ADOLF P. SHVEDCHIKOV, PhD, LittD, IWA
( RUSSIA)
(Kjo poezi i dedikohet autorit Riza Lahi , Vendlindjes së tij , Shkodrës dhe gjithë miqve poetë shqiptarë, që mbajnë një korospodencë të shkëlqyer me një nga poetët më të mëdhenj sot, sikurse është ADOLF P. SHVEDCHIKOV )
SHKODRANËVE GAZMORË TË
MËNGJESEVE GAZMORE
I dhashë vetes zemër, s’ka gjë, more djalë
Tëra ç’ke për t’thënë, s’thuhen me dy fjalë
Shokëve të Riza Lahit, zemërtrëndafilit
Prej larg ia shtërngoj fort dorën secilit
Gjuh’n e dilomatëve unë s’e kam qejf hiç
A më pranoni vëlla, t’u bëhem, o miq?
Të llafos me ju, të qeshe e të luaj
Në krye të trapezës – veç Fetahu juaj
Në “klubin e natës” në darkë tër çeta
Jo raki me u dehë, por veç barcoleta
Që i tregon bukur mu si padishah
Mjeshtri i lezetit, i madhi Fetah…
Të dashur shqiptarë, shkrimtarë e poetë
Kaq mirë pranë jush, kurr s’jam ndjerë në jetë
Si zog zemra ime po shkon mbi oqean
Te Tirana e bukur, vëllezërit shkodranë
Zemra e Adolfit, më shpejt se rrufeja
Nesër në mëngjes, është te kafeneja
Të pijnë ç’të duan, vëllaznit, o Riza Lahi
Për dollarë – kam unë, sa për lekë – Fetahi
Më mirë po pijmë nga një kafe të fortë
Shpejteshpejt e hamë nga një copë tortë
Mandej ndër vetura shoqëria gazmore
Një vizitë së shtrenjtës, “Rozafës” shekullore
Çfar të shohë atje Shvedçikovi juaj
Si vargan florinjësh në zemër do t’ ruaj.