Eraldo Rexho
Do të vijë sot në “Bluetooth” me bonsensinqë gjithmonë e ka karakterizuar, dhe me përgjigje shumë interesante, ish-opinionisti njohur i “Big Brother Albania”, Arjan Konomi. I ardhur në ekranet e shqiptarëve nga eksperiencat e tij në mediat italiane, nga studiot e RAI-it, nga përvoja si Këshilltar i Presidentit të Republikës, nga puna si drejtues mediash dhe editorialist, për dy edicione me radhë e kemi parë të ulur në kolltukun e opinionistit. I zhveshur nga petkat e opinionistit, por ama sërish i ulur në një poltron komod, Arjani rrëfen për ne arsyet e mungesës së tij nga ky reality show. Ishte kjo një mungesë e dëshiruar, apo e detyruar? Ne do të thonim një ndërthurje mes të dyjave, megjithatë një përgjigje më të saktë lidhur me këtë e jep vetë Arjani. Por sigurisht që ne nuk jemi mjaftuar me kaq... Opinionisti Konomi ndan me ne edhe mendimin e tij për pasardhësin, madje përmes kësaj interviste, ai jep në mënyrë të tërthortë edhe disa këshilla për të. Ndërkaq nuk mungojnë as mendimet për banorët e “Big”-ut, ndonëse këtë vit se ka ndjekur aq rregullisht sa një vit më parë. “Ç’mendim ke për të eleminuarit? Pse mendon se ishin pikërisht ata?”, do ta pyeste Arbana Osmani, opinionistin tonë nëse do të ishte në studio, megjithatë në mungesë të kësaj përgjigjeje përmes ekranit, ne ia kemi dalë ta vjedhim për në gazetë. Po si i janë dukur nominimet personazhit tashmë shumë të dashur të “Big Brother”? Cilin nga banorët do të cilësonte si më interesantin? Me çfarë do të merret ai tani? Për këto dhe të tjera pyetje po kaq interesante, ju ftojmë të lexoni përgjigjet në vijim...
Arjan, pse s’ju pamë këtë vit si opinionist të “Big Brother”?
Gjërat janë të bukura kur janë intensive dhe kur nuk zgjaten shumë në kohë, sepse fillojnë e humbasin vlerën dhe rëndësinë e tyre. Unë isha për dy vjet rresht opinionist dhe siç e kam thënë shpesh ishte një eksperiencë jo vetëm e veçantë por edhe bukur, nga e cila patjetër do të ruaj përshtypje dhe kujtime nga më të mirat. Uroj që kështu ta mendojë edhe publiku. Më ka pëlqyer gjithnjë të ndryshoj objektin e punës sime. Pavarësisht se kanë një lidhje më njëra-tjetrën nuk kam dashur që ta bëj të njëjtën gjë për një kohë të gjatë. Kam punuar Këshilltar i presidentit Moisiu dhe tani drejtoj një revistë socialo-kulturore që nuk ka të bëjë më politikën. Kam shkruar analiza politike për vitë me radhë për Ballkanin në Revistën Italiane Gjeopolitike “Limes” dhe kam qenë opinionist i një reality show për të komentuar njerëzit e zakonshëm, karakteret dhe veprimet e tyre. Nuk dua që një punë të bëhet aq e gjatë sa mund të bëhej monotone dhe të humbasësh interesin.
Domethënë s’ju mungon fare “Big Brother”-i?
Nuk mund ta fsheh që Big Brother-i më mungon sepse ndihesha pjesë e tij dhe nga reagime te njerëzve shoh se prisnin shumë të më shihnin. Por ky ndryshim ishte edhe një vendim i organizatorëve. Në vitet e kaluara unë kam punuar me një nga autoret dhe ekspertet e televizionit italian, Grazia Placido e cila ka qenë autore e ‘Grande Fratello’ 2 dhe 3 në Itali. Ishte pikërisht ajo që më zgjodhi dhe mua për opinionist. Fillimisht unë ngurova shumë ta pranoja këtë rol, por ajo insistoi duke më garantuar që në bazë të eksperiencës së saj 20 vjeçare televizive unë isha i përshtatshëm për opinionist dhe kisha për ta bërë mirë. Besimi i saj më shtyti që ta pranoja propozimin. Tashmë ajo nuk është më e programi organizohet vetëm me shqiptarë. Bashkëpunimi me të ka qenë i mrekullueshëm ashtu si ndodh me profesionistët e vertetë. Shpresoj që mungesa e saj mos të ndikojë në shikueshmërinë e programit.
Si ekspert i fushës tanimë, si po ju duket pasardhësi? Po e bën siç duhet punën?
(qesh) Ekspert mund të jem për programin, por jo për opinionistin. Nuk e di nëse e kam thënë herë tjetër, por kam patur shumë emocione çdo natë spektakli dhe ishte si të shkoje në një provim, shumë ndryshe nga bisedat televizive. Ndaj e kuptoj edhe vështirësinë e opinionistit të tanishëm. Ai është një njeri i përgatitur dhe me mendim. I uroj shumë suksese e mbi të gjitha i uroj që të jetë sa më i vërtetë në mendimet e tij, të jetë i pavaruar dhe mos të ndikohet nga mendimet dhe sugjerimet e të tjerëve. Nëse ai do të bëjë këtë ka për të qenë një opinionist i mirë, ndryshe do t’i humbiste atij vendi individualitetin dhe rëndësinë që ka.
Mund të na e sqaroni më mirë këtë?
Kuptohet që vendi i opinionistit është i rëndësishëm për zhvillimin e “historisë” së bashëkjetesës që lind midis banorëve të shtëpisë që nga fillimi deri të finalistët dhe fituesin. Nga kjo edhe presioni që ushtrohet mbi të është i madh e vjen nga njerëzit në rrugë, që të japin mendime apo të kërkojnë “llogari”, nga miqtë e tu që komentojnë gjithë kohës, nga artikujt e gazetave dhe nga psikologjia kolektive që krijohet nga publiku mbi banorët. Për mos të thënë ato të stafit. Bashkëpunimi im me Grazia Placidon ka qenë perfekt, sepse edhe kur e pyesja unë sesi mendonte ajo në lidhje me një ngjarje të caktuar apo mbi një karakter të caktuar ajo thoshte: “Nuk ta them se nuk dua të ndikoj në mendimin tënd. Ti duhet ta thuash ashtu si e mendon dhe si të të vijë në moment”. Kjo ka qenë një gjë shumë për t’u vlerësuar e besoj që janë të rrallë ata që do të vepronin si ajo. Po ashtu me jep mundësinë që meqënëse po flas për këtë eksperiencë të falënderoj drejtuesit e ‘Top Channel’ për besimin që më dhanë në dy vitet e kaluara dhe për respektin që kanë treguar ndaj meje.
Këtë vit i keni ndjekur banorët?
Të them të drejtën i kam ndjekur pak ditët e para. Pikërisht ato ditë kam humbur një nga njerëzit e mi më të dashur dhe të them të drejtën harrova fare që fillonte BB4. Por me aq sa kam parë më janë dukur personazhe interesantë, të zgjedhur, me intuitë dhe zgjuarsi. Ajo që nuk më pëlqeu është se të gjithë vinin nga jashtë dhe kjo i bënte shumë të ngjashëm me njeri-tjetrin dhe jo lehtë të identifikueshëm, duke qenë se eksperiencat jetësore të tyre janë pothuaj të njëjta. Me një fjalë kishte shumë pak Shqipëri. Kjo ka një pasojë tjetër. Unë kam folur shumë që gjëja më interesante dhe e dobishme e “Big Brother”-it është që nëpërmjet argëtimit të dalin në pah probleme e fenomene të shopërisë shqiptare, mbi të cilat të debatohet, të diskutohet e të jepen mesazhe pozitive publikut. Pra, e shoh të vështirë të ndodhë ajo përplasje mentalitetesh e formimesh, të ardhura nga eksperienca jetësore e realitete sociale të ndryshme, që e bëjnë më interesante shown. E pikërisht këtu qëndronte edhe e veçanta e ‘Big’-ut shqiptar në krahasim me ato të vendeve të tjera.
Cili prej tyre ju është dukur më interesanti?
Këtu jam shumë subjektiv për faktin se nuk i kam ndjekur dhe nuk di të jap një përgjigje të menduar. Por nëse duhet patjetër mund të marr si parametër vlerësimi cilat emra më kanë mbetur në mendje. Dhe mund të them nga vajzat Neda dhe nga djemtë Hënesi. Të tjerëve nuk ua mbaj mend emrat, që do të thotë se për aq sa i kam ndjekur nuk është faji im që nuk më kujtohen, por i atyre që nuk më kanë lënë përshtypje.
4 eleminimet e para si do t’i komentit?
Si strategji loje e vëllait të madh m’u duk një gjetje shume e bukur që i dha fillimit të spektaklit emocionet e një finaleje dhe i vuri ata në situatë të atillë që mos të strukeshin, por të shfaqeshin sa më shpejt. Ajo çfarë nuk më pëlqeu është mënyra e votimit për të preferuarin dhe bërja publike e klasifikimit të personave në bazë votash preference. Kjo ndikon shumë tek ata dhe besoj që banorët e shtëpisë nuk duhet të dinë në asnjë moment asnjë lloj klasifikimi, qoftë për të preferuar, qoftë e kundërta. Sepse në mënyrë të padiskueshme do të ndikojë në psikologjinë e tyre e rrjedhimisht edhe në sjelljen e komportamentin përkatës brenda mureve. Ka shumë ndryshim në rezultat nëse voton të preferuarin apo voton atë që dëshiron të dalë nga shtëpia. Rezultati është krejtësisht i kundërt në të dy rastet. Ndaj mendoj se duhej të votohej kush të dilte dhe të dilnin ata të votuar më shumë e jo ata të votuar më pak. Në këto dy lloje votimi mekanizmi psikologjik që vepron tek një njeri i publikut që voton është krejt i ndryshëm e për pasojë edhe rezultati. Që banorët mos të bëhen viktimë e manipulimit psikologjik të votuesit duhet të votohet vetëm në një mënyrë, pra në atë të banorit që dëshiron të largohet.
Po nominimet e para si ju janë dukur?
Të tre konkurrentët e nominuar, më kanë lënë përshtypje si konkurrentë të fortë. Si Toros, Emiljo apo Hënes, janë duke bërë të pamundurën për të rënë në sy, e veç kësaj gjatë javës që po lëmë pas edhe sjellja e tyre ka ndryshuar për mirë. Emiljo është përpjekur për të krijuar lidhje, duke ngjallur kështu më shumë kurreshtje tek shikuesit.
Po nga banorët që janë brenda kë shikoni si më të fortin?
Është ende herët. Shpresoj që mos të imitojnë edhe pse në mënyrë instiktive fituesit e edicioneve të kaluara.
Cili nga ata do të meritonte kopertinën e revistës që ju drejtoni?
Janë të shumtë ata që të paktën estetikisht do të meritonin kopertinë reviste. Por kjo varet edhe sesa simpatike apo antipatike do të shfaqen ata me kalimin e javëve në sytë e publikut. Sepse për të qenë një kopertinë reviste e suksesshme nuk mjafton vetem paraqitja fizike, por edhe simpatia që publiku ushqen për personin. Nëse nuk do të ishte kjo do të ishte një kopertinë e dështuar edhe me forma trupore të përsosura. Më lejo të them që në dallim nga edicionet e kaluara vajzat e këtij viti më pëlyen shumë dhe në total janë më lart se djemtë.
Me sa dimë ju jeni i vetmi që i keni thënë jo një projekti të Top Channel. Si ndodhi?
Kjo ka ndodhur para një viti kur ideuam një program televiziv të cilin unë e kisha me shumë dëshirë. Por nuk ramë dakort në disa pika që për punën time ishin të rëndësishme dhe unë nuk pranova të isha autor i atij programi. Është në natyrën time që nuk mund ta bëj një gjë nëse nuk më plotësohen ato elementë që më shtyjnë ta bëj një punë me dëshirë e me qejf. Nuk më pëlqen të bëj kompromise. Ndoshta do ta bëja nëse do të kisha nevoja financiare.
Çfarë planesh keni për momentin?
Do të filloj së shpejti një punë tjetër, gjithnjë pa u shkëputur nga Revista që unë drejtoj. Një punë që pres ta filloj me shumë dëshirë dhe me shumë përkushtim. Por më lejoni ta them pas disa ditësh.
2011-03-05
Dora d’Istria: Princesha me origjinë shqiptare, ë themelet e qytetërimit europian
Ilia S. Karanxha
Emri i Dora d’Istrias zuri një vend të nderuar qysh në periudhën e Rilindjes Kombëtare shqiptare dhe mbeti i pa prekur deri në ditët tona. Qysh kur ishte gjallë dhe pas vdekjes shkrimet lavdëruese, studimet apo monografitë që fokalizonin aspekte të veçanta apo komplekse të jetës e veprës së saj nuk kanë munguar në Shqipëri por edhe në vendet e tjera e në veçanti: Rumani, Greqi, Itali, Francë e gjetkë. Fama e saj u përhap shumë shpejt në Evropë dhe fill pas saj edhe përtej oqeanit. Në ShBA gjatë vizitës që bëri në verën e vitit 1880 ajo u prit me nderime të veçanta dhe gjatë takimit që pati tek shkrimtari i shquar amerikan Henry Longfellow (1807-1882) ai ju zotua asaj se do të shkruante një poemë për Skënderbeun. Një rast i shquar dhe jo i vetmi kur Dora d’Istria përdorte famën e prestigjin e vet para personalitetesh të shquara të shkencës, të kulturës, të artit apo të politikës për tu imponuar atyre pikëpamjet e veta në dobi të të popujve danubianë-ballkanikë, që luftonin për çështje kombëtare e për progres shoqëror. Lista e këtyre personaliteteve me të cilët ajo pati kontakte në kohë e për çështje të ndryshme është mjaft e gjatë. Mund të përmendim vetëm disa për të krijuar një ide të pjesshme të vlerës dhe rëndësisë që i jepnin asaj persona të shquar si: Luis Benloew (1818-1900), Johann Georg von Hahn(1811-1869), Angelo De Gubernatis(1840-1913), Bartolomeo Cechetti(1838-1889), Lorenzo Valerio(1810-1865), Niccolo Tommaseo(1802 – 1874), Adam Wolf(1822-1883), Edgar Quinet(1803-1875), Francesco Protonotari(1836-1888), Paolo Mantegazza (1831-1910), Giuseppe Garibaldi(1807-882), Giorgio Asproni(1808-1876), Federgo Scolpis(1798-1878), Felice Schiavone(1803-1881) e shumë të tjerë.
Raportet e Dora d’Istrias me rilindësin tonë të shquar Jeronim de Rada e nëpërmjet tij edhe me rilindësit e tjerë Zef Jubani, Thimi Mitko, Dhimitër Kamarda, publiku shqiptar është njohur nga epistolari i saj i publikuar në një formë të pjesshme nga J. Kastrati(A.Popullor 3/1963), A. Kondo(1977), J. Bulo(Nëntori 12/1987) dhe së fundi, me kompetencë shkencore në gjuhën origjinale e në një variant gati shterues, nga studiuesja Merita Sauku-Bruci (2004), e cila ka nxjerrë në dritë me komente përkatëse 112 letra të Dora d’Istrias.
Në lidhje me epistolarin e Dora d’Istrias me botimet e bërë në Shqipëri dhe diçka në Rumani mbetemi gjithmonë në hapat e para të kësaj ndërmarrje të rëndësishme editoriale. Botimet e letrave të saj në Rumani janë bërë në “Revue historique du Sud-est européen” që drejtohej nga N. Jorga (më 1925, 1928 e më 1932 )dhe tani së fundi nga Georgeta Penelea Filitti në revista Biblos (Iasi) (n* 9-10/ 2000).
Mbeten akoma për t’u gjurmuar e për të nxjerrë në dritë epistolarin apo dokumente që lidhen me jetën dhe veprimtarinë e Elena Gjikës në fondet e Bibliotekës Kombëtare të Firences (letërshkëmbimi me A. De Gubernatis 156 letra, me F. Protonotari 18 letra, me N. Tommaseo 7 letra, e po këtu edhe disa fonde të tjera). Në bibliotekën Labornica të Livornos (rreth 20 letra drejtuar personave të ndryshëm), Biblioteka Arkivi i Risorxhimentos- Firence(Fondi mbi bashkë llazërinë e artizanëve), Arkivi Historik i Komunës të Firences (Fondet e Institutit Kombëtar Shurdh-memecët), e po kështu fonde të tjera që sot ndodhen në Torino, Venecia, Pisa, Roma, Cagliari, Gjenova, Graz dhe Bukuresht. Fondet që ndodhen në bibliotekën e Kosencë-s mbi letërkëmbimin me Jeronim de Radën mund t’i konsiderojmë të shteruara nga botimet e sipërpërmendura.
Krahas raporteve të saj me figura të shquara në një plan më të gjerë ajo ishte e njohur dhe e nderuar nga një sërë institucionesh me karakter kultural e akademik. Më 1873 B. Cechetti, kuptohet në konsultim edhe me vetë Dora d’Istrian, krahas veprave të saj të botuara deri në atë moment na transmeton edhe listën e këtyre institucioneve, të cilat njihnin dhe nderonin emrin e Dora d’Istrias. Në lidhje me këtë ai shkruan:
Princesha Dora d’Istria është pranuar nga shumë akademi të Italisë, Francës, Greqisë, Turqisë evropiane, të Azisë së Vogël, Austrisë. Është anëtare nderi e shoqatës Arkeologjike të Athinës (28 maj 1860), anëtare e Shoqatës gjeografike të Francës (19 janar 1866), anëtare korrespondente e Universitetit të Venecias, 8 mars 1868, anëtare nderi e shumë akademive italiane (1868-1873) mes të cilave akademia fizio-medistatika e Milanos, 18 qershor 1868, anëtare nderi e Minervës të Triestes, anëtare nderi e Sillogut të Athinës, maj 1867, anëtare nderi e Sillogut të Kostandinopolit, 8 gusht 1870, presidente nderi e (shoqatës) Elikona të Smirine (Azi) 17 mars 1871, anëtare e merituar e Akademisë Mbretërore Rafaelo nga Urbino, 17 dhjetor 1871, anëtare letrare e Shoqatës për nxitjen e teatrit në Itali, Firence 21 janar 1872, nën-presidente nderi e Shoqatës të grave greke për institucionalizimin femëror, 11 shtator 1872, anëtare e Akademisë të Konsultës (Quiriti) në Romë shkurt 1873, anëtare nderi e Paransios të Athinës, 28 shkurt 1873, anëtare nderi e Akademisë Pitagorike të Napolit 24 maj 1873, korrespondente e huaj e Akademisë Kombëtare e letërsisë dhe e shkencave të Barcelonës (Spanja) dhe e Institutit arkeologjik të Buonos-Ayres (Amerikë) 30 maj 1873, presidente nderi dhe kujdestare e shoqatës Chark të Kostandinopolit, 20 prill 1873 etj.
Këtu pra mbyll listën Cechetti duke mos i rreshtuar dot të gjitha institucionet e duke na lënë ne detyrën për vitet që do të vinin ta plotësonim këtë listë. Mund të shtojmë diçka se ishte edhe anëtare e shoqatës për studimet e orientit (9.XI.1873), por deri këtu del qartë që ajo u bë shumë shpejt një nga tre gratë më të famshme të shekullit të XIX mes Giorgio Sand (Arnandine Lucia Aurora Dupin, 1804- 1876). Dhe konteshës d’Agoult (Marie Catherine Sophie 1805-1876 e njohur edhe me pseudonimin Daniel Stern) fakt të cilin na e referon në një shkrim përkujtimor një muaj pas vdekjes (16 dhjetor 1888) revista “Nuova Antologia” ku Dora d’Istria kishte botuar shumë nga studimet e saj.
Duke mbetur gjithmonë tek B. Cechetti ish-drejtor i arkivave veneciane ai veç meritës që pati si kujdestar dhe përkthyes në italisht i veprës “Shqiptarët në Rumani” u kujdes gjithashtu të ndiqte me vëmendje të posaçme gjithë jetën publicistike të Dora d’Istrias dhe njëkohësisht ishte i pari që filloj të përpilonte bibliografinë e saj. Kjo bibliografi doli për herë të parë më 1868 e në vitet që do të vinin ribotohej me shtesat e reja. Më 1873 ai nxori edicionin e pestë të kësaj bibliografie dhe ky punim na bën të kuptojmë se sa e shumtë dhe e larmishme ka qenë veprimtarja krijuese e kësaj gruaje të shquar. Këto informacione kanë vlerën e veçantë se ato përpiloheshin në kohën kut vetë Dora d’Istria ishte gjallë dhe këshillat e informacionet e saj kuptohet nuk i kanë munguar B. Cechettit. Kanë anën e dobët se diçka ka mbetur pa përmendur e nuk u ndoq ibotimi i tyre në vitet e mëtejshme.
Ndër të parët intelektualë të nderuar që i shprehu mirënjohjen Cechetitt për këtë punë të kujdesshme dhe të rëndësishme ishte vetë Jeronim de Rada, i cili më 1868 i dedikon atij një vjershë në dialektin arbërsh bile edhe në emër të shqiptarëve të Kalabrisë. Bibliografia e vitit 1869 ishte strukturuar sipas argumenteve që Dora d’Istria kishte trajtuar në publikimet e saj dhe Cechetti i ndan ato në 8 kapituj). Në ribotimi e vitit 1873 ruhet i njëjti koncept i rigrupimit të shkrimeve sipas tematikës që trajtonin veçse kësaj radhe ajo është e ndarë në 10 pjesë dhe brenda tyre, në ndonjë rast, ka dhe nënndarje.
Pjesa e parë i kushtohet historisë të letërsisë dhe brenda saj kemi: 1. Poezia popullore e gadishullit lindor. 2. Poezia popullore e fino-mongolve. 3. Epope. 4. Portrete letrare.
Kështu sipas këtyre nënndarjeve janë renditur studimet: Letërsia dhe kombi rumun sipas këngëve popullore, e me radhë për kombin serb, për kombin shqiptar, për kombin grek e për kombin bullgar. Të gjitha të publikuara në “Revue des deux mondes” nga viti 1857 deri më 1867. Në këtë seksion mund të futim edhe valle dhe këngë kombëtare të rumunëve të botuar në “Acta comparationis literarum universarum” (maj 1884).
Bie në sy interesimi i menjëhershëm dhe i veçantë për artikullin që trajtonte këngët popullore shqip. Ribotimi i menjëhershëm i tyre u bë nga Luigi Luciano Bonaparte (1813-1891) një nga nipërit e Napolonit I të cilin Cechetti na e prezanton si një filolog dhe albanolog të shquar. Në fakt u mor më shumë me gjuhën baske. Fill pas tij ato u përkthyen menjëherë në greqisht(Therianos), në italisht(E. Artom) ndërsa në shqip nga Dhimitër Kamarda. Varianti në italisht u botua në Kozencë (Kalabri) i shoqëruar me portretin e autores të realizuar sipas një skice të Felice Schiavone-s. Pra brenda vitit 1867 ato u ribotuan 4 herë dhe sot i gjejmë edhe në një ribotim modern shqip nën kujdesin e D.Siliqi(2002).
Vazhdohet të dalin në të njëjtën revistë pariziene poezitë popullore të hungarezëve(gusht 1871) dhe ato të turqve të lindjes(shkurt 1873), e cila do të vazhdonte në disa artikuj. Këto të fundit do të ribotoheshin akoma në frëngjisht në rivista “Europea” (1876-77)edhe në italisht (La poesia degli ottomani...) në revista “Cornelia” (1877) ndërsa në anglisht (The poetry of the Turkish People) i gjejmë në revista “The Penn Monthly”( 1878 shtator e më tej) Më 1877 do të kemi daljen e vëllimit përmbledhës në Paris me titullin “La Poésie des Ottomans” ndërsa në një varinat modern kemi përkthimin e daljen e tyre edhe në turqisht “Osmanlilarda siir- Istambul” (1988).
Nën ndikimin e studiuesit Angelo De Gubernatis mbas viteve 1870 Dora D’Istria do t’i kushtohej edhe kulturës indiane e asaj persiane. Kështu në kapitullin Epope Cechetti ka përmbledhur pikërisht këto studime të cilat nisin me: Studimet indiane në Italinë e Sipërme- Mahâbhârata dhe mbreti Nala(Les etudes indiennes dans la Haute Italie- Le Mahâbhârata et le roi Nala). Ky studim u lexua fillimisht para shoqatës Arkeologjike të Athinës u botua më 1870 në revista “Gréce” e pastaj edhe si broshurë më vete në Athinë. Po këtë vit pati edhe botime të tjera në italisht. Me të njëjtën interes u pritën edhe studimet e tjera të kësaj natyre ku Dora d’Istrias trajtonte këtë argumente. Kështu kemi: Epopea indiane- Râmâyana(1871); Vdekja e mbretit Dasarata(1871); Uttakaranda(1871); Epopea persiane- Shahu Nameh(1873). Pastaj studime të tjera që nuk i përmënd Cecheti si p.sh., Poezia e persianëve nën Kaxharët(1879). Jeta e kleftëve në perandorinë persiane (1879) dhe Epope ruse (Les épopées russes) kjo e fundit e botuar në Revue Internationale (1883-84).
Nën zërin portrete letrare Cechetti e fillon me studimin e Dora D’Istrias mbi Shkrimtarët shqiptarë të Italisë jugore (1867) që doli fillimisht në Athinë e menjëherë u përkthye edhe në gjermanisht në Internationale Revue të Vienës (janar 1867). Në italisht u përkthye nga prof. N. Camarda dhe u botua si broshurë më vehte në Palermo (1867)
Studimi mbi letërsinë rumune ku trajtohen Giorgio Cretiziano, Eliade Radulesco u botua fillimisht në Rivista Orientale e Firences(1867) e më pas u përkthe në italisht nga prof. Pietro Ardito dhe u botua në revista L’Umbria e le Marche (1868-69). Një shkrim për Radulesco u botua edhe në Illustration(14 nëntor 1868) Figura të tjera që trajtovi Dora D’Istria e që i përkasin këtij seksioni janë: një studim mbi Giuzepe Veludo(1869), një shkrim mbi Marko Polon(1869), Rusët e mongolët dhe Jean du Plan de Caprin (1872), një nekrollogji mbi Eliade Radulesco(Neologos 1872).
Një studim mbi historianët në literaturën gjermane doli në Konstandinopoli në revista Evridiki(15 janar 1872) ndërsa studimi mbi letërsinë franceze në shek. XIX u botua në Revue Iinternationale
duke filluar nga dhjetori i vitit 1884 e vazhdoi në shumë numura deri në 10 gusht të vitit 1885.
Pjesën e dytë të bibliografisë Cechetti ia ka kushtuar çështjeve fetare që trajtoi Dora d’Istria, ku na rendit veprën e mirënjohur që e bëri të famshme në Evropë: Jeta në manastiret në Kishën e lindjes të botuar në Bruksel(1855) dhe më pas në Paris(1858). Më tej studimet Rumania dhe kisha ortodokse(1857); Rumenët dhe papati (1856). Letër një filozofi athiniot(1860), Mitollogjia zoollogjike(1873). Por edhe shkrime të tjera të pa përmendura nga Cechetti në lidhje me këtë argument si: Kisha dhe Perandoria në shek. IV për princin Alberto de Brolie(1856), Kisha orthodhokse(1874) Teollogjia dhe mrekullitë e Zonjës dë Krüdner(1888).
Pjesa e tretë që rreshton shkrimet me karakter shoqëror Cechetti e ka ndarë në dy n/kapituj: 1. Probleme femërore dhe 2. Polemika kundra luftës. Bibliografia këtu nis me veprën e njohur: Femrat nga një femër(Pariz 1865) dhe vazhdohet me shumë shkrime e studime që kanë parë dritë në periodikë të ndryshëm të kohës. Citojmë kështu: Cështja e grave në Austri(maj 1873) Çështja e grave në Gjermani( qershor 1873); Gratë e forta (New York 1871); Një princeshë ruse për të drejtat e grave(New York 1871); Letër Presidentes të shoqatës të Zonjave greke për arsimimin e grave(1872) Letër Presidentes të Parnassos(1873) Kushtet e grave ndër sllavët e jugut(1878) Letra e princeshës Dora d’Istria mbi kufizimet në punët e grave(1878); Letër e Princeshës Dora d’Istria mbi elektoratin në gratë(1878); Letër zonjës Aurelia Ciminio Folliero(1873)etj. Këtu mund të futim edhe shkrimin Shqiptarët e Krishterë i publikuar revistën (1874) ku trajtohen probleme që lidhen me zakonet e martesave në Shqipëri por edhe me situatën e gruas shqiptare.
Në polemikën e saj kundra luftës janë botuar artikujt apo studimet: Lufta (Ahinë 1870), Politika e burrave dhe politika e grave(Costandinopoli 1871), Lufta dhe gratë(New York 1870), Lufta.(Firence 1871), Feja dhe lufta(Athinë1870, Costandinopoli 1871), Çështja e Alabamës(Athinë 1871, Kostandinopoli1871), Paqja dh civilizimi(1882).
Në pjesën e katërt kushtuar ekonomisë politike dhe agrikulturës mund të shënojmë mes të tjerave shkrimin: Shoqëria amerikane e shkencave shoqërore(1871) ndërsa pjesën e pestë Cechetti ja kushton shkrimeve të Elena Gjikës mbi disa figura të artit si p.sh. Giovanni Dupre(Athinë 1870), një skulptor i shquar në Firence cili thuhet se ka realizuar edhe një bust të Dora d’Istrias. Pastaj një studim mbi Artistët grekë(1871) e më tej një përshkrim nga një vizitë që ka bërë në Muzeun e Felice Schiavoni-t. Ky piktor ka qenë edhe autori i shumë portreteve që ne trashëgojmë sot nga Elena Gjika i cili në ndonjë rast ka bashkëpunuar edhe me piktorin parizian Adolfo Salmon.
Gati në të gjitha jetëshkrimet dedikuar Dora d’Istrias theksohet edhe kontributi i saj si piktore e pjesëmarrja e saj në ekspozita mirëpo deri më sot ka qenë a pamundur të demonstrohet ndonjë vepër e realizuar prej dorës së saj. Në lidhje me shkrimin: Një verë në brigjet e Danubit Cecheti na thotë se ai është shoqëruar me një dizenjo nga një pikturë e Dora d’Istrias e titulluar: Pamja nga Borçia – Rumani. Ky artikull i botuar në revista Illustration(9.II.1861) vërtet e kishte këtë dizenjo por veç portretit të Dora d’Istrias të mirënjohur gjetëm aty edhe tre grafika të tjera që ilustronin shkrimin e saj dy prej të cilave janë të firmosura nga autorë të tjerë. Një informacion të ngjashëm Cechetti na referon edhe për shkrimin Kryengritja kreteze e cila është publikuar në të njëjtën revistë më 10 e 26 janar të viti 1867. Koleksionin që mundëm të shfletonim i mungonin këto data megjithatë për këtë fakt Cechetti shkruan se aty: janë stampuar disa dizenjo të vendfushimeve të kryengritësve të Kandia-s të nxjerra nga fotografi të dërguara nga autorja. Të jenë këto dizenjo të realizuara nga vetë Dora d’Istria ? Apo ajo ka bërë thjesht fotografitë? Pavarësisht nga këto njoftime të pakta Dora d’Istria kishte zakon t’i shoqëronte shpesh shkrimet e saj edhe me ilustrime shumë prej të cilave janë piktura apo grafika.
Në tetor të vitit 1870 ajo u stabilizua në Firence dhe fill më 1871 filloj të blejë terrenet rreth e rrotull shtëpisë për ngritjen e kopshtit të saj. Projekti me këtë rast, sipas fjalëve të Prof. Dot. Dimetrio Bargellini, u realizua nga një prej arkitektëve më të shquar të Parisit. Pra siç shihet raportet e Dora d’Istrias me artin mbeten akoma një kapitull i pashkrojtur.
Duke u kthyer tek bibliografia e Cechettit në pjesën e gjashtë trjatohen artikujt me karakter politik ku na ka reshtuar 13 shkrime. Mes atyre që kanë pasur më shumë jehonë gjejmë : Mbi bashkëvllazërinë e popujve latinë dhe vepra e tyre në zhvillimin e njerzimit(1856) ; Përgjigje deputetit grek që erdhi nga Triestja në Venedik(1867); Letër Dhomës Legjislative të Athinës(1867)
Përgjigje komiteti të grave epirote-thesale-maqedone(1867); Panhelenizmi(1867).
Pjesa e shtatë dhe e tetë i dedikohen historisë dhe udhëtimeve. Në total janë 50 publikime të karakterit të ndryshëm gjë që tregon edhe për impenjimin e veçantë të Dora d’Istrias në këtë drejtim. Ndër shkrime apo studime që panë dritën edhe si vepra më vete mund të shënojmë: “Gratë në Orient” (Zurig 1860), “Shqiptarët në Rumani” (Firence1873) e “Heronjtë e Rumanisë” (Firence 1887) që u botua nën kujdesin e P. Mantegazza. Mes artikujve apo studimeve më në zë të kësaj periudhe janë: Ishujt jonianë(1858), Kombi helen sipas historianëve(1860); Kryengritje kombëtare serbe sipas këngëve popullore(1868), Gratë në perëndim(1860-1861), Vasiliqija(1868 e më 1869) Kleftët e Greqisë moderne(1868), Gratë në Indi(1871), Roma kryeqytet(1871), Azija dhe aziatikët(1871) etj.
Mes veprave historike zënë vend studimi për Bushatllinjtë e Shkodrës(1868) dhe për Ali Pashë Tepelenën(1870), të dyja nën titullin e përbashkët Shqiptarët myslimanë të botuar në rev. “Nuova Antologia e Firences”. Mbi familjen Gjika ajo trajtoi gjatë në studimi Shqiptarët e Rumanisë i cili pasi u botua në rivista “Europea” (1871-73) doli edhe si vëllim më vete i përkthyer në italisht nën kujdesin e vetë B. Cechettit(1873). Fill me daljen e librit kemi dhe recensionet e para të botuara në rev. “Cornelia”(16 gusht 1874) nga C.F. Gaba. Një përmbledhje studimesh ku trjatohet edhe ky problem kemi së fundi nga Kristia Maksuti(2001). Në kjo vepër preket edhe origjina e kësaj familje për të cilën Elena saktëson se Gjikat kanë prejardhje shqiptare duke shmangur kështu të gjitha hipotezat që pretendonin të devijonin origjinën e kësaj familje. Mirëpo tregohet e rezervuar të fiksojë se nga cila zonë e Shqipërisë është familja e saj dhe për çfarë arsye të parët e Gjikajve u shpërngulën në Azinë e Vogël. Mbi këtë çështje ajo shkruan:
Kur të njihen më mirë klanet e Shqipërisë të padepërtueshme, historianët mundet të gjurmojnë më mirë, se cilit prej tyre i përkisnin të parët e Gjikaive. Deri tani është e ditur se ndër Klemendasit, një nga fiset më të shquara të Gegërisë, gjenden Gjokajt (Giocai), e meqenëse Gjoka e Gjika janë sigurisht një emër identik, mund të hamendësohej që Gjikajt të rridhnin nga fisi i Kelmendit, të cilët për traditë mbahen me origjinë veneciane.
Vepra “Shëtitje në Rumeli dhe në More” (Zurig 1863) ku flitet edhe për shqiptarët e Greqisë u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku. Pjesë të saj filluan të përktheheshin e të ribotoheshin në periodikë të ndryshëm mirëpo në Kostandinopojë botimi i saj i përkthyer greqisht në revista Evridiki u ndërpre me urdhër të Sulltanit.
Ndër përshkrimet e udhëtimeve vendin e parë që e bëri të njohur në Evropë e zë vepra Zvicra gjermane dhe ngjitja në Mönch(Paris, Genevra 1856) e cila u përkthye në anglisht dhe gjermanisht ndërsa më 1857-8, pati një ribotim të përpunuar e me shtesa në frëngjisht. Sot jo të gjithë janë dakord se Dora d’Iastria e ngjiti me të vërtetë majën e Monk-ut mbasi edhe një nga udhërrëfyesit nuk pranoi ta nënshkruante dëshminë që ajo publikoi në këtë vepër. Mirëpo pavarësisht nga këto debate të sotme vepra në atë kohë bëri një bujë të madhe dhe Helena diti me mjeshtëri artistike të tërhiqte rreth vetes së saj vëmendjen e gjithë evropianëve. Mjaft shkrime të kësaj natyre filluan të botoheshin në vazhdim si: Zvicra italiane(1856), Tiçino(1856), Lugano(1856), Ngjitja në San Salvador(1859), Peizazhe dhe dhurata nga Zvicra italiane(1860), Një shëtitje në brigjet e Lago Maggiore(1864), Shëtitje në Toskanë(1868, Gjiri i Species(1867), Kujtime nga Kanton Tiçino(1867), Një ekskursion nëpër Itali. I. Një shëtitje në Pompei II. Montenero III. Firence(1869), Një dhuratë nga Spezia(1869), Një pelegrinazh në vari i Dantes(1869), Venecia 1867(1870), Alpet(1870), Pegli(1872), Gjiri i Rapallos(1873), Karnavalet e Venecies(1867) etj. të cilat gjithashtu ishin të mirëpritura nga shumë lexues për të cilët përshkrimet gjeografike ishin mjaft të modës.
Pjesa e nëntë dhe e dhjetë e bibliografisë të Cechetit përmbledh romancat dhe shkrime të ndryshme. Mes tyre gjejmë shkrimin Projekte shqiptare (Esquisses albanaises) të botuar në revista Gréce e Athinës në janar dhe shkurt 1868.
Duke kultivuar interesa të ndryshme Dora d’Istria nuk la mënjanë as pasionin e saj të madh për kopshtarinë e drurët e rrallë dekorativë. Kjo filloi nga momenti që u vendos në Firence (1870) dhe vazhdoi deri në fund të jetës së saj. Një vepër të veçantë për këtë qëllim i ka dedikuar Prof. Dot. D. Bargellini (1887) drejtor i institutit botanik të Firences i cili u përqendrua në përshkrimin e 60 drurëve më të veçantë që ishin rritur nën kujdesin e vetë Dora d’Istrias dhe i jepnin kopshtit një hijeshi madhështore të cilët sipas fjalëve të vetë Prof. Bargellini-t (Barxhellinit) i bejnë nder qytetit tonë, dhe Asaj që me aq dashuri e mençuri i ka mbledhur dhe i ka kultivuar.
***
Më 17 nëntor 1888 ditën e shtunë në ora 6 e mbrëmjes në rruga Leonardo Da Vinçi n* 10 (Villa Istriana) – Firence, vdes parakohe princesha Dora d’Istria në moshën 60-vjeçare pas një sëmundje që e bënte të vuante prej vitesh.
Dëshirat e fundit në testamentin e saj të shkruar me dorën e vet (9 janar 1886) ishte që funerali të zhvillohej me një ceremoni të thjeshtë civile ndërsa trupi të kremohej në varezat e Trespinianos (Firence), ku ruhet edhe sot e kësaj dite urna e saj. Tregonte kështu edhe me vdekjen e saj një akt të lartë civilizimi por edhe humanizmi të shquar kur shkruante se:
“Je donne a l’école des sourds muets ma maison et mes jardins sis Rue Leonardo da Vinci n. 10 et Viale Militare.”
Instituti Kombëtar i shurdhmemecëve ndodhej pikërisht në të njëjtën rrugë dhe kishte nisur jetën e vet dy vjet më parë se Dora d’Istria të shkruante këtë dëshirë në testamentin e saj. Mirëpo nga ana tjetër nuk la pa shpërblyer nga pasurija e saj ngërzit e familjes madje deri tek kopshtari i devotshëm që i qëndroi besnik gjithë jetën. Mbas disa vitesh administrata e institutit vendosi ta shiste Vilën Istria dhe kopshtin për rreth saj deri sa më 1932 duke kaluar dorë më dorë këto pasuri u prishën për të zënë vend ndërtesa të reja.
Filologu dhe orientalisti i shquar A. De Gubernatis për një nga takimet e tij të para me Dora d’Istrian do të shkruante:
Unë nuk e kam njohur si princeshën Elena të Rumanisë, por nga korret e himneve të bukurisë së saj greke, që më kumbojnë rreth e rrotull, himne princash dhe peshkatarësh, poetësh dhe kritikë, e sarmati-ve të ashpër dhe latinëve të këndshëm, duhet të pranoj që nuk bëhet fjalë për një bukuri të stisur, të një Diana të zbehtë, të një lulele të fishkur, por ama të një flake të fortë e të fshehur, gjithmonë e ndritshme e gjithmonë plotëjetë....Rumenë, shqiptarë, grekë, sllavë, latinë e trajtojnë dhe e respektojnë si bashkëqytetaren e tyre të palodhur Dora d’Istrian, sepse ajo ka bërë të tingëllojë në Perëndim fjala e saj e këndshme, e ndjeshme, e gjallë dhe elegante në dobi të të gjithëve : për Orientin e pastaj për latinët ajo shpjegoi cilësitë e gjermanëve, të skandinavëve, të fimaingëvë dhe të anglo-saksonve, me qëllim që progresi të mos mbetej priviligj i vetëm disa popujve...(rivista “Contemporanea Nazionale Italiana”, Torino, prill 1869)
Në vazhdim të këtij mendimi të vyer të Gubernatit nuk na mbetet gjë tjetër të themi për këtë princeshë veçse një nga pionieret e para të Evropës së Bashkuar.

Át Donat Kurti, Botohen dorëshkrimet për doket e zakonet shqiptare
Át Vitor Demaj, ofm
Emni i Át Donat Kurtit si studiues del në shumë fusha të studimeve albanologjike, në atë gjuhësore, historike, etnologjike dhe kryesisht folkloristike. Jeta e këtij dijetari të urtë dhe të mençun âsht e lidhun ngusht me fatin e Shqipnisë, pse nji pjesë të mirë të jetës së tij atë prej vjetit 1945 e deri sa vdiq në vjetin 1983 e kaloi në tortura burgime dhe në nji heshtje të plotë. U burgos dhe ju ndalue rreptsisht fluturimi nëpër folena të ndertueme në maje maleve ku hovin e fluturimit nuk e ndal asgjâ.
Në vjetin 1948 kur ishte para trupit gjykues Át Kurti në pritje të pretences, mbasi ju dha mundsia për me thanë fjalën e fundit deklaroi: “Prej jush un nuk pres kurrnji të mirë, edhe pse deri më sot nuk i kam ba kurrkuj keq. Mue nuk më ban përshtypje as vdekja, as burgu, por më vjen keq se më mbeti puna përgjysë. Të gjithë jeten time, të gjithë talentin tim e kam shkri vetëm per t’i shërbye popullit shqiptar, pa marrë parasysh sakrificat e privacjonet” (Át Zef Pllumi., Françeskanët e mëdhaj, Ilar, Tiranë 2001, 125-126). Trupi gjykues tue kenë i verbuem prej urrejtjes e akuzonte Át Kurtin për konspiracion ndaj pushtetit komunist, me përvujtni dhe me shpirtin françeskan mbledhsi i prrallave kombtare u përgjigjet: “Arma ime asht penda me të cilën kam mbledhë e botue kangët ma të bukura të trimnisë së popullit: VISARET E KOMBIT. Kam mbledhë e botue dy vllime me PRRALLA KOMBTARE. Ato nuk janë thjeshtë prralla, por aty paraqitet tanë urtia, filozofia e zgjuetsia e popullit tonë që t’u mësojë fëmijëve ma lehtë ushtrimin e virtyteve dhe luftimin e veseve. Po të më jepni vdekjen, të gjitha punët mbeten përgjysë, ndërsa po të më dënoni me burg, un u kërkoj të lejoni vazhdimin e punës sime të deritanishme vetëm për të mirën e popullit shqiptar!” (Át Zef Pllumi., Françeskanët e mëdhaj, Ilar, Tiranë 2001, fq. 125-126). Kjo ishte deshira e Át Donat Kurtit: të vazhdonte punen për mbledhjen e folklorit shqiptar, pse aty ai pat zbulue formimin e shpirtit të popullit shqiptar, prejardhjen e tij prej ilirve, autoktoninë e tij. Burgu nuk ju kursye, por as puna nuk i mbeti përgjysë jo prej privilegjeve shtetnore, pse ato i sollen frikë vuejtje dhe tortura por nga deshira e këtij françeskani për me përmbush misionin e tij në të mirë dhe përparim të popullit shqiptar e studimeve rreth zakoneve e dokeve të tij.
Provinca Françeskane Shqiptare në Kolanën e Shkrimtarve Françeskan të fillueme në vjetin 2005, në vazhdimin e botimeve të veprave të Shkrimtarve Françeskan, botoi vepren Zakone e Doke Shqiptare në vjetin 2010. Át Donat Kurti ketë dorëshkrim të mbledhun në disa fletore e të ngjituna bashkë e përfundoi së shkruemi në vjetin 1967. Për shkrimin e saj auktori hoqi jo pak mundime për arsye të mjeteve dhe rrethanave të kohës kur ai jetonte. Qe, si na e përshkruen ketë veshtirsi në parathanjen që ai i bani vepres: “Mjerisht, në perpilimin e kësáj pune, unë s’kam pasë mundsí me shfrytzue as rivisten ‘Hylli i Dritës’, as rivistat a librat, qi flasin mbí zakone e mbí jetë të popullit shqyptár. Unë kam rendue shka kam pasë rasë me mbledhë personalisht, tuj jetue, e mâ teper tuj ndêjë me malsorë. Si hulumtues e hetues, shpesh i merzitshem jam kujdesë me i çue çashtjet deri në fund, pá lânë gjâ mangut, e me i paraqitë me besnikí ashtû si i kam ndie, tuj bâ deri dikû edhe krahasime ndermjet krahinave të ndryshme” (Át Donat Kurti., Zakone e doke shqiptare. Bot. I. Bitme Françeskane, Shkodër 2010, fq. 21). Fatkeqësisht auktori thotë se nuk ka pasë mundsi studimi e hulumtimi nëpër libra që flasin dhe trajtojnë ketë çeshtje, por âsht marrë me ato materiale që ai vet i ka pasë mbedhë e ruejtë me veshtirsi, si dhe me kerkime dhe hetime në terren, pra në bashkëbisedime me njerez të krahinave të ndryshme që kishin trashëgue, apo jetonin çdo ditë në mesin e këtyne zakoneve dhe traditave. Si hulumtues dhe mbledhës i censhëm e i palodhshem, e perpiloi ketë vepër me nji mjeshtri të rrallë, tue na lanë nji monument trashëgimie kulturore. Përveç copa letrash dhe shenimesh të ruejtuna me veshtirsi, Át Donat Kurti si biliografi të zgjedhun ka pasë njeriun e thjeshtë të maleve dhe të qyteteve veriore, ku me imtësi e ka pvetë rreth sa e sa çështjeve që kishin të bajnë me jetën e tij.
Vepra
Qellimi i vepres: me njoftë lashtësinë e popullit shqiptar nëpërmjet zakoneve e traditave shqiptare. Ky françeskan i mirë në shpirt, ishte i dashtunuem me jeten thjeshtë shqiptare, me burrnín, virtytet, besen, me menyrën se si kjo jetë shfaqej në shprehi dhe harmoni të jashtëzakonshme në të gjithë bukurinë e saj. Át Kurti në fisin shqiptarë kishte dallue shpirtin bujar e individual, iliro-pagan me zakone e doke të moçme me origjinë indoeuropiane, siç âsht rasa në lindjen e diellit që shqiptari i maleve kthehet e ban kryq (Át Donat Kurti., vep. e cit. fq.168-169). Jo vetem kaq, por asnji veprim nuk bahet as nuk punohet pa e pá njiherë proçesin mujor të hanes (Bota shqiptare. Botim i Ministris s’arsimit, Tiranë 1943, 42.). “Visari kombtár – shkruen Kurti – âsht i pashtershem. Sâ mâ teper të jetohet në mjes të popullit t’onë, aq mâ teper gjên nieri per shka m’u bindë, shka me studjue e madjè edhe per shka m’u krenue, pse elementat e ndryshem folkloristikë shkojn tuj e veshë skeletin e vjetër të shqyptarit tip, e janë dishmija mâ e kjarta e fisnikís e e madhnís së tij të hershme” ( Át Donat Kurti., Prralla Kombëtare, Botime françeskane, Shkodër 2005, 5.) Për Kurtin, Palajn, Gjeçovin, etj, shpirti i shqiptarit u shfaqej para tyne si ai lisi i motnuem që në shtresat e tij shifeshin shekuj jetë të kalueme në perjudha të ndryshme, tallaze, vuejtje, po edhe gëzime shpërthejshin në deget e tij, si dëshmi e nji fshehtësie prehistorike e nji fisi tipik indoeuropian.
Át Donat Kurti së bashku me Át Bernardin Palaj, nji tjeter françeskan, u muer me mbledhjen e kangeve të kreshnikve, kangë trimnie të ruejtuna gjatë shekujve neper malsi, aty ku jeta moderne kishte depertue pak ose aspak. Shinjimend, në këto treva ishte ruejt shpirti dhe fizionomia tipike e shqiptarit e panjollosun prej pushtimit pesëshekullor anadollak. Qe, pra pse fra Donat Kurti iu përvesh e i hyni kësaj pune, tue e dijt se mundi nuk ka me i shkue kot. Mozaiku nuk ishte i plotë vetem me Visaret e me Prrallat. Për me e plotsue ketë mozaik të madhnueshem të shpirtit shqiptar, për me njoftë brumin me çka âsht përbâ ai, duhej edhe nji veper tjeter që do të përfshinte krejt jetën shqiptare në të gjitha shpërthimet e ndiesitë e saj. Vepra simbas mendimi tonë ja ka arrijt qellimit të vet, sikurse e thotë vet Kurti: “Shpresoj, se mundi nuk ká me kênë i bjerrun. Këtû gjithseicilli ká me njoftë jeten e popullit shqyptár n’at thjeshtsín e dikurshme në pajtim me natyrë e me virtytet mâ fisnike, qi kanë kênë pështetje e qindrueshme per shekuj e shekuj, si të jetës familjare, si të jetës shoqnore” (Át Donat Kurti., vep. e cit, fq. 21). Qellimi i vepres, i këtij studimi, âsht me njoftë jetën shqiptare në raport me vet-veten, me të tjeret, me besimin e bestytnít e tij, etj, me njoftë racën e pastër shqiptare. Kjo mbledhje me imtsi e zakoneve dhe traditave iliro-shqiptare, janë së pari nji dishmi për lashtësinë e këtij populli ku as përhapja e kristianizmit nuk arriti ti zhbaj, janë nji bazë për studimet e mavonshme në ket fushë, sepse vet Kurti na thotë: “Âsht nevoja, qi zakonet t’ona, si edhe karakteristikat e Kombit Shqyptár “me të mira e me të këqija” t’i studjojë e t’i vlersojë vetë shqyptari studjues e shkencatár” (Át Donat Kurti., vep. e cit, fq. 20). Ky âsht edhe testamenti i Át D. Kurtit. Përpara se me e gjykue ketë apo atë zakon a traditë si të keqe dhe shkatërruese të jetës familjare e shoqnore të popullit tonë, ose si tregues i nji qytetnimi të magët, duhet mâ parë ta njofim e ta studiojmë, të kuptojmë gjendjen shoqnore e politike të popullit të maleve e në përgjithsi të veriut të Shqipnisë.
Në ketë veper kryesisht trajtohen zakonet e traditat e popullit të Dukagjinit, sepse: “Mirpo âsht mundim i madh me i marrë neper dorë të tana këto shkrime të shkaperdame e me i lidhë nder vedi e me i rendue, prandaj, per me e paraqitë në mënyrë mâ të permbledhët jeten e popullit shqyptár nder zakone të veta, kam mendue me marrë si tip a si shembull Fisin e Dukagjinit, qi deri sot i ká ruejtë në gjendje mâ të paster si zakonet, ashtû edhe gojëdhanat, kangët, folkloren”(Át Donat Kurti., vep. e cit, fq. 20). E veçanta
Nji e veçantë e këtij punimi janë paralelizmat mes zakoneve e traditave nëpër zona të ndryshme, të njejtat zakone dhe tradita të pame si në Dukagjin, si në Malsi të Madhe, Mirditë, Pukë, Zadrimë, Diber, etj, tue pá kështu nji ngjashmëni të përbashkët edhe pse neper vende të ndryshme. Tue veprue kështu, Át Donat Kurti ka arritë të paraqesë nji panoramë të përgjithshme, gjithpërfshimse të jetës shqiptare të banorve të veriut me zakonet, doket e mitologjinë e tyne. Në libër trajtohet zhvillimi i jetës familjare e shoqnore: fisi, bajraku, organizimi i bajrakut, ndertimi i shpis, e besëtytnít në raport me ketë. Françeskani Át Donat Kurti merret imtësisht edhe me traditen e bukur shqiptare të miqsisë, pra me virtytin ma të nalt të shqiptarit. Gjanësisht analizohet dhe paraqitet fejesa e martesa si element kryesor i jetës familjare. Në trajtimine e fejesës e të martesës nuk mungojnë fjalët e urta e besëtytnít ku lexuesin e çojnë në kohë të moçme të riteve ilire. Një vend të veçantë në ketë kryevepër xenë edhe studimi mbi kensat e trilluem siç janë, orët, zanat, floçkat, e bukura e dheut, kulshedra, dragoni, etj. Nji ndër gjanat që ka tërhjek vëmendjen e studiuesve të folklorit asht edhe përziemja e festave të krishtena me rite jo të krishtena, ilire. Hulumton mbi jetën ekonomike, për jetën kulturore të thjeshtë por të kandshme të malsorit. Përfundon studimin e tij me shqyrtimin e vdekjes te shqiptarët, sidomos paraqet menyrën se si përballohet vdekja në aspektin e traditave të moçme. Nji randesi të veçantë kanë fjalët e urta si dhe besëtytnít të vume në çdo fund kapitulli.
Qe, edhe nji vepër e dejë, burimore për zakonet dhe traditat tona, e mbledhun prej nji njeriu që kishte dhe ka autoritet parësor në ketë fushë, u shtohet studimeve folkloristike dhe etnografike të popullit shqiptar.
Jetëshkrimi i Át Donat Kurtit.
Át Donat Kurti ka lé në Shkoder më 3 shtator 1903. Jeta e këtij françeskani âsht e mbushun plot me krijimtari të frytshme për Fé e Atdhe. Mbledhës i “ciklit të kreshnikëve”, i “Prrallave”, i “zakoneve e dokeve shqiptare”, i “historisë së Provincës françeskane” e asaj “kombëtare” hyn nder dijetarët ma të mëdhaj të kombit dhe të françeskanizmit shqiptar.
Át Donat Kurti kje rektor i Kolegjit Serafik, drejtor i Gjimnazit të shkollës fretnore “Illyricum”. Në vjetin 1937 nga Universiteti “Sant’Antonio” i Romës, i epet titulli “Doktor i Shkencave”. Kje profesor gjuhësie, dhe gjatë aktivitetit të tij shkroi në revistat “Hylli i Dritës” dhe “Zani i Shna Ndout”. Për shkrimet e tij të bukura e me vlerë dhe për kerkimet e tij në malet e Veriut mbi folklorë kje quejt “Anderseni Shqiptar”. Botoi “Prrallat Kombëtare” dhe “Kangë Kreshnikësh dhe Legjenda” në bashkëpunim me Át Bernardin Palaj.
U arrestue me 12 Maj 1946 dhe kje denue me 5 vjet burg. Gjatë seancës gjyqsore pati deklarue: “Prej jush un nuk pres kurrnji të mirë, edhe pse deri më sot nuk i kam ba kurrkuj keq. Mue nuk më ban pershtypje as vdekja, as burgu, por më vjen keq se më mbeti puna përgjysë. Të gjithë jeten time, të gjithë talentin tim e kam shkri vetem per t’i shërbye popullit shqiptar, pa marrë parasysh sakrificat e privacjonet”. Krijimtaria e ketij françeskani nuk u ndal vetem në lamen letrare, por edhe në ate pedagogjike e fetare. Tue rrëmue nder dorëshkrimet e tij ndeshemi në disa perkthime të Shkrimit Shêjtë, pregaditje katekizmi, perkthime, etj. Të gjitha këto punime janë bâ në momentet mâ të vështira të popullit shqiptar. Prandej, me plot bindje mund të themi se Át Donat Kurti ishte edhe nji profet që me punen e palodhshme të tij paralajmeronte ramjen e komunizmit, rikthimin e lirisë njerezore e fetare. Mandej, e arrestuen e u denue me 25 vjet burg të cilat i bani të gjitha. Kje nder të gjitha kampet e shfarosjes komuniste. Në fund u dergue në burgun e Burrelit prej kah dhe u lirue. Jetoi nji ksollë të vorfen e në nji vorfni të skajme, i braktisun pothuejse prej të gjithëve. Gjatë kohes kur kje lirue prej burgut rrugës ku kalonte, shahej, perbuzej e fyhej prej njerezve, por kishte edhe asish që e thirrnin “Át” e “Profesor”. Ky kje fati i këtij dijetari e françeskani. Gjatë jetës së tij u dallue në tê shpirti i pervujtë françeskan, dashnia per të gjithë, edhe per ata që e torturuen dhe e bánë me vuejtë, por kurrsesi nuk i mohoi idelatet e tij. Vdiq në Zotin me 10 nandor në vitin 1983, në Shkodër në nji kasolle të vorfen në moshën 80 vjeçare, prej të cilës 62 si rregulltar dhe 56 si meshtar.
Kje vorrosë në vorrezen e Stom Golemit. Mbas ramjes së komunizmit eshtnat e tij i suellen në vorrezat fretenve në Kishen Françeskane të Gjuhadolit.
Në vjetin 2003 u botue studimi historik i Át Donat Kurtit Provinca Françeskane Shqiptare, Botime Françeskane Shkoder nën kujdesin e Kolec Cefes. Ndersa me fillimin e botimit të veprave të shkrimtarve françeskan që prej vjetit 2005 kemi botue në Kolanen françeskane këto vepra të këtij shkrimtari: 1. Prralla Kombëtare I, Shkodër 1940. Ribotue Shkodër 2005. - 2. Prralla Kombëtare II, Shkodër 1942. Ribotue në Shkodër 2005. - 3. Visaret e Kombit, Shkodër 1937. Ribotue në vjetin 2005. – 2007, në bashkëpunim me Át Bernardin Palaj, ofm . - 4. Lojët Kombëtare, Botime Françeskane, Shkodër 2007. - Zakone e Doke Shqiptare, Botime françeskane, Shkoder 2010, nën kujdesin e Provincës Françeskane Shqiptare, ku korrektore letrare e librit asht studiuesja e njohun Ledi Shamku - Shkreli.

Antologji/ Neper viset e Lirikes shqiptare
Enver Kushi
ANTOLOGJI ZËFOLËSE
Puna per sendërtimin (nëse kjo fjalë jep kuptimin e duhur) e një antologjie i ngjet shumë atij të arkitektit, veçanërisht në fazën e parë, kur hedh në letër emra autorësh të fushës së poezisë apo prozës. Dhe më pas, kur ideja është ravijëzuar, nis faza më e vështirë: ngritja e ngrehinës. Ky proces i ngjan punës së inxhinierit zbatues. Vetëm me një ndryshim: hartuesi i antologjisë është vetëm, pa ndihmën e “brigadës” së muratorëve, siç ndodh me vilat, pallatet shumëkatëshe etj. Këtë ndjesi kam ndjerë dhe ndjej sa herë lexoj antologjitë e ndryshme botuar jashtë ose në Shqipëri. Duke lexuar botimin e fundit të Shtëpisë Botuese “UEGEN” “Antologji e poezisë lirike shqipe midis dy luftërave (1914- 1944)” hartuar nga shkrimtari, studjusi dhe kulturologu i mirënjohur Nasho Jorgaqi, bindesh jo vetëm për punën e madhe dhe serioze të tij që nga konceptimi e deri në realizim, por edhe për pasionin dhe shpirtin prej poeti që ai i ka dhënë në tërësi antologjisë. Kemi të bëjmë me një “ngrehinë” jo dosido , por me një “ngrehinë” të shpirtit njerëzor, shprehja më sublime e të cilit është poezia lirike.. Dhe në qoftë se mbetemi tek metafora “ngrehinë”, do të thoja se ngjitja kat pas kati në të do kohë, ndoshta muaj, stinë dhe vite. Sepse nuk janë pak, por plot 43 poetë, 43 zëra të ndryshëm, 43 kate shpirtërash. Secili prej tyre të mbanë gjatë, duke të nanurisur me zëra magjikë dhe fjalëshpirtëra herë të qetë, por në të shumtën e rasteve të dallgëzuar e të trazuar. Është e vështirë të shkëputesh prej tyre, sepse ndryshe nga Odiseu, ke dëshirë t’i dëgjosh këta zëra magjikë. Nasho Jorgaqi edhe më parë është marrë me hartimin e antologjive, që janë mirëpritur nga opinioni letrar dhe lexuesi shqiptar, por “Antologjia e poezisë lirike shqipe midis dy luftërave (1914- 1944), është unike në llojin e vet, sepse sjell zërin e lirikëve shqiptar në një nga periudhat më interesante e njëkohësisht më të çuditshme të historisë së Shqipërisë. Ky zë në këtë antologji është i veçantë, mbi të gjitha shqiptar dhe vetëm shqiptar por herë- herë edhe ballkanik e pse jo, edhe evropian. Ai ka ngjyrë, shpirt, atmosferë, mallë, shumë dritë, por edhe muzgje, dhimbje. Sepse kjo lirikë buron nga terreni shqiptar dhe është i patjetërsueshëm, siç është shpirti shqiptar. Zëri i lirikës shqiptare është i lidhur pazgjithmërisht me botën e trazuar shpirtërore të shqiptarëve në këtë periudhë, qiellin, retë, erërat, ndrrimstinët… Të gjitha këto bashkë dhe secila prej tyre, e bëjnë këtë antologji, zëfolëse ose më saktë shumëzërësi tronditëse shpirtërash vdektarësh të mëdhenj të lirikës shqiptare.
ETËRIT E LIRIKËS SHQIPTARE
Etërit e mëdhenj të lirikës shqiptare kishin kohë që kishin shkuar. Ato ishin mbuluar me dhera të huaja larg shumë larg Shqipërisë, që e kishin ribërë në qindra vargje brilante të lirikës së tyre. Kur lexon ata i jep të drejtë Lamartinit, i cili në një letër dërguar De Radës, shkruan për brigjet mitike të poezisë dhe rikthimin e saj në ato brigje…. Etërit e mëdhenj të lirikës shqiptare ishin shëmbëlltyra të përkushtimit deri në vetëflijim për mëmëdhenë. Vargjet e tyre me pathosin, dashurinë për çdo gjë shqiptare, jo vetëm rikthyen motet e të kaluarës së ndritur, duke ringjallur heronjtë e harruar, por e bënë Shqipërinë “lëndë” të prekshme dhe shpirt të gjallë. Ata sendërtuan një Shqipëri zonjë të rëndë krenare dhe me një bukuri ëndërre. Engjëlli mbrojtës i shqiptarëve, Naim Frashëri, me lirikën e tij nëpërmjet mijëra imazheve të rralla që krjoi, u bë pjesë e vetëdijes së popullit të tij. Ai ngriti fatin e Shqipërisë nga varri” dhe u shkri si qiriri për bashkëatdhetarët e tij…. Jeronim De Rada solli ca imazhe të rralla të Arbërisë, që shfaqej dhe rishfaqej e mjegullt përtej brigjeve të Adriatikut, ku “frynin erërat e maleve dhe rrëzonin hijet e lisave” e ku stinët ndërroheshin si “Lis jeta kish’ndërruar.” Vargjet e tij fluide dhe me një delikatesë të habitshme, janë të denja të qëndrojnë pranë çdo liriku të madh botëror. Përmenda vetëm dy nga etërit e mëdhenj të lirikës pa u ndalur tek të tjerët, që e bëjnë të plotë yllësinë e qiellit lirik shqiptare. Pa ta Shqipëria nuk do të ishte bërë. Pa ta kushedi sesi do të ishte zbehur, ndoshta edhe zhbërë shpirti shqiptar. Në aktin e mëvehtësimit të Shqipërisë më 28 nëntor 1912 dhe gurëthemelet e shtetit të ri, krahas bëmave dhe gjakut të atyre që luftuan me armë, janë mijëra e mijëra vargje të etërve të lirikës patriotike shqiptare ose thënë ndryshe , mijëra dritëshpirtëra të tyre.
LIRIKA GJUHË E SHPIRTIT DHE E QIELLIT
Është vështirë të spjegohet ose zbërthehet momenti i ngjizjes apo krijimit artistik në përgjithësi dhe i lirikës në veçanti. Dostojevski e cilëson njeriun krijues, pra për atë që me talentin e tij “prodhon” vlera si “zemër më e madhe që drithërohet”, ndërsa Stefan Cvajg shkruan jo vetëm për “fjalën që përcillet si mërmërimë drejt muzikës së gjithësisë”, por edhe për “gulç spazmatik të shpirtit, kundërshti e shpërthime të fuqishme, dehje e dalldi “mani” grekësh të lashtë”. Edhe Faik Konica ynë i madh, shkruan se “Bach, Bethoven, Schubert, Chopin janë emrat e perëndishëm, të atyre njerëzve të çuditshëm që flasin gjuhën e shpirtit dhe të qiellit, një gjuhë e përgjithshme që kuptohet prej të gjithëve, me pak durim dhe dashuri”.
Poezia lirike është gjuhë e shpirtit dhe e qiellit. Bindesh për këtë jo vetëm kur lexon “Antologjinë e poezisë lirike shqipe, midis dy luftërave (1914- 1944)”, por edhe lirikët e të gjitha kohërave. Gjuha e shpirtit dhe e qiellit është gjuha e zanafillës, atëherë kur njeriu, pasi nisi të përjetojë mrekullinë e natës dhe ditës, lindjen dhe perëndimin e diellit, yjet që binin, vetëtimat e largëta aromat e veçanta të stinëve, gjelbërimin e barit dhe lulëzimin e natyrës, rënien e gjetheve, erërat dhe flokët e borës, dremitjen e detit dhe liqenit dhe zërat e tyre, mallin për pranverën apo vjeshtën e mbi të gjitha poetizimin e marëdhënieve mes tij dhe natyrës, mes tij dhe jetës, mes tij dhe vendit ku kishte lindur e që më vonë do të quhej “mëmëdhe, por mbi të gjitha poetizimi i marrëdhënieve mes njeriut dhe jetës si vazhdimësi, ripërtëritje. Në qoftë se ndonjë ditë në çastin sublim të ringjalljes, befas lirikët e mëdhenj të të gjitha kohërave do të bëheshin bashkë, me siguri do të ndjenim dhe preknim tërë drithërimat e kohës njeri. Në mijëra e mijëra vjet të shfaqjes dhe historisë njerëzore, e pandryshuar ka mbetur jeta në kohëzgjatjen e saj jo horizontale ose drejtvizore, por jeta si përjetim emocional. Asnjë sofistikim modern, teknologji e përparuar shkencore, shpikje sado e sofistikuar e trurit njerëzor, nuk mund të zevendësojë gjuhën e shpirtit dhe të qiellit. Atëherë kur kjo gjuhë me të vërtetë globale do të shuhet, nuk do të kemi më kohë të njeriut, por kohë ndoshta të dinosaurve apo qenieve të tjera.
PËRJETIM
Shumë vite më parë, jam mrekulluar nga një film kushtuar poetit të madh Pablo Neruda, veçanërisht me një episod që nuk do ta harroj kurrë…Poeti ishte larg, shumë larg vendlindjes së tij. As kujtimet, as letrat, as fotot dhe as lajmet që merrte, nuk ja shuanin mallin për vendlindjen. Atëherë një nga miqtë e tij incizoi gurgullimën e ujërave të lumit, dallgët e detit, fëshfërimën e gjetheve, zërat e fëmijëve të vegjël dhe pikat e shiut që binin mbi çatitë e shtëpive. Të gjitha këto ja dërgoi Nerudës, i cili kur i dëgjoi nisi të lotojë si fëmijë. Viset e vendlindjes i kishin ardhur nëpërmjet gjuhës së shpirtit të rrënjëve të tij dhe prej andej ai poeti i madh, i kthente në vargjet e poezive, që të ngrenin peshë zemrat e miliona njerëzve.
SI TRASHËGIM JU LËMË SHPIRTIN TONË
Etërit e mëdhenj të lirikës shqiptare, megjithëse prej vitesh kishin shkuar dhe Shqipëria kishte fituar mëvehtësinë, shfaqeshin dhe rishfaqeshin si në vargjet naimjane:
Jam i gjallë e jam në jetë
Jam në dritë të vërtetë.
Dhe jo vetëm atëherë, pra në çastet e mëvetsimit, por edhe më pas, në vitet e tollovive që shoqëruan foshnjërinë e shtetit shqiptar. Edhe në vitet e mbretit Zog, shpirti i etërve të lirikës shqiptare ishte i pranishëm në botën letrare dhe kulturore të Shqipërisë. Edhe në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare ata do të frymëzonin me pathosin për liri brezin e poetëve të rezistencës.
Hartuesi i antologjisë, duke qenë njohës shumë i mirë i lirikës shqiptare të viteve 1914- 1944, ka ditur të përzgjedhë ata poetë dhe ato krijime që japin jo vetëm vazhdimësinë dhe frymën e etërve të lirikës shqiptare në to, por edhe ndryshimet thelbësore në përmbajtje dhe formë të kësaj lirike. Kështu, ndjejmë tek poetë të tillë si Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Asdreni, Faik Konica, Fan Noli e ndonjë tjetër shumë nga lirika e etërve të mëdhenj të saj, por edhe atmosferën e epokës së re. Në një farë kuptimi, emrat e sipërpërmendur me krijimtarinë e tyre, janë ura kalimi mes dy brezave të shquar të lirikës shqiptare. Disa prej tyre herë- herë në ngjyrat e mantelit të tyre, kanë shumë ngjashmëri me ato të mantelit të paraardhësve… E megjithatë, edhe në poezitë e përzgjedhura në këtë antologji, ndjejmë motive dhe frymë tjetër. Lexuesi i vëmendshëm e ndjen menjëherë këtë. Mendoj se kjo është meritë e Nasho Jorgaqit që ka ditur të na japë me këtë antologji portretin e ri të lirikës shqiptare, në një nga periudhat më të çuditshme të historisë së Shqipërisë, pra në vitet 1914- 1944. Në rrafshin historik sociologjik dhe atë kulturor, vitet 1914- 1944 janë me shumë hijedritë, ku mbizotëron grija, një gri e thellë ankthi, që lidhet me ekzistencën dhe më pas me ringritjen e shtetit të ri shqiptar. Do të veçoja periudhën e 1914- 1917, por edhe më pas së paku deri në Kongresin e Lushnjës, ku Shqipëria e vogël ngjante me skenën e një teatri tragjik. Largimi i Ismail Qemalit, fronëzimi i Princ Vidit, intrigat për rrëzimin e tij, Haxhi Qamili me rrebelët e tij, plaçkitje dhe djegie fshatrash dhe qytetesh, shqiptarë tuafë dhe delirantë, që vishnin dhe zhvishnin uniformat e ish Perandorisë Osmane, kryeministra dhe qeveri të vetshpallura ushtri të huaja, refugjatë nga Dibra, Kosova dhe Çamëria … Pastaj do të vinin vitet 1920- 1924, të një lufte brenda vendit me disa qeveri, që nga disa orëshe, disaditëshe apo muaj deri në periudhën e konsolidimit të shtetit dhe institucioneve të tij gjatë viteve 1925- 1939, për t’ia lënë vendin pushtimit italian dhe gjerman dhe rezistencës antifashiste.
Në këtë atmosferë, thënë ndryshe, në këtë lëndë inkadeshente, janë krijuar lirikat e përmbledhura në këtë antologji. Shqipëria si lëndë,, pra Shqipëria me hapësirat e saj lumentë, malet fushat, luginat detet liqenet dhe Shqipëria si shpirt, me dramën, dhimbjen, gëzimin, mjerimin, lindjen dhe vdekjen e njeriut, është pjesë e kësaj lirike. Poetët lirikë të viteve 1914- 1944 pikërisht këtë Shqipëri jo atë të etërve të lirikës shqiptare, pasqyruan në veprën e tyre.
Kur lexon lirikët e viteve 1914- 1944 ke dëshirë të rrugëtosh nëpër viset ku është krijuar ajo, të prekësh një Shqipëri tjetër me gëzimet dhe dhimbjet e saj, duke dëgjuar ca zëra ndryshe nga ato të sotme, të ulesh brigjeve të liqenit të Poradecit, duke shijuar dhe ndjerë shpirtin e tij e pastaj në ca vise të tjera me hënë, yje, re, shira, erëra, dëborë, muzgje, stinë dashurie, zëra fëmijësh mallë, puthje rinore, ëndrra… Këto vise poetike të lirikës shqiptare vinë me një reliev të mahnitshëm. Është meritë e hartuesit të kësaj antologjie, falë kulturës së tij të gjerë dhe njohjes në themel të kësaj lirike, por edhe i faktit se ai është shkrimtar, që ka ditur të na japë të plote viset poetike dhe relievin sa të larmishëm, aq edhe origjinal të lirikës së viteve 1914- 1944. Lexuesi i vëmendshëm, krahas atyre që përmendën më lart , nuk ka sesi të mos dallojë në këtë reliev , disa nga më të shquarit, do të thoja majat e lirikëve shqiptarë, siç janë Lasgush Poradeci, Ali Asllani dhe Migjeni. Janë me fat ata popuj që nxjerrin nga gjiri i tyre poetë të këtyre formatëve. Shqiptarët një nga popujt më të lashtë të Ballkanit dhe Evropës, siç dihet e kanë këtë fat me një poet si L. Poradeci, që siç shkruan në parathënie Nasho Jorgaqi: “Një poezi e tillë u bë nga emblemat e lirikës jo vetëm të kohës së tij, por të mbarë poezisë shqipe”. I beftë, spontan, me vrulle të papërballueshme shpirtërore, dallgëzime, erëra, ajër të tejdukshëm, mjegull, liqen, borëra, yje, vagëllime të purpërta perëndimi, zjarr i prushtë, Lasgush Poradeci është një nga talentet më të mëdha jo vetëm shqiptare, por nga lirikët e mëdhenj botëror. Në poezinë e tij ai është i papërsëritshëm, i papërballueshëm e mbi të gjitha i paimitueshëm. Fjala tek ai ka edhe ngjyrë, edhe tingull, edhe aromë. Fjala tek ai ka diçka nga fillesa e njerëzimit dhe gjuha e perëndive.
Poezia lirike e Ali Asllanit vjen në këtë antologji me vokacion dhe dimension tjetër. Ndryshe nga poezia lirike e Lasgush Poradecit, që qëndron mes tokës dhe qiellit, pra ne ca hapësira që është vështirë t’i prekësh ose kur i prek, vargjet duken të mbështjella me mister të frikshëm, lirizmi i Ali Asllanit është i prekshëm, konkret. Edhe Ali Asllani është i beftë dhe spontan në lirikën e tij dhe duket sikur në çdo hap që hedh poeti apo në çdo gjë që ai prek, befas kthehet në varg, kënge,mall, dashuri.
Lirika e Asllanit është dehëse dhe përkundet me erërat, dallgët, kaltërsinë e brigjeve të Vlorës si dhe me tërë botën e veçantë të Labërisë.
Në veri të Shqipërisë, në një nga qytetet më me tradita, bashkëkohës me dy të parët, jetoi dhe krijoi një nga poetët më të trazuar, i quajtur fenomen, novator, uragan.
Lirika e tij të trondit jo vetëm me motivet e reja që solli, trazimet e thella deri në ulërimë, por edhe për pathosin e veçantë të tyre.
Poezia e Migjenit me motivet e saj, noton jo në liqene, por në dete dhe oqeane dhimbjeje. Mjerimi në të është klithës dhe buron nga një realitet, që siç shkruan poeti “kudo valojnë flamujt e një melankolie të trishtueshme”.
Ai është poeti “i frymëzimit të pafat” dhe “vullkan që fle i fashitun”.
Krijuesit e këtyre poezive që nga i pari që çel antologjinë, Ndre Mjeda dhe deri tek i fundit që e mbyll Bardhyl Pogoni, kanë qenë nga njerëzit më të kulturuar të kohës, njohës të shkëlqyer të kulturës botërore, veçanërisht asaj europiane. Për ta Parisi, Vjena, Roma, Bukureshti, Athina etj nuk ishin vetëm qytetet ku kishin kaluar rininë shkollore dhe atë studentore, por prej tyre kishin marrë kulturë të gjerë, në të gjitha fushat e veçanërisht në atë të letërsisë, duke njohur mjeshtrat e mëdhenj të poezisë, modelet e shkëlqyera të vjershërimit dhe qytetërimin e madh europian. Kjo kulturë ndjehet dukshëm në lirikat e përmbledhura në antologji. Do të zgjateshim nëse do të analizonim secilin nga poetët lirikë të viteve 1914- 1944. Nasho Jorgaqi në parathënien e antologjisë, bën një analizë serioze për lirikët dhe lirikën e përmbledhjes në fjalë. Lexuesi i vëmendshëm do të prekë në këtë antologji shpirtin e patjetërsueshëm të Shqipërisë dhe ndjejë rrahjet e zemrave të një brezi që e deshi si askush tjetër popullin dhe vendin e tij. Ata nuk janë më…. Kanë shkuar një nga një, në mote dhe stinë të ndryshme. I fundit që shkuar ka qenë Dhimitër Shuteriqi, kulturologu i shquar dhe një prozatorët e poetët e veçantë shqiptarë…. Jeton dhe vazhdon të krijojë lirika të ndjera Myzafer Xhaxhiu, profesori im i mrekullueshëm dhe liriku me rini të përjetshme. Ata kanë shkuar duke marrë me vete trazimet e mëdha shpirtërore, rininë e tyre, brengat, dhimbjet dhe duke na lënë pas shumë nga shpirti i tyre. Ka të drejtë Asdreni kur shkruan:
Por na ju lënë, shkojmë, si shkon vesa,
Asgjë mbi dhe s’qëndron përgjithnomë,
Si trashëgimi ju lëmë shpirtin tonë.

Kalvari i shqiptarëve që nuk donin të tjetërsoheshin
Luan Rama
Jean Faveyrial është bërë tashmë i njohur me botimin në frëngjisht dhe shqip të librit të tij Historia e Shqipërisë, në sajë të punës së palodhur të studjuesit të njohur Robert Eltsi, i cili pas kërkimeve në selinë e Lazaristëve të “Saint-Benoît” në (Stamboll), Konstantinopojë, e gjeti dorëshkrimin e tij në selinë qëndrore të “Urdhërit të Saint Viecent de Paul” në Paris. Unë pata fatin të njihem me drejtuesin e arkivit Claude Lautissier, i cili me një përkushtim të veçantë më hapi dyert e arkivit për të studiuar jetën e këtij personaliteti të Kishës lazariste në trojet ballkanike. Dhe ja, në duar, një tekst i shkruar nga Faveyrial, më befasoi për historinë që ai tregonte dhe që hidhte dritë rreth përpjekjes së shqiptarëve në mesin e shekullit të XIX-të që të islamizuar dikur me forcë kërkonin tashmë të riktheheshin përsëri në fenë e origjinës: kristianizmin. Tragjedia e tri fshatrave të veriut shqiptar, (zona Mbishkodrës) i tregoi Perëndimit të asaj kohe këtë pjesë të identitetit shqiptar, të cilët njerëzit e thjeshtë luftonin ta ruanin si gjënë më të shenjtë, duke e paguar dhe me jetën e tyre. Histori rrënqethëse, e denjë për një film, çka dëshmon atë që pak evropianë e kishin kuptuar në atë kohë, kur ata gabimisht e konsideronin Shqipërinë si tokë të Islamit. Edhe pse me emra islamë, shqiptarët i ruanin ritet e kishës latine, festonin festën e Shëngjergjit, Shën Markut, etj, madje dhe festat e tyre pagane, çka ishin rrënjosur në identitetin shekullor të tyre. Ritet e vjetra, kanunet dhe besytnitë e tyre, ishin pjesë e një kulture pellazgjike dhe paralele të “Homeriadës” së Homerit të madh, të cilën do ta kërkonte gjatë udhëtimeve të tij në veriun shqiptar, studjuesi i madh francez Albert Dumont, në vitin 1871. Përse ata shqiptarë pranuan më mirë kalvarin se sa tjetërsimin? Ja si e ka rrëfyer këtë ngjarje historike At Faveyrial më 1 janar tê vitit 1870, me atë shkrimin e tij të vogël, që vështirë ta deshifrosh menjëherë.
Kujtesë historike
“Kujtesë historike mbi familjet shqiptare të persekutuara dhe të syrgjynosura për shkak të fesë, më 1845-1846”. Për këto shënime që duhej t’i plotësoja, m’u desh të kem një korrespondencë të gjatë me kolegët tanë dhe “motrat” (“suorat”) që ende janë gjallë, të cilat ishin dëshmitare të fakteve që do të tregojmë. Tani që i kam këto dokumente, po i rendis të gjitha. Për këtë do të përdor dhe disa fakte të përmëndura nga vepra e të ndjerit z. Hecquart, konsulli francez i Shkodrës, të cilat i referohen aktorëve të asaj barbarie. Sipas kolegut tim Bonnieu, ja cili ishte shkaku fetar që bëri të nxisë mizorinë e turqve. Një shqiptari, një kristiani të hershëm që gjëndej në Konstantinopojë në vitet 1844 apo 1845, i kishin thënë se një epokë e re kishte filluar për të dhe të krishterët e tjerë të Perandorisë otomane dhe se liria e ndërgjegjes ishte proklamuar. Këtej e tutje çdo njeri ishte i lirë të përqafonte fenë që donte. Por pse u përhap një lajm i tillë? Kolegu ynë nuk thotë asgjë rreth kësaj dhe sigurisht nuk dinte gjë. Por nuk ishte si shkak i Kartës së “Gul-bané”-së, pasi ajo ishte botuar që më 1839. Por shkaku, të paktën në dukje ishte ky : Më 1844, një armenian skizmatik (ortodoks), i quajtur Ovakim dhe që na ishte bërë musliman, u kthye sërish në fenë kristiane. Por meqë u zbulua dhe u denoncua, ai nuk pranoi të rikthehej në musliman dhe atëherë e vranë. Nëse pas ekzekutimit, trupin e tij do ta hidhnin në Bosfor ky fakt nuk do të bënte zhurmë. Por atë e ekspozuan në mes të pazarit, çka ishte një fyerje e madhe për kristianët. Ky akt i dyfishtë fanatizmi dhe talljeje e ndyrë, e preku gjithë Konstantinopojën. Përfaqësuesit e opinionit publik, ambasadorët dhe veçanërist ambasadori i Anglisë, Lord Stratford Canning, i bënë kritika të forta qeverisë turke. Ata madje kërcënuan për ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike, nëse nuk premtonin se akte të tilla intolerance nuk do të përsëriteshin më. Dhe Abdul-Mexhid premtoi dhe u angazhua se askush nuk do të vritej për punë feje. Por ja motivet për t’u çjerrë maskat këtyre njerëzve të errët. Shqiptarët nuk i vranë, por i internuan. Sidoqoftë, kur shqiptari që ishte në Stamboll u kthye në shtëpinë e tij, ai tregoi për atë çka flitej ato kohë për fenë. Dhe meqë të gjithë në shpirt janë kristianë, ata u deklaruan hapur se çfarë janë në të vërtetë. Një prift, i quajtur Antonio Markoviç, i cili njihej prej tyre, i përkrahu në vendimin që kishin marrë. Madje u premtoi se do t’i ndiqte kudo që do të shkonin. Sapo vendimi u muar nga shqiptarët, ky vendim iu dërgua peshkopit të Prizrenit, i cili më duket ishte z. Bogdanoviç. Figura e tij e rëndësishme nuk i bëri të heqin dorë, por peshkopi ua bëri të qartë pasojat e një ndërmarrje të tillë. E megjithatë përfaqësuesit e shqiptarëve nuk u tundën nga e tyrja: “Ne jemi të krishterë, - thanë ata. - Çfarëdo që të na bëjnë, ne do të mbetemi të tillë. Nëse do të shuhemi të gjithë, le të shuhemi, nëse duhet të vdesim, le të vdesim!” Kur ata i çuan tek pashai i Prizerenit, shqiptarët dhanë të njëjtat përgjigje. Më kot pashai i shau dhe i nxorri në mes të këshillit, duke i fyer me tërbim. Edhe pse i qëlluan me gurë, ata mbetën në fjalën e tyre? Meqë shiheshin keq nga turqit, veprimtaria e këtyre shqiptarëve bëri që ata të mbështeteshin e të mbroheshin nga bashkëpatriotët e tyre të paditur. Shpejt, shumë prej tyre donin ta ndiqnin këtë shëmbull. Pikërisht atëherë, harbimi i turqve s’pati kufi. Autoritetet, në vend që të qetësonin gjakrat, i ndezën më keq ato. Guvernator i Përgjithshëm i provincës ishte atëherë Hafez-Pasha. Nuk e di nëse ai qëndronte në Shkup apo në Prizeren. Por Zoti Hecquard shkruan si duket pa u konsultuar me Portën e Lartë. Në fakt, nuk kishte pse të ndodhte kështu pasi një guvernator, sado i fuqishëm të ishte, nuk mund të internonte kaq shumë familje, për më tepër nga Evropa në Azi. “Sido që të jetë, të hequr me forcë nga shtëpitë e tyre, këto familje u çuan në Shkup”, - thotë Hecquard. Që andej, ku gjatë gjithë rrugës ata u keqtrajtuan nga shoqëruesit e tyre, familjet shqiptare i hodhën nëpër qeli, ku u desh të duronin torturat dhe urinë. Plot dhëmbshuri e besnikëri, At Markoviç i ndoqi pas dhe bënte gjithçka për të lehtësuar vuajtjet e tyre. Disa ditë më pas, pleqtë e fshatit u dërguan në gjykatë që çështja e tyre të shqyrtohej. Pa u trembur fare nga turqit, të gjithë deklaruan se ata ishin kristianë dhe dëshironin të vdisnin të tillë. Të fyer nga kjo vendosmëri, Hafez-Pasha i Skodrës urdhëroi që ata t’i torturonin. Por meqë nuk i theu dot, ai nxorri një dekret dhe i syrgjynosi në Anadoll, duke konfiskuar dhe pronat e tyre, të cilat u shitën në favor të arkës osmane, apo siç thonë të tjerë, kanë shkuar me siguri në arkën personale të pashait. “Ishte e pamundur të përshkruash trishtimin e madh të atyre familjeve të mjera, të cilat ranë prehë e fanatizmit musliman”, - shkruan konsulli Hecquart. (- Pleq, gra, fëmijë shkuan në këmbë drejt vëndit të syrgjynosjes, duke e përballuar me guxim lodhjen, edhe pse përtej forcave të tyre, të ndihmuar kështu nga apostulli i Krishtit, Markoviç, i cili u fliste për një të ardhme më të mirë dhe shpërblimin e përjetshëm për të gjitha vuajtjet e tyre”. Kështu shkruan Hecquart. Sipas “motrave” tona Bernardine dhe Marie, nuk ishte vetëm një fshat që u deklarua i krishterë, por tri fshatra. Sipas tyre, disa i mbajtën në burg që nga nëntori i vitit 1845 gjer në shkurt të vitit 1846. Dhe meqë torurat nuk e kishin ndryshuar qëndrimin e tyre, Hafez-Pasha nxorri dekretin e syrgjynosjes. Pra të burgosurit u vunë në rrugë: ata në këmbë dhe shoqëruesit e tyre në kuaj, ku gratë ishin veçmas burrave, dhe të trajtuar në mënyrën më barbare. Nga Shkupi në Selanik, udha e të syrgjynosurve ishte e lodhshme dhe sjellja e zaptijeve aq barbare, sa shumë nga malsorët vdiqën, disa në rrugë, të tjerët kur mbërritën në Selanik. Katër gra lindën rrugës. Në portat e Selanikut, një fëmijë të sapo lindur e hodhën në det. Ndërsa priftin, ushtarët e kishin nisur veçmas drejt Konstantinopojës. Një prift nga Syra, i cili sot është kolegu ynë dhe që quhet Leonardo Vaçandio, atëherë ishte në misionin tonë në Selanik. I informuar se një numër familjesh katolike shqiptare gjendeshin në atë han ku i kishin vendosur, të privuar nga gjithçka dhe ku shumë prej tyre rrezikonin të vdisnin, ai nxitoi t’i shikonte. Por asgjë nga sa flitej nuk ishte e ekzagjeruar. Dhe ja pse ai shkoi t’i tregonte për këtë konsullit të Francës dhe të Anglisë, miqve të tij, për atë çka kishte parë e kishte dëgjuar. Konsujt i folën guvernatorit të qytetit dhe meqë kjo ngjarje po bënte zhurmë në Selanik, ai nxitoi t’i hiqte që andej të syrgjynosurit. Njëri sipër tjetrit ata i hodhën në një anije që do t’i çonte në Mudania, në detin e Marmarasë. Duke parë këtë, shumë familje katolike, në kohën që prifti Vaçandio bënte lutjet e tij, shkuan dhe mblodhën me nxitim një sasi ushqimesh, të cilat i sollën në kuvertën e anijes. Por me një barbari e mizori të pashoqe, ekuipazhi i anijes i mori ato për vete. Pesë apo gjashtë ditë që këta besimtarë do të qëndronin në Selanik, u vizituan nga prifti Vaçandio, i cili i ngushëllonte dhe i ndihmoi përmes familjeve katolike që banonin atje. Dhe kur ata ikën, ai nxitoi t’i shkruante Monsinjor Hillereau-së, vikarit apostolik në Konstantinopojë. Ai në fakt donte t’i mbante në Selanik ata që ishin sëmurë, por guvernatori kundërshtoi. (Mund të shtojmë se Viçandio ishte nga të parët që shkoi te guvernatori për të mos i lënë më në atë gjendje, ata katolikë, të cilët ishin pa ushqime të mjaftueshme, flinin në tokë të zhveshur dhe ishin të keqtrajtuar nga gardianët). Me gjithë kundërshtimet, me kurajo dhe i mbështetur nga konsulli i Austrisë, Mikanoviç, një katolik i zellshëm, kolegu ynë hyri disa herë në atë han që ishte kthyer në një lloj burgu. Ai i mblodhi të rrëfehen dhe u kujdes për ata që po vdisnin, i varrosi të vdekurit dhe bekoi disa martesa mes tyre. Mëshira dhe kujdesi i tij u bënë të njohura mes katolikëve të qytetit, ku atyre të syrgjynosurve u sollën veshje, ushqime e shtroje për të fjetur, të nevojshme për atë sezon të lagësht të pranverës, çka dhe mbrojti jetën e disave. Lidhur me vuajtjet e tyre në atë kalvar, vetëm Zoti e di. Ata përjetuan gjithçka: urinë, etjen, keqtrajtimet. Më pas një djaloshi i prenë gishtat e këmbëve, për shkak se e kishin rrahur me shkopinj. Për një gotë ujë, osmallinjtë u kërkonin 1 piastër ose 25 cent. Dhe më pas ndaluan tu jepnin ujë, meqë ata s’kishin më para. Uria e etja bënë që fëmijët të lëshonin klithma të tmerrshme, aq sa marinarët nuk i duronin dot dhe shumë prej tyre i hodhën në det. Kështu ndodhi dhe me një prind që humbi dy fëmijët binjakë të moshës 8 vjeçare. Dhe një grua në agoni, e hodhën gjithashtu në det, para se ajo të jepte frymën e fundit. Kur mbërritën në Mudania, njëmbëdhjetë prej tyre, që sapo kishin vdekur, i lanë në breg, në një gropë. Të tjerët i hipën në një anije tjetër të vogël që të mund t’i ngjiteshin lumit për t’i çuar në Muhaliç. Në kohën kur po i transportonin nga anija, një shqiptar i quajtur Mici, me fe ortodokse dhe që gjendej rastësisht aty, i njohu ata nga rrobat karakteristike që kishin veshur. Ai u habit shumë që po i tërhiqnin për t’i hedhur në një barkë tjetër, sikur të ishin trungje apo cungje drush. I prekur në shpirt, ai mori menjëherë barkën e tij dhe i çoi ata larg në Muhaliç, në atë vend tepër kënetor dhe shumë të pisët për shqiptarët tanë që kishin jetuar gjithnjë në ajrin e maleve. Por e tmerrshme ishte se i hodhën së bashku në një ndërtesë të vjetër, aty ku në kohën e kolerës vendosnin të vdekurit. Sapo i futën, djaloshi Mici iu afrua dhe së pari u përgatiti një supë, pastaj u dha paratë e tij gjersa asgjë nuk mbeti në kuvertën e tij Ndërkohë, në Selanik, me urdhër të pashait, At Antonio ishte arrestuar sapo ishte kthyer në kishën e tij. Por vendosmëria e kz. Mikanoviç, konsullit të Austrisë, arriti ta shkëpusë nga ata dhe me një anije ta nisë drejt Stambollit. Meqënëse ishte dalmat, pra një person që varej nga shteti austriak, ai shpresonte se zotit Sturmer, që atëherë ishte Internonce, si përfaqësues i Austrisë do t’i mbronte ata katolikë të mjerë, për të cilët, prifti françeskan ishte bërë një At shpirtëror. Por kjo nuk ndodhi dhe arsye diplomatike e penguan z. Sturmer të mbronte hapur kauzën fisnike të fesë dhe të njerëzimit. Madje, At Antonio u burgos nga turqit. Nuk mund ta pranojmë akuzën kundër këtij përfaqësuesi të Austrisë se ka gisht në aktin e padëgjuar e revoltues të turqve. Kolegu ynë Viçandio, që e pa At Antonion kur kaloi nga Muhaliç në Selanik, nuk ka dëgjuar për një ankesë të tillë. Madje do donim të supozonim se ndërhyrja e Austrisë arriti të marrë nga qeveria turke, në sajë të At Antonios, i cili, kur ishte gjetur një mëngjes para portës së hapur të burgut, shkoi dhe takoi shqiptarët e shtrenjtë. Ndërkohë, Monsinjor Hillereau kishte mësuar se të syrgjynosurit ishin andej nga Bursa dhe menjëherë shkoi të kërkonte z. Bonnieu, i cili e flet mirë gjuhën turke si dhe abatin Hillereau, nipin e tij.
Me të shkuar në Bursa, ata mësuan se besimtarët tanë ishin në Muhaliç në një gjendje të patreguar. Duket se ishte zoti Sandisson, konsulli i Anglisë që na dha këtë lajm. Edhe pse protestant, z. Sandisson ka treguar gjithnjë një mirëdashje prekëse ndaj katolikëve shqiptarë. Duke parë se kolegu ynë, abati Hillereau shkoi në Muhaliç, ai dërgoi atje drogmanin e tij z. Gjeorgjiaki, sëpari për t’i shoqëruar dhe pastaj për të ditur se ç’bëhej me ata të syrgjynosur shqiptarë. Por po i lë fjalën kolegut tim në këtë raport të shkruar (jo fill pas kthimit të tij nga Muhaliç, pasi atë e kapën ca ethe sa gati dhe vdiq), por gjatë kohës së shërimit të tij.

Shen Meria shqiptare në monumentin e Tarketës në Milano
Ilia S. Karanxha
Një farë paqartësie vërehet në literaturën shqiptare si për Aleks Tarketën, që deklarohej nga Shqipëria, po ashtu edhe për monumentin e tij në Duomo të Milanos i cili gabimisht është cilësuar skluptor. Disa saktësime mbi atë e veprën e tij ka dhënë studiuesi arbërsh Inoçenco Mazioti(‘Zjarri’, 1992/93) mirëpo del nevoja të rishikohet edhe ky shkrim. Fillimisht duhet sqaruar se Aleksi ynë nuk ishte skluptor dhe asnjë monument nuk është ngritur për nder të tij në këtë katedrale. Sipas vetë dëshmisë së Aleksit, që na trasmetohet mbi lapidar, ai
u adoptua qysh në fëmini prej Françesco Sforcës(1401-1466), dukës të Milanos, në oborin e të cilit pati një karrierë të shkëlqyer ushtarake e mbeti në shërbim të kësaj familje deri në momentet e fundit të jetës (23 prill 1490). Me 1478-1480 me shpenzimet e veta Aleksi kërkon të ngrihet një altar (monument) në katedralen e Milanos të cilën ja dedikon devotshmërisë të madh të tij kundrejt shën Mërisë por edhe mirënjohjes e respektit që kishte kundrejt familjes dukale Sforca e në mënyrë të veçantë për Françesko Sforcën (dukë nga 26 shkurti 1450-1466) i cili kish treguar një kujdes atëror për rritjen dhe edukimin e tij. Në të njëjtën kohë nuk do që të harrohet origjina e tij shqiptare, gjë të cilën e thekson me insistim e me një farë krenarie në tre strofat e vjershës së tij të skalitura në bazamentin e këtij monumenti.
Problemi i autorsisë të këtij monumenti ka qënë objekt diskutimi nga studiues të ndryshëm dhe me një farë rezerve tani pranohet si autor i veprës skluptori i shquar i shekullit të XV Xhiovani Antonio Amadeo (1447-1522). Në lidhje me këtë artist është i dokumentuar fakti që më 9 nëntor 1478 me kërkesën e Aleksit ai paraqet një vizatim, të themi projekt, mbi kompleksin monumental por mungojnë të dhënat e mëtejshme që të na vërtetojnë plotësisht në se ai u bë edhe ekzekutuesi i projektit të vet. (Società Storica Lombarda: Giovanni Antonio Amadeo. Documents/I documenti, 1989, f. 114) Janë të dokumentuara gjithashtu një sërë angazhimesh të tjera të këtij skluptori gjatë atyre viteve në Milano. Në shtator të vitit 1480, duka i këtij qyteti Gian Galeazzo Maria Sforza (Kont i Pavisë e dukë i Milanos 1476-1494) i kërkon Manastirit të Pavias që të bënte llogaritë në lidhje me ‘punimet e ndryshme’ që Xhiovani kishte bërë aty me që nuk ishte paguar prej dy vjetësh. Në këtë kërkesë të dukës nuk cilësohen se cilat kanë qenë këto ‘punime të ndryshme’, për të cilat ai ndjente detyrimin t’i paguante. Ndoshta prej këtij dokumenti ka lindur edhe ideja e gabuar se monumenti i Tarketës u pagua nga duka (tjetër gabim Francesco Sforza - vdekur më 1466) dhe u ngriti për nder të Tarketës. (M.Cesari: ‘Guida al Duomo di Milano’ 1987, p. 45 ‘...il monumento, che Francesco Sforza fece erigere in memoria di Alessandro Tarchetta, suo Capitano. Era il 1480...)
Një ide pak a shumë e mjegullt dhe e ngjashme gjendet edhe në: A. Musiari: ‘Pompeo Marchesi’, Gavirate, 2003 f.153 ‘Rrasa, që përmirësonte zonën qëndrore të rrafshit të gdhendur i ngritur më 1480 për kapitenin sforcesk me origjinë shqiptare, demostron influenca të reja atike që trasformohen nga shtylla funeralesh’.
Mirëpo në tre pjesët e poezisë dedikuese del qartë me një farë theksi rritës impenjim i Aleksit për realizimin e altarit duke konkluduar se vendi që i ishte caktuar brenda katedrales u zbukurua me ‘shpenzimet e veta’. Nga ky pohim munt të mendohet gjithashtu se në momentin e inagurimit - 14 gusht 1480 - pagesa duhej të ishte kryer gjersa fakti ishte gdhëndur edhe në pllakën lapidare prej mermeri. Ka të ngjarë, me që ishte një nismë e dëshira personale e Tarketës, pagesa të jetë bërë drejt përsëdrejti tek artisti dhe jo nëpërmjet kanaleve të administratës së katedrales ku do të kishin mbetur me siguri gjurmë të tyre.
Si konditë për realizimin e saj e lëshimin e lejës kërkohej nga administrata që mbikëqyrte punimet që ‘ajo të ishte e denjë si për lavdinë e Mbretëreshës së Qiellit (Shën Mërisë) po ashtu edhe për bukuritë mahnitëse e madhështore të katedrales’. Pra pretendimet ishin për një vepër me nivel të lartë artistik dhe Aleksi duke pranuar të gjitha kushtet që impononte vendi dhe koha u angazhua vullnetarisht me të gjitha forcat e tij që monumenti të plotësonte këto kërkesa. Zgjedhja e një skluptori të kalibrit të Xhiovani Amadeos ishte në të njëjtën kohë garancia më e mirë për atë që do të realizohej.
Kompleksi monumental që ka aritur deri në ditët tona përbëhet nga një pllakë e madhe mermeri në qendër, mbi të cilën me një reliev të ngritur është gdhendur Shën Mëria në një pozicion të çiltër e plot dhimbsuri drejt Fëmijës Jezus. Dy figurat në harmoni të plotë të kujtonë tipin e Shën Mërisë përkëdhelse në ikonat bizantine veçse këtu ato paraqiten plot plasticitet në stilin e artit greko-romak që rikthehet në artin e rinashimental italian. Anash saj qëndrojnë si dëshmimtarë e mbrojtës ligjorë të ngjarjes dy buste të shënjtorëve Jovan Pagëzori dhe Jovan Ungjillori. E gjitha mbështetet mbi një bazament mermeri, subjektet janë të ndara nga shtylla dekorative e dy shënjtorët qëndrojnë brënda kafazësh të ndërtuar qëllimisht. Një strukturë arkitektonike gjithmonë prej mermeri me zbukurime dekorative qëndron mbi gjithë kompleksin monumental.
Më 1843 G. Ferrario e quan veprën e Aleksit ‘një monument arkitektonik me një hijeshi shumë të mirë’\ (Giulio Ferrario : Memorie per servire alla storia dell’architettura Milanese...Milano, 1843, pp. 369-370) dhe në këto linja pozitive ka shkuar e ka mbetur kritika e artit në lidhje me këtë vepër. Autori i mësipërm që e klasifikon veprën në stilin e Donato Bramantes (1444-1514) (Ndryshe edhe ‘Bramante di Urbino’- arqitekt, piktor e inxhinjer i shquar italian) - sugjeron se projekti dhe ekzekutimi i saj është bërë nga Boniforti de Solari, në atë kohë kryearqitekti i punimeve në Katedralen e Milanos. Dokumentat e arkivit të zbuluara më vonë nuk konfirmuan këto sugjerime të Ferrario-s por ideja e përkatësisë së veprës në stilin e ‘bramantes’ u manifestua më vonë edhe tek të tjerë studiues duke e marë pikërishit ‘monumentin Tarketa’ si një provë evidente e gjurmave të tij, si diçka të veçantë e të re në artin lombard me që ekzekutimi i Shën Mërisë me një veshje pala-pala që derdheshin nga lart poshtë e konfermonte më së miri këtë. Influenca e këtij stil u duk më tej edhe në artistët e tjerë lombardë. (Amiço Riçi: ‘Storia dell’architettura in Italia dal secolo IV al XVIII’, ff. 615-616) Duke ju referuar bazorelievit ‘Arratia në Egjypt’ të veprës së Amadeos, që është me nënëshkrimin e tij, tek portreti qëndror i Shën Mërisë vërehen elementë të përafërt me Shën Mërinë e ‘monumentit Tarketa’ (‘I maestri della scultura. Giovanni A. Amadeo’ Fabbri ed. Milano 1966, tav. XIII.)
Ky monument, që ndodhet akoma sot në krahun e majtë të katedrales (kishëza apo altari i pestë nga hyrja), është e njohur me emrat: ‘monumenti tek Tarketa’, ‘edikola Tarketa’ apo ‘kishëza e Ilirikut’ ose Shën Mëria e shpëtimit(Madonna del soçorso) mbasi besimtarët e kanë (apo e kishin.) za
kon të preknin pjesët e trupit që ju dhembnin në bazamanti i mermertë i statujës së Shën Mërisë e cila - siç mendohej - kishte ‘veti shëruese’.
Me që monumenti mbas disa shekujsh kishte dhënë shënja dëmtimi administrata e katedrales vendosi të bëjë restaurimin e saj duke ja besuar këtë detyrë në tetor të vitit 1832 përsësri një skluptori të shquar Pompeo Markezit (Pompeo Marchesi 1783-1852) i cili i përfundoj ato më 1840 (G.B.Cremonesi: ‘Nuovo basso rilievo di Pompeo Marchesi nel duomo di Milano per monumento di Alexio Tarchetta inagurato il giorno 11 gennaio 1840’.) Para kësaj ndërhyrje, që me siguri ka qënë më e specializura, duhet të ketë pasur edhe ndërhyrje të tjera të mëparshme. Me sa duket një podium prej druri ishte adoptuar në bazamentin e saj për mbajtjen e gjithë strukturës në pozicion të drejtë. Kjo strukturë drusore u hoq nga P. Markezi dhe u zëvëndësua me një bazament prej mermeri nga i cili ridolën në dritë dy mbishkrimet (apo dy strofat e poezisë) të Aleks Tarketës në pjesët anësore të këtij bazamenti. Por G. Ferraro na referon se para vitit 1650 në bazamentin e këtij monumenti ka qënë edhe një mbishkrim i tretë i Aleksit i cili duket është eleminuar gjatë ndërhyrjeve restauruese të mëparshme për të cilat nuk ka dokumente. (G.Ferrario: Memorie ...eç. f. 369-370.)
Fillimi i poezisë nga
shqiptarët (1480)
Një variant i pjeshshëm i poezie të Tarketës është publikuar në ‘Les letters albanaises’ n* 4, Tiranë 1989: ‘Les poesie d’un Albanais eminent du XV siècle’ po ashtu edhe Innocenzo Mazziotti (Zjarri, 1991-92,) ka dhënë variantin e dy mbishkrimeve të mbetura deri më sot në bazamentin e këtij monumentit. Një përkthim letrar në shqip të këtyre mbishkrimeve të para ka bërë M. Zeqo prej të cilit u përforcua mendimi i gabuar i të qënit të Tarketës si skluptor. Më poshtë - në interes të këtij studimi e për të shmangur ndonjë keqkuptim mbi ‘Monumentin Tarketa’- po japim një përkthim të tre mbishkrimeve (strofave) edhe pse për publikun shqiptar dy të parat nuk janë krejt të panjohura.
(Lapidari i majtë:)
Virgjëreshë e shënjtë burimplotë mëshire
devotshmërisht të gjithë të lutemi
që për mirësinë tënde të pa fundme
Për ne u sakrifikove për atë që Adami
Sa mëkatoi ai u shpërblye mbi kryq
Që ç’do kush gjithmonë të jetë i mjerë
Fatkeqësisht bërtasin me zë të lartë.
‘Këtë vepër bëri që të ngrihej Aleksi
i Tarketës të Shqipërisë
Kapiten i oborit të Larengo-s
në vitin e 1480-të të ditës
14 të muajti të gushtit.
(Lapidari i djathtë:)
Sa më shumë mendoj në ato mirësira të mëdha
që mua më ke bërë o Virgjëreshë e shënjtë dhe e kulluar
në madhështi e ndere e gjithë ofiqet
kaq shumë tepër jam i detyruar në pamja jote
se nga Shqipëria erdha vocërak
morra këtë zotërinë tim tepër të lartë
dukën Françesko Sforca unë i varfëri
më rriti në fillim dhe prej tij u lavdërova
për shërbimin tim të shquar në çdo drejtim
dhe prej andej e bijtë e tij gjithmonë i nderuar
unë kam qënë për të madhin fatin tim
më shumë se meritat e fuqitë e mija
për të cilat dhunti unë me kurajo besnike
o Virgjëreshë e bekuar akoma të lutem.
Kur do të zgjohem me kalimin e kësaj jete
Shëndeti im nuk do të mohoet
për të cilin qëllim kam zbukurua këtë vend
me imazhin tuaj unë jam i pandarë
Aleksi gjithmonë debitor, veç mos qoftë pakë
(Strofa e pa njohur:)
Virgjëreshë Shënjtore e Papërlyer dhe e Mirë
Që linde Shpëtimtarin tonë
Ki mëshirë mbi mua e Shënjta Mari
Aleksi unë jam, Juaji i vërtetë shërbëtor
I lindur në Shqipëri nga Zoti i Madh
Françesko Sforcën pata me Nderime të Mëdhaja
Këte fisnik, zotërinë tim, si Ulkonja e Mirë
Më stërviti në luftime të lavdishme
As unë kurrë s’refuzova ndonjë martirizim
Në ngjarje të jashtëzakonshme e gjëra të rezikshme.
Më mbajti pranë gjithmonë për shëndetin e tija
Prandaj Ai, akoma një dashuri më të madhe më tregoi.
Lutjet e mia kurrë nuk mbetën të heshtura
Drejt teje o Nënë Mëshirmadhe.
Me që nderime të mëdhaja më ke ridhënë
Dhe vetëm për Mirësinë tënde
Kështu unë për gjithë Begatinë tuaj
Me që kaq shumë merita drejt meje u derdhën.
Virgjëreshë e Kulluar, e pamasë Mëshirmadhe
Me shpenzimet e mia zbukurova këtë vënd.
Ajo që bije në sy në variantin origjinal është mungesa e uniformitetit në shkrimin e saj gjë e cila duhet të vijë jo vetëm nga mos njohja e mirë e gjuhës italiane nga ana e Aleksit por edhe nga influencat e gjuhëve të tjera (spanjisht) me të cilët duket se ai ka qënë i detyruar të komunikojë. Kështu p.sh. po aty gjejmë: bontade dhe bontate; questo locho dhe questo luocho; Vergine sacra dhe Vergene sancta; fonte de pietade por edhe Madre de pietate. Ndërsa tek vargu QVEL NOBILE MJO SIGNORE IN LUPEE MIRE ai duhet të jetë shërbyer nga konstrukti gramatikor i gjuhës shqipe bile edhe nga një fjalë shqip për të nderuar e krahasuar zotërinë e tij si një Ulkonjë e Mirë (Lupë e Mirë). Këtë poezi të Tarketës për momentin mund ta konsiderojmë si piknisja e poezisë shqiptare, pa çka se në një gjuhë disi të përzjrë, por ama të frymëzuar e të nxitur edhe nga ngjarjet e kohës.
Aleks Tarketa
dhe ambienti i tij
Disa të dhëna biografike mbi Aleks Tarketën munt të nxiren vetëm nga mbishkrimet megjithëse na del e vështirë të fiksojmë data. Duke ju referuar fjalëve që ai ka futur në këtë poezi si ‘picoletto’(shumë i vogël), ‘poveretto’(shumë i varfër), si dhe lutjet ekstreme për mëshirë tek Shën Mëria të krijojnë përshtypjen e një fëminije plot vuajtje e sakrifica e cila jo pa qëllim vihet në antitezë me pozitën princore në ambientet e familjes Sforza.
Faktin e origjinës shqiptare e gjejmë të përmëndur në të tre strofat. Në të parën thekson se vepra u ngrit me kontributin (fatto fare) e ‘Aleksit nga Tarketa e Shqipërisë’. Në strofën e dytë mësojmë se nga Shqipëria erdhi shumë i vogël dhe shumë i varfër. Në strofën e tretë përsëritet e njëjta ide në formën e prezantimit para Shën Mërisë që ai është shërbëtori i saj më i devotshëm dhe se ka lindur në Shqipëri nga Zoti i Madh. Në vargun e fundit përsëri del ideja se vëndi u zbukurua, pra monumenti u ngrit, me shpenzimet e tij. Ideja e të qënit shqiptar mer kështu të njëjtën ngarkesë emocionale që ka ai për devocionin kundrejt Shën Mërisë.
Po të analizohen me kujdes të dhënat e mësipërme e të kihet parasysh raportet mes Aleksit – si bir - dhe dukës Françesko I Sforca - si atë, si dhe angazhimin e tij në shumë misione të rëndësishme mund të hamendësojmë se Aleksi ka lindur aty rreth viti 1430 dhe në Itali duhet të ketë mbritur pas viti 1440. Problematike paraqitet edhe fakti i qënjes nga Shqipëria për të cilën Aleksi bën be dhe rufe. Ajo vështirësohet nga e panjohura e kësaj qëndre banimi me emrin ‘Tarketa’. Aleksi e shkruan emrin e tij ‘Alexio de la Tarchetta de Albania’(1480) e në dokumentat e gjejmë ‘Alexandri della Tarcheta’(1479). Në të dy rastet kemi ‘nga Tarketa’ e vetë ai na thekson se kjo qendër banimi ndodhet në Shqipëri dhe se ai ka lindur po aty. Ndërkohë në shërbim të familjes dukale Sforca gjenden edhe të tjerë shqiptarë si komandantë p.sh. një Nikolla Shqiptari por edhe persona me të njëjtin mbiemër ‘Tarcheta’ veçse cilësohen si ‘schiavonë’ d.m.th. sllavë. Në një pasazh që i referohet luftës të Milanos kundra gjenovezve e francezëve më 1461 gjejmë: ‘..kështu arriti mesdita, e beteja ishte e dyshimtë. Ndërkohë ja ku arijnë Karlo Kadamozo nga Lodi, Gjergji nga Tarketa skiavone, e Nikolla Shqiptari, burra të fuqishëm e në krye tè kompanive të çmuara që i kishte dërguar Duka.’ (Giovan Pietro Cagnola ‘Cronache Milanesi’ Firenze 1842)
Në kufi mes Slovenisë e Italisë ndodhet një qëndër e vogël banimi me emrin ‘Tarketa’ dhe origjina e skiavionëve mund të ketë prejardhjen nga ky vendbanim. Për Aleksin tonë çështjen po e konsiderojmë të hapur për hulumtime të tjera. Sidoqoftë nuk munt të themi se Aleksi ngatëronte e nuk i kishte të qarta konceptet gjeo-etnike Shqipëri, Epir, Peloponez, Maqedoni, Dalmaci etj. Përderisa luftonte krah për krah e drejtonte mercenarë (stradiotë) të ardhur nga këto krahina të Ballkanit. Pa folur këtu për raportet mes dukatit të Milanos dhe përfaqësuesve të Skëndërbeut sidomos më 1464 kur për Aleksin mund të hamendiesohet, me shumë mundësi afër të vërtetës, edhe interesimin e tij për çështjen e madhe të luftës së shqiptarve. Mbi vdekjen e Aleksit, jepet data 23 prill 1490 dhe mëtej se kish banuar në zonën e faltores të Shën Andrea tek ‘Muro Rotto’ (Milano) të dhëna të cilat duhen marë me njëfërë rezerve.
Rëndësia e veprës së
Tarketës në mjedisin
shqiptar
Në literaturën shqiptare në lidhje me veprën e Tarketës vëmëndja më e madhe i është kushtuar mbishkrimeve(poezisë) ndërsa monumenti në tërësinë e tij nuk njihet. Është folur pak e në të shumtën e rasteve me ide të paqarta e të gabuara pa ç’ka se stili triumfant dhe ekzaltues nuk kanë munguar. Për vlerat artistike të veprës u fol më lart ndërs përsa i përket lidhjeve të saja me ambientin shqiptar deri më sot ajo është parë e trajtuar në një prizëm shumë të ngushte duke u kapur thjesht pas faktit se lidhej me emrin e një shqiptari.
Në literaturën italiane është kapur kryesisht aspekti i vlerave artistike të monumentit duke nxjerë në pah të rejat që sjell ky monument brenda këtij arti. Kuptohet meritat këtu i atribuohen gjenisë krijuese të Amadeos dhe Tarketa përmëndet thjesht si financues i saj. Mirëpo përtej këtyre mentaliteteve, që reflektohen në trajtesa monografike apo shkrime gazetareske, nuk është shkuar asnjëhetë.
Tani çështja shtrohet në dy plane. Elementët: komandanti Tarketa, monumenti, poezia, në veçantinë apo kompleksitetin e tyre, duhen parë thjesht si kuriozitete artistike e letrar prej një shqiptari apo tërësia e ngjarjes ka pasur të bëjë me Shqipërinë e shqiptarët e përtej Adriatikut? Pra duhet ta konsiderojmë si një pjesë të historisë shqiptre, apo një bukuri e rastësishme në kulturën e rilindjes italiane?
Perceptimi i parë kur lexohet poezia është ai i një komandati të shquar që i shpreh mirënjohjen e tij dukës të Milanos duke ngritut një monument për shën Mërinë drejt të cilës ai është shumë i devotshëm dhe i atribuon asaj gjithë sukseset e tij në fushën ushtarake.
Po ta krahasojmë Monumentin e Tarketës në Milano (1480) me ikonostasin e Gjergj Shqiptarit në Porta San Giorgio(1470) bie në sy një hop cilësor. Kuptohet jo aq nga ana artistike se sa nga ana e përmbajtjes dhe mesazheve që këta dy shqiptarë tresmetojnë tek pasardhësit. Ndërsa Gjergji është i mbytur nga dëshpërimi dhe kufizohet vetëm me një thirje drejtuar Shën Mërisë ku lutet që të mos mbete i braktisur, tek Tarketa kemi një prezantim tjetër të tij kundrejt Shën Mërisë. Kemi mirënjohjen e tij drejt Mbretëreshës së Qejve. Pra një akt liberator, një pikmbritje, që kishte mundur të konfermonte me nder vetvehten, nga një pozitë e ulët dhe e mjerueshme shoqërore (picoletto, poveretto), në një nga dyert më fisnike të rilindjen italiane siç ishin Sforca-t.
Tarketa e ka përfundar me sukeses misionin e vet në beteja shumë të ashpra, të rezikshme e të pabesueshme. Qënja e tij shqiptar dhe adhurimi i Shën Mërisë, të cilës i dedikon monumentin, e kanë nxjerë atë faqebardhë. Ai nuk mburet, thjesht dëshmon një fakt një devocion e një mirënjohje të pakufishme, që ka një parlele të drejt përdrejtë në kohë, me luftëtarët shkodranë që ndesheshin në bedenat e kalasë me një nga shtet më të fuqishme të kohës.
Ideja për ngritjen e monumentit lind pikërisht në momentin më kulmor të dramës shqiptare. Këto ngjarje ndiqeshin nga oboret princore të Italisë por edhe të Evropës me një ankth të jashtëzakonshëm. Mbyllja e luftimeve në truallin shqiptar desh të theshte hapja e frontit të ri në gadishullin Apenin. Shkodra shikohej nga turqit si një nga kështjellat më të forta të krishtërimit evropian e fill pas saj rradha duhej t’i vinte Romës. Kjo ishte strategjija e madhe e vetë sulltanit Mehmetit II e ushtarët kishin plot arsye kur para mureve të saj nxiteshin të thërisnin ‘Roma! Roma!(1478-79). Gjthçka ishte e ditur në Itali e ngjarjet e Shqipërisë ndikonin në ngritjen e tensionit e të pasigurisë gjithmonë e më shumë. Në lidhje me gjëndjen në Itali pas paqes që Venecianët bënë me turqit Xhiovani Tarkanjota do të shkruante: Kjo paqe që u bë më 1478 trembi shumë pjesën tjetër të Italisë, që dyshovi se me qëndrimin e venecianëve si sehirxhinj, do të kishte pasur mundësi Turku të depërtonte fuqishëm në gjirin e kësaj pjese të mjeruar të Evropës(G. Tarchagnota : Delle Historie del Mondo..1562, f. 500-501)
E papritur dhe e jashtëzakonshme ishte fitorja gjatë rrethimit të parë (1474) apo qëndresa e pabesueshme e heroike e shkodranve në rrthimin e dytë(1478-1479). Ngjarja në të dy rrethimet u perceptua si një mrekulli e Shën Mërisë me që ajo ishte edhe shënjtorja që adhurohej në mënyrë të veçantë nga shkodranët. Të gjithë në kala venecianë, marinarë italianë luftonin trimërisht por mbi të gjithë u shquan djelmoshat e malësive të Shkodrës që ishin të kudogjendur për të përballuar sulmet më të egra e që zgjithnin situatat më të rezikshme gjithmonë në favor të të rrethuarve. Ata i faleshin e i luteshin me gjithë shpirt Shën Mërisë besonin plotësisht se ajo ishte gjithmonë pranë tyre prandaj edhe fitoret i konsideronin si një dhuratë apo mrekulli që ju vinte nga Mëma e Zotit. Mbi bedenat e kalasë së Shkodrës në një dyluftim për jetë a vdekje lindi e u lartësua një kulti tepër i veçantë. Lindi kulti i Shën Mërisë si adhuruese e shqiptarve firimtarë. Lindi kulti i Zonjës së Shkodrës si tipar dallues i shqiptarit luftëtëtar të papomposhtur. Nga realiteti u konkretizua kulti biblik i Shën Mërisë shqiptare dha nga kulti biblik u gjenerua e u përhap në art, historiografi, folkor dhe fe në shekujt që do të vinin jo vetëm rikujtimi i kësaj ngjarje, por edhe identiteti e kultura e një kombi të tërë që vononte të ringjallej.
Aleks Tarketa që nuk e ndjente vehten të ndryshëm nga luftëtarët e Shkodrës, edhe pse fjala Shkodër aty nuk përmëndet, por si shqiptar ai i përket pikërisht kategorisë të luftëtarve të pamposhtur adhurues të Shën Mërisë. Lind pra në katedralen e Milanos i pari prezantim ikonografik i Shën Mërisë si mbrojtëse e luftëtarit shqiptar fitimtar. Nën këtë prizëm ajo u trasmetua ndër shekujt që do të vinin. Aleks Tarketa instiktivisht apo me ndergjegje e bëri detyrën e tij po ashtu si do të bënin shqiptarët në Venedik me tabllotë e Karpoçios apo Marin Beçikemi me veprën e tij historike -letrare Rrethimi i Shkodrës. Nisin këtu hapat e para për reflektimin e një kulture kombëtare shqiptare: në pikturë, sklupturë, letërsi e histori. Herë herë të pavlerësuar apo të paditura dhe herë-herë të injoruara, të keqinterpretuara apo të shkatëruar me qëllime të mbrapshta.

Subscribe to:
Posts (Atom)
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...