ÇKA BISEDOI PRESIDENTI AMERIKAN DONALD TRUMP DHE PRESIDENTI I KOSOVËS ZT.HASHIM THAÇI

Presidenti Thaçi tregon çka bisedoi me Donald Trump-in
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vlerësuar si të suksesshëm përfaqësimin e Kosovës gjatë vizitës në SHBA, gjithashtu është në selinë e Kombeve te Bashkuara.

Në emisionin Info Magazine, në Klan Kosova, Thaçi ka thënë se delegacioni që qëndroi në SHBA shfrytëzoi këtë kohë maksimalisht për të zhvilluar takime të ndryshme me ç’rast edhe janë diskutuar tema të ndryshme.

“E rëndësishme është që Kosova ka qenë prezente në SHBA. Tashmë është krijuar një traditë e pjesëmarrjes së Kosovës gjatë punimeve të OKB-së”.


“Temat që kam diskutuar gjatë qëndrimit tim në SHBA kanë qenë fillimisht për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, së dyti kam zhvilluar diskutime për mundësitë e përshpejtimit të liberalizimit të vizave. E treta, diskutimet në lidhje me transformimin e FSK-së, dhe së fundmi procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, me mundësi të një marrëveshje ligjërisht të obligueshme”.

Hashim Thaçi është takuar edhe me presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin tha se ka diskutuar për proceset në Kosovë.

“Ishte një pritje tradicionale nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Edhe këtë takim të shkurtër e kam shfrytëzuar të bisedoj për Kosovën. Për progresin, suksesin e Kosovës dhe për atë që Kosova vazhdon të mbetet miku më i mirë i SHBA-ve”.


“Presidenti amerikan ka vlerësuar Kosovën si vend të mrekullueshëm dhe një popull të mrekullueshëm. Definitivisht, Trump e ndjen dhe e përshëndet vazhdimisht procesin e Kosovës”.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)