2014-06-01

E gjakte mes telash nje qershi

 image

Nga Dalan Luzaj


-1- NENA PARA BURGUT TE BURRELIT

E gjakte mes telash nje qershi -1-
Varrburgu, naten, cel nje flake.
Mbi te , cdo nate , nje shpend I zi,
Me krah ngroh dhimbjen qe, bene larg

I rende Burreli, sa djem ka ngrene,
Pe rreth vdekja, ball per ball.
Sa hyne , eshte shkruajtur cfare kane thene;
Burrel, hyne, por s'del me gjalle.

Lidhur trastat me dhjete gishta.
Pjeston Shqiperia veten ne Burrel.
Zemren mbi mjerimin coi Nena nga sherishta.
Erdh te ndante shpirtin me djalin ne sportel.

AS dielli s'hyne brenda burgut fat zi.
Varur,, coptuar gjembave, neper tela.
Heshtja perkthehet vdekje mbi cdo dashuri.
Bashke me pritjen , vdekja pret tek dera.

Me I lehte se trastat ishte trupi I nenes.
Me e rende se trastat ishte zi e saj e zeze.
Vec ta degjoje c'i thosh gjuh' e zemres.
Burrel per rreth, Shqiperi ne mes.

Dy trastat prere udhetuan larg.
Plote halle , vuajtje, sa shqetsime.
Ne njeren , dhimbje, lote e mall bashke,
Ne tjetren, nga sqepi I zogjve hequr sa therime.

Me shpejte vjen nata ne Burrel.
Burreli vdekja qe ha krim.
Ne gjemb te telit , ku hena ngel,
Dy trastat varur prere me internim.

E gjakte, mes telash nje qershi -2-i.
Vrrburgu , naten cel nje flake.
Mbi te , cdo nate nje shpend I zi,
Me krah ngroh dhimbjen qe ben larg



-1- Ne burg te Burrelit, brenda rrethimit eshte nje qershi , , nen te ishte sajuar nje grope ku hidheshin ata qe vdisni dhe vriteshin, varr masiv.

-2- Ne hyrje te burgut te Burrelit ishte shkruajtur-BURREL, HYNE, POR GJALLE S'DEL.


-2- NJE MIKU.


Nga drita e syrit te rinon fytyra.
Ju zgjata doren, tuajen e mori era.
Gjer te kufiri I vet jane duarte e mija.
Duart qe, pjestohen ne mijra pjese te tjera.

Erdhet, gezimi m'e nxori jashte , nga shtepia.
Shqetsimi juaj thjeshton shqetsimin tim.
O mik, jo kalendari, me shtypese eshte boshesia.
Gjithecka te kam thene , kur ju kam ngushullim.

Pa kuptuar, ndare jemi ne dysh
Gjer ketu erdhem per tu ndare?
Shartuar gjaku, ecen, na therasin gjysh.
Plote shpine dhe shpirt , zbresim neper shkalle.

Te gezoni dua gjer ne rrenje te gjakut!
Ta ndjej dhembjen , per dite po te shter.
Vjen nje cast , vetja , jashte na ka flakur.
Brezi yne I pa fat , brezi me me vlere.

Pa trokitur, ju pres , derse per te hyre.
Kaq e vogel bota, heshtje e thelle ne mes.
Te cuditur, dy njerez te barabarte ne pasqyre.
Perse s'ka ardhur , pyesim njeri tjetrjn , cdo mengjes?

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...