2014-06-01

Behgjet Pacolli, meriton të jetë premier i Kosovës,thotë populli !

DSC_0390
Behgjet Pacolli, lideri i AKR-së nderohet në Tiranë me çmimin special të Leadership-it 2014.
Në ceremoni marrin pjesë autoritetet më të larta të shtetit shqiptar, kryetari i parlamentit, kryeministri, përfaqësues të opozitës, të botës akademike, urbanistikës, etj.

Si lider që vjen nga biznesi, unë di të vendos në shërbim të vendit tim hapësirën globale- tha zoti Pacolli. Duke mundësuar ndërlidhjen e shpejtë të Kosovës me botën globale, unë në krye të qeverisë do mundësoja rritje të shpejtë ekonomike deri në 10% dhe rritje të ndjeshme të buxhetit, vijoi ai.

Rritja do sigurohet, tha zotëri Pacolli, nëpërmjet investimeve të mëdha ndërkombëtare në infrastrukturën me rëndësi botërore, në zonat e lira ekonomike, në platformat agroushqimore me brand-e ndërkombëtare, me rivitalizimin e Trepçës dhe sektorit minerar.

Sot në Tiranë në mjediset e Universitetit ndërkombëtar urbanistik Polis u organizua dhënia e çmimit special të Lidershipit 2014 zotëri Behgjet Pacollit, presidentit të AKR-së. Në prani të autoriteteve më të larta shtetërore, kryeministrit Edi Rama, disa ministrave, përfaqësuesve të opozitës, autoriteteve të larta akademike nga gjithë Shqipëria, zotëri Pacolli pranoi çmimin që më parë e kishte marrë dhe Arben Xhaferri, Fatmir Sejdiu, Edi Rama, etj. Çmimi i dhënë vlersonte kontributin e zotit Pacolli në politikën zhvillimore, në paqësimin e politikës kosovare, për idetë në krijimin e Unionit ekonomik kombëtar, kontributin humanitar.

Zoti Edi Rama duke vlerësuar kontributin e zotit Pacolli tha se shpesh herë pasi kam parë mrekullitë e realizuara nga ky njeri i madh, së bashku me bashkëkombasit tanë kudo nëpër botë, kam pyetur : pse ky njeri ka vendosur të kthehet në fshatin e vet, në Kosovë? Përgjigja është ajo që Salvador Dalia i tha akademikëve francezë kur i dhanë një çmim të rëndësishëm : ky nderim nuk ma heq ende kuriozitetin për atë se sa më duan mua në fshatin tim. Behgjet Pacolli ka ardhur të japë në Kosovë, dhe jo të marrë, por ndoshta dhe të marrë pak dashuri të njerëzve të vet, duke qenë kurioz sesa e duan këta njerëz të tij. Unë e mora këtë çmim si kryebashkiak dhe tani jam kryeministër. Uroj që dhe ty të të sjellë fat ky çmim!

FJALA E ZOTËRI BEHGJET PACOLLIT NË CEREMONINË ME RASTIN E MARRJES SË ÇMIMIT SPECIAL TË LEADERSHIPIT

TIRANË, 30 MAJ 2014

Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Autoritete akademike të Universitetit Polis dhe drejtues të Fondacionit COPLAN,
I nderuar kryetar i Parlamentit,
I nderuar kryeministër,

Është një kënaqësi e madhe të marr sot këtu prej Fondacionit CoPlan dhe Universitetit Polis, çmimin special të Leadership-it.
Kënaqësia ime është për disa arsye :
së pari, ose subjekti që ma ka akorduar është ndoshta njera prej NGO më serioze në rajon për zhvillimet urbane,
dhe gjithashtu
Universiteti Polis është një vatër dinjitoze e arsimit universitar shqiptar;
Së dyti, se këtë çmim e kanë marrë para meje kryeministri Edi Rama, asokohe me cilësinë e kryebashkiakut dhe Arben Xhaferi, një mik imi i kohëve të fundit, me të cilin kam bashkëndarë idenë e Bashkimit kombëtar që fillon nga ekonomia.
Nuk kam më trishtimin që bartej prej fjalisë nema profeta in patria sua. Nuk të bën kush prift në fshatin tënd. Pra nuk e kam më trishtimin se Shqipëria më ka nderuar shumë me universitetet e saj, me qytetet e saj, ndërsa Kosova jo. Edhe falë meje, edhe falë Edit, edhe falë CoPlan, edhe falë Arbenit, midis Shqipërisë dhe Kosovës po zhduken gjithnjë e më shumë kufijtë.
Ju më keni dhënë çmimin e leadership-it.

Unë me cilësinë e ndërmarrësit global të konvertuar në politikan dua t’ju them disa fjalë për konceptin tim të leadershipit që i duhet sot Kosovës.

Kosova sot fle mbi pasuritë më të mëdha të Europës.
Kosova ka sot një rini të mrekullueshme.
Pse ekonomia e saj nuk rritet më shumë në vit se 3-4% diçka që nuk garanton absorbimin e krahut të lirë të punës që krijohet çdo vit?
Mendoj se është problem leadershipi.
Çfarë leadershipi- përfaqsoj unë?
Për shkak të eksperiencës së madhe si ndërmarrës global unë kam fituar përfytyrime të drejta të hapësirës. E shoh Kosovën që është realisht një pikë në glob, brenda një bote të madhe që e shoh virtualisht si një pikë të vetme.
Ndërmarrja ime punon njëkohësisht në sisteme financiare që mbështeten në mbi 30 monedha të ndryshme. Kam themeluar, projektuar dhe ndërtuar kryeqytete. Besoj se kuptohet qartë se unë e kam konceptin e hapësirës.
Unë e di se Kosova, Shqipëria kanë pozitë të rëndësishme strategjike. Ato janë afër tregjeve të rëndësishëm dhe janë pjesë apo afër rrugëve të mëdha botërore.
Sot të fitosh në kohë, duke shfrytëzuar hapësirën tënde, duhet të ndërlidhësh financiarisht vendin tënd me botën globale financiare. P.sh ka banka në Azi, ku Kosova mund të gjejë kredi me interesa të ulët.
Të fitosh në kohë sot, duke shfrytëzuar pozicionin tënd do të thotë të ngresh zona të lira ekonomike. Të thithësh investitorë prodhues apo financiarë prej botës. Do të thotë të orientosh përqëndrime të mëdha të kapitalit duke nxitur zhvendosjen e tyre nga zona tradicionale aziatike afër Europës, etj.
Të fitosh në kohë sot, duke kuptuar nga hapësira do të thotë që produktet e tua të bëhen pjesë e brand-eve të njohur. Kjo do të siguronte rritjen e eksporteve tona. Alternativa është falimenti.
Të fitosh në kohë sot, do të thotë të nxisësh projektet në fushën e inovacionit, të nxisësh industritë e shërbimeve, të teknologjisë së informacionit, etj.
Të arrish sukses në gjithë këto drejtime, do të thotë ta rrisësh GDP e Kosovës, afro 10% në vit. Të punësosh afro 30-40 mijë vetë çdo vit.
Falë eksperiencës sime si ndërrmarrës (unë kam menazhuar një kompani me buxhet sa i Kosovës), unë di t’i arrij gjithë këto objektiva.
Unë jam megjithatë politikan atipik. Nuk di të gënjej, nuk di të flas bukur, por ama di të orientohem saktë në kohë dhe hapësirë.
Di të garantoj investitorët e llojeve të ndryshëm nga gjithë bota, që mund ta shndërrojnë vendin tim në storie suksesi botëror.
Pa modesti them se unë di ta bëj këtë.
Unë di të projektoj.
Unë di të kaloj lumin, sepse e kam kaluar disa herë.
Shpresoj që ju çmimin ma keni dhënë për aftësitë për të cilat fola më sipër, dhe jo për mungesat e fundit- në aftësinë manipulative. Gjithsesi të jeni të bindur se nuk do ju zhgënjej
Falemnderit.


May 30, 2014






LDK,VV, AAK nuk preferojnë që të bashkëqeverisin me Hashim Thaçin. Dëshirë për qeverisje të ngjashme si e mandatit të kaluar nuk ka as Aleanca Kosova e Re, e Behgjet Pacollit, por partia e biznesmenit të suksesshëm nuk i ka rënë vijë të kuqe kësaj mundësie.
Kështu as LDK, as AAK as VV e as Nisma nuk po preferojnë të qeverisin me partinë e Hashim Thaçit.



AKR vizion të qartë për zhvillimin e Kosovës, të pa korruptueshëm


Si e gjykoni deri në këto momente se AKR-ja është prezantuar përballë elektoratit të saj?
AKR-ja ka pasur një sfidë. Zgjedhjet u deklaruan shumë vonë dhe filluan në një farë mënyre të pa organizuara. Por sodoqoftë jemi në ditën e tretë të fushatës zyrtare. AKR-ja nuk ka bërë fushatë përpara fillimit të fushatës zyrtare, sepse AKR-ja ka parime dhe kemi nisur në datën ekzakt të fillimit të fushatës me datën 28 maj. Mund të them se janë ditë instensive, kemi vetëm 10 ditë fushatë. Partitë tjera kanë bërë fushatë pa ndërprerje dhe do ta kenë më të lehtë pak. Edhe pse unë e shoh një farë banalizimi, i të gjitha premtimeve të tyre sot duhet ti riciklojnë. Kurse AKR-ja është duke e informuar qytetarin, sepse AKR-ja është pak më ndryshe se partitë e tjera. Nuk shkon me premtime, por me një bagazh të sukseseve.
Për të mbijetuar dhe për të marrë elektorat, në një vend i cili është mësuar nga forca politike tradicionale, të cilat kanë kohë që mbijetojnë në tregun politik atje, e vështirëson kjo situatën apo e favorizon?
Ne kemi vetëm një eksperiencë politike prej 7 vitesh. U stabilizuam si parti politike dhe hymë në zgjedhje dhe aty e përfituam konsensusin e qytetarit për 13%. Kishim një program fantastik, krejtësisht ekonomik. Program i cili u kontestua nga forcat tjera politike për arsye se ato ishin mësuar të flasin për pseudopatriotizmin dhe për atë që kishte përjetuar Kosova. Ndërsa ne kuptuam se ekzistojnë tre faza për ndërtimin e Kosovës. Faza ku është planifikuar shtet ndërtimi, faza e pavarësisë së Kosovës. Faza e UÇK-së, ose Ushtria Çlirimtare e Kosovës që me ndihmën e miqve tonë ndërkombëtar, bëri të mundur që Kozova të lirohej. Aspiratat dhe dëshirat e dy fazave të kaluara do të thotë një Kosovë e lirë dhe e pavarur. Tani filloi faza e tretë, ne e dinim që është me rëndësi ti ofrohet qytetarit një program ekonomik në bazë të cilit do të krijohej prespektiva për krijimin e një atmosfere të re në Kosovë. Një prespektivë për punësim. Është kopjuar programi ynë elektoral nga partitë tjera, por origjinali mbetet tek ne. Ne kemi dëshmuar se në këtë qeverisje jo shumë të gjatë, 3 vjet e gjysëm, kemi korr sukses. Kemi filluar reformat, disa i kemi kthyer në formë të ligjit dhe janë në implimentim e sipër. Një pjesë tjetër e reformave janë në formë të draft-ligjit që kanë mbetur në parlament , pa u avancuar për shkak të përgjegjësisë të parlamentarëve. Pikërisht këto reforma që u bënë nga njerëzit e AKR-së janë edhe rezultatet me të cilat AKR-ja shkon edhe para qytetarëve të Kosovës. Jemi ata që dimë ta bëjmë këtë për arsye se kemi dituri, sepse kemi shpirtin për ta bërë këtë, kemi eksperiencën, kemi guximin për arsye se jemi të pakorruptueshëm. Askush s’ka mundur të korruptojë asnjë anëtar të AKR-së. Kjo na bën të mëdhenj, kjo na bën ndryshe nga të tjerët. Jam i bindur që me fitoren e dy Komunave që kishim në zgjedhjet lokale, ne i kemi treguar qytetarit që ekziston një mënyrë tjetër e funksionimit të shtetit.
Në momentin që është themeluar AKR-ja dhe në momentin që po flasim, sa ka ndryshuar jeta e qytetarëve të Kosovës?
Ka ndryshuar për mirë, unë nuk mund të them se nuk ka ndryshuar për arsye se kemi një realitet krejtësisht tjetër. Ne ishim nënshkrues të deklaratës së pavarësisë, ishim pjesë e shtetndërtimit, madje edhe pjesë e qeverisjes me partnerin e kualicionit. Ka një të vërtetë, ne nuk e kemi udhëheq lokomotiven, ne kemi qenë 2 ose 3 vagona , po s’kemi qenë ata që kemi udhëheq lokomotivën. Nëse AKR-ja do të kishte tërheq lokomotivën , AKR-ja do ti jepte një drejtim krejtësisht tjetër.
Cilat janë pakënaqësitë që i janë bërë Kosovës dhe që ju i evidentoni? Çfarë është bërë gabim dhe çfarë është bërë mirë?
Gabimi më i madh që na atribohet është hyrja jonë në një bashkëqëverisjeme një parti që ideologjikisht nuk është kompakte me ne. PDK-ja mbetet një parti me ide jo kompatibile me ideologjinë e partisë tonë. Ne jemi parti Liberal-Demokratike. Hyrja në bashkëqeverisje e ka dëmtuar AKR-në por ka pasur qellim qytetarin e Kosovës dhe mbarëvajtjen e Kosovës. Ne kishim dalë prej zgjedhjeve që kishin zgjat 6 muaj dhe sërish të shkohej në zgjedhje dhe këto zgjedhje do të zgjatnin vite të tëra, Kosova nuk e kishte atë luks. Bashkëqeverisja e ka dëmtuar, por mund të them se nëse mund të kthehem serish mbrapa , unë serish do ta bëja për arsye sepse ishte e nevojshme shumë për proçesin në Kosovë. Për sa i përket Kosovës, kemi ngrit imazhin për të bërë biznes, e kemi ngrit Kosovën në 5 vendet më reformiste në botë, nga informatat që vijnë nga Banka Botërore. Reformat që është dashur për tu bërë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, fatkeqësisht nuk është përfunduar, sepse kjo Ministri na është dhënë vetëm para një viti. Kjo punë ka mbetur aty dhe kjo punë mund të vazhdohet vetëm prej autorëve që dinë ta bëjnë këtë gjë, që kanë shpirt ta bëjnë këtë. Ky ishte gabimi më i madhi joni që atribohet nga qytetarët, por unë besoj se nuk ishte gabim sepse kemi çuar proçeset përpara.
E kanë kuptuar qytetarët qënien tuaj në kualicion dhe po themi këtë viktimizim tuajin?
Viktimizimi im është evident, ju e dini , që dikush me qëllim apo pa qëllim bëri shkelje të Kushtetutës, dhe gjatë përzgjedhjestime si President, unë nuk dija të komentoja dhe u tërhoqa nga ky post.
Po ky është moment për ta përdorur si një kauzë politike apo jo?
Është e vërtetë, dikush tjetër do ta përdorte, unë nuk e kam në plan ta përdor, sepse është e vetkuptueshme të qenurit në politikë është një nevojë vetëm nëse ti punon për interesat e qytetarëve dhe të shtetberjes së Kosovës. Njerëzit që më rrethojnë mua nuk kanë nevojë të nxjerrin të ardhura përsonale nga partia sepse secili ka një punë dhe ka krijuar të ardhura për të jetuar dhe nuk është burim jetësor politika.
Pse duhet një shtetas kosovar të votojë për ju?
Duhet të votojë për ne sepse ne punojmë për interesat e tij , ne nuk kemi qenë të korruptuar, nuk kemi keqpërdor buxhetin, ne kemi dhënë në mënyrë profesionale kontributin tonë për Kosovën. Nuk kemi pasë hapësirë drejtimi, sepse qytetarin e di që do të kishim dhënë më shumë. Në s’kemi drejtuar lokomotivën , sepse Kryeministri ka qënë i një partie tjetër dhe ju ka dhënë drejtim partive të veta. Mund të them se AKR-ja ka mund të japë shumë më tepër në këtë legjislacion, ka pas dhe ka ide , dhe duhet të implimetohen.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...