2011-05-04

Nëpër stinë vyshken dashuritë...

Cikël poetik nga Rrok Berisha




Rrok Berisha


nga Rrok Berisha 



NE PERKUJTIM TE TE PA GJETURVE SHQIPTARa- VIKTIMA TE MASAKRAVE TE USHTRISE-POLICISE E PARAMILITAREVE SERBO-ÇETNIK...!


ATA NA MUNGOJNË

JANË:NJË MIJË E TETËQIND 
E TRIDHJET E SHTATË







Janë: Një mijë e tetëqind e tridhje e shtatë njerëz
Janë: Ma shumë se, një mijë e tetëqind e tridhje e shtatë dhembje
Janë: Ma shumë se, një mijë e tetëqind e tridhje e shtatë ëndrra
Janë : Ma shumë se, një mijë e tetëqind e tridhje e shtatë Dashuri
Janë : ma shumë se, një mijë e tetëqind e tridhje e shtatë dëshira
Janë : Një mijë e tetëqind e tridhje e shtatë te zhdukur, as hije e as varre

I presin...te rikthehen...!
Një lajmë një te vërtetë ...!
Qoftë edhe kocka te thyera te shprishura..fosile..
I presim....
Ma shume se ; Një mijë e tetëqind e tridhje e shtatë dhembje prindër
Ma shume se ; Një mijë e tetëqind e tridhje e shtatë fëmijë plot ëndrra të bardha
Ma shumë se ; Një mijë e tetëqind e tridhje e shtatë vëllezër
Ma shumë se : Një mijë e tetëqind e tridhje e shtatë motra
Ma shumë se ; Një mijë e tetëqind e tridhje e shtatë dritare
Ma shumë se ; Një mijë e tetëqind e tridhje e shtatë pranvera

Janë: Djem, vasha,baballarë e nena, vëllezër e motra te Kosovës martire
Janë: E gjithë etnia, themelet e Lirisë
Janë: Dëshmi e barbarisë, e lojë më varre, lojës me eshtra, që bëjnë Karpatianet.
Janë: Njerëz, gjaku, gjeni, jeta, gëzimi, qe jetë e fatinë e tyre ua vrau skëterra
Janë: Martiret,qe skëterra e zeze u vodhi ëndrrën e bardhe, vrau dashurinë, rriten...
Janë: Varre te hapura, e fosile te zhduka-loje eshtrash
Janë: Numra, për politikan maskara, qe mburren ne gjakun e fatkeqësinë e tyre Janë: Ata qe shkëlqejnë, dhe kane vetme një emër - LIRI
Janë: Një mijë e tetëqind e tridhje e shtatë njerëz-te zhdukur te pa gjetur
Janë: Ata që nuk pranojnë nënçmim e as mos përfilljen
Janë: Këta qe heshtja i vret, i vret ma shume se plumbi i shkaut
Janë: Që duhet përkujtuar, ne çdo sekondë, minutë, orë, ditë, javë, muaj vite, një dekadë
Janë: Beri Njëmbëdhjetë- vjet qe na mungojnë
Janë: Ata qe na mungon, shikimi i njome i tyre, mungon fjala, mungon kënga
Janë: Ata qe mungesa e tyre kane lënduar shumë zemra, e nëpër stinë vyshken dashurinë
Janë: Ma shume se Një mijë e tetëqind e tridhje e shtatë lule,
Janë: Lulëkuqe te fushave te Kosovës

Bashke: Bëjnë qindra e mija e ma shumë se milion Lulëkuqe
Pa te cilat pranvera do te jen te zymta
Ata ranë ne oltarin e lirisë, qe mbjellin ne tokën e tyre
Për gjithë ne brezat qe vijnë, ma shume, gëzim, dashuri, ma shumë lule

Ata janë vet Liria qe çdo ditë troket ne ndërgjegjeje tona
E atyre qe janë stolisur me kollare, vendosur ne kërriga
Ne emër te vlerave...përmbysin sofrën...shkelin bukën ...
Ata qe po stolisin veten me merita dhe medalje...
Qe nuk u ha palla,qe Një mijë e tetëqind e tridhje e shtatë të zhdukurve
Te kenë nga një varr , ku te pushojnë ne paqe ne tokën e Kosovës

Prishtine, gusht-shtator 2010


SA KOHË NA DUHET

Sa kohë
Na duhet
Për të arritur në përjetësinë e premtuar


Sa shekuj Dashuri
Të mbërrijmë te Nënë Tereza

Sa kohë
Për ringjalljen tonë
A për të na harruar
Duhet

Pa dashuri
Gjithçka është e pamundur
Mëson Nëna



Nga Libri "NENE TEREZA-SHPIRTI I DRITES SEAMSHUAR" NE 100 VJETORIN 
E  LINDJES





SHKUPI KRYEQYTETI I DARDANISË

Shkupi, qyteti i krenarisë dhe dhembjes Dardane
Vendlindja e Gonxhes – Nënës së Dashurisë
Tash e 100 vjet më parë, engjëjt dhanë kumtin
Nënë Dranës e babë Kolë Bojaxhiut
Për lindjen e vajzës Shenjtëreshës
Nënës së paqes e dashurisë njerëzore

Vendlindje e shenjtëreshës
Shkupi, kryeqyteti i Dardanisë Ilire
Lindja shpërblimin që i dhamë Hyjit në kohë
Në mes të Dardanisë, Gonxhja qau, qeshi, foli e këndoi
shqip
Deri në misionin e saj të shenjtë
Për t’u bërë ajo që është

Shkupi, ky qytet i Dardanisë së lashtë
Simboli i tokës së shenjtë Dardane me shumë martirë
Në përballje të përhershme për komb e fjalë të Hyjit
Në 100 vjetorin tënd të lindjes
Dikush ndryshe do ta shkruajë historinë
Ty dhe token Dardane t’u tjetërsojë
Sa kohë të renda përjetoi qyteti yt dhe yni
Për këtë kohë
Plot errësirë
Ardhacakët, barbarinë e tyre e përdorën
Për ndryshime toponimesh dhe rrënim katedralesh
Ndaluan gjuhën e besimin në zot
Ndërruan emrat e qyteteve ngritën faltore të reja
Në emër të zotave të rinj- tentonin asimilim të farës sonë


NËNAT TONA

Nena ime e dashurise dhe e qendreses.


/Kushtuar Nënave Shqiptare e Nenës s’ime ne festen e Krishtlindjes/

Edhe gjuhën kur ua kishin prerë
Ato folën
Qe fëmijët mos tu mbesin memec

Edhe duart kur ua kishin thyer, këputur
Ato përkunden djepat
Ledhatuan foshnjat me dashuri e ngrohtësinë e nënës

Edhe sytë kur ua verbëruar
Ato rrezatuan më drite te zemrës
Diellin as dashurinë kurrë nuk mund ua vodhën
Ato...fëmijët nuk i lënë të verbohemi

Nëpër furtuna e acare kohësh
Ato vezulluan në urtësi, ngrohtësi e dashuri
Këngën e as rrëfimin e legjendave se ndalen
Rritën breza e breza, pa iu përkulur skamjes
Mbushen sofrën plot, bukë, krip e dashuri
Mjaltë e mjaltës, zemër e zemrës. Nënta tona të Mëdha...
Nenat tone ta urta, nenat tona te lumenueshme

Kur ua kishin mohuan lirinë e lëvizjes e të shprehurit
Ato serish rrezatuan më hir shprese- plot lindje
Gjithmonë te pa lakueshme qëndruan ne ballë te furtunave
- ne mbrojtje te etnisë. Nenat tona Heroina
Rriten edukuan, ushtaret e Lirisë. Nënat tona, me të forta se shkëmb
Plotë dashuri...

Janë Nenat-ato
Ato qe jetës i dhanë shijen e ngjyrën e të vërtetës,
-i dhanë dashuri, gjak e qëndresë atdheut
Freski e njomësi me plote djem e vajza
Ishin e janë hirplote-dritë e shpresë
Nënat tona të mëdha. Nënat tonë heroike
Madhështore që s’vdesin kurrë
Shenjtëresha si Nënë Tereza

Ne te gjitha kohet, Sa ndjej mall e dhembje për Nenën time...



II (TË GJITHË SHQIP FLASIM)

Sot bashkë më shumë se kurrë
Rritemi me lutjen tënde
Ne Dardanët e vjetër te Ilirët krenarë
Të gjithë shqip flasim...
...Në Shkupin tënd të lindjes,
Në Gjakovë, në Prizren e në Shkodër,
Në Prishtinë, në Tetovë, në Vlorë e në Elbasan,
Në Plavë, në Janinë e deri në Artë ,
Deri në fund në Mesdhe
Në Preshevë, në Bujanovc, në Ulqin e në Tivar
E gjithandej nëpër botë të shpërndarë
Madhërohemi me Ty Motër e Nënë

Në këtë 100 vjetor të linjes sate të bardhë
Ringjallur në dashuri të gjithë si një
Gjithë historinë të larë me gjak shqipesh
Të ruajmë gjuhën e gjeni tonë shqiptar
Në tokën e Dashurisë
Në Dardani
...Që nuk falet e as nuk shitet


ÇAME E BUKURA ÇAME

Dëshira për ty...snjeh sakrifica
Ti Sy Shqiponja Çame
,... qe ne vete mbanë mbretërinë e asaj toke t' Shqipeve
Natyrën e dlirë...Freskinë e burimeve
Mallin e dhembjen, për varret, fushat,bregoret, bjeshket
Dhe kaltesinë e Jonit- bashke me rrezet e diellit...!

Çane e bukura Çame
Here si Lule e here si flutur e Bardhe...!
Vezullone me ngjyra t’ Ylberit-nga burimet e passterta t’Cemta
Ç ame e bukura Çame
Hedhe shtatin. ..si flutur krah shkruar nepër petalet e luleve
,... të kopshtit të çmueshem të gjeografisë sonë
Pemë në kopshtin e çmushem të shpirtit e zemrës.

Çane e bukura Çame
Dallëndyshe shprese...që lanë flatrat herë në brigjet Adriatikut,Jonit,Mesdheut
E etjen shuna në burimet e lotit të deshirës
Bashkë më Shqipet
Çame, ti zjarr dashuri...e bukuri arberore.

Çane e bukura Çame
E bukura e tokës se Arberit, e rritur më gjakun e brezave
Plagë ne zemër..që kullon ...nepër dekada..
Zjarr e mallë për tokën e varret...Dashuri e dhembje.

Çane e bukura Çame
Je zjarri je bukuria, je embelsirë, je dashuria vet
,...e bukur e fresket ne secilen kohë
Dashuri qe rinon, forcon nepr vite
Ne meskohë, në mes stinë...
E bukura e tokës se Arberit, rritur ne folet e Shqipeve
Te ndjej...Zjarr qe kallë

Bukuria jote, ka vjedh gjumin e rendone vetminë e kesaje natë
E ti bredh e liri her si flutur, herë si dallendyshe
Përqafoi e lirë bukuritë e gjeografisë së tokesë Arberore.
Çane e bukura Çame




KËTA PLESHTA




Këta pleshta,...kane hipur maje mullarit
Dhe s'mendojnë te zbresin
Ngase frikohen mos thyejnë këmbët
Nuk zbresin,frikohen nga hija e tyre prej pleshti,
apo mëkati

Këta pleshta janë ne hall!
S’dinë ç’të bëjnë...
,...kanë fryrë cullën e kërthiza u është hapë
Kokën bosh, e qe ua udhëheq stomakun

Pleshta qe ëndërrojnë te bëhen papagall papagall
-të secilës racë e ngjyrë

Këta pleshta
,... që shpurdhin më këmbë e duar
Papagall, togë fjalësh
Krenarë për shemtinë
,... luaj lojën shkatërrimit
Të trungut-t’ atdheut

Këta morra a pleshta..!
Mendojnë se kanë kapë yjtë me dorë
,...janë dashuruar në vetveten
Krenar...!
Se kanë përdhosur simbolet e etnisë sonë
Sillen sikur kanë zënë vendin e krijuesit
,...pasi ne bëzin dy ngjyresh kanë vizatuar e vizatuar yj pesëcepësh
Këta pleshta mendojnë vetem te krijojnë dinasti-të "meritave"
Pasi në emer te kombit e lirisë
I kanë fshehur gjurmët e se kaluarës...se djeshmes se sotshmes
,... kohenë e shkëlqimin e mjerë të tyre
“Meritat” nuk humbin asnjeri
- veçmas kur veprohet kundër gjenit tonë.

Këta pleshta,
Në një ditë të vonë, në vetmi të thellë do të ngordhin
,...pasi qe fytyrat e tyre do të stërkeqen
e do te kundermone...
Si plancë i gomarit ne diell.





DIELLI E DASHURIA NUK FLEJNË




Dielli e Dashuria përherë rrinë zgjuar
Asnjëherë nuk flejnë...
Rrezatojnë njëra tjetrën me magji ngrohtësie
Sikur të koteshin vetëm një herë
Bota e zëmrat do ngrinin-në akull

Dielli, e dashuria nuk flejnë
Edhe pse toka, më smirën shpesh u bënë lajka
Dielli e Dashuria
I përkulen vetëm fuqisë së magjisë
Mrekullisë së raporteve të detyrueshme
Qe ndjejnë në harmoni ekstreme

Ne ketë lëmsh zjarri,
Përbirohen ndryshimet
,...ndërron klima, ndërrojnë stinët
,...rriten dhe lulet ne kopshte
,... dhe lulet ne fsha
,...dhe lulet në zemrës
Burimet e shpresës...mbajnë njomësinë e shpirtit te gjerave

Dielli është i zjarrtë
Dashuria gatuhet nga të tharmit e bërthamës së zjarrtë të tij
Për ketë, mund të përballët më vështirësitë,
Mbron te bukuren te vërteten,
Shembe të keqën...te vështirën
,...ngrohë, në akull, në borë, në acarë

Diell e Dashuria,
Botës i japin frymë, i japin jetë
Mbajnë harmoninë e planetëve
Ato kurrë nuk koten në gjumë
Rrinë zgjuar ne shërbime te jetës...njeriut
Lum ai qe kupton me kohë-madhështinë e gjërave
Dhe nuk i ven ne sprovë
Diellin e as dashurinë


MUZIKË SHPIRTI

Njeriu s’duhet pas turp nga zëri i tij
Të këndojë këngën që ia kompozon shpirti
Melodinë që e dine me së miri,
Qe mund ta këndojë, në secilën kohë, pa frikën- se ka a s’ka zë
Për secilin e ndjen ma se miri himni i tij, muzikë shpirti...!

Njeriu ka nevojë për këngë, e për vajë
Për cicërimën e zogjve, blegërimën e deleve-qengjave
Këngën bilbilit dhe cicërimën e Dallëndysheve
Gjithë kjo është melodi e mallit e jetës
Qe mbanë te kurdisura veglat e melodisë se shpirtit

Njeriu ka nevojë dhe për muzikë të kompozuar
Por, edhe të mësoj të lexojë notat e jetës reale, të lexoi
Ta ndjeje thellësinë e gjerave
Nëse heshte a harron melodinë e shpirtit
Behët humbës apo i tjetërsuar

Secili ka nevojë të këndojë, por edhe te qajë nga njëherë
Ta ruajmë drejtpeshimin e gjerave
Që mos t’i lëndoi te tjerët, ta kuptoi, mallkimi ndryshon nga urata
E keqja, çakordon muzikën e shpirtit

Secili ka nevojë për këngë, por s’ka mundësi t’i ik vajit
Ngase ka nevojë të shpraz kumti e enigmës se vet
- që është muzikë shpirti
Ta këndojë himnin e vetvetes, qe është i ngjashëm më himni e etnisë...!
Duhet te jesh vetvetja, e ta mbash gjallë kujtesën

MIKES NE BREGDET



ll
Ec me vrap e ngadalë bregdetit
,...here, here trazon valet
,...freskon e rinon trupin
,...shumë e shumë djersë, djersë
Djersen qe lajnë lëkuren tende të bute, të lutem mos e fshijë
Lej qe ta ledhatoje trupin...si dorë burri apo gjuha plot zjarr
Te ta ledhatojnë ballin, të pikin pikë, pikë nga vetullat
,... e të rrokullisën neper faqe,
,... ta merr tatëpjetën qafesë tende te gjatë
,... te të ledhatoje gjoks, shpatulla, e gjithandej trupit...

Mos i fshijë të lutëm ato djerse
,... le t’i ledhatoi, e t’i thaje puhia
E atë aromë te trupit tënd te djersitur
,... filloje këndej bashke me ngrohtësinë e detit, e bukurinë e syve tu
Te ngrohem e kënaqëm dhe unë ne ketë janar te akullt,
,... me shijen e djersës se trupit tënd të njome, aromën e detit e ngjyrën e syve tu
Te mbushem plot, plot forcë e zjarr dashurie te RE


Kërkimi i shtegut
,... s’është mëkat por lehtësi kalimi neper kohe






TË ECESH BASHK ME HIJËN

Ec bashke me hijen, por mos fol me te
As mos kthe kokën ta shikosh,...
Nëse dëshiron, nga vetja ta largosh frikën.

Hija, udhëto, natën ditën, nëpër pyll e fusha
Mos komuniko me te,
Është e shurdhet e memece, dine vetëm te te emiton...
Kot e pyet si është, çka bënë, ka ia mbanë, pse te ndjek pas
Hija është e veçantë-pa a me dashje pjesë intime e trupit
E veçante, ne një mënyrë tjetër, ne vetvete

Mos kthe kokën mbrapa me e pa hije
Nëse done me e mund friken...

Bëhu memec edhe ti, kur udhëton- e je vetëm me hijen
S’keni se për çfarë të flisni, as pse t’i ankoheni njeri tjetrit
Ngase s’mund të zgjidhni hallin
Mos provoni te pa munduren-as ta shkëputeni lidhjen tuaj,
Gjithçka bashkë-është kurdis
Të jetohet e bashkë te ecet, vrapohet, ne dritë e terr
Hija besnikja e trupit – hije e pa mend, e pa gojë
Bashkë ece, ne një lidhje te detyrueshme, por te pa prangosur
Deri në fundin që si dihet...

Ec bashke me hijen
Por mos kthe kokën mbrapa
Mos frikëso gjymtyrët...
............................................................
Thuhet: Hija dinë të jetë xheloze, smirëkeqe,
Rendohet sipas motit, me e rendë se koka
S’ka aktore me te mirë se hija,
S’ka lojë në këtë teatër- pa te
Aktron role te shumëfishta-imituese besnike
Luan lojën e tjetrit...me apo pa dashje
Lëvizje e pavullnetshme e trupave...

Nëse kërkojmë thelbin e reales
Bota është një teatër i madhe hijesh.

Qe sillen e pështillen, shkojnë e vinë, kohë e pa kohë
Sillën e përplasën e përplasën e gojën se hapin

Pa komentuar vetveten, e as lojën që e lozin

Ne te shumtën...
Të bëhet sikur te gjithë jemi, te pa gojë e pa zë memec


HAJDUTET E IDEVE

Zgjohem mbështjellë me akullnajë kohe
Që nuk di të këtë rend e rregull
Dhembje koke më shkaktojnë hajdutët e ideve
Moskuptimi për njeriun më shpirt ujk
Eshtë gabimi më fatal që mund ta bësh

Zgjohem. Duhet edhe një hap ta shtyj përpara
Në këtë përzierjae gjërash dhe idesh
Në këtë varje dëshirash të vrara
Duhet mbajtur mbi supe si kohën
Peshën e rëndë të mëkatit të përsëritur

Zgjohem. Duhet tejkaLuar edhe këtë vrasje.


NESE KË ËNDERRUAR

Nëse ke ëndërruar të fluturosh
E ngec ne realitet, nuk është mëkat
Mos urrej e as xhelozo shpendët
Që më flatrat e tyre pushtojnë lartësitë
Asgjë nuk është e mundur, pa besim e dashuri

Është mëkat...
Nëse vetes ia vrasim ëndërrta
E dashurinë e bastardojmë e shtrydhim dhe mbyllim
Vetvetes i pa mundësojmë ta kuptojmë bukurinë e jetës
Vështirësojë haperimin tonë nëpër shtigje.

Sa bukur më kohë ta kuptojmë
Se lumturinë e vërtet njeriu e gjen
Në thjeshtësinë e gjerave në pafajësinë e shpirtit

Nëse lëndojmë ëndrrën
Ke lënduar pjesë të ardhmërisë
Ëndrra e Dashuria njeriut i japin krih
E forcojnë qe ta arrin të pa mundurën
Të behë se fluturon mbi e nën re
Zemër e Ddashurar s’mendon keq as që urren te tjerët

Nëse ëndërron lumturinë, nuk është mëkat

Mundohu ta ruash sekretin e ëndrrës
Nëse do të mbrosh vetveten nga ngucakeqet
Gjerat do mund ti shijosh ashtu si dëshiron
Te pa mundurën, shpesh e benë realitet
Vetme me dashuri...


SIKUR T’ I LIDHIM ËNDERRAT

E sikur ti lidhim ëndrrat nyje
Do ta ruanim ne vete te etur
Një det qe dremit nga dëshirat e larmishme
Një Ylber ngjyra- ngjyra, qe lidhe brigjet,
- qe pikturon ëndrrën e dëshirat
Gjithçka, mund te jete e bukur, e ëmbël e dëshirueshme
Por, edhe e kripur më dhembje e makth

Përpjekjet gjithmonë janë përball me sfida
Ashtu si vaj qe sfidon te qeshurit
Ndrydhja e shpirtit vret ndjenjën, kur kallen nga flake e dëshirës,
-dashuria e shpifur ne lojë, e seks pa kufi

Sikur t’i lidhim ëndrrat në një shpangë të fortë prej mëndafshi...!
Cilët do ishim ne në zgjim...?
Ëndrrat dine të të zgjojnë, emocionojnë, vjedhin gjumin
-e mund të te ikin, te lejnë veten, te habitur te mërzitur...!
Të te bene te gëzuar a të hidhëruar, ne kotësinë e kotit
- te hapësirës e kohës
Ato janë shkëndi e sekondës, pjesë e jetës se fjetur
Te zgjon apo te mbyte shpresën për hapin e Ri, për ditën e Re
Mund t’ i qetë në harresë të djeshme e të sotme

Sikur t’i lidhim ëndrrat në një shpagë të fortë prej mëndafshi
Do behët vargu më i gjatë se i uratëve-rruzares
Dyshimi do na luhatë, për ta përcaktuar gjuhën e lutjeve
Varësisht nga ëndrrat e trishta apo të gëzuara
Zgjuar mbesim bashkë kot se koti
Pa ditë si të përshtatkëshim ne ndryshimet e mundshme
Do tkurremi apo do të’ bymehemi
Mbyllur në ketë guacë- e hapësirës e kohës të pa menaxhuar

Sikur te na mundësohet t’i zgjidhim e t’i lidhim vet nyejt
Secili do hamendet vet të zgjedhë rrugën...!
Te ishte gjithçka si ne ëndërr
Do ta kishim ma lehtë-ta menaxhojmë vetveten

KUR VRET DASHURINË



Shpirti i vrarë nga dashuria

Nuk ka shërim

As në stinën e luleve, e as në kohën e barit

S’ njomet as në kohën e shirave



Shpirti i varrë nga dashuria

Djalloset, s’ka qetësi, kurrë nuk pushojë në paqe



Më kotë farmaciste e alkimist, kërkuan por se gjeten ilaçin

Që te shërojnë, që t’i ndalë dhembjet



Dashuria vret, shpirt e rini, jetën shkatërron, s’gjendet shërim

Gjithçka i ngjanë në ullirin e tharë -s’mund te ringjall gjelbërimin

Dhembja, ferri e tmerri vet



Dashuria kur vret, shpirtin, gjymton edhe ndjenjat

Është fundi i dhembshëm, që kurrë s’ do të këtë fillim

Dhembje që s’ përballohet-cunam i njëmendtë





Gjithçka vritet në shikim, në shpirt, me fjalë

Sa të pa mundshëm jemi ti lëvizim gjerat

Sa të marr jemi, e nuk e kuptojmë



Kur vret dashurinë, godet e keqja, hape varre e plagë

Pendimi, s’ mbete as akt moral, ngase është i pa vlerë

- e i vonë



Kur vret dashurinë...

- gjithçka është e humbur e mjerë

Rebelimi ne vetvete çrregullon masën e gjerave

Ne përpjekje qe mos ta humb e thanë,

- njomësia ngjyrave te syve te sajë

Ne ketë varje të pa përcaktuar te vlerave,

Pa dashje një force graviteti ndryshon kuptimin e kohës,



Përpjeku të përcaktosh saktë peshën specifike te gjerave

Kufijtë e shëmtimit- njeriu vet i përcakton

Kur vret dashurinë- kur vetveten e tradhton...!


MOLLËT GJYLE T’ DUKAGJINIT



Molle Gjyle e Dukagjinit
foto. Sadri Hadergjonaj


Të kuqe ne degë mollë gjyle e Dukagjinit
S’i pikë gjaku...
E freskëte, nga jari i pastër, e riga e shiut,
Qe rrëshqet si loti faqeve prush te vashës se dashuruar
E bukur e ne rreze dielli i drite hëne, dhe nga shtrezë e vesës

Mollët gjyle T’ Dukagjinit
E ëmbël...e shijshme...
E lëngshme...mjaltë shkuar mjaltit
Buzagaz i vashave, e bukur e njom, e butë
Gjerat kanë stinën e vet

Frutat pjekën, secila sipas kohës vet
Me bollëk...të hijesh, plotë ëmbëlsirë
Gjinjtë e vashave,portretizohen në molle a ftojnë
Mollë të kuqë, të ëmbla-gjyle, mollë e Dukagjinit
Lum kush i ka e i vjelë pa u ngutë e lënduar
Më butësi shijon, stinën e vërtet, të te vjelave në kohë.
Mollë e ëmbël e kuqe.... e Dukagjinit ...!

Mollë e kuqë e Dukagjinit
Aromë, shijë, e ëmbël, kohë e mbarë,
- e lakmisë dhe ëndrrës, te behët se shkrihet ne ëmbëlsirë
Mollë e kuqe gjyle e Dukagjinit, ne degë e freskët-Vergjinë
Si gjinjtë e fryre, të zjarrtë te vashës që dremitët ne zjarrmi dashurie...
E freskohet nga freskia e Alpeve shqiptare...

Zanat e alpeve kane xhelozi,
Për këto bukuri përrallore, e veçmas për harkun e qerpikut të sajë
Vezullon si Ylber, nga Bjeshka në Drinin e Bardhe
Sy molle qe tronditin, shikime qe depërton e pushton zemër e shpirt
Gjithçka, tronditëse, magjepse si dashuria e parë
Par se te marr, te të këpus nga rrembi, e me duar të mia butësisht te mbajë
Le te kallën ndjenjat, le te kallen oqeanet...
Është çasti, kur s’mendohet për mëkatin-dua te të shijoj
Ta përjetoji, kënaqësinë e përjetshme që s’ harrohet...por qe ndodhin

Mollë e kuqë gjyle e Dukagjinit, si vashe me zjarr ne gjokes e prush ne buzë
E kuqe , e ëmbël, e zjarrtë, e dëshirueshme, si vet dashuria e pastër
Asnjeri,...as unë, as t’i- si ka dy jetë...

Mollë e kuqe e Dukagjinit...ngjanë te kuqet e faqeve të saje
Prush qe kallë e vetëm kallë



GJOKSI I SAJË

Valëvitet gjoksi i sajë,
Si dy dardha të pjekur në degë, kur i tundon puhia
Ky ritëm zgjon ndjenjën e epshit,
-të bën lakmitar, ne kufijtë e çmendurisë
Duhet përmbajt, s’kafshohet mollën e ndaluar
E meraku vret ndjenjën...!

Në secilën kohë- njeriu ndjenë nevojë.
Për fruta....Frutat janë të ëmbla sa dhe vetë epshi njerëzorë
Duhet frenuar vetën, s’ kafshohet mollën e ndaluar

Gjinjtë e sajë të plot, plot epsh femërorë
Lehet lehtë, lëvizin- dëshmojnë hyjninë vrasës te femrës
Secili në ketë rast preferon te behet hajn zemrash,
- pranon edhe te kallet ne ferr, vetëm të qetësoi ndjenjën
Gjithçka ka kohën e vet, dhe loja “dardhave “ të pjekur mjaltë
E dëshiruar, e ëndërruar...!
Dhe Zotin provokon

Gjinjtë e sajë valëviten e valëviten
Duke lakuriqur gjithë madhështinë e bukurinë femërore
Thimthat e mëdha ia kalojnë kokrrës së ullirit, shpërthen pëlhurën e mëndafshet
-provokojnë, thimthat e gjinjve te sajë,
Si dy tyta topash, godasin fort e rendë
Vrasinë zemra, e shembin edhe kështjella

Ma mirë të jesh në gjendje kome
Se të tundohesh nga kjo bukuri lakuriqësi femërore
Thimthat e gjoksi i fryre i sajë,
Ç’ sollën këtë vapë...?

Gjakrat nxehën edhe nëse vret turpi,
Është e kotë, te mbrohesh e as s’mund të arsyetohet- kur veprohet

Tronditë deri ne çmenduri, thimthat e gjoksi i sajë bollëk
–si dardhe e pjekur.
E fortë por e ëmbël mjalt


AKUARELET E SHPIRTIT

Secili ka akuarelet e veta
Mbeten, apo hedhen ne bëz
Fshehtësi, enigmë apo ekspozite shpirti
Ëndrrat bashkë me muzën-shijohen ne formë të veçantë
Për aq sa ne dallojmë- në veçantitë tona..

Secili ka ne shpirt një galeri akuarelesh
E mbesin enigmë pa u ekspozuar
Nëpër galeritë e kohës, ngase koha nuk pret, matjen e çmatjen tonë
Kalon pa na pyetur ne, pa i dhënë llogari kujt
Pa u ndikuar,as nga dhembjet e as nga dëshirave tona

Gjithë në jemi te portretizuar në ndonjë pikturë
Ekspozuar në galeritë qe i mbajmë në shpirt

Pse jem vetjak, nuk e ndajmë inspirimin me te tjerët
Që të jemi më të qet, më të lirshëm
Guri që mbajmë në vetvete, do të pushonte më lehtë
Dhembja a gëzimi i mbyllur ne vetvete përjetohet rendë

Ta ekspozojmë Galerinë e shpirtit nëpër galeri publike
Do ishte mrekullia vet...

Të gjithë jemi piktore të pa shpallur, të pa njohur
Secili mban ne vete nga një galeri, përlotë piktura akuareli
Pasqyrojnë me besnikëri realen e shpirtit, ëndrrën, shpresën, dashurinë
Përmbledhje te jetës që rrjedhe-pa na pyetur ne

Është mëkat gjithçka të mbete enigmë.
Lum ai,që më kohë hap dyert e galerisë së shpirtit
Pa i ardhë fundi


PASQYRË E THYER

S’përballoi forcën e gurit pasqyra u thye,
-deformimi i plot i rrezes se pare dhe i figurës
Ne këto copëza xhami- ne veten harruam,
- bashkë me figurën – humbëm dhe kujtesën
Cilët ishim dje, e cilët jemi sot?
S’ka nevojë për dëshmitarë
Figura dëshmon gjendjen reale

Shikim ne pasqyre te thyer, dëshmon shumëfishin tonë...
Duke habere lojal...ndaja te shëmtuarës se keqes
Si mundemi t’ia thejm kafkën e t’ia nxjerrim dhembët vetes
Dhe bishave me dhune me ua kaluar.

Edhe dhembet e dhëmballët, na janë thyer para kohë
- dhe përzier, na janë s’vlejnë as për ADN-në
E s’ dimë a janë te qenit...kalit, të cilave bisha,
- si njohim a janë tonat
Dinaket e të pa besët...!
Oreksi e lakmia e tepërt, i lind e i egërsoi.

Kemi shkelur në shpatull të lakmisë,
- e rrëshqit në kërkim të lavdisë...
Ne gjithë ketë përplasje ka ndodhe ta përziemë dhe racën
Përbuzur kanë etninë, edhe pse gjaku s’ është e s’ behët ujë
Xham i thyer - fotografi e deformuar

Kur kotësia mbetet në mes te rrugës, i pa shmangshëm është
-ballafaqimi me pendimin...!
Vonë e kuptojmë, vlerën e rëndësinë e gjerave
Të barabartë jemi vetëm më vdekje
Asnjeri s’ka nevojë te vdes për tjetrin, ngase secili vdes për vetveten
Mos ta tundoj e ta përbuzë gjakun, për kotësi të gjerave që do t’i lamë
Gjeni nuk materializohet, as për fitim e as për humbje
As fytyra nuk deformohet për iret te pasqyrës se thyer
Ne ketë jetë të shkurtër, përbindëshat asnjëherë s’janë ngop

Është mirë, shpesh të shikohesh ne pasqyrën e thyer
T’i analizojmë mirë deformimi e plotë të figurës
Mos të mashtrohemi, operacioni plastike s’të shpëton as rikthen në reale

Gjerat ndryshojnë-shkatërrohen nga lakmia e tepruar
Kur nuk e shikojmë në pasqyrën e kthyer-realen


Përgatiti për Agjencionin "Floripress" : Flori Bruqi


---------------------------------

LIBRI PËR TË LUMËN NËNË TEREZË - NJË KOMUNIKIM ME KOHËN DHE VENDIN




Rrok Berisha: NËNË TEREZA – SHPIRTI I DRITËS SË AMSHUAR, Fishta,Prishtinë, 2010, f. 224


Nga Sarë GJERGJI

Gonxhe Bojaxhiu –Nënë Tereza e botës, me jetën dhe veprën e saj u bë burim frymëzimi dhe trajtimi jo vetëm në letërsinë shqipe, por edhe në atë botërore. Për më tepër, kjo humaniste, ky model i pashembullt i shpirtit altruist nuk u trajtua vetëm në gjinitë e artit letrar. Ajo u bë model dhe personazh i të gjitha formave të të shkruarit, i të gjitha llojeve të artit. Prandaj, Gonxhen, do ta gjejmë tek trajtohet vazhdimisht edhe në publicistikë, në dokumentarë të ndryshëm, në pikturë, në skulpturë, në muzikë, në film, në shkencat humane e kudo tjetër.
Numrit tejet të madh të autorëve, që në veprat e tyre trajtuan personalitetin e Përsëdytjes së Krishtit mbi tokë, siç do të shprehej Visar Zhiti për Nënë Terezën, i bashkohet edhe gazetari e krijuesi Rrok Berisha, i cili pas publikimit të disa librave me poezi e publicistikë, kësaj radhe, në 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, na vjen me një art krejt të veçantë poetik, me librin: Nënë Tereza – shpirti i dritës së amshuar. Librit, në gjuhën shqipe dhe angleze, të sistemuar në pesë cikle: Agimi i përjetshëm, Duke u bërë pjesë e uratës, Ëndrra e bukur, Rikthimi dhe Bamirësia, çelës i hyjnisë qiellore, i paraprin poezia Sari mori shpirt me ty, sari, kjo veshje indiane që në botë u lartësua dhe u bë shenja dalluese e humanizmit terezian.
Do thënë se libri i Rrok Berishës, Nënë Tereza – shpirti i dritës së amshuar, është një komunikim me kohën dhe vendin. Koha, me të gjitha manifestimet e saja, shtrihet gjer në skajet më të largëta të historisë, ndërkaq që vendi, para se të shënojë hapësirën, vendet e shumta ku Gonxhja jonë kishte shtrirë aktivitetin e saj, shënjon gjeografinë shpirtërore dhe fizike të atdheut të saj e të autorit, atdheut të natyrshëm, atë faktik, atdheun në origjinë dhe jo të ndarë me kufij politik. Prandaj poeti shprehet:

Në gjeografinë e trupit tonë
Nuk do duhej të kishte kufij
Për lirinë e të nesërmes
As për dashurinë e tashme

(U riktheve në folenë tënde, f. 44)

Ose:

Shkupi, qyteti i krenarisë dhe i dhembjes dardane
.....

Dikush ndryshe do ta shkruajë historinë

(Shkupi, kryeqyteti i Dardanisë, f. 196)

Janë koha dhe vendi dy kategori që hapin gjithnjë dilema të shumta në libër dhe që polemizojnë jo vetëm me të kaluarën historike, por edhe me aktualitetin, me përditshmërinë tonë. Kështu vendi i tij është një tokë katedralesh, katedralesh të rrënuara nën rrebeshet e kohës:

Heshtja rëndoi mbi supet tona

Rrënuan katedralet
E zërin e kambanave përvetësuan

Dikush na vodhi historinë
Biografinë tonë shkroi

(Tokë katedralesh është kjo, f. 132)

Varre mbollën në tokën tonë
Hi e plojë tempujt tanë i bënë

(Gjashtë shekuj, f.104)

E rrënimi do të thotë jo vetëm stërkeqje e etnisë, jo vetëm thyerje shpirtërore, por edhe një degradim total, pasojat e të cilit i bart shoqëria:

Juda merr një fytyrë të re
...

Ndaj mallkimi nuk pushon

(Juda, f. 138)

Kush janë këta judë të rinj? Të tillë ka shumë dhe kudo. Ata shfaqen në forma të ndryshme nëpër kohë të ndryshme. Dikush duke ofruar kinse dashuri (S’na duhet dashuri e shtirur, f. 144), të tjerë duke dënuar me ferr e duke mohuar Unin e vlerat më sublime të kombit, edhe pse shenjtërisë së saj (Nënë Terezës) i përkulen kombet:

Nga bota amë
Biri yt plangprishës
Me ferr të dënon

(Na fal o nënë, f.164)

Këtij anakronizmi, këtij përçudnimi të psikes sonë, gjithsesi edhe të klasës sonë politike që shpërfytyron atdheun duke denigruar figurat simbole të kulturës, të qytetërimit e të etnisë sonë, besoj t’i kushtohen edhe këto vargje, për të cilat çdo koment yni mbase do të ishte i panevojshëm:

Dashuria për Atdheun lind nga palca e shpirtit
E shpirti e mbron Atdheun
Edhe nga drita edhe nga bukuria e mashtrimit

Nënë – shpirt i dashurisë
Mungon në ne

E themi:

“E duam Atdheun”

(Nëse nuk di të duash, f.124)

Këta palaço që thonë se e duan Atdheun e nga ana tjetër fyejnë çdo ditë të jetës së tyre figurat më emblematike të kombit tonë, janë po të njëjtit që ndër kohëra kanë kontribuuar në ndarjen dhe copëtimin e Shqipërisë natyrore, prandaj poeti pohon:

Shqipen kemi vrarë me dorën tonë.

(Shën Mari, f. 108)

Dhe kjo gjendje (aspak e mirë) në të cilën ndodhet Atdheu i Nënë Terezës dhe i autorit, e bën këtë të fundit të klithë përplot dhimbje:

Në gjendje inerte sot
Si t’i rrëfehemi Zotit Shqip

(Mendjelehtësia, f. 110)

Janë këto dy vargje që shprehin dramën shqiptare, tragjedinë tonë, e cila bëhet edhe më e madhe për faktin se kjo gjendje vlerësohet krejt normale nga ne. E, kur antivlera dominon jetën, shoqërinë tonë, atëherë çfarë do i themi të nesërmes, nëse jo:

Ditë morti janë këto

(Nënë Terezë, f.114)

Por janë shenjtërit, heronjtë tanë, ata që kujdesen për etninë tonë, është Gonxhja që:

Shpresën e humbur rikthen
Sa herë që rrugën zemra jonë tret

ajo që:

Vetë Shqipëria u bë

(Gonxhja, f.66)

Duke kujtuar këtë figurë të madhe, duke iu referuar asaj si vlera më sublime, vetë Shqipërisë pra, autori iu heq maskën maskarenjve të ditëve tona, dhe shprehë nevojën që kjo vlerë sublime, ky shpirt hyjnor, kjo ndërgjegje e botës, siç shprehet poeti për Nënë Terezën, të jetë model i jetës sonë. I bindur se kjo figurë qëndron në themele të qytetërimit tonë mijëravjeçar, njëherësh duke qenë dëshmia më e mirë e këtij qytetërimi – emblema e tij, poeti shpallë kredon e tij:

Edhe nëse hidhërohet Bizanti
Edhe nëse hidhërohen osmanët
Edhe nëse hidhërohen sllavët

Sërish
Kambanat e katedraleve të rrënuara
Kumbojnë

(Në këtë kohë moderne, f.140)

Është ky kumti i ripërtëritjes, i ringjalljes tonë në vlerat më fundamentale.







RROK BERISHA



Rrok Berisha ka lindur më 5. 8. 1956 në Gllogjan-Lugu i Baranit, Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Prishtinë, për të vazhduar më pas në FSHNM, Drejtimi Biologji-Kimi. Gjatë studimeve ishte aktiviste ne organizate studentore.



Që në shkollën e mesme fillon të merret me shkrime dhe poezi, sidomos në gazetën e shkollës dhe në "Zërin e Rinisë".



Si student i FSHNM-së ishte bashkëpunëtor i gazetës studentore “Bota e Re”.

Në shkurt të vitit 1978 punësohet në Televizionin e Prishtinës gazetar në Programin Informativ-Politik, Redaksia e Lajmeve-Ditari, në përcjelljen e punës dhe të aktivitetit të organizatave shoqërore politike-përkatësisht aktivitetit të rinisë.



Pas demonstratave të vitit 1981 nuk i lejohet që të përcjellë organizatat shoqërore-politike, e as Kuvendin e Kosovës, ngase nuk ishte i besueshëm (për politikën redaktuese e as të Kosovës) për kohën dhe rrethanat.

Për “shkelje të rënda” - pra shkrimet, të cilat nuk ishin në vijën politike të kohës, për një kohë i ndalohet të realizojë e të emetojë tema të angazhuara (sporadike), kështu për më shumë se gjashtë muaj, krahas ndalimit të realizimit dhe emetimit të shënimeve dhe raporteve gazetareske, shumë kohë më pas ia kishin ndaluar edhe titerrimin e emrit (pra të daljes së emrit të autorësisë) në siglën e TV-së.

Në këtë “konflikt” me politikën redaktuese të RTP-së të vitit 1981 e gjejmë gazetar që merret me raportim dhe përgatitje të kohës (motit) në emisionin e lajmeve –Ditari, ku punoi deri më 5 korrik 1990, kur policia serbe me dhunë pushtoi objektet e RTP-së, duke larguar rreth 1 mijë e 200 punëtorë.



Pas okupimit të RTP-së, në vitet 1990 e deri në përfundim të luftës, më 1999, nëpërmjet shkrimeve dhe aktivitetit politik u vu në shërbim të sensibilizimit për gjithë atë që po ndodhte në Kosovë. Rikthimi në vendlindje nuk e pengoi që ta ushtronte profesionin e gazetarit, duke bashkëpunuar me QIK-un, gazetën “Bujku” dhe “Informatorin”, gjithnjë duke u bërë krah i fortë i politikës dhe qëndresës shqiptare të viteve të 90-ta. Shi për këtë dhjetëra herë ishte marrë në biseda informative nga MUP-i serb, madje gjatë protestave të punëtorëve të RTP-së në vitin 1990, forcat policore e kishin burgosur dhe mbajtur një ditë në burg.



Pas largimit nga puna qe Shteti okupues sere u beri gjithë shqiptareve dhe mbylli edhe RTP-ne, rroku fillon te merret ne mënyre aktive edhe me politike. Rok Berisha, është njëri ndër themeluesit e PSHDK-së që në Kuvendin e parë themelues në Gjakovë në vitin 1990. Që nga ajo kohë, është bartës i shumë funksioneve, themelues dhe Kryetar i parë i BD të PSHDK-së- në Gllogjan të Pejës.

Në zgjedhjet e marsit 1998, Rroku zgjidhet deputet i Parlamentit të Kosovës për zonën e Lugut të Baranit, nga PSHDK-ja. Si deputet i Parlamentit te Kosovës, ishte Kryetari i “Komisionit për pasuri natyrore”, dhe anëtar i “Komisionit për Informim” , ne Parlamentin e dale nga zgjedhjet e marsit 1998.



Ndihmoi sistemimin dhe organizimin e njësiteve operative të UÇK-së në Dukagjin ( të oficerëve profesionistë të FARK-ut) dhe ishte drejtor për informim në Brigadën 131 të njësiteve operative të UÇK-së në Baran.



Aktiviteti politik i viteve te “90-ta, si njeri nder themeluesit e PSHDK-së ne vitet 1990 dhe kryetar i parë i Bashkësisë së Degëve të PSHDK-së në Gllogjan të Lugut të Baranit, vazhdoi edhe pas vitit 1999. Qe nga ajo kohe e këndej ne PSHDK, ka pasur poste kyç – si anëtar i Kryesisë së PSHDK-së dhe shef i Zyrës për informim.



Me ndarjen e PSHDK-së dhe me lindjen e partisë së re PDKI (Partia Demokristiane për Integrim), Rroku dy here radhazi, zgjidhet anëtar i Kryesisë, Sekretar për marrëdhënie me publikun dhe zëdhënës i PDKI-së. I pa kequr me rrjedhat ne PDKI, ngushtimi i veprimit demokratik ne te mire te ndryshimit te gjendjes për te mire, ne luftën kundër se keqes dhe korupcionit, heshtjes dhe injorimit te bazës qe ia bënte Deputeti i PDKI-se njëherit edhe kryetari i saje Zef Morina- duke e shndërruar PDKI-ne ne një karte vetem per interesat e veta, gjë qe jo vetem qe ngulfate procesine demokratik, por edhe perspektiven e Evropiane te Kosovës. Me 3 korrik 2010, Rroku dha dorëheqje te parevokueshme dhe te pa negocueshme, nga te gjitha postet në strukturat më të larta të hierarkisë së PDKI-së

Duke i lane kohë më të madhe krijimtarisë...prej gazetari e publicisti.



Krahas angazhimit të tij politik, ai nuk iu nda profesionit të gazetarit; me komente e analiza është i pranishëm në shtypin shqiptar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Pas luftës një kohë të gjatë kur ishte vështirë te shkruhet për te vërteten, punoi si komentator-politik, në gazetën kombëtare “Bota sot”. Ka bashkëpunuar edhe me disa gazeta të Shqipërisë, kurse tash është publicist e analist i pavarur.



Është aktive ne profesionin e tij, prej Gazetari-publicisti.Qe gjithëmon mbeti i pa varur , i mprehte ne vijen etije te drejt politike, dhe në mendimet e tije në te shkruar, këtë e deshmon dhe krijimtaria e tijë...!



Ka botuar “Ti aty mbush ujë”, “Kërkimi i vetvetes”, “Vetmia e udhëtimit”, “Larg e Afër”, “ Shpirti i dritës së amshuar” me poezi, kushtuar Nënë Terezës, shqip anglisht, “Akuarelet e Shpirtit” është libri i gjashtë. Ka botua edhe “Krimbi në mollë”, “Bardh e Zi”, “Kukullat”, ”Shitësit e Mjegullës” , “Argatët e Dreqit” ne publicistikë dhe librin me memoare dhe pjesë nga ditari, nga koha e kaluar dhe periudha e luftës “Letër Jo e Zakonshme”. Dhe monografinë” Anton Frrokaj-në piedestalin epërjetësise”.



Ka ne dorëshkrime dhe katër libra: “Akuarelet e Shpirtit” e “Januari Akullt” me poezi dhe dy te tjera nga publicistika.



Është i martuar dhe ka katër fëmijë. Dy djem e dy vajza.



Jeton e vepron në Prishtinë.









Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...