2011-03-07

Me ndezjen e zjarreve, sot përfundon manifestimi treditor 'Epopeja e UÇK-së'


Sot në Prekaz me ndezjen e zjarreve, përfudojnë aktivitetet në kuadër të manifestimit treditor "Epopeja e UÇK-së" kushtuar rënies dhe qendresës heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.
Gjatë dy ditëve të kaluara, të shtunë, është zhvilluar një manifestim në kazermën "Adem Jashari" të FSK , u morën pjesë udhëheqësit më të lartë të vendit. Ata mbështesin përfshirjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse ndërkombëtare.
Presidenti Behxhet Pacolli tha se Kosova është sot një shtet i pavarur falë sakrificës së popullit të saj dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi se tani kur vendi është i pavarur, kjo Forcë e Sigurisë që është ndërtuar dhe po ndërtohet, një ditë do të jetë pjesë e misioneve paqeruajtëse ndërkombëtare dhe pjesë e forcave të shoqërive të civilizuara.
Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi tha se aspiratat e Kosovës janë që të bëhet pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Ai tha se lufta çlirimtare në Kosovë bashkoi pranë një vizioni të gjithë shqiptarët, por edhe komunitetin ndërkombëtar, i cili mbështeti aspiratat e Kosovës dhe popullit të saj për liri e pavarësi.
"Në, këto 13 vjet realizuam synimet tona shekullore për Kosovën e lirë. Tani kemi synimin tonë tjetër të drejtë të vlerave euroatlantike për të integruar shtetin e suksesshëm të Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian", tha Thaçi.

Për zhvillimin e FSK-së foli ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku. Ai tha se kjo forcë do t'i përmbushë kapacitetet e plota operacionale gjatë këtij viti. Në këtë ceremoni, përveç arritjeve para të pranishmëve, janë prezantuar edhe pajisjet e FSK-së.
Kjo forcë është duke u ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s. Ndërsa të dielën në Prishtinë mbajt një akademi përkujtimore kushtuar kësaj date dhe në nderim të 13 vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij, si dhe u bënë homazhe në Prekaz. Të pranishëm në këtë akademi ishin përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, por jo edhe i pari i vendit, Behgjet Pacolli.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se falë luftës dhe sakrificës së Jasharëve dhe dëshmorëve tjerë sot po e përjetojmë lirinë dhe pavarësinë. "5, 6 dhe 7 marsi i vitit 1998 vërtet hyri në historinë më të re të Kosovës me tërë tragjedinë dhe madhështinë e vet, ditët që në ritmin e vet brenda kalendarit do të ishin të rëndomta në rrethana të veçanta e morën shenjën e sakrificës sublime të njeriut dhe u shndërrua në Epope", tha kryeparlamentari Krasniqi.
Ndërsa akademik Esat Stavileci, pasi çmoi lart veprën dhe kontributin e Adem Jasharit, porositi institucionet e vendit se sot më shumë se kurrë duhet të punojnë për të ndërtuar një shtet të fortë, ashtu siç ishte synimi i luftëtarëve të lirisë.
Në emër të familjes Jashari, me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti Bekim Jashari, i cili uroi të gjithë shqiptarët për këtë përvjetor, duke porositur se ka ardhur koha që të punojmë së bashku dhe ta çojmë vendin përpara. Për të pranishmit në këtë akademi u shfaq edhe një program artistik.

INTERVISTË ME KËNGËTAREN SHQIPTARO AMERIKANE LIRIE DEDVUKAJ - SINISHTAJ


BEQIR SINA, New York

 
DETROIT - MICHIGAN : Liria Dedvukaj-Sinishtaj u lind në Podgoricë më 19 prill 1981. Është rritur në fshatin Sukruq. Në këtë fshat kreu edhe ciklin e ultë të shkollës fillore, kurse ciklin e lartë dhe shkollën e mesme e kreu në Tuz. Kurse, kolegjin e ka mbaruar në Miçigan. Është e martuar dhe jeton në shtetin e Miçiganit. Përveç se merret me muzikë, ajo është edhe pjesmarrse në  një ser aktivitetesh dhe veprimtarish me karakter kombëtare në komunitet. Është këngëtarja që ka kënduar disa herë hymnim kombëtar Shqiptarë dhe Amerikan, në festa dhe tubime të tjera të komunitetit shqiptar në Miçigan.
Është ndoshta nga më të adhuruarat në dasmat e gëzimet e tjera të Malësorve në SHBA-së,Kënga e parë e saj është “Bukurosh malësor”. Ndërsa më e fundit, albumi me titull: "Për ato puthje të djalit". Eshtë marr edhe me sportin Taekwondo, i cili është sporti im i preferuar i saj ku ajo ka rrypin e zi. Kjo është intervista e saj e parë me gazetën kombëtare të përditëshmen Bota Sot.
Bota Sot : Kush është Liria Dedvukuaj - ? 
Liria Dedvukaj :   Liria Dedvukaj është, një malësore nga Shqipëria e Veriut, e cila për momentin jeton në Miçigan. E që ka lindur në Podgoric, nga prinderit, babai Zefi dhe nëna Gjyste.  Shkollimin e ulët e përfundova në fshatin ku kam jetuar në Sukruq dhe gjimnazin e mbarova në Tuz. Kurse, kolegjin e mbarova në Miçigan. Jam e martuar me Mark Sinishtaj qe 5 vite ku jetojmë dhe punojmë së bashkut në Miçigan.





















Bota Sot :  Kur besuat se po bëheshe këngëtare?

Liria Dedvukaj :   Gjithmon me sa e mbaj në mënd si fëmijë e kam pas në mëndje të bëhem këngëtare.
Më thoshnin se imitoja këngëtare të ndryshme. Këtë e vërtetova dhe e ndjeva nga ai moment kur fillova dhe mora pjes për here të pare në skenë në Sh.K.A. "Malësia", kur isha vetëm 9 vjeçare.
Bota Sot : Si jeni ndier gjatë këtyre viteve kur ju u rritët së bashku me këngën ?
Liria Dedvukaj :   Me këngë, gjithmon vetëm mirë ndihëm.
Bota Sot : Në cilin zhanër ju pëlqen të këndoni më së shumëti, dhe pse ? 
Liria Dedvukaj :   Më pëlqen të këndoj në të dy zhanret si në atë zbavitës dhe atë popullor. Por, këtë të fundit, po e veçoj sepse e këndoj më shumë, pasi që për momentin këndoj më së shumti nëpër dasma 
                                                                          


Bota Sot : Kur jeni ndierë më e lumtur ?Lirie Dedvukaj : Ka shumë raste, kur edhe jam ndier e lumtur. Dua të veçoj rastin kur lidha jeten bashkshortore, me  Markun dhe kurr smund ta harroj bekimin e prinderve qe me dhan kur mora rrugën për mërgim. Ka qënë një ndienjë e veçantë lumturie, por në të njëjtën kohë edhe ndies e plagët
Bota Sot : Cilat janë momentet më të vështira në jetë? 
Liria Dedvukaj :   Jeta ka edhe momente të vështira. Sa më pak të jenë, aq më mire. Si çdo njeri edhe unë e urrej të keqën dhe të pa drejtën. Kështu që këto më sjellin momente të vështira.
Bota Sot : Sa këngë keni kënduar, dhe cila është kënga e parë?
Liria Dedvukaj :   Nuk, po i numëroj sa kam kënduar, por, tri albume i kam edituar gjer më tani. Kënga e pare e imja është “Bukurosh malësor”.
Bota Sot :  Cili është raporti juaj me këngën, burrin dhe familjen tuaj ?
Liria Dedvukaj :    Raporte shumë të mirkuptuara në korelacion me njëra tjetrën, të harmonizuara fort mirë.
Bota Sot :  Çfarë mendon për vend-lindjen tënde ?
Liria Dedvukaj :   Çdo kujt vëndi i vet i pëlqen sido që të jetë , me të mirat dhe me të këqijat e tij. Edhe mua më pëlqen shumë, vendlindja ime, Malësia, dhe e ndjej mungesën e vendit tim, kur nuk jam atje pran prindërve të mi, motrës, vëllezërve, e të tjerëve që jetojn atje. Mëndoj se vendi im ka nevoj shumë për ndryshime sociale, ekonomike, politike, etj., pa u ndalur në analiza më të thella.

Bota Sot : Çfarë të ka motivuar për t'u larguar nga Malësia?
Liria Dedvukaj :   Studimi i gjuhës angleze dhe diçka e kam ndier me zëmër se po më kërkon për ndryshime të jetës, e ajo ishte dashuria që më ftoi tek princi im i kaltërt, e ai është bashkëshorti im Mark Sinishtaj.
Bota Sot : Cili është raporti juaj me këngëtarët e komunitetit?

Liria Dedvukaj :  Kam raporte të mira me ata që i njoh e më njohin. Dhe vazhdoj të bashkpunoj me sejcilin prej tyre kur më jepet rasti.
Bota Sot :  Po me ata në vendlindjen tuja ? 

Liria Dedvukaj :   Edhe pse është pak largësi, bota e internetit është afer, kështu që mbaj lidhje solide me ata që e përdorin internetin dhe me ata që rrugëtojnë këndej Oqeanit, për vizita apo koncerte të ndryshme
.
Bota Sot :  Ç’është  për ju muzika dhe kënga shqip në diasporë? 

Liria Dedvukaj :    Ajo është një pasuri që nuk duhet harruar kurr, por duhet të kultivohet me vlera të mirëfillta  dhe të ruhet në shpirtin e popullit tonë, Shqipëtar, e të promovohet sa më shumë në botë si muzikë Shqipe, e jo si një kopje e nji kombi-populli tjetër
.
Bota Sot :  Cili është sekreti i këngës tuaj? 
Liria Dedvukaj :   Ti bëjë njerëzit të ndihen mirë, të jenë të unifikuar, tolerant e të lumtur e mos ta harrojnë këngën malësore-Shqipëtare

Bota Sot : Përveç këngës, a keni ndonjë pasion tjetër? 

Liria Dedvukaj :   Jam marr me sportin Taekwondo, i cili është sporti im i preferuar ku dhe kam rrypin e zi.
 Mundohem dhe perpiqem te jem e rregudht edhe ne Gym. Në pergjithsi e gjitha çka do të bëj me artin e kam pasjon dhe e dua.
Bota Sot :  Çfarë tjetër gjë  të bën të ndihesh mirë?

Liria Dedvukaj :  Çdo fjalë e mirë, përparim i dikujt, zhvillim i vëndit, çdo rregullsi më bën të ndihem mire.
Bota Sot : A të ka shkuar ndonjëherë ndërmend "sikur natyra të mos të të kishte dhuruar këngën!", çfarë do kishe realizuar në jetë? 

Liria Dedvukaj :   Ndoshta ndonjëherë, por nuk e lejoj vehten me mendua gjatë për atë. Kështu që mund të them nuk e di dhe s'dua t'a di
Bota Sot :  Cili është albumi juaj i fundit? 
 
Liria Dedvukaj : Albumi me titull: "Për ato puthje të djalit"
Bota Sot : Kur do dilini më albumin më të ri dhe cilat janë planet e tua për të nesermen? 
Liria Dedvukaj :  Jam duke punuar për albumin më të ri. Kur do të jetë, gati, nuk e di 100 përqid, por,  shpresoj që të jetë stina e bukur e pranverës, ajo që do të lançoi albumin tim të ri. Realizimin e një video klipi dhe të tjera aktivitete. Do të presim koha t'i zbuloi
.
 



Si përufndim, përfitojë nga ky rast me gazetën kombëtare Bota Sot, të ju falenderoj ju për intervistën, gazetën tuaj që është veç tjerave  edhe një gazetë prestigjioze, falenderoj të gjithë lexuesit e Bota Sot,
 bashkeshortin tim Markun, prindërit e mi, vëllaun tim Luigjin, muzikant, si dhe firmën "Gruda Limo" firma e dajës sim Danny Ivezaj në New York , dhe Viktor Gj. Dedvukaj për ndihmën që me japin dhe përkrhajen e tyre të vazhdueshme.









Thirrje

Të nderuar dhe respektuar bashkëkombas dhe bashkëkombase.



Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, me seli qëndrore në Tiranë dhe 20 degët e tij në 20 shtete, në këtë komunikim të parë me Ju, bashkëkombas patriotë që bëni gjithcka për të përcjellë vlerat e Kombit, ju informojmë, njëherazi kërkojmë edhe mbështetjen tuaj:

Më 18 priull 2011, në ditën e 90 vjetorit të lindjes së Ambasadores së Kombit, mbesës së Ismail Qemalit, mbahet Kuvendi I 10-të I gruas intelektuale shqiptare mbarëkombëtare në Bruksel.

Kuvendi mbahet nën kujdesin e zonjës së Parë të Shqipërisë zonj.Teuta Topi dhe ku do të marrin pjesë 150 delegate nga të gji9tha shtetet, përvec 100 grave intelektuale që jetojnë në Bruksel.

Duke e vlerësuar si një eveniment të rëndësishëm të gruas shqiptare, ku janë ftiar edhe nënkryetari i PE Gianni Pittella dhe eurodeputetja Tanja Fajon, kjo e fundit edhe do te vleresohet për kontributin që ka dhënë për Shqipërinë për liberalizimin e vizave, kërkojmë mbështetjen e patriotëve, biznesmenëve dhe intelektualëve të shquar shqiptarë që jetojnë në diasporë, duke vënë në pararojë njerëzit e artit, të kulturës dhe medias.

Bëhet fjalë për sallën e Kuvendit, si dhe akomodimin e zonjave delegate.

Ata që do të mbështesin këtë kuvend do të lancohen në media në Shqipëri si dhe gjatë punemeve të Kuvendit, ku do të ftohen dhe vlerësohen.

Ju bëjmë me dije se pas përfundimeve të Kuvendit do të organizohet një Spektakël i madh për shqiptarët e Diasporës ku do të marrin pjesë dhe interpretojnë delegatet nga Shqipëria:

Artistet e Popullit Tinka Kurti, Margarita Xhepa, artistet e Merituara Roza Anagnosti, Edi Luarasi, këngëtarja e madhe, Mjeshtër I Madh Irini Qirjako, këngëtarja Ludmilla Baballëku, Artisti I Popullit Skënder Sallaku, iluzionisti shqiptar me banim në Itali, Naddir etj etj.

Le të shpresojmë në mbështetjen e shqiptarëve me shpresë se këtë eveniment të gruas shqiptare mbarëkombëtare, ku do të bucojë zëri I gruas nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali I Zi, Presheva, Turqia, arvanitasja nga Greqia, arbëreshja nga Italia, gruaja came e të gjitha shtete e tjera, ta shndrojmë në një festë të të gjithë shqiptarëve.

Shpresojmë se kjo thirrje e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”

Jemi në pritje të përgjigjes dhe angazhimit tuaj.

Shpresojmë që kjo thirrje e Fondacionit të publikohet në të gjitha gazetat e Diasporës, grupimet dhe shoqatat atdhetare që operojnë në Diasporë.



Me nderim dhe respekt



P/Fondacionin Kulturor Mbarëkombëtar

“Nermin Vlora Falaschi”

Presidente

Zenepe Luka



Zv.Presidente

Tinka Kurti Artiste e Popullit.



Shënim:

Për tu njohur me aktivitetin e Fondacionit, mund të frekuentoni Facebook, fondacioninerminvlorafalaschi.com

Vargje për 8 marsin

Nga    Përparim    Hysi     


1.E  si janë thënë të gjitha për nënat?


Jo.Nuk janë thënë të gjitha për nënat
Ndërsa nëna ime mbi 80-vjeç
Sado që e di  që unë jam në Amerikë,
Çdo ditë me stapë në dorë
Ngjit shkallët deri në katin e dytë
Dhe kyçit të derës,i thotë: s h p i r t...


                 2001


2.Nëna

(Nënës sime dhe gjithë nënave në botë)


Ndonëse shpesh jam vonuar,
Unë e di:ty të gjej zgjuar!
Zëmra jote-oqean
Vaporë me malle mban.


Veç ty nuk t'u mpak malli
As meraku as dhe "halli?!"
Ngulur rrinë tek zëmra jote
Ti parzmore ballë çdo shqote.


Të shoh,pret mu në dritare
Me merak si një gjahtare
Sa të shohësh "hijen" time
Mbushet dhoma me gëzime


Veç  atëherë qetësohet zëmra
(s'di fëmija,sa do nëna?!)
Dhe kur thua:-Natën e mirë
Nëpër gjumë je me tët bir...


               2000

3.Sofie   Meços   *


              Mjeshtre Sporti


Eh,Sofie Meço, e shpejta si era
Qe mjeshtre e shquar:e para ndër femra.
Sa herë qe kampione dhe e para dole
Kurrë nuk i re gjoksit,asnjëherë nuk fole


E mirë si një dritë,buzqeshja në buzë
Një fshat që duket,nuk do kallauz.
Tërë jetën e jetës punove si "ushtare?!"
Sado nga "spaletat" ishe "gjenerale"


Sportit seç i dhe të tërën një jetë
Sa mali qe nderi,asgjë në kuletë
Për ne që të njohim,e shtrenjtë je përhera
Ti,Sofie Meço, e shpejta si era.

*E para Mjeshtre Sporti nga femrat(atlete).RRon ende në Fier.


                    1999


4.Kur them nënë


Kur them nënë,
Sikur i kam thënë të gjitha
Se aty është dhe malli,dhe dhimbja


Kur them nënë,
Vjen dita,pas një nate të gjatë
Plot ëndrra të liga.


Kur them nënë,
Nga shpirti më ikën hidhërimi
Dhe vjen buzëqeshja
Siç vjen pranvera,pas një dimri.


            2004


5.Penelopa ime

            Sikës,sime shoqe


Tek ti  është pasqyra ku ravijëzohet Penelopa e lashtë
E bukur,besnike deri në pafundësi
Dhe,në se unë,si Odiseu do marrë një rrugë të gjatë
E di që ti do më presësh,duke endur në avlëmëndin e madh të zëmrës
Pëlhurën e shpresës të madhe dhe të bardhë
Mbushur gjithë pritje dhe  mall.


                     2004


6.Vaçe      Zelës


Vaçe,moj,Mbretëreshë e këngës
Për 8 mars po vij për festë
Ty që je ilaç i zëmrës
Po të sjell unë këtë vjershë


Na ke dhënë kënaqësi
Jo pak,po 5-dekada
Sado që jetonim"mezi"
Me ty zinim retë e bardha.


Veç kur dilje ti në  skenë 
Ne,të gjithë, veç sy e veshë
Unë nga malli bërë ujem
Po të falem me këtë vjershë


E di mirë që je në Zvcërr
Të uroj:të prijë shëndeti!
Dhe mbërdhimë si në dimër
Se mungon Vaçe Lezeti!


Ta dish:bosh na duket skena
Kur s'të shohim në skenë ty
Ti e Madhja:vet legjenda!
Vaçe,moj:dita njëmijë!...


             2011

7.  Kolegeve

              Mësueseve dhe mikeshave të  internetit

Këto vargje i thur për ju të dashura kolege
Duke ju uruar këtë festën tuaj
Për shumë nga ju,jam kapur brenge
Se si shumë prej jush jam në vënd të huaj.


Mirë ishte që të ishim në vëndin tonë
Dhe për këtë festë të"shkëmbenim tepsitë"
Por,sado që jemi larg,asgjë nuk na pengon
Që njëri-tjetrit t'i shkojmë për "vizitë"


Se interneti ka ngritur të tillë rrugë
Që , pa luajtur nga vëndi,tjetrin përshëndet
Ndaj dhe unë po e nis timin "kumt"
Duke ju uruar që të gjithave:fat dhe  shëndet!

                         6 mars   2011

Poezi nga Valter Lazeri

Poezitë e Valter Lazerit janë të  sinqerta, të ngjeshura me një mendimin  shumë të kthjellët ,që janë vjelur  nga vetë jeta,duke i  lënë  atij gjurmë të pashlyeshme në bukuritë e memedheut,  shqetësim ky i  sjellë pothuaja në çdo varg .. Të gjitha poezitë e tij  që po i editojmë janë padyshim një kontribut  i madh  në letërsinë tonë....






Valter Lazeri

Thash..... 
Thash  per nje cast ...
se isha tek ti.
Ashtu trazuar ne lule e palma.
...dhe det kishte plot
gjithe ajo bukuri.
Ngjanin me ty Sarande.
Endrrova,
po se munda dot largesin.
Brenda hotelit " Venetian"
luks e bukuri.
Ah!
sikur te vinte nje pulebardhe
te me rrembente
te me fluturonte larg...........!
...e te me leshonte tek ty Sarande.
Vullkan shpirti
do behet ky mall.
Kete nate
Me e bukura e botes
qe  te  kam  larg.
.

Lirike


Une nje drite
qe po dridhem
valezes vello bardhe,
ti thermuar
neper shkemb`
shuar une
neper dallge.
Une nje lum
qe vrapoj
ti nje det`
qe me perpin.
Une Sterkala mbi sarande
ti pinella
pa nje ngjyre.
Une pelhure
permbi vale
ti nje storme
qe me perpin
...............
Une nje dritez
qe humbas
ti nje valez
ne lundrim....!


Nata

Nata goditur, hesht.
Me heshtur, sa di ti.
Perrenjeve nje gjak;
(vij,` zhdukur ,mbetur)
pa ngjyre,
perzier gjaku i derdhur.
me te drejten: drejtesi.
Nata; punon tani!?............


Replike

Nese kjo bote eshte zvogeluar
Dhe njerezit ndodhen fare prane,
Te dy ne mbetem te harruar,
Ashtu si vitet, qe na ndane

Ne se te gjite ,jetojne ketu
dhe c`mallen ndoshta me nje shikim,
Per ne s`ka mbetur me asgje
Dhe malli tretet pa kuptim!


LUCIERGANA

Sonte qe hena
zhdukur fare
s`i thele e zeze
nata pus, ne pus;
ku syt
as zemrat s`shohin fare...!
...eja luciergana....!

Sonte qe nata ka vargonje.
E shpresat tremben erresires.
Gris e cirre me xixa
c`mund te cash,
t`i nina nina........
Eja Luciergana!.....!
valter-usa
Shenim ; Luciergana ne ( spanjish Xixellonje)


Vrapo

Ne se ke mbetur ne endrren time
dhe fle,sic thua,me te
,me nje cader tela thyer,
rrobe shpuar, zbuluar,
mbuluar,pres te vish te me gjesh.
Nese mesdita s`qesh,fillo kerko,
si me kerkoje atehere.
Po ke mbetur
ne endrren time,
Vrapo,
te me gjesh!

nina nina ne (kecua -gjuhe e vjeter amerika Latine xixellonje)



MBRËMË ISHA DERI ATY…

Mbrëmë isha deri aty…
Kalova në urat e dritës hënore.
…deri tek xhamat e dritares tënde.
Aty , ndenja gjithë natën.
Të thashë ngadalë ,
në s’ke dëgjuar:
"Naten e mirë!"
Gjithë natën ty duke shikuar,
syt mbi ty,
si një roje i mirë.
Të pashë kur ëndrrat të trembnin.
Dorën ta
veja mbi ballë.
Të puthja lehtë ballin
e dilja prapë jashtë.
Tek xhamat e ftohtë
mbeta sa dielli doli
e "mirëmëngjes!"
të thashë…
Ti ike
mes diellit
pa ditur
për të shkuarën natë.
……………………….
Mbrëmë isha deri aty…
Kalova në urat e dritës hënore,
deri tek xhamat e dritares tënde,
…aty ndenja…
Aty më ke
çdo natë!
HEJ`or` Osman Taka

... dhe pa vallen tende, mund te rroje
mund te rroje dhe pse s`me ftove ne valle.
Vec po doni me tim at`
mos me thoni
s`e s`kercej fare.
...ejani e me shikoni
si hedhe Osmanin ne D.C
Krahet i shtrij deri ne Konispol
kercej per ju te di.
Eja, o Osman Taka
Ne Lazeraj bene nje valle
Bjer dhe Kozman
Ta djegim fare.
...dhe po s`erdhet,prape kini ardh`
dhe po su pam, na kini pare.
Eja Osman Taka
ne valle bjem dhe Kozman.
Kini rrojtur
vite afer
dhe pse kurr s`jeni pare!

... dhe pa vallen tende, mund te rroje
mund te rroje dhe pse s`me ftove ne valle.
Vec po doni me tim at`
mos me thoni
se s`di tuajen valle!


NJE

Nje shikim
mjafton,
nje buzeqeshje,
te mbetem skllavi yt.
arrest
ne jete te jeteve,
nje buzeqeshje
mjafton,
nje shikim!

CASTE

S`te prisja
ketute me vije,
Nga mendja thashe
te te heq nje cast.
Me trazove,
me bere te pi cigare,
te futem ne" bar"
a gjithe naten
ta gedhij jashte...



Zbraze mbi mua

Mbush nje shami me yje
me balte,
me det
dhe eja!
eja, mbi djersen time,
merzine,
lodhjen.
Zbraze mbi mua dhe ik!
ik
e qofsh mire!

Nxenesit pres... Marre nga "Fjala e Lire" Gjithe mesueseve kudo qe jane ju uroj: Gezuar 7 Marsin


Nga Kozeta Zylo

Nxënësit pres…
(Në kujtim të 7 Marsit)

Thellë zemrës një dashuri,
Belbëzon shpirtit kulluar,
Në këtë mbrëmje nostalgji,
Më puth Hëna drithëruar.

Dhe vjen mëngjesi përmbi vesë,
Pa degë mimozash nëpër duar,
Çdo 7 Mars nxënësit pres…,
Me lotë malli, pikëlluar.

Më vini shpesh me krahë magjie,
Të butëzën fjalë sillni pranë,
Ç’m’i flladisni sot mendimet,
Si krahë pulëbardhash mbi oqean.

Eshtë kaq e dhimbshme të jem pa ju,
Sa mjegullohet çdo gjë që ndrin,
Ditë e mësuesit rëndon këtu,
Bashkë me hartimet mbi tavolinë...

Eci Nju Jorkut kuturu,
Me Korçën lule nëpër shpirt,
Në bebëzën e syrit jeni ju,
Dhe me hartimet që bëj flirt!

Dhimbja e prushtë brenda meje,
Psallm deliri sjell mahnitur,
Vetëm me një mimozë Tirane,
Ka të ngjarë, t’ju kem papritur…!

image
  Me nxenesit e gjimnazit "Cajupi" Tirane

Me nxenesit e gjimnazit "50 vjetori" Tirane.
Midis nesh artisja e madhe Margarita Xhepa dhe aktore te tjere

New York
7 Mars, 2011


Riza Lahi-ENVER PETROVSKI NE TIRANE

POR NJË KONSTELACION YJOR ME EMRIN ENVER PETROVSKI…

. Për “Romeo dhe Zhulieta” kishte nisur prenotimi I biletave për javën
tjetër pasi për këtë javë qenë mbaruar, për “ART”, kishte bileta sa të duash .
Një grua, si pyeti për çmimin e biletave, pa asnjë zor u kthye nga dera pa blerë
gjë, ndërsa unë i dhashë dhjetë mijë lektë ( të vjetra) për dy biletat e shfaqes
me tre aktorë gjithsej..
Duhet thënë që ishte një pjesë mesatare ( “mesatare” ka edhe një sinonim tjetër,
që nuk po e përdor, pasi ka nisur të keqpërdoret). Pra, një snob pasanik ka
blerë një tablo me përmasa të mëdha e cila para syve tanë është krjetësisht e
bardhë. Ai e ka blerë shtrenjtë dhe I gëzohet dhuratës me sinqeritetin më të
madh. Është I mashtruar si “rrobet e mbretit” në përrallën Andersenit. Ai ka
dhe dy shokë. Njëri ia thotë të vërtetën në sy,që ka blerë një “bajgë” tjetri
nuk do ta prishë me të dy ata që po grinden deri edhe me grushta.
Pra a është pikturë e bukur kjo krejt e bardha me ca vijëza , apo është një
abstraksion pa pikën e vlerës?
Janë tre karaktere të përpunuar me kudjes të veçantë nga regjisori Fatos
Haxhiraj mbi bazë të atij mielli e vaji që ka patur.
Mbase kushtet ekonomike, me siguri ato, i kanë shtyrë regjisorët tanë të
kërkojnë pjesë me sa më pak aktorë, le të jenë edhe me vlera mediokre që thua me
vete, aman, kur po mbaron.Ama...
Krahas dy aktorëve tanë të njohur, Artan Imami dhe Bujar Asqeriu, që i dhanë më
së miri dhe me të tëra mundësitë e tyre karakteret e veçantë ; i pari të njeriut
realist,t ë drejtpërdejtë, të një miku që i thotë gjërat troç dhe i dyti të një
njeriu që e din dhe vetë që është i dështuar dhe ndjek taktikën e njohur “fshihu
pas gaxhoit”, as mish e as peshk, por , sigurisht zemërbardhë , nga ajo
kategoria që zbutin gjakra, që janë mësuar të mbajnë në kurriz të shara e fyerje
dhe që grindavecët , kur duan të pajtohen, e bëjnë atë “kokë turku” - ishte
edhe një gjeni.
Ishte mjeshtri i përmasave boteëror, aktori kosovar Enver Petrovski.
Pikërisht ai snobi që kishte blerë një pikturë abstraksioniste, së cilës, ky
viktimë i gëzohej sinqerisht.
( Për lexuesit e thjeshtë, që nuk e kuptojnë mirë se çfar janë pikturat
abstraksioniste, le të shkojë te “Tirana International”, te “pesëmbëdhjetë
katëshi” dhe të shikojë mureve vetëm nga këto piktura që, kushedi se sa i kanë
blerë, si frëngu pulën, dhe që të sillen nëpër mënd kur shikon komedinë në
fjalë, “Art”).
Ia vlen 5000 lekë bileta, ia vlen pjesa e stërgjatur si “përralla e mushkajës”
vetëm të shikosh lojën brilante të një gjeniu.
Mimika e shkathët dhe absolutisht funksionale , lëvizjet e natyrëshme dhe të
zhdërvjellta, zotërimi absolut i skenës dhe i sallës, vështrimi përpirës, zëri
i mrekullushëm – që të gjitha këto përbëjnë konstelacionin Enver Petrovski. E
shikon duke luajtur dhe të krijohet përshtypja e një vullkani eruptiv të cilit
askush nuk ia din sasinë e llavës që do të nxjerrë pas një minuti, përbërjen e
saj kimike, prej nga çfar shtresash ka ardhur dhe sa e ka temperaturën.
Enver Petrovski e ka frikë skenën dhe publikun aq sa i ndruhet një tigër
stepës dhe pyllit.
Ardhja e këtij aktori që i ka dhënë provat e “përmasave botërore” siç i ka dhënë
edhe Bekim Fehmu dhe që , për fat, për arsye të izolimit etj, aktorë tanë të
shquar në Tiranë, nuk i kanë patur ato mundësi, përbën një eveniment jo vetëm
kulturor.
Një gjeni i artit skenik ka “ begenisur” Tiranën, teatrin e saj kombëtar.
Quhet Enver Petrovski. Enveri, dhe kjo bie ne sy që në fillim dhe deri sa ka
mbaruar edhe prezantimi i aktorëve para shfaqes, së pari është njëri nga ata
kosovarët e dashuruar marrëzisht me shtetin Amë ,që i magjeps gjithëçka e saj.
Një njeri i dashuruar, magjepset deri edhe te veset e qënies të cilën e
dashuron. Enveri i Kosovës duke ditur të dashurojë edhe komedinë e servirur për
ta lujatur – një pjesë meatare..një pjesë mesatare. Një pjesë të mërzitëshme që
ai, e ka mrekulluar si me magji, duke marrë me vete në konstelacionin e tij dhe
dy aktorët tanë të mirënjohur.
Ai të kujton nikoqiret kosovare të cilave ia kanë mësyer në shtëpi mysafirët dhe
ato, me çfar kanë nëpër sepetet e kullave të varfëra, përgatitin darka
mbretërore.


RIZA LAHI

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...