2014-06-02
Kritika letrare dhe mediat
Në masmedia mungojnë rubrikat e rregullta, emrat e rregullt që do të përfolnin librat në mënyrë objektive dhe duke iu përmbajtur parimeve të formës së shkrimit (recensionit) dhe kondicioneve profesionale të printmediave, artikuj edhepse me një gjërësi e natyrë gjuhësore ndryshe nga shkrimet publicistike, por megjithatë të ngritura në bazë të atyre pesë a gjashtë W-ve të famshme gazetareske.
Shkrimet «kritike» që botohen nëpër rubrikat apo shtojcat e kulturës nëpër media, dëshmojnë se faji kyresor prapëseprapë nuk është i përgjegjësve të këtyre mediumeve por vërtet stagnuese shfaqet paaftësia e autorëve që përpiqen të merren me kritikë letrare e s’dijnë t’iu përshtaten as rregullave të profesionit që mëtojnë ta ushtrojnë e as atij të gazetarisë. Sidomos gazetat e përditshme (ato që kanë për synim profesionalitetin sipas standardeve) janë të detyruara të tregohen refuzuese ndaj idesë për krijimin e një rubrike të rregullt ku do të përfolej vepra artsitike.
Nga ana tjetër askush nuk beson se këto media nuk mund të sigurojnë për redaksitë e tyre nga dy a tre kritikë letrarë që në mënyrë të rregullt do ta ndjeknin (ama edhe do ta lexonin) librin, pikturën etj. e do ta diskutonin atë publikisht. Le ta marrin shembullin e mediave të huaja: nuk e kziston asnjë gazetë as e përditshme as periodike në perëndim pa kritikun e vetë të rregullt letrar, pa rubrikën e vetë të rregullt për librin.
Natyrisht se, për të qenë mediumet më kualitative duhet të sigurojnë kuadro të përgatitura mirë profesionalisht.
Nuk mungon as përshtypja se problemet apo të arriturat kulturore, sipas mediave që kemi në duar, përdoren vetëm si mjet elozhi, vetkënaqësie dhe onanie personash ambicioz që kanë fatin të jenë afër mediumeve, kështu duke zmadhuar fatkeqësine e kulturës e në veçanti atë të letërsisë shqiptare. Për këtë një përgjegjësi të pamohueshme mbajnë përgjegjësit e mediumeve. Ata duhet të krijojnë ca rregulla që do të parandalonte vërshimin e sojit të pseudokomentatorëve, që manifestohen me gjithë makinacionet e mundshme të akulturimit.
Ndonjë vëzhgues i proceseve letrare dhe punës së mediave në këtë drejtim do të thoshte se gjithë kjo tragjedi ka ardhur nga mungesa e «institucionit» të kritikës si dhe vazhdimit të sistemit të trashëguar socrealist. Mirëpo e vërteta qëndron edhe diku tjetër. Një segment të dukshëm përbën edhe tipi i mentalitetit anadollak i disa shkruesve shqiptarë, të cilët në vend që të punësohen si ofiqarë në ndonjë administratë, aq sa e kanë edhe aftësinë, atyre nuk u vjen fare turp për t`u marrë me kritikë të letërsisë, duke shkruar «recensione» që s’janë gjë tjetër se sa përdhunim i pashembullt i lexuesve, pra aventurierë të tipit siç është shembulli më lartë.
Flori Bruqi
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...