2011-05-01

nga Flori Bruqi:Cikël poetik nga Irhan Jubica


Irhan Jubica lindi ne Shkoder, me 1973. Me 1994-95 kryeredaktor i gazetes "Thyerje".
Me 1996 kryeredaktor i revistes letrare "Orana", me 1997-e vazhdim, koordinator i Penclub "Orana", nje grupim i shkrimtareve te rinj shkodrane. Me 1997-1999 redaktor i kultures ne gazeten "55". Me 1999 themelon dhe drejton gazeten "Fjala e Shkodres". Me 1996 boton vellimin e pare poetik "Beduini i fundit" ("Orana"), ndersa me 1997 vellimin ne proze "Nata e Shen Valentinit" ("Marin Barleti").

   
12 autorët e përzgjedhur për këtë botim janë: Mimoza Ahmeti me “Fantazma në rer”, Majlinda Bashllari me “Grerëza”, Gilmana Bushati me “Rruga me shenja”, Ridvan Dibra me “Histori me lepur”, Anton Gojcaj me “Atomet, shpirti, dashuria…”, Hida Halimi me “Kurorë fieri për trofe”, Irhan Jubica me “Uria”, Blendi Kraja me “Ankthi”, Gazmend Krasniqi me “Caffe voltaire”, Shazim Mehmeti me “Vjeshta buzëqesh dhe e kall cigaren”, Faruk Myrtaj me “Aravanët” dhe Lazër Stani me tregimin “Shenjat e natës”.Kjo përzgjedhje është projektuar në libër mbi bazën e rendit alfabetik. 

Antologjia e prozës është e dyta e hartuar nga revista, gjithnjë duke ndjekur kriterin e asaj që është botuar në “ars”. Botimi i parë i kësaj kolane ishte antologjia e eseve “Letërsia jashtë kopshteve tanë”, botuar në nëntor të vitit të kaluar, e cila u mirëprit dhe u vlerësua mjaft nga opinioni profesionist. Këtë antologji të dytë të revistës “ars” mund ta pasojnë në të ardhmen të tjera përzgjedhje, si ajo e esesë së përkthyer, e poezisë origjinale shqipe, e poezisë së përkthyer, e tregimit të përkthyer etj.


“Antologjia e prozës bashkëkohore shqiptare” ka 108 faqe, format 13x21, ISBN 99927-632-9-9821.18-3-82 .


Ka botuar ne shtypin letrar dhe ate periodik artikuj problematike kulture, si dhe krijimtari poetike e proze, si dhe perkthime nga italishtja e anglishtja.Aktualisht kryeredaktor revistes letrare "Ars"


PREMTIM

Pa mbarue andrrën
E kthimit n'dhè lulesh
Rana ka vdekë

Q'prej asaj kohe
I pari za
Ti
I vetmi
Por sonte
Mos guxo me më ringjallë

Varkë e vogël

Harrue i kam
Përrallat
E tekat e jetës
Por ajo çka duket
Fundi im nuk asht

Nuk ke si ikë

Jam Nili
I thamë
Mbas miliona jetësh


VONË

Vonë
Tash asht vonë

Edhe për me nisë
Edhe për me mbarue

Asht vonë
Për me dashtë
Për me urrye gjithashtu

M'kanë mbetë pak gjana
Vocrrake
Aq pak
Sa i mbështjell
Brenda një lëkure të kalbun Molle

Dashunia
S'asht ma e gjelbërt


RELIEV

Heshtave t'shikimit tand të lirë
Prej hane
Shpirti i natës mbetun

Në ty thërrmohen
Pëshpëritjet e pajeta
T'një gëzimi vetues
Dhe detit të përgjumun
Heshtjes
Kujtime zjarresh shuhen

Në kasollen e paçati të yjeve
Djepit të një oktapodi
Andrra njiqelizorësh
Mëkon nji perlë

Dëshirat janë andrra zogjsh
Të pagojë


ÇMENDË

Jam çmendë
Patjetër
Tash që ty
Vazhdoj me të jetue

Nëse ti ke lindë
E veç do ashkla
Jetës tande
Der' m'tash i ke djegë
Kufoma e çmendisë sime
Qelbet
Prej dëshirës
Me t'pa edhe 'ì muzg

Kësaj bote të lumtun budallenjsh
S'kujtohet kush
Me varrosë
Dëshirën

Veç meje


FRIKË

Lëkunden fletët e supeve

Vetëm nji e qeshun
Gjethesh
Edhe sytë
Nuk binden
Ma

Por ti nuk luen
Medet
Stuhitë e mija
Me më frikësue ma
As mue
S'mundin

Veç
Plakë
Jo

As i ri

Kam lindë
Prej gurit
E drunit
I druhem


DASHUNIA E PARË

Nadjeve
Një plep i gjatë
I fryente diellit me u ndezë


VETMI

Kam pague shtrenjtë për t'ia zhvatë Zotit vetminë
Kur jam vetëm vdekja më mbron prej çmendisë
Kur jam vetëm nuk jam Zot
Zoti m'lutet n'gjunjë për t'u ba si unë


NJERIU QË ECTE SHPEJT

E di çka ka me ndodhë

Jam dëshmitar i epokës s'fundosun
N'oqeanin e heshtun t'çmendunisë pa cak

U plaka tue pritë shiun
Por era ma ka tretë vorrin tim
N'përhumbjen apokaliptike
T'rève t'thinjuna

Ikja jote s'ka me qenë ndodhi

Krishti ka thanë se nuk don me u ringjallë
Ma


DIMËN

Diell qorruem
Prej fjalëve t'ndyta
Shkëmbye mes ditëve
N'ndrrim motesh


CURRICULUM VITAE

Tanë zjarret shuhen
Edhe dielli

Çmendunia m'ka braktisë
Jam tu' ecë vetëm

Jam vonue shumë
Tue pritë kohën
E ajo kishte ikë

Për t'ikë prej andrrimeve
M'duhet me rendë mbas andrrave
Që tremben prej meje

Nuk jam tu' u shue
Jam tue u djegë
E me tymin tim
Ushqehem

Kaq thashë
Kam pasë shumë
Kam prap' shumë
Por kaq thashë

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...