Në vend të përkujtimit :Ndahet nga jeta prof. Mentor Quku
Mentor Quku ka lindur në Bilisht të Korçës më 20 janar 1939. U arsimua në Shkollën Pedagogjike "Shejnaze Juka" në Shkodër (1951-1954), Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë (1955-1957) dhe Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (1960-1963).
Ka qenë mësues në shkollat e Shtiqënit, Brutit dhe Kukësit (1954-1957), në shkollën e mesme "Xheladin Fishta" në Shkodër (1961-1963), në shkollën e Barbullushit (1965-1991), në shkollën e Bahçallekut (1991-1992). Ka qenë drejtor i Muzeut Historik Shkodër (1992-2000) duke organizuar katër seminaret e para "Shkodran në shekuj". Është drejtor i revistës "Kumtari" dhe i gjashtë vëllimeve "Seminari Ndërkombëtar, "Shkodran në shekuj".
Është autor i disa studimeve e botimeve në fusha të ndryshme të dijes si metodikë e dhënies së mësimit, pedagogji familjare, pedagogji shkollore, pedagogji sportive, tekstologji, psikologji të arteve figurative, psikologji sportive, psikologji të moshave, histori, histori arti, letërsi biografike, letërsi për fëmijë, letërsi politike, histori e letërsisë për fëmijë, mitologji, folklor, frazeologji, toponomastikë. Tema qendrore e botimeve të tij mbetet ajo e Ndre Mjedës.
Prof.Mentor Quku u nda sote para dreke nga jeta,duke lane ne pikllim familjen,bashkeshorten Ixhlali,vajzat Valbona,Orjeta dhe Evisi.
Shkodra humbet intelektualin,shoqeria dhe arsimi humbasin prof.e mire dhe goje embele,ne ishe nxanesit e tije humbem mesuesin tone te nderuar.
Prof.Mentor Quku kishte kohe qe po perballej me nji semundje te rande dhe te pa sheruesheme,po shpirti dhe zemra e prof.Qukut nuke reshti se shkruari per poetin dhe meshtarin e rilindjes Ndre Mjeda.
Tashma i ndjeri prof.Mentor Quku largohet nga kjo jete duke lene pase emerin e nderuar "Qytetar nderi"i qytetit te Shkodres,prof.nderi i Universitetit Luigj Gurakuqi te Shkodres.
Prof.M.Quku punoje per mbi 40 vite per te lartesuar figuren brilante,bylbylit te poezis Shqiptare Dom.Ndre Mjedes.
Ajo qe prof.M.Quku na la pase do jete amaneti mai i cemuar per brezat e sotem dhe ata qe do vine.
Shkodra i jepe lamtumiren me nderime prof Mentor Qukut.
Emeri dhe kontributi i tije jane vlera te pa shlyera ne letersin dhe historin Shqiptare.
Dr. Mentor Çoku - Ideali im është Lidhja e Prizrenit
Viset e Maqedonisë shqiptare kanë dashur gjithmonë përmallshëm t’u bashkohen atyre të trungut amë. Banorët e këtyre trojeve etnike,këta besimtarë të unitetit kombëtar, duke dashur të mos u binden trilleve të fatit historik, kanë luftuar me pushkë dhe penë për të kundërshtuar Londrën e vitit 1913, për t’iu bashkangjitur vëllezërve të tyre. Në këto përpjekje vigane, dhjetra herë më të madhe se mundimet e Sizifit së lashtë, janë edhe jeta e vepra e Dr.Mentor Çokut.
Lindi në Elbasan më 1914. Ende pa mbushur motin së bashku me të ëmën, shkuan në Ohër. Pat qarë e qeshur në ate derë bucare, e cila decenie më parë ish ngritur në lartësitë e këngës prej trimërive të gjyshit të tij Iljaz Pashë Dibra. Pat ecur nëpër ato gurë të sokakut nga merrnin udhë të largët trimat e nisnin të këndonin grykat e armëve. Iljaz Pashë Dibra, ishte dhe mbetet prej furtunave të maleve të Dibrës. Ai luftoi një jetë të tërë në krah të burrave të tillë si Abdyl Frashëri, Ymer Prizëreni e Sulejman Vokshi duke ndriçuar jo vetëm nderin dhe krenarinë e vet, por krejt Dibrës dhe Shqipërisë.
Ndërsa i jati i Mentorit, Hamdi Bej Ohri, do të njihej në gjithë vilajetin e Manastirit jo vetëm për atdhetarinë, por edhe trimërinë e tij. Në bashkëpunim të ngushtë me nijazi Resnjën, Said Najdenin, Bajo Topullin, Gjergj Qiriazin etj, Hamdiu do të vendosej në vitet e para të shekullit të njëzetë, në radhët e burrave që formuan komitetin e fshehtë të Manstirit. Si rallëkush në ato kohëra, Hamdi bej Ohri do t’i kundërvihej politikës mashtruese të turqve të rinj, të cilët deri sa muarën pushtetin nuk lanë premtim pa bërë, ndërsa më tej, nisën të shkelin me zjarr dhe me hekur çdo nismë shqiptare për dije dhe përparim. Në të gjitha tallazet që kalonte Shqipëria, edhe atëherë kur u coptua tragjikisht nga Fuqitë e Mëdha, në vitin 1913, Hamdi Bej Ohri, dijti të mbajë të ndezuara për një të ardhme sa më të lumtë për atdheun e vet, të mbledhur në kufijtë etnike – arbërore. Këtë mesazh, ai ua përcolli edhe fëmijëve të vet, ku veçmas në vetëdijen e Mentorit të vogël, ky mesazh la gjurmët e veta të pashlyeshme. I betuar deri në vedekje për lirinë e krejt viseve shqiptare, Hamdi Bej Ohri do të luftonte me armë në dorë, mal në mal të Dibrës si ndaj hordhive të Sulltanit ashtu edhe ndaj synimeve aneksioniste të serbo-sllavomaqedonasve e bullgare. Pikërisht në këtë udhë, do të ecte më pas edhe i biri mentori, i cili duke trashëguar virtytet e rralla të gjyshit e babait të vet, që në rininë e tij, përkrahu thellësisht idetë nacionaliste.
Mësimet e para Mentor Çoku i merr në Ohër, i cili, në vitet 20 të të shekullit të kaluar ende ruante diçka nga madhështija e viteve të shkuara. Ai do të dallohej aty për dashurinë e madhe për dijet dhe veçmas do të ishte i interesuar për gjeografinë dhe historinë e Shqipërisë së tij, në krejt viset etnike. Më pas në vitet 1925-1928, vazhdon shkollën e mesme në Beograd, ku jeta e tij merr një tjetër përmasë, ate të shqiptarit me shpirt të kulluar por edhe të vendosur për të kërkuar të drejtat e veta. Në Beograd mban lidhje të drejtëpërdrejta me atdhetarin tjetër të shquar Rauf Fiçon, i cili në ate kohë ishte Ambasador i qeverisë shqiptare në Jugosllavi. Natyrisht edhe me nxitjen e Raufit, Mentori së bashku me dhjetar gjimnazistë shqiptarë në beograd, krijon “shoqërinë e djelmërisë për të drejtat e shqiptarëve” në thelb të së cilës parashihej lufta me mjete diplomatike dhe politike për arritjen e të drejtave të shqiptarëve. Në vitin e fundit të gjimnazit, kur protestat e kësaj shoqërie i patën kaluar kufijtë e Beogradit dhe po diskutoheshin në Paris e Gjenevë, Mentor Çoku pushohet nga shkolla pa të drejtë për t’u rikthyer më në beograd. Kthehet sërish në Ohër dhe me disa provime plotësuese ka arritur në Shjqipëri të marrë dëftesën e gjimnazit. Duke qenë se rrezulltatet në mësime i ka patur tejet të larta, me ndihmën e pakursyer të prindërve (nëna e Mentorit ka qenë prej familjes së njohur të Toptanasve) shkon në Milano dhe fillon studimet në Fakultetin e Drejtësisë. Edhe këtu ndjenjat atdhetare të birit të Ohrit nuk do të mungonin. Në shoqërinë e dhjetar bijve të tjerë të shqiptarisë, juristi i ardhshëm, Mentor Çoku, do të debatonte me pedagogët e vet italianë, lidhur me disa të drejta legjitime të kombit të vet. Ka qenë viti 1935 ku Mentor Çoku le Milanon dhe shkon pranë familjes dhe miqve të vet në Ohër. Ndërsa urtësia ka qenë tipari karakteristik i tij, Mentori e ka pritur i revoltuar pushtimin Italian të 7 prillit 1939. E vërteta është se qenë ditët e para të ardhjes në Shqipëri qeveria italiane bëri çmos të shtinte në dorë pikërisht intelektualët shqiptarë që patën mbaruar studimet atje. Dhe nëse në ndonjë rast, ia arriti qëllimit, tek pjekuria dhe dinjiteti i Mentor Çokut, kjo manovër italiane dështoi plotësisht. Biri i Ohrit kishte një qartësi të mahnitshme për rrjedhat e ngjarjeve ndaj nuk e humbi askurrë shpresën. Në fillim të vitit 1943, kontaktet e tij me nacionalsitët e Kosovës, Maqedonisë shqiptare dhe atyre të shtetit amë, sa vijnë e shpeshtohen. Duke lënë menjanë avokatinë, Mentor Çoku bëhet organizator i formacioneve luftarake nacionalsite në Ohër, Strugë e Manastir. Ka qenë kjo arsyeja që ai zgjidhet si delegat i këtyre trevave në Lidhjen e Dytë të Prizërenit në vjeshtën e vitit 1943. Fjala e tij në disa tubime të kësaj Lidhjeje, në Prizëren, u dëgjua me vëmendje të madhe jo vetëm pse sillte atje trazimet politike në Ohër, Strugë e Manastir, por sepse parashihte trazime akoma më të mëdha në të ardhmen. Zëri i Mentor Çokut, u ndje ashpër sidomos në ngritjen sa më shpejt të formacioneve luftarake që do të vireshin në shërbim të kësaj Lidhjeje. Ata që kanë dëgjuar gjykimin e drejtë të Mentor Çokut në këto tubime, asesi nuk kanë harruar shprehjen proverbiale të tij “Partia ime është Lidhja e Prizërenit”. Tek ky simbol i bashkimit të forcave shqiptare, ai parashihte të vetmen mundësi të shpëtimit të kombit të vet, nga sllavomaqedonasit e rinj dhe të vejetër.
...........................
Në parlamentin shqiptar të viteve 1943-1944, Mentor Çokun e shohim të kandidojë si përfaqsues i popullit të tij. Ai e fiton këtë të drejtë ngase treva e Ohrit e pat kuptuar shpirtin demokrat të birit të vet, vendosmërinë dhe guximin e tij për ta përfaqsuar denjësisht në parlament, si edhe ëndrrën e lashtë për Shqipërinë etnike. Ndonëse ngjarjet do të rrokulliseshin në një shpejtësi maramendëse dhe ai parlament me përfaqsues nga krejt viset etnike shqiptare i pati ditët e numëruara, fjala e Mentorit si kryetar i grupit parlamentar të Maqedonisë shqiptare, pati jehonë të madhe.
Në qershor-tetor 1944, Mentor Çoku në bashkëpunim edhe me nacionalistët e tjerë organizon formacionet luftarake në Ohër-Strugë, me ç’rast do t’u kundërviheshin çetnikëve serbo-sllavomaqedonas. Disa prej këtyre formacioneve, zhvilluan luftime edhe ndaj ushtrisë bullgare e cila pas kapitullimit të Italisë, pat deklaruar se do të arrinte deri në Ohër, sipas teorive të “Bullgarisë së Madhe”. Influenca e Mentorit në organizimin e këtyre formacioneve nacionaliste në Ohër-Strugë ishte tejet e madhe edhe në një rrafsh tjetër. Kjo lëvizje mundi të shmange edhe ndonjë konfrontim që nacionalçlirimtarët shqiptarë, donin të relizonin në popullin e këtyre trevave. Falë pjekurisë dhe aftësive organizative të Mentor Çokut, i cili komandonte forcat nacionaliste, në Ohër dhe Strugë, komunistët nuk mundën të formaojnë asnjë çetë partizane. Më tej, kur aradhat partizane shqiptare, të drejtuara nga Hoxhët e Mugoshët, u lëshuan si lukuni ujqish në trevat e Maqedonisë shqiptare, Mentor Çoku mendoi se rezistenca do të ishte tejet e vështirë dhe mund të sillte rrjedhoja fatkeqe për shqiptarët. Parashikimi i tij u realizua, vite më pas. Është kjo arsyeja që Mentori shkon në Shqipëri dhe në nëntorin e vitit 1944, së bashku me Mid’hat Frashërin, Hasan Dostin, Bato Rexhibin, Faik Qukun, Vasil Andonin e dhjetra nacionalsitë të tjerë të shquar, merr rrugën e mërgimit.
Fillimisht në Itali, vazhdon të plotësojë studimet. Mendja nis të punojë por gjithsesi mendaj e tij do të jetë në vendlindjen e dashur e shtypur prej serbo-sllavomaqedonasve dhe në Tiranën e okupuar nga komunizmi, ku kishte vetëm vajzën e tij. Ndiqte me vëmendje të madhe ngjarjet atje duke jetuar përditë me shpresën e madhe për t’i parë trojet amtare të bashkuara dhe të ngrohura prej diellit të demokracisë. Duke dashur të bëjë diçka për bashkëatdhetarët e vet, falë aftësive komunikative dhe popullaritetit që gëzonte, viret në krye të disa shoqatave bëmirëse dhe mbledh ndihma të ndryshme për Shqipërinë. Shkon edhe në ambasadën shqiptare në Romë dhe u tregon për këto ndihma të m¨dahja, por përgjigjja prej hekurave të asaj ambasade komuniste, është mjaft cinike ; “Populli shqiptar jeton me mirëqenie të plotë dhe nuk ka nevojë për lëmoshat e kapitalistëve !!” Por kjo nuk e deziluzoi aspak Mentorin. Nëpër shtypin italian të kohës ai jep të dhëna të sakta se si jetojnë shqiptarët duke u përpjekur të demaskojë regjimin komunist të Tiranës, duke u përpjekur të flasë hapur mbi fasadat socialiste “të lumturisë” shqiptare. Në shtëpinë e tij, por edhe në zyrën e tij në rrugën “Korso Trieste”, tashmë do të hynin e dilnin dhjetar emigrantë shqiptarë. Mentor Çoku ndërmjetsonte në organizmat përkatëse të trajtimit të refugjatëve dhe bënte ç’ish e mundur të lehtësonte sadopak barrën e vuajtjeve për bashkëatdhetarët e vet.
I përkushtuar pas konfesionit mysliman, Mentor Çoku do të ishte në vitet 1970-1980 një prej ideatorëve kryesorë të ngritjes së një xhamie në një nga sheshet e Romës. Në krye të komunitetit mysliman për Europën Juglindore, biri i Ohrit do të bënte ç’ish e mundur që çështja shqiptare të diskutohej në rrethet më të larta të diplomacisë perëndimore e lindore. Tepër i ndjeshëm e tolerant, ai nuk do të nisej askurrë prej mentaliteteve të vjetëruara por do të kërkonte rrëzimin e komunizmit në Shqipëri me ndihmën e gjithkujt. Falë autoritetit dhe përkushtimit të tij, në vitet e 80-ta në Romë, do të ngrihej xhamia e madhe dhe aq e bukur e paisur me të gjitha ambijentet e duhura. Në këtë xhami do të vinin myslimanët nga e gjithë bota duke uruar me ngazëllim pos të tjerave, edhe birin e Ohrit, Mentor Çokun e dashur e trim.
Me besimin e patundur se një ditë komunizmi do të shporret nga Shqipëria, Mentori me të gjithë vitet në supe, punoi plot përkushtim ndaj çështjes sonë kombëtare. Ai ndoqi me vëmendje jo vetëm zhvillimet në Shqipëri por edhe veprimtarinë nacionaliste në diasporë duke u përpjekur kurdoherë të jetë një urë bashkimi për ta. Mjaftë nacionalistë shqiptarë, kujtojnë se kur vinin në shtëpinë tij, ishin përgaditur të shanin e cirreshin për njerën apo tjetrën padrejtësi që dikush u pat bërë. Por në bisedime me Mentorin e qeshur, fjalët sikur zbuteshin. Në prani të tij, ai s’lejoi askurrë të shahej ndonjë shqiptar, shpirti i tij i butë dhe i kulluar ishte mbushur tejpërtej me shqiptarizëm. ( Më se e vërtetë ,mendimi im kepi )
Në vitet 1992-1993, ai shkon në shtetin amë disa herë. Shamllet me të bijën që e pat lënë foshnjë, me miqtë e të afërmit, duke u kujtuar me ç’rast edhe bisedat e lëna në mes, në nëntorin e vitit 1944. Ai pritet nga personalitete të larta të së djethtës shqiptare, intelektual të tiranës dhe Ohrit e Dibrës. Në një prej intervistave të dhëna në shtypin shqiptar të atyre viteve, lidhur me çështjen shqiptare, ai do të shprehej tekstualisht ; “Unë kam një bindje personale që nuk ka të bëjë hiç me politikën, dhe përsëris me të madhe se çështja shqiptare në Ballkan asht fitueme. Asht e fitueme për një arsye. Jo aq për meritën e shqiptarëve të 1913-ës, por të Kosovës dhe Shqiptarëve të maqedonisë që kanë mbërri koshiencën kombëtare, ndërgjegjen kombëtare”. (Gazeta “Daradania” nëntor 1993 ).
Me mendimin e ndershëm për simbolet e shtrenjta të shqiptarëve, Mentor Çoku, do të mbante në tavolinën e punës, në zyre, por edhe në ambijentet e shtëpisë, flamurin tonë kombëtar. Në duart e tij, ai flamur do të valvitej në mjaft tubime paqësore në decenie me radhë, atëherë kur në emër të nacionalsitëve shqiptarë në mërgim, kërkohej liria e shqiptarëve të rrethuar prej telave me gjëmba. Lidhur me këtë simbol, pyetjes së një gazetari në Tiranë, atdhetari Mentor Çoku do t’i jepte këtë definicion ; “Përse populli ynë, më i lashti në Ballkan dhe Evropë, të mos prezantohet me shqiponjën e vërtetë të heroit tonë kombëtar, simbol që rrjedh dhe trashëgon lashtësinë prej dhjetra shekujsh përpara vetë Skenderbeut ? Sot kur fatmirësisht këtë simbol e kemi në duart tona, të zbuluar dhe të verifikuar, një mendim tjetër mendoj se është i palogjikshëm, anakronik dhe si i tillë nuk mund t’i qëndrojë kohës”. ( Gazeta “Republika” më 25 nëndor 1993 ).
Është me vend të kujtojmë se Montor Çoku, në këto vite u përpoq deri në sferat e larta të diplomacisë evropiane, lidhur me marëdhëniet shqiptaro-italiane. Duke u mbështetur në tradicionin e tyre, kurdoherë në takime, biseda e intervista, ai u tërhiqte vëmendjen miqve të tij, diplomatë të shtetit amë, sidomos në marëdhëniet që ata nisën të ndërtojnë me fqinjët antishqipatrë, greg e sllavomaqedonas. Mendimi prioritar i tij mbetet ai, se rruga e Shqipërisë për në Europën perëndimore do të kalojë nga Italia, është i drejtë apo jo ky mendim, koha le ta gjykojë. Sidoqoftë emri i Dr. Mentor Çokut, do të bëhet i njohur për shumë shqiptarë në replikat e shumta të shtypit shqiptar në vitet 1993-1994, atëhrë kur dikush pat “zbuluar” se në vitin 1991, ky kishte ftuar dhe kishte ngrënë një darkë me zotërinjë Sali Berishën, Fatos Nanon dhe Aleksandër Meksin të cilët më pas u bënë protagonistë të politikës shqiptare. Mjaft prej gazetarëve të Tiranës, asaj kohe hodhën idenë absurde se pikërisht në praninën e mentorit ishin nadrë rolet pozitë-opozitë dhe për më tej, ishin caktuar edhe kolltuqet e ministrave. Por e vërteta qëndronte krejt ndryshe.
Lufta politike në Shqipërinë postkomuniste, ishte tejet e avancuar dhe mentaliteti i qytetarëve të shettit amë, nuk e pranonte lehtë që shqiptarët e barakidave të kundërta të uleshin së bashku me një tyrezë. Prandaj, duke mos patur besim në prononcimet e liderve të tyre, të majt e të djethtë, tifozërisht, iu vërsulën “enigmës” Çoku, a thua se ai mbante çelsat e ardhmërisë shqiptare. Por Mentori me qetësinë dhe buzëgazin e tij, iu përgjigjej thjeshtë këtyre hamendjeve ; 2Atë natë në Romë u bisedua rreth gjendjes në Shqipëri dhe zhvillimeve në të ardhme. Të gjithë ne, këtë e bëjmë sidomos në tri vitet efundit, në çdo kohë në në çdo vend. Por biseda në darkën e përmendur, ishte vetëm një shkëmbim i lirë mendimesh, i painstitucionalizuar, që nuk përfaqsonte angazhime. Prandaj nuk mund të bëhej fjalë për marrëveshje”. ( Gazeta “ Republika “ më 17 nëntor 1993 ).
Përgatiti :Flori Bruqi