2011-05-04

NGA RIZA LAHI: Përse po shtohen poetët?

Për shembull, që nga Franca kishte ardhur në atdhe për të shtypur librin e saj, për ta promovuar në panairin e librit, për të shtruar edhe një trapezë të madhe për mysafirët atje, një poeteshë e pandierë më parë. Dakord në “Facebook” ajo ishte miqësuar me shumë poetë dhe pasionantë të poezisë dhe, grishur nga erërat e atdheut, kishte ardhur që nga toka e Hygoit për atje ku i ka “rënuar koka”. Lediana Kapaj qante papushim, ndërsa ndjehej e rrethuar me aq dashuri njerëzore, që ta dhuron vetëm atdheu; atdheu por edhe…edhe vetëm bota e poetëve, askush tjetër më bukur , më qelqore se ajo botë.Përse po botohen kaq shumë libra poetikë? Gjë që..hëhë…edhe ka mërzitur ndonjë poet me emër që nuk ka para për të botuar poezitë e tija, të cilat rri e i lëmon përditë e përnatë. Epo, le të mërziten, kush nuk arrin të kuptojë këtë dukuri që po zhvillohet me furi. Botës sot i duhen poetët më shmë se kurr. Sot bota jonë është pushtuar nga politikanë plebej, nga ulëritës për para dhe luftëra, nga smirëzinj, njerëz të liq dhe burra që nuk mbajnë fjalën. Por bota ka lindur dhe do të lindë përherë poetë. Sa të jetë raca njerëzore, sa të ekzistojë dashuria njerëzore, bota prindërore, fëmijët, lulet ; sa të jenë muzgjet, agimet, hëna, ujërat, serenatat njerëzimi do të marrë dhe merr masat e veta mbrojtëse për t’u kujtuar grykësve tanë të pangopur me pushtet, me para, me orgji, me servilë, me media se janë njerëz dhe se i përkasin një race njerëzore që ka forcë të mbrohet.Shumica e poetëve të rinj, të panjohur a, së paku, pa emrin e marrë në kohën e komunizmit, a i keni vënë re, shkruajnë kryesisht për dhimbjet e tyre personale ; shkruajnë sidomos për dhimbje. Dolore… Shkruajnë me tërë furinë e shpirtit, sikur flasin me vetminë e tyre apo janë duke u rrëfyer para altarit. A nuk shikojmë ngado shikojmë përditë e më shumë njerëz me strese, të dëshpëruar, që kanë harruar të qeshin me shpirt dhe që vuajnë nga sëmundja e streseve – diabeti? Dhe, njerëzit …kujtohen për penën e vetmisë së tyre. Dhe shkruajnë. Dhe shijojnë kënaqësinë e vetmisë së të shkruarit, kur qëndrojnë mbi botën tonë, siç qëndron një re dhe ata, përsipër asaj.Nëqoftëse ngado poetët i poshtërojnë, i marrin nëpër këmbë, kanë dëshirë t’i bëjnë të vuajnë, i mashtrojnë dhe u nxijnë jetën me sa mundin, derisa t’i shnjerëzojnë dhe t’u mbetet vetëm emri i lavdisë së dikurshme dhe guacka e tyre poetike e rrezikshme tanimë, bota njerëzore sërish vazhdon të nxjerrë të tillë idealistë, siç e ka natyra e saj. Siç është edhe kjo jetime e rritur pa dashurinë e nënës dhe babait, Lediana, që kushedi se sa të holla ka harxhuar nga kursimet e saja dhe puna e saj në një vënd të zhvilluar kapitalist siç është Franca, për t’ia arritur kësaj dite. Që të botojë një libër me poezi. Ta botojë në atdhe. Të filmojë gjithçka nga kjo festë kaq e veçantë në një ngrehinë të kryeqytetit të atdheut të saj dhe, pastaj, ta shikojë e ta shikojë me qindra e me mijëra herë në vetminë e saj në një tokë tjetër, të ndryshme nga atdheu. Në një tokë ku ka tëra të mirat, por ,oh, jo, nuk ka askund, aq dashuri, intimitet dhe përkëdheli me sy, si këtu ; nuk ka askund andej, nga Margarita Xhepa, as Vullnet Mato, as Roland Lushi, as Gëzim Uruçi - spelologu spektakolar i gjymtuar që tok me kosovarin Berisha e Arqile Gjatën , të udhëtojnë qindra kilometro larg vetëm për festën e saj; as Agim Doçi, as Luiza Shtjefni, as Dezdemona Marku…as fëmijë të jetimores që të lexojnë poezitë e saja në copa letrash, siç shkruhen letrat e dashurisë… Kam dëshirë të shtoj dhe diçka më shumë për orët më fisnike të racës njerëzore, siç janë orët kur njerëzit merren me poezi…

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...