Nasho Jorgaqi
Kohë më parë në Shtëpinë e Miqve të Librit u organizua diskutimi krijues për librin antologjike mbi poezinë lirike shqipe të autorit Nasho Jorgaqi i cili sjell në një farë mënyre poezinë e poezisë, rininë e saj të përjetshme, shkalla më e lartë e ndjeshmërisë poetike. Janë krijimet më përfaqësuese të autorëve më të spikatur shqiptarë midis dy luftërave 1914-1944:. Antologjia hapet me Ndre Mjedën dhe mbyllet me Bardhyl Pogonin. Të pranishmit në këtë veprimtari vunë re vlerat e mirëfillta të strukturimit profesional dhe pasionant të kësaj antologjie. Studiues Ymer Çiraku, i cili e mori fjalën i pari në këtë takim, vuri në dukje kujdesi që ka bërë autori për të na sjellë vlerat e vërteta të lirikës së shkruar në vite të trazuara të historisë së Shqipërisë. Poeti dhe studiuesi Anton Papleka vlerësoi seriozitetin dhe saktësinë e korrektesën shkencore të formulimit të kësaj vepre. Ai tha ndër të tjera se sot abuzohet shumë me botimin e antologjive, por kur është fjala për studiuesin, shkrimtarin dhe poetin Nasho Jorgaqi, gjithçka ndryshon. Ai është marrë edhe herë të tjera me hartimin e antologjive dhe këtë përvoje e ka shfrytëzuar edhe për ndërtimin e antologjisë fjalë. Poeti Demir Gjergji shprehu përshtypjen e tij mbi këtë antologji, duke përmendur mes të tjerash edhe faktin se kjo poezi është pararendëse e vjershërimit të sotëm modern në Shqipëri, pas një ndërprerje gjysmëshekullore nga shkretimi i Realizmit Socialist. Studiuesja Persida Asllani foli me emocionet dhe përshtypjes e studentes së dikurshme të autorit dhe vlerësoi finesën e përzgjedhjes së lirikave. Gjithashtu në takim e morën fjalën edhe Botuesi Xhevahir Lleshi, studiuesi Kristaq Birko e të tjerë. Në fund autori falënderoi miqtë dhe kolegët për dashmirësinë që treguan në diskutimet e tyre dhe premtoi se do ta vazhdojë punën në këtë lëmë.
Flori Bruqi