MAHNITJE PLEBEJSH…
Meditime pas kthimit në atdhe nga një festival ndërkombëtar folklorik
Ta nisim me një intervistë që i morëm kryetarit të bashkisë së qytetit 300 mijë banorësh Simav, në Anadoll, Kasim Karahan
Riza Lahi – Sa herë jeni zgjedhur në krye të bashkisë dhe cilët kanë qënë sulmet personale që ju ka bërë paraardhësi apo rivali juaj?
Kasim Karahan – Dy herë…Asnjë sulm personal, sepse edhe unë nuk I kam bërë sulme personale askujt. Kjo është në strategjinë e partisë sime, që është parti e djathtë. Ne konkurojmë vetëm me projekte dhe I mbajmë me fanatizëm premtimet. Për pasojë – sot deri edhe zyrën time,e kanë hapur të gjithë, kurse më parë kishte pengesa burokratike dhe shumë ankesa të parealizuara
Rizai - Kur u zgjodhët ju, a hoqe shumë nëpunës nga bashkia për t’I zëvendësuar me njerëz nga partia tuaj? Po nëse humbisni në zgjedhjet e ardhëshme, a parashikoni që rivali juaj që ju mundi – nëse ngjet kështu – të “spastrojë” bashkinëah, për të futur militantë të partisë së tij?
Kasim – Jo, unë nuk kam hequr. Por, as rivali im…nuk e besoj…Xhanëm, edhe mund të futë ndonjë militant ndikund, por, asqë bëhet fjalë të bëjë, as ai, zëvendësime massive. Specialistët anë specialistë!
Rizai - Si ju duk shfaqja e ansamblit shqiptar “Shqiponjat”?
Kasim - Nuk arrita ta shihja mbrëmë, por sime shoqeje I pëlqeu shumë. Do të vi patjetër nesër ta shikoj.
Rizai - Çfar mesazhi keni për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, nga vjen ansambli ynë? Zoti Edi Rama i përket një partie të majtë?
Kasim – Shumë selam. Nuk ka gjë se është i majtë. Do të doja t’i thoja se fëmijët tanë janë e nesërmja jonë. Me shpirt do të dëshëroja të vinin edhe fëmijët tanë në Tiranë dhe të binjakëzoheshim dy bashkitë tona, e qytetit Simav, me ekonomi të stabilizuar mirë, me llixhat moderne, të tretat në Turqi ku temperature e ujtit nga nëntoka vjen me 162 gradë celsus, dhe kryeqytetit të “Arnautlluk” Sigurisht do ta përgëzoja për folklorin që ka Tirana , një pjesë e të cilit na e solli “Shqiponjat”.
Rizai – Po për Minstrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë, Sporteve, Gruas…? …Popo, është një minsitër që I mbulon të gjitha këto degë.
Kasim – Festivalet folklorike janë urë kulturash për të ardhëmen. Mbase, kushedi se sa nga këta fëmijë, nesër do të bëhen lidër, por edhe luftëtarë të paqes botërore. Ata u njohën këtu nëpër familje,e, si mund të ngjasë që kur të rriten, të shkrepin pushkë kundër njëritjetrit? Përpos selameve për zotin ministër, do të doja t’I shprehnit dëshirën time që të na dërgojë më shumë fëmijë shqiptarë në Turqi, apo, të organizojë të anasjelltën për fëmijët tanë. Folku është shpirti I vërtetë I çdo populli dhe, përmes këtyre vajtje ardhjeve, ne kontribuojmë për paqen botërore, për të ardhëmen e njerëzimit, që janë fëmijët. Fëmijët…
Mirëpo , unë jam I bindur që kryetari i kësaj bashkie në Anadoll, e dinte se për festën kombëtare të fëmijëve të Turqisë, 23 prill, kishin ardhur 275 ansamble folklorike nga e gjithë bota, por nuk e vë dorën në zjarr për qahmet nëse e di ndonjë bashki në Shqipëri apo vetë ministria që nis me “E turizmit”, që nga Shqipëria kanë qënë atje 6 ansamble fëmijësh, që kanë fjetur në familje me fëmijë bashkëmoshatarë turq, se janë ndarë nga ata me lotë dhe me dhurata secili, se janë pritur qënga kryetarët e bashkive, ministra, gjeneralw e deputetë dhe, kushedi se sa ka qënë fatura e shtetit dhe e bashkive në këtë eveniment.
Eqerem Tuga, drejtori I ansamblit “Shqiponjat”krijuar që në vitin 1994 dhe me një katalog të pazakontë shfaqesh jashtë atdheut dhe trofeve të sjella që andej, na thotë se nuk ka më asnjë besim nëse e ndihmon Ministria apo Bashkia e Kryeqytetit a ndonjë minibashki atje, ndaj dhe nuk ka asnjë lidhje e, as ata, asqë janë kujtuar ta thërresin ndonjëherë.
Po bie era e një mënxyre kombëtare. Çfar i pengon shtetarët tanë shtetërorë a lokalë të takojnë fëmijët para nisjes a kur kthejnë në atdhe, së paku t’u japin dorën. Pa le për ndonjë ndihmë të vogël financiare. Nuk u shëmb Rroma. Secilit nga lexuesit tanë, qënga z. Sali Berisha, Edi Rama e deri te Hysni Milloshi, do të rënqetheshin e mbase do t’u shkonin lotë të shikonin jashtë atdheut fëmijët tanë, si qëngja të bukur, më të bukurit e dheut, me rrobat e mrekulluehsme kombëtare siç nuk I ka askush, se si mobilizohen me tër shpirtin, se si e tundin flamurin tonë kombëtar, se si buçasin shqip nëpër rruget e huaja kur kalojnë për “defile”. Ne e kemi me bollëk folkun, pra dinjitetin e fizionominë tonë kombëtare sikurse rrallëkush.
Filologu I madh franko – çifut Zahari Majani thotë se në Jug Perëndim të Ballkanit, vënd ku quhet Shqipëri, paksa të përkulesh dhe grumbullon fije ari… filologjik. Folku ynë I shëmbëllen një njeriu plot shëndet që nuk ia din vlerat kësaj pasurie që e ka. Po nga kush dreq këshilltarë e kanë marrë udhëzimin plebejtë tanë të politikës që e kanë përfshirë ministrinë e kulturës në pesë valenxa?
Sepse është sikurse në Kosovë, e njëjta skemë e renditjes së kulturës. Ne jemi një popull konservator, siç janë grekët, gjermanët, anglezët, persët…dhe kemi histori të vazhdimësisë sonë kombëtare tash 4000 a më tepër vite.
Në vënd që të kishim një ministri për folklorin, një tjetër, për arkeologjinë e një të tretë për, ta zëmë , për kërkimet linguistike dhe librin , etj, shkon e përzihet puna e bëhet një mishmash, duke futur turizmin, kulturën, rininë dhe sportet në të njëtin xhep.
Me cilin qëllim? Ta hajë dreqi, nuk duam t’I biem njeriu në qafë por dallohet qartë që goditjen e merr kultura jonë kombëtare.
Një drejtues televiziv tanimë i shpërlarë , që përsërit tash e parë “okej”, dhe që në një rast përkulej në sy të kameras, pra popullit shqiptar, të shihte në kishte dhe çfar ngjyre kishin brekët e një vajze të re që e kishin ftuar të zgjithte ca lloto dhe që buçiti publikisht para faqeskuqurës se “të zeza”, është mbase nga shëmbujt më tipikë se çfar ngjet kur disa plebej që paraja apo karriga i ka trasnformuar në askushër, marrin në duar frenat e kombit.
Ka ikur tanimë koha e vënies në krye të punëve të militantëve. E paguam shtrenjtë këtë praktikë që mbase e donte edhe ajo pranverën e saj. Personalisht do të kisha këmbëngulur të viheshin në krye të punëve njerëz ku janë më të nderëshmit, të cilët, për fat, ndodhen jashtë reshtave të partive politike që u ngjanë tubimeve të drejtuar prej bajraktarëve klasikë, prej nga nuk kemi shumë që kemi zbritur.
A i kemi vënë re se një takëm delenxhinjësh të mësuar me karrige, sapo e shikojnë që një tjetër është ulur atje ku qe ai , sulen menjëherë te kampi kundërshtar. Me të tillë karaktere e kaluam stadin tanimë. Kulturën shqiptare duhet ta drejtojnë mjekëroshë të kësaj kulture, që para së gjithash t’u dhimbset ajo.
Sot ka shumë kategori njerëzish që e kanë humbur besimin, u është zvetënuar edhe ajo farë shprese që e kishin në bashkëpunimin me këtë minsitri polivalente. Kanë ardhur ftesa për në Kongresin e Poetëve të Botës që bëhet në Larisa të Greqisë me 29 qershor deri më 4 korrik,por nuk e besoj të ketë trokitur për ndihmë financiare në dyert e ministrisë së turizmit… ndonjë nga ata pak të ftuarit, duke përfshirë edhe ndonjë që është antar i kryesisë së këtij forumi planetar.
Asnjeri nuk e vë ujët në zjarr që vetëm 2 përqind e librave të shitur në panairin e fundit të librit janë autorë shqiptarë të cilët, papëprjashtim, , duhet t’i paguajnë vetë librat e tyre dhe , le ta përsërisim edhe njëherë, më këta ritme që po ecim në këtë fushë, rrezikohet të përfundojë letërsia autoktone shqipe te “bejtexhinjtë”, siç mbërriti kjo lavdi e kohës së Marin Barletit, vepra e të cilit kushtuar Skënderbeut, është përkthyer në 98 gjuhë të botës, pra, është më e përkthyera. Të mëdhejtë Kadare e Dritëro, dhanë çfar kishin për të dhënë. Po më tej?
A nuk të bëhet të dalësh mes sheshit “Skënderbej” e të ulërish si ujk, kur shikon dashurinë e parë të kushedi se sa njerëzve të shitet nëpër pluhurat e trotuareve per pesë lekë? E kemi fjalën për bibliotekat personale të sa e sa njerëzve që, jo se ua kanë nevojën atyre pesë lekëve të qelbura qe do të marrin për librat e shtëpisë që kanë nxjerrë për t’I shitur, por se kanë humbur dashurinë e tyre për ta.
Plebejtë mahniten, jo patricët e mendimit, nga të cilët kemi ende. Shqipëria ka bukuritë dhe pasuritë e veta dhe ne duhet t’i trajtojmë siç ruan nderin e bijës së tij të bukur një “burr zotni”, një “gentleman” i varfër.
Pardje morëm një email nga një kolonel anglez me kulturë të jashtëzakonëshme, isha atashe në Tiranë e tani në Nepal, Mark Vikers. Ai ka hapur një ekspozitë personale pikture atje. Dhe shkruan “askund nuk kam gjetur popull aq xhymert dhe mikpritës sikurse në Shqipëri . Por kam një peng që nuk mora që andej një këmborë delesh dhe një palë rrobe kombëtare shqiptare”.
Një ish punonjëse e OSBE, ish sekretarja zvicerane e ambasadorit Everts, thoshte fytyra më e bukur në Shqipëri nuk është as fytyra e artistit, as e sportistit, as edhe e poetit, por fytyra e gruas së fshatit të Tiranës – me shënja të dukëshme të luftës së saj me jetën – e cila ndrin nga kënaqësia dhe mirësia si një diell, kur i troket në portën e shtëpisë për vizitë një e panjohur.
Eruditi I papërballueshëm Faik Konica, nuk ka thënë vetëm “armiku më i madh i shqiptarëve janë shqiptarët” – një këmbanë që plasën duke e tundur gjithandej.
Ai mes aristokracisë evropiane, të cilën e bënte zap me erudicionin e pafund, vishej ditëve ceremoniale me rrobe kombëtare shqiptare dhe u krenohej në Amerikë se, këtë formë të re të mbajturit të flokëve që krenoheshin modelistët atje, në Shqipëri, gratë e kanë aplikuar që dy mijë vite më parë.
Prifti adventist anglez Xhon Artur shkruante se “pjesa tjetër e botës kanë ç’të mësojnë nga tolerance e mrekulleushme fetare që është në Shqipëri”.
Edhe diçka.Po bëhet luftë e ashpër për Tiranën. Janë dy blloqe të mëdha përball nëjritjetrit. Për trishtimin tonë, as Rama e as Basha, në katalogun e madh të premtimeve, asqë e kanë përmendur ndokund punën për edukimin kombëtar të fëmijëve, folkun dhe librin shqip, për funksionimin egërsisht të mefshët të qëndrave kulturore sikur të ishin këta brima e fundit e kavallit.
Kemi 1.3 milion emigrantë. Një plakë në lagjen time u lutej fëmijëve me lotë në sy që të pranonin në lojë nipin e saj I cili, I bukur, I veshur mirë, nuk dinte asnjë fjalë nga gjuha e gjyshes së tij. Disa emigrantë të tjerë na tregojnë se fëmijët nuk kanë dëshirë të vijnë në Shqipëri.
Në brezin tim ka patur edhe nga ajo kategori studentësh që nuk dilin të takonin babain që kish ardhur nga fshati veshur me rrobe kombëtare, se u vinte turp. Mirëpo, një kompleks i tillë, nuk egziston te njerëzit e fuqishëm mendërisht, financiarisht dhe eruditë.
Shqiptarët, paraardhësit tanë të pashkollë , të varfër ekonomikisht dhe të pushtuar, bënë çbënë por na e ruajtën identitetin tonë kombëtar. Ata nuk I asimiloi dot as Roma e as Turqia e as sllavët. Evropa e Bashkuar ka shumë të mira.
Ama, e ka një rrezik. Popujt e vegjël mund të asimilohen. Asimilimi ngjet lehtë e thuajse pa u ndjerë, siç vjen ndryshku. Siç, ta zëmë , janë thuajse asimiluar 5 -6 milionë shqiptarët që banonjë në Turqi apo nipërit e atyre që patën tundur Parisin kur u pat pushtuar vëndi ynë me 7 prill 1939.
Po ne çfar duhet të bëjmë për këtë “brimën e fundit të kavallit”, kulturën kombëtare dhe librin shqiptar.
U ka zënë goja lesh njerëzve që është përfshirë kultura në një minsitri polivalente dhe nuk po ndjehen më.
Zeusi, para se t’u merrte jetën njerëzve, u merrte memorjen.
Ende më sillen në mëndje fëmijët e “Shqiponjat” dhe “Kaltërsia”(Kamëz) me të cilët ishim në Lulburgas dhe Simav; me rrobet tona kombëtare plot dritë e që të marrin sytë e përlotur; duke u mobilizuar me shpirt, qënga udhëtimet drobitëse me autobuz , deri te vallet e njëpasnjëshme , plot sedër dhe me shpirt të paepur shqiptar prej “arnautësh” * duke buçitur mijëra e mijëra kilometra larg për atdheun në gjuhën tënde e të nënës tënde, i dashur lexues.
Por në atdhe, askush nga drejtuesit e tij, nuk denjoi t’i jepte dorën as kur u nisën dhe as kur u kthyen.
Shënim
- * “arnaut” – arabisht – “I pazmbrapshtshwm”. Mbase ky emwrtim pwr shqiptarwt luftwtarw ka ardhur qw nga koha kur vetwm kwsaj kategorie trimash, u ishte besuar nga Porta e Lartw ruajtja e rrugws pwr nw Qabe. Nw luftwn Ruso Turke, 1878, ndwrsa kwshtjellat e ushtrisw turke binin njwra pas tjetrws, duke u dorwzuar ku me luftw dhe ku pa luftw, vetwm njw kwshtjellw rezistoi derisa u vranw me arm nw dorw qw tw gjithw mbrojtwsit e saj, qw ishin, pa pwrjashtim, “arnautw” – R. Lahi )
RIZA LAHI, 26 – 29 prill 2011