Autore e shumë romaneve, vëllimeve me tregime, dramave, skenarëve të filmave artistikë, ajo ka shkëlqyer sidomos në prozën e gjatë. Midis romaneve që ka botuar ndër vite, janë vlerësuar në mënyrë të veçantë: “Dreri i trotuareve”, “Diell në mesnatë” dhe “Engjëj të armatosur”. Madje romani “Engjëj të armatosur” është cilësuar si romani më i mirë shkruar për periudhën e diskutueshme të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, si një roman që hap udhën e mund të shërbejë si një pikënisje e re për trajtimin në mënyrë jodogmatike të kësaj periudhe. Proza e saj është përkthyer dhe botuar në Itali, Francë, Kinë, Rusi etj. Veç fushës së letërsisë, Diana Çuli ka spikatur gjatë 17 vjetëve të fundit si një nga aktivistet më efikase në mbrojtje të të drejtave të gruas, duke drejtuar “Forumin e pavarur të gruas” e duke luftuar me të gjitha mjetet demokratike për realizimin e këtij misioni fisnik. Në legjislaturën e fundit ajo është zgjedhur deputete në parlamentin shqiptar. |
Diell në mesnatë | Gruaja në kafé | Rekuiem | ... dhe nata u nda në mes |
Diana Çuli - Gruaja në kafe
Roman mbi vrazhdësinë e realitetit
Botimi i çdo libri të mirë është festë. Është festë sidomos kur botohet një roman i mirë dhe kur autori është një grua. Thuhet se romani është maturë e letërsisë. Kur femrat shkruajnë romane do të thotë se letërsia po jep me shumë sukses provimin e maturës. Ndërsa unë e kam fjalën për autoren e çmuar të romanit shqip Diana Çuli.
Autorja e romanit me titull Gruaja në kafe që po përurojmë sot dhe që nis Festën e Librit në Prishtinë, Diana Çuli është autore e disa romaneve, autore e tregimeve, novelave e skenarëve të disa filmave. Është autore e artikujve e studimeve letrare. Puna e saj e suksesshme shquhet edhe në drejtime të tjera: në gazetari, në politikë dhe në fushën sociale.
Megjithatë, puna e saj më e frytshme duhet të konsiderohet në fushën e krijimtarisë artistike - në prozë. Ajo është autore e disa romaneve, ndër to edhe me çmime në konkurset letrare dhe të përkthyera në disa gjuhë evropiane.
Romani Gruaja në kafe i botuar së fundi nga Shtëpia Botuese TOENA dëshmon se Diana Çuli është shkrimtare që vuan dhe shqetësohet për realitetin shqiptar, një shkrimtare që nuk pajtohet me këtë realitet dhe se është e ndërgjegjshme për misionin e vet.
Jetojmë në kohë shfytyrimesh, në kohë krizash morale, që shprehet jo vetëm në materializmin e paskrupullt dhe banditizmin politik, ekonomik e kulturor, por edhe në një kohë me përpjekje të shtuara për reduktimin e konceptit të lirisë qytetare, me gjithë deklarimet për të kundërtën.
Ky realitet i deformuar moral, social, politik, kulturor në romanin Gruaja në kafe paraqitet përmes dramës së individit, por që reflekton dramën kolektive. Romani, në të vërtetë, është një paraqitje e këtij realiteti.
Shqetësimi krijues i shkrimtares Diana Çuli në romanin Gruaja në kafe është e keqja e dhunshme ndër ne edhe rreth nesh, mashtrimi, hipokrizia, dyfytyrësia, një realitet horrash e përfituesish. Viktimë e radhës së mashtrimit dhe përfitimit është Gim Fortuzi. Dje, i kërcënuar, i rrezikuar dhe viktimë nga dhuna e pushtetit; sot, i pasigurt i rrezikuar dhe viktimë i një realiteti të zhytur në krizën morale.
Gim Fortuzi, kryepersonazhi i romanit, një burrë rreth të gjashtëdhjetave, i vetmuar, do të përpiqet të palosë pjesë të mozaikut të prishur kushedi sa larg, në të vërtetë do të përpiqet të plotësojë zbrazëtitë e mëdha të krijuara në kohën kur kishte përjetuar dhunën shtetërore që e kishte shndërruar në viktimë. Gim Fortuzi do të përpiqet të kapë kohën e ikur përgjithmonë. Përpjekja e tij, për të rigjetur veten e kohën e tij të humbur, nis në kafenenë Dalai Lama Bar. Por, si ndodh zakonisht në jetë, gjërat e humbura rrallë e kurrë nuk gjenden, sidomos asnjëherë aty ku nuk kanë humbur. Do të jetë kjo përpjekje e mundimshme e ngjitjes së grimcave të së vërtetës së tij duke ndenjur e pritur në kafenenë Dalai Lama Bar. Dhe do të “gjejë”. Populli i sprovuar me të gjitha i ka sintetizuar mirë këto situata në shprehjen “Çka humbet mos u gjet!” ose “Çka të lypësh do të gjesh!” dhe Gim Fortuzi do të provojë vërtetësinë e të dy këtyre përvojave të endura në jetën njerëzore. Në kërkimin e rinisë së humbur, në kërkimin e përjetimeve të humbura, në kërkimin e dashurisë, ai do të bindet se kohët nuk kthehen edhe në u kthefshin, ato kthehen në një formë, për të cilën nuk jemi të vetëdijshëm nëse është e vërteta ose një përhumbje e jona e sërishme për të cilën paguhet një çmim i madh. Në kërkimin e rinisë së humbur, në kërkimin e dashurisë e të përjetimeve të humbura ai do të “gjejë” diçka tjetër: do të gjejë ashpërsinë e dhunën e realitetit, shfytyrimin e njeriut në kushtet e rrethanat në të cilat ai kishte arritur të kompensonte vetëm jetën e tij materiale, po jo tjetër çka. Në situata të këtilla, zhgënjimi është humbja më e vogël.
Përballja me hidhësinë e jetës, me vrazhdësinë e saj, përballja me të vërtetën se mundësitë tona janë shumë, shumë herë më të vogla se ç’jemi të vetëdijshëm ta kuptojmë, se ajo që çka kaluar nuk kthehet kurrë, është një përballje rrënuese për individin, edhe për Gim Fortuzin, një përballje që nuk mund të mbulohet me të vërtetën e pranuar filozofike “prej pësimit mësimi”. Për Gim Fortuzin kuptimi aksiologjik i kësaj të vërtete nuk ka vlera.
Të ngjarën e Gim Fortuzit, autorja e kthen në sprova morale e psikologjike të tij. Për dallim nga heroi i romanit tradicional, i gatshëm për kundërvënie e veprime, heroi i romanit të sotëm gjendet në rrethana të kufizuara të veprimit, në qark të mbyllur. Heshtja dhe pajtimi janë shpëtimi i vetëm.
Në roman tregohen forcat që çojnë kah poshtërimi, varfërimi shpirtëror e degradimi moral i qenies njerëzore, i detyruar të pranojë domosdonë e momentit dhe t’i përkulet normave të psikologjisë oportune. Duke mbrojtur paprekshmërinë e lumturisë personale, shkrimtarja përçon te lexuesi procesin e shkatërrimit të botës intime të njeriut në kushtet e pështjellimeve dhe konfuzioneve kolektive.
Romani Gruaja në kafe i Diana Çulit zbërthen gjedhen realiste të narracionit. Objektivizimi i qartë poetik sugjeron temën, kohën dhe hapësirën ku ndodh veprimi e ku lëvizin personazhet e romanit, është koha dhe hapësira në të cilën jetojmë, që i njohim dhe që po i provojmë. Personazhet e Diana Çulit janë dhe personazhe të njohura, ata jetojnë pranë nesh, i njohim, në të vërtetë personazhet bëhen të përfytyrueshëm lehtë apo më mirë të identifikueshëm në realitetin tonë.
Në nivelin e strukturës, përbërësit e romanit nuk paraqesin elemente të veçanta të poetikës, por përmes gjuhës evokuese mund të dallohen konturet e veçanta të një realiteti të këtillë. Gjuha është në funksion të paraqitjes së gjendjes fizike, shpirtërore e emotive të personazheve të romanit. Në rrafshin gjuhësor ajo që duhet të thuhet, gjithsesi, është se kufijtë e përzgjedhjes gjuhësore i ka përcaktuar tematika. Mund të thuhet se romani është i motivuar estetikisht dhe gjuhësisht.
Në kohën në të cilën jetojmë, funksioni i letërsisë bie fuqishëm dhe realiteti më shumë ndikon në tekstin sesa teksti në realitetin. Romani i shkrimtares Diana Çuli Gruaja në kafe është dëshmi e kësaj dhe e realitetit tonë të njëmendtë: të ashpër, të dhunshëm, shpesh jonjerëzor, kiç, sipërfaqësor, cinik. Romani zëshëm artikulon “padobishmërinë” e çdo etike ose të çdo përpjekjeje për humanizimin e njeriut tonë. “Se ka breza të tërë njerëzish, - thotë autorja, - që u shkon gjithë jeta pa u përballur me asnjë lloj përmbysjeje, … se ka njerëz që as nuk duan t’u ndodhë gjë, që jeta u rrëshqet nëpër duar si ujët që rrjedh dhe ashtu edhe e përfundojnë, pa ngjyrë, pa shije.” Shkrimtarja shpreh pakënaqësinë, dëshpërimin, revoltën dhe pashpresën përmes Gim Fortuzit, në të vërtetë romani në mënyrë diskrete, të jo drejtpërdrejtë, shpreh angazhimin shoqëror të autores dhe përmban vizion të qartë kritik.
Diana Çuli ka gjetur një mënyrë jo imponuese për të na e kujtuar, për të na shëruar pa e ndier nga sëmundja e indiferencës, për të na të bërë të vetëdijshëm për rëndësinë e mobilizimit kundër së keqes, përmes artit.
Romani Gruaja në kafe i Diana Çulit provon faktin e njohur se shkrimtari i vërtetë mund të jetojë vetëm në realitetin e kohës së vet dhe vetëm aty ai mund të bëhet i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e tij morale e shoqërore. Duke e përmbyllur shkrimin, dua ta përgëzoj sinqerisht autoren me urimin: Ardhshin edhe romane të tjerë të mirë nga pena e saj!

PROF.DR.SHEFKIJE ISLAMAJ