dashurisë vrull dhe zjarr.
Mos i kërko jetës premtime,
Ajo me ne nuk bën pazar.
Kur të më thotë lamtumirë
Dhe kur të bëhem unë asgjë,
Do shkrihem qetë me përjetësinë,
Asgjë nuk do na lidhë më.




E DI
(I KNOW)

E di. Një shpirt i vetmuar në botë
Endet i verbër si një kotele.
Nuk qenkam vetë që më të kotë
Endem me akullin në zemër.
S’ qenkam i vetëm që fije kashte
Shtërngoj me dorë që mos mbytem.
Që po marr frymë unë kaq vrazhdët,
S’ qenkam i vetëm që po ndryshkem.
Kini mëshirë, më tregoni pakëz
Të varfr’ e të pangopurit ç’ i bashkon.
Çdo ditë vrasin të pafajshëm.
Nga mokr’ e jetës askush s’ shpëton.




LE TË KULLOJË SHIU…
(IT IS RAINING…)

Le të kullojë shiu yt i dashurisë
Dhe etjen shkretëtirës t’ ia shuaj.
Një herë vetëm kaq stuhishëm
Të rrahë zemra ime në krahruar.
Përrenjtë të vërshojnë që nga malet
Me vrull të papërmbajtur pa kufi,
S’ i trembet sfidës sate çmendurake
I yti jam përjetë, Dashuri.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...