2011-05-01

Nga Flori Bruqi:Vështrim i librit të shkrimtarit Bashkim Mehmet Shehu"Mozart, me vonesë"



Image

“Mozart, me vonese” titullohet libri me i ri i shkrimtarit Bashkim Shehu. I promovuar mes kolegesh e miqsh, ky roman rrefen venien ne skene ne vitet '60 ne Shqiperi, operen e famshme te Mozartit “Cosi fun tutte”. Nje trill interesant i Shehut, i cili nderthur ne rreshtat e ketij libri fatet e personazheve te ndryshem, ne skandale erotike per disa dhe perndjekje policore e akuza politike per disa te tjere. Ne mjediset artistike dhe pushtetore, paraqitetn xhelate dhe viktima, fajtore, shpirtra te percudnuar dhe shpirtra qe perpiqen te ruajne nje dritez vertetesie brenda vetes, ne farsen e teatrit te madh te jetes nen totalitarizem.

"Isha duke pare pikerisht shfaqjen e kesaj opere ne Teatrin e Operas se Barcelones, ne provat e pergjithshme dhe duke pare kete me lindi ideja. Lidhet gjithesesi me nje opera te Mozartit qe vihet ne skene ne Shqiperi, nuk ka ndodhur ne te vertete, por qe keshtu me erdhi si ide qe te vendosja nje shfaqje te Mozartit ne Shqiperi. Me vonese, qe nga fillimi sepse eshte si me vonese shfaqja e Mozartit ne krahasim me veprat italiane dhe vec asaj ka shume efekte te vonuara te kesaj opere ne jeten e njerzve qe jane te implikuar ne shfaqjen e saj", u shpreh autori i librit, Bashkim Shehu.

“Mozart, me vonese” vjen per lexuesin nga shtepia botuese “Toena”, ndersa botime te tjera te autorit jane “Rrethi”, "Mulliri qe gelltiste shpirtra", “Angelus novus” e “Hija e gurit”.






Bashkim Mehmet Shehu lindur më 1955 në Tiranë, është një nga shkrimtarët shqiptarë më produktivë të ditëve tona. Deri më 1981 punoi si skenarist në Kinustudion Shqipëria e re. Prej vitit 1997 ai jeton në Barcelonë. Aktualisht punon si këshilltar për Europën Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës.

Tituj të veprave

Rrethi - roman - 2002
Orfeu në Zululandën e Re - roman - 2003
Udhëkryqi dhe humnerat - roman - 2003
Mulliri që gëlltiste shpirtra - novela - 2004
Gjarpri dhe heronj të tjerë - roman - 2005
Angelus Novus - roman - 2005
Hija e gurit - Tregime të zgjedhura - 2006
Mozart, me vonesë - Roman - 2009

Mozart me vonese, Bashkim Shehu
Edhe pse nën petkun e veprës që “demaskon” shtresat e pasura, apo pretendimin e pronësisë së gruas nga ana e burrave, opera komike e Mozartit nuk qëlloi me fat për ata që donin ta vinin në skenë. Spiunime, hetime, burgosje, tradhti… Këtë muaj është hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Toena“, romani më i ri i shkrimtarit Bashkim Shehu, “Mozart, me vonesë“.
Sfondi historiko-shoqëror, ku vendosen ngjarjet është Shqipëria në vitet e regjimit totalitar, kur sapo kishte ndodhur çarja e madhe midis regjimit komunist në Shqipëri dhe Kampit Socialist të Lindjes me në krye Bashkimin Sovjetik. Në këtë roman rrëfehet vënia në skenë e një opere të Mozartit, “Cosí fan tutte”, në Shqipërinë e viteve ’60, dhe se si veprimi skenik dhe pasojat e shfaqjes i kapërcejnë kufijtë e skenës, duke u ndërthurur në fatet e personazheve të ndryshëm: në skandale marrëdhëniesh erotike për disa, po për disa të tjerë gjithçka shndërrohet më tej në një histori absurde përndjekjesh policore dhe akuzash politike me pasoja nga më të rëndat. Në qendër të romanit nuk është thjesht fati i një individi, por i shumë syresh, të “lidhur” me njëri-tjetrin me anë të Mozartit. Nis me gruan e një kandidati të Byrosë Politike të Komitetit Qendror, gjithashtu drejtuese e lartë në vitet ’60, për të vijuar me fatet e shumë personazheve të tjera, si drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit, tenorin, sopranon, baritonin, skenografin e të tjerë artistë, ose jo që morën pjesë në ndërmarrjen e vënies në skenë të operës mozartiane. Nëpërmjet fokusimit në mjediset artistike dhe pushtetare, paraqiten xhelatë dhe viktima, fajtorë dhe bashkëfajtorë, shpirtra të përçudnuar dhe shpirtra që, me dëshpërim, përpiqen të ruajnë brenda vetes një dritëz vërtetësie, në farsën e teatrit të madh të jetës nën totalitarizëm. Hija e një të kaluare që shtrihet deri në ditët tona.
Autori lëvrin në disa rrafshe kohore. Niset me vitet ’60, kthehet vite më pas, në kohën e studimeve të personazhit kryesor, Margaritës, për t’u kthyer tek ngjarja që është strumbullari e veprës, por shkëputet sërish për të ardhur në mileniumin e ri, për të na treguar fatin e ndonjë personazhi, apo vepre, për t’u rikthyer sërish në ngjarjen kryesore.
Bashkim Shehu është një nga shkrimtarët shqiptarë më produktivë të ditëve tona. Që prej vitit 1993 e deri më sot ka botuar në mënyrë sistematike çdo vit e më shumë vepra të tij.
Prej vitit 1997 ai jeton në Barcelonë. Aktualisht punon si këshilltar për Evropën Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës. Disa prej librave të shkrimtarit Bashkim Shehu janë botuar në gjuhë të ndryshme të botës, si: “Rrugëtimi i mbramë i Ago Ymerit” (roman); “Rrëfim ndanë një varri të zbrazët” (roman autobiografik); “Vjeshta e ankthit” (roman); “Gostia” (roman) dhe dy përmbledhje me tregime.

Diana Çuli njihet si një nga shkrimtaret më të rëndësishme të letërsisë sonë.


Diana Çuli - Deputy


Diana Çuli


Autore e shumë romaneve, vëllimeve me tregime, dramave, skenarëve të filmave artistikë, ajo ka shkëlqyer sidomos në prozën e gjatë. Midis romaneve që ka botuar ndër vite, janë vlerësuar në mënyrë të veçantë: “Dreri i trotuareve”, “Diell në mesnatë” dhe “Engjëj të armatosur”. Madje romani “Engjëj të armatosur” është cilësuar si romani më i mirë shkruar për periudhën e diskutueshme të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, si një roman që hap udhën e mund të shërbejë si një pikënisje e re për trajtimin në mënyrë jodogmatike të kësaj periudhe. Proza e saj është përkthyer dhe botuar në Itali, Francë, Kinë, Rusi etj. Veç fushës së letërsisë, Diana Çuli ka spikatur gjatë 17 vjetëve të fundit si një nga aktivistet më efikase në mbrojtje të të drejtave të gruas, duke drejtuar “Forumin e pavarur të gruas” e duke luftuar me të gjitha mjetet demokratike për realizimin e këtij misioni fisnik. Në legjislaturën e fundit ajo është zgjedhur deputete në parlamentin shqiptar.


Diell në mesnatëGruaja në kaféRekuiem... dhe nata u nda në mes


Diana Çuli - Gruaja në kafe

Roman mbi vrazhdësinë e realitetit

Botimi i çdo libri të mirë është festë. Është festë sidomos kur botohet një roman i mirë dhe kur autori është një grua. Thuhet se romani është maturë e letërsisë. Kur femrat shkruajnë romane do të thotë se letërsia po jep me shumë sukses provimin e maturës. Ndërsa unë e kam fjalën për autoren e çmuar të romanit shqip Diana Çuli.
Autorja e romanit me titull Gruaja në kafe që po përurojmë sot dhe që nis Festën e Librit në Prishtinë, Diana Çuli është autore e disa romaneve, autore e tregimeve, novelave e skenarëve të disa filmave. Është autore e artikujve e studimeve letrare. Puna e saj e suksesshme shquhet edhe në drejtime të tjera: në gazetari, në politikë dhe në fushën sociale.
Megjithatë, puna e saj më e frytshme duhet të konsiderohet në fushën e krijimtarisë artistike - në prozë. Ajo është autore e disa romaneve, ndër to edhe me çmime në konkurset letrare dhe të përkthyera në disa gjuhë evropiane.
Romani Gruaja në kafe i botuar së fundi nga Shtëpia Botuese TOENA dëshmon se Diana Çuli është shkrimtare që vuan dhe shqetësohet për realitetin shqiptar, një shkrimtare që nuk pajtohet me këtë realitet dhe se është e ndërgjegjshme për misionin e vet.
Jetojmë në kohë shfytyrimesh, në kohë krizash morale, që shprehet jo vetëm në materializmin e paskrupullt dhe banditizmin politik, ekonomik e kulturor, por edhe në një kohë me përpjekje të shtuara për reduktimin e konceptit të lirisë qytetare, me gjithë deklarimet për të kundërtën.
Ky realitet i deformuar moral, social, politik, kulturor në romanin Gruaja në kafe paraqitet përmes dramës së individit, por që reflekton dramën kolektive. Romani, në të vërtetë, është një paraqitje e këtij realiteti.
Shqetësimi krijues i shkrimtares Diana Çuli në romanin Gruaja në kafe është e keqja e dhunshme ndër ne edhe rreth nesh, mashtrimi, hipokrizia, dyfytyrësia, një realitet horrash e përfituesish. Viktimë e radhës së mashtrimit dhe përfitimit është Gim Fortuzi. Dje, i kërcënuar, i rrezikuar dhe viktimë nga dhuna e pushtetit; sot, i pasigurt i rrezikuar dhe viktimë i një realiteti të zhytur në krizën morale.
Gim Fortuzi, kryepersonazhi i romanit, një burrë rreth të gjashtëdhjetave, i vetmuar, do të përpiqet të palosë pjesë të mozaikut të prishur kushedi sa larg, në të vërtetë do të përpiqet të plotësojë zbrazëtitë e mëdha të krijuara në kohën kur kishte përjetuar dhunën shtetërore që e kishte shndërruar në viktimë. Gim Fortuzi do të përpiqet të kapë kohën e ikur përgjithmonë. Përpjekja e tij, për të rigjetur veten e kohën e tij të humbur, nis në kafenenë Dalai Lama Bar. Por, si ndodh zakonisht në jetë, gjërat e humbura rrallë e kurrë nuk gjenden, sidomos asnjëherë aty ku nuk kanë humbur. Do të jetë kjo përpjekje e mundimshme e ngjitjes së grimcave të së vërtetës së tij duke ndenjur e pritur në kafenenë Dalai Lama Bar. Dhe do të “gjejë”. Populli i sprovuar me të gjitha i ka sintetizuar mirë këto situata në shprehjen “Çka humbet mos u gjet!” ose “Çka të lypësh do të gjesh!” dhe Gim Fortuzi do të provojë vërtetësinë e të dy këtyre përvojave të endura në jetën njerëzore. Në kërkimin e rinisë së humbur, në kërkimin e përjetimeve të humbura, në kërkimin e dashurisë, ai do të bindet se kohët nuk kthehen edhe në u kthefshin, ato kthehen në një formë, për të cilën nuk jemi të vetëdijshëm nëse është e vërteta ose një përhumbje e jona e sërishme për të cilën paguhet një çmim i madh. Në kërkimin e rinisë së humbur, në kërkimin e dashurisë e të përjetimeve të humbura ai do të “gjejë” diçka tjetër: do të gjejë ashpërsinë e dhunën e realitetit, shfytyrimin e njeriut në kushtet e rrethanat në të cilat ai kishte arritur të kompensonte vetëm jetën e tij materiale, po jo tjetër çka. Në situata të këtilla, zhgënjimi është humbja më e vogël.
Përballja me hidhësinë e jetës, me vrazhdësinë e saj, përballja me të vërtetën se mundësitë tona janë shumë, shumë herë më të vogla se ç’jemi të vetëdijshëm ta kuptojmë, se ajo që çka kaluar nuk kthehet kurrë, është një përballje rrënuese për individin, edhe për Gim Fortuzin, një përballje që nuk mund të mbulohet me të vërtetën e pranuar filozofike “prej pësimit mësimi”. Për Gim Fortuzin kuptimi aksiologjik i kësaj të vërtete nuk ka vlera.
Të ngjarën e Gim Fortuzit, autorja e kthen në sprova morale e psikologjike të tij. Për dallim nga heroi i romanit tradicional, i gatshëm për kundërvënie e veprime, heroi i romanit të sotëm gjendet në rrethana të kufizuara të veprimit, në qark të mbyllur. Heshtja dhe pajtimi janë shpëtimi i vetëm.
Në roman tregohen forcat që çojnë kah poshtërimi, varfërimi shpirtëror e degradimi moral i qenies njerëzore, i detyruar të pranojë domosdonë e momentit dhe t’i përkulet normave të psikologjisë oportune. Duke mbrojtur paprekshmërinë e lumturisë personale, shkrimtarja përçon te lexuesi procesin e shkatërrimit të botës intime të njeriut në kushtet e pështjellimeve dhe konfuzioneve kolektive.
Romani Gruaja në kafe i Diana Çulit zbërthen gjedhen realiste të narracionit. Objektivizimi i qartë poetik sugjeron temën, kohën dhe hapësirën ku ndodh veprimi e ku lëvizin personazhet e romanit, është koha dhe hapësira në të cilën jetojmë, që i njohim dhe që po i provojmë. Personazhet e Diana Çulit janë dhe personazhe të njohura, ata jetojnë pranë nesh, i njohim, në të vërtetë personazhet bëhen të përfytyrueshëm lehtë apo më mirë të identifikueshëm në realitetin tonë.
Në nivelin e strukturës, përbërësit e romanit nuk paraqesin elemente të veçanta të poetikës, por përmes gjuhës evokuese mund të dallohen konturet e veçanta të një realiteti të këtillë. Gjuha është në funksion të paraqitjes së gjendjes fizike, shpirtërore e emotive të personazheve të romanit. Në rrafshin gjuhësor ajo që duhet të thuhet, gjithsesi, është se kufijtë e përzgjedhjes gjuhësore i ka përcaktuar tematika. Mund të thuhet se romani është i motivuar estetikisht dhe gjuhësisht.
Në kohën në të cilën jetojmë, funksioni i letërsisë bie fuqishëm dhe realiteti më shumë ndikon në tekstin sesa teksti në realitetin. Romani i shkrimtares Diana Çuli Gruaja në kafe është dëshmi e kësaj dhe e realitetit tonë të njëmendtë: të ashpër, të dhunshëm, shpesh jonjerëzor, kiç, sipërfaqësor, cinik. Romani zëshëm artikulon “padobishmërinë” e çdo etike ose të çdo përpjekjeje për humanizimin e njeriut tonë. “Se ka breza të tërë njerëzish, - thotë autorja, - që u shkon gjithë jeta pa u përballur me asnjë lloj përmbysjeje, … se ka njerëz që as nuk duan t’u ndodhë gjë, që jeta u rrëshqet nëpër duar si ujët që rrjedh dhe ashtu edhe e përfundojnë, pa ngjyrë, pa shije.” Shkrimtarja shpreh pakënaqësinë, dëshpërimin, revoltën dhe pashpresën përmes Gim Fortuzit, në të vërtetë romani në mënyrë diskrete, të jo drejtpërdrejtë, shpreh angazhimin shoqëror të autores dhe përmban vizion të qartë kritik.
Diana Çuli ka gjetur një mënyrë jo imponuese për të na e kujtuar, për të na shëruar pa e ndier nga sëmundja e indiferencës, për të na të bërë të vetëdijshëm për rëndësinë e mobilizimit kundër së keqes, përmes artit.
Romani Gruaja në kafe i Diana Çulit provon faktin e njohur se shkrimtari i vërtetë mund të jetojë vetëm në realitetin e kohës së vet dhe vetëm aty ai mund të bëhet i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e tij morale e shoqërore. Duke e përmbyllur shkrimin, dua ta përgëzoj sinqerisht autoren me urimin: Ardhshin edhe romane të tjerë të mirë nga pena e saj!

 
PROF.DR.SHEFKIJE ISLAMAJ

Diana Culi - 'Krijuesit kane nje fat qe jo te gjithe e kane: me letersine mund te merresh gjithe jeten, pasi nuk del kurre ne pension'


Shkrimtarja e njohur Diana Culi tregon detaje nga jeta e saj, lidhja me letersine, deshirat dhe pengjet e mbartura nga vitet e shkuara

Duhej te kisha shkruar me teper gjate viteve te rinise

Ka arritur te depertoje deri ne labirinthet me te thella te botes femerore. Ne veprat e saj, personazhi grua vjen tek lexuesi si nje figure shumedimensionale, permes nje gershetimi perfekt te botes shpirterore me paraqitjen fizike. Megjithese Diana nuk deshiron te percaktohet si nje shkrimtare qe shkruan vetem mbi jeten e gruas, sepse me nje diferencim te tille sipas saj, femrat do te vetediskriminoheshin. Per kete arsye, ne veprat e saj nuk kane munguar as personazhet e gjinive te tjera, te cilat trajtohen po me te njejtin perkushtim. Diana ka filluar te merret me krijimtari qe ne moshe fare te vogel. Gjate kohes qe vazhdonte shkollen tetevjecare, ajo ka filluar te botoje edhe skicat e para ne gazeten "Pioneri". Me tej, ka botuar tregime dhe reportazhe ne organet mediatike per te rinj, sic ishte gazeta "Studenti" dhe me vone "Drita" apo "Nentori". Vellimin e pare me tregime "Jehonat e jetes", ajo e ka nxjerre pas Universitetit. Por kulmin e saj ne krijimtari, e ka arritur me librat "Dreri i trotuareve", "Dhe nata u nda ne mes", "Rekuiem" etj. Ka shkruar gjithashtu edhe skenaret e disa filmave artistike si "Hije qe mbeten pas", apo "Rrethi i kujteses". Se fundi, ajo ka sjelle per lexuesit nje vellim, ku ka tregime, nje novele, dy portrete dhe dy drama, i cili titullohet "Sheshi i Spanjes". Megjithese arrin ta levroje mjaft mire edhe gjinine e tregimit, shkrimtarja e njohur mbetet e dashuruar me teper me romanin.

Ndersa e pyet per jeten e saj, Diana thote se rruga qe ka pershkuar nder vite nuk ka qene pa pengesa. Ne ate periudhe qe ajo filloi te merrej me krijimtari, shoqeria e mbyllur shqiptare nuk e kishte shume te lehte te pranonte si te mireqene dhuntine e nje femre, e cila perpiqet te caje ne boten e krijimtarise. Megjithese edhe sot, shume faktore te shoqerise sone, jane ne disfavor te gruas. Sipas Dianes, grate duhet te punojne disa here me shume dhe me mire se sa burrat, qe te vleresohen pak a shume sa ata. Ndoshta kjo lidhje e shkrimtares me gruan, vjen edhe si rezultat i qenies se saj ne krye te Forumit te Pavarur te Gruas Shqiptare. I vetmi peng i Dianes, eshte qe per shume arsye qe lidhen me jeten personale, gjate viteve te rinise ajo nuk arriti te shfrytezonte te gjitha energjite qe i dhuronte mosha per te studiuar dhe shkruar me teper libra...


Intervistoi: Esmeralda Gjoka

- Cili ishte kontakti juaj i pare me boten e krijimtarise?

- Kam qene ne tetevjecare, kur kam botuar tregimin e titulluar "Ndergjegjja" ne gazeten "Pionieri". Beja pjese ne rrethin letrar te Pallatit te Pionereve dhe profesori i letersise, qe na orientonte per krijimet tona, e pelqeu skicen time te cilen e botoi tek kjo gazete. Me tej, vazhdova te botoj tregime dhe reportazhe ne organet mediatike per te rinj, sic ishte gazeta "Studenti". Ndersa gjate viteve te universitetit shkruaja ne menyre periodike tek "Drita" dhe "Nentori". Nderkohe botoja edhe kritike letrare, recensione per librat apo romanet qe dilnin ne treg, si edhe ndonje tregim tek-tuk. Ushtroja veten me prozen, pasi nuk e kisha kurajon e duhur per te botuar nje veper te plote. Ne perfundim te universitetit, une isha nje emer qe qarkullonte ne rrethet letrare te asaj kohe. Vellimi im i pare me tregime i botuar pas universitetit ka qene "Jehonat e jetes". Nje vellim modest, por qe mund te konsiderohet si prova ime e pare ne proze.

- Cili eshte sekreti i veprave tuaja, te cilat arrijne te depertojne shume mire tek publiku i te gjitha moshave?

- Nuk e di. Ndoshta sepse keto romane qe ju permendet perbejne nje cikel te jetes shqiptare me te gjithe elementet e saj. Sidomos tek "Dhe nata u nda ne mes" pasqyrohen te gjithe brezat me karakteristikat e tyre perkatese.

- A mund te veconi ndonje nga veprat tuaja, puna me te cilen ju ka bere te perjetoni emocione me te forta?

- Per nje shkrimtar, cdo veper ka rendesine e vet. Nuk mund te them se cili nga librat me ka dhene emocione me te forta, sepse ne momentin qe jam duke punuar me nje veper, eshte pikerisht ajo qe me jep me teper emocione. Por jane disa vepra qe me kalimin e kohes, nuk i do me edhe aq shume, nuk iu rikthehesh dot as per t'i shfletuar. Kjo gje mua me ndodh me veprat e para, me vellimet e para me tregime apo ndonje roman te shkruar shume heret. Une nuk u rikthehem me atyre. Nese te tjeret me vone edhe i rishikojne, une i nxjerr krejtesisht jashte vemendjes.

- Zakonisht nga se e merrni nxitjen per te shkruar?

- Ka nje parim ne letersi. Nese shkruan nje histori te vertete, ajo hyn tek reportazhi, tek dokumentari apo tek biografia. Nese shkruajme nje roman qe ne gjuhen e sotme moderne quhet "fiction", atehere mund te nisesh nga ngjarje reale, e cila transformohet ne nje realitet artistik dhe qe shprehet ne forma nga me te ndryshmet. Ne nje personazh mund te gjesh tiparet e nje personi te vecante, por mund te gjesh edhe tiparet e disa personave, apo edhe tipare te fantazise sime.

- Le te flasim pak per librin tuaj te fundit me tregime te titulluar "Sheshi i Spanjes. Si ju lindi ideja per t'u marre me te?

- Une si person, jam me e lidhur me romanin sesa me tregimin. Meqenese e kam levruar shume kete gjini (romanin), shoh qe puna me te me rremben me teper. Gjate kohes qe e shkruaj romanin, ndihem shume e lidhur me te. Madje, edhe kur merrem me aktivitete te tjera, mendjen e kam tek fakti qe sapo te kthehem ne shtepi do te ulem te shkruaj. Me tregimin me ndodh nje dukuri tjeter. Duhet ta mbaroj brenda nje kohe te shkurter, sepse nese e le pergjysme, nuk jam me ne gjendje ta vazhdoj me ate me te njejtin pasion. Mund ta ripunoj apo t'i jap nje dore tjeter, por tregimi nuk me mban lidhur per nje kohe te gjate, sic ndodh me romanin. Tregimi me duket nje gjini e veshtire, sepse eshte koncentrim i nje ideje, duhet te thuash shume gjera ne pak faqe, stili eshte i ndryshem na ai i prozes se gjate dhe mbi te gjitha, nuk eshte e lehte te besh tregime te goditura. Ne nje roman mund te kesh faqe te shkelqyera sic mund te kesh edhe faqe jo te persosura. Ne nje tregim keto te kercasin shume. Prandaj dhe nuk nxitova ta botoja kete vellim, ku bejne pjese tregime te shkruara gjate ketij dhjetevjecari, kuptohet qe une kam perzgjedhur ato qe me jane dukur me te pelqyeshme per lexuesin.

- Ne kete vellim ka tregime, nje novele, dy portrete dhe dy drama. Cilat jane temat qe trajtohen aty?

- Temat e tregimeve jane marre nga jeta e shqiptareve gjate ketyre viteve. Jane dy tregime qe kane si personazhe njerez ne emigrim, jeten e tyre dhe veshtiresite e momentit. Eshte tregimi "Dite shiu ne prill", qe flet per nje femer shqiptare, e cila kishte shkuar per studime ne Itali dhe qe ne vitet e para te qendrimit atje, detyrohet te pastroje ne nje familje italiane. Une jam munduar te kap grimca nga jeta jone gjate ketyre dhjete vjeteve. Eshte gjithashtu edhe novela "E fshehta e njeriut ne varke" ku personazhet jane dy gra te moshuara, te cilat bejne nje retrospektive te jetes se tyre dhe ku ka nje reflektim mbi raportin ne cift.

- Po persa u takon dy dramave, c'mund te na thoni?

- Njera eshte drama "Memesis", e cila fillimisht eshte vene ne skene ne teatrin "Aleksander Moisiu" te Durresit dhe me vone edhe ne teatrin e Tiranes. Kam botuar edhe nje drame qe nuk e kam vene ne skene, e cila ka si subjekt debatin midis brezave, mes te rinjve dhe prinderve te tyre. Eshte debat i veshtire, kompleks, i nderlikuar, brenda te cilit, te gjithe mund ta gjejne veten. Eshte e veshtire qe kete lloj debati, teper shpirteror, ta thuash permes nje drame. Me e lehte do te ishte te thuhej permes nje novele apo romani. Megjithate, une e bera kete eksperiment dhe le te shohim nese do te pelqehet dhe do te merret nga trupat letrare.

- Duke qene autore grua, mos ndoshta ju ka joshur ideja qe ne veprat tuaja te trajtoni me teper personazhin femer, duke lene disi ne hije karakteret e tjera te shoqerise?

- Une nuk e kam pasur dhe nuk e kam si qellim qe duke qene autore grua te shkruaj vetem per jeten e grave. Une kam nje koncept timin per kete ceshtje, sipas te cilit, nese autoret gra do te shkruajne vetem per jeten e grave, vetvetiu do te shtonim diskriminim tone ne kete fushe. Do te behej nje diferencim sipas te cilit, ne nje librari do te thuhej "ja rafti i shkrimtareve dhe ja ketu ne qoshe, rafti i autoreve gra qe shkruajne vetem per femrat". Ketu do te kishim te benim me nje lloj diskriminimi pozitiv. Duke qene grua, pa dyshim qe une arrij te zbuloj me mire femren dhe boten e saj. Por duhet te jemi koshiente qe ka pasur edhe autore burra, te cilet e kane pershkruar po aq mire dhe thelle boten e gruas. Prandaj, kjo nuk duhet kthyer ne qellim ne vetvete. Kuptohet qe ketu hyn edhe Forumi i Gruas, ku une jam kryetare. Duke qene shume prane problemeve te grave, duke pare shume detaje dhe aspekte, e shoh qe ne pjesen e dyte te krijimtarise sime ky element me ka ndihmuar ndoshta per t'i thene gjerat me te plota se me pare. Jam bere me e ndjeshme ndaj problemeve te grave.

- Te flasim pak per vitet e diktatures. A ishte e veshtire per ju te gjenit terrenin e nevojshem per te ekspozuar krijimtarine dhe c'marredhenie kishit me drejtuesit e shtetit te asaj kohe?

- Nje shkrimtar i kategorise sime, thuajse i panjohur, nuk mund te kishte lidhje apo raporte me drejtuesit e shtetit te asaj kohe. Per shkrimtaret e rinj ishte shume e veshtire qe te shquheshin apo te merreshin ne konsiderate nga kritika zyrtare. Nuk di te kete pasur ne ate kohe kritike zyrtare qe te merrej me librat e mi. Une isha ne hije sic mund te kene qene edhe shkrimtare te tjere te brezit tim. Ishte lexuesi qe me dha emer permes librave te mi si "Dreri i Trotuareve" apo "Rekuiem", ose edhe permes skenareve te filmave "Hije qe mbeten pas" dhe "Rrethi i kujteses". Keto vepra perkojne pak a shume me vitet '80. Gjithsesi, ne kohen e monizmit te gjithe autocensuroheshin pasi e dinin qe tregimi apo romani qe do te binte ne kundershtim me ideologjine e kohes, nuk do te lejohej te botohej si dhe mund te kishte masa ndeshkuese per autorin.

- Sa e veshtire eshte te jesh nje grua e angazhuar ne jeten publike dhe ne te njejten kohe, nje bashkeshorte dhe nene e mire?

- Nuk eshte ekuiliber i lehte per t'u ndertuar. Sidomos ne shoqerine shqiptare qe eshte tradicionale. Edhe ne familjet me te perparuara ekzistojne elemente te tradicionalizmit apo disa qendrime pak a shume te ngurta. Eshte vete shoqeria qe ndikon edhe tek familjet qe nuk deshirojne t'i zbatojne ato rregulla. Duke qene se une i perkas nje brezi me te vjeter se sa i juaji, kushtet kane qene edhe me te veshtira. Shqiperia ishte nje vend i mbyllur dhe sado qe mund te jetoje ne Tirane dhe te kishe nje familje qe te te mbeshteste ne krijimtari, (sic i kisha une prinderit dhe me vone bashkeshortin), perseri nuk ishte e lehte te ishe person publik. Edhe sot nuk eshte shume e lehte. Edhe ju qe jeni gazetare e kuptoni qe grate ne profesione te ndryshme duhet te punojne disa here me shume dhe me mire sesa burrat qe te vleresohen pak a shume sa ata.

- Ky eshte edhe qellimi i forumit qe drejtoni ju, pra, qe te ndihmoje ne ngritjen dhe permiresimin e imazhit te gruas?

- Sigurisht. Nje nga prioritet qe kemi ne si shoqate kete vit, meqenese ne vitin 2005 jane zgjedhjet dhe ju e dini vete sa pak gra ka ne vendimmarrje, eshte sensibilizimi i opinionit dhe politikes per nje pjesemarrje me te madhe te grave ne parlament, ne qeveri dhe ne te gjitha postet drejtuese. Shqiperia klasifikohet ne vendin e fundit ne Evrope persa i takon pjesemarrjes se gruas ne qeverisje. Pikerisht ky lloj integrimi i gruas ne jeten drejtuese eshte edhe nje nga kushtet e vena Shqiperise per te hyre ne Evrope.

- C'raporte keni me politiken dhe a e keni marre ndonjehere ne konsiderate mundesine e angazhimit direkt ne kete fushe?

- Nuk kam qene asnjehere e angazhuar ne struktura partiake. Megjithate, qenia njeri publik dhe e angazhuar ne nje levizje shoqerore, ka bere qe te jem ne kontakt me politiken e mirefillte. P.sh. ne luftojme per aprovimin e nje ligji ne parlament qe te jete ne favor te grave. Duke qene se ne kerkojme qe perfaqesimi i grave ne parlament te jete 30 per qind e numrit te pergjithshem te anetareve, jemi te detyruar qe te krijojme edhe grupe presioni ndaj politikes; te tkohemi me ta, te kuptojme mekanizmin e ligjshmerise apo te legjislacionit. Tani jemi duke punuar me nje ligj te barazise gjinore. Nese ligji zgjedhor do te ishte i perzier, proporcional dhe mazhoritar, do te kishte me shume mundesi per grate qe te hynin ne politike. Me mazhoritarin e paster, grate e kane me te veshtire. Keto jane raportet e mia me politiken.

- C'raporte keni me parane?

- Kam nje raport normal. Nuk bej nje jete te varfer sepse duke patur disa aktivitete dhe duke qene se edhe bashkeshorti im punon, arrijme te bejme nje jete te nje standardi mesatar. Nuk me ka joshur kurre biznesi, nga i cili mund te fitoja shume para. Paraja eshte e nevojshme per te jetuar mire, por nga ana tjeter, duhet te jesh i kujdeshshem qe te mos behesh rob i saj. Ndonjehere kuptoj qe njeriu mund te bjere rob i parase dhe kjo nuk sjell ndonje te mire. Perkundrazi sjell te keqija.

- Te njejtat raporte keni patur vazhdimisht me parane?

- Ne vitet e para te pas _90-es, kemi patur edhe shume veshtiresi. Une dhe burri im ishim pa pune, sepse u mbyllen si revista ku punoja une, ashtu edhe instituti ku punonte ai. Femijet tane ishin te vegjel dhe ne ishim ne te njejtat kushte me shume cifte te asaj kohe qe kishin femije te vegjel. Kane qene vite te veshtira te cilat u perpoqem t'i kapercenim si te gjithe shqiptaret, duke u bazuar tek pervoja jone dhe duke vene ne pune mendjen.

- Cili nga femijet tuaj e posedon dhuntine e te shkruarit?

- Vajza ime mbaroi studimet per gjuhe-letersi ne Rome dhe shoh qe eshte shume e lidhur me boten e letrave. Por me teper, ajo eshte e lidhur me anen studimore, kerkimore, sepse nuk kam pare te kete shkruar apo botuar ndonje gje. Prirja per te shkruar shfaqet shume heret. Nuk ua kam ushqyer femijeve te mi kete gje, pasi di qe talenti lind vete, nuk imponohet. Nese rritesh me nje ide te gabuar per veten, ne nje moshe te madhe ajo kthehet ne vuajtje. Djali vazhdon per arkitekture ne vitin e dyte, shkon nga ana e babait te tij qe eshte inxhinier.

- Pervec krijimtarise, cfare hobesh te tjera keni?

- Me terheqin kryesisht ato sfera qe jane te lidhura me artet. Sigurisht qe jam shume e lidhur me pikturen, muziken, te cilat edhe plotesojne boten time te te shkruarit. Per shkak te punes qe bej, me bie te udhetoj shpesh ne rrethe te ndryshme te vendit, por edhe jashte Shqiperise. Marr pjese ne konferenca si e ftuar per ceshtje te gruas apo per probleme qe lidhen me letersine. Ato jane nje pervoje e madhe, jane nje njohje mjaft e vlefshme e botes. Me ka bere pershtypje kur filluan kontaktet e para me perendimin qe qytetaret shkruanin ne fund te CV-ve te tyre edhe udhetimet apo njohjet qe konsideroheshin pjese e botekuptimit te individit.

- Cili eshte vendi qe ju ka lene me teper mbresa gjate vizitave jashte Shqiperise?

- Cdo vend ka bukurite apo problemet e veta. Bota e Evropes nuk me duket me e panjohur dhe e vecante. Ndihem afer me Italine, Francen, te cilat i kam vizituar me shpesh. Me terheqin vendet me pak te shkelura, si p.sh. shtetet e Afrikes Veriore. Kam qene ne Algjeri, Egjipt, ku kam konstatuar nje kulture krejt te ndryshme nga e kjo e jona. Eshte me problematike sesa e jona sidomos ne lidhje me grate. Bota jashte me shume sesa me bukurite e jashtme, te ngjall interes me kulturen dhe mentalitetin e vendit.

- A keni pengje te mbartura nga vitet e shkuara?

- Pengje ka gjithmone nje shkrimtar. Vitet e rinise sime kane qene vite kur femijet i kisha te vegjel dhe kishin nevoje per perkujdesje, vite kur gjendja ekonomike ishte e veshtire dhe ore te tera me duhej t'i kaloja neper radha. Me vjen keq qe ne ate periudhe nuk kisha kohen e nevojshme per te studiuar dhe shkruar me teper. Jane vite qe ke te gjithe energjine e duhur per te punuar. Megjithate ne qe bejme pjese ne fushen e krijimtarise kemi nje fat qe jo te gjithe e kane: me letersine mund te merresh gjithe jeten, pasi nuk del kurre ne pension.

Nga Alfred Beka :Gegnishtja nuk ka vdekë

Edhe pse gjuha shqipe është standardizuar në vitin 1972, dialekti gegë vazhdon të kultivohet me mjaftë sukses nga poetë të talentuar shqiptarë.

“M’paska marrë malli me dëgju poezi në gegnisht”, thoshte njëri derisa dëgjonte poetët shkodranë duke i deklamuar poezitë e tyre në sallën e Art Qendrës në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

Poetët Primo Shllaku dhe Ledia Dushi nga Shkodra, si dhe Manjola Brahaj nga Tropoja, qenë të ftuar në takimin letrar në Prishtinë nga redaksia e revistës letrare ‘Jeta e re’ në bashkëpunim me Institutin për Promovimin e Vlerave në Gjuhën Shqipe, me seli në Tiranë.

Duke i deklamuar disa prej poezive të tyre, ata dëshmuan se poezia shqipe më së miri shkruhet në gegnisht.

Për poezinë e Shllakut foli poeti dhe kritiku letrar Ag Apolloni, i cili u shpreh se Primo Shllaku, i cili në poezi njihet si lirik i hollë, kurse në ese si kritikues i ashpër i mediokritetit servil të komunizmit dhe si spartan i gegnishtes, është liriku i parë i madh i Shqipërisë postkomuniste.

“Kur e lexojmë biografinë e Primo Shllakut e kuptojmë që kemi të bëjmë me një person të padëshiruar nga pushteti komunist, kur shohim kontekstin e receptimit të publikimeve të tij, kuptojmë që kemi të bëjmë me një poet të padëshiruar nga policët e gjuhës standard, ndërsa kur analizojmë vlerat e poezisë së tij, e kuptojmë që kemi të bëjmë me një poet të pashmangshëm”, tha Apolloni.

Ai theksoi se diktatura për Shllakun ka qenë kohë e heshtjes dhe e durimit, ndërsa demokracia është kohë e përjashtimit. Përkundër disponimit refuzues të politikanëve dhe intelektualëve komunistë e prokomunistë ndaj tij, Apolloni tha se Primo Shllaku nuk e ka politizuar e as instrumentalizuar artin e tij, anipse në poezitë e tij vërehet një pezm ndaj politikës.

“Poezia e tij është poezi e madhe mbi ‘gjana t’vogla’, poezi që i këndon jetës së vogël që përbëhet prej dyshave; nuk është poezi që nëpërmjet patosit t’i shurdhon veshët, por është poezi që nëpërmjet heshtjes të prek shpirtin. Ajo është një poezi me diksion gegë, me ritëm melodik, me formë moderne dhe me ide humaniste”, tha midis tjerash Apolloni, duke e quajtur Shllakun spartan të gegnishtes, për të cilin tha se më parë pranon të hajë darkë në ferr sesa të ushqehet nga sofra e varfër e standardit të ’72-ës.

“Primo Shllaku, siç e thotë edhe emri i tij, është prijatar i rikthimit të gegnishtes në letërsinë shqipe, natyrisht jo për ta mohuar dialektin e jugut, por për të mos e pranuar vdekjen e shpallur të dialektit të veriut. Natyrisht, poezia e tij është larg diskursit religjioz, romantik, epik, klasik e social të Budit, Shirokës, Fishtës, Mjedës e Migjenit, sepse vjen si artikulim lirik i filtruar nëpër litota dramatike. Kështu që, ajo e pasuron kursin poetik të nisur nga një heshtak tjetër që kishte mbetur me Buzë të ngrira në gaz, pa mundur të nxirrte zë. Zorba dhe Shllaku janë lirikët e mëdhenj të Shkodrës epike, prandaj edhe opozitë e letërsisë patetike”, shtoi Apolloni.

Ndërkaq për poezinë e Ledia Dushit foli poeti Adem Gashi. Ai tha se Ledian e ka njohur pikërisht më 15 qershor të vitit 2003, pa lënë mangut për të përmendur se një tufë poezi të saj i kishte lexuar kohë më parë në një gazetë ditore në Prishtinë.

“E pranoj, gjithçka më erdhi e çuditshme: emri, mbiemri (e paparë, e padëgjuar këndejpari dhe sidomos të çuditshme vargjet, të pashoqe për kohën e saj, me një erë arkivi, vjetërsie e misteri si nga një sënduk nusërie i gjyshes sime)”, tha Gashi, duke shtuar se vargjet e saj u kuptuan mirë e bukur edhe nga gjermanët dhe francezët.

Për poezinë e poetes tjetër, Manjola Brahaj, foli kritiku Adil Olluri, i cili tha se me poezinë e saj, Manjola Brahaj është një zë i veçantë në mesin e poetëve dhe poeteve të reja jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.

“Sa i përket temave që përmban vepra e saj dominon tema e dashurisë, por nuk përjashtohen edhe temat tjera”, shtoi Olluri për poeten, e cila para disa ditësh është shpërblyer me një çmim letrar në Tiranë.

Prej mysafirëve foli poeti Primo Shllaku. Ai tha se ajo që i ka ndodhë atij, disa shokëve të tij dhe disa njerëzve të tij, që janë lanë në heshtje pikërisht sepse nuk kanë pasur asnjë gjë të përbashkët me establishmentin zyrtar të letërsisë, nuk duhet t’i ndodhë as Ledies as Manjolës. Ai theksoi se duhet të japim gjithçka për të rinjtë.

Ndërsa sa i përket gegnishtes, Shllaku ishte më i ashpër ndaj atyre që janë munduar dhe mundohen ta anashkalojnë dialektin gegë.

“Ma kallxoni një gjuhë të zhvillume në botë, cilado, e cila për hatër të nji standardi që po pritet me le e me u dhanë në tabaket tona e me u shiju si e cilësisë së parë, qohet e i han vetës tanë letërsinë e madhe”, tha ai, duke i përqeshur po ashtu idetë e disave sipas të cilëve letërsia e shkruar në gegnisht duhet të përkthehet në gjuhën standarde.

Liria në poezinë e Primo Shllakut



Poeti Primo Shllaku u lind në Shkoder me 16 dhjetor 1947. Shkollen fillore e kreu ne qytetin e lindjes. Pasi mbaron studimet ne Universitetin e Tiranës për gjuhë-letërsi shqipe, me propozim të Pr. Dr. Eqerem Çabej, emërohet pedagog pranë këtij universiteti, por për arsye të cuditshme, ky emërim anullohet.


Më pas emërohet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit (sot Universiteti A. Xhuvani), por për arsye të transferimit të familjes së tij në Shkoder, e refuzon detyrën e pedagogut për të filluar si mësues në zonën e Shllakut (Shkoder), jashtë profilit për të cilin ishte arsimuar.


Prej andej në shkollën pyjore e më pas në atë industriale. I martuar që prej vitit '78, me dy fëmijë, familja për Primon është një guaskë e fortë, brenda së cilës ai ka mundur të mbajë gjalle punën dhe idetë si krijues.
Djali i regjisorit, Artistit të Popullit Lec Shllaku, nipi i përkthyesit të famshëm Gjon Shllaku dhe vëlla me aktorin e teatrit "Migjeni", Bruno Shllaku, Primo që prej fillimviteve '90-të jeton dhe punon në Greqi.
Ndër veprat më të rëndësishme përmendim vëllimet poetike "Lule nate" dhe "Hana e njelmët e ditës".


Poezi

Aleksandra
Shkojnë autobusat nëpër natë.
Zhurma e njenit duket si gjellë
që heshtaz valon.
ai të zbret te pragu i derës sime.
Ti sjell me vete mollë,
shkrepse
dhe trokitje padurim

1989


Dyshi

Isha i marrë kur besoja
Se dashunia vjen.
Jo. Dashunia ikë,
Ikë gjithmonë.
Dashunia s'ka ftyrë.
Ka vetëm shpinën.
Ajo jeton në shtjerrje gjithëherë,
Jeton në zgrip ndonjiherë.
Si jeta.
Jeta e vogël, (la vie mineure)
Që zgjat.
Kjo jetë e vogël, e bame prej ne të dysh.
Dhe prej gjithë të dyve të tjerë që janë.
Dyshi.
Numri ma i madh i botës.
I pamatë.
Botë e futun në gjoks.
Botë që shtjerret.
Botë që rri në zgrip.
Botë që zgjat.
Prandej isha i marrë kur besoja
Se dashunia ikë.
Jo, dashunia vjen.
Kthehet e vjen prap.
Ndoshta?

1978


Nji plagë

Qe, ky ishte gjaku im.
Nji çast ma parë ai vraponte nëpër zemër.
Merre këtë gjak dhe vene në qiellin tand
si diell.
Në s'ban,
vene si hanë.
Në prapë nuk ban, vene siç asht,
si gjak
që disa çaste ma parë
vraponte në zemrën time
dhe ndoshta atje i pa,
n'errsinën e kuqe,
sytë
e tu plot drit

1983


Gostia

Ne ishim pak
Dhe kishim pak me thanë.
Dielli ishte përshkue nëpër tavolinën tonë
dhe ishte ndalë te pasqyrat.
Vetëm frutat s'i kishte zanë hija.
Dora ndiqte copat e diellit
deri te cepi i tavolinës që mbaronte me zgrip.

Ne pinim ujë të ndêjun,
ndonji dëshironte me heshtë
dhe na e lênim të heshtte
ndërsa dielli i radhës e prekte në shpinë.

Flisnim për motin, për thojzat,
për pikturat me karbon e teatrin.
Flisnim për kambët e Maries.
Ra fjala për frutat që po mbaronin,
u përmendën ato që do të delnin.
Pak ishim që donim të flisnim.
Të tjerët rrinin aty të papranishëm.

Flisnim për ditën që shkurtohet.
Flisnim për freskun e darkës.
Flisnim për gjoksin e Maries.

Na ishim pak,
Askush s'kishte ma qejf të fliste.
Dikush vërejti se këtë radhë
Fjalët kishin sosë para ushqimeve.
Krismat n'tavolinë ishin metalike,
Krueset e dhambëve ishin mbarue të gjitha.

Flisnim për Marien, për vdekjen e saj,
Ra fjala për vorrin.
S'e di se kush tha se ajo ishte skelet tashma.
Lëvizje kambësh nën tavolinë.
Ky ishte shêj se fjalët,
nëse s'kishin mbarue,
ishin kah mbarimi.

Na flisnim për Marien,
për jetën e saj, për fundin,
pinim kafe me thithje të gjata
dhe pyesnim vetveten
nëse do të delte nji tjetër si ajo?

1988


Reja, mali dhe ti

Ne fund te rruges qe more
erdhi nje shenj kohe
qe mbetet
ti, mali dhe reja.
Ishit vetem te tre.
Vetem.
Bota qe terheqe.
Mes jush frynte nje ere e ftohte pa cak.
Ju shikova
dhe diku thelle ne mue
dicka e vogel u keput.
Ju ndejtet aty te ngrime,
te ardhun prej thellesise se castit
derisa e rrahuna e qerpikut tim
ju shtyu edhe nje hap.
Mbi ecjen tuej te ngadalte,
te shpejte,
te pame dhe ta papame
shuhet ngadalte,
kujtimi
i atij casti
tashma
te harruem.

Drisht, 1978


Ne veten e dyte

Ti
i vetmi kujtim i dites tjeter
Ti
E vetmja pasqyre e diellit te zhdukun.
Ti
ma pershperitesi burim i drites.
Ti
shkallare e imet drite qe ngjit kah inteligjenca.
Ti
e vetmja cice e nje shtatoreje te pazbulueme.
Ti
syni endacak i nje trendafili qe jeton moshen e vet blu.
Ti
tel i trashe kontrabasash i shkurdisur nder huj.
Ti
send i ndritshem qe vala hedh ne plazhet e qiellit.
Ti
syni ma i habitun
ma i madh
ma kureshtar i krejt femijenise sime.
Ti
cerdhe e fresket dallendyshash
qe zemra nis pa pushim drejt botes.
Ti
pashkez e lumtun mbi faqen e erret te gjithesise.
Vete shterpe, por dashnore e dashnoreve.
Zemren prush
synin freski.
Ti
e vetmja qe s'e njeh lamtumiren.
Ti
sy i celun me vese mbi nja balle teper tue nderrueshem
Ti qe ne gjuhen time amtare ke emrin tingellues:
HANA

1985


Bashkekohes

Kemi linde bashke
dhe koha
per ty njelloj kalon.
nje minut yti
per nje minut timin
ose, per saktesi,
nje minut yti
per gjashte dhjete sekonda te jetes sime kalon,
vjen, barazohet e shkon.
Po.
Cdo casti i imi
asht i njajti cast i yti
a thue se gojet tona
mbi te njajten cice
thithin njeheresh ranen e amshte te zgjatjes se sendeve.
Nje dite do ta marrim vesh
se e vetmja gja qe kishim te perbashket
deri ne fund
ishte saktesia e persosun
se cdo dite e imja
ishte saktesisht e njajta dite e jotja
dhe se, pa e dite,
na kishim jetue kohen e njeni-tjetrit
me titullin ma te lehte te botes:
"bashkekohes"
Me duej pra, se dielli asht njeni prej nesh.
Me duej se ky yll qe pershperit ate heshtjen e vet blu
ndoshta asht nje fill i keputun drite
e Koha s'rrjedh ma per te.
Me shih si nje gja
qe ma kurre nuk do te perseritet mbi toke,
si nje qe ndave me te
saktesisht
e barabar
cdo thermi te kohes tande.

Dyert tona jane te verbeta
dhe syte nuk mund te shtrengojne.
Keta sy qe ndeshen, pyeten
por qe s'preken, s'njihen.
Ah, gati vdekja!
E une kam me te dashte
si due token.
ate toke
ku muzat e vdekuna nuk lane skelet
por bar mbi syte e pleqve
1986


Duer te pamunduna

Anes Luka
Kam mall me i pa duert e mia.
Kam mall me i zberthye nje pulle te njohun.
Kam deshire me u krye diku te thembra.
Kam deshire ta deboj kete mize te syni.
Duer mbi tavolinen e nje dasme
Duer te medha ku pushon koha
Duar ere te papritun mbi pemet e prehjes
Duer qe ndezin nje qiri
Duer qe shkruajne ne ajer figura blu
Duer mbi grunin e ri e te vjeter
Duer mbi tavolina, kercenuese dhe andrrimtare
Duer qe rreshqasin pa shkrue
Duer mbi qytet
Duer qe marin nje hane
Duer te besdishme qe s'i se ku t'i futesh.

Kam mall me i pa duert e mia
Kam mall me i ferkue duert e mia
Kam deshire me hape dere ne doren time
Kam nevoje me i shtri duert e mia perpara.
Por duert e mia jane te lidhuna mbrapa.

Duer te shendosah
Duer skeletike
Duer qe s'kane asgja
Duer qe kane gjithcka pikersiht se nuk kane asgja
Duer qe dashunohen
Duer qe urrehen sepse nuk njihen
Duer qe nuk duhen sepse nuk njihen
Duer te vemendshme
Duer te vdekuna nga vemendja
Duer qe dallojne buzen nga thembra
Duer qe humbasin ne pyjet e flokeve
Duer te vdekuna pa zberthye nje gushe
Duer te ndrojtuna ngjyre rranje
Duer qe do te donin me qene duer.

Kam mall me i pa duert e mia
kam deshire me shkrue nje emen
Kam deshire me preke
dicka me dashje
Asht koha me tregue me gisht.

Por duert e mia ende s'kane linde ...

1987


Gjuetare

Binte shi ate dite
Dhe femijet do te shkonin per zogj
Nder xhepa llastika dhe gure
Gure te zgjedhun te rrumbullaket

Ate dite shiu s'kishte pushue
por femijet e kishin lane te shkonin
Kercitnin guret neper xhepa
Shkrehnin llastikat ne te thate.

Varg u nisen femijet neper shi
Shoshokut i shkelnin thembrat
Grate shihnin ne enderr fundin e tyne
Burrat shihnin cigaret deri afer thonjve.

Nje per kacube rrinin femijet neper prita
Shiu u lagte floket, duert, syte e shpinen
i njajti shi binte mbi zogjte e strukun
Prandej rrinin thelle ne zemer te ferrave.

Priten me ore femijet kalimin e ndonje zogu
Iu ngrine gishtat ne lastika te pashkrehuna.

Me shi u kthyen femijet, m eshi ashtu si dolen
Neper ajrin blu te dites qe mbaron
i fshehen rrobat, kepucet, i ndrydhen teshtimat
Por askush s'i pyeti, si qysh e tek.

Nen shi shkuen, nen shi erdhen
Me gure u nisen, m egure u kthyen
Zogjte kishin mbetur prej shiut nder skuta
Ai shi prape binte krena te tyne ne shtreten.


Simfoni

Moxarti asht semunde.
Puthjet mund te mbaronin.
Moxarti lengon.
Une gjeta fjale te reja.
Moxarti dha shpirt.
Ne kemi nje cast lodhjeje per kujtimin tone.
befas Moxarti ngjallet
Nje tjeter simfoni po lindet.
Kesaj here autoret jemi na.
1986


Kepucet

Me vrisnin kur ishin te reja
Tashti
qe kamba i ka ba per vete,
jane vjetrue.
Ishte nje cast vec,
kur s'me vrisnin fort
e s'ishin te vjetra fort.

1987


Kryet e gjelit

Ne livadh kryet e nje gjeli qe kendonte.
Syni i poshtem
mbi bar te ashper
qe ther si fjale.
Syni i siperm
drejt nje qielli te gjanev si heshjte.
Shikimi i tij si pyetje retorike.
Qielli, e vetmja liri.
Heshtja e vetmja shkence.
Dashunia i vetmi dimension.

1989


Krim i persosun

Nje diktatori

E mbolli aren e Buzeqeshjes me miser te verdhe gjeorgjian
Nxorri jashte ligji Pasten e Brushen e dhambeve. 1992


Peshku i vogel

Ate dite lumi po shterrte.
Mbeti pa grope
peshku
dhe perhere e ma i vogel
bahej rrethi
i rruges se tij

Nje diell i nalte
ia merrte ujin gropes,
nje toke e rreshkun
ia thithte ujin gropes.
Peshku
rrotullohej perhere e ne rrathe ma te vegjel,
ma ta vegjel.
Shpina e tij e murrme
u duk si gunge mbi uje.
barku i tij ndeshi ne zall.
Nje diell i nxehte ia thithte ujin,
nje zall i rreshkun ia vidhte ujin
peshkut.
Ky peshk i vogel
s'mund te rrinte ma vec ne bark.
Syni i tij shihte ne ajer,
tjetri vec koken e turbullt.
Mbas pak ai mbeti,
hasi ne toke
dhe miza celiku iu ndalen mbi sy.
Ai u hodh.
Diku nder make
stuhia kish shperthye
me shi e me rrebesh.
Ujenat e qiellit,
te bame ujenat e tokes,
po vinin neper zall
ne drejtim te peshkut te vogel
qe luftonte me mizat prej celiku.
Lekura po i thahej peshkut
me nje blu te panjohun.
Uji po vinte
me ballin e vet te shkumezuem,
po vinte drejt peshkur.
Ai perhere e ma rralle perpelitej.
perhere e ma fort ...
Dicka si jeta a vdekja
e shqetesonte peshkun e vogel.
Uji po mberrinte
tue e lage zallin me shkumen e vet kakao.
E ndieu peshku rropamen e ujit
qe po vinte afer,
e ndjeu ...
Ah, po te arrije, po te arrije ...
U ngrit peshku nalt me furi,
mizat u shperndane,
trupi ju njom.
Furia e vales
e shtyu ne nje amull.
U peshtet per breg
dhe, me gojen e hapun,
merrte nje fryme me zor.
Erdhi uji, erdhi uji,
i dha vetes peshku,
por trupi s'iu bind ma.
brenda tij sendet po ndaheshin.
I dha prape vetes qe te ndreqej.
Dicka si truni a zemra a muskujt
nuk i punonin ma peshkut.
Erdhi vone ky uji erdhi vone.
Te vinte atehere kur u duken te parat miza.
Atehere te kishte ardhe ...
Mizat prej celiku u duken prape.
Kesaj here peshku ishte i tyne ...

1986 -1988


FUNDI I KSAJ VERE

Ajër i palëvizun
dhe erna të mshefta
që bajnë me mërdhitë ujnat e fundit të kësaj vere.
Gjinkallat sharrojnë zhegun e lodhun,
ndërsa plepat djalosharë bisedojnë atje në majë,
me gjuhën e ndonjë gjethi që s’mbshet ma.
Dhe shtati i tyre avullon nëpër zhegun
me sytë e picërruem
Pjesazhet janë ba të pjerëta
dhe malet janë ngjitë në qiell me lehtësi shpijake,
ndërsa syni i reshkun kërkon pemët e fëminisë,
hijet e përhershme
dhe ujnat e fundit të kësaj stine.
Gjithçka shtihet përpara
nën dorën time që s’mund të zgjedhë
dhe hija e saj fort i përngjet
melankolisë dhe urave të saj që më lidh me botën.
Një diell mizor
që ka zenë vend tamam mbi lëkurën time të pambrojtun,
ma thith nga mendje karvanin e duerve të sime shoqje
që shkojnë të lahen ndër brigjet,
ku reh vala e gjakut tim.
Kjo dritë e fundit të verës
që sytë e si depërton,
më rrzon në shpinë,
më ngroh, më pështjell me nji lbyrje të madhe e të gjatë,
që mue më topit si një dashuni e re
e ndryshme dhe e pa përmbajtshme.


LULE NËN BORË

Po të niste
atë natë papritmas me ra borë,
do të delja shpejt me i mbledhë
të gjitha lulet
që rrejti mot i mirë
Do ti fusja në vathë kto lule,
të gjitha si dele të buta,
të bardha e të bindura...
Të këputuna.
E vatha do të ishte nji buqetë e madhe
me erna të lehta,
andërruse, shtegtuse, dëshpëruse.
Vdekja i përngjet një lulje të bardhë,të ftohtë si ajo bora
që atë natë mund të niste papritmas me ra.
por i përngjet dhe vathës ku delet janë lule
e ajo vetë buqet.
I përngjet erës së çdo lulje të kputun,
që shpirti i del, e i bahet aromë.
Po të niste atë natë,
papritmas me ra borë,
do të delja shpejt me ndejë
dhe unë nën borë me lulet.

Lazër Stani: Poezia si kendvështrim universal mbi botën

Lazër Stani




Shkrimtari Lazër Stani ka lindur me 17.01. 1959 në Pult, Shkodër. Në vitin 1985 u diplomua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, në degën Biologji-Kimi. Prej asaj kohe është marrë me letërsi dhe gazetari, eseistikë dhe kritikë letrare. Tregimet e para i botoi në fillim të viteve nëntëdhjetë në gazetat e kohës „Drita“, gazetë kulturore e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe „Zëri i rinisë“, gazetë që në ato vite botonte edhe krijime të avanguardës. Kritika letrare e ka vlerësuar atë si një ndër prozatorët më të veçantë ne letrat e sotme shqipe.


Deri tani shkrimtari Lazër Stani ka botuar këta libra:


1993, „Misteri i hijeve“, vëllim me tregime, botim i Shtëpisë Botuese të LSHA-së


1995, “Shplakja e Santa Marisë”, vëllim me tregime, botim i Shtëpisë Botuese “Eurorilindja”


1995, “Me dzmbëdhjetë çelësa”, libër me përralla dhe legjenda të Veriut, botim i Shtëpisë botuese të LSHA-së


1998, “Në Bregenc shkohet për të vdekur”, vëllim me tregime, botim i shtëpisë Botuese “Albinform”


1999, “Feniksi i kuq”, vëllim me tregime, botim i Shtëpisë Botuese, “Buzuku”, Prishtinë
2005. “Dënesje në dru”, botim i shtëpisë botuese “Ideart”, Tiranë


Gjithashu Lazër Stani është nderuar me çime të ndryshme letrare. Ndër çmimet më të rëndësihme janë:


Çmim kombëtar për librin e parë më të mirë më tregime botuar në vitin 1993. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve


Çmimin e vitit për librin më të mirë të botuar nga Shtëpia botuese “Eurorilindja”, 1995.


Çmim kombëtar për librin më të mirë të botuar me tregime në vitin 1996, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.


Libri i ri me poezi „Papa Dixhital“ i Albana Shalës, botim i shtëpisë botuese „Dituria“
Poezia si kendvështrim universal mbi botën


Nga Lazër Stani


Pas kaq shekujsh letërsi, duket si i gjithë trualli i poezisë është i okupuar. E megjithatë krijuesit e kanë ditur dhe do ta dinë se ekziston gjithmonë një kontinent i ri, i papopulluar, ku ti nxiton të ngulësh një flamur dhe ku të bërtasësh „Kjo tokë është e imja!“, pavërësisht, nëse toka që të bie në hise është tokë e butë apo e vështirë. Ky kontinent më shumë se një terren i panjohur estetik, ka të bëjë me aftësinë tonë të pashtershme rigjeneruese, imagjinatën e pafund si manipulim i memories – një lojë tashmë e e pranuar me vetëdije.
Poezia është gjithmonë një „e djeshme“, është ajo që të tërheq mbrapa, duke dashur të të sistemojë brenda një rregulli a stereotipi, ndërsa ti orvatesh të dalësh prej tij, për t’u bërë i dukshëm dhe e papërsëritshëm.
Dhe disa nga këto gjëra të përbashkëta që të tërheqin gjithmonë si një zbaticë mbrapsht në kohë, janë dilemat filozofike në të cilat reduktohet njohja dhe eksperienca njerzore, pyetjet të cilat nuk marrin kurrë një përgjigje, që nuk bëjnë asnjë progres qysh prej zanafillës, e që i marrim me vete, ose siç thotë edhe autorja e këtij libri Albana Shala , janë „nëqoftëse“, „po sikur..“, ato që mbyten bashkë me Titanikun, të mbyllura në „hambar“ („Fjalët“) .

                   Albana Shala




“Papa Dixhital” të cilit po i referohemi, është libri i parë me poezi i Albana Shalës, tepër i veçantë që në titull. Modern, do të thoshnin lexuesit me të drejtë, duke pasur parasysh se ai është krejt ndryshe nga një vizion romantik me të cilin ne jemi edukuar kur është fjala për poezinë. Natyrisht që terminologjia moderne është një nga kriteret që e bëjnë të kohës një autor, por, jo gjithçka. Moderniteti tek Albana Shala shprehet edhe në një dyvargësh të kësaj natyre:
“dëgjoj zërin e saj
të mbështjellë me lëkurë molle”
( “Orëve të para të mengjesit”).
Terminologjia në këtë poezi është e vjetër sa edhe miti biblik i krijimit të botës, por, në rastin konkret risia buron nga kompozimi me elegancë i dy materieve që ndërthuren kaq bukur midis tyre, njëlloj si qumështi dhe kafeja në tryezën e mëngjesit. Kolazhe të kësaj natyre, dëshmojnë artin konceptual, si kapërcime të shkathëta që flasin shumë më tepër përmes plastikës vizuale se sa përmes retorikës dhe deklamimit personal.
Një nga rastësitë fatlume që përcakton edhe hapësirën e larmishme tematike të librit është fakti që eksperienca e autores është e ndarë midis Shqipërisë dhe Hollandës, ku ajo jeton prej mëse dhjetë vjetësh. Kjo gjë e ka ndihmuar atë të sjellë një tjetër frymëmarrje në tekstet poetikë, duke zgjedhur një këndvështrim më universal mbi botën . Në vijim, mund të thuhet se nëse këqyrim me kujdes, libri është i përbërë nga dy cikle: i pari me një “unë” të papërcaktuar- në të cilin gjemë preokupimin e njeriut universal, që nuk kushtëzohet nga sistemet politike e sociale; dhe i dyti- “uni” i përcaktuar, që lidhet gati me një besnikëri të tepruar me fëmijërinë dhe me gjithçka tjetër që ka të bëjë me identitetin e saj shqiptar.
“Njeriu tipik” dhe “njeriu atipik”, “qenia individuale” dhe “qenia historike” përbëjnë karaktere që zëvendësojnë njëri-tjetrin gjatë kësaj rruge poetike; njëra në kërkim të lumturisë, identitit dhe motivimit filozofik, dhe tjetra në përpjekje për t’ë dëshmuar ekzistencë. Pikërisht ky dyzim ose riciklim personazhi, shoqërohet edhe me stilin e vet të “inskenimit”, njëherë më distante, me sintetike dhe lakonike, dhe njëherë më e qashtër, e drejtëpërdrejtë, dhe besnike deri në vetë-censurë, kur është fjala për poezi që lidhen me familjen, fëmijërinë, rininë, të konservuar me fanatizëm në kujtesë si “Nëna Korça”: “Hapat troket me ngut në plloçat e qytetit të fjetur/ Ka punë për të bërë/ kuzhinierja e shtëpisë së fëmijëvë/ Nëna Korça”.
Një cikël mjaft interesant e të pjekur sjellin poezitë “Në Kaukaz” dhe “Kosovë 1999” etj, të cilat janë të shkruara me një stil gjysëm- publicistik, me detaje të shkathëta e ekspresive si shkrepjet e një blici, rreth një terreni të panjohur për të, por, në të njejtën kohë me një stil sarkastik, inteligjent, e lakonik duke luajtur më paradokset e historisë, anën e tyre komike dhe tragjike të përzier bashkë:
“Në Kaukaz të qëllon t’i shtrëngosh dorën një ishi të KGB-së/ I cili ngultazi të flet për shoqërinë civile e për demokracinë./ Është përfaqësues i minoritetit osetian…”
Me të njejtën gjuhë të kursyer, përcillet edhe historia e Bosnjes (“Në Amsterdam”) poezi e cila fillon me një imazh pothuajse gazmor (“vesa e mëngjesit vezullon në mustaqet e shoferit”) për të arritur me pak vargje intensitetin tragjik të një lirike boshnjake që këndohet nga një emigrante boshnjake në rrugë. Pa dyshim se një mjeshtër e di, që një pikturë e ndërthurur me të kuqen e të zezën e fortë, kërkon një kornizë me ngjyra të butë. Pra, autorja e ka sensin e përshkallëzimit poetik, apo të asaj që unë do ta quaja pikërisht “zona e ndërmjetme” – mënyra për të përcjellë një subjekt me temperament mjaft të fortë e impulsiv, në mënyrë graduale tek lexuesi, në mënyrë që të shkaktjë një llojë befasie.
Ndër të tjera, le të themi se në këtë libër fryn nje erë pafajësie, e shprehur më konkretisht në raportet me te birin, fëmijërinë, vdekjen si nocion, puthjen e një çifti gei, …apo raporti gati domestik me macet, kuajt, zogjtë dhe peshqit. Por, ndryshe nga librat e parë me poezi të autorëve të rinj në përgjithësi, tek Albanna Shala ky ekspozim nuk vjen në mënyrë protestuese apo si pasiguri përballjeje të panjohurën e madhe që pret përpara, por, si rezultat reflektimi mbi gjërat tashmë të njohura e të jetuara, ndoshta edhe për faktin që poetja e boton këtë libër në moshë relativisht të pjekur.
Përshembull, në poezinë “Refuzim” ajo shprehet: “Jeta bën përpara/ paqësisht/ për të më dorëzuar/ në një karrocë fëmijësh/ në një tjetër gjykatë…”. Në këtë rast, nuk është imazhi i një karroce fëmijësh ai që përcakton klimën e pafajësisë, por, dorëzimi ndaj të pashmangshmes, ndaj lojërave cinike me zgjedhjet tona.
Dhe meqë jemi tek protagnizmi, mund të thuhet, se autorja të lë përshtypjen se nuk e zgjedh tematikën, por, e lë veten të zgjidhet prej saj. Ndaj edhe elementët irracionalë janë ndoshta elemëntët më të fuqishëm të pozisë së Albana Shalës.
Si rezultat, edhe zgjidhjet e poezive vijnë spontane dhe të paparishikuara, që ndonëse nganjëherë edhe jo pse shumë të goditura, gjithsesi të freskëta. Krijimi i tensioneve dramatikë apo përplasjeve të fuqishme, janë shmangur me qëllim ose janë anashkaluar instiktivisht nga autorja, duke krijuar e mbajtur atë brenda shinave lirike dhe një atmosphere të butë, nganjëherë të ngjashme me një vetë-terapi.
Por a është poezia një vetë-terapi? Padyshim. Ajo më shumë është një mike intime se sa një altoparlant. Jo retorikë. Përkundrazi, të treguarit pa komplekse, pa tabu, pa paragykim, dhe pa megalomani i të vertetave të thjeshta të jetës është njëra nga joshjet e poezisë.
Dhe në fund, mund të thuhet se ky libër është një sfidë me veten i Albana Shalës e cila sapo ka hyrë publikisht në botën e poezisë. Ajo e ndan me ne emocionin e saj duke na dhënë me elegancë pak botë nga ajo që ajo ka njohur, pak jetë nga ajo që ajo ka jetuar dhe pak krenari nga krenaria e njeriut që ruan gjithmonë një llambë të ndezur brenda vetes për të parë në sy të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen.

Prozë e kërkimeve absurde




Lazër Stani




Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani



Vëllimi me tregime “Dënesje në dru”, e plotëson siç duhet fizionominë e njërit prej tregimtarëve tanë më të mirë, siç është Lazër Stani, duke i dhënë lexuesit krijime të tilla që rrallë i gjen sot në morinë e botimeve “për llogari të autorit”. Ky vëllim vlen edhe si një model për ata letrarë të rinj që dëshirojnë të dalin nga tradita jonë e rrëfimit, me dëshirën për t’u çliruar nga disa korniza të konceptimit letrar, të cilat i pengojnë në shprehjen e tyre moderne.

Nga Hysen Sinani

Midis katër a pesë vëllimeve me tregime të botuara nga Lazër Stani, ky i fundit, i titulluar “Dënesje në dru”, vjen dhe ia plotëson portretin këtij autori tashmë të njohur. Është po ai, me një rrëfim të rrjedhshëm që duket sikur ka për qëllim kryesor shtangien e lexuesit, duke i krijuar në fund një ndjenjë zbrazëtie shpirtërore. Është po ai që, nga tërësia e subjektit (kur e ka një të tillë, sepse nuk i intereson shumë), lejon të përftohet nga lexuesi ndonjë mendim mbi irracionalitetin e botës njerëzore, duke e bërë atë të buzëqeshë lehtë dhe të mendojë diçka për atë që sapo ka lexuar. Pra, është po ai Lazër Stani, për të cilin kritika letrare nuk është kursyer të japë vlerësimet e saj të mira, por këtë radhë më i thellë dhe më i guximshëm në ato që dëshiron t’i thotë vetes së tij dhe lexuesit. E them këtë, sepse e veçanta e parë që të bie në sy te ky vëllim me tregime, është procedura krijuese që autori ka ndjekur. Nuk ngjan me ndonjë tregimtar tjetër dhe të krijon përshtypjen e lehtësisë për të kuptuar se si ka proceduar në mënyrë krejt të rastësishme në krijimin e këtyre historive të rrëfyera prej tij. Të duket sikur diku është kujtuar për një episod nga fëmijëria e tij dhe, duke u habitur vetë më parë për kuptimin e ri që ka marrë ky episod, nis dhe e tregon jo më ashtu siç mund të ketë qenë në të vërtetë, por ashtu siç e shikon ai sot. Po këtë thelb të irracionalitetit të jetës, e kërkon edhe në ato tregime që mund të mos kenë të bëjnë fare me një histori të jetuar apo të treguar, por që janë pjellë e trillimit të mirëfilltë të fantazisë. Kështu, Lazër Stani, vetvetiu, arrin në atë qerthur të kozmosit të tij letrar, i cili, mund të thuhet pa ndonjë ngurrim, e vendos atë në pozicionin e parë të tregimtarit absurd shqiptar.
Le të shohim shkurtimisht, pa hyrë në analiza letrare, çfarë i sjell lexuesit shqiptar ky libër jo aq tërheqës në paraqitjen e jashtme.
“Shtrati i dytë i lumit” titullohet tregimi i parë i vëllimit dhe nuk bën fjalë për kurrëfarë shtrat lumi, por për një burrë të ri nga qyteti, të cilit e ëma i thotë se në fshatin ku ai ka lindur, ka vdekur njeriu që e donte atë aq shumë kur ishte kalama. Kujtohet heroi ynë për të shkuarën e tij të largët dhe merr rrugën e gjatë për të vajtur në varrimin e njeriut që e donte dhe e vlerësonte kur ai ishte fëmijë. Kujtimet e burrit të sotëm janë kureshtare për fshatin e dikurshëm dhe ngjajnë si të seleksionuara dhe të përpunuara nga kujtesa. Vetë fundi i tregimit, ku heroit tonë i thonë atje në fshat se njeriu për të cilin ai ka ardhur, është varrosur që prej shtatë vjetësh, të bën t’i vesh në dyshim edhe kujtime e rrëfyesit për fshatin e tij...
Kështu, në një përplasje pa kurrëfarë djallëzie midis jetës reale dhe superjetës të cilës intelektuali përpiqet t’i japë një tjetër dimension, janë konceptuar dhe realizuar tregimet më të mira të këtij vëllimi.
Edhe në tregimin “Lulet e Arianës”, ku përshkruhet jeta e disa shkrimtarëve europianë në një shtëpi shkrimtarësh, vëzhgimi i rrëfyesit përqëndrohet në absurditetin e sjelljeve thuajse banale të njerëzve të shquar, ku heroina mbetet me një tufë lulesh në dorë, të cilat nuk di kujt t’ia japë. Edhe në tregimin “Dënesje në dru”, absurditeti i fenomeneve paranormale që e rrethojnë njeriun është i paperceptueshëm dhe i pakuptueshëm prej tij. Ndërsa te tregimi “Një vonesë bagazhesh”, valixhja e vonuar në aeroport zbulon absurditetin e një takimi, për të cilin heroi ka bërë kilometra të tëra, por që në fund i realizohet si iluzioni i diçkaje që nuk është. Tridhjetë vjet hapësirë kohore përshkon absurditeti i një ndjenje shpirtërore te “Përgjigjmu nesër”. Matildës i duket se fataliteti i jetës e ka bërë të humbasë diçka të pakorrigjueshme dhe pikërisht pas tridhjetë vjetësh vendos ta japë përgjigjen e kërkuar për të nesërmen, gjë që me siguri do t’i japë fund iluzionit të saj për dashurinë e Levikut. Kërkimi dhe gjetja e elementit të absurdes, nuk ka lënë jashtë as tregimin më me atmosferë “Gruaja me të zeza”. Këtu kemi të bëjmë me përshkrimin e bukur të një nostalgjie fshati, jo të vetë fshatit që, edhe po të ketë ekzistuar, me siguri që do të ketë qenë shumë më pak tërheqës se ç’përshkruhet në tregim. Këtu, absurditeti i veshjes së një gruaje të moshuar me të zeza, vetëm pse ka vdekur një burrë i fshatit, merr kuptim, sepse ky burrë fshati, sipas fjalëve të gruas, “nuk la shoq mbi këtë dhé.” Sensi i absurditetit të luftës nuk i ka shpëtuar as një tregimi tematik si “Djaloshi dhe lufta”, për të cilin autori duhej të bënte kujdes që ai të mos tingëllonte si pacifist. Por kulti i jetës e bën të kuptueshme këtë gjendje dhe e lejon të kalojë pa sforcim. Tregimi tek i cili kërkimi i sensit të absurdes është bërë deri në përmasat ekzistencialiste “më shohin, pra jam”, si “Në hijen e vdekjes”, flet për një vendosje të mirë të autorit në terrenin e tij krijues. Vëllimi përmban edhe dy tregime të tjera, që janë titulluar “Vila e gjarpërinjve”, e cila përshkruan një makth, një haluçinacion midis të vërtetës dhe metaforës së kësaj të vërtete në formën e një gjarpëri të frikshëm, dhe “Darka e fundit”, një rrëfim për të shkuarën që mund të jetë po kaq i vërtetë edhe për të ardhshmen.
Dhjetë tregime, me nga dhjetë-dymbëdhjetë faqe secili, janë përfshirë në këtë vëllim thuajse të vogël, por të mjaftueshëm për të gjykuar mbi atë që sjell si të veçantë ky botim në prozën tonë të shkurtër.
Para së gjithash, hapësira ku lëvizin personazhet është e pakufizuar dhe shpesh e vështirë për t’u përcaktuar si vend. Kjo nuk është shpërfillje e një elementi të rrëfimit, por një shmangie e qëllimshme për të kaluar më lehtë dhe më shpejt në gjendje të ndryshme psikologjike, shpesh me karakter universal. Edhe kur përmendet ndonjë qytet i madh, si Roma bie fjala, ose kur emërtohet një fshat, tregimtari i zhdërvjelltë nuk humbet në përshkrimin e tyre, madje as për disa detaje karakterizuese. Mungesa e përshkrimit të tepruar të ambientit në përgjithësi, i jep atij mundësinë e një ekonomie të mirë të fjalës, karakteristikë e prozës moderne më mjeshtërore.
Të njëjtin konstatim mund të bëjmë edhe mbi përdorimin e kohës si një përbërës teknik me efekte të caktuara. As ky element nuk e ka vëmendjen e autorit, madje duket sikur e bezdis edhe atëherë kur e ka të nevojshëm një orientim kohor. I vetmi tregim ku gjejmë një datë, 31 janar 1950, është ai me titull “Darka e fundit”, ku përcaktimi në kohë është bërë më tepër si për një trill, se sa për të tipizuar kohën kur ka ndodhur ngjarja.
As për subjektin nuk duket ndonjë përkujdesje e madhe, duke e ngjeshur dhe përqëndruar atë në mënyrë të tillë që të mbetet në mendjen e lexuesit. Autorit të kësaj përmbledhjeje i intereson mbi të gjitha ajo që ndiejnë personazhet e tij dhe ajo që vetë ata mendojnë për gjendjet e tyre shpirtërore. Në këtë terren psikomeditativ, Lazër Stani ka aftësinë të zhvendoset lehtësisht nga njëra situatë në tjetrën, duke i krijuar lexuesit mjaft befasi.
Është e kuptueshme që pa kujdesin ndaj këtyre elementeve të prozës që përmendëm, as portretizimi i personazheve nuk do të kishte ndonjë vend klasik në këto tregime dhe, për pasojë, s’do të kishte as personazhe që të të mbeteshin në mendje. Por personazhe që të mbeten në mendje ka, sepse ata janë përshkruar nga brenda, pa nevojën e ngjitjes në portret të syve të kaltër apo të musteqeve të verdha, karakteristikë kjo e prozës sonë më arkaike dhe mediokre.
Në përfundim të këtij recensioni të shkurtër, mund të them edhe një herë se vëllimi me tregime “Dënesje në dru”, e plotëson siç duhet fizionominë e njërit prej tregimtarëve tanë më të mirë, siç është Lazër Stani, duke i dhënë lexuesit krijime të tilla që rrallë i gjen sot në morinë e botimeve “për llogari të autorit”. Ky vëllim vlen edhe si një model për ata letrarë të rinj që dëshirojnë të dalin nga tradita jonë e rrëfimit, me dëshirën për t’u çliruar nga disa korniza të konceptimit letrar, të cilat i pengojnë në shprehjen e tyre moderne.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...