E gjithë familja e Sllobodan Millosheviqit në Listën e Zezë të SHBA-së

E gjithë familja e Millosheviqit në Listën e Zezë të SHBA-së
Në mesin e serbëve që janë në listën e personave që përbëjnë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende të gjithë anëtarët e familjes së diktatorit serb Sllobodan Millosheviq, duke përfshirë edhe vetë atë, ndonëse ai ka vdekur në vitin 2006.


Lista përfshin gjithashtu gruan e tij Mirjana, djalin Marko, vajzën Maria, vjehrrën Milica Gajiq Millosheviq.

Ndonëse u shpall i pafajshëm për krime lufte në Hagë, ish-presidenti serb Millan Millutinoviq gjithashtu është në listën e zezë dhe Dragolub Ojdaniq, ish-ministër i Mbrojtjes së RFJ-së, i dënuar me 15 vjet burg për krime në Kosovë.

Në listë është edhe Nikolla Shainoviq, ish-kryeministri serb, i dënuar për krime lufte në Kosovë. Administrata e SHBA beson se kërcënim përbën edhe Nebojsha Pavkoviq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, i cili në Hagë u dënua për krime kundër njerëzimit.

Në të njëjtën listë ndodhen edhe Veselin Slivançanin, Franko Simatoviq, ish-komandant i DB, dhe Jovica Stanishiq, ish-kreu i Shërbimit DB. Në listë është edhe Millorad Ulemek-Legia, i dënuar për vrasjen e kryeministrit serb Zoran Xhinxhiq, transmetojnë mediat serbe.



Në grupin e të padëshirueshmëve janë edhe Radovan Karaxhiq, vëllai i tij Lluka dhe kompania e tij Komotko, gruaja e tij Liljana, vajza Sonja dhe djali Aleksander. Presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, është ende nën sanksione.

Millorad Dodik do të mbetet nën sanksione derisa të ndryshojë sjelljen dhe nuk do të ndalet për të vënë në dyshim ekzistencën e Bosnjë e Hercegovinës, dhe për të promovuar planet separatiste.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)