2018-09-29

KUSH ËSHTË PROKURORI REXHEP MAQEDONCI ?

Image result for KUSH ESHTE REXHEP MAQEDONCI


Rexhep Maqedonci i lindur në Mars 1956 në Prishtinë nga Nëna Sabile (amvise) dhe Babai Nazifi (punëtor). Shkollën fillore e kreu në Prishtinë pranë Shkollës fillore “EMIN DURAKU” dhe të mesmen pranë Gjimnazi “SAMI FRASHERI” në Prishtinë.


E kreu Fakultetin Juridik në Prishtinë. Rexhep Maqedonci rrjedh nga një familje patriotike qytetare që i takonte vegjëlisë së qytetit të Prishtinës. Babai Nazifi ka prejardhje nga fshati Maqedonc i cili u robërua nga Serbia pas Kongresit të Berlinit kur kufijtë e Shqipërisë u shtynë nga Nishi në drejtim të jugut. Nazif Maqedonci lëvizte në ato rrethe të punëtorëve të Prishtinës të cilët e përkrahnin Adem Demaqin edhe në kohën e regjimit rankoviqian.


Nazif Maqedonci ia dha Kosovës 4 djemtë e vet pa i bërë syri vërr për as një çast, edhe pse i kishte rritë me mundime të mëdha. Tre nga ata u dënuan me burgje të rënda për pjesëmarrje në organizimin e daljes me kërkesën për Republikën e Kosovës në demonstratat e vitit 1981!

I edukuar në frymë patriotike Rexhep Maqedonci merr pjesë si shumë i ri në Demonstratat e 27 dhe 28 Nëntorit 1968 në Prishtinë.

Në shenjë falënderimi ndaj kujdesit të Nazif Maqedoncit, Adem Demaçi e vizitoi këtë familje pas daljes nga burgu i dytë në vitet e shtatëdhjeta. Kjo vizitë ishte edhe orientim për Rexhep Maqedoncin dhe vëllezërit e tij, Osmanin, Lutfiun dhe Qamilin të cilët do të kyçen në detyra të ndryshme brenda PKMLSHJ duke filluar qysh nga viti 1975 – organizatë kjo që i organizoi demonstratat me kërkesën për Republikën e Kosovës.


Rexhep Maqedonci u zbulua në vitin 1982 si pjesëtar i ilegales sëbashku me Osmanin e Lutfiun dhe dënohen me 14 vjet, me 7 dhe me 5 vjet ( këta tre vëllezër dënohen me 26 vjet burg) dhe lirohen dikush më herët e dikush më vonë, por as njeri pa kaluar gjysma e dënimit – sipas rregullave të asaj kohe. Vëllai u vogël Qamili nuk u burgos, sepse ishte tepër i ri edhe pse edhe ai kishte qenë i angazhuar në disa veprime ilegale.

Rexhep Maqedonci u dënua në krye të grupit më të madh të gjykuar në atë kohë prej 23 vetave. Gjykimi i tij do të mbahen në mend me atë se, Rexhep Maqedonci si absolvent i Fakultetit Juridik në Prishtinë e kishte përgatitë mbrojtjen e vet vetë dhe nuk e la avokatin e tij zyrtar të e thotë as një fjalë në mbrojtjen e tij.

Ai e arsyetoi kërkesën për bashkimin e viseve shqiptare nën sundimin e ish RSFJ dhe për krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës, me të drejtë në vetëvendosje deri në shkëputje.
Autoriteti i tij dhe i familjes Maqedonci bëhet pengesë për regjimin titist dhe UDB-a nuk mjaftohen, e dënimin pre 26 vjetëve që u kanë dhënë tre vëllezërve Maqedonci, por vazhdon me thurjen e komploteve të ndryshme ndaj kësaj familje.

Nën torturat çnjerëzore dhe nën kërcënim me jetën e tij dhe të vëllezërve, UDB-a atë e detyrojnë të bëhet dëshmitar në një gjykim të montuar ndaj një njeriu të pafajshëm në një gjykim të montuar politik. Dhe kur ai del në gjyq për të dëshmuar, ai edhe pranë rrezikut me jetë, tregon para gjyqit se është detyruar me dhunë të dëshmoi dhe gjykimi prishet dhe rimontohet sërish.

Nga frika se Rexhep Maqednci mund të bëhet lider i të burgosurve politik brenda burgjeve, UDB-a përhap intriga brenda të burgosurve politik për Rexhep Maqedoncin dhe për organizatën të cilës ai i takonte. Burgjet jugosllave ishin fundi i ferrit për Rexhep Maqedoncin, për vëllezërit dhe shokët e tij. Në fund të atij ferri fillonte edhe një ferr tjetër, autorët të cilit ishin disa të burgosur shqiptarë që mbi plagët e shkaktuara nga UDB-a hapnin plagë të reja, në vend se tua lehtësonin ato që ua shkaktonte armiku. Nuk thonë kotë se më i rënd se burgu janë vet të burgosurit!

Ky diferencim dhe izolim brenda burgjeve shkoi paralelisht me diferencimin e Azem Vllasit që ai e bënte kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve të Lëvizjes për Republikën e Kosovës jashtë burgjeve.

Jashtë burgjeve fillonin vuajtjet e familjeve të tyre duke filluar prej prindërve, vëllezërve, motrave, bashkëshortëve e deri te fëmija. Ata përveç se detyroheshin të përballeshin me terrorin fizik e psikologjik të UDB-es, përveç që përballeshin me skamjen e mjerimin social, iu duhej të duronin edhe intriga e thashetheme nga më të poshtrat që mund të sajojnë mendjet e sëmura të njerëzve të panjerëzishëm! Për disa nga familjarët e tyre kjo përfundoi me pasoja tragjike për shëndetin e për jetën e tyre.

Fronti i tretë i komploteve të tilla ndaj Rexhep Maqedoncit dhe ndaj PKMLSHJ zhvillohej përmes veglave të UDB- edhe në emigracionin politik shqiptar. Rexhep Maqedonci dhe PKMLSHJ u vuan mes dy zjarreve.

Luhej loja që Rexhep Maqedonci dhe PKMLSHJ të komprimitohen e të nxjerrën nga “loja” në frontin politik si një njeri shumë inteligjent që mund t'i konkurronte dikujt në skenën politike, dhe si një organizatë shumë e përparuar në krahasim me pjesët tjera të ilegales në atë kohë. Përpara ishin masat brutale të regjimit e pas shpine thikat e intrigave të veglave të regjimit dhe të maskarenjve e hiçave që kishin hyrë edhe brenda ilegales.

Ishte kjo një luftë fizike e psikike e cila nuk mund të kalonte pa pasoja të dukshme dhe të padukshme fizike e shpirtërore as për Rexhep Maqedoncin e familjen e tij, as për pjesëtarët e organizatës së cilës ai i ka takua. Vuajtjet e prindërve, (nëna dhe daja i vdiqën disa muaj pasi u burgosen tre vëllezërit Maqedonci, dhe pastaj edhe babai i tyre, nga dhimbjet e streset psikike). Ishte kjo një luftë nervash që ata u dashtë t'i përballonin.

Dhe si u pa këto ditë nga këto komentet e reja, komplotet rreth tij në gazetat e verdha, akoma nuk paskan përfunduar edhe tani kur u nisë me u jetësua Republika e Kosovës! Nga ky shembull i rënd mund të mësohet edhe arsyeja pse Atë Gjergj

Fishta në një moment të zhgënjimit e tha atë fjalën e famshme kapitale “ Le ta dijë bota mbarë....”! Procesi historik në të cilët Rexhep Maqedonci ishte njeri nga liderët kryesor ende nuk ka përfunduar, prandaj derisa disa rrahin gjoks për punët që i kanë bërë të tjerët, Rexhep Maqedonci vazhdon të heshtë.

Image result for KUSH ESHTE REXHEP MAQEDONCI


Vet armiqtë sllavë kanë pas më shumë respekt për Rexhep Maqedoncin, sepse ata e dinë se ai ishte njeriu nga të rrallët që Jugosllavisë i shkaktoi aq plagë të rëndë sa ajo nga ato, nuk u ngritë më në këmbë të veta.

Nga karakteri që ka dhe nga përvoja në të cilën ka kaluar Rexhep Maqedonci, ai ka dëshmuar se munde t'u përballojë fushatave të tilla të ndyra dhe të dalë fitimtar edhe mbi vet djallin e shegertët e tij të vjetër e të rinj! Nëse edhe ndodh të thyhet, atëherë janë shqiptarët injorantë, ata që rrënuan një nga shtyllat më të forta të kombit të vet të kësaj gjenerate! Por, besoj se përpara do të thyhen ata njerëz të lig që qëndrojnë pas këtyre komploteve.

Mos t'i shkoj askujt mendja se mund të kalojnë pa dhanë përgjegjësi për këto krime monstruoze ndaj ish të burgosurve politik që flijuan jetën e vet e të familjeve të veta për Komb e për Atdhe! Posa të fitohet përfundimisht lufta ndaj armiqve sllavë, do t'u vie radha edhe veglave të verbëta të tyre që të japin llogari përpara drejtësisë dhe para popullit!

ÇKA BISEDOI PRESIDENTI AMERIKAN DONALD TRUMP DHE PRESIDENTI I KOSOVËS ZT.HASHIM THAÇI

Presidenti Thaçi tregon çka bisedoi me Donald Trump-in
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vlerësuar si të suksesshëm përfaqësimin e Kosovës gjatë vizitës në SHBA, gjithashtu është në selinë e Kombeve te Bashkuara.

Në emisionin Info Magazine, në Klan Kosova, Thaçi ka thënë se delegacioni që qëndroi në SHBA shfrytëzoi këtë kohë maksimalisht për të zhvilluar takime të ndryshme me ç’rast edhe janë diskutuar tema të ndryshme.

“E rëndësishme është që Kosova ka qenë prezente në SHBA. Tashmë është krijuar një traditë e pjesëmarrjes së Kosovës gjatë punimeve të OKB-së”.


“Temat që kam diskutuar gjatë qëndrimit tim në SHBA kanë qenë fillimisht për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, së dyti kam zhvilluar diskutime për mundësitë e përshpejtimit të liberalizimit të vizave. E treta, diskutimet në lidhje me transformimin e FSK-së, dhe së fundmi procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, me mundësi të një marrëveshje ligjërisht të obligueshme”.

Hashim Thaçi është takuar edhe me presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin tha se ka diskutuar për proceset në Kosovë.

“Ishte një pritje tradicionale nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Edhe këtë takim të shkurtër e kam shfrytëzuar të bisedoj për Kosovën. Për progresin, suksesin e Kosovës dhe për atë që Kosova vazhdon të mbetet miku më i mirë i SHBA-ve”.


“Presidenti amerikan ka vlerësuar Kosovën si vend të mrekullueshëm dhe një popull të mrekullueshëm. Definitivisht, Trump e ndjen dhe e përshëndet vazhdimisht procesin e Kosovës”.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është pjesë e protestës e cila është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve janë mbledhur te Biblioteka Kombëtare për të protestuar idenë e korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.


“Jashtëzakonisht i madh numri i protestuesve që janë mbledhur tek Biblioteka Kombëtare për të protestuar kundër pazareve me Serbinë”, shkruan në llogarinë e Vetëvendosjes në Facebook.

Përkundër faktit që protesta është organizuar nga lëvizja Vetëvendosje, asaj i janë bashkangjitur edhe deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, si dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.




Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është pjesë e protestës e cila është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.


Ajo ka thënë se po merr pjesë në protestë si qytetare dhe jo si deputete e Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu Osmani ka thënë se protestës i është bashkuar së bashku me bashkëvendësit të saj nga Mitrovica dhe familjen nga Presheva.

Deputeja Osmani, e cila ka dal kundër vendimit të partisë së saj të cilët kanë refuzuar thirrjen e VV-së për protestë, thotë se vazhdon të mbetet LDK, dhe se arsyeja e daljes në protestë është kundërshtimi i saj për ndarjen e Kosovës.

“Përkthimi – një histori pasioni” i Prof.Dr. Eshref Ymerit


NGA: NGA DR. ANDON DEDE, NJU YORK

Në një cikël emisionesh për historinë e Kinematografisë, që e pata ndjekur vite më parë, jepej një detaj tepër interesant e domethënës. Duke bërë fjalë për një dokumentar për peshkatarët, autori theksonte se ”ai peshk që ju hani në restorant apo në shtëpi, në një mjedis komod dhe e shijoni për shtatë palë qejfe, ndofta as që ju shkon në mëndje se sa mund e djersë është derdhur, për të përfundar ai peshk tek pjata juaj…”. Dhe autori, përmes një retrospektive, kthehej tek gjuetia e peshkut në një ditë jo të zakonshme, por në një det me dallgë e stuhi që e bënte peshkimin aq të vështirë sa që të rrezikonte dhe jetën e peshkatarëve. Më pas ai tregonte rrugën që bënte peshku i zënë deri sa përfundonte tek pjata jonë.

M’u kujtua kjo histori tek po lexoja librin e Prof. Dr. Eshref Ymerit, botuar tani vonë, me një titull tepër tërheqës: ”Përkthimi, një histori pasioni”.


Lexuesi, me të drejtë, mund të habitet nga kjo përqasje: e ç’lidhje ka peshkimi me përkthimin? Në vështrim të parë edhe unë bashkohem me të. Por, më lejoni ta shpalos deri në fund idenë që më lindi nga përqasja e mësipërme. A nuk kënaqemi dhe ne, tek lexojmë një roman, përmbledhje me poezi apo tregime, në mos dhe çdo libër të ndonjë fushe tjetër dhe, ndofta, jo për fajin tonë, as që na shkon ndër mend se atë kënaqësi po na e jep jo vetëm autori por dhe ai që e ka sjellë aq bukur, natyrshëm në gjuhën tonë sa ne jo vetëm që e kuptojmë plotësisht por dhe e shijojmë estetikisht. Për hir të së vërtetës duhet thënë se jo gjithmonë i jemi mirënjohës edhe përkthyesit krahas autorit, ndonëse ai, për të na e sjellë në gjuhën tonë, ka derdhur mund e djersë, në mos sa ai peshkatari në dallgë e stuhi, por shpirtërisht e mendërisht, është lodhur e cfilitur jo më pak se ai. E, pra, me punën krijuese por dhe të vështirë e të mundimëshme të përkthyesve, pse jo dhe me heroizmin e heshtur të tyre, na njeh libri i sipërcituar.

Autori shkruan diku se : “njëlloj siç njohim arrtistin e madh në secilin prej roleve që ai luan, po ashtu edhe në çdo vepër të përkthyer gjejmë se cili është përkthyesi i shquar që domosdoshmëisht duhet të jetë një mjeshtër i vërtetë i fjalës artistike me artin që prodhon pena e vet.” Më tej ai shtjellon bindshëm idenë se për një përkthim cilësor është e domosdoshme jo vetëm zotërimi mjeshtëror i gjuhës burimore por dhe i shqipes, çka nënkupton njohjen me themel jo vetëm të pasurisë leksikore por dhe të strukturës gramatikore të të dyja gjuhëve, të cilat mund të mos kenë përputhje me njera tjetrën.Ajo çka mund të shprehet me mjete morfologjike në një gjuhë, në tjetrën mund të kompensohet me mjete leksikore.



Por, ky aspekt i përkthimtarisë është vetëm njera nga trajtesat e shumta që përmban libri. Autori e ka parë këtë veprimtari intelektuale në shumë plane e prerje, horizontale e vertikale. Ai e nis shtjellimin e kësaj teme që nga orgjina e lashtë, si lindi vetë termi përkthim, si një nga llojet e hershme të veprimtarisë së njeriut dhe, kapitull pas kapitulli, vjen deri në ditët tona. Ndërkohë që je duke lexuar librin, ti iu je përgjigjur një sërë pyetjeve që edhe mund t’i kesh pasur që më parë në mëndje apo që t’i ofron vetë autori si fjala vjen, pse lindi nevoja e përkthimit; sa lloj përkthimesh kemi; a ka dallim midis përkthimit të një vepre artistike dhe të një tjetre tekniko-shkencore, të biznesit e të tregëtisë, diplomacisë apo të gazetarisë e të publicistikës.

Po në vetë letërsinë artistike, a përdoren të njëjtat mjete e rrugë për të sjellë në gjuhën tonë prozën e poezinë? A e vlen të ripërkthehen veprat e përkthyera tashmë, qoftë dhe nga mjeshtër të shquar të fjalës shqipe, si Fan Noli, Mitrush Kuteli, Skënder Luarasi e plot të tjerë? Parë në këtë prizëm libri, krahas kënaqësisë që të jep të pasuron edhe me një informacion të bollshëm. Për të qënë sa më bindës autori nuk mjaftohet thjesht me shpalosjen e mendimevet të veta por iu hap derën dhe krijuesve e përkthyesve të tjerë për të plotësuar sa më gjerë e sa më thellë përgjigjet për pyetjet që shtruam më sipër e për shumë të tjera që gjallojnë në faqet e këtij libri.

Do të mjaftonte gjithë sa thamë më lart për të përligjur botimin apo dhe leximin e tij. Por, po ta linim me kaq do të bënim një mëkat të madh se libri përmban dhe shumë e shumë informacione e trajtesa të tjera, njera më interesante se tjetra. Autori përveç shtjellimit teoriko-shkencor të kësaj veprimtarie të vyer intelektuale e sheh atë edhe në një sërë planesh psiko-sociale. Ai ndalet gjerësisht tek puna kolosale, po, po e përsëris, kolosale e një brezi të tërë përkthyesish që kanë sjellë në gjuhën tonë kryevepra botërore, jo vetëm të letersisë artistike por dhe politiko-shkencore-shoqërore dhe që jo vetëm nuk u shpërblyen materialisht për atë stërmundim prej sizifi por, për arsyet që merren me mënd nga ne që e kemi jetuar atë kohë, emri i tyre nuk është vënë as në ballinën e shumë e shumë botimeve voluminoze. Le të përmendim, fjala vjen përktheysit e veprave të klasikëve të Marksizëm-Leninizmit.

Mos e paragjykoni nga përmbajtja apo konotacioni i keq që mori kjo rrymë e shkencave shoqërore me dështimin e utopisë komuniste. Por, a e merrni dot me mend se ç’punë e madhe është bërë për të sjellë në gjuhën tonë vepra të tilla si “Kapitali”, “Teoritë e Mbivlerës” e plot të tjera, kur edhe terminologjia e përdorur në to thuajse mungonte fare.

Parë në këtë prizëm, autori, që është edhe vetë një përkthyes i njohur, i bën një homazh të shkëlqyer atij brezi që punoi pa u lodhur, me sakrifica të mëdha, për të pasuruar fondin e literaturës tonë politiko-shoqërore, apo dhe atë të terminologjisë përkatëse. Është kjo arsyeja që autori, këtë libër, siç e pohon vetë që në faqet e para të tij, ua blaton “të gjithë atyre Njerëzve të Shquar të Kombit Shqiptar, që ia kushtuan jetën artit të përkthimit, duke dhënë një kontribut të paçmueshëm për pasurimin e kulturës sonë kombëtare me thesare të kulturës botërore, paçka se disave prej tyre, si pasojë e luftës së klasave që e ushtroi me aq dhunë diktatura komuniste, ose thjesht për tekat autoritariste të kësaj të fundit, emrat nuk u figurojnë në ballinat e veprave të përkthyera dhe ata mbetën heronj të heshtur.” S’ka si të mos ndjesh dhimbje në shpirt kur lexon një nga rrëfimet e sjella në libër të një koleges së tyre, Violanda Canko: “Fatkeqësia është se ndokënd nga përkthyesit e përkryer të asaj kohe, e ndesh rrugës, të katandisur mos më keq, në një pleqëri të mjerë ekonomikisht dhe të mbaruar shpirtërisht.”

Me shumë interes janë dhënë nga autori apo dhe nga ata që ia kanë përcjellë atij mbrest e tyre, portretet e shumë përkthyesve të shquar, duke nisur me Gjon Shllakun që solli në shqip “Iliadën” e Homerit, e deri tek Isuf Vrioni që përktheu në frengjisht Kadarenë.

Por, edhe me këtë parantezë që bëmë nuk i treguam gjithë shtigjet që ka çarë autori për të plotësuar tablonë e përkthimtarisë në vendin tonë. Jo pa qëllim e theksojmë këtë aspekt se ne, ndryshe nga tërë bota, edhe në këtë fushë kemi specifikën tonë. Brezi im nuk e ka vështirë ta marrë me mend se përse e kemi fjalën. A ju kujtohen veprat “madhore” të diktatorit që përktheheshin e botoheshin në tërë ato gjuhë të botës? Me siguri që iu kujtohet por jo të gjithë e dinë se si është punuar për to dhe sa kanë kushtuar. Në libër jepet një tablo e saktë dhe e plotë e tërë asaj pune të jashtzakonshme që kanë bërë përktheysit e Shtëpisë Botuese “8 nëntori” për t’i përkthyer ato jo më nga një gjuhë e huaj në shqip por në drejtim të kundërt. Vetëm kush është marrë sadopak me të tilla punë mund ta kuptojë se sa e mundimëshme ka qënë ajo. Jo vetëm kaq, por siç vë në dukje autori, mjaft prej atyre “veprave të shquara”, duhet të përktheheshin shumë shpejt se “mezi i priste proletariati botëror e marksist-leninistët në tërë rruzullin për t’u njohur me përvojën e shkëlqyer shqiptare dhe me mendimin teorik të udhëheqësit të shquar ku i pat drejtuar sytë gjithë bota”. Ato vepra, thekson autori, duhet të përfundonin në duart e antarëve të grupeve dhe të partive M-L, të cilat kishin për mision të “zgjonin proletariatin botëror për tu çuar peshë në këmbë që të hidhej në revolucion, për të marrë pushtetin me grykën e pushkës.” Pohime të tilla janë njëkohësisht tragjike e komike kur mendon se sa mund e djersë është derdhur për to e, bashkë me to dhe paret e një populli ekstremisht të varfër që s’ngopej as me bukë. Kujtojmë me këtë rast, se ato libra u botuan me letër shumë të shtrenjtë, me kapak të fortë e me lidhje speciale, pra bëhet fjalë për miliona e miliona dollarë. Tragjizmi merr përmasa edhe më të mëdha kur njihesh me fatin e tyre, shumica e të cilave, në mos të gjitha, përfundonin në koshin e plehrave.

Duke qënë shef i asaj redaksije, autori ndjen keqardhje për atë punë që i qe ngarkuar. Ja si shprehet ai: “Më vjen keq për kolektivin e redaksisë që punonte duke gogësitur mbi makinat e shkrimit, që raskapitej me orar aq të stërzgjatur dhe në fund të pesëmbëdhjetëditëshit, (siç paguheshin rrogat asokohe), nuk merrte asnjë shtesë mbi rrogën. Ajo ishte një grabitje e pastër e punës intelektuale, të cilën, përveç mohimit të mbishpërblimit material, shteti e shoqëroi edhe me mohimin e pronës intelektuale, duke mos lejuar shënimin e emrave të përkthyesve dhe të redaktorëve në ballinat e librave të përkthyer.”

Por autori nuk bije në pozita qaramane, por sheh me objektivitet dhe anën tjetër të medaljes se, siç thotë një fjalë e urtë, çdo e keqe e ka dhe një të mirë. Mund të them me bindje të plotë, - pohon ai, - se puna në atë Redaksi ka qënë një “kudhër” e vërtetë, një “universitet i dytë”, siç e quan me shumë të drejtë përkthyesi i njohur Edmond Tupja. Pra, ajo djersë e derdhur atje për gati dy dhjetvjeçarë, nuk shkoi dëm për përgatitjen e gjithanshme shkencore të përkthyesve, të cilët, pas shpërbërjes së Shtëpisë Botuese, u larguan me disa gjuhë të përvetësuara dhe me një bagazh të admirueshëm kulturor e profesional, çka bëri të mundur që ata të gjenin veten pa vështirësi në kushtet e reja të ekonomisë së tregut.

Në libër është pasqyruar edhe puna e vëllimshme që është bërë jo vetëm në atë shtëpi botuese por dhe në Radion e Jashtëme e në ATSH.

Libri nuk është vetëm një pasqyrë e përkthimtarisë tek ne dhe as një paradë e sukseseve të saj por, në të njëjtën kohë, edhe një vështrim kritik për të meta e dobësi që vërehen në këtë fushë, veçanërisht të theksuara këto pas ndryshimit të sistemit. Me të drejtë autori vë në dukje se shumë shtëpi botuese, që mbas ’90-ës mbinë si kërpudhat pas shiut, tashmë janë të lira të përkthejnë e të botojnë ç’të duan, mjafton që të tërheqin vëmëndjen e lexuesve e të shesin libra, duke shkelur me këmbë parimet aq të domosdoshme për një përkthim dinjitoz, siç e vumë në dukje më lart. Ne të gjithë jemi dëshmitarë të kësaj të vërtete të thjeshtë. Të më falë lexuesi që po rrëfej një përjetim timin: sa herë që shkoj në Shqipëri, mbushem me libra të autorëve të ndryshëm. Pa ekzagjerim mund të them se më ka ndodhur disa herë që librat e përkthyer nga ato gjuhë që nuk i zotëroj, të botuara në shqip, nuk i kam marrë vesh, jo më fraza e paragrafe por jo rrallë edhe pjesë të tëra të librit. Ndaj, me të drejtë në veprën që po diskutojmë, tërhiqet vëmëndja se përkthime të tilla jo vetëm që i bëjnë një shërbim të keq autorit të përkthyer por dhe vetë lexuesve me shijen e keqe që iu lënë. Gjuha shqipe, - shprehet në një intervistë autori i librit, - është shpirti dhe zemra e kombit shqiptar, “dritarja” përmes së cilës, nëpërmjet përkthimit, thesaret e kulturës botërore, në lëmin e letërsisës artistike, vijnë e bëhen pjesë e pandarë e thesarit të kulturës sonë kombëtare se, siç thotë një nga teoricienët e shquar të praktikës dhe të teorisë së përkthimit, J.I.Recker, “ Përkthyesi ka për detyrë të përcjellë me mjetet e një gjuhe tjetër, në mënyrë tërësore dhe të përpiktë, përmbajtjen e orgjinalit, duke respektuar veçoritë e tij stilistikore dhe shprehëse”.

Për të evidentuar bukurinë e Shqipes autori ka paraqitur tre fragmente veprash artistike, nga tre autorë të ndryshëm, të sjella në gjuhën tonë nga tre përkthyes të njohur. Këtu, thekson ai, kemi të bëjmë me një lidhje të goditur martesore të gjuhës së huaj me atë amtare.

Edhe pse voluminoz, libri me atë mozaik formash e polifoni zërash që përmban, paraqitet tepër i larmishëm dhe si i tillë lexohet me një frymë, nga fillimi në fund. Autori ka kombinuar bukur memoristikën e përsiatjet e veta me intervista të të tjerëve, me kuriozitete nga tërë bota që lidhen me këtë temë. Aty këtu, në funksion të ideve që hedh, ka futur citate e aforizma që të ngelen në mëndje për nga forca përgjithësuese e tyre. Ai ka shpalosur në të edhe përvojën e tij të pasur, jo vetëm si përkthyes por dhe si pedagog i përkthimit në Universitetin e Tiranës. Pa e tepëruar, mund të themi se ai është si një enciklopedi që hedh vështrimin në tërë aspektet që lidhen me përkthimtarinë.

Ne e pamë këtë libër nga këndvështrimi i lexuesit por ai është në të njëjtën kohë dhe një manual i vyer për përkthyesit e rinj, nëse duan t’i përkushtohen kësaj veprimtarie sa të vlertë aq dhe të bukur e të vështirë njëkohësusht. Siç vë në dukje Mira Meksi, në parathënien e librit, ky libër i Prof.Dr. Eshref Ymerit përmban një informacion shkencor tejet të pasur të nivelit erudit për problemet e përkthimit dhe bart vlera të jashtazakonshme njohëse. Kam bindjen, përfundon ajo, që kjo vepër e përmasave encikopedike do të jetë një traktat plot vlerë për studentët e degëve të gjuhëve të huaja”.

77.6 përqind kundër shkëmbimit të territoreve77.6 përqind kundër shkëmbimit të


77.6 përqind kundër shkëmbimit të territoreve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaҁi, pas qëndrimit në Nju Jork, ku zhvilloi takime të shumta në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tha, se “SHBA dhe Bashkimi Evropian e mbështesin parezervë arritjen e një marrëveshjeje paqësore përfundimtare Kosovë-Serbi. Një marrëveshje paqësore Kosovë-Serbi, që garanton stabilitet dhe perspektivë evropiane. Marrëveshje që ruan dhe promovon multietnicitetin në Kosovë dhe që e afron Kosovën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.” Ai tha, se “nuk do të ketë as shkëmbim, as ndarje dhe as Asociacion me elemente konstitutive”. Sipas tij “është konkludim i përbashkët që status-quoja e tashme është e paqëndrueshme dhe kjo situatë duhet ndryshuar.

Gjatë qëndrimit në SHBA në takime me zyrtarë të lartë të state departamentit amerikan, Thaҁi, – sikurse deklaroi – ka prezantuar “vullnetin politik të liderëve nga komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që këto komuna të bashkohen me Kosovën”. E kjo sipas tij, mund të bëhet përmes demarkacionit të kufirit Kosovë-Serbi, kufi ky me një gjatësi të mbi 450 kilometra.

Një marrëveshje finale Kosovë-Serbi dhe ideja e Presidentit të Kosovës për korigjim kufiri, apo shkëmbim territori Kosovë-Serbi nuk po gjen mbështetje tek qytetarët e Kosovës. Një studim i publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, (KDI) që grumbullon rreth vetes shumë organizata të shoqërisë civile, nxjerr në pah se shumica e qytetarëve janë kundër një marrëveshjeje me Serbinë, që do të përfshinte “shkëmbimin e territoreve”.

“Në bazë të qëndrimit të qytetarëve, 77.6 përqind janë kundër shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë si pjesë e marrëveshjes potenciale ndërmjet dy palëve, ndërsa vetëm 11.3 përqind e qytetarëve do të pranonin të kishte një shkëmbim të territoreve si pjesë e një marrëveshjeje potenciale midis dy palëve, Janë 11 përqind e qytetarëve që nuk e dinë apo refuzojnë të përgjigjen”, tha Jeta Krasniqi, (hulumtuese në KDI) gjatë prezantimit të të dhënave të hulumtimit.

Kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, sipas publikimit, janë shprehur edhe shumica e pjesëtarëve të komuniteteve që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe serbët e Kosovës. “51 përqind kanë thënë se do të protestonin kundër një marrëveshjeje Thaçi- Vuçiç që do të përfshinte shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë në baza etnike. Janë rreth 20 për qind e qytetarëve që do të kërkonin referendum, janë 8.9 për qind e qytetarëve që do të pajtoheshin me këtë marrëveshje”, thuhet në raport.

Pakënaqësia e qytetarëve sipas raportit është shprehur edhe në mënyrën sesi Presidenti Thaci, po drejton procesin e bisedimeve dhe po ashtu sesi opozita i është qasur këtij procesi. “75 përqind e qytetarëve janë të pakënaqur për mënyrën sesi po ecën dialogu dhe tani kahjen që presidenti Thaçi është duke i dhënë këtij procesi. Ndërsa janë rreth 20 përqind e qytetarëve që janë të kënaqur me këtë proces. Po ashtu, 65 përqind e qytetarëve kanë kundërshtuar rolin edhe të opozitës kundrejt procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Ndërsa të shtunën (29.09) në Prishtinë zhvillohen protesta kundër idesë së presidentit për korigjim kufiri me Serbinë. Protesta organizohet nga lëvizja Vetëvendosje në opozitë, por ajo nuk mbështetet nga partia më e madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo e fundit thotë se kundërshtimin mund ta bëjnë brenda institucioneve të Kosovës, ndërsa, nëse është nevoja ata mund të organizojnë protesta edhe në rrugë.

Plani i presidentit, Hashim Thaçi për shkëmbimin e territoreve është një ide e rrezikshme që minimizon aspiratat e Kosovës për antarësim në NATO dhe Bashkim Evropian.

Haradinaj për New Atlanticist: Shkëmbimi i territoreve na pamundëson anëtarësimin në BE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për New Atlanticist ka deklaruar se plani i presidentit, Hashim Thaçi për shkëmbimin e territoreve është një ide e rrezikshme që minimizon aspiratat e Kosovës për antarësim në NATO dhe Bashkim Evropian.
“ Formula e shkëmbimit të territoreve apo lëvizjes së kufijve nuk është një biletë për në BE por vetëm vonesë për antarësim aty”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai gjithashtu është shprehur se nuk beson se Rusia do të ndërhyjë në këtë çështje.

New Atlanticist shkruan se presidenti serb, Alekander Vuçiq dhe ai kosovar Hashim Thaçi janë duke bërë një plan që do të zvogëlojë tensionet etnike dhe do të kontribuojë në stabilitetin në Ballkan.

Haradinaj ka thënë se dështimi i një marrëveshjeje për lëvizje të kufijve do të mundësonte një zgjidhje racionale.

“ Sapo ky debat për lëvizjen e kufijve ose korrigjimin siç e quajnë atë ndalon, atëherë mundemi të ulemi në tryezë për një zgjidhje racionale mes nesh”, ka shtuar ai.

Kryeministri kosovar gjithashtu ka thënë se ai preferon të jetojë në paqe dhe jo të kthente tragjeditë e së kaluarës, një gjë e cila sipas tij do të ndodhte me një marrëveshje sipas idesw së Thaçit.

Haradinaj ka deklaruar se edhe pse është kundër idesë së shkëmbimit, ai mbështetë përkushtimin e Kosovës në dialog dhe përpjekjet e Thaçit për të arritur një zgjidhje të mundshme.

Ai gjithashtu ka shtuar se frikësohet që ndryshimi i kufijve do të bëntë që nacionalistët në Evropë të bënin gjithashtu një kërkesë të tillë.

“ Hapja e kësaj çështje do të hapte të kaluarën”, ka deklaruar Haradinaj.

Vuçiq: Nuk shkova në OKB sepse do ma kërkonin njohjen e Republikës së KosovësVuçiq

Vuçiq: Nuk shkova në OKB sepse do ma kërkonin njohjen e Republikës së Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka sqaruar sot vendimin e tij që të mos udhëtojë drejt New Yorkut për të marrë pjesë në Asamblenë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara.

Vuçiq thotë se nuk kishte gjetur një arsye për të shkuar atje, pasi sipas tij do të duhej të fliste me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ata shqiptarë, dhe thotë se nuk e di se për çfarë do të mund të flisnin pasi sipas tij të gjitha gjërat janë thënë.

“Une dua progres rrënjësorë rreth zgjidhjes së çështjes së Republikës së Kosovës, gjë të cilën ata nuk e duan”, ka thënë presidenti serb gjatë një adresimi për media në Nish, raporton tanjug,

Ai ka folur për përfaqësimin që Brnabic dhe Dacic i kanë bërë Serbisë në Kombet e Bashkuara.

“Unë nuk mund të shkoja me ta dhe të përsëris të njëjtat gjëra. Më tregoni nëse jeni për përparim thelbësor, nëse është kështu atëherë këtu më keni dhe do të vija kudo që të më ftonit, në Bruksel, Grenlandë dhe kudo që të më ftoni. Por nuk vij për të humbur kohën time duke dëgjuar tregime boshe që i kam dëgjuar për vite të tëra që Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Aleksandër Vuçiq..

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara jo zyrtarisht ka marrë pjesë edhe një delegacion nga Republika e Kosovës, i prirë nga presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe Behgjet Pacolli.

Reagon Vuçiq: Ushtria të vihet në gjendje gatishmërie për luftë




Njësi speciale të policisë janë filmuar tek hyjnë në Prishtinë nga drejtimi i Fushë Kosovës


Njësitet speciale të Policisë së Kosovës arrijnë në Prishtinë pak orë para protestës

Ata pritet të jenë të angazhuar gjatë ditës së sotme në protestën paqësoret të thirrur nga Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje do të mbaj sot një protestë paqësore në Prishtinë me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

Njësitë Speciale vendosen te liqeni i Ujmanit

VV ka akuzuar se presidenti Hashim Thaçi po dëshiron t’ia japë Serbisë edhe Ujmanin e Trepçën, gjë që siç kanë thënë ata nuk mund ta lejojnë.

“Protesta e sheshi bëhen hapësirat e vetme dhe të domosdoshme për të shprehur bindjet dhe vullnetin tonë në mbrojtje të vendit”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Protestuesit do të nisen nga qytete të ndryshe drejt kryeqytetit, duke filluar nga ora 10:00, për të cilët VV ka siguruar transport falas.

Ata do të takohen te Biblioteka Kombëtare për të vazhduar në sheshin ‘Skënderbeu”, dhe do të përfundojë me një koncert në sheshin “Zahir Pajaziti”.






Forcat Speciale të Policisë së Republikës së Kosovës, janë vendosur dhe e kanë rrethuar Liqenin e Ujmanit.
Rraportohet për prezencë të policisë në afërsi të Zubin Potokut.

Aty janë vendosur rreth 60-të forca speciale të ROSU-së, të cilët kanë rrethuar Liqenin e Ujmanit




Kryetari i Zubin Potokut e kërcënon Hashim Thaçin, e quan kriminel lufte
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Stevan Vuloviq e ka quajtur presidentin e vendit kriminel lufte, teksa ka kërcënuar se do të përshkallëzohet situata nëse përsëri ai do të shkojë në liqenin e Ujmanit, shkruan Insajderi.

Ai për mediat serbe ka thënë se situata ka qenë afër përshkallëzimit për shkak të vizitës së Thaçit. Ka thënë se qytetarët e asaj pjesë kanë përjetuar fyerje për shkak të vizitës së Thaçit.

Po ashtu Vuloviq ka thënë se kanë kërkuar menjëherë ndërhyrje të Serbisë për situatën e krijuar. Teksa presidenti serb ka mobilizuar ushtrinë.


“Tani janë larguar, por ne mezi qetësuam popullatën për të ruajtur paqen dhe paqja është gjëja më e rëndësishme, edhe pse tani ajo ishte në prag të shpërthimit. Ajo që kemi përjetuar është një fyerje e madhe për ne dhe ne jemi duke kërkuar për ndërhyrje të menjëhershme të Republikës së Serbisë, për shkak se herën tjetër, nëse diçka ndodh, ne nuk do të jetë në gjendje për të mbajtur njerëzit nën kontroll”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Zubin Potokut e kërcënon Hashim Thaçin, e quan kriminel lufte


Ai tha se kishte frikë se e gjithë kjo nuk do të përshkallëzohej në një konflikt më të madh, duke e quajtur Thaçin kriminel lufte.

“Nuk ka poshtërim më të madh se kjo hyrje, sepse e ndjejmë atë si armikun më të madh të popullit serb dhe një kriminel lufte “, tha Vuloviç duke iu referuar Hashim Thaçit.



Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar pasi pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës kanë shkuar në pjesën veriore të Kosovës.


Vuçiq ka dhënë urdhër që ushtria e Serbisë të vihet në gjendje gatishmërie për luftë, shkruajnë mediat serbe.
Situata në Veri, edhe Forcat Speciale serbe në gjendje gatishmërie
Situata në Veri, edhe Forcat Speciale serbe në gjendje gatishmërieSituata në Veri, edhe Forcat Speciale serbe në gjendje gatishmërie29.09.201813:44Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Nebojsa Stefanoviq ka thënë se në Veri të Kosovës janë arrestuar disa serbë të pafajshëm.
Në një njoftim për media të MPB’së së Serbisë, thuhet se Ministri serb i ka dhënë urdhër drejtorit të Policisë, Vladimir Rebic i ka urdhëruar forcat serbe të policisë që të vihen në gjendje gatishmërie për “shkak të sulmeve të shqiptarëve në veri të Kosovës e Metohisë”.


Stefanoviq ka thënë se MPB e Serbisë do të vazhdojë ta përcjellë situatën dhe do t’i ndërmarrë të gjithë masat për të cilat do të përcaktohet shteti.


****

Polic të pajisur me mjete për kontrollimin e protestave kanë marshuar nga stacioni “Qendra” në Prishtinë në drejtim të objekteve qeveritare.

Njësi speciale të policisë janë filmuar tek hyjnë në Prishtinë nga drejtimi i Fushë Kosovës.
Ata pritet të jenë të angazhuar gjatë ditës së sotme në protestën paqësoret të thirrur nga Vetëvendosje.
Lëvizja Vetëvendosje do të mbaj sot një protestë paqësore në Prishtinë me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.
VV ka akuzuar se presidenti Hashim Thaçi po dëshiron t’ia japë Serbisë edhe Ujmanin e Trepçën, gjë që siç kanë thënë ata nuk mund ta lejojnë.
“Protesta e sheshi bëhen hapësirat e vetme dhe të domosdoshme për të shprehur bindjet dhe vullnetin tonë në mbrojtje të vendit”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Protestuesit do të nisen nga qytete të ndryshe drejt kryeqytetit, duke filluar nga ora 10:00, për të cilët VV ka siguruar transport falas.
Ata do të takohen te Biblioteka Kombëtare për të vazhduar në sheshin ‘Skënderbeu”, dhe do të përfundojë me një koncert në sheshin “Zahir Pajaziti”. /kallxo.com













































VUÇIQI I DREJTOHET SONTE POPULLIT SERB ME NJË MESAZH PËR KOSOVËN PAS VIZITËS SË THAÇIT NË UJMAN

Vuçiqi i drejtohet sonte popullit serb me një mesazh për Kosovën pas vizitës së Thaçit në Ujman
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do t’i drejtohet publikut në orën 21:00. Kështu ka njoftuar kabineti i tij.

Ky adresim i tij vjen në ditën kur homologu i tij kosovar vizitoi Veriun, Hashim Thaçi përfshirë Liqenin e Ujmanit.

Kjo u bë e ditur edhe nga i ashtuquajturi Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Djuriç, i cili tha se në një fjalim të tretë të jashtëzakonshëm se presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të trajtojë zhvillimet më të fundit në Kosovë të enjten mbrëma në orën 21:00.


Gjuriç tha gjithashtu se Vuçiç është duke vizituar forcat tona të armatosura.

Po ashtu ai ka thënë se serbët nga Veriu i Kosovës, gjatë ditës së sotme kanë filluar që të mblidhen në disa vende.

E gjithë familja e Sllobodan Millosheviqit në Listën e Zezë të SHBA-së

E gjithë familja e Millosheviqit në Listën e Zezë të SHBA-së
Në mesin e serbëve që janë në listën e personave që përbëjnë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende të gjithë anëtarët e familjes së diktatorit serb Sllobodan Millosheviq, duke përfshirë edhe vetë atë, ndonëse ai ka vdekur në vitin 2006.


Lista përfshin gjithashtu gruan e tij Mirjana, djalin Marko, vajzën Maria, vjehrrën Milica Gajiq Millosheviq.

Ndonëse u shpall i pafajshëm për krime lufte në Hagë, ish-presidenti serb Millan Millutinoviq gjithashtu është në listën e zezë dhe Dragolub Ojdaniq, ish-ministër i Mbrojtjes së RFJ-së, i dënuar me 15 vjet burg për krime në Kosovë.

Në listë është edhe Nikolla Shainoviq, ish-kryeministri serb, i dënuar për krime lufte në Kosovë. Administrata e SHBA beson se kërcënim përbën edhe Nebojsha Pavkoviq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, i cili në Hagë u dënua për krime kundër njerëzimit.

Në të njëjtën listë ndodhen edhe Veselin Slivançanin, Franko Simatoviq, ish-komandant i DB, dhe Jovica Stanishiq, ish-kreu i Shërbimit DB. Në listë është edhe Millorad Ulemek-Legia, i dënuar për vrasjen e kryeministrit serb Zoran Xhinxhiq, transmetojnë mediat serbe.



Në grupin e të padëshirueshmëve janë edhe Radovan Karaxhiq, vëllai i tij Lluka dhe kompania e tij Komotko, gruaja e tij Liljana, vajza Sonja dhe djali Aleksander. Presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, është ende nën sanksione.

Millorad Dodik do të mbetet nën sanksione derisa të ndryshojë sjelljen dhe nuk do të ndalet për të vënë në dyshim ekzistencën e Bosnjë e Hercegovinës, dhe për të promovuar planet separatiste.

Gjenerali i pensionuar serb Nebojsha Pavkoviq: Në Kosovë janë bërë krime lufte

Pavkoviq: Në Kosovë janë bërë krime lufte
Gjenerali i pensionuar serb Nebojsha Pavkoviq(1952), i dënuar më 22 vjet burgim për krime lufte në Kosovë, ka dhënë një intervistë nga burgu në Finlandë ku gjendet pas aktgjykimit nga Tribunali i Hagës.

Në këtë intervistë të “Balkan Info”, ai ka folur për shumë ngjarje në kohën sa ka qenë komandant lufte në Kosovë dhe shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë.

Pavkoviq, i cili ka qenë njëri nga njerëzit kryesor të Sllobodan Millosheviqit gjatë zhvillimeve në Kosovë, është ende besnik i tij.

Për krime kundër njerëzimit (deportim, dëbim të dhunshëm, vrasje e ndjekje), vrasje të shqiptarëve gjatë luftës në vitin 1999, në shkurtin e vitit 2009 ai është dënuar më 22 vjet burgim.

Prapa grilave është qe 14 vjet.

Gjatë intervistës ai nuk i ka kontestuar krimet e luftës në Kosovë ndërsa ka pohuar se vetë i ka proceduar të gjitha krimet për të cilat ka pasur njohuri.

Duke folur rreth arrestimit të Sllobodan Millosheviqit në vitin 2001, ai ka treguar se i kishte thënë kryetarit të atëhershëm Vojislav Koshtunica ”jepe urdhrin e ne me raketa do ta ndalojmë ekstradimin e tij në Hagë”, por Koshtunica, sipas tij, pas kësaj nuk u paraqit më.

Në intervistën e gjatë 7 orë, Pavkoviq ka folur edhe për kontaktet që ka pasur me Ramush Haradinajn në burgun Hagës.
Gjatë luftë së UÇK-së (1998-1999) shteti vrastar Serb angazhoi mbi mijëra forca të sofistikuara forcash ushtarake -policore dhe paramilitare ,kunder popullsisë shqiptare dhe ushtrisë së lëvizshme çlirimtare të Kosovës martire.
Forca serbe ishin një strukturë e kombinuar e armatës serbosllave ,njësive elite të MPB të Serbisë dhe paramilitarëve të “tigrave” të Arkanit ,Vojisllav Sheshelit,Vuk Drashkoviqit , policisë lokale, dhe një morie forcash vullnetare tjera që vinin në Kosovë si në “ bahqe të babës”nga Rusia,Ukraina,Rumania,
Bullgaria,Greqia ,Republika Srpska,Srpska Krajina etj. Dhe e gjithë kjo makineri vrastare kishte një hallkë komanduese “vicioze” qe që merrte komandat nga krimineli çetnik tashmë i vdekur në Hagë Sllobodan Millosheviq.

Armata Jugosllave kishte komanden e përgjitheshme gjatë përiudhes së bombardimeve te NATO-s. Sipas ligjit ushtarak , Vojska Jugosllavije (VJ) kishte nën varësinë e saj policinë dhe forcat paramilitare , megjithëse gjeneralët në Ministrinë e Punëve të Brendshme serbe (MUPS) ushtruan dukshem një ndikim shumë të fortë gjatë luftës në Kosovë. Armata Jugosllave(VJ)kontrollonte rrugët kryesore dhe kufijtë duke koordinuar dhe lehtësuar keshtu “spastrimin etnik” dhe “tokën e djegur” (ne Kosovë). Policia dhe forcat paraushtarake u përfshinë në mënyrë direkte në largimin më dhunë të mbi 1.000.000 vetëve si dhe shkatërrimin e fshatrave,qyteteve për të cilën kishin mbeshtetjën e artilerisë së Armatës Jugosllave ,policisë dhe paramilitarëve . Gjatë këtyre operacioneve spastruese burrat veçoheshin nga gratë dhe fëmijët per t’u marrë ne pyetje për UÇK-në dhe më pastaj shumë prej tyre egzekutoheshin në vend.
Dihët mirëfilli se Armata jugosllave(serbosllave) ishte nën kontrollin e Këshillit të Lartë te Mbrojtjës, i përbërë nga presidentët e Serbisë, Malit të Zi dhe “Jugosllavise” dhe kryesohej nga kryetari jugosllavë Sllobodan Millosheviq.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Armatës Jugosllave gjatë luftës në Kosovë ishte Gjeneneral kolonel Dragolub Ojdaniq,( pas luftës ishte ministër i mbrojtjës në VJ deri në tetor 2000).


Armata serbe ndonëse kishte 3 armata,prej tyre Armata e tretë (apo Armata e Nishit –Posta ushtarake 1912) ishte përgjegjëse për Luftën në Kosovë.

-Armata e 3, gjatë luftës komandohej nga gjeneral Kolonel . Nebojsha a Pavkoviq(1952).

Më Korpusin 52 të Prishtinës të Armatës së 3 të Nishit që ishte në Kosovë komandohej nga gjeneral majori Vladimir Lazareviq .
Nën komandën e gjeneral Lazareviqit ishin :5 brigada, 1 njësi policore ushtarake dhe 1 regjiment aviacioni.

Struktura udhëheqëse-komanduese në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë (Ministarstvo Unutrasnjih Poslova, apo MUP), gjatë luftës në Kosovë komandohej nga ministri i MUP-it Serb gjenerali Vlajko Stojilkoviq.

Brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë bënin pjesë policia e rregullt e Kosovës, e komanduar nga gjeneral majori Streten Lukiq.
-Forcat policore speciale (Posebne Jedinice Policije, apo PJP) komandoheshin nga Gjeneral kolonel Obrad Stevanoviq.

Forcat Antiterroriste (Specijalna Antiteroristicka Jedinica, apo SAJ), komandoheshin nga Kolonel Zhivko Trajkoviq.

Gjenerali Vlastimir Gjorgjeviq ishte kreu i sektorit te sigurimit publikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme(tash ka ikur në Rusi), si dhe ishte kordinator i ministrit te puneve te brendshme të Serbisë gjeneralit Vlajko Stojilkoviq.



Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë kishte gjithashtu edhe shërbimin e

sekret të sigurimit, e cila komandohej nga gjenerali Gajiq David,psikolog ,i cili luajti një rol të madh mbi 10 vjetë sa ishte prezent në Kosovë(banonte në Hotelin “Grand” Prishtinë dhe kishte kordinatorë policët më në zë të shërbimit sekret të Prishtinë,kryeshefin Mishko Llakoviq ).

Përveç aktiviteteve të fshehta për zbulimin e aktiviteteve te UÇK-së...,sigurimi i shtetit serb, në Kosovë dislokoi gjithashtu njësi operative speciale, JSO-në (Jedinica za Specijalne Operacije), dhe ndihmoi në forma te ndryshme njësitë kriminale paramilitare ,te njohur si “Beretat e Kuqe” apo “Djemtë e Frenkit” (Ky emertim u more sipas Frenki Simatoviq(kroat) një personalitet kyç ne Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe njihej si themeluesi i ketij grupi).

Gjate luftës JSO-ja komandohej nga Milorad Lukoviq, një njeri i njohur si “Legija”(tash në burg i akuzuar për organizimin e vrasjës së kryeministrit Serb Gjingjiq).

Deri në janar të vitit 2001, ne krye të sigurimit të shtetit Serb

ishte gjeneral koloneli Radomir Markoviq,ndërsa kreu i sigurimit të shtetit serb në Kosovë para dhe gjatë luftës ishte gjenerali Gajiq David,psikolog.

Gjatë lufte në Kosovë ishin të angazhuar gjithashtu edhe forca të ndryshme paramilitare si dhe forca të huja,të cilat ishin nën kontrollin e qeverisë dhe të kryetarit jugosllavë Sllobodan Millosheviqi.

Për manifestimin e trimërisë dhe të guximit në “vrasjen dhe masakrimin e mijëra shqiptarëve në Kosovë”,krimineli Sllobodan Millosheviqi u dha „urdhërin e trimërisë“ këtyre pjestarëve të Armatës së tretë: Gjeneral bigadier Milan D.Gjakoviç ;Kolonel Zoran M.Jabllanoviç, Kolonel Milivoje P.Braniç, Kolonel Miloje Miletiç, Kolonel Dragan Petroviç, Kolonel Radojko Stevanoviç, Kolonel Veroljub Zhivkoviç, Lejtënant kolonel Simo Ivoseviç ;Lejtënant kolonel Stojan Konjikavac ,Lejtnënant kolonel Pera Petroviç ;Major Zoran Bojkoviç ;Major Urosh Nikoliç;Major Radivoje Paravinja ;Major Ljubisav Stojanoviç ;Kapiten i urdhërit të parë Ljubisha Vuqetiç ;Kapiten i urdhërit të parë Zoran Raseta ;Kapiten i urdhërit të parë Boban Rajkoviç ;Kapiten Dragan Lukiç ;Kapiten Jovica Milak ;Kapiten Perica Nastasijeviç ;Kapiten Milosh Raleviç ;Kapiten Cedo Tërpkovski ;Lejtënant Boban Kuzmanoviç ;Nënlejtënant Nenad Popoviç ;Rreshteri veteran Radisha Iliç,
Rreshteri veteran Zheljko Alar ;Rreshteri veteran Branko Vukoviç ;Rreshteri Aleksandër Rakoviç ; Rreshteri i ri Ivan Niqiforoviç ;Kaporal Branisllav M.Fungerhut ; Ushtar Dragan Beloseviç ;Ushtar Milan Bogdanoviç ;Ushtar Veroljub Mijatoviç ;Ushtar Sasha Pejiç ;Ushtar Milinko Pendiç ;Ushtar Nikolla Popoviç etj.


-Gjithashtu u dekoruan edhe këta oficerë të UDB-së në Kosovë: Kolonel Dragutin ADAMOVIQ-Gjakovë ;Kolonel Dushan B.GAVRANIQ-Gjilan ;Kolonel Gradimir R.ZEKAVICA-Prizren ;Nënkolonel Millan S.GJURIQIQ-(Prizren,kreu i departamentit të policisë) ;Major Milenko M.BOZOVIQ-Komandant i policisë në Skënderaj.

-Kryekrimineli Sllobodan Millosheviq,me “Urdhërin e lirisë ,Urdhërin e heroit Komnbëtar, Urdhërin e Flamurit Jugosllav dhe Urdhërin e Flamurit të Luftës të Shkallës së parë” dekoroi këta komandantë të lartë që luftuan në Kosovë:

Urdhëri i Lirisë iu dha: Gjeneralit Dragolub Ojadaniq ; Gjeneralit Nebojsha Pavkoviq(Komandant i Armatës së Tretë)

Urdhëri i Heroit Kombëtar iu dha: Kolonel Dragan Zhivanoviq-Komandant i Brigadës 125 të motorizuar; Kolonel Bozhidar Deliq-Komandant i Brigadës 549 të motorizuar; Kolonel Ljubisha Dikoviq- Komandant i Brigadës 37 të motorizuar;

Nënkolonel Ilija Todorov-Komandant i Brigadës 63 të parashutistëve;
Kolonel Zharko Brankoviq-Komandant i Brigadës 124 të ndërhyrjes policore;

Urdhëri i Flamurit Jugosllavë iu dha:

Zoran Angjelkoviqit-“Naqelnik i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovë e Metohi”; Nikolla Shainoviqit-Zëvendës kryeministër i qeverisë jugosllave; Vllastimir Gjorgjeviqit-gjeneral kolonel i policisë se MUP-it Serb; Obrad Stevanoviqit-gjeneral kolonel i policisë se MUP-it Serb; Sreten Lukiqit-gjeneral major i policisë se MUP-it Serb;Gajiq David- gjeneral kolonel i Sherbimit sekret Serb.


***


Pas një fillimi të ngadaltë në vitin 1998, Gjykata Ndërkombetare Penale për ish-

Jugosllavinë filloi një hetim të plotë të krimeve të luftës në Kosovë. Meë 27 maj 1999 gjykata bëri te ditur padine me te rendesishme kunder: Slobodan Miloseviqit, dhe 4 zyrtarë të tjerë të lartë që akuzoheshin për “vrasje, persekutime dhe dëbime në Kosovë” nga 1 janari 1999 deri ne fund te majit te 1999.



Te paditurit e tjerë janë:

Milan Milutinoviq, president i Serbise dhe anetar i Keshillit te Larte te Mbrojtjes,
Dragoljub Ojdanic, Shef i Shtabit te Pergjithshem i Ushtrise Jugosllave,
Nikola Sainovic, zevendeskryeminister i Republikes Federale te Jugosllavise (FRY), dhe Vlajko Stojiljkovic, ministri i Puneve te Brendshme në Serbi.

Me 1 prill 2001 krimineli Sllobodan Milloshevic u arrestua, ndërsa me 28 qershor ai u transferua ne Gjykatën e Krimeve te Luftës në Hagë.

Në shkurt të vitit 2006 Sllobodan Millosheviqi vdes, pa e marre dënimin e merituar nga gjykata ndërkombëtare ne Hagë, ndërsa bashkëpunëtoret e tij janë duke u gjykuar!!!



Derisa krerët e lartë përmendur janë ne proces te gjykimit ne Hagë, shpesh herë shtrohet pyetja: Kur do të arrestohen edhe qindra zyrtare tjerë te lartë të ushtrisë dhe policisë serbe (qe janë graduar dhe kanë marrë mirënjohje nga Sllobadan Milllosheviqi), për krimet me monstruoze të kryera ne Drenicë(Prekaz ,Obri) etj, Lubeniq (Pejë),Deçnan ,Gjakovë,Istog, etj.etj.?!!!
Shumë kriminel janë të lirë edhe në Graqanicë,Gorozhdec,Mitrovicë,ku janë Prokurorët ndërkombëtarë të UNMIK-ut apo ata kombëtarë që nuk i shoshitin dosjet e nxehta të krimeve dhe krimineleve serb?!!!

Klikoni:

Per keto krime(dhe qindra e mijera si keto) qe mund t´i shihni me poshte:
http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs22.htm
http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs18.htm
http://www.alb-net.com/warcrimes-img/abri.htm
http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs5.htm
http://www.ess.uwe.ac.uk/Kosovo/Kosovo-Photographs27.htm
War-crimes Evidence - Reasons why Kosova should not remain in "Yugoslavia".

HOW SERBS USED MONASTERIES TO ENTICE ETHNIC HATRED

HORROR BY DESIGN: The Ravaging of Kosova - How Yugoslav Military Planned and Mounted Kosova's Ravaging (NY Times)
Death on Mazllum Shasivari Street - A Catalogue of Serbian Destruction (NY Times)
The List of Kosovar Prisoners Held in Serbia, July 12, 1999
Kosova Report: Hardened FBI investigators weep after discovering five children tossed down a well by Serbs (Salon)
Full Text of Milosevic Indictment
Memorandum on Kosova and the Albanian Question in Former Yugoslavia (1991)

Final Rambuillet Interim Agreement, Signed by the Albanians (PDF) (RTF)

The Letter of Agreement by Mr. Hashim Thaci to Messrs. Vedrine and Cook

Secret Plan to Finish Off Kosova Liberation Army (Kosovapress)

Report on the Situation of Albanian language Education in Kosova

Albanian Language Education in Kosova 1990 -1998

Present Healthcare Situation in Kosova Physicians for Human Rights (PHR)

Independence for Kosova (Noel Malcolm)

Flori Bruqi



Më shumë se gjysma e banorëve të Serbisë mendon se Beogradi do të duhej të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë, nëse forcat kosovare e marrin veriun e Kosovës

Serbët e duan shumë Kosovën, por nuk duan të vuajnë për të

Kështu thonë rezultatet e hulumtimit të opinionit publik bërë nga agjencia Faktor plus, përcjell FoNet.

Hulumtim i është bërë gjatë këtij muaji dhe nga 1.200 veta të marrë në pyetje, më shumë se tri të katërtat kanë emocione të fuqishme për Kosovën, porse nuk janë të gatshëm që ta vuajnë jetën në mënyrë që Kosova të mbetej pjesë e Serbisë.

Në pyetjen nëse Kosovën e konsiderojnë vend të vetin, çdo i pesti ka thënë jo. Dy e treta e të pyeturve është angazhuar të Kosova të mbetet konflikt ngrirë.

Gati gjysma e të pyeturve ka thënë se çështja e Kosovës nuk do të zgjidhet gjatë 5 – 10 vjetëve të ardhshëm.

Lista Serbe ka kumtuar se kryetarja e Lëvizjes evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, po vazhdon ta mbrojë tërësinë e Kosovës së pavarur dhe se “me paturpësi flet” edhe për “njëfarë shpërnguljeje të serbëve në rast të arritjes së marrëveshjes.


Në kumtesën e kësaj partie parlamentare, të cilën e përcjell FoNet, thuhet se Rada Trajkoviq është që të mos ndryshohet asgjë, “se e gjithë Kosova është e shqiptarëve, sepse për këtë kështu është më së miri”, transmeton Koha.net.
Rada Trajkoviq akuzohet se “tërë Kosovën e do vetëm për shqiptarët”
Lista Serbe ka shtuar se është e qartë se në njërën anë janë Rada Trajkoviqi dhe intelektualë të vetëshpallur të cilëve konflikti i ngrirë u shërben për pasurim e në anën tjetër gjenden ata që e duan paqen, marrëveshjen dhe të ardhmen.

"Të gjithë serbët e ndershëm nga Kosova do ta përkrahin çdo shans për paqe, marrëveshje dhe ardhmëri”, thotë kumtesa e Listës Serbe.

Plani i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) u botua në vitin 2001 në një version jozyrtar në gazetën “Veçer” me një hartë, një mbititull:“Shkëmbim vullnetar i territoreve dhe i popullsisë ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë!

Si do të ndahej Maqedonia sipas planit të akademikëve të këtij vendi

“Akademikët e AMSHA mendojnë për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-maqedonas pa gjakderdhje” dhe me titull: “Shkëmbim vullnetar i territoreve dhe i popullsisë ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë!

Akademia motivin për një mendim të tillë e ka marrë sipas shembullit përmes të cilit viteve të fundit janë zgjidhur krizat ndëretnike në Ballkan me krijimin e territoreve etnike. Thelbi i këtij plani të akademikëve maqedonas ishte ky: “Pas gjithë asaj që ndodhi në Tanushë, Tetovë e në rajonin e Kumanovës, jeta e përbashkët e shqiptarëve dhe maqedonasve nuk do të jetë e mundshme si më parë. Shqiptarët dhe maqedonasit janë dy civilizime diametralisht të kundërta, dallohen për nga feja, gjuha, zakonet, ndërsa mirëbesimi i krijuar me një mund të madh ndërmjet këtyre dy grupeve etnike gjatë dekadave të shkuara të bashkëjetesës, tani po rrënohet për disa muaj të luftës së ekstremistëve”. Sipas këtyre qëndrimeve, çështje është se a do të mundet në një të ardhme të afërt apo të largët të jetojnë fqinjtë shqiptarë e maqedonas rehat dhe njëri pranë tjetrit.Që të mos ketë luftë dhe gjakderdhje, më civilizuese është që të bëhet ndarje e qetë”, thuhej në arsyetimin e këtij projekti.

Sipas këtij plani, Maqedonia, siç pat propozuar dikur edhe Gligorovi, do të hiqte dorë nga një pjesë e Maqedonisë Perëndimore – Dibra (pa Mavrovën dhe rajonin e Rekës), një pjesë e Gostivarit që kap anën e rajonit të Sharrit dhe kufiri, pastaj do të shkonte për Vardar deri te vendkalimi kufitar i Jazhincës, që do të përfshinte Pollogun me Tetovë, ku është e koncentruar më së shumti popullata shqiptare.

Dhe, krejt këtë, maqedonasit do t’ia jepnin Shqipërisë, për çka e kanë informuar atëherë edhe kryetarin e atëhershëm të ASHA të Shqipërisë, akademikun Ylli Popa, ndërsa për këtë “të mirë”, po sipas këtij plani, Shqipëria do të duhej t’ia falte maqedonasve bregun e saj të liqejve të Ohrit e të Prespës bashkë me Pogradecin dhe Liqenasin, ku sipas tyre jetojnë shumicë e popullsisë maqedonase.

Po sipas atij plani, pastaj shqiptarët e Kumanovës, të Shkupit, të Strugës, Manastirit, Prilepit dhe të Kërçovës do të duhej të shpërnguleshin në Pollog, ndërsa do të lihej pastaj edhe një afat kohor për ndërrim të shtëpive e të pronave me maqedonasit që jetojnë aktualisht në Maqedoninë Perëndimore, të cilët do të dilnin pastaj në “pjesën e territorit maqedonas”.

Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiq, deklaroi se Serbia nuk duhet të bëjë zgjedhjen në mes të Kosovës dhe BE-së

Jeremiq: Edhe pa Kosovën, Serbia vështirë të hyjë në BE
Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiq, deklaroi se Serbia nuk duhet të bëjë zgjedhjen në mes të Kosovës dhe BE-së, sepse, siç vlerësoi ai, anëtarësimi në BE edhe ashtu nuk parashihet në një të ardhme të afërt, ngase në Bruksel nuk ka vullnet politik për zgjerim.

“Është e vështirë të mendohet anëtarësimi i Serbisë në BE pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por edhe sikur të zgjidhet ky problem, vështirë të mendohet anëtarësimi i saj në BE, ngase duket qartë se Brukseli nuk ka vullnet politik për pranimin e vendeve të reja në BE, pavarësisht problemeve të tyre, qofshin ato territoriale etj.”, njoftojnë mediet serbe.

Sipas tij, “në Kosovë do të duhej të caktoheshin kushte për zgjidhjen e një varg problemeve, sikundër ato të pronës, etj., e pastaj të trajtohej çështja e statusit”, transmeton televizioni publik.

Ai më tej theksoi se “pala serbe të jetë e qartë dhe të punojë në kuadër të kushtetutës së Serbisë, sipas së cilës Kosova është definuar si pjesë e territorit të saj e që mbështetet në Rezolutën 1244 të OKB-së, që është e plotfuqishme derisa OKB të sjellë një rezolutë tjetër”.

Jeremiq nuk mendon se me nënshkrimin e disa marrëveshjeve me palën kosovare në Bruksel, Serbia ka hequr dorë nga Kosova, ndonëse ai thekson se “ka dëmtuar në masë të madhe”.

Ish ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, mendon se “duhet arritur kompromis, por që nuk do t’i hapte rrugën Kosovës në anëtarësimin e saj në OKB”.

Mediat serbe për vizitën e Thaçit në veri: Sulm i shqiptarëve

Mediat serbe për vizitën e Thaçit në veri: Sulm i shqiptarëve


Vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe komandantit të Policisë së Kosovës, në veri, mediat serbe e kanë quajtur “sulm të shqiptarëve” në veri të Kosovës.

Ato madje kanë shkruar se forcat e sigurisë dhe të ushtrisë së Serbisë, si dhe të gjitha njësitë speciale të MPB-së serbe, janë në gjendje të lartë gatishmërie me rastin e ‘sulmit të shqiptarëve në veri të Kosovës dhe arrestimit të serbëve të cilët nuk kanë kryer asnjë vepër penale’.

Përndryshe, Presidenti i Serbisë, njëherësh komandanti suprem i ushtrisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar ngritjen e gjendjes së gatishmërisë luftarake të ushtrisë në shkallën më të lartë, shkruan KsP.

Lajmi është bërë i ditur nga kabineti presidentit Vuçiq, ndërsa urdhri i është dërguar menjëherë shefit të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Serbisë.

Në mediat serbe, po ashtu thuhet se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë shpërndarë sot paradite në afërsi të liqenit artificial të Ujmanit. Sipas tyre, ata janë të armatosur me tyta të gjata ndërsa një pjesë e tyre kanë fantomka.

***

KFOR-i është vënë nën vëzhgim të situatës në veri, pas vizitës së paparalajmëruar të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi atje.

KTV raporton se ka parë grumbull të qytetarëve përreth Ujmanit, pas vizitës së Thaçit atje.

Aty janë parë edhe vetura me targa të Beogradit, që shkojnë në drejtim të Ujmanit.

Në drejtim të Ujmanit janë nisur edhe disa vetura të KFOR-it.

Përmes një komunikate për media, KFOR-i pohon se nuk ishte i informuar lidhur me shkuarjen e ROSU-s në veri të Kosovës.

KFOR-i njoftoi se ky mision është duke i dërguar njësitet e veta në Zubin Potok ku do të hetojë situatën, ka thënë Vincenzo Grasso, zëdhënës i KFOR-it. Sipas tij, ROSU nuk ka arrestuar askënd.

Aleksandar Vuçiq që ka vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie, e drejt NATO-s ka nisur notë proteste për këtë vizitë, ka paralajmëruar një adresim për media në orën 21:00.

Daçiqin e “tmerron” krahasimi i “pesë rusëve, katër serbëve dhe një qeni” me Kampin Bondsteel


Daçiqin e “tmerron” krahasimi i “pesë rusëve, katër serbëve dhe një qeni” me Kampin Bondsteel
Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor thanë se përmirësimi i marrëdhënieve me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë thelbësore për stabilizimin e rajonit që disa ekspertë e përshkruajnë të ekspozuar ndaj influencave të huaja anti-perëndimore.

Në një konferencë në Uashington rreth strategjisë së Shteteve të Bashkuara në rajon, zyrtarët i thanë Zërit të Amerikës se zgjerimi i anëtarësimeve në Bashkimin Evropian dhe në NATO është thelbësor për sigurinë evropiane dhe ruajtjen e demokracisë.

Nikola Dimitrov, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë, vend kandidat për në BE dhe NATO që në vitin 2005, tha se “nevojitet forcimi i demokracive të qeverisura nga shteti ligjor”.

“Rajoni ynë qarkohet nga vende anëtare të NATO-s dhe të BE-së. Duhet konsoliduar Evropa. Siç e provoi edhe kriza e emigrantëve, duhet të sigurohemi që rajoni të jetë pjesë integrale e sistemit të demokracive të kontinentit tonë. Është e vërtetë se kemi tensione të rritura në rajon si pasojë e ringjalljes së antagonizmit ndërmjet Perëndimit dhe Federatës Ruse. Nuk ka të bëjë me pyetjen nëse na pëlqen apo jo Rusia. Nuk mendoj se duhet të jetë kjo zgjedhja. Ka të bëjë me zërin e qytetarëve tanë që dëshirojnë ta shohin Maqedoninë pjesë të aleancës (së NATO-s). Ky është fati ynë. Ky është rrugëtimi ynë”, tha Dimitrov, raporton Zëri i Amerikës.

Anëtarësimi në BE

Pas 17 cikle planesh veprimi për anëtarësimin në BE, Maqedonia pritet të fillojë ciklin e radhës më 11 dhjetor.

Dimitrov i tha Zërit të Amerikës se “është momenti i duhur për ta përfunduar procesin. Do të jetë mirë për rajonin; do të jetë mirë për NATO-n dhe për çdo vend të cilit i intereson stabiliteti i rajonit; duhet që ta mbështesin anëtarësimin tonë në NATO”.

Një raport i ri i botuar nga Këshilli i Atlantikut e përshkruan Ballkanin Perëndimor “si punën e papërfunduar për një Evropë të plotë dhe të lirë”.

Konferenca u pasua nga takime mes ministrave të Ballkanit dhe zyrtarëve amerikanë, ndër ta A. Wess Mitchell, Ndihmës Sekretar Shteti për Evropën dhe Euroazinë, si dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, H.R. McMaster.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviç, tha se “ McMaster foli shumë seriozisht për ato që SHBA-ja i konsideron si sfidat më të mëdha të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk po e humbasin interesin dhe se nuk kanë ndërmend të jenë joaktivë në Ballkanin Perëndimor. Përkundrazi, SHBA-ja është shumë e interesuar për arritjen e stabilitetit dhe demokracisë, si dhe ka vullnetin të mbështesë integrimin Euro-Atlantik të vendeve të Ballkanit që e dëshirojnë këtë gjë”.

Mali i Zi, vendi më i vogël i Ballkanit, filloi bisedimet për anëtarësimin në BE në vitin 2012 dhe u bë vendi i 29-të anëtar i NATO-s gjatë një ceremonie në muajin qershor në Departamentin e Shtetit, me gjithë kundërshtimet e forta të Rusisë.

Dikur pjesë e ish-Jugosllavisë, një bastion i Moskës, Mali i Zi u bë republikë e pavarur në vitin 2006, kur malazezët votuan në një referendum për ndarjen nga Serbia.

Gjatë fjalës së tij në konferencë, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha se Beogradi synon ta vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE, ndërsa do të vazhdojë të ketë marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë dhe Federatën Ruse. Daçiq e përshkroi BE-në si “partnerin parësor në politikën e jashtme” dhe vuri në dukje përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike me Shtetet e Bashkuara.

Duke folur për projektet e përbashkëta infrastrukturore, Daçiq tha se “në Ballkanin Perëndimor, ne jemi (me SHBA-në) partnerët më të rëndësishëm ekonomikë”.

Prania ushtarake

Raporti i Këshillit të Atlantikut propozon ruajtjen e përhershme të një pranie ushtarake amerikane në Kosovë, për të mbrojtur rajonin nga përpjekjet ruse për të ushtruar influencë politike. Daçiq u pyet nëse ky propozim vjen pas shqetësimeve të SHBA-së për një Qendër Humanitare Serbo-Ruse në qytetin serb Nish.

“Nëse pesë rusë, katër serbë dhe një qen perceptohen si të barabartë me Bondsteel-in, kjo më tmerron”, tha Daçiq, duke iu referuar Kampit Bondsteel, një bazë ushtarake e SHBA-së dhe NATO-s, e vendosur në Kosovë që në vitin 1999.

Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu shqetësimin në muajin qershor për qendrën e re që Rusia menaxhon në Nish. Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shikojnë këtë qendër si kamuflazh për një bazë ushtarake, që synon survejimin e interesave amerikane në Ballkan.

Daçiq i tha Zërit të Amerikës se “dua ta theksoj këtë gjë: Kur elefantët dashurohen apo grinden, bari dëmtohet sido që të jetë. Serbia nuk dëshiron të jetë bari, pra me fjalë të tjera, në pozitat e të dobëtit. Prandaj, duhet të kujdesemi për interesat tona”.

Serbia, e cila ka filluar negociatat për anëtarësim në BE që në janar të vitit 2014, nuk planifikon të anëtarësohet në NATO, aleancën që bombardoi Jugosllavinë në vitin 1999.

Situata është e kundërta për Shqipërinë, e cila është vend anëtar i NATO-s që në vitin 2009, por, që është ende në pritje për çeljen e bisedimeve me BE-në, vendim i cili pritet të merret në fillim të vitit të ardhshëm.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, i tha Zërit të Amerikës se vendi po përparon drejt reformës në drejtësi dhe masave të tjera që do të lehtësojnë këtë bisedime.

Bushati u shpreh se “dua të theksoj luftën tonë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, progresin për konsolidimin e reformave në administratën publike dhe për respektimin e të drejtave të njeriut. Unë pres që, dhe mendoj se është krejtësisht e mundshme, që viti 2018 do të jetë viti që Shqipëria do të fillojë negociatat për anëtarësimin në BE dhe do të ulet në tryezën e negociatave me rezultate konkrete nga reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Garancitë e ofruara gjatë takimeve

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, Igor Crnadak, tha se ndjehej më i garantuar pas takimeve me diplomatët amerikanë dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

“Takimi me zotin Wess Mitchell ishte shumë i rëndësishëm, pasi pikasa vendosmërinë për të ndihmuar rajonin dhe Bosnjën, në rrugëtimin përpara dhe vazhdimin e zbatimit të reformave”, tha Crnadak, vendi i të cilit, me një shumicë myslimane, shikohet si jetësor për mbrojtjen e Evropës ndaj organizatave terroriste ndërkombëtare që synojnë kontinentin evropian.

Bosnja, një vend kandidat për në BE, synon gjithashtu të anëtarësohet në NATO që në prill të vitit 2010, kur përfitoi një Plan Veprimi për Anëtarësim, gjatë samitit në Tallinn.

Në një deklaratë për shtyp, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare McMaster vuri në dukje se “Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë një përparësi e lartë për Shtetet e Bashkuara”, si dhe theksoi se administrata Trump “mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj aspiratave Euro-Atlantike të rajonit dhe përpjekjeve për integrimin evropian”.

Projekti i Hashim Thaçit për ndryshimin e kufijve nuk bllokohet as në zyrën e Sali Berishës, as të Edi Ramës, por në Parlamentin e Kosovës.

Tani kuptohet pse Hashim Thaçi sulmoi Berishën!

Disa udhëheqës politikë të Kosovës kanë mbërritur këto ditë në Tiranë, në përpjekje për t’u faktorizuar në debatin politik të Kosovës, rreth mundësisë së ndryshimit të kufijve, që po i prin presidenti Thaçi. Udhëheqësit në shumicë janë opozitarë, por dhe pjesëtarë të qeverisë “Haradinaj”.

Zbarkimi i tyre në Tiranë pason ardhjen e Albin Kurtit dhe takimin e tij me Sali Berishën, të cilin duket që Hashim Thaçi, përmes polemikës në distancë, e ktheu në zyrë pelegrinazhi për kundërshtarët e vet, shkruan Tema.

Nuk di nëse Hashim Thaçi ka qenë koshient kur e sulmoi në dukje pa shkak Sali Berishën, një muaj më parë, kur nisi historinë e ndryshimit të kufijve, por nëse ka pasur parasysh këtë që po ndodh, i duhet njohur një farë talenti politik dhe një dinakëri e pashoqe për t’i kanalizuar kundërshtarët e vet, tek dikush që është ndërkohë i defaktorizuar.

Kur ai sulmoi Sali Berishën me një fjalor aspak të nevojshëm për një president të Kosovës, për më tepër që vetë ka bashkëpunuar me të, të gjithë na u duk e tepruar, edhe pse nuk tha asnjë gënjeshtër kundër tij.

Por dukej se e kishte si hall sulmin ndaj tij.

Nëse ai ka llogaritur që kundërshtarët t’i identifikojë me Berishën, që ta ketë pastaj më të lehtë me faktorin ndërkombëtar, i duhet njohur merita që është më dinak se sa duket në lojën politike, jo vetëm në Kosovë.

Patetizmi i Berishës kundër tij, fjalori i vrazhdë si “argat i Serbisë”, qasja qesharake fillestare që ai po e bënte këtë nën ndikimin e Sorosit, pastaj heshtja kur u mësua se është nxitje e këshilltarit të sigurisë kombëtare të Trumpit, dhe e shoqëruar në sfond nga heshtja e pamëshirshme e Edi Ramës në këtë histori, në fakt kanë kanalizuar energjitë opozitare në Kosovë, në drejtimin e paduhur.

Projekti i Hashim Thaçit për ndryshimin e kufijve nuk bllokohet as në zyrën e Sali Berishës, as të Edi Ramës, por në Parlamentin e Kosovës.

Aty kundërshtohet, aty bllokohet, aty i hiqet Hashim Thaçit mandati i bisedimeve për kufijtë, dhe aty ruhet pavarësia e derisotme e Kosovës, të cilën procesi i rishikimit të kufijve, e anulon.

Pelegrinazhi drejt Sali Berishës, i nxitur nga Hashim Thaçi, është mënyra se si dobësohen energjitë opozitare në Kosovë dhe si Hashim Thaçi del më i qartë në projektin e tij.

Ai ka arritur ndërkohë të përçajë LDK-në, ku një prej kandidatëve për kryetar, Lutfi Haziri, ka nisur të besojë se po merr Luginën e Preshevës nën modelin e Thaçit, e tjetra, Vjosa Osmani, po e kundërshton fort.

Ai ka arritur të përçajë po ashtu qeverinë dhe partinë e tij, dhe çfarë është më e mira për të, po i bën bashkë gjithë kundërshtarët e po i çon në zyrë të Sali Berishës.

Ky i fundit është në atë pikë që nuk kundërshton dot as vendimet e Lulzim Bashës, dhe jo më të diktojë zhvillimet në Kosovë, ndërkohë që reputacioni i tij ndërkombëtar është nën zero.

Do të ishte e pashpirt nga ana e Hashim Thaçit sikur ta ketë të menduar gjithë këtë skemë ndaj opozitarëve të tij. Por do ishte budallallëk mizor sikur kundërshtarët ta bëjnë vetë këtë.

Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës ka marrë shtetësinë shqiptare.



Dekreti është firmosur nga kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta dhe sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, hyn në fuqi menjëherë, transmeton shqiptarja.com.

Jahjaga, e lindur në Gjakovë, ishte presidentja e katërt e Kosovës dhe e para presidente femër e cila mbajti detyrën e lartë shtetërore për 5 vite, 2011-2016.

Dekreti i Metës:

DEKRET

Nr. 10879, datë 19.9.2018

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93, të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20, të

ligjit nr. 8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare, të ndryshuar,

DEKRETOJ:

Neni 1

I jepet shtetësia shqiptare, me kërkesë të tij, personit të mëposhtëm:

Atifete Ibrahim Jahjaga

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ilir Meta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me senatorin Tom Cotton, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.



“Në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe Pavarësisë, rrugë kjo shumë e gjatë dhe plot vuajtje, roli i SHBA-së ishte jetik për Kosovën”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin që zhvilloi në Senatin Amerikan me senatorin Tom Cotton.

Haradinaj, e njoftoi senatorin Cotton për prioritetet e Qeverisë, me theks të veçantë për fuqizimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe kompletimin e kësaj infrastrukture jetike për vendin.

“Kosova është gati ta ketë ushtrinë e saj dhe e gatshme që në funksion të paqes kudo në botë të jetë pjesë e misioneve ndërkombëtare të lirisë të udhëhequra nga SHBA”, tha Haradinaj.

Senatori Cotton u informua edhe për prioritetet e Qeverisë, me fokus kryesor në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, përmbushjen e agjendës evropian, si dhe në fuqizimin e institucioneve demokratike.


Senatori Cotton thotë se mbështetja e SHBA-së për Kosovën do të vazhdojë

Haradinaj, shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e pazëvendësueshme që SHBA-të kanë dhënë në të gjitha periudhat, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

“Kosova dhe populli i saj do të vazhdojë ta ruajë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe asnjëherë nuk do ta harrojmë atë çfarë SHBA-të kanë bërë për ne në kohërat më të vështira të jetës tonë”, tha Haradinaj, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me SHBA-të.

Senatori Amerikan, Tom Cotton, vlerësoi të arriturat në Kosovë gjatë këtyre viteve, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën.

Takimi me Senatorin Amerikan, Tom Cotton, u realizua në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Haradinaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e agjendës qeveritare për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale me ShBA-të dhe intensifikuar përpjekjet për konsolidimin ndërkombëtarë të vendit.

Kush janë Ministrat uzurpatorë?

Ministrat uzurpatorë

Si uzurpues funksionesh janë duke u parë ministrat serbë, të cilët prej gjashtë muajsh kanë deklaruar dorëheqjet, por funksionet i mbajnë dhe nuk i raportojnë kurrkujt në Kosovë. Pazotësi për t’i zëvendësuar me të tjerë ka treguar kryeministri Ramush Haradinaj.

Ministrat i përkasin Listës Serbe, subjekt politik që mban lidhje të forta me Serbinë dhe që nuk ia njeh pavarësinë Kosovës. Në fund të marsit, ajo doli nga koalicioni qeverisës. Veprimin e pati ndërmarrë, në shenj pakënaqësie me një aksion policor që rezultoi me arrestimin e drejtorit të Zyrës koordinuese për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Prej atëherë, të 10 deputetët e të njëjtit subjekt politik kanë dalë në opozitë.

Ivan Todosjeviq është një nga tre ministrat që ushtrojnë funksionet duke qenë të dorëhequr. Ai drejton Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është kryetar i Komisionit parlamentar për pushtetin lokal. Ai ka treguar se si kurrë Todosjeviq nuk u është përgjigjur kërkesave për raportim.

Në shërbimin e Mogherinit Kosova evidentohet shtet pa fusnotë, zemërohet Serbia

Në shërbimin e Mogherinit Kosova evidentohet shtet pa fusnotë, zemërohet Serbia
E përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”, përmes një shkrimi sot shpreh habinë si është e mundur që Shërbimi Europian për Aksione të Jashtme (EEAS), që drejtohet nga përfaqësuesja e lartë e BE për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, Kosovën e evidenton si shtet pa yll (pa fusnotë – sqarim ynë), me gjithë detyrimin që të respektojë statusin neutral për të.

Në makinën e kërkimit në EEAS , në rubrikën “shtetet”, Kosova identifikohet si shtetet njësoj si të tjerat, pa yll, ndërsa Mogherini as në ftesat për dialog, të cilat u dërgohen edhe medieve, për nga emrat e funksioneve dhe të shteteve , përkatësisht rajoneve prej nga vijnë, pjesëmarrësit i trajton njësoj, shkruan kjo gazetë.

Edhe në sajtin e komisarit për Zgjerim, Johanes Hahn, Kosova ndodhet mes shteteve pa yll, por kur të hapet faqja e kërkuar ajo shfaqet me yll, e cila ndodhet me dokumentet e publikuara nga kabineti, shton “Novosti”

Albin Kurti, ka nisur fjalimin duke falënderuar të gjithë protestuesit që sot janë të pranishëm në protestë.

Kurti: Kosova është në rrezik, jemi mbledhur në shesh për t’i ndaluar pushtetarët

“Jemi të zemëruar si rrallëherë më parë, por edhe të bashkuar e me shpresë si rrallëherë më parë. Pavarësia e Kosovës është dashtë të jetë pavarësi e shtetit e jo e pushtetit”, ka thënë Kurti.

Qeveria po na rritet, shtoi Kurti, e shteti po na zvogëlohet. “Populli s’duhet të nënshtrohet prandaj jemi këtu bashkë sot. Kosova është shtet i kapur, çlirimi nga okupatori i huaj, na u zëvendësuar me uzurpatorin tonë. Në Kosovë ligj ka por jo drejtësi, shkolla ka jo arsim. Spitale ka por jo shërim”, tha Kurti, transmeton Koha.net.

“Të dashur qytetarë, Republika është në rrezik prandaj ne qytetarët jemi këtu në shesh sepse ata nuk do të jenë në pushtet. Me hajna, me hajna, nuk ka shtet”, ka brohoritur Kurti.

Ai tha se shumica e popullsisë janë ose të varfër ose të papunë, ose të dyja këto. E ata që s’i kanë këto, s’janë të sigurt për jetë, thotë Kurti.

Kurti, gjithashtu tha se kjo nuk është protestë me inate, por e shqetësimit qytetar dhe e dashurisë njerëzore për vendin tonë.

“Aq shumë e duam Kosovën Republikë, e bashkimin me Shqipërinë, sa në asnjë rrethanë nuk i nënshtrohemi një njeriu”, tha Kurti.

“Jepini përgjigje sot Thaçit e Vuçiqit”, u ka thënë qytetarëve Kurti, duke thënë se Serbisë borxh nuk i kemi.

“Aventura e Thaçit duhet të ndalet e të mbetet personale”, tha Kurti, duke shtuar se më askush s’i beson Thaçit.

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, tha ai.

Armët dhe gjyqi u filmuen nga gjiruesit jugosllav, thëmeluesit dhe miqtë e “partisë komuniste shqiptare” dhe të Sigurimit.

At Mati Prenushi



“Jo!…Mos me e zgjedhë At Çiprianin, se komunistat punën e parë që kanë me ba, kanë me pushkatue Provinçialin, prandej t’a ruejmë At Çiprianin për ma vonë mbasi asht i ri dhe i vlefshëm shumë për né”. “Ai e mori vetë detyrën e Provinçialit me bindje të plotë se do të pushkatohet, por At Matisë nuk i bante përshtypje pushkatimi se, edhe dy herë ma parë kishte shkue deri te gryka e pushkës, bile, edhe deri tek stoli i konopit në Serbi…”


Mati Prennushi lindi më 2 tetor 1882 nga prindët Kolë e Drande (Roza) Prennushi, në qytetin e Shkodrës. U pagzue me emrin Paulin.

 Është i familjes Prennushi, nipi i Don Matisë që vdiq në vitin 1904, vit në të cilin Shugurohet Meshtar i nipi At Matia. Mbas mësimeve të para në vendlindje, ndjeku të mesmen në Kolegjin e Troshanit, ku edhe ju kushtue urdhrit të Shën Françeskut. Vazhdoi edhe dy vjet studime përgatitore për të lartat në Bosnje dhe, në vitin 1904 kryen studimet teologjike në Grac të Austrisë. Ishte njohës i mirë i gjermanishtes, frëngjishtes, serbo-kroatishtes dhe italishtes.

Me datën 4 prill 1904, Shugurohet Meshtar.

“Kur turqit në agoninë e tatpjetës, mendonin aty nga 1905 me djegë Shkodrën, në shenjë hakmarrjëje për përpjekjet që po baheshin me dalë nga zgjedha e robnisë së tyne, njëditë të dielë mbas meshët At Matia, çveshi teshat e meshës, u tha besimtarëve me pritë në oborr pesë minuta. Ai vetë shkoi te qela, doli para Kishës dhe iu drejtue të pranishëmve tue nxjerrë prej xhepit të zhgunit një alltije: -“Kush asht burrë dhe e don me zemër Shkodrën, o sot o kurrë, me ardhë mbas meje, do t’ju prij unë e do të shkojmë me i ndalue dorën hasmitturk, që don me zharitë vëllaznit tonë!”.
Pak muej asht në Kuvendin e Françeskanëve të Shkodrës si mësues, mandej shkon Meshtar në Katund të Kastratit, ku përfshihej edhe Bajza. Aty gjenë të mbërthyeme për brez të malësorëve, armët e Lirisë. Mes tyre merr zakonet e mira dhe lufton me shpirt zakonin e gjakmarrjes. Kudo ndër kuvendet e tyre ndodhej At Matia.

Në vitin 1911, At Matia bashkë me At Buon Gjeçaj janë të dy tek maja e Bratilës përkrah Dedë Gjo Lulit, me Flamurin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut të palosun në gjoksin e Tyre.

"Flamuri u ngrit në maje të malit Deçiqit, afër Tuzit. Até e solli në mënyrë të fshehtë nga Shkodra, Françeskani Padre Mati Prennushi, i cili e kishte palosë nën zhgunin e Tij".

Por kjo fitore duhej shtri në gjithë Shqipërinë ! Asht Imzot Lazër Mjeda, që me petkun e Argjipeshkvit merr malet dhe me 10 qershor 1911, i prinë ngjarjeve të Mëdha të Pavarësisë së Vlorës, tue shkue drejt e në çelën e At Mati Prennushit në Gerçë, ku u përpilue “Memorandumin e Gerçës” bashkë me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, At Mati Prennushi, At Buon Gjeçaj, etj.

Në vitin 1926, malët ushtuen. Ata nuk u pajtuen me qeverisjen e Ahmet Zogut, i cili mbas vitit 1924 merr tipare tjera drejtuese, tue u pajtue me veprime diktature. Asht ai vit kur pothuej krejt Veriu kërkon largimin e tij nga froni. Kleri Katolik Shqiptar tue mos u pajtue me mënyren e qeverisjes së Zogut, i cili kishte ba marrveshje me Jugosllavinë kundër interesave kombëtare, doli në opozitë të haptë. Zogu dënoi me varje në litar Don Gjon Gazullin dhe, e ekzekutoi vendimin në Rëmaj të Shkodrës, ku Don Gjoni ka vorrin. Ndërsa, një pjesë tjetër e klerit u interrnuen, disa morën dënime të randa, At Matia ishte në listën e të parve që mund të pushkatohen. Asht At Pal Dodaj që ndërhynë tek Zogu dhe e shpëton At Matinë, me kusht që ky të mos shërbente ma në krahinat e maleve të Veriut. Për këtë arsye dërgohet në Laç të Kurbinit, Iballe e Gomsiqe të Pukës.

Nga Katundi i Kastratit, shkon në Traboin, Gerçë, Jugosllavi, në Shkodër profesor i gjimnazit fretërve, Laç të Kurbinit, Iballe të Pukës dhe në Gomsiqe në vitin 1928, në Tiranë në vitin 1941, në Shkodër në vitin 1943 dhe, në vitin 1944 asht Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, me qendër në Kuvendin e Gjuhadolit në Shkodër.

Në vitin 1941, bashkë me Provincialin e vet At Anton Harapin hapin famullinë në Tiranë, ku çilet edhe një kishë e vogël, në të cilën shërben At Matia deri në vitin 1943, vit në të cilin At Antoni shkon në Regjencë Shqiptare dhe, At Matia e zëvendëson në Shkodër, por zyrtarisht asht Provincial i Fretërve të Shqipërisë, në muejn qershor të vitit 1944.

Vrasja e kryeme trathtisht kundër At Lekë Lulit, i angazhuem në Luftën Nacional Çlirimtare me Organizatën e Legalitetit dhe veshja e figurës së Tij me motive të ndryshme nga e vërteta, e detyrojnë At Matinë me dërgue një letër në të gjitha famullitë, ku urdhëron në mënyrë të preme mosangazhimin e fretërve me politikë. Kjo letër ruhet edhe sot nga Arkivi i Shtetit në Tiranë. Kjo letër tregon largpamësinë e Tij dhe aftësinë organizative të At Matisë, të cilin me të drejtë At Konrrad Gjolaj, bashkëkohës i atyre viteve e quen :

“Ardhjen e At Mati Prennushit, si Provinçial i Françeskanve të gjithë Shqipnisë unë e kam konsiderue si një fat i madh i Kishës Katolike dhe i Françeskanve. Ai asht kenë portreti shpirtnuer, fizik e moral i një françeskani të vërtetë. Inteligjent, trim dhe organizator…”.

At Mati Prennushi asht përballë bishave komuniste, por trimnia dhe guximi i tij janë mbështetë mbi piedestalin historik të Françeskanëve Shqiptar, të lamë me gjak ndër shekuj e që mbi Atë piedestal do të ndërtojnë Monumentin e Lavdishëm dhe të Përjetshëm, ku çdo Frat me litarin e Tij u lidh me binomin “Fé e Atdhé” për të cilin Ata dhanë jetën “si me lé” :

At Mati Prennushi, At Çiprian Nika, Imzot Vinçens Prenushi, At Pal Dodaj, At Gjon Shllaku, At Anton Harapi, At Lekë Luli, At Bernardin Llupi, At Zef Maksen, At Lorenc Mitroviq, At Leonard Tagaj, At Serafin Koda, At Karlo Serreqi, At Bernardin Palaj, At Klement Miraj, At Gaspër Suma, Fra Gjon Pantalia e Fra Ndue Vila… i cili u torturue në mënyrën ma të mnershme se nuk i dorëzoi Sigurimit të Shtetit çilsat e Kishës së Fretënve në Gjuhadol, me datën 16 nëntor 1946, në të dalun të dritës së datës 17, kur ata futne nën Elterët e Kishës “armët e municionët” për të cilat akuzuen dhe pushkatuen krejtësisht pa faj

Grupin e Prelatve të kryesuem nga Imzot Frano Gjini, me datën 11 Mars 1948. Gjyqi u zhvillue në mensën e Kuvendit, por “me dyer të mbylluna”, mbasi asnjeni nuk iu përul torturës mizore të bame mbi trupat e Tyne… Armët dhe gjyqi u filmuen nga gjiruesit jugosllav, thëmeluesit dhe miqtë e “partisë komuniste shqiptare” dhe të Sigurimit. Dosja “Imzot Frano Gjini me grupin e tij, Nr. 1302/2”, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Mbrendshme në Tiranë, asht dokumenti ma i sakti që vërteton skenarin jugosllav të përgatitun me komunistët shqiptar dhe Sigurimin famëkeq komunist të Shqipërisë, që me fakte dhe prova të pakundërshtueshme dëshmon besnikrinë e trathtinë e spijunve tonë ndaj UDB – jugosllave e KGB – sovjetike, në gjithë ekzistencën e vet 66 vjeçare të turpëshme !

Në fjalën e fundit, me datën 11 Mars 1948, në ora 5.00 në Zallin e Kirit, pranë Rëmajt, me dok. Nr. Regj. 67, në praninë e gjykatsit Kap. I Misto Bllaci, para ekzekutimit, At Mati Kol Prennushi tha : “Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme. Rrnoftë Krishti Mbret, Rrrnoftë Papa, Rrrnofshin Katolikët, Rrnoftë Shqipnia! U baj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm !”

AT MATI PRENNUSHI O.F.M.


Nga Fritz RADOVANI:


8 JANAR 1948:VENDIMI I GJYQIT SLLAVOKOMUNIST “ME VDEKJE”;
At Matia në fjalën e fundit tha: “Tash e disa shekuj na kanë ngulë ndër hûj e na kanë varë n’ konop ata që nuk deshten as fenë as kombin, por na e kemi thirrë vedin gjithmonë Shqiptarë katolikë të Gjergj Kastriotit...”
     M U E J    T E T O R  2 0 1 8:  K u j t o j m ë ...

23 TETOR 1871 U LE  AT GJERGJ FISHTA O.F.M.  në Fishtë të Zadrimës së Shkodres. Vdiq me 30 Dhjetor 1940. AI ASHT POETI KOMBTAR I POPULLIT SHQIPTAR! Edhe pse dihet vendvorrimi i fundit i Tij në Vorreza Rrëmaji, nuk bahet asnjë perpjekje per me e nxjerrë vetem nga urrejtja ndaj Zhgunit Tij.

2 TETOR 1882 U le në Shkoder At Mati PRENNUSHI O.F.M.(1982 – 1948)
Ishte nga viti 1943 Privinçial i Françeskanve të Shqipnisë deri me futjen e armëve nga Sigurimi i Shtetit komunist nën Elterët e Kishës Françeskane, kur edhe Kuvendi u kthye në burg me 17 Nandor 1946. Vazhduen torturat deri në Janar të 1948, kur u zhvillue gjyqi i mbyllun në mensen e Kuvendit dhe, Ju dha dënimi me vdekje. U pushkatue me 11 Mars 1948 në Zallin e Kirit në Shkoder, tue mos Ju dijtë vorri as sot. Edhe Ky me Zhgun!
23 TETOR 1887 U le piktori i madh Shkodranë Prof. Simon RROTA(1887 – 1961)
31 Tetor 1892 U le Don Nikoll SHELQETI  Vdes në kampin e shfarosjes në Beden të Kavajës, në moshen 54 vjeç? Burrë në fjalë e në vepra!

19 TETOR 1899 U le n’ Itali At Giovani FAUSTI S.J. (1899 – 1946) U pushkatue me 4 Mars 1946 i pafajshem, akuzue me Organizaten antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”. Qendrimi i Tij në hetuesi dhe në gjyq asht një material i rrallë per studim.

15 TETOR 1904 U le At Gegë LUMAJ O.F.M. (1904  - 1990) Asht Meshtari i Parë që asht arrestue nga Sigurimi i shtetit komunist në 15 Janar 1945. Arrestohet prap në 1967 me “Revolucionin Kultural” dhe, per qendrimin burrnor plotson 25 vjet burg... Vdes si Frat i nderuem nën kujdesin e kushrinjve të Tij në Dukagjin me 18 Nandor 1990.

13 TETOR 1911 U le shkrimtari Millosh Gjergj Nikolla MIGJENI (1911 – 1938).

13 Tetor 1928 Anjeza Gonxhe Bojaxhiu niset per Dublin drejtë Misionit Madh Shpirtnor… Realizoi veprat e Mëdha Shpirtnore dhe Atdhetare të pavdekshme në shekuj!

13 TETOR 1931 U le shkrimtari Dritëro AGOLLI në Menkulas, Korçë. (Vdiq 2017).

5 TETOR 1936 U le Presidenti i Çekisë HAVEL (1936 – 2011) Ai ka thanë: “Njerzit ma të rrezikshem per Demokracinë janë komunistët e konvertuem në demokratë!”

13 Tetor 1943 Bombardimi i Tiranës nga Aleatët. U vrane 503 vetë, ora 13.13’…

1 Tetor 1945 Pushkatohet oficer Pjeter Gegë GURAKUQI (1912  - 1945) Edhe pse disa nga kriminelët komunist deklarojnë per Pafajsinë e Tij…U gjet edhe vrasësi!

1 Tetor 1945 dënohet Don Nikoll KIMZA (1878 – 1960). Nga frika e pushkatimit, porsa perfundoi dënimin dhe u lirue, u arratis jashta Atdheut.

Tetor 1945 Mbytet në tortura At Papa PANDI (1910 – 1945 ?) Dosja e Tij nuk asht!

10 Tetor 1946 Arrestohet Don Mark BICAJ (1911 – 1946) Dënohet 15 vjet burg.

11 Tetor 1946 Arrestohet At Karlo Serreqi (1911 – 1954) Vdiq në burg t’ Burrelit.
21 Tetor 1946 Arrestohet At Pjeter MESHKALLA… U dënue e bani 15 vjet burg.
U arrestue edhe me 29 Prill 1967 dhe, u dënue edhe 10 vjet të tjera... Gjithsejt 25 vjetë.

25 Tetor 1946 Don Ndre SIMONI (1906 – 1975) Shkrimtar e perkthyes i disa gjuhve të hueja. Arrestohet edhe pse i pat të gjitha mundësitë me u arratisë...

26 TETOR 1946 Arrestohet Don Jakë ZEKAJ (1906 – 1995) Dënohet me burg.
Mbas lirimit nga burgu ka punue dhe ka lanë disa vepra me vlerë letrare e artistike.

27 Tetor 1946 Arrestohet Don Shtjefen KURTI (1898 – 1972) Pushkatohet per Pagzimin e një fëmije në vitin 1972, se ka shtue “edhe një Katolik në Shqipni.”

28 Tetor 1946 Arrestohet At Pashko GJADRI S.J. (1877 – 1953) Bani 7 vjet burg…

28 Tetor 1946 Arrestohet At Mëhill TROSHANI (1904 – 1983) Bani dy herë  burg.

31 Tetor 1946 Arrestohet Papa Josif Mihajli (1912 – 1948)  në Korçë. E mbysin në Maliq… E mbulojnë Trupin e Tij me baltë derisa vdes si Martir i Fesë.

22 Tetor 1947 Arrestohet At Buon GJEÇAJ (1873 – 1957) Ishte në Hot kur me At Mati Prennushin i çuen Flamurin në gjokset e Tyne Dedë Gjo’ LULIT në 1911…

31 TETOR 1947 Vdiq Fra Gjon PANTALIA S.J. (1887 – 1947) U le në Prizren. Vdiq në Burgun e Kishës së Fretenve në Shkoder. Mbas mbylljes së Kuvendit Jezuitëve shkoi me jetue tek Françeskanët e Shkodres, ku u arrestue dhe u torturue barbarisht...

10 Tetor 1958 Vdes Don Matish LISNA (1924 – 1958) Mjekët konstatojnë helmatisje… Një vrasje e kurdisun nga Sigurimi i shtetit komunist.

12 Tetor 1958 Vdes Don Pashko ZOJZI. Shumë kohë Prift i Shirokës…

22 Tetor 1967 Vdes Imzot Gasper GURAKUQI (1885 – 1967) Asht ndër dijetarët e Kishës Katolike Shqiptare, me një kontribut të madh tue fillue nga “Hylli i Dritës”...

14 Tetor 1976 vdes Don Lek DREDHAJ (1907 – 1976) U dënue me varje në 1926 nga Ahmet Zogu, dhe bani edhe 15 vjet burg me komunista…Vetem se ishte Atdhetar!

16 Tetor 1978 Kardinali polak Vojtila zgjidhet në Vatikan PAPA GJON PALI II, Papa i Pavdekshem që ndihmoi në shembjen e sistemit botnor terrorist të komunizmit.

30 Tetor 1994 Emnohet nga Papa Gjon PALI II Kardinali i Parë Shqiptar Imz. Mikel KOLIQI (1902 – 1997). Mbas vitit 1944 kaloi 38 vjet në burgje e kampe shfarosje.

22 Tetor 1997 vdes Imz. Frano ILLIA Autor i “Kanunit Skenderbeut” 1992…

19 Tetor 2003 Papa Gjon PALI II shpallë në Kishen e Shen Pjetrit në Vatikan, Romë: “E Lumja e Parë Shqiptare NANË TEREZA e Kalkutës.”

2 TETOR 2017 Vdiq Robert ELSIE (1950 – 2017) Studjues e perkthyes i madh i shumë veprave nga gjuha Shqipe në ato Europjane.
            Melbourne 29 Shtator 2018.

Shefja Ursula von der Leyen është eurodeputete e korruptuar gjermane!

  Komisioni Evropian ka reaguar për një video të publikuar nga shefja Ursula von der Leyen, e cila ka shkaktuar reagime të shumta për shkak ...