Konti Leon Tolstoi (1828-1910), ishte një ushtar rus që u kthye në pacifist, ambjentalist, shkrimtar, korrespondent lufte dhe autor i kryeveprës Lufta dhe Paqja, i parë nga disa si romani më i shkëlqyer i botës dhe gjithashtu si një punë e shkëlqyer historike, politike dhe ushtarake.
Lindur në pronat e familjes në Yasnaya Polyana, 160 kilometra në jug të Moskës, Tolstoi nisi studimet në Universitetin Kazan në moshën 19 vjeçare. Në rini, kishte fuqi të mëdha fizike dhe zhdërvjelltësi, me uri të pakufishme për vodka dhe femra. Për rrjedhojë, nuk qe shumë i mirë si student. Në 1951 ai u bashkua me vëllain e tij ushtar Nikolai në Kaukaze, ku rusët ishin angazhuar në luftën e madhe guerilase me çeçenët dhe Dagestanasit të udhëhequr nga komandanti i madh Shamil. Ai u bashkua si vullnetar në një njësi artilerie dhe pasi mori pjesë në një betejë, u ftua të bashkohej me regjimentin si një oficer potencial. Eksperienca në Kaukaze e frymëzoi për disa nga romanet më të mrekullueshme.
Në 1854 u dërgua në Sevastopol përgjatë luftës së Krimesë ku tashmë bënte pjesë në elitën e ushtrisë perandorake ruse. Ai sakaq kishte vendosur se karriera ushtarake nuk i pëlqente, por pavarësisht kësaj, aftësitë e treguara në luftë i dhanë dy herë Kryqin e Shën Gjergjit si medalje. Në njërin rast, ai nuk mori pjesë në paradën e dorëzimit të medalje. Në rastin tjetër, hoqi dorë, në mënyrë që medaljen ta fitonte një ushtar më i moshuar, për shkak se kjo gjë do t’i jepte veteranit një pension më të lartë. Të dyja ngjarjet ishin në karakterin e shkrimtarit të madh.
Horroret e luftës së Krimesë, i dhanë atij frymëzimin për kryeveprën “Lufta dhe Paqja” e cila u botua në gjashtë volume në Moskë më 1868. Romani është një përshkrim epik i fushatës së Napoleonit më 1812, me shumë personazhe reale.
Novela flet për princin Stefan Kasatzki. Ai ishte një ushtarak me karrierë të suksesshme, që zbulon tradhëtinë e të fejuarës së vet pak para se të martohet. I shqetësuar dhe në mëdyshje, ai tërhiqet në ushtrinë e orthodoksisë ruse duke u bërë një murg. Shumë vite poshtërimi dhe dyshimi pasuan dhe ai tashmë qe një heremit që bën mrekulli para fshatarëve. Çaste provokimesh vënë në provë besimin e tij dhe situata të pafat të provokimit femëror e çojnë në dështim.
Në 1854 u dërgua në Sevastopol përgjatë luftës së Krimesë ku tashmë bënte pjesë në elitën e ushtrisë perandorake ruse. Ai sakaq kishte vendosur se karriera ushtarake nuk i pëlqente, por pavarësisht kësaj, aftësitë e treguara në luftë i dhanë dy herë Kryqin e Shën Gjergjit si medalje. Në njërin rast, ai nuk mori pjesë në paradën e dorëzimit të medalje. Në rastin tjetër, hoqi dorë, në mënyrë që medaljen ta fitonte një ushtar më i moshuar, për shkak se kjo gjë do t’i jepte veteranit një pension më të lartë. Të dyja ngjarjet ishin në karakterin e shkrimtarit të madh.
Horroret e luftës së Krimesë, i dhanë atij frymëzimin për kryeveprën “Lufta dhe Paqja” e cila u botua në gjashtë volume në Moskë më 1868. Romani është një përshkrim epik i fushatës së Napoleonit më 1812, me shumë personazhe reale.
Atë Sergei është një novelë e realizuar në vitin 1890 dhe e publikuar në 1898. Në 1917, regjisori rus Jakov Protazanov realizoi një film pa zë mbi këtë novelë.
Novela flet për princin Stefan Kasatzki. Ai ishte një ushtarak me karrierë të suksesshme, që zbulon tradhëtinë e të fejuarës së vet pak para se të martohet. I shqetësuar dhe në mëdyshje, ai tërhiqet në ushtrinë e orthodoksisë ruse duke u bërë një murg. Shumë vite poshtërimi dhe dyshimi pasuan dhe ai tashmë qe një heremit që bën mrekulli para fshatarëve. Çaste provokimesh vënë në provë besimin e tij dhe situata të pafat të provokimit femëror e çojnë në dështim.
Disa muaj më parë, një nga shtetarët e moshuar të Rusisë vendosi të ndërmarrë një mission paradoksal: të rehabilitojë një nga figurat më të dashura të historisë së vendit.
Kjo mund të duket një punë krejtësisht e panevojshme në vitin 2010, plot një shekull pas vdekjes së shkrimtarit. Por vitin e kaluar, rusët debatuan mbi të po aq shumë sa patën debatuar edhe kur qe gjallë. Intelektualët akuzuan Kishën Orthodokse Ruse se e ka vendosur në listë të zezë emrin e një heroi kombëtar. Kisha e ka akuzuar Tolstoin se ndihmoi në përhapjen dhe ngritjen e Bolshevikëve.
Melodrama e ditëve të tij të fundit, kur ai u arratis nga çifligu i familjes së vet për të filluar një jetë asketi, është ringjallur në të gjitha detajet e turbullta, si një lloj telenovele. Në një vend ku nuk lihet rast për t’u humbur për sa i përket përkujtimoreve publike, në fakt përvjetori i vdekjes së Tolstoit, 20 nëntori i vitit 2010, thjeshtë u kalua pa u vënë re. Nuk pati asnjë ceremoni të organizuar nga shteti.
Duke patur këto shqetësime në mendje, Sergei V. Stepashin, një ish-kryeministër, u ul në tryezën e tij të punës për t’i shkruar një letër kreut të Kishës Orthodokse të Rusisë, e cila është bërë tashmë një arbitër në politikë dhe në kulturë.
Duke përdorur një gjuhë të stërholluar diplomatike dhe duke pranuar se “çështja është shumë delicate”, z. Stepashin kërkoi falje në emër të Tolstoit, i cili u shkishërua 110 vjet më parë.
Frymëzimi për këtë punë i lindi gjatë një vizite vetmitare mbi një pirg dheu pa shenjë e emër, ku është varrosur vetë Tolstoi. Z. Stepashin e përshkroi vizitën – që e pati bërë ndërkohë që udhëhiqte Shërbimin e Sigurisë Federale ose pasardhësin e K.G.B-së – si një eksperiencë emocionale të cilën nuk e harroi dot kurrë.
“Ti shikon shtëpinë ku ai jetoi dhe punoi, ku krijoi romanet dhe pastaj vjen në një vend ku nuk ka asgjë përveç një pirgu me dhe,” – thotë Stepashim, i cili ka lidhje të ngushta me kishën. “Qe shumë tronditëse në planin human dhe moral. Kështu vendosa të shkruaj nje letër.”
Mëdyshjet mbi Tolstoin në Rusinë e re
Sovietët e vendosën atë në krye të pantheonit letrar, veçanërisht për shkak të filozofisë së tij radikale që u zhvillua gjatë kohës së revolucionit të tetorit. Publikimi i “Lufta dhe Paqja” dhe “Ana Karenina” e bëri Tolstoin të famshëm mes bashkëkohësve të vet. Disa e cilësuan atë si Cari i dytë i Rusisë. Ai e përdori këtë famë për të propaganduar kundër kishës, kundër policisë, ushtrisë, ngrënies së mishit, pronës private dhe të gjitha formave të dhunës.
Leini e dashuronte Tolstoin. Ai e cilësoi atë “pasqyrë e Revolucionit Rus,” duke injoruar njëkohësisht pikëpamjet e tij pacifiste dhe besimin në zot. Në kohën e 50 vjetorit të vjedkes së tij, Komiteti Qëndror i Partisë Komuniste u përgatit për dy vjet për të ngritur një monument dhe organizuar një përkujtimore të denjë. Me rastin e njëqind vjetorit në fakt nuk pati asgjë të tillë.
Çehov mori tribute zyrtare në rastin e 150 vjetorit të lindjes në vitin 2010, përfshirë edhe një vizitë zyrtare në vendin e lindjes nga presidenti Dmitri A. Medvedev.
Një film mbi jetën e Tolstoit “Stacioni i Fundit” filloi të shfaqej në Moskë me rastin e përvjetorit, por filmi u realizua në Gjermani me aktorë anglezë dhe me regji amerikane. Kineasti rus Andrei S. konchalovsky, një producent te ky film, tha se kishte kërkuar ndihmë nga “të gjitha institucionet” e qeverisë ruse. Në fund, u detyrua të investojë paratë e veta.
“Unë përfaqësoj Rusinë,” tha ai me një buzëqeshje ironike kur po promovonte filmin.
Këto ngjarje nuk qenë surprizë për Vladimir I. Tolstoy, stër-stërnipi i shkrimtarit, i cili mbikëqyr muzeun në Jasnaja Poliana ku Tolstoi dhe familja e tij jetuan.
Tolstoi i sotëm, 48 vjeç, ka elegancën e dëshiruar për një intelektual profesionist, por mbiemri i tij e ka lejuar të eci ngadalë në një karrierë politike. Ai punoi në njërën prej fushatave elektorale të kryeministrit Vladimir V. Putin dhe ndihmon zyrtarët vendor kur këta të fundit “kanë nevojë për autoritetin dhe prestigjin e Tolstoit”, siç tregon.
Dhjetë vjet më parë ai i kërkoi kishës të rishikojë vendimin e vitit 1901 me të cilin stërgjyshi i tij u shkishërua. Por nuk mori asnjë përgjigje. Përpjekjet e tija nuk rreshtën, – ai shtroi një darkë në kopështin e muzeut për peshkopin e zonës – por shpresat qenë gjithsesi të vakëta.
Me përjashtim të një pritjeje të mbajtur nga ministri i kulturës, përvjetori kaloi “me një injorim të ndërgjegjshëm të Tolstoit,” – thotë ai.
“Çdo pushtet përpiqet të përshtasë njerëzit e mëdhenj për nevojat e veta,” thotë ai. “Por autoritetet aktuale nuk përpiqen në rastin e Tolstoit. Duket se ata ose nuk janë mjaftueshmërisht të mençur ose janë të bindur në vetvete se nuk ia kanë nevojën.”
Në këto kushte, qe një lehtësim kur z. Stepashin iu bashkua përpjekjeve të tij. Dy burrat u takuan për herë të parë rreth pesëmbëdhjetë vjet të shkuara, kur Stepashin qe drejtor i Shërbimit Federal të Sigurisë. Ai i tregoi z. Tolstoi letrat e familjes së tij të nxjerra nga dosjet e shërbimit sekret. Stepashin, i cili rikujton se si pati qëndruar dy netë pa gjumë kur qe dhjetë vjeç për të përfunduar së lexuari romanin “Ringjallja” të Tolstoit, ishte gjithashtu i mendimit se shkrimtari nuk po respektohej aq sa duhej.
“E kuptoj se nuk ka shumë shpresa për kthimin e tij te kisha,” z. Stepashin, tashmë president i Bashkimit të Rusisë për Librin. “Por për një njeri si ai, për një njeri që bëri aq shumë për kulturën dhe gjuhën ruse, mendova se ia vlente përpjekja për të ndryshuar diçka.”
Përgjigjja e kishës, e cila u publikua në gazetën shtetërore Rossiyskaya Gazeta, tregoi se nuk qe e mundur. Kisha pranonte se veprat e Tolstoit janë “të mrekullueshme dhe të paharrueshme,” dhe shtoi se lexuesit orthodoksë të Rusisë lejoheshin të bënin lutje vetmitare për të në përvjetorin e vdekjes. Letra vijonte me zymtësi. Kisha e konsideron Tolstoin një “personalitet tragjik” në historinë e letërsisë ruse. Sipas saj, Tolstoi “e përdori qëllimisht talentin e tij të madh për të shkatërruar rendin tradicional shoqëror dhe shpirtëror të Rusisë” dhe se nuk qe thjeshtë “një aksident që udhëheqësit bolshevikë e vlerësuan aq shumë veprën dhe qëllimet e tij.” Kisha nuk pranoi të djegë qirinj për të dhe as të mbajë përkujtimore.
Përgjigjja e Kishës u firmos nga këshilltari për kulturën i Patriarkut Kiril i I-rë. Stepashin thotë se e priste një përgjigje të tillë dhe qe i lumtur që letra përmbante edhe lëvdata. Por shumë intelektualë të tjerë shprehen të habitur. “Kisha i mbijetoi një persekutimi të tillë gjatë shekullit të njëzet sa kritikat e Tolstoit tashmë ngjajnë thjeshtë si qurravitje,” thotë kritiku letrar Pavel V. Basinsky, i cili ka publikuar një libër mbi ditët e fundit të Tolstoit. “Është njësoj sikur ne të gjendeshim në një situatë të njëjtë me fillimin e shekullit të njëzetë.”
Dhe njësoj si në shekullin e shkuar, pjesa dërrmuese e diskutimeve në lidhje me Tolstoin i ngjan thashethemeve. Libri i Basinsky-t është pjesë e një vale librash, të cilët, njësoj si filmi “Stacioni i Fundit,” zhyten në ditët e fundit të jetës së autorit, ditët kur ai vendosi të arratisej nga prona e familjes – pra kur ai vendosi më në fund të zgjedhë idetë e tij radikale në vend të rehatisë të shtëpisë së tij aristokratike. Ai vdiq pak ditë më vonë në një stacion hekurudhor, i rrethuar nga një turmë reporterësh.
Në kohën e vdekjes, eksperët Rusë e cilësuan vendimin e tij si një triumf shpirtëror, por kërkimet e reja e ritregojnë ngjarjen si një tragjedi familjare. William Nickel, autor i “Vdekja e Tolstoit”, mendon se bashkëshortja e shkrimtarit qe një figurë simpatike ndërsa ithtarët e tij qenë një turmë parazitësh. Idetë e tij qenë utopi e pashpresë. “Është njësoj si me komunizmin,” – thotë Nickell. “Një ide e mirë në parim por një katastrofë në praktikë.”/
Flori Bruqi