Flori Bruqi - Poezia e Mimoza Legisit
Pasi bëra një shëtitje nëpër poezi vendosa t'i shkruaj pak fjalë lidhur me kërshërinë që më zgjuan si dhe interesimin e thellë kur i lexova ciklet e poezive të autorës nga Durrësi Mimoza Legisi .Përgjithësisht, janë poezi të arrira që shtrihen në një rrafsh poetik me një nivel të bukur artistik. Motivi, figuracioni, ndërthurja e bukur lirike e mendimit poetik janë përmbajtësore dhe të realizuara bukur. Plot ndjenjë, emocion, vrull, zjarr rinor, ku ngarendin në kahje të kundërta dashuria për atdhe nga njëra anë, dhe dashuria për të bukurën, të dashurën.
Mimoza Legisi(Madri Lene)
Që të dyja këto në kushte e rrethana të jashtëzakonshme, që i shkojnë ndesh njëra tjetrës pa guxuar të bashkohen, pikërisht shkaku i gjendjes në të cilën ndodhen të dyja përkrah njëra-tjetrës. Pra, është koha kur atdheut i dridhet trolli nën këmbë, sikurse edhe dashurisë së autorës :
“Te kërkova maleve, shkrepave, shkëmbinjve
Nuk u lodha aspak vec për pak mirësi
Veç, nuhata sado pak aromen e luleve
Ata shpirtit tim i dhanë pak qetësi.”
(Mimoza Legisi,” Ah mirësi”)
që (siç mendoj unë)asaj i derdhet shpirti nga durimi i madh, i pambarim deri te :
"Mirësi, e lodhur po ndihem
Asnjëe hap pa ty, nuk po mundem të hedh
Gjithë kjo botë e madhe qe po mban njerëzine
Se shpejti do shkrihet... pa ty nuk ka vlerë.”
(Mimoza Legisi,” Ah mirësi”)
Poetja Mimoza Legisi , përmes vargjeve na dërgon deri tek thellësitë e ndjeshmërisë së qenies, që herë-herë na del e thyer në mijëra copa, sikur një violinë, deri tek telat e hollë të shpirtit. Ose, deri aty ku lexuesi dëshiron me hy, pra atje ku dashurojmë deri në marrëzi, ëndërrojmë të jemi edhe kur s'mundemi me qenë. Ku vuajtja për gjënë e dashur është më e ëmbël, se sa humbja e saj krejtësisht:
“Ti, shko sot ,shko
Unë do të ndjek me sy gjer në fundshikim,
Ofshamet e tua do i mbledh një e nga një
Do t'i mbajë pranë vetës si me të madhin kujtim”.
(Mimoza Legisi, “Ti, shko sot ,shko”)
Pra, dashuria e madhe e Mimozës për Lokën , me gjithë ç'përfshinë kuptimi i sajë në vargjët sublime që të bëjnë të qashë:
“Shpesh, po vajtoj për ty, Loke,
Kur të kujtojë plagët e trupit,
Qe akoma nuk të janë mbyllur
Të marra prej shkjaut,
Qe zemër nuk pati
Me të dhunuar barbarisht!
Mëshirë s'kishte
Me ti këput krahet
Duke të vrarë djemtë,
Bijat dhe fëmijet!
(Mimoza Legisi, “Kosovë”)
Është poaq vështirë, tamam sikur të këmbëngulësh për të gjetur një të vërtetë të pastër, të saktë, të kthjelltë. Dhe, tamam kur besojmë se e kemi gjetur, sakaq e vërteta për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës ,ndërlidhet në vargjet:
“Pesha e gjakut të bijve të tu.
Por... Ti qendron Burrneshë.
Mes klithmave të ujqërve,
Që s'pushojnë netëve të pa henë
Duke bredhur mjegullnajave.
Ai harron, Loke se shqipet nuk tremben
Prej atij qe zemër nuk ka,
E gjak njeriu nuk qarkullon damarve të tij.”
(Mimoza Legisi, “Kosovë”)
Autorja Mimoza Legisi me poezitë e sajë përpiqet që të gjejë shteg në një ambient të zhurmshëm. Ka pasion qetësinë shpirtërore, frymëmarrjen e lirë, ç'prangimin deri në diafragmë, që përndryshe është pasion i kërkimeve të ambienteve të shurdhëra. Ç'poete i pangopshme !
“Ne shtratin e vdekjës, nëse me shikon
Me shkruaj, Dashuri të lexojë fjalët e tua
Te me vije vdekja e zezë, plot me ëmbelsi
Dhe sytë, mi mbyll, me fjalët e shkruara.”
(Mimoza Legisi, Me shkruaj, dashuri"!)
Kur them kështu, mendoj në atë, sepse në poezitë e sajë nuk shohim përveçse një hijeshi të ndërthurrjes lirike të mendimit poaq artistik dhe metafore desilusionuese, dëshpëruese, shqetësuese:
“Me sill letrën tende, me flladin pranveror
M'i stolis fjalët e shkruara me ngjyrat e saj
Kopshteve të lulëzuara shetitje kur te dal
Të ndjejë Dashuri... që afër të kam.”
(Mimoza Legisi, ‘’Me shkruaj, dashuri"!)
Por, që i japin poezisë së sajë zjarr, erupcion, shtytje ,nostalgji për vëllanë ,që për Mimozën janë përballje që lën gjirmë të thellë në shpirtin e sajë :
….“S'don shpirti i shkretë të largohet shpateve të largëta.
Ku ndoshta as ujë nuk shikon ,edhe ndoshta as hije.
Do ia kishte enda të shëtiste fushave të gjelbërta.
Dhe të freskohej në mesin e verës me ujin e lumenjëve.
Sa do të donte shpirti i plagosur mos të rrinte i vetmuar.
Donte të gëzonte dhe ai ketë jetësi shumë të tjerë.
Tu zgjonte ç'do mengjes dhe të përqafonte Diellin e ngrohtë.
Dhe mbremja ta zinte duke numëruar yjet në qiell”.
(Mimoza Legisi, “Ne rrugën e Largimit”!)
Përgjithësisht poezitë e Mimoza Legisit ,të ( ri)lexuara janë të ndërtuara bukur, e mirë mbi realitetin shqiptar, e të vërtetën në përgjithësi. E, të ndërtosh poezi në këto dy dimensione, në këto dy plane, pra, mbi zhgënjimin dhe të vërtetën, ose, të vërtetën zhgënjyese po të duash, është një betejë e ashpër,kjo shifet në këto vargje :
….“Fort po me kallet , shpirti e zemra
Tek shoh trojet, shkrumb e hi
Dua te hap derën, të hyjë brenda
E te shoh fëmijet e mi,
E t'i mbledh, të gjithë rreth vetes
Djem dhe vajza siç i kisha
Te shuaj mallin edhe dhimbjen
E me gëzim t'me niste dita…”
(Mimoza Legisi, “Vajtojë gurët e Truallit tim”)
Dhe, pikërisht këtu është ambivalenca e ndjesive të autorës që e shtyp këtë betejë. Betejës që i hyn dhe ia del mbanë, Mimoza Legisi . Pikërisht duke i strukturuar poezitë në këto dy principe:
“Unë jam gjithëmonë pranë teje,në mbremje dhe agim
Jam aty ku dhimbja të ngacmon trupin tend të njomë,
Unë do jem pranë teje për te të kënduar kengët e tua të lumturisë
Dhe gëzimin ne sytë e tu unë do e sjellë përgjithmonë.
Ti,zemër largoje trishtimin fytyrës tende të embël
S'dua qe loti yt të lagë fytyrën e bukur,
M'i mbaj sytë e qeshur tek puthin gëzueshem gjithë botën,
Dhe unë do të shkatërrojë gjithçka qe ty s'te bënë të lumtur.”
(Mimoza Legisi, “Jam Engjelli Yt”)
Prishtinë,6 mars 2014.