2011-03-05

Poezia jonë – shprehje e esencës shqiptare



Agim Vinca ka lindur më 22 maj 1947 në Veleshtë në një familje arsimdashëse. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Strugë. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në vitin 1970, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku edhe magjistroi dhe doktoroi. Është profesor në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron Letërsinë e sotme shqipe.
Agim Vinca është njëri nga poetët më të njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe njëri ndër studiuesit më të dalluar të letërsisë shqipe. Përveç punimeve të shumta në faqet e shtypit dhe të periodikut shqip, ka botuar edhe shumë vepra letrare dhe shkencore.
Agim Vinca merret edhe me përkthime letrare. Krijimtaria letrare e Agim Vincës i ka kaluar kufijtë gjuhësorë të gjuhës shqipe. Poezi dhe shkrime të tjera të tij janë përkthyer dhe botuar edhe në shumë gjuhë botërore.
Bisedoi: Smajl Smaka
Pas shthurjes së madhe, popujt tjerë avancuan pozitën politike. Ç’ndodhi e ç’ndodh me ne shqiptarët, veçanërisht me këtë’ “krahun e shqipes” këndej kufiri, siç do të thoshte poeti. A bëmë dhe a bëjmë hapat e duhur? Gëte thoshte:, “Kush nuk shkon para, shkon mbrapa!” 
Agim Vinca: Përpara vitit 1991, d m th. përpara “shthurjes së madhe”, siç thoni Ju, në mjedisin tonë ekzistonte një opinion se shpërbërja e Jugosllavisë do të sillte vetvetiu edhe zgjidhjen e çështjes shqiptare. Kishte njerëz në atë kohë që pohonin me gojën plot: Vetëm le të shpërbëhet Jugosllavia se pastaj lehtë ia bëjmë! Dhe ja, “e sëmura e Ballkanit”, përkatësisht Jugosllavia, u shpërbë, ndërsa ne shqiptarët u ndamë e u përndamë me kufij të rinj midis hapësirës etnike shqiptare, madje, për fat të keq, jo edhe pa fajin tonë. Nuk mund të thuhet se nuk kemi bërë asgjë në këto vite pas rënies së sistemit totalitar të diktaturës njëpartiake dhe pas shpërbërjes së miniperandorisë ballkanike, mirëpo hapat e bërë nuk i kemi hedhur me kohë e në mënyrë vendimtare, kurse proceset e filluara nuk i kemi shpurë gjer në fund.
Thuhet se në pyetje fshihet përgjigjja. E shtruat para disa vitesh një si pyetje sugjestive: Si politikë kombëtare e lëvizje çlirimtare a i kemi organizuar, mobilizuar e angazhuar të gjitha energjitë e potencialet tona? 
Agim Vinca: Pyetjes së mësipërme iu përgjigja pjesërisht edhe më parë: nuk i kemi organizuar, mobilizuar dhe angazhuar të gjitha energjitë dhe potencialet tona kombëtare. Nuk i kemi vënë në veprim të gjitha energjitë tona ekonomike, politike, mendore, shpirtërore, intelektuale, njerëzore, etj. Përse? Për shkak se edhe një herë dëshmuam se jemi popull individualist, që nuk funksionon si, kur e sa duhet si sistem dhe se në momente vendimtare historike nuk arrijmë të gjejmë gjithmonë gjuhë të përbashkët e as forma dhe mjete efikase për punë, veprim e rezistencë të organizuar kolektive. Nga ana tjetër, forcat politike shqiptare jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, të dehura nga lufta për pushtet, ndoqën politikën e rritjes së tensionit dhe të polarizimit të rreptë midis tyre e jo të shtendosjes e të bashkëpunimit për hir të interesave kombëtare.
Ç’pozitë duhet të mbajë e ç’mision ka intelektuali në raport me përditshmërinë, me thirrjet e kohës, karshi politikës si fat të përbashkët? 
Agim Vinca: Intelektuali nuk mund të jetë indiferent ndaj thirrjeve të kohës dhe provokimeve të përditshmërisë, që i dikton politika (përkatësisht historia si fat i përbashkët). Aq më pak mund të jetë i tillë intelektuali i një populli të ndarë, gjysma e të cilit jeton nën sovranitete të huaja. Mision i patjetërsueshëm i intelektualit është të vihet pa frikë e hezitim në mbrojte të lirisë, të së drejtës dhe së vërtetës. Mënyrat se si e bën ai këtë, mund të jenë të ndryshme, qoftë përmes angazhimit praktik në jetën politike, qoftë përmes punës së tij krijuese e intelektuale.
Në cilën masë letërsia jonë ka krijuar fizionomi e identitet? Cilat janë rrjedhat, tendencat, proceset, kahet dhe veçoritë e saj? Sa korrespondon ajo me kohën, si shpreh substancën,” shpirtin, të themi atë “esencën shqiptare”? 
Agim Vinca: Letërsinë tonë, veçmas këtë krah të saj, që krijohet në Kosovë dhe në viset e tjera të robëruara shqiptare, e karakterizon përpjekja e vazhdueshme për ta gjetur dhe ruajtur identitetin e vet kombëtar dhe njerëzor dhe gjakimi pas lirisë kombëtare si ideal suprem i saj. Ky përcaktim dhe angazhim i saj e formëson në masë të madhe edhe fizionominë ideo-estetike të kësaj letërsie. Shikuar nga ky aspekt, mund të thuhet se letërsia shqipe, dhe veçanërisht poezia, shpreh në masë të madhe atë që do të mund ta quanim “esencë shqiptare”, pra shpirtin dhe aspiratat liridashëse të popullit; frymën dhe fizionominë e tij kombëtare të përcaktuar nga rrethanat historike dhe konstitucioni i tij i brendshëm. Ndërkaq, kahet dhe tendencat aktuale të letërsisë shqipe janë të shumta e të larmishme; ajo synon t’i ngjajë një mozaiku të gjallë stilesh, shijesh e angazhimesh.
Në ç’relacion janë drama jonë kombëtare e letërsia? Në ç’masë është i qëndrueshëm, i justifikueshëm ai mendimi i Juvenalit se vargun e lind revolta? 
Agim Vinca: Ekziston një mendim se letërsia e një kombi është e tillë çfarë është edhe historia e tij. Meqenëse historia e popullit shqiptar, me gjithë luftërat dhe përpjekjet e tij, gjatë shekujve ka qenë në thelb tragjike, edhe letërsia dhe kultura shqiptare e ka të theksuar dimensionin e saj tragjik. Letërsia jonë është më tepër letërsi e dhimbjeve të jetës sesa e gëzimeve të saj. Ajo njeh më shumë ndjenjën e protestës, të revoltës dhe të rezistencës sesa të gëzimit, të kënaqësisë dhe të harmonisë. M’u për këtë në poezinë shqipe, veçmas të këtij krahu, është pothuajse deficitare lirika e dashurisë. Ka aq shumë vargje me gjak, varre e eshtra, e pothuajse fare pak me puthje, lëng jetësor e dashuri. Edhe letrat që shkruhen e dërgohen në vargjet e poetëve tanë ose në faqet e prozatorëve, janë letra që nisen e adresohen nga vendlindja në mërgim ose e kundërta.
Ç’e karakterizon atë krah letërsie shqiptare që ndaras, por e pandarë në një gjeografi specifike zhvillohet në diasporë? 
Agim Vinca: Letërsia shqipe sot krijohet në disa punkte kryesore: në shtetin amë; në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare përreth saj; tek arbëreshët e Italisë, si edhe në diasporën e gjerë shqiptare të shpërndarë nëpër botë, kryesisht në Perëndim. Letërsinë shqipe të diasporës, e cila në të kaluarën (gati gjysmë shekulli) është krijuar pothuajse e shkëputur prej trungut të vet, e përshkon tërësisht sindroma e ndaljes, i çrrënjosjes dhe i mërgimit. Notat e mallit dhe të nostalgjisë për atdheun e ngjyrosin atë emocionalisht. Mirëpo, letërsia shqipe e diasporës ka edhe autorë që kanë krijuar vepra vlerash dhe dimensionesh universale, që flasin për jetën dhe filozofinë e saj në përgjithësi.
A e bëjnë në masën e duhur letërsia, kultura e mediet punën e përbashkët në integrimin shpirtëror gjithëkombëtar? Në ç ‘shkallë ato ushtrojnë funksionin e misionit historik e aktual rezistues e çlirimtar? 
Agim Vinca: Gjuha, letërsia dhe kultura përbëjnë veçantinë e një kombi dhe si të tilla luajnë një rol me rëndësi në integrimin dhe kohezionin shpirtëror të tij. Mjafton të themi se të gjithë shqiptarët sot, kudo që janë, shkruajnë e flasin (natyrisht në jetën publike) një gjuhë letrare, gjuhën letrare të njësuar shqipe, që është një nga faktorët më të rëndësishëm të integrimit mbarëkombëtar, prandaj tingëllojnë aq absurde dhe retrograde tendencat e shfaqura aty-këtu në kohët e fundit për rishikim të bazave të gjuhës letrare shqipe. Populli shqiptar është popull territorialisht i ndarë: popull që u përket disa besimeve; që ka trashëguar nga e kaluara edhe partikularizma të tjerë (krahinorë, dialektikorë etj.), prandaj roli i gjuhës, i letërsisë dhe i kulturës në ruajtjen dhe forcimin e kohezionit të tij shpirtëror është i madh dhe i pazëvendësueshëm. Kështu qëndron puna përsa i përket aspektit të përgjithshëm të kësaj çështjeje; pra aspektit teorik të integrimit shpirtëror si proces, të themi kështu. Mirëpo, shikuar në planin praktik, integrimi ynë kulturor dhe shpirtëror, edhe në këto vite të heqjes së barrierave ideologjike, çalon në shumë pikëpamje. Dhe, kjo ngecje është si pasojë e disa rrethanave rënduese, gjenerator i të cilave është “Muri Shqiptar i Berlinit”, po aq edhe i dobësive institucionale e individuale që na kanë përcjellë dje dhe sot.
Sikur kemi çrregullim vlerash e anarki kriteresh, ndaj edhe produksion titujsh nën mesatar e promovime të çdoditshme. Andre Zhidi dikur kishte thënë: “Me ndjenja të mira mund të bëhet letërsia e dobët”. E karikojmë paksa: Mos kemi tash më shumë shkrimtarë se lexues, në stilin “Shtatë autorë kërkojnë lexuesin”!? 
Agim Vinca: Është një gjendje vërtet shqetësuese, gati alarmante: vërshimi i pseudovlerave në letërsi, në muzikë, në estradë etj. Ç’institucionalizimi i jetës, heqja e censurës, logjika komerciale e ekonomisë së tregut etj., kanë shkaktuar botimin e mjaft librave pa vlerë, të shund­kasetave etj. Dikush mund të thotë: “Në çdo kohë kanë ekzistuar, krahas vlerave, edhe pseudovlerat”. Dakord. Me kalimin e kohës një herë ato i bëjnë dëm të madh mjedisit tonë kulturor; e kontaminojnë atë dhe e prishin shijen e lexuesve, të cilët, të ballafaquar me “prodhimin” e madh të “vlerave” sikur e humbin interesimin për to, aq sa sot kemi një fenomen të përçudshëm: më i madh është numri i atyre që shkruajnë e botojnë sesa i atyre që lexojnë. Parabola e Pirandelos ka gjasa të bëhet moto e kohës.
Sa e mban hapin kritika me letërsinë, sa i heton e i veçon vlerat. Volteri thoshte: asgjë s’është më lehtë për të shkruar letërsi të dobët, sesa të shkruash kritikë të dobët!? 
Agim Vinca: Prej të gjitha zhanreve të krijimtarisë letrare, kritika letrare është më së shumti e lidhur me institucionet: arkivat, bibliotekat, katedrat etj. M’u për këtë, kritika letrare sot, te ne, ka një rënie të dukshme dhe nuk arrin të përcjellë e të valorizojë siç duhet krijimtarinë aktuale letrare. Në kushte të tjera, më të volitshme, kritika jonë letrare do të merrte veten shpejt dhe do të ecte në hap me kohën.

Martrizimi i Fritz Radovanit,për Shqipërinë Etnike


Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 Janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 Tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për arsye shëndetësore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh për arsye të shkurtimit t'organikës kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. Në vitin 1969, u largua nga arsimi (po për arsye biografie) dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull “Piktor” dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.
Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.
Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 Mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.








Në vitin 1991, në muajin Janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.






http://krimetekomunizmit.blogspot.com/2010/07/at-gjergj-fishta-ofm-mendja-zemra-e.html

Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 Prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti kam në dorë edhe një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun këtu në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten...






Fritz Radovani: 105 vjet përpara edhe një ushtar ma shumë në altarin e fesë dhe t'atdheut




“Jo!…Mos me e zgjedhë At Çiprianin, se komunistat punën e parë që kanë me ba, kanë me pushkatue Provinçialin, prandej t’a ruejmë At Çiprianin për ma vonë mbasi asht i ri dhe i vlefshëm shumë për né”. “Ai e mori vetë detyrën e Provinçialit me bindje të plotë se do të pushkatohet, por At Matisë nuk i bante përshtypje pushkatimi se, edhe dy herë ma parë kishte shkue deri te gryka e pushkës, bile, edhe deri tek stoli i konopit në Serbi…” Kështu shkruen At Konrrad Gjolaj OFM, në librin “Çinarët” faqe, 67.

Kush ishte Ky frat i Kuvendit Françeskan që u nis me kambët e veta para plutonit të ekzekutimit? A thue, nuk e dinte kush janë komunistat? A thue, nuk dinte se kujt i shërben Partia Komuniste Shqiptare? A thue, mendonte se ata janë me të vërtetë vllaznit tonë? A thue, nuk dinte për luftën vëllavrasëse nacional – çlirimtare në Jugun e Shqipnisë? Mos ishte mashtrue nga traktatet e marrveshjet e mëshefta gjatë luftës ndërmjet të “mëdhajve” që kishin në dorë fatin e popujve të vogjël? Çka e shtyni me u ba Provinçial?…

At Mati Prennushi OFM, asht lé me 2 Tetor 1882 nga prindët Kolë e Drande (Roza) Prennushi, në qytetin e Shkodres. Asht i familjes Prennushi, nipi i Don Matisë që vdiq në vitin 1904, vit në të cilin Shugurohet Meshtar i nipi At Matia. Mbas mësimeve të para në vendlindje, ndjeku të mësmet në Kolegjin e Troshanit, ku edhe ju kushtue urdhnit të Sh’Françeskut. Vazhdoi edhe dy vjet studime prëgatitore për të lartat në Bosje dhe, në vitin 1904 kryen studimet teologjike në Grac të Austrisë. Ishte njohës i mirë i gjermanishtës frengjishtës, serbo-kroatishtës dhe italishtës.

Me datën 4 Prill 1904, Shugurohet Meshtar. Në kartvizitën e Tij lart shënohet:

“Për gazmend t’Asaj ditës së Lume, kur Padër Mati Prennushi i Urdhnit të Sh’Françeskut, me të madhin gzim i rrethuem prej t’Vetve tha Meshën e Parë, në Kishën e Fretenve në Gjuhadol, Shkoder, 4 Prill 1904.”

Pak muej asht në Kuvendin e Françeskanve të Shkodres si mësues, mandej shkon Meshtar në Katund të Kastratit, ku përfshihej edhe Bajza. Aty gjenë të mbërthyeme për brez të Malësorit tonë armët e Lirisë, por të gatëshme me u shprazë mbi çdo armik me guxim, burrni e besë të pashoqe! Aty, gatuhet si buka e magjes së tyne dhe vjen tue ardhë si bukë kakinit deri sa bahet me të pasë lezet syni me e pa. Mes tyne merr zakonet e mira dhe lufton me shpirtë zakonin e gjakmarrjes…aq sa për shumë vite atje, më tregonte At Dioniz Maka, nuk asht ndi pushkë prej Baznjanve…se kudo ndër kuvendet e tyne ndodhej At Matia…Nga Katundi i Kastratit, shkon në Troboin, Gerçë Jugosllavi, në Shkoder profesor i gjimnazit fretënve, Laç të Kurbinit, Iballe të Pukës dhe në Gomsiqe në vitin 1928, në Tiranë në vitin 1941, në Shkoder në vitin 1943 dhe, në vitin 1944 asht Provinçial i Françeskanve të Shqipnisë, me qender në Kuvendin e Gjuhadolit në Shkoder.

“Pak kohë para se me ra Perandoria Turke…– dëshmonte At Dioniz Maka, me 14 Prill 1995, sësi – At Matia njëditë diele mbas Meshe, u çvesh dhe i hypi kalit me alltije në brez i ndjekun nga malësorët e vet besnikë të rreshtuem mbas Tij, u nisën me i ra Shkodres së zaptueme nga turqit, të cilët aty nga viti 1905 kishin mendue me e djegë… Erdhi lajmi në Shkoder…me të marrun vesh Valia, dergoi ndërmjetsit tek Kisha e Madhe e Shkodres, për me e ndalue këte veprim, tue premtue se ushtria turke nuk do të bajë asnjë reprazalje kundër shkodranve. Imzot Guarini i dërgoi një përfaqsues me u dalë para malësorve që po vinin me At Matinë në krye. Përfaqsuesi i Klerit i takoi ata pak pa mërrijtë në Vrakë dhe mbasi ishin marrë garancitë prej Valisë, malësorët u këthyen, Shkodra shpëtoi… At Matia qysh i ri asht dallue për trimni. Kishte një za të trashë dhe pak të marrun… e, si tash, e kam ndër veshë zanin e Tij kur këndonte Gloria!…”

Në vitin 1911, At Matia bashkë me At Buon Gjeçaj janë të dy tek Maja e Bratilës përkrah Dedë Gjo’Lulit, me Flamurin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut të palosun në gjoksin e Tyne. Gjaku i Malësorve Trima i shkuem rrëkajë për shekuj me rradhë Fiton! Asht Dita ma e madhe e Popullit Shqiptar, dita e 24 Marsit 1911, gati pesë shekuj plot mbas vdekjes së të Madhit Skenderbe, kur edhe njëherë u ngrit Flamuri i Tij, me Shqipën Dykrenare.

“Flamuri u ngrit në maje të malit Deçiqit, afër Tuzit. Até e solli në mënyrë të fshehtë nga Shkodra, Françeskani Padre Mati Prennushi, i cili e kishte palosë nën zhgunin e Tij”, shkruen Stephen Schwartz, në Albanian Catholic Bulletin, 1994, vol. XV, fq. 150, University of San Francisco, USA.

Por kjo fitore duhej shtri në gjithë Shqipninë! Asht Imzot Lazër Mjedja, që me petkun e Argjipeshkvit merr malët dhe me 10 Qershor 1911, i prinë ngjarjeve të Mëdha të Pavarësisë së Vlonës, tue shkue drejt e në çelën e At Mati Prennushit në Gerçë, ku u përpilue “Memorandumin e Gerçës” bashkë me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, At Mati Prennushi, At Buon Gjeçaj, etj… Ngjarje e cila endè sot asht shumë e errësueme për mos me thanë e futun në labirintet e harresës së “Historisë së Re”…

Në vitin 1926, malët ushtuen…Ata nuk u pajtuen me qeverisjen e Ahmet Zogut, i cili mbas vitit 1924 merr tipare tjera drejtuese, tue u pajtue me veprime diktature. Asht ai vit kur pothuej krejt Veriu kërkon largimin e tij nga froni…Kleri Katolik Shqiptar tue mos u pajtue me mënyren e qeverisjes së Zogut, i cili kishte ba marrveshje me Jugosllavinë kundër interesave kombëtare, doli në opozitë të haptë. Zogu dënoi me varje në litar Don Gjon Gazullin dhe, e ekzekutoi vëndimin në Rëmaj të Shkodres, ku Don Gjoni ka vorrin. Ndërsa, një pjesë tjetër e klerit u interrnuen, disa morën dënime të randa, At Matia ishte në listën e të parve që mund të pushkatohën. Asht At Pal Dodaj që ndërhynë tek Zogu dhe e shpëton At Matinë, me kusht që ky të mos shërbente ma në krahinat e malëve të Veriut. Për këte arësye dërgohet në Laç të Kurbinit, Iballe e Gomsiqe të Pukës.

Në vitin 1941, bashkë me Provinçialin e vet At Anton Harapin hapin famullinë në Tiranë, ku çilet edhe një kishë e vogël, në të cilën shërben At Matia deri në vitin 1943, vit në të cilin At Antoni shkon në Regjencë Shqiptare dhe, At Matia e zëvendson në Shkoder, por zyrtarisht asht Provinçial i Fretenve të Shqipnisë, në muejn Qershor të vitit 1944.

At Dioniz Maka thekson: “Në Kishën Françeskane në Tiranë, me 28 Nandor 1942 Ai ka vue Flamurin Kombëtar me Shqipen e flamurit të Deçiqit (1911), pa stemat e fashizmit. Kryente vizita kortezie ndër autoritetët shtetnore edhe italiane, që i kishte të detyrueme por, prej tyne konsiderohej“françeskan me ndjenja të theksueme nacionaliste dhe antifashiste italiane.” (Dëshmi e A.D.Makës, viti 1995, në Shkoder).
Vrasja e kryeme trathtisht kundër At Lekë Lulit, i angazhuem në Luftën Nacional Çlirimtare me Organizatën e Legalitetit dhe veshja e figurës së Tij me motive të ndryshme nga e vërteta, e detyrojnë At Matinë me dërgue një letër në të gjitha famullitë, ku urdhnon në mënyrë të preme mosangazhimin e fretënve me poltikë. Kjo letër ruhet edhe sot nga Arkivi i Shtetit në Tiranë. E theksova këte fakt sëpse ajo letër tregon largpamësinë e Tij dhe aftësinë organizative të At Matisë, të cilin me të drejtë At Konrrad Gjolaj, bashkohës i atyne vitëve e quen: “Ardhjen e At Mati Prennushit, si Provinçial i Françeskanve të gjithë Shqipnisë unë e kam konsiderue si një fat i madh i Kishës Katolike dhe i Françeskanve. Ai asht kenë portreti shpirtnuer, fizik e moral i një françeskani të vërtetë. Inteligjent, trim dhe organizator…” (A.K. Gjolaj “Çinarët”, fq. 65. 1996.).

Kjo asht koha ma delikate dhe e turbullt e atyne vitëve. Në 1944 në Kuvend shkojnë nana shkodrane me kërkue shpëtimin e djelmëve të tyne nga kampet nazi – fashiste, mjaft të rinjë me survejue Klerin se çfarë qendrimit asht tue mbajtë në lidhje me Luftën, disa të tjerë si, Pjerin Kçira me shokë shkojnë me lypë ndihma për jetesë, ndërsa shumica, si mbas zakonit në ato situata kërkojnë me rrah në dy krahët e, këta të fundit pa kalue as një vit do të dëshmojnë “për veprimtarinë antikombëtare të françeskanve”, madje nuk do të kursejnë edhe “pështymjet” e tyne në Fëtyrat e klerikve ndër rrugët e Shkodres…

Posa komunistët marrin pushtetin, në muejn Janar të vitit 1945, asht Sheuqet Peçi i pari që i drejtohet kuvendit të Fretënve në Shkoder. Aty mori përgjigjen që i duhej për me i trensmetue udhëheqësit të vet E.Hoxhës, në lidhje me qendrimin e premë që do të mbante Kleri Katolik ndaj mardhanjeve me Vatikanin dhe qeverinë komuniste të Tiranës. Në mes të Janarit mbas reprazaljeve që bane forcat partizane në Veri kundër Kryengritësve të Parë antikomunistë me Prenkë Calin në krye, nga fundi i muejt asht krimineli i njohtun i luftës nacional – çlirimtare, komandanti i Brigadës I – S, Mehmet Shehu, që me hipokrizinë dhe servilizmin komunist viziton shkollën dhe kuvendin Françeskan, tue i kthye edhe disa armë të vjetra të zbulueme nga Gjeçovi, por që paraardhësi i tij Sheuqet Peçi, i mori para kohe… mbasi ato ma vonë do të plaçkitën bashkë me të gjitha vlerat muzeale të Kuvendit.

At Mati Prennushi asht përballë bishave komuniste, por trimnia dhe guximi i tij janë mbështetë mbi piedestalin historik të Françeskanve Shqiptar, të lamë me gjak ndër shekuj e që mbi Atë piedestal do të ndërtojnë Monumentin e Lavdishëm dhe të Përjetshëm, ku çdo Frat me litarin e Tij u lidh me binomin “Fé e Atdhé” për të cilin Ata dhanë jetën “si me lé”:

At Mati Prennushi, At Çiprian Nika, Imzot Vinçenc Prennushi, At Pal Dodaj, At Gjon Shllaku, At Anton Harapi, At Lekë Luli, At Bernardin Llupi, At Zef Maksen, At Lorenc Mitroviq, At Leonard Tagaj, At Serafin Koda, At Karlo Serreqi, At Bernardin Palaj, At Klement Miraj, At Gaspër Suma, Fra Gjon Pantalia e Fra Ndue Vila…i cili u torturue në mënyren ma të mnershme se nuk i dorëzoi Sigurimit të Shtetit çilsat e Kishës së Fretënve në Gjuhadol, me datën 16 Nandor 1946, në të dalun të dritës së datës 17, kur ata futne nën Elterët e Kishës “armët e municionët” për të cilat akuzuen dhe pushkatuen krejtësisht pa faj

Grupin e Prelatve të kryesuem nga Imzot Frano Gjini, me datën 11 Mars 1948.

Gjyqi u zhvillue në mensën e Kuvendit, por “me dyer të mbylluna”, mbasi asnjeni nuk iu përul torturës mizore të bame mbi trupat e Tyne… Armët dhe gjyqi u filmuen nga gjiruesit jugosllav, thëmeluesit dhe miqtë e “partisë komuniste shqiptare” dhe të Sigurimit.
Dosja “Imzot Frano Gjini me grupin e tij, Nr. 1302/2”, në Arkivin e Ministrisë së Punve të Mbrendshme në Tiranë, asht dokumenti ma i sakti që vërteton skenarin jugosllav të prëgatitun me komunistët shqiptar dhe Sigurimin famkeq komunist të Shqipnisë, që me fakte dhe prova të pakundërshtueshme dëshmon besnikrinë e trathtinë e spijunve tonë ndaj UDB – jugosllave e KGB – sovjetike, në gjithë ekzistencën e vet 66 vjeçare të turpëshme!
Në fjalën e fundit, me datën 11 Mars 1948, në ora 5.00 në Zallin e Kirit, pranë Rëmajt, me dok. Nr. Regj. 67, në praninë e gjykatsit Kap.I Misto Bllaci, para ekzekutimit,
At Mati Kol Prennushi tha: “Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme. Rrnoftë Krishti Mbret, Rrrnoftë Papa, Rrrnofshin Katolikët, Rrnoftë Shqipnia!
U baj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!”.
Ky ishte fundi i Kalvarit…që edhe mbas 50 vjetësh nuk mujt me u mëshef as nga partia komuniste jugosllave e ajo shqiptare, as nga spijunët e Sigurimit të shtetit…por as edhe nga qendra organizuese të këtij skenari në shumë prej “Demokracive Popullore”, nga Moska staliniste e Beogradi Titist i vitit 1946…
At Mati Prennushi punoi e luftoi për Liri dhe Shqipni demokratike, kundër turqve, sllavëve serb e malazez, diktaturave monarkiste, fashiste, naziste dhe komuniste!
Në një Shqipni t’okupueme nga komunistët bolshevikë stalinjan, ku u dhunue dhe u përdhos Flamuri ynë e Pavarsia Kombëtare dhe ku, u luftue Feja, Ai zgjodhi rrugën e vet të Martirizimit dhe të Flijimit, përpara vdekjes me turp dhe trathtar i Idealit “Fé e Atdhé”…
Ai i qëndroi deri në vdekje Betimit të bamë mbi Elter me datën 4 Prill 1904…
Sot, në 105 vjetorin e Meshtarisë së At Mati Prennushit, lé të jenë këta pak rreshta një lule e freskët e hjedhun mbi Zallin e Kirit, ku endé Këta Martirë nuk kanë “një gurë” të lyem me Gjakun e Tyne të Shenjtë të vëndosun mbi dheun e Tokës Nanë, ndonse, pothuej të gjithë e flijuen jetën e Tyne për Lirinë dhe Demokracinë e Shqipnisë.
Lé të kujtojmë Atë Ditë të 105 vjetve ma përpara kur Ky Burrë u Betue mbi Elterin e Fesë dhe t’Atdheut dhe bani “deken si me lé”, i veshun me zhgunin e Sh’Françeskut t’Asizit deri në fund: Ushtar Besnik i Krishtit dhe i Flamurit Gjergj Kastriotit Skenderbeut!

Libri shqip në Panairin e Lajpcigut

Shqipëria do të jetë pjesë e Panairit të Librit në Panairin e Librit në Lajpcig që do të mbahet në datat 17-20 mars 2011.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Kulturës, për një mbështetje trevjeçare të përfaqësimit në këtë aktivitet të rëndësishëm të librit. Ministri Ferdinand Xhaferaj, është shprehur për mediat shqiptare se “është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në këtë Panair, por nga viti në vit prezenca jonë do të vijë duke u shtuar, duke u bërë kështu pjesë integrale e programeve të mëdha ndërkombëtare në fushën e letërsisë dhe botimeve”. Ndërsa kryetari i Shoqatës së Botuesve, z. Petrit Ymeri, u shpreh në fjalën e tij se në Lajpcig Shqipëria do të përfaqësohet nga shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë shqiptarë si Agron Tufa, Luljeta Lleshanaku, Ervin Hatibi, Albana Shala, Ledia Dushi, etj. Ministria e Kulturës do të mbështesë financiarisht pjesëmarrjen në këtë Panair edhe për vitet 2012, 2013. Më parë, botuesit janë ankuar shpesh për mos mbështetje nga ana e MTKRS për pjesëmarrjen në Panairin e Lajpcigut, ku në mënyrë individuale janë prezantuar shkrimtarë shqiptarë. Ky vendim u parapri gjatë Panairit të Librit më 2010 me vizitën e Oliver Zile, presidentit të këtij panairi. I pranishëm në Tiranë ai bëri të qarta idetë për bashkëpunim, e sidomos për sa i përket qëmtimit të talenteve të reja. Panairi i Librit në Lajpcig mbledh çdo vit botues, shkrimtarë dhe njerëz të letrave nga e gjithë bota.

Shkrimtari dhe pushteti

Shkrimtari italian Umberto Eco nuk është shkrimtari i parë që është sulur në polemikat politike. Beteja të hidhura janë zhvilluar që nga antikiteti mbi çështjet si besimi, gjinia dhe politika.
Günter Grass, autor i romanit ‘Daullja e llamarintë’, ka pranuar në vitin 2006 se ka shërbyer në Waffen-SS gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky pranim i Grass-it i kishte nxitur disa organizata hebreje të reagojnë dhe të kërkojnë prej tij që ta kthejë çmimin Nobel për Letërsi.
Salman Rushdie ka marrë kërcënime me vdekje nga regjimi teokratik i Iranit, sikurse edhe nga islamikët nëpër botë, për librin e tij ‘Vargjet satanike’, një satirë politike që midis tjerash e kishte vënë në shtyllën e turpit islamin neo-fundamentalist. “The Moor's Last Sigh”, një tjetër roman i Salman Rushdie, ka nxitur zemërimin ekstremistëve hindusë.
Naipaul, autor i romanit ‘A House for Mr Biswas’, fitues i çmimit Nobel për letërsi, e ka përshkruar fatvan kundër Salman Rushdie si ‘një formë ekstreme e kritikës letrare’ – duke marrë kritika nga komentuesit, të cilët kanë thënë se ai po e trivializon vuajtjen e një shkrimtari.
Arundhati Roy, autorja e librit ‘The God of Small Things’, i ka fyer amerikanët duke pohuar, më 29 shtator 2001, se Osama bin Laden është “sekret familjar amerikan’.
Orhan Pamuk, autor i romanit “Unë jam e kuqe” dhe “Bora”, ka qenë i persekutuar nga autoritetet turke për nxjerrjen në pah të mizorive historike kundër minoritetit kurd. “Tridhjetë mijë kurdë dhe një milion armenë”, ka thënë ai, “janë vrarë në këto troje dhe askush nuk guxon të flasë rreth kësaj”.

Kush janë dy ushtarët amerikanë që u vranë në



Kush janë dy ushtarët amerikanë që u vranë në Frankfurt?


Pikëllim dhe dhembje pas sulmit të përgjakshëm në aeroportin e Frankfurtit. Arid Ukaj shqiptari nga Kosova vrau dy anëtarë të ushtrisë amerikane me të shtëna në kokë, dy të tjerë janë plagosur rëndë. Viktimat e kësaj kishin jetën përpara tyre, familjet e tyre nuk mund ta kuptojnë realitetin se djemtë e tyre nuk janë më në këtë botë.

Cathy Garner tregon foton e djalit të saj në telefonin e saj. Kjo tregon një djalë të ri në uniformë, me duart e tij pas shpine. Kjo foto është vetëm një imazh dixhital në një ekran të vogël, por ajo është kujtimi i një nënë për djalin e saj ...
Nicholas J. Alden (25), i njohur si Nick ishte ulur në autobus, kur Arid Uka kishte hapur zjarr pa paralajmërim. Alden ka punuar për policinë ushtarake amerikane dhe ishte i trajnuar për detyrat e sigurisë.
Sipas dëshmitarëve okularë, ai duhet të ketë dalë në ballë agresorit dhe kështu u ka shpëtuar jetën shokëve të tjerë. Ai lë pas gruan e tij dhe dy fëmijë.
Zachary Ryan Cuddeback (21) u vra në sulm


Zachary Ryan Cuddeback (21) që nga viti 2009 ka qenë aktiv në në forcën ajrore amerikane. Ai ishte ulur në autobus, kur u godit nga një e shtënë kokë.
Kristoffer Shnajder me gruan e tij dhe dy fëmijë


Në një nekrologji prindërit e tij shkruajnë: "Zac kishte lënë një buzëqeshje për të gjithë, por askush nuk ishte më afër se Tim vëllai i tij. Ai do të mbahet mend si një i apasionuar pas makinave dhe lojtar i pasionuar hokejit. "
Kristoffer Shnajder (25) anëtari i Forcave Ajrore para autobusit e pyet vrasësin për një cigare. Atëherë Aridi nxer armën e tij dhe e qëllon në kokë.
Nicholas J. Alden (25), i njohur si Nick ishte ulur në autobus, kur Arid Uka kishte hapur zjarr pa paralajmërim.


Të martën e shkuar Kristoffer kishte thirrur prindërit dhe kishte biseduar për planet e tij. "Ai i tha se sa kohë do të qëndrojnë në Gjermani dhe kur ai do të shkonte në Afganistan," tha babai i Bruce.
Të mërkurën, bjen telefoni përsëri të familja Schnajders dhe marrin lajmin se djali i tyre është plagosur rëndë. "Ata thanë gjendja e tij ishte e qëndrueshme, por ai duhet të bënte një operacion."
Paula Schneider: "Ai u godit në ballë mbi syrin e djathtë. Për fat të mirë, plumbi u largua në qafa, truri i tij nuk ishte i dëmtuar. "
Cathy Garner tregon foton në telefonin e saj. Kjo tregon një djalë të ri në uniformë, duart e tij pas shpine.


Nëna Kristoffer ka shtuar: "Unë jam mirënjohëse që ai është i gjallë. Unë marrë pjesë në dhembjen e atyre që kanë humbur djemtë e tyre" . Ka qenë krejt e rastësishme që nuk ka pasur viktima më shumë!
Kristoffer Shnajder (25)
Anëtari i Forcave Ajrore para autobusit e pyet vrasësin për një cigare. Atëherë Aridi nxer armën e tij dhe e qëllon në kokë.


Aridi pasi kishte qëlluar tetë herë, për një moment pati pengesa në revole. Në përpjekje për të ikur ai u arrestua nga një ushtar amerikan dhe zyrtarëve të Policisë Federale.

Sa ka lidhje atentati me myslimanizmin e shqiptarëve



Shtypi gjerman: Sa ka lidhje atentati me myslimanizmin e shqiptarëve





Disa ditë pas atentatit të një të riu të lindur në Kosovë dhe të rritur në Gjermani, autorët e shkrimeve në të përditshmet gjermane janë ende të paqartë nëse atentati ka lidhje me myslimanizmin në Kosovë Disa autorë bëjnë një analizë të lidhjes së shqiptarëve të Kosovës me fenë myslimane. Shkëputëm dy prej tyre: Në numrin e sotëm të gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung, në artikullin me titull "Shqiptarët e Kosovës - formalisht myslimanë, këmbëngulin që janë laikë dhe proamerikanë", autori pasi përmend shifrat se mbi 90 përqind e popullsisë së Kosovës pranon formalisht myslimanizmin shpjegon se shifrat nuk thonë shumë për rëndësinë faktike të islamizmit në Kosovë, sepse "feja e shqiptarëve është shqiptaria", siç thotë një shprehje që sipas mendimit të tij e tregon mirë gjendjen. Në jetën e përditshme ose në politikë mendon autori, islamizmi luan një rol të dorës së dytë. Një parti që kërkonte të fuste sherihatin, nuk pati asnjë shans për ta kaluar pengesën e kufirit minimal të votave për t'u futur në parlament: Elita kosovare thekson laicizmin. Asnjë politikan, shkruan autori i FAZ, nuk ka shanse të marrë vota me parulla islamike. Kjo nuk është një nga arsyet më të rëndësishme, por është njëra prej tyre, pse shumë vende islame nuk e kanë njohur deri tani pavarësinë e Kosovës, ose e kanë njohur pasi ka kaluar kohë. Autori përmend vendet si Pakistani, Egjipti,apo Indonezia prej të cilave Kosova pret të njihet. Pavarësisht aspektit të të drejtës ndërkombëtare, një arsye tjetër për këto rezerva është edhe qëndrimi tejet pro amerikan i popullsisë shqiptare të Kosovës. Dhe më tej: "Shqiptarët e Kosovës e dinë se jo vetëm dëbimi i ushtrisë serbe, por edhe krijimi i shtetit u bë falë Uashingtonit." Që islamizmi nuk gjen jehonë të madhe në Kosovë, mendon edhe Norbert Mappes-Niediek. Në shkrimin me titull "Feja e shtetit- Kombi", botuar në gazetën Frankfurter Rundschau, ai shkruan se megjithëse pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës janë pjesë e familjes myslimane, ata janë imunë ndaj joshjeve islamiste. Këtë e tregon edhe emërimi i një ish repisti si ministër kulture. Megjithatë mbetet të sqarohet nëse islamizmi në rritje atje ka lidhje me gjakderdhjen e shkaktuar nga Arid U. në Frankfurt. Një lloj feje e shtetit në Kosovë, është nacionalizmi shqiptar, "Islamizmi u detyrua tek shqiptarët". Kjo është formula me të cilën nacionalistët e vërtetë i kanë mbajtur larg muxhahedinët sauditë ose boshnjakë. Fëmijëve u ngjiten emra si Ilir apo Dardan, Vlora ose Teuta. Kush quhet Hajrudin, Nezir ose Muharrem, e zë turpi për emrin që ka. Dhe më tej, Mappes-Niediek pasi vëren se pas 11 shtatorit në Kosovë ka mbretëruar solidaritet i qartë me çlirimtarët amerikanë, shton se që prej asaj kohe midis nacionalizmit shqiptar dhe fundamentalizmit mysliman është krijuar një urë ideologjike. "Nëse nuk do të kishim pranuar islamizmin, do të kishim qenë sot serbë po grekë," citon autori Abdi Baletën, një "shqiptaromadh" i cili nuk ka pas vetes shumë ithtarë në Shqipëri. Ddhe Kosova prej kohësh ka qenë e lirë nga ide të tilla, mendon autori.



Revolja e përdorur nga i dyshuari Arid Uka, nga Kosova, në vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit, ishte bllokuar gjatë sulmit, duke parandaluar humbjen e mëtejme të jetëve, tha sot prokurori gjerman, Rainer Greisbaum.

I dyshuari Arid Uka, 21 vjeçar, kishte refuzuar të fliste kur formalisht ishte akuzuar para gjyqtarit për vrasje dhe përpjekje për vrasje, por kishte bërë deklarata të gjata në polici, pak kohë pas sulmit të së mërkurës, ka theksuar zoti Griesbaum.
Mëtutje, Griesbaum theksoi se Arid Uka, u kishte thënë autoriteteve se ai kishte shkuar në aeroport në mënyrë specifike për t’i vrarë amerikanët “si hakmarrje për misionin amerikan në Afganistan”.
Kur ai e ka parë autobusin me 15 persona të armatosur, të parkuar jashtë Terminalit 2, ai i është afruar një personi të armatosur dhe, nën pretekstin e kërkimit të duhanit, ka pyetur nëse të armatosurit ishin në rrugën e tyre për në Afganistan.
“Kur ushtari tha po, ai e qëlloi atë nga prapa në kokë”, tha Griesbaum. Ushtari i vrarë ishte 25 vjeçar.
Arid Uka pastaj depërtoi në autobus dhe duke brohoritur “Zoti është i Madh”, e vrau shoferin, tha prokurori Griesbaum.
Pastaj, ai e qëlloi një ushtar 25 vjeçar dhe një tjetër 21 vjeçar, duke i plagosur që të dy, tha Rainer Griesbaum.

Vrasjet, familja Uka e shokuar


Imami i xhamisë Abdullah Bejta, i cili ndihet i fyer nga veprimi i nipit të tij

“Pastaj, ai u përpoq ta qëlloj një 22 vjeçar”, tha Griesbaum dhe shtoi se “ai e mbështeti revolen në kokën e tij dhe e tërhoqi këmbëzen dy herë, por revolja u ndal dhe nuk pati të shtëna”.
Megjithqë mendohej se në revole ishin edhe gjashtë plumba, bllokimi i saj i parandaloi të shtënat e tjera dhe Arid Uka iku nga autobusi.
Por, ushtari i fundit, ndaj të cilit Uka provoi të qëllonte, u dha në ndjekje ndaj Ukës në terminalin e aeropoertit, së bashku me dy policë federalë gjermanë dhe e kapën atë.
Arid Uka ishte i armatosur edhe me dy thika.
Agjencia AP raporton se autoritetet e Gjermanisë besojnë se Uka ishte radikalizuar aktualisht dhe kishte vepruar vetëm, por prokurori Griesbaum tha se incidenti tregon se ekziston rreziku serioz, edhe nëse ekstremistët nuk janë pjesë e rrjetit radikal.
“Kjo nënvizon rrezikun nga islamistët, që veprojnë vetëm”, tha Griesbaum.

Pranë xhamisë së fshatit Zhabar në Mitrovicë jetojnë dajallarët e Arid Ukës. Atentati i Frankfurtit ka shokuar familjarët e tij.
Imami i xhamisë së Zhabarit është gjyshi nga e ëma e Aridit, Abdullah Bejta, i cili ndihet i fyer nga veprimi i nipit të tij.
“As kurrë s’e kisha besuar se do të bëhej nga djali kjo punë, por e morëm vesh nga televizori”, thotë ai.
Duke dënuar ngjarjen imami thotë se nuk do ta besonte kurrë që nipi do të bënte një gjë të tillë, aq më tepër ndaj ushtarëve amerikanë që ndihmuan aq shumë në clirimin e Kosovës.
“Mendja s’ma kishte marrë kurë. Jemi zemërthyer. Na vjen zorr”, shprehet Bejta.
Familja e Arid Ukës prej më shumë se 13 vitesh jeton në Frankfurt të Gjermanisë dhe ka vite që s’e ka vizituar Kosovën.
Ndërkohë, banorë të qyteteve të ndryshme në Kosovë kanë ndezur qirinj për viktimat, ndërsa ambasada amerikane në Prishtinë është vizituar nga krerët e shtetit, mes të cilëve presidenti Pacolli, që ka shprehur ngushëllimet e tij për ngjarjen.
Reagime kanë ardhur edhe nga bashkësia islame e Kosovës. Myftiu Naim Tërnava, përmes një njoftimi për shtyp është shprehur:
“Të sulmosh ushtarët e një vendi mik, aq më tepër ata amerikanë, është një akt makabër dhe terrorist, por edhe një sulm ndaj Kosovës”.

Bashkësia islame shqiptare në Gjermani dënon aktin e 21 vjeçarit, që vrau dje dy ushtarë amerikane dhe plagosi dy të tjerë. Ata mendojnë se akti i tij nuk ka lidhje me asnjë lloj feje, as me atë myslimane.
Rexhep Sulejmani, imam në qendrën shqiptare myslimane në Shtutgart- Feuerbach dhe nënkryetar i Unionit të qendrave islame shqiptare në Gjermani tha për DW: "Ne i kemi dëgjuar njoftimet me shumë pikëllim, na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Ne mendojmë se një person i tillë, që ka bërë një vepër të tillë ka një nivel shumë të ulët dhe nuk ka asnjë lidhje me islamin, me fenë, me kombin apo me diçka tjetër."
Imam Sulejmani mendon se akti ka bërë një dëm shumë të madh qoftë në aspektin kombëtar qoftë në aspektin fetar. "Ne jemi në lidhje me bashkësinë fetare myslimane në Franfkurt, me dy imamët në Hanau dhe në Franfkurt, me siguri ai ka marrë frymëzime të tilla diku tjetër," thotë i bindur imami Rexhep Sulejmani.
Ne nuk e njohim atë djalë
I të njëjtit mendim është edhe Ahmed Kajosevic, sheik në komunitetin mysliman shqiptaro -boshnjak në Frankfurt: "Unë nuk e njoh atë djalë, as në xhami nuk ka ardhur ndonjëherë. Ai s'ka shkuar në xhami, edhe në ka shkuar, ka shkuar me siguri në ndonjë radikale, nuk ka shkuar në xhami normale. Po kam frikë se nuk ka shkuar kërkund ai".
Bashkësia myslimane shqiptare në Gjermani dënon aktin

Sheiku Kajosevic, shton se nuk ka dëshirë për të folur për këto çështje sepse: "Për me thënë diçka duhet me dit çka është puna e tij, cili ka qenë shkaku, a është i marrë, ka ndodh diçka, apo çfarë. Ne nuk mund të flasim për një gjë që nuk e dimë. Ajo që ka bërë është gabim, nuk bëhet në këtë mënyrë edhe me pat probleme."
Dëmi shumë i madh
Ai mendon se ky akt sigurisht e dëmton bashkësinë myslimane në Gjermani. Këtë e përforcon edhe imami Sulejmani. "Dëmi është shumë i madh".
Të dy klerikët theksojnë se nuk kanë parë tendenca radikalizimi, as nga predikuesit as nga praktikuesit. Por duket se tema diskutohet nga pjesëtarët e komunitetit mysliman. "Pasi kryem faljen e namazit të drekës me një shok isha duke biseduar dhe ne shtrojmë po ashtu pyetjen si ka mundësi që një person që ka lindur këtu, është rritur këtu, është edukuar këtu të marri një vendim të tillë? - shtron pyetjen imami i bashkësisë myslimane shqiptare në Shtutgart.

Atentatori i Frankfurtit kriminel i vetëm


Attentatori i Frankfurtit kriminel i vetëm
Atentatori, që vrau me armë zjarri të mërkurën në Aeroportin e Frankfurtit dy ushtarë amerikanë dhe palgosi rëndë dy të tjerë, e ka planifikuar veprën sipas njohurive të Prokurorisë së Përgjithshme Federale i vetëm.
Rexhep Uka 70, majtas, me djalin e tij Behxhetin 48, në shtëpinë e tyre në Mitrovicë
Xhaxhai Rexhep Uka ka thënë për agjencinë AP se gjyshi i të dyshuarit ishte një lider fetar në një xhami, në një fshat afër Mitrovicës.
Djali i Rexhepit, Behxheti, ka thënë se ka biseduar me babanë e të dyshuarit, Murat Uka, disa herë përmes telefonit nga Frankfurti pasi më herët janë kontaktuar nga Policia e Kosovës, dhe e vetmja gjë që ai u ka thënë është se e di që djali nuk është kthyer nga puna të mërkurën.
Murat Uka nuk iu është përgjigjur thirrjeve të telefonit në shtëpinë e tij në Frankfurt.
Spiegel Online thotë se Uka i ka thënë hetuesit se kishte kryer sulmin, pasi kishte shikuar një video në YouTube ku gratë myslimane përdhunoheshin nga ushtarët amerikanë.



Atentatori, që vrau me armë zjarri të mërkurën në Aeroportin e Frankfurtit dy ushtarë amerikanë dhe palgosi rëndë dy të tjerë, e ka planifikuar veprën sipas njohurive të Prokurorisë së Përgjithshme Federale i vetëm. Nuk ka tregues, se kosovari 21 vjeçar është pjesëtar i një organizate terroriste tha zëvendësprokurori i përgjithshëm Rainer Griesbaum në Karlsrue. Megjithatë, shtoi ai, atentatori është ndikuar prej rrymave islamiste dhe ka vizituar faqe interneti përkatëse. Prokuroria e Përgjithshme Federale mori përsipër hetimet të enjten dhe lëshoi urdhërarrest. Ndërkaq Forcat Ajrore Amerikane publikuan identitetet e dy viktimave. Ata janë 25 vjeçari Nicholas Alden nga Williamstoni i Karolinës së Jugut dhe Zachary Cuddeback nga Stanardsville-i i Virginias.
* * * * * *
Kush është Arid Uka, vrasësi i ushtarëve amerikanë?
Sipas një njoftimi të zyrës së kriminalistikës së landit Hesenit për televizionin ARD të cituar nga agjensia e lajmeve dpa, Arid Uka në marrjen në pyetje ka thënë se ka parë në internet një video me "pamje të këqia" të ushtarëve amerikanë. Video-ja tregonte se si ushtarët amerikanë plaçkitnin një shtëpi në Afganistan dhe përdhunonin një vajzë.
Pasi e kishte parë videon ai "nuk kishte mundur të flinte gjithë natën". Veç kësaj 21 vjecari kishte vënë re se si ushtarët e SHBA-së shpreheshin me përçmim në aeroportin e Frankfurtit për popullin afgan. Video-ja dhe kjo sjellje e ushtarëve " kishin qenë për të impulsi për të vrarë veçanërisht ushtarë amerikanë që udhëtojnë për në Afganistan".
Por kush është Arid Uka?
Ai vjen nga një familje kosovare, nga fshati Zhaber i Mitrovicë.s Babai i tij, Murat Uka ka ardhur si punëtor në Gjermani para 40 vjetësh. Vetë Murati u shpreh i shokuar kur mori vesh ngjarjen:
“Amerikanët janë miqtë tanë dhe na kanë ndihmuar shumë. Sigurisht, që kurrë nuk pajtohem me atë çfarë ka ndodhur“, thotë ai për mediat.
Edhe të afërmit e familjes se Aridit, të cilët jetojnë në Mitrovicë, e kanë dënuar sulmin mbi ushtarët amerikanë.
Në faqen e internetit në Facebook-un e Arid Ukës lexon referenca për Luftën e Shenjtë, urrejtje për “jobesimtarët” dhe ka një thënie të tijën të preferuar – “të mos flenë kurrë sytë e frikacakëve” – të Khalid Bin Walid-it, një luftëtar i lashtë islamik. Besimtarit i lejohet të luftojë jobesimtarët kur të sulmohet”.
Gjermanët janë të frikësuar nga feja islame dhe përhapja e saj dhe më parë do të besonin në Santa Claus”, shkruan ai.
Fqinjët: Shoqërohej me një siriano-gjerman, ishte tip i qetë
Sipas së përditshmes gjermane "Bild", e cila i referohet një fqinje të shtëpisë ku banonte familja e Aridit, atentatori ishte shoqëruar hapur me një islamist gjerman, që ishte arrestuar në qershor të 2010, siriano-gjermanin Rami M.
Rami M. ka banuar në të njëjtën shtëpi. Të dy ishin shokë, thotë fqinja për agjensinë e lajmeve dapd. Rami M. ishte arrestuar verën e kaluar nga shërbimi sekret pakistanez, ISI. Pa Raminë, Aridi nuk do të kishte pasur kurrë një ide të tillë", thotë ajo për agjensinë gjermane dapd.
Në kohën e sulmit ndaj ushtarëve, ai ka thënë gjashtë deri në shtatë herë "Allah Akbar" dhe pastaj ka qëlluar mbi ata, shkruan dpa.
Një tjetër fqinjë, Katarina F. me origjinë nga Serbia për të përditshmen online Bild.de e përshkruan Aridin si një të ri normal dhe djalosh të këndshëm.Po për këtë faqe interneti, një ish-shok i tij i klasës e cilëson Aridin :"Një tip i qetë, shumë miqësor, por tip që nuk binte në sy. Ai vepronte më shumë vetëm, nuk kishte asnjë shok".
Ai përfundoi një shkollë profesionale në Eduard -Spranger-Schule dhe ishte punësuar prej një muaji në qendrën ndërkombëtar postare në aeroportin e Frankfurtit si ndihmës. Detyra e tij ishte të shpërndante postën. Kontrata e punës e 21 vjeçarit do të përfundonte në fund të marsit.
"Ne ishim të kënaqur me punën e tij , i tha gazetës "Bild", zedhënësi i postës, Stefan Heß.
* * * * * *
Detaje të tjera janë duke u publikuar në lidhje me vrasjen e dy ushtarëve amerikanë nga Arid Uka, 21 vjeç në Frankfurt të Gjermanisë. Ndërkohë, është publikuar edhe fotografia e parë pas arrestimit të Aridit.
Prokuroria gjermane po vazhdon hetimet, ndërkohë janë paraqitur edhe mospajtimet e para ndërmjet tyre dhe autoriteteve amerikane.
Prokurorët federale gjermane kanë thënë se ekziston dyshimi se akti ishte i motivuar nga islamizmi. Megjithatë, ministri i brendshëm gjerman Boris Rhein ka thënë se deri tani nuk është zbuluar se ai vepronte në ndonjë rrjet.
“Nga hetimet tona deri më tani kemi mësuar se ai (Aridi) ka vepruar vetëm”, ka thënë ministri Rhein, shkruan Guardian.
Por një zëdhënës i Pentagonit, Dave Lapan, ka thënë se ende nuk dihet nëse në sulm kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë. “Përqendrimi kryesor i hetimeve do të jetë përcaktimi nëse me Aridin kanë qenë të përfshirë edhe njerëz të tjerë”, ka thënë Lapan.
“Ka shenja se bëhet fjalë për myslimanizëm të radikalizuar”, ka shtuar ai.
Bllok apartamenti ku ka jetuar Arid Uka në Frankfurt
Raportohet se i riu Uka ka jetuar në një bllok apartamenti me një të dyshuar për terrorizëm, Rami M, i cili dyshohet se ka lidhje me Lëvizjen Islamike të Uzbekistanit.
Ndërkohë, në një intervistën e tij të parë me policinë, Uka thuhet se ka këmbëngulur se kishte vepruar i vetëm dhe nuk ishte anëtar i asnjë grupi terrorist.
Por, Spiegel Online thotë se Uka i ka thënë hetuesit se kishte kryer sulmin, pasi kishte shikuar një video në YouTube ku gratë myslimane përdhunoheshin nga ushtarët amerikanë.
* * * * * *
Arid Uka, 21 vjeç, i njohur me emrin Abu Reyann, ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm gjerman, Borid Rhein, i cili ka thënë se ky është rezultat i marrjes në pyetje të të dyshuarit.
Ai ka vepruar i vetëm dhe nuk mendohet se ndonjë organizatë qëndron pas tij, por sulmi ka elemente të radikalizmit islamik. Policia gjermane gjatë gjithë natës ka bastisur shtëpinë e familjes Uka në Frankfurt. Një shok i klasës ka thënë për Bild se “Aridi është shumë i qetë, por i rezervuar. Nuk kishte miq”.
Gazeta britanike Daily Mail ka publikuar sot foton e Arid Ukës nga ueb faqja e Facebookut – që është listuar sipas emrit të tij real, por është ndryshuar më vonë në Abu Reyann, emri i tij i zgjedhur “i luftës”.
Sajti është i mbushur me referenca për Luftën e Shenjtë, urrejtje për “jobesimtarët” dhe ka thënien e tij të favorshme – “të mos flenë kurrë sytë e frikacakëve” – të Khalid Bin Walid, një luftëtar i lashtë islamik, i cili bashkoi Arabinë për herën e parë, transmeton gazeta britanike “Daily Mail”.
“Koha për t’u nisur, ti vrasës i vjetër!”, ka postuar në adresën e mikut të tij, Kastriot Ferizi, në foton që është vendosur në faqen e tij në dhjetor të vitit të kaluar. Në një tjetër ai shkruan se Abu Reyyani është nofka me të cilën e njeh.
Aty ka edhe shumë thirrje kundër hebrenjve dhe një thirrje për xhihad që thotë: “Nëse dikush ju thirr në Luftën e Shenjtë... po, dhe? “Kjo është pjesë e kësaj feje të bukur. Besimtarit i lejohet të luftojë jobesimtarët kur të sulmohet”.
Në gusht të vitit të kaluar 21-vjeçari iu përgjigj një pyetje online për armën e tij të preferuar, e cila doli të jetë snajperi Barrett M82.
“Jobesimtarët e mjerueshëm” është një këngë anti-perëndimore në ueb sajt, të cilës i referohet gjithashtu.
“Gjermanët janë të frikësuar nga Islami dhe përhapja e tij dhe më parë do të besonin në Santa Claus”, shkruan ai.
* * * * * *
Amerikanët janë miqtë tanë, thotë babai i Aridit
Murat Uka, babai i Arid Ukës, 21-vjecarit, i cili dyshohet se vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit, shprehet se janë të shokuar me atë çfarë ka ndodhur.
“Amerikanët janë miqtë tanë dhe na kanë ndihmuar shumë. Sigurisht, që kurrë nuk pajtohem me atë çfarë ka ndodhur“, thotë ai për media.
Edhe të afërmit e Aridit, të cilët jetojnë në Mitrovicë, e dënojnë sulmin mbi ushtarët amerikanë.
Behgjet Uka djali i axhës së Aridit
Behxheti, ka thënë se ka biseduar me babanë e të dyshuarit, Murat Uka, disa herë përmes telefonit nga Frankfurti pasi më herët janë kontaktuar nga Policia e Kosovës, dhe e vetmja gjë që ai u ka thënë është se e di që djali nuk është kthyer nga puna të mërkurën.
Behgjeti, djali i axhës së Aridit, thotë se më i lumtur do të ishte sikur një rast i tillë t’i ndodhte familjes, sesa që ju ka ndodhur ushtarëve amerikanë.
Aridi i pranon vrasjet
Arid Uka, 21-vjeçar, i njohur me emrin Abu Reyyan, ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm gjerman, Borid Rhein, dhe ka thënë se ky është rezultat i marrjes në pyetje të të dyshuarit.
Ai ka vepruar i vetëm dhe nuk mendohet se ndonjë organizatë qëndron pas tij, por sulmi ka elemente të radikalizmit islamik. Policia gjermane gjatë gjithë natës ka bastisur shtëpinë e familjes Uka në Frankfurt.
Një shok i klasës ka thënë për Bild se “Aridi është shumë i qetë, por i rezevuar. Nuk kishte miq”.
Ministri i Brendshëm i shtetit Hes, Boris Rein, tha se Arid Uka ka pranuar se cak i sulmeve të tij ishin ushtarët amerikanë.
"Hetimet kanë treguar se ai ka vepruar i vetëm dhe se nuk i përket ndonjë rrjeti terrorist", citon AP deklaratën e Reinit.
Uka ka qëlluar për vdekje dy ushtarë amerikanë, ndërsa ka plagosur dy të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.
* * * * * *
Organet e sigurisë po hetojnë nëse akti ishte terrorist
Në Mitrovicë, anëtarët e familjes Uka, kanë thënë se emri i të dyshuarit është "Arid" jo "Arif," duke shtuar se ai është lindur dhe edukuar në Gjermani, ku edhe familja e tij ishte shpërngulur 40 vjet më herët.
Rexhep Uka 70, majtas, me djalin e tij Behxhetin 48, në shtëpinë e tyre në Mitrovicë
Xhaxhai Rexhep Uka ka thënë për agjencinë AP se gjyshi i të dyshuarit ishte një lider fetar në një xhami, në një fshat afër Mitrovicës.
Djali i Rexhepit, Behxheti, ka thënë se ka biseduar me babanë e të dyshuarit, Murat Uka, disa herë përmes telefonit nga Frankfurti pasi më herët janë kontaktuar nga Policia e Kosovës, dhe e vetmja gjë që ai u ka thënë është se e di që djali nuk është kthyer nga puna të mërkurën.
Murat Uka nuk iu është përgjigjur thirrjeve të telefonit në shtëpinë e tij në Frankfurt.
* * * * * *
Sipas faqes online të revistës gjermane 'Der Spiegel' organet gjermane dhe amerikane të sigurisë po hetojnë me intensitet të lartë për të zbuluar, nëse të shtënat në Aeroportin e Frankfurtit ishin një atentat i qëllimshëm terrorist kundër ushtrisë amerikane dhe nëse rrezikohen sulme të tjera ndaj ushtarëve amerikanë në Gjermani.
Duke iu referuar qarqeve gjermane të sigurisë dhe autoriteteve amerikane Spiegel Online shkruan, se ndërkohë ka tregues të qartë për lidhje të sulmuesit me qarqe islamiste në Gjermani. Madje në SHBA druajn, se i riu mund të jetë pjesë e një celule terroriste dhe se duhen pritur atentate të tjera ndaj caqeve amerikane në Gjermani.
SHBA-ja ka dërguar hetues në Gjermani. Pohimi se kemi të bëjmë me atentat terrorist, bazohet kryesisht në hetimet fillestare në lidhje me të dyshuarin. Spiegel Online thotë, se sipas familjes së tij, që jeton në Mitrovicë, atentatori është një besimtar mysliman, i cili ka punuar në Aeroportin e Frankfurtit.
Gjithnjë sipas Spiegel Online hetuesit gjermanë verifikuan një faqe facebook-u, e cila sipas të gjitha gjasave është përgatitur nga atentatori 21 vjeçar. I riu paraqet atje hapur brumosjen e tij islamiste. Sipas hetuesve faqja dëshmon një mendësi radikale të të riut.
Kurse gazeta "Die Welt" shkruan se i riu punonte në aeroportin e Franfkurtit dhe se ungji i tij ka thënë se ai është "besimtar mysliman". I ungji, që jeton në një fshat të Kosovës ka shpjeguar se i riu është rritur në Gjermani. Prindërit e tij kanë emigruar atje, 40 vjet më parë, shkruan Die Welt.
* * * * * *
Prokurorët federalë në Gjermani i kanë marrë përsipër hetimet për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit.
Policia tha se hetuesit dyshojnë se sulmuesi është ekstremist islamist.
"Kryeprokurori federal e drejton hetimin", tha zëdhënësi i policisë, Jyrgen Linker.
Zyra e prokurëve federalë në Karlsruhe, Gjermani, është përgjegjëse për rastet "terroriste".
Të mërkurën, një sulmues i qëlloi për vdekje dy ushtarë amerikanë dhe i plagosi rëndë dy të tjerë, ndërsa autobusi i tyre priste që t'i transportojë nga aeroporti i Frankfurtit në bazën ajrore Ramstein, tha policia gjermane,.
Hetuesit në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani thanë se ka indicje në rritje se sulmuesi 21 vjeçar Arid Uka me origjinë nga Kosova, ishte ekstremist islamik

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...