Jozefina Traboini, prelud vlerash , vizion i hapur dhe modalitet i ri për të sotmen dhe të nesërmen e koherencës intelektuale panevropiane
Jozefina Traboini
nga : Agron Shele
Jozefina Traboini (Fini), si një penelatë e gjallë vlerash dhe ndërthurjesh interkulturore, përthyen akuartitetet e kohëve gri dhe ashtu me performancën e saj krijuese, me potencialin rigjenerus të efekteve pozitive, me aftësinë depërtuese, me idetë dhe vizionin që kapërcen përtej ngrehinave të mentalitetit përditësi, ngrihet e ringrihet për të shprehur, për të kërkuar dhe për të shpalosur fuqishëm dritësinë e zërit dhe të shpirtit njerëzor, për të shpërndarë mjegullinë e stërzgjatur dhe të fshehur skutave të mbrapshtësisë jetë , për të lançuar të drejtat themelore bazë dhe për të laburuar integritetin e qënësisë shoqëri.
Sa larg dhe sa afër këtij realiteti ndihet sot shoqëria shqiptare, sa ndikim dhe sa evaluitet krijon raporti individ- art – politikë, sa ndërgjegjësuese janë këto refleksione dhe sa rrezatuese bëhen këto principe në komunitet dhe më gjerë?
Posedimi i mendimit është privilegj i inteligjencës dhe si i tillë ai vendoset në shërbim të qytetarisë në mënyra dhe forma të ndryshme, vendoset në shërbim të lëvizjeve më progresiste, të emancipimit dhe përsosjes së shoqërisë dhe si i tillë ky atribut i shndërruar në kontribut përforcon dhe konsolidon pa reshtur interaktivitetin e zhvillimit modern, si dhe frenon tendencat kaotike dhe arkaike, të gatshme për të prodhuar sindroama të përmasave katastrofike, përmasa që dekada të tëra nuk do të mund ti shërojnë dot. I parë në këtë kontekst dhe nën këtë frymë, misioni i figurës së përgjegjëshme, i njeriut me integritet dhe me largpamësi, i njeriut që ka forcën dhe moralin për ta mbrojtur këtë dinjitet, dhe aq më tepër i një figure gruaje, nëne, publicisteje dhe humane si Jozefina Traboini, bëhet permanent dhe domosdoshmëri.
Jozefina, si prizëm shumëdimesional (artiste-juriste-misionare e paqes) zotëron fuqinë e fjalës dhe ringjalljes së shpresës, zotëron bazën e juridiksionit dhe të drejtës ligjëshme për ta mbrojtur, zotëron humanizmin dhe krenarinë për të ushtruar dhe kërkuar me kopetncë, zotëron komponentët bazë për të qenë hallkë kyçe e lidhësisë dhe harmonisë së funksionimit të një demokracie të vërtetë dhe nuk duhet harruar për asnjë rast rezistencën dhe shpirtin rrebel të familjes “TRABOINI”, pinjolle e së cilës është edhe vetë, në luftë pa kompromis ndaj të keqes më të madhe të shqiptarëve “diktaturës komuniste” (reminishenca të së cilës kërkojnë fatkeqësisht të gjallojnë edhe sot) zotëron përvojën e pasur dhe ndan jetën e principin paneuropian me atë shqiptar.
“Më të pacipët të bëja paqe
Gjaku im i papërlyer
Të ish gjak i kuq, e jo ujë gjatë jetës”
Gjaku im i papërlyer
Të ish gjak i kuq, e jo ujë gjatë jetës”
Karakteri dhe e drejta sublime janë shëmbëlltyrë e njerëzve me ejmotive të forta, janë sprovë e përplasjes së dinjitetit me fenomenin, dhe për më tëpër janë qëndrimi pa asnje ekuivok ndaj mbrojtjes së vlerës, të cilat burimojnë kaq thjeshtë, kaq nartyrshëm, kaq me dlirësi por dhe kaq klithmuese ndaj përlyerjes, vesit, abuzimit, e cila kërkon të ngjyrosë dhe të damkosë më pas një identitet të tërë.
Zërin e Jozefinës e ndjen dhe e dëgjon kudo, në të gjitha aspektet dhe hapësirat jetike shqiptare, e ndien tek pasthirrmat për ndalimin e fenomenit të gjakmarrjes, e gjen tek patosi universal letrar ndërkombëtër, e gjen në koferencat humane dhe eventet globale për paqe, drejtësi dhe mirëkuptim, e gjen në masmedien e shkruar dhe atë vizive, e gjen në politikë, ku sigurisht mendimi i kthjelluar, larg ç’ do paragjykimi apo mentaliteti trashadent të krijuar, observon pa reshtur prosperitet, mirëqënie dhe dinjitet kombëtar.
Jozefina Traboini është padyshim tipizimi i unikalitetit dhe harmonisë shoqërore, është emblema e devotshmërisë dhe përkushtimit qytetar, është artistja dhe poetja që i këndon jetës së thjeshtë, është misionarja e paqes dhe harmonisë, është shëmbëlltyra e qëndresës ndaj diktaurës më të egër në Evropë, është shpirti dhe natyra e gjallë e përgjegjësisë njerëzore, është plejada e frymës për ndryshim, është vizion i hapur për të sotmen dhe të nesërmen tonë.