Agjencioni floripress.blogspot.com
2014/06/02
Funksionet e kritikës letrare sot
A luan si duhet kritika letrare shqiptare rolin që ka? Assesi! Pse?
Pas viteve të nëntëdhjeta, që atëherë kur de facto u hoq cenzura ideologjike, filloi një prodhim i pakontrollueshëm dhe masiv i veprave «letrare». Erdhi koha e «të shtypurve»?! Si pasojë e kësaj çdo autor, magazinier e parelinj ngriti një ndërmarrje botuese, fillimisht më shumë për të botuar shkirmet e veta e pastaj edhe për të luajtur rolin e botuesit. Pas një heshtjeje jo edhe të shkurtë me reagimet e tyre u shfaqën të previligjuarit e hierarkisë së vjetër kundër vërshimit të kiçit, shundit që përlau bibliotekat gjysmëtërrënuara shqiptare. Alarmet e këtyre autorëve dhe të tjerëve në lidhje me rreziqet që sjellte akulturimi u morën si «britmë e fundit e kalit para se të ngordhë». Në realitet reagimi i tyre ishte me vend edhe pse shumica e tyre do t’i kishin bërë vetes më mirë të mbanin gojën mbyllur, sidomos ata që në të kaluarën kanë qenë tepër aktiv si «redaktorë e recensent» në vijë të proletariatit e partisë. Kjo gjendje orteku i përheshti edhe ato pak kritikë të specializuar që ishin. Nga njëra anë për arsye të prodhimit masiv e nga ana tjetër për shkak të kushteve të reja sociale e ekonomike me të cilat u ndeshën krijuesit pas deformimit të shoqërisë – si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Kritika letrare si shumë segmente tjera të jetës kulturore u vu në pozitën stand by. Edhe sot pas pesmbëdhjetë viteve gjendja ka mbetur pothuaj e njejtë.
a) Edhe sot kritika letrare ende nuk ka arritur të luaj rolin e saj informues e orientues duke dhënë një pasqyrë mjaftueshme mbi botimet e reja. Edhe poqëse ky qëllim të ekzistonte ajo një gjë të tillë do ta kishte të pamundshme si për shkak mungesës së mediumeve të specializuara ashtu për shkak të mungesës së një sistemi koordinues ndërmjet botuesve e mediave.
b) Si pasojë e së parës ajo nuk mund të luajë rolin e seleksionimit, duke veçuar e zgjedhur vepra që meritojnë të recensohen, vlerësohen e t’iu ofrohen lexuesve poetencial si literaturë e vyeshme që duhet blerë e pasur në bibliotekë. Ato pakë kritikë të specializuar pa pasur shteg tjetër i janë përshtatur ligjit të xhunglës dhe janë detyruar për shkaqe ekzistence të shlirojnë nervat dhe të vlerësojnë sipas «vendit e kuvendit», kështu duke përjashtuar çdo parim serioz profesional.
c) Funksionin e saj didaktiko-ndërmjetësues kritika letrare e ushtron (?!) vetëm nëpër shkolla, institute e fakultete. Publikut më të gjërë një mundësi e tillë i është uzurpuar qëmoti nga rrethanat mbizotëruese. Opinioni, pra masa e lexuesve jashtë katedrave, nuk do e marë vesh kurrë (nëse vazhdohet kështu) se ç’risishë vijnë në letrat shqipe, cilët autorë e autore trajtojnë një problem të përgjithshëm që duhet njohur e ditur e që është me rëndësi për çdo qytetar apo për shtresa të caktuara të shoqërisë. Lexuesit nuk i bëhet e qartë se cili autor është vërtet «gjeni i lindur», e cili imitator i pararendësve dhe shkrimin bukur e trajton si zeje. Masa nuk merr shpjegime nga kritika se si duhet kuptuar veprat e reja dhe ato të retushuara të Kadaresë; ç’na sjell të re Dërvishi me dramat e tij ekcesive; si duhet kuptuar famën e madhe të Ardian Kristian Kyçykut në Rumani e gati mospërfilljen e tij në atdheun e tij; pse është interesant për t’u përkthyer romani «Shkëlqimi i huaj» i shkrimtarit Beqë Cufaj në gjermanishte e jo i shumë autorëve tjerë që shqiptarët i konsiderojnë elitorë, e shumë, shumë çështje të tjera.
d) As në rolin e saj didaktiko-sanksionues që për prodhuesit e letërsisë (autorët dhe botuesit) është e një rëndësie të madhe kritika letrare nuk luan asnjë rol. Kritikët nuk merren parasyshë si referencë që do të ndihmonin në dallimin e prodhimit kualitativ letrar dhe atij të pavlerë dhe të pasuksesshëm në treg, gjë që do të ndihmonte dukshëm në përmirësimin e kualitetit të botimeve të reja. Janë të rralla ato shtëpi botuese që në redaksinë e tyre kanë lektorë profesional ose recensentë që do të bënin vlerësimin dhe gjykimin e veprës para se të vendosej botimi apo mosbotimi i saj. Shumica e shtëpive botuese përbehen vetëm nga pronari i saj e në të shumtën e rasteve nga një staf redaktorësh që vallëzojnë sipas xhepit të pronarit e jo sipas kriterieve të vlerësimit profesional.
Këto janë vetëm disa nga kushtet që duhej t’i plotësonte kritika letrare për tu pranuar si institucion koherent dhe serioz si dhe për të arritur që të stimulojë masat për më shumë lexim dhe të rikthejë imazhin e humbut të letërsisë artistike.
Flori Bruqi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment