2014-06-02

Sferat e angazhimit të kritikës letrare sot



Për të përfituar nga kritika – në favor të përmirësimit të kualitetit të letërsisë si dhe popullarizimit të letërsisë në masë – duhet që asaj t’i mundësohet pjesmarrja në institucionet e prodhimit letrar si dhe mbikqyrja në procesine punës së këtyre institucioneve. Kritiku duhet të jetë pjesë vitale dhe e pashmangshme e institucioneve të prodhimit letrar: ai është i vetmi kompetent që mund të vlerësojë autorin konkurues dhe t’ia oforojë botuesit, i cili pastaj e drejton për në shtypshkronjë dhe kujdeset që produkti i tij të plasohet e trajtohet si e sa duhet në mediat masive.
Prezenca e kritikës në zgjedhjen, botimin dhe vlerësimin publik të një vepre letrare ndikon edhe në punën e institucioneve të distribuimit: libraritë informohen për prodhimet e reja dhe vihen në kërkim të mallit për konsumatorët e vetë. E njejta gjë vlen edhe për stendat trotuareve e nën shi si dhe për bibliotekat.
Një vepër që ka sukses në këto dy faza dhe që kritika e vlerëson si pozitive dhe të rëndësishme domosdo se zgjon interesin edhe të institucioneve të përpunimit si; teatri, filmi, televizioni e radioja, punën e të cilave e ndjek kritika në çdo faze dhe formë të prezentimit të veprës.
Është deytrë e kritikës që të luajë rolin primar në instuitucionet e zhvillimit siç janë konkurset, shpërblimet e bursat e jo e autorët vetë dhe kryesitë e shoqatave siç ndodhë aktualisht. Sidomos aty ku synohet legalizimi dhe popullarizimi i një çmimi ose ruajtja e seriozitet që ka një çmim tradicional.
Edhe në institucionet e komunikimit si univerziteti, shkollat e larta dhe institutet tjera kritika letrare ligjërohet pa sistem, në mënyrë konfuze dhe e papërcaktuar, për të mos thënë edhe më troç se janë pikërisht këto institucione që nuk kanë arritur ose nuk arrijnë të kualifikojnë kuadro të përgatitura që do të ndikonin në zhvillimin e kritikës letrare shqiptare. Teoritë që ligjerohen aty nuk kanë ndonjë sistem që do të mund të formonin kritikun e shkolluar, shkencor dhe praktik. Prej aty dalin do melezë (në kuptimin profesional) që nuk e dijnë se për ç’janë formuar saktësisht për teorikë, gjuhëtarë apo për mësues të letërsisë nëpër shkollat e mesme, kështu që më në fund përfundojnë në vjershëtarë ose komentatorë politikë. Ato pak emra që dallohen si kritikë të specializuar nuk janë të tillë për shkak të fakultetit që kanë kryer, por më shumë falë angazhimit të tyre personal e autodidakt.
Një arsye tjetër që ka sjellë në këtë gjendje institucionet e komunikimit është edhe mungesa e metakritikës. Të krijohet përhstypja sikur asnjëri nga kritikët (me përjashtime) nuk merr guximin të vë nën dioptri punën e kolegëve të tij. (Kjo është e rëndësishme, sepse roli dhe funskioni i kritikës nuk është vetëm intepretimi dhe vlerësimi i prodhimit të letërsisë artistike, por edhe i vetë kritikës letrare si të tillë: si shkruhen recensionet? Nga cila pozitë gjykojnë kritikët e veçantë dhe ata të angazhuar në media etj. etj.)


Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...