Ja kush është shkrimtari, që prej 30 vjetësh ndjek gjurmët e Nënë Terezës. OJQ e tij është e pranishme në 246 fshatra dhe kujdeset për mijëra persona në nevojë.
Nga 106 ishujt në deltën indiane të Gangut, dikur plot pyje të dendur, pak më shumë se 50 janë të banueshme. Rreth 4-5 milionë bengalezët hindu, kristianët dhe myslimanët, shpesh emigrantë nga Bangladeshi jetojnë këtu me bujqësi, transportin lumor e detar, me pyjet gjithmonë e më të rrallë dhe me mjaltin e mbledhur në mënyrë të rrezikshme atje ku jetojnë tigrat dhe krokodilët. Takimi i parë është me ishullin Gaberian, i pari në Jug të Kalkutës, për celebrimet në nder të turit bengalez të një shkrimtari dhe filantropi të njohur, Domenique Lapierre, që pritet si një hero për ndihmën e tij të madhe ndaj të varfërve të Kalkutës dhe popullsisë së deltës së shkatërruar një vit e gjysmë më parë nga cikloni “Aila”. Lapierre është një nga bamirësit më të mëdhenj të Indisë, që prej vitesh ndjek gjurmët e Nënë Terezës.
Me këshillën e saj ka financuar të parin nga 14 projektet humanitare. Shkrimtari e ka treguar shumë herë, madje pritet ta bëjë edhe në një libër tjetër që do të dalë së shpejti me titullin “India on Amouur”, për atë ditë të vitit 1981 kur i çoi shenjtores shqiptare 50 mijë dollarë të fituar nga suksesi me librin “Liri në mesnatë”, një bestseller për historinë e Indisë. Ajo ishte duke ushqyer një lebroz dhe i vendosi lugën në dorë. “Duaje dhe ushqeje”, i pati thënë. I prekur thellë, Lapierre e kishte pyetur se çfarë tjetër duhet të bënte dhe kështu nisi “zinxhiri” që e vuri në kontakt me një kategori të veçantë burrash dhe grash, të gjithë të ngjashëm me shenjtoren shqiptare. Një prej tyre ishte At James Stevens, ish-tregtar i këmishëve angleze dhe themelues i “Udayan”, atëherë si sot, e vetmja qendër e organizuar për t’u kujdesur për fëmijët lebrozë.
Pasi i dha At James-it të gjithë 50 mijë dollarët, Lapierre publikoi në Perëndim një artikull për qendrën që rrezikonte të mbyllej. “Udayan” shpëtoi dhe shumë ish-lebrozë sot janë shëruar dhe kanë ndërtuar jetën e tyre. Këtu jetojnë dhe studiojnë të paktën 300 fëmijë. Disa shpëtuan në kohë nga sëmundja ngjitëse nga kontakti me prindërit, të tjerë janë nën kurim. E njëjta qendër tashmë më e shpejtë dhe efikase përdoret për të shëruar 75 mijë të prekur nga tuberkulozi, e financuar nga një tjetër megaprojekt. Ashti si fati i të varfërve të Sunderbans, edhe ajo e fëmijëve të lebrozëve dhe atyre të prekur nga tuberkulozi, një numër që vjen e rritet, varet tek solidariteti i perëndimorëve të udhëhequr nga Lapierre dhe personazhe të tjerë të famshëm, si lojtari australian i kriketit, Steve Vaugh, apo italiania Cristina Mondadori.
Për këtë arsye, shkrimtari ka organizuar turin e tij të bamirësisë, duke sjellë në Kalkutë më shumë se 30 pasanikë perëndimorë për të vizituar, ashtu siç thotë ai, “Indinë e vërtetë plot plagë, jo atë të politikanëve dhe manjatëve të ekonomisë”. Lapierre është një nga të paktët që mund t’ia lejojë vetes një vëzhgim të tillë, në një vend me krenari të fortë kombëtare. I vlerësuar me çmimin prestigjioz “Padma Bhushan” dhe i shpallur qytetar nderi i Kalkutës, shkrimtari ka investuar 65 milionë dollarë në 28 vjet, pasi e lidhi emrin e tij me një prej tregimeve më prekëse për jetën e vështirë, në lagjet shumë të varfra të Indisë, tek libri “Qyteti i gëzuar”. Libri përmes të cilit siguroi fonde të reja për veprat e tij të bamirësisë, lindi falë At James-it që e prezantoi me një tjetër shenjtor të lagjeve të varfra indiane, At Gaston Dayanand-n, i njohur si prifti Lambert, në librin që shiti 9 milionë kopje në të gjithë botën.
Nga ana e tij, At Gastoni i prezantoi Lapierre-s një tjetër figurë të rëndësishme në gjendje të administronte rrjetin e OJQ-ve lokale, që mbështesin aktualisht projektet e tij, themeluesin e SHIS, A. Wohan. Efekti i solidarizimit të shkrimtarit të pasur dhe një ish-djaloshi të kequshqyer është sot një strukturë e përbërë nga një rrjet OJQ që veprojnë në Kalkutë dhe 2486 fshatra të shpërndarë në 54 ishujt e deltës. Por me krizën ekonomike, që ka dëmtuar vlerën e dollarit dhe boshatisur xhepat e filantropëve perëndimorë, Lapierre pranon se jeton çdo ditë me ankthin se nuk do të arrijë dot të bëj rreth 3 miliardë dollarë në vit, të nevojshëm për të çuar përpara projektet e tij për OJQ-të lokale.
“Ndonjëherë më vjen inat kur mendoj se disa prej njerëzve më të pasur të botës jetojnë në Indi, por që nuk bëjnë asgjë për të shpëtuar jetën e dhjetëra bashkëqytetarëve të tyre në nevojë. Kjo është ana tjetër e medaljes së këtij vendi që krenohet me shifrën e rritjes ekonomike prej 8 përqindësh në vit, ndërsa 60 milionë banorë flenë pa ngrënë, 50 milionë fëmijë nuk shkojnë fare në shkollë dhe 100 milionë ecin çdo ditë rreth 10 kilometra në këmbë për të arritur pusin më të afërt për të mbushur ujë”, tregon shkrimtari 80-vjeçar.