2011-05-04

Modelja muslimane pozon për revistën gjermane Playboy:


     

Dalja e modeles dhe aktores 25-vjeçare gjermano- turke, Sila Shahin në kopetinën e revistë gjermane Playboy, ka shokuar jo vetëm familjen e saj por të gjithë komunitetin musliman në gjermani.
Shahin, së fundi është paraqitur në kopertinën e revistës gjermane Playboy me një gji të ekspozuar duke i dërguar një mesazh të qartë dhe të fortë familjes së saj konservatore.
“E kam bërë, pasi dua të jem e lirë në fund të fundit”- është shprehur ajo. Këto fotografi janë një çlirim nga kufizimet e fëmijërisë time.
Familja e saj është kapur në befasi, ndërsa kanë reaguar shumë keq, duke ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me të.



“Nëna ime është e zemëruar, por sidomos kjo ka qenë dhe më e vështirë për gjyshërit, hallat dhe xhaxhallarët e mi”- ka thënë ajo.
Sila Shahin, 25 vjeç, një gjermano-turke që jeton në Berlin, deri tani konsiderohej si një shembull e një model i vajzës moderne muslimane, dhe e mënyrës se si një vazjë e tillë duhet të sillet në një shoqëri multikulturore.
Një aktore e suksesshme me pjesmarrjet e saj në disa seriale televizive në Gjermani, ajo i ka kënaqur dashamirësit e saj të shumtë dhe ka bërë krenare familjen e saj turke. Por me lëvizjen e saj të fundit ajo ka shokuar disa nga fansat dhe ka tërbuar më të afërtit e saj.


Sipas Shahin, qëllimi i saj është që tu bëjë një thirrje për veprim të gjitha vajzave të tjera muslimane që vuajnë pasojat e prejardhjes dhe që zgjedhjet e tyre i kanë shumë të kufizuara.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...