2011-01-05

Flori Bruqi: Në Republikën e Serbisë ka ende varreza masive


Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni tha  se do t’i shfrytëzojë të gjitha kanalet diplomatike që t’i bëjë trysni Serbisë që t’i zbulojë vendndodhjet e varrezave masive dhe ta zbardhë njëherë e përgjithmonë fatin e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë
.“Është minimumi që Qeveria e Serbisë, qoftë edhe në kuadër të asaj që është përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve tona”, ka thënë Hyseni.
Sipas shefit të diplomacisë kosovare, është vështirë që të besohet se një veprim kriminal që është bërë nën sponsorimin e Qeverisë së Beogradit, gjatë luftës së fundit në Kosovë, e të mos dihet për vendëndodhjen e këtyre varrezave masive.
“Ne insistojmë që Beogradi të mos e përdor çështjen e të pagjeturve si një mjet lufte diplomatike kundër Kosovës. Por, kjo, të vihet në rrafshin humanitarë dhe të shihet si çështje humanitare e Kosovës”, ka thënë Hyseni.
Ministri Hyseni tha se edhe nëse do të ketë bisedime teknike me Beogradin, çështja e të zhdukurve duhet të jetë një ndër temat e para që duhej të bisedohej në këto takime.
Minisioni i BE-së, EULEX-i përmes një komunikatë për shtyp thekson se ky mision i jep prioritet të lartë çështjes së krimeve të luftës – veçanërisht gjetjes së mbetjeve mortore të personave që janë ende të pagjetur nga konflikti i vitit 1998-99 dhe pas tij.
Ç’thonë hetuesit e Eulex-it?
Misioni i BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, thotë se po pret konfirmimin për zbulimin e një varri masiv në rajonin e Rashkës në jug të Serbisë.
Një zëdhënës i EULEX-it, Nick Hawton, i tha BBC-së se, nëse konfirmohet se ky është varr masiv, atëherë ky do të jetë një zbulim i rëndësishëm.
Ai tha se njësitë hetuese të misionit kanë mbajtur kontakte për një kohë të gjatë me autoritetet serbe për vendndodhjen e mundshme të këtij varri masiv në Serbi.
Autoritetet në Serbi kanë deklaruar se kanë informacion për një varr masiv që thuhet se mund të ketë trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë konfliktit të viteve 90 në Kosovë.
Autoritetet në Prishtinë thonë se kanë qenë në dijeni të varrit masiv, por kanë akuzuar Beogradin zyrtar se nuk ka kërkuar vendndodhjen e saktë në Rashkë.
Arbër Vllahiu i BBC-së zhvilloi një bisedë me zëdhënësin e EULEX-it, Nick Hawton dhe fillimisht i kërkoi të sqaronte se për çfarë bëhet fjalë?
Nick Hawton: EULEX-i i jep përparësi të veçantë çështjes së krimeve të luftës, në veçanti në përcaktimin e vendndodhjes së kufomave të individëve që vazhdojnë të jenë të zhdukur nga konflikti i vitit 1998-1999 dhe pas tij. Ne kemi punuar rreth këtij rasti të veçantë për një kohë, ne kemi ofruar informacione për vendndodhjen e mundshme të varrit masiv në rajonin e Rashkës. Por ne ende po presim konfirmimin nëse kjo varrezë është zbuluar.
EULEX-i ka dy departamente që hetojnë vendndodhjen e varreve masive dhe hetojnë gjithashtu rrethanat që i rrethojnë ato. Ato janë zyra e personave të zhdukur dhe të mjekësisë ligjore dhe njësia e EULEX-it për hetimin e krimeve të luftës. Të dyja këto organizata kanë qenë në kontakt me autoritetet serbe për vendndodhjen e kësaj varreze. EULEX-i beson se bashkëpunimi rajonal, jo vetëm me Serbinë, por edhe me aktorët e tjerë rajonalë, është jetik për zgjidhjen e këtyre çështjeve që prek aq shumë njerëz nga të gjitha komunitetet e ndryshme. Nuk mund të japim më shumë hollësi në këtë kohë deri sa të mos konfirmohet vendndodhja e varrezës masive dhe me qëllim të mbrojtjes së hetimeve.

BBC:
 Por për sa kufoma bëhet fjalë?
Nick Hawton: Ne nuk mund të konfirmojnë ende se varreza masive është zbuluar. Hetimet rreth kësaj do të bëhen së shpejti. Nëse konfirmohet se kjo është një varrezë masive atëherë do të mund të jetë një zbulim i rëndësishëm.
BBC: Ju thoni se keni bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e Beogradit. Por për sa kohë jeni duke hetuar këtë rast?
Nick Hawton: Ajo që mund të them tani është se të gjitha njësitë tona që punojnë në fushën e varreve masive dhe personave të zhdukur kanë kontaktuar me autoritetet serbe për një periudhë të mirë kohore.

BBC:
 Ka ende ndonjë tjetër vendndodhje të varrezave masive që ju dyshoni të jetë diku?
Nick Hawton: EULEX-i me departamentet e tij të ndryshme po vazhdon të mbajë kontakte jo vetëm me autoritetet serbe, por edhe me autoritetet gjithandej, në kërkimin e vazhdueshëm për të gjetur çfarëdo varreze tjetër të mbetur, ose të varrezave të atyre që janë vrarë gjatë konfliktit ose menjëherë pas tij.

BBC:
 Pra ju shihni tani një bashkëpunim nga të dyja palët edhe Prishtina edhe Beogradi rreth personave të zhdukur dhe varreve masive?
Nick Hawton: Unë mund të flas për punën e EULEX-it, dhe ai vazhdon të mbajë lidhje me autoritetet gjithandej rajonit me qëllim të zgjidhjes së këtij problemi që vazhdon të prekë komunitetet e ndryshme. Njerëzit ende po vuajnë duke mos e ditur se çfarë ka ndodhur me familjarët e tyre për më shumë se dhjetë vjet. EULEX-i beson se është përparësi për të provuar që të zgjidhë këto çështje dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë dhe të bisedojmë me secilin që mund të ndihmojë në këtë çështje.
Varr masiv i gjetur më parë në Kosovë
EULEX-i ka dhënë informacione për varrin masiv në Rashkë
http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2009/06/ukshin_hoti.jpg


“Ne, ka kohë që kemi qenë duke punuar konkretisht në këtë rast. Ne i kemi ofruar informacionet dhe të dhënat operative lidhur me një lokacion të mundshëm të një varreze masive në rajonin e Rashkës. Por, ne jemi duke e pritur ende konfirmimin nëse është gjetur me të vërtetë vendndodhja e këtij lokacioni”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.,
Rrobat e shqiptarëve të gjetura nëpër varrezat masive në Serbi
 
EULEX-i bënë të ditur ser i ka dy departamente kryesore që janë të angazhuara në kërkimin e lokacioneve të varrezave masive dhe në hetimin e rrethanave lidhur me to. Ato janë: Zyra për Personat e Pagjetur dhe Mjekësi Ligjore (OMPF) dhe Njësia e EULEX-it për Hetimin e Krimeve të Luftës.

“Të dy këto organizata kanë bashkëpunuar me autoritetet serbe lidhur me vendndodhjen e këtij lokacioni. EULEX-i beson se bashkëpunimi rajonal, jo vetëm me Serbinë, por edhe me palët tjera rajonale, është shumë i rëndësishëm në përpjekjet për zgjidhjen e këtyre çështjeve të cilat rëndojnë mbi një numër të madh të njerëzve nga të gjitha komunitetet e ndryshme. Ne nuk mund të japim më shumë informacione tani derisa të konfirmohet nëse në këtë lokacion ndodhet varreza masive – si dhe për t’i mbrojtur hetimet”, njofton EULEX-i.
Hapja e varrezës masive te Rashka   pas 2-3 javësh

Varreza në Rudnicë  të Serbisë është po ajo që ishte hapur më 2007

Varreza në Rudnicë është po ajo   që ishte hapur më 2007
Varreza e zbuluar në Rudnicë, afër Rashkës (Serbi), ku dyshohet se gjenden trupat e pajetë të rreth 250 shqiptarëve, është e njëjta me atë që  ishte hapur në 2007 dhe për të cilën autoritete e Beogradit  kishin deklaruar se është boshe.  Atë kohë institucionet e Kosovë patën dyshuar se Beogradi kishte bërë  lojë duke hapur disa metra larg vendit të dyshuar. Sidoqoftë, Qeveria ende nuk ka asnjë  informim zyrtarë për gjetjen e kësaj varreze.
http://alsat-m.tv/thumbnail.php?file=pagjet_553940858.jpg&size=article_mediumhttp://rtv21online.com/home/images/content/news/qytetet/Varreza.jpg
Zëvendëskryeministri, Ramë Manaj, ka thënë se pranimi i kësaj varreze e dëshmon atë që Serbia ka informacionet për secilin shqiptarë që është zhdukur në Kosovë.
http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Tepagjeturit/rrobatenjerezvetevrareetepagjetur.jpg
Manaj   mendon se pranimi se në atë lokacion ndodhet varreza masive është rezultat i trysnisë së BE-së dhe EULEX-it dhe sipas tij kjo i kontribuon Serbisë për afrim më BE-në. Sipas fjalëve të tij, pala kosovare ka pasur informacion se atje janë të varrosur 250 deri 400 njerëz. Zëvendëskryeministri, Manaj, ka rikujtuar se pala kosovare ka njohuri edhe për një varr tjetër masiv afër Medvegjës, por hulumtimi dhe zbulimi i tij është çështje ekskluzive e shteti serb.
Lajmi për varrezën masive në Rudnicë afër Rashkës është bërë i ditur nga Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë.  Ndërkohë, Misioni evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, ka pohuar të ketë ndihmuar në gjetjen e lokacionit ku pretendohet se ka varrezë masive, pa e konfirmuar një gjë të tillë për shkak të hetimeve.
Shefi i delegacionit kosovar për të pagjeturit,Akademik prof.dr.sci. Pajazit Nushi ka thënë se pret që në dy-tri javët e ardhshme të fillojë nxjerrja e mbetjeve mortore nga varreza masive afër Rashkës . por, ai ka shprehur dyshimin lidhur me informatën se në atë varrezë masive gjenden mbetjet e vetëm 250 personave.
“Nuk jemi të sigurt se aty gjenden trupat vetëm të 250 personave, si e kanë njoftuar opinionin institucionet në Beograd, sepse derisa të mos gjendet edhe ashti i fundit i të vrarit, nuk mund të japim informacione të tilla”, tha Nushi.
Në anën tjetër, udhëheqësi i pjesës serbe të Grupit punues për të pagjeturit, Veljko Odalloviq i tha agjencisë Beta se sot në Prishtinë janë këmbyer informata në mënyrë që “mbarë procesit t’i hyhet me sa më shumë saktësi”,
Pala kosovare ka shprehur gatishmërinë që t’i përgjigjet kërkesave të Beogradit që në Serbi të paraqiten dëshmitarët, të cilët janë në gjendje të japin të gjitha detalet lidhur me lokacionin e varrezës masive.
Në takimin e sotëm, përfaqësuesit e të dy palëve janë marrë vesh që të vëzhgojnë hapjen e varrezës masive dhe nxjerrjen e mbetjeve mortore nga varreza afër Rashkës.
************

Prokurori serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç deklaroi se varreza është zbuluar me ndihmën e Misionit të BE-së në Kosovë, EULEX, dhe se së shpejti do të fillojnë veprimet për nxjerrjen e kufomave.
http://www.koha.net/repository/images/varreza4.jpg

Prokurori serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç deklaroi se në afërsi të qytetit Rashka në jug të Serbisë është zbuluar një varrezë masive ku supozohet se gjenden trupat e pajetë të afërsisht 250 shqiptarëve të Kosovës. Në deklaratën e tij të bërë më 10 maj 2010 Vukçeviç njoftoi se varreza është zbuluar me ndihmën e Misionit të BE-së në Kosovë, EULEX-it dhe se së shpejti do të nisin veprimet për nxjerrjen e kufomave. Prokurori bëri të ditur se Serbia nuk mundohet ti shmanget faqeve të errëta të të kaluarës, ndërsa shtoi se Beogradi është i gatshëm që të nxjerrë para drejtësisë të gjithë autorët e krimeve.
http://pashtriku.beepworld.de/files/bashkpunetoret/sheradini_arkivi_.jpg
Koncepti “spastrim etnik” filloi të përdoret gjerësisht në arenën ndërkombëtare me luftërat e viteve 90-të në territorin e ish-Jugosllavisë. Në luftërat e zhvilluara me ëndrrën e themelimit të “Shteteve të mëdha” në rajon u kryen krime të ndryshme kundër njerëzimit. Si pasojë e kësaj problemi i refugjatëve në vendet e Ballkanit vazhdon madje edhe në ditët e sotme, ndërsa vazhdohet me hapjen e varrezave masive.
http://www.sfgate.com/c/pictures/2005/07/12/mn_srebrenica105.jpg
Lufta e Kosovës në vitin 1999 shkaktoi një valë të re emigracioni. Sipas të dhënave të Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, (UNHCR), në vitin 1999 afërsisht 900 mijë shqiptarë të Kosovës u dëbuan me dhunë për në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi. Ndërsa numri i të vrarëve gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë sipas një vlerësimi i tejkalon të 10-mijët. Në ditët e sotme 1 mijë e 400 shqiptarë dhe 450 serbë rezultojnë të humbur. Vazhdojnë punimet mbi përcaktimin e identitetit të 420 trupave të pajetë.
http://www.beepworld.de/memberdateien/members/pashtriku/Fotomasakra/ks_map_graves.jpeg
Sipas Kryetares së Fondacionit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, Natasha Kandiç, në rreth 20 zona të Kosovës janë kryer krime lufte. Ndërsa një pjesë e trupave të pajetë të shqiptarëve të vrarë në Kosovë janë transportuar në Serbi nga ana e policëve dhe ushtarëve serbë. Pa dyshim se me transportimin e kufomave në këtë mënyrë në Serbi ish-udhëheqja e Sllobodan Millosheviçit mundohej të fshihte gjurmët e krimeve të luftës. Për më tepër Millosheviçi, i cili gjykohej në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, në seancën e parë të gjykimit të mbajtur në korrik të vitit 2001 tha se përgjegjës për vrasjen e civilëve në Kosovë është NATO-ja. Ndërsa varrezat masive të gjetura në Serbi nxorën në pah të vërtetën se udhëheqja e Millosheviçit ka kryer vrasje me dorën e shtetit.
kosova_missing.jpg   image by Besa_1980

Varreza e re masive e gjetur në afërsi të qytetit Rashka të Serbisë është varreza e gjashtë e publikuar nga Serbia pas ndërrimit të regjimit në Beograd në vitin 2000. Tri nga këto janë gjetur në Serbi dhe tri të tjera në Kosovë. Më e madhja prej këtyre 6 varrezave masive ishte ajo në afërsi të Beogradit, nga ku janë nxjerrë afërsisht 700 kufoma të shqiptarëve të Kosovës.
http://www.sa-kra.ch/image%20kultur2/polemika%20shqip.jpg

Lexoni:www.sa-kra.ch/…/ polemika%20shqip.jpg
Sipas të dhënave që zënë vend në burimet e medias ata që janë munduar ti fshehin gjurmët e varrit të fundit masiv të gjetur në qytetin e Rashkës, mbi një pjesë të saj ndërtuan një godinë publike dhe pjesën tjetër e mbuluan me beton. Krimet e luftës në Serbi nuk janë munduar të mbulohen vetëm me këtë dhe metoda të tilla. Dihet që gjatë ndryshimit politik në vend shërbimi i inteligjencës së Serbisë ka asgjësuar një numër të madh të dokumenteve. Për këto arsye, varrezat e hapura masive mbajnë dëshmi të rëndësishme edhe nga pikëpamja e vendosjes se drejtësisë në vend, edhe në aspektin se ato u lënë gjeneratave të reja të historianëve dokumente të rëndësishme në lidhje me të kaluarën. Pa dyshim se nxjerrja e të humburve nga varrezat masive ndihmon në lehtësimin qoftë edhe pjesërisht të dhimbjes së familjeve të cilëve u është marrë nga duart lumturia.
Varreza e fundit masive e gjetur në Serbi do të rikujtojë edhe njëherë se çfarë është përjetuar në luftën e Kosovës në vitin 1999. Së bashku me hapjen e kësaj varreze masive populli i Serbisë do të ketë edhe njëherë rastin të kuptojnë se Serbia në vitin 1999 nuk është bombarduar pa arsye nga ana e NATO-s, se Kosova nuk është shkëputur me dhunë nga Serbia dhe se Kosova nuk shpalli pavarësinë nga Serbia për arsye arbitrare. Ata që duan t’u besojnë të vërtetave do të kenë rastin të shohin edhe njëherë se në Kosovë janë shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe se forcat e armatosura serbe kanë përdorur forcë joproporcionale ndaj popullit të Kosovës. Pa dyshim se nga varreza e re masive do të mund të ndikohen edhe një pjesë e gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nga e cila pritet që nga fundi i këtij viti të publikojë një mendim juridik në lidhje me përputhshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës me legjislacionin ndërkombëtar.
***********

Dr.Arsim Gërxhaliu: Në  Republikën e Serbisë  ka ende varreza masive

Arsim Gërxhaliu: Në Serbi ka   ende varreza masive
Masakra e Reçakut, e Likoshanit dhe e Qirezit, e Prekazit, e Izbicës, e Abrisë, e Poklekut, e Suharekës, e Mejes, e Rogovës, e Celinës, e Krushës së Madhe e të Vogël, e Lubeniqit, e Makocit, e Fushë Kosovës, e qytetit të Gjakovës, e Qyshkut, e Studimes së Vushtrrisë, e Çabrës, e burgut të Dubravës – lista është shumë e gjatë. Kujtimet janë ende të hidhura dhe të rënda, sidomos për faktin se ende mungojnë përgjigjet e plota dhe përfundimtare.
Arsim Gërxhaliu është drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe adresa ku shpesh janë drejtuar familjarët për përgjigjen rreth fatit të më të dashurve. Ai thotë se procesi i identifikimit kërkon kohë dhe nuk mund të përmbyllet shpejtë. Për momentin në morgun e institutit të Mjekësisë Ligjore gjenden mbi 400 mostra të personave të zhdukur që janë sjell nga Bajina Bashta dhe Batajnica, ka raportuar RTK.
“Kjo do të ishte një kthim për ta pyetur Komisionin Qeveritar të Serbisë se a janë pastruar varrezat mirë. Për shembull, është rasti i kamionit frigorifer ku thuhet se kur janë hapur dyert, uji i ka marrë disa kufoma dhe, sipas disa informatave, thuhet se Komuna e Perucacit i ka varrosur, bëhet fjalë për tetë persona”, thotë Gërxhaliu.
Gerxhaliu thotë se ka të identifikuar edhe 425 mbetje mortore, të cilat gjenden në morg, por, familjarët refuzojnë t’i marrin kufomat.
“Po, ka të identifikuar. Në ndërkohë, ne kemi dërguar edhe pjesët më të vogla, por, rritje në identifikime nuk ka. Por, është një problem tjetër, se kemi grumbullimin e 150 personave që janë identifikuar, por, familjarët refuzojnë t’i marrin. Në aspektin psikologjik, unë i kuptoj, sepse, shpersa është e fundit që mundesh familjarëve me u’a marrë”, është shprehur Gërxhaliu.
Kryetarja e Shoqatës “Thirrjet e Nënave nga Gjakova”, Nysrete Kumnova, thotë se megjithë punën e bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, nënat janë të pakënaqura me procesin e identifikimit. Ndërsa, sa i përket mosmarrjes së mbetjeve mortore, të cilat tashmë janë identifikuar dhe ende mbahen në morg, Kumnova thotë se nënat e të zhdukurve, me procesin e identifikimit, nuk janë të kënaqura aspak.
Mirëpo, për të zgjidhur plotësisht këtë çështje, është e domosdoshme që të ketë gatishmëri të Serbisë për të bashkëpunuar. Por, sa është e pranishme kjo gatishmëri?
“Sipas informatave, kur kam qenë në Komision për dialog, Serbia ka thënë në një farë forme se, nuk ka më varreza në Serbi. Por, unë, personalisht dhe profesionalisht nuk besoj. E aq më tepër kur ka informata për vendodhjen e varrezave masive në Medvegjë”, ka thënë Gërxhaliu.
Një ekip AD-HOC, me 29 prill, do të shkojë në Medvegje për të kontrolluar vendin ku supozohet se ka varrezë masive bëri të ditur Gërxhaliu.
Pas luftës në Kosovë, kanë rezultuar 5.650 persona të zhdukur. Që nga ajo kohë e deri më tani janë identifikuar 3.800 persona, pra mbi 90 përqind të rasteve. Por, edhe 1.863 persona ende janë të pagjetur. Ndërkaq, tash në morgun e institutit për mjekësi ligjore gjenden mbi 400 mbetje mortore.
Vendbanimet shqiptare ku u kryen masakrat – 2
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
?

FLORI BRUQI: SHPRESA TË DJEGURA





NGA   FLORI      BRUQI

SHPRESA TË DJEGURA

Me çantë mbi shpinë të mbushur plot mall
rrëzë supi rripat e saj fort të shtrënguar
të rrezikuar frikshëm endeni nëpër vargmale
nëpër dhëmbë fatziun fajtor duke mallkuar

Shikimi i nënëmadhes si shqiponjë pas u ndjek
klithma djemsh mbetur ikona nëpër pragje
një dashuri e braktisur shpirtin tuaj e djeg
lot që mundin burrërinë e shkasin mbi faqe

Gra zemërngrira presin në ankth zhytur
veten mallkojnë që nëna s’i bëri dot djalë
motra kërthinj prej trishtimit të mbytur
dhimbje e pamatur që gjunjëzon dhe djajtë

Mërgim mëkatar, mijëra varre bosh ke lënë ti
nënat kobzeza, që s’kanë një gur ku të qajnë
vejusha të pafat ngado mbjellë si tulipanë të zinj
fëmijë që prindërit në prehër dot s’i mbajnë



Emigrant, fjalë mizore që s’di të falësh kurrë
dete lotësh mbush e mallin kudo ti e mbjell
zemra nënash me gozhdë mbërthyer në mur kujtimi
përcaktor njerëzish që tonelata dhimbjesh sjell…!
në shpresat e djegura vret dhe qan trishtimi…


Vallja e shkrepave

(A.Sh.poet)

Nga Qafa e Diellit
Drejt majeve të theoave
Hapen erërat jugore
Azem!
Lot i Kohës
Poet-
Kalorës i shpresave
Poet i shekullit plak
Shekullit t’lamë në gjak….

Rugovë,21 maj 2010
RREZE DRITE
Për Ty nga zemra
këtë poezi po e rris
asnjë hije muzgu
nuk i fus brenda
Ti kërkon dritë
se ishe dritë
siç janë dritë
të gjitha nënat
Vije Ti
çdo mbrëmje
duke më pëshpëritur:
-Natën e mire bir
çelësin mos ia vë derës
do të vijë nëna
(Gjumin pa ta prishur)
me hapa të pranverës
Biro
të të shoh mos je shpluar
kur ike
Unë të putha
a thua më ke ndjerë
ndoshta vetëm koha
si rreze drite
në mua t’paska mbetur
Këtë poezi Nënë
nga zemra e shkrova
dhe hije azhuri
s’i futa Brenda
Ti kërkon dritë
se ishe Dritë
siç janë Drita
të gjitha Nënat
LAJTMOTIV I SINQERTË
U këndoj të thjeshtave
të urtave
fjalës së dashur
dritës së qartë
të gjitha ëndrrave
më ljtmotiv të sinqertë
të gjitha këngëve
përherë me krryerresht
Femrave
Ejani në këngë
Nëna dhe motra
të dashura gra
hyni në këngë
në lindëm nga këngët Tuaja
nga zëri Juaj
morëm këmbë
LIRI FJALE
Në ditën e takimit me fole
më zë tjetër
dhe unë çuditërisht prapë erdha
nga zemra të të shoh e të puthi
si Diellin kopshtin me lule
përse qe aq e ashpër
Mos vallë në qytetin tend ilirik të ndjekin
qentë e tërbuar
ndonjë hije nate
apo do të mbetesh
e mbyllur sal për vete
Arti nuk të do të vetmuar
as muzikë s’mund të ndjesh
një buzëqeshje do të kërkoj prore
dhe karafila do të dhuroj
e puthje të ngrohta
Mos hesht as mos ik lulebore
sigurisht ti do të qesh një ditë
dhe lufta mes unit tend e urrejtjes
do të çmend ty të tërën
vetëm jam dhe pres të vish…

QYTETI KU TË PRITA
U ndala ballë Spitalit të Prishtinës
hipa si Orfeu në altar
dy vargje të ti them
më zërin e shterur nga shqetësimi
Dhe unë e pashë qytetin tend
më një dallendyshe fola me beso
dhe ikem të dytë e më tepër ike ti
Unë prapë jam aty ku më ke lenë
në Sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë
vallëzoj më hijet
nuk e di cilën ta përkdhel
Ti nuk je
retë mbi qytet me nevrikosin
dhe shiu më lag bashkë me vargjet
Një ditë në një orë dilë e takohemi
kiamet nuk bëhet
nuk bëhet as qyteti det
I mërzitur rri i fyer jam
pres dashurinë tënde
e të fle mbi gjinjtë e tu
Mbi buzët e tua të zë një ëndërr
të kërkoj t’i ha aat sy me vargje
Po vargjet nuk kanë faj
që ti nuk i ndjen asnjë grime
mos ik mos u fsheh e as zërin mos e ndërro!…
AKUARELI I DIELLIT
Iku Tetëmbëdhjetë vjeçare
E bukur S…
Si hëna pesëmbëdhjetë
Në fletore shkroi vjershën
Për Mëngjesin në Prishtinë
I pëlqyen soliterët e lartë
Dhe shtëpitë plot blozë
Tjegullat e çative të ulta
Me myshqe të venitura
Shtegu i fushës kujtonte nënën
Më këmbë t’amputuar
Dhe Agimin e madh pas shiut
Që lëkundin pemët në zgavra
Në Prishtinë..
Ajo me gishtin tregues vizatoi
Në xhamat e ateles
Profilin e babait plak-Metë
Pastaj e fshiu me dorë
Dhe dorën e puthi
Kur u kthye në vendlindje
Vuri pëlhurën pas një karroje me sanë
Në kalldrëm…
Dhe vizatoi dridhshëm
një rrugicë fshati në muzg
Në agimin e azhurtë
Hapi dritaren
Rrotulloi çuditshëm
Lindjen e Diellit
Hijet në vetminë e rrugës
Dallëndyshet
Një pikë vesë
Në mbremjën e majit
Ngriti penelin
Dhe e ngjeu në Akuarelin e Hënës
Pikturoi rrugën
Me baltë të Strellcit
Durakun plak
Kopshtet me dardhë
Fshatarët e vyer
Me drapërinj në duar
Shtëpi me dyer të rënda
Strehë me borë
Hapësira bojë gushëpëllumbi
Hga fshatrat malorë…
MENDIM I KREDHUR
Shpirti i Saj
Një lëndinë Qershori
Selvitë ndanë rrugës
Trupin e saj imitojnë
E dua atë
Era viteve
Buzët do t’ia vyshkë
Reliefin e kuq të mollëzave
VIzat e rudhave do t’ia prishin
Por
Megjithatë e dua
Sot
Kur me të jam i dritëzuar
Në shpirtin e përjetshëm
Jam i rrethuar edhe më njomësi
Edhe me rrudha
Nga pranvera e syve
Margaritarë të Saj…

2011-01-04

Nga HARRY BAJRAKTARI : SHTATË VJET PAS VRASJES SË TAHIR ZEMAJT






Në foto: Nga e majta në të djathtë Musli Mulsomani, akademik Mark Krasniqi, Harry Bajraktai(autori i shkrimit) dhe Kolonel Tahir Zemaj i njohur për udhëheqjen dhe strategjnë e Betejës së Logjës kundër ushtrisë dhe forcave policore serbe në vitin 1998
Shtatë vjet më parë u vra kolonel Tahir Zemaj, i njohur për udhëheqjen dhe strategjnë e Betejës së Logjës kundër ushtrisë dhe forcave policore serbe në vitin 1998. Ai u vra në një prit bashkë me djalin e tij, Enisin dhe kushëririn Hasanin derisa po udhëtonin nga Dukagjini për në Prishtinë. Ishte kjo një vrasje tjetër politike pas atentatit që iu bë në Tiranë udhëheqësit të tij, Ahmet Krasniqit. Eshtë për të ardhur keq që vrasësit nuk kursyen as jetën e djalit të tij të ri, i cili atë ditë ndodhej me babain, kolenelin Zemaj. Kjo ka qenë një vrasje e rëndë, e cila për fat të keq, edhe sot pas shtatë vjetësh, mbetet e pa zbardhur dhe e pa hulumtuar, ashtu siç kanë mbetur edhe vrasje të tjera të kësaj natyre gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Tahir Zemaj lindi në Strellc të Epërm të komunës së Pejës. Ky fshat i njohur për kullat e bukura trikatëshe të Dukagjinit që nga lashtësia ka kultivuar me dinjitet: bujarinë, mikpritjen dhe kulturën tradicionale shqiptare. Zemaj pasi kishte kryer gjimnazin në Pejë, respektoi dëshirën e babait të tij, që njëri nga djemtë të studionte në ndonjë akademi ushtarake. Ai me vullnet nis studimet në akademinë e Zagrebit, vazhdoi në Beograd dhe i përfundoi në Sarajevë. Në Akademi ishte njohur me Ahmet Krasniqin, i cili vinte nga familja patriotike e Zhilivodës së Vushtrrisë. Ishte nip i luftëtarit dhe patriotit Aziz Zhilivoda, i cili deri në vitin 1952 kundërshtoi me armë okupimin e Kosovës nga Serbia në malet e Çicavicës. Zemaj dhe Krasniqi në detyra dhe vende të ndryshme ushtarake në kazermat e Jugosllavisë, kishin mbajtur lidhje të përhershme, si shokë dhe shqiptarë të një profesioni.
Tahir Zemaj duke treguar për punën e tij, pas mbarimit të akdemisë thotë:" Në fillim kam punuar në Kazermën Ushtarake në Pejë. Kam bashkëpunuar me kolonel Ali Muhaxherin, i cili ka qenë një udhëheqës i mrrekullueshëm ushtarak. Ky më ka nxitur të mësoj dhe përvetësoj disa nga dijet speciale ushtarake."
Pretendimet serbe që ta dominojnë tërë Jugosllavinë federative në vitet e 90-at, nxitën shqiptarët, sllovenët dhe kroatët që t’i kundërvëhen kësaj politike ekspansioniste të Beogradit që atëherë udhëheqej nga fashisti dhe krimineli Sllobodan Millosheviq. Në këtë periudhë shumë ushtarë shqiptarë që shërbenin në kazermat ushtarake jugosllave vriteshin misteriozisht. Ata iu ktheheshin familjeve në arkiviole, duke u mveshur motive të dyshimta se, gjoja kanë bërë vetëvrasje. Për këtë ishin të shqetësuar edhe eprorët ushtarakë shqiptarë, që rreth këtyre likuidimeve misterioze kishin informacione më të përafërta për gjendjen në këto kazerma.
Lufta në Kroaci dhe Bosnjë nuk arriti ta unifikojë asnjëherë faktorin e atëhershëm ndërkombëtar që gjakderdhje të ketë më pak. Më në fund u organizua Konferenca e Daytonit që t’ i jipej fund konfliktit më të egër në Ballkan. Mirëpo, ky për Kosovën nuk solli asgjë, ishte një deshtim . Shpresat e shqiptarëve të Kosovës për një zgjidhje paqësore morën fund. E vetmja alternativë për Kosovën mbet lufta e armatosur. Në këtë kohë filluan të dalin formacionet e UÇK-së. Po ashtu presidenti Rugova, formoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe në krye të saj vendos një ushtarak të karjeres, kolonel Ahmet Krasniqin. Ky formoi tri brigada të elitës dhe në krye të tyre emëroi komandant Tahir Zemajn, një ushtarak me përvojë. Këto brigada u përqëndruan në zonën e Dukagjinit. Ato zhvilluan luftime për gjashtë muaj. Janë të njohura beteja e Logjës dhe e Llukës nën udhëheqjen e tij.
Tahir Zemajn, edhepse ishte stërnip i families sonë, nuk e njihja deri kur filloi lufta në Kosovë, në vitin 1997-1998. Edhe gjatë kësaj kohe me të kisha kontakte vetëm nëpërmjet bisedave telefonike. Kur u zhvillua beteja e Loxhës e thirra nga New York-u dhe bëmë një bisedë të gjatë përkitazi me rrethanat e luftës në rajonin e Pejës. Ushtria serbe pas kësaj beteje ndërmori aksione të ashpra kundër popullatës së Dukagjinit, sidmos kundër disa fshatrave të rrethit të Pejës dhe Lugut të Baranit. Popullata civile shqiptare pas sulmeve të një pas njëshme, filloi të grumbullohet në fshatin Isniq.
Kolonel Zemaj lidhur me tërheqjen e tij me forcat ushtarake nga Rrafshi i Dukagjinit thotë:" Forcat serbe morën sinjalin jeshil. Do të thotë atyre u lejohej pastrimi i territorit të Kosovës nga të gjitha njësitë e amateur të UÇK-së. Serbët angazhuan trupat e korparmatës 52 të Armatës së Parë dhe të Dytë, në bashkëpunim me aviacionin, artilerinë e rëndë dhe batalionin e blinduar. Avionet ushtarakë bombardues të tipit " Jastrabac" dhe "Ori" kanë sulmuar për herë të parë fshatin Loxhë. Civilët shqiptarë e shihnin shpëtimin e tyre vetëm në mbrojtjen e brigadave tona. Ata s’ kishin kujt tjetër t’i kërkonin ndihmë".
Një herë tjetër më telefonoi dhe më tha se gjendja është rënduar, ka shumë civilë të vrarë dhe fshtatra të rrethuara. Të gjitha këto informacione më shqetësonin mua dhe shqiptaro-amerikanët në SHBA. Unë për situatën atje informoja vazhdimisht miqtë e mi amerikanë, si Eliot Engel, Richard Holbrooke e të tjerë. Nga terrori serb popullata shqiptare filloi të përqëndrohet në një vend. Zemaj, duke treguar për gjendjen e atëhershme, pas përfundimit të luftës thotë:" Pas rivlerësimit të situatës në të cilën ndodhesha, kam vendosur të informoj të gjitha instancat e eprorëve të mi ushtarakë dhe civilë, dhe kam kërkuar ndërhyrjen e presidentit Dr. Ibrahim Rugova që ky me lidhjet e tij ndërkombëtare, të ushtrojë presion që të paktën serbët të ndalin aviacionin. Nga ana tjetër kam telefonuar edhe në New York. Kam biseduar me Harry Bajraktarin, që është një shiqiptaro-amerikan me origjinë nga Lugu i Baranit, me një aktivitet të shquar kombëtar në SHA."
Pasi kolonel Zemaj më telefonoi nga një vend në afërsi të Isniqit, m’ u lut që brenda mundësive të mia të ndërrmirrja diçka për të ndalur vrasjen e civilëve shqiptarë nga ushtria dhe policia serbe. Unë menjëherë thirra ambasadorin Richard Holbrooke dhe Kristopher Hill, të cilëve ua bëra me dije se një popullatë shumë e madhe e mbledhur në një vend në Dukagjin, ndodhet para një masakre, ngjashëm me atë të Srebrenicës. U thashë se kërkohet një ndërhyrje e shpejtë, dersa të mos jetë shumë vonë. Informacionin tim këta dy miq e morën shumë seriozisht dhe më premtuan që do të bëjnë çdo gjë që është e mundshme në shpëtimin e tyre.
Vetëm pak kohë më vonë, Zemaj ka marrë kontakt me shefin e atasheve ushtarake të vendeve të OSBE-së, Wolfgangt Kaufmann, i cili ka dhënë garanci se nëse do të tërhiqeshin forcat ushtarake shqiptare, mbi popullsinë civile nuk do të ndodhte ndonjë masakër.
Koloneli lidhur me këtë rast në librin e tij" Kështu foli Tahir Zemaj" shkruan se : "Pas këtyre shkëmbimesh, Ministria e Mbrojtjes për herë të tretë më ka urdhëruar të përgatisë tërheqjen e trupave të mia. Nuk kisha municion për të rezistuar as për katër ditë". Ky ka qenë qëndrimi i përbashkët i institucioneve të Republikës së atëhershme të Kosovës dhe ndërkombëtarëve.
Me qëllim që të shpëtohej një masë e madhe e popullatës kolonel Zemaj fillon tërheqjen e forcave të veta në drejtim të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Në një rast kur forcat e FARK-ut dhe ato të UÇK-së kishin mosmarrëveshje në koordinimin e përbashkët të strategjisë së luftë, Tahir Zemaj pat deklaruar : "Unë nuk kam plumba për shqiptarë".
Pas tërheqjes së Zemajt, në Dukagjin mbetet Ramush Haradinaj, rreth të cilit u grumbulluan luftëtarë të UÇK-së nga kjo zonë dhe shumë të tjerë që iu mveshën këtij duke ardhur nga diaspora në luftë për liri.

Pas lirisë së fituar në Kosovë, me zotin Zemaj jam takuar dy herë. Kam biseduar për shumë momente dhe në një rast më pat thënë se unë si ushtarak kam zbatuar urdhërin e institucioneve, në këtë plan, të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovësë. Më akuzojnë, por unë kam kryer punën time si ushtarak dhe si përgjegjës. Kam luftuar me dinjitet për lirinë e Kosovës dhe këtë do ta tregojë historia.
Tash pas shtatë vjetësh të atentatit mbi të dhe mbi djalin e tij, është koha që të gjenden vrasësit, që me siguri ishin shqiptarë dhe pa dyshim ishin dorë e huaj. Për fat të keq deri më sot nuk u zbardh as rasti i vrasjes së Ahmet Krasniqit në Tiranë, ai i Enver Malokut dhe i Xhemail Mustafës në Prishtinë dhe të disa veprimtarëve të tjerë që u vranë gjatë luftës dhe pas saj.
Jam i bindur se me zbardhjen e këtyre rasteve shteti i ri i Kosovës do të fitonte shumë në aspektin ligjor dhe të sigurisë kur aktorët e vrasjeve do të vëheshin para organeve të drejtësisë dhe do të merrnin dënimin e merituar. Ky është obligim ligjor, politik e moral që Kosova duhet ta kryej.
-


* Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan

Peticion gjithëkombëtar kundër raportit të Dik Martit

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë paralajmëruar se nga data 5 janar do të organizojnë peticion gjithëkombëtar kundër fyerjeve për kombin shqiptar, që ka bërë me raportin e tij Dik Marti. Peticioni në fjalë do t'i drejtohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në fakt ditën e mërkurë në të gjitha trojet shqiptare, si në Shqipëri e Kosovë, mandej Kosovë Lindore e Maqedoni, do të fillojë nënshkrimi i Peticionit kundër raportit të Dik Martit.
Peticioni organizohet nga organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, dhe ka hasur në përkrahje të spektrit politik shqiptar, organizatave studentore dhe shoqërisë civile anekënd trojeve shqiptare.
Në tekstin e arsyetimit të Peticionit thuhet:
Ne, qytetarët e indinjuar, e nënshkruajmë këtë Peticion si reagim ndaj Raportit të z. Dik Marti, me te cilin ai tenton të njollosë kombin, vendin dhe luftën tonë të drejtë për liri dhe pavarësi nga regjimi pushtues e totalitar i Serbisë, e zhvilluar në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare dhe zakonet e luftës.
Reagojmë fuqishëm ndaj tendencave që populli ynë të paraqitet si ushtrues i krimeve, të denigrohen vlerat tona kombëtare e morale dhe te zhvleftësohet lufta jonë e drejte dhe në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare dhe zakonet e luftës.
Reagimi ynë është edhe angazhim që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të mos e miratojë një raport të tillë që cenon rendë imazhin tonë para botës demokratike, por edhe rolin e vet Asamblesë Parlamentare.
Ky peticion është shprehje demokratike e mospajtimit tonë dhe indinjatës ndaj deklaruesve të tillë që kanë për qëllim shtrembërimin e të vërtetës e të historisë së popullit tonë dhe ndaj nxitësve e shkaktarëve të luftërave në rajon dhe në Kosovë.
Populli dhe vendi ynë ka qenë çdo herë në anën e drejtë, i ka ndihmuar drejtësisë dhe ka punuar për drejtësinë, tek ne dhe në botë.
Lufta e drejtë e UÇK-së e mbështetur nga NATO-ja dhe bota demokratike, ka bërë që të triumfojë e drejta, liria dhe demokracia në Kosovë e rajon, dhe këto përpjekje do të cilësohen përherë si vlera sublime për kombet e lira e demokratike të botes.

Heroi i popullit,Kolonel, Tahir Zemaj, mbetet emblemë e një strategu ushtarak

Tahir Zemaj ishte një nga ish-oficerët e lartë të UÇK-së, i afërt me krahun politik të presidentit aktual, Ibrahim Rugova.Emri i tij është përmendur jo rrallë në lidhje me rivalitetet që kanë ekzistuar ndërmjet grupeve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 4 janar homazhe për Tahir Zemajn
Bashkëluftëtarë të Brigadave 131, 133 dhe 134 dhe qytetar të shumtë, në nderim të kolonel, Tahir Zemaj, kanë bërë nderime para varrit të tij, me rastin e shtatë vjetorin të vrasjes, së bashku më të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin, që ishin vrarë në Pejë, nga persona, deri më tash të panjohur.


Sipas bashkëluftëtarëve të tij, Kolonel Tahiri, ishte intelektual dhe strateg i luftës, siç i ka hije një oficeri ushtarak, me të gjitha virtytet. Njëri ndër bashkëluftëtarët më të afërt të tij, Ismet Ibishi, ka thënë se, Tahir Zemaj, mbetet emblemë e një ushtaraku, me të gjitha virtytet që duhet të ketë një oficer shqiptar, aftësitë intelektuale dhe ushtarake.

“Tahiri ishte strateg, urtar dhe i përpiktë në vendimet e marra”, ka vlerësuar Ibishi, për të cilën, s’ka fjalë që të përshkruan ish-komandantin e tij, për respektimin e hierarkisë institucionale dhe zbatimin e vendimeve të marra nga këto institucione.

“Institucionet e drejtësisë, kanë dështuar në zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e kryesve të veprës kriminale, siç kanë dështuar, edhe në shumë raste të tjera”, ka nënvizuar, Ismet Ibishi.
Fadil Hadërxhonaj, po ashtu njëri nga bashkëluftëtarët e tij, duke fol për figurën e Tahir Zemaj, ka thënë se, Tahiri kishte, urtësinë dhe mençurinë, sinqeritetin, i afërm për koleget dhe shumë i dashur për ushtarët, këto që e bënin, njëri të madh.

“Ai kishte përgatitjen psiko-fizike, profesionale, të përmasave të një oficeri të çmuar, që kishte çdo herë para vetës, doktrinën ushtarake të NATO-s”, ka vlerësuar Hadërxhonaj, i cili ka treguar për afërsinë e tij me koleg, ushtar, por edhe vendosmërinë e një komandanti, në momentet e vendimmarrjes.

“Çdo herë konsultohej me koleg, por, në momentet e vendimmarrjes, ishte shumë i vendosur”, ka treguar Fadil Hadërxhonaj.

Tahir Zemaj, ishte person që mbolli farën e tolerancës dhe dashurisë mes njerëzve, jo të vëlla vrasjes, që dallon nga të tjerët që donin të mbjellin urrejtjen vëllazërore, ka treguar edhe Skënder Rexhahmetaj, që, sikurse, Ibishi, Hadërxhonaj, ishte njëri ndër bashkëluftëtarët e Kolonelit, Zemaj.

Ai ka kujtuar thënien e tij, “Unë nuk kam plumba për shqiptarë dhe civilë”, çka më këtë, ka treguar profesionalizmin e lartë dhe parandalimin e luftës vëllavrasëse, por, dhe zbatimin e ligjeve të luftës sipas konventës ndërkombëtare.

KUSH ËSHTË HEROI,KOLONEL TAHIR ZEMAJ?





Tahir Rexhep Zemaj lindi më 28 dhjetor 1951 në Strellc të Epërm, Deçan , Kosovë. Shqiptar i angazhuar gjate luftes se UÇK-se ne Kosovë.
Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i mbaron në Strellc dhe Isniq. Pas tyre ndjek gjimnazin “11maji”, në Pejë, pas vitit të dytë orientohet në drejtimin shkencor. Ai rrjedh nga një familje punëtore e fshatare nga babë Rexhepi dhe nënë Nuria Osdautaj-Zemaj , ka katër vëllëzër dhe tri motra. Dëshira e babës së tij-Rexhepit, si e çdo prindi të etur për arsimin e fëmijëve të vet, ka qenë t’u krijonte mundësi fëmijëve për shkollim.Tahir Rexhep  Zemaj përmend dëshirën e babës së tij(Rexhep Zemaj) që njëri nga djemtë të studjonte në një akademi ushtarake. “ Vëllai i madh nuk ka qenë shumë i lidhur me familjen dhe prindërit, ndaj kam pranuar të konkuroj dhe kam fituar të drejtën për t’u regjistruar në Akademinë Ushtarake. Kam kaluar pa asnjë pengesë kontrollet psiqike dhe fizike.

Kështu kam filluar studimet në Akademinë Ushtarako-Teknike në Zagreb. Gjatë vitit të parë kam pasur vështërsi të jashtëzakonshme lidhur me gjuhën. Të gjitha provimet i kam dhënë duke përdorur fjalorët dy gjuhësh dhe ia kam arritur.
Megjithatë, Zagrebi ishte larg nga shtëpia ime, gjë që më pengonte edhe në mësime. Ndaj kam kërkuar të takohem me gjeneral Ramiz Abdylin, Kryeshef i Akademisë Ushtarake në Zagreb. Në atë takim ai më ka sugjeruar që të vazhdoja vitin e dytë në Beograd në akademinë e forcave toksore.

Rrjedhimisht vitin e dytë. Me disa provime shtesë, e fillova në Beograd. Kemi qenë 28 shqiptarë të regjistruar. Aty kam gjetur edhe Ahmet Krasniqin. Kjo kohë i përket vitit 1969. Plan-programi mësimor ka qenë shumë i ngarkuar. Ka pasur më tepër lëndë shkencore se sa ushtarake. Matematika, fizika, mekanika, kibernetika, elektroteknika etj, program i ngjeshur mësimor që nuk përballohej lehtë nga studentë që kishin ardhur nga gjimnaze apo shkolla të mesme pa një traditë të konsoliduar.

Në fund të vitit të dytë kemi mbetur vetëm dy vetë, unë dhe Ahmet Krasniqi. Në vitin e tretë dhe të katërt kemi vazhduar specializimin në Sarajevë, ku edhe jemi diplomuar. Gradën e parë si “nëntoger” e kemi marrë në Beograd. Në qershor të vitit 1973, kemi filluar punë.
Kam kërkuar që të emërohem në Pejë, për fatin tim kërkesa më është pranuar dhe kam filluar punë në kazermën e Pejës. Aty kam qenë komandues i togës së përzier që përfshinte lloje të ndryshme armësh, të lehta e të mesme. Në atë post kam qëndruar një vit. Nënkolonel Ali Muhaxheri, i cili ka qenë një njeri dhe ushtarak i mrekullueshëm, me vizione të qarta atdhetare, punonte në degën e korparmatës së Kosovës. Kam kontaktuar me të. Ai njeri ka pasur dije të gjëra ushtarake, por edhe për shumë gjëra të tjera.

Ai më ka nxitur të mësoj e të përvetësoj më thellë disa dije speciale ushtarake. Aty kanë qenë fillesat. Jam promovuar në postin e komanduesit të kompanisë. (Në ndryshim nga terminologjia që përdoret në Shqipëri, në ushtrinë Jugosllave të asaj kohe, pozitat e drejtuesve ushtarak deri në rang batalioni janë quajtur komandues dhe jo komandant. Një ndikim i tillë është reflektuar edhe gjatë luftës në Kosovë, ku, një drejtues skuadre është quajtur komandant – kjo mund ta ketë krijuar edhe atë përshtypjen që ka pasur “shumë komandantë” në luftën e Kosovës. Kur janë mbledhur tre veta, njërin e kanë shpallur komandant ! Rrjedhimisht, ka pasur dhjetëra “komandantë” në një fshat). Deri në nivel batalioni e sipër, kemi të bëjmë me komandant, hiearki që shkon deri në komandant armate.
Shkallën e dytë të kualifikimit ushtarak, magjistraturën e kam pasë regjistruar në Beograd dhe ato provime i kam dhënë me sukses. Në Sarajevë jam specializuar për komandant dhe aty kam njohur edhe një epror shqiptar, i cili më vonë është përfshirë në Shtabin Suprem të Republikës së Kosovës, zotin Agim Mehmeti. Ai ka qenë mësimdhënës në akademinë e ulët ushtarake në Sarajevë.

Pas pak kohe ai u burgos për shkaqe politike, humbi edhe karrierën ushtarake. Kam qenë komandant në krahinën e Timokut, pastaj kam punuar në organet e zbulimit dhe të kundër-zbulimit pranë organit të Sigurimit për shtete ballkanike. Përsëri ka qenë Muhaxheri, i cili në atë kohë bënte stazhin për komandant divizioni për të marrë gradën e gjeneralit, që më ka sygjeruar “t’i lë punët nëpër shtabe dhe të filloj të aftësohem për komandant – do të thotë të punoja me trupat dhe jo në administratën ushtarake”.

Propozimi i tij ka qenë që unë të kaloja në njësitë operative dhe të merrja postin e zëvëndës komandantit të batalionit. Vetëm pas një viti jam emëruar komandant batalioni në Zajeqar, në një moshë shumë të re për atë detyrë. Kjo në vitin 1980. Nuk kam përmendur disa kurse, speciale për zbulim dhe kundër zbulim, pastaj një tjetër për një armë-raketën tokë-tkë të tipit “malutka” 9K11M, minahedhësit 82 milimetra, madje kam qenë i vetmi instruktor i kësaj arme në Armatën e Dytë. Armë të cilën e kam përdorur më vonë në luftë kunër forcave serbe në Kosovë. Ka qenë e vetmja armë artilerike e këmbësorisë, vonë kemi marrë disa minahedhësa 120 në luftën e Kosharës.

Më kujtohet - thotë Zemaj – i ashtuquajturi « kundërrevolucion » i vitit 1981 në Kosovë. Ushtria, edhe pase me kushtetutë e kishte të ndaluar që të përzihej në trazirat e brendshme, i futi hundët. Eprorët shqiptarë e kanë kundërshtuar një gjë të tillë duke e paguar disa herë shumë shtrenjtë. Presioni ndajh eprorëve shqiptarë u rrit jasht mase, ndërkohë, që në mënyrë enigmatike disa kolegë disa kolegë të mi, oficerë shqiptarë « u zhdukën » !

Kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë ushtarë shqiptarë. Në Krahinën e Timokut, ku unë shërbeja gjatë asaj kohe, nuk kanë ndodhur këto gjëra dhe jo krejt për meritë timen, pasi edhe komandanti i divizionit ka qenë shqiptar. Për pesë vite nuk ka ndodhur asgjë, asnjë ushtar i plagosur apo i vrarë, asnjë epror i zhdukur. Sigurisht që tentimet për të na provokuar, me qëllim që të na akuzonin e më vonë edhe të na gjykonin nëpër gjykatat ushtarake, kanë qenë të shpeshta, por kanë dështuar.

FLORI BRUQI

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...