2011-05-01

Nga Flori Bruqi:Vështrim i librit të shkrimtarit Bashkim Mehmet Shehu"Mozart, me vonesë"



Image

“Mozart, me vonese” titullohet libri me i ri i shkrimtarit Bashkim Shehu. I promovuar mes kolegesh e miqsh, ky roman rrefen venien ne skene ne vitet '60 ne Shqiperi, operen e famshme te Mozartit “Cosi fun tutte”. Nje trill interesant i Shehut, i cili nderthur ne rreshtat e ketij libri fatet e personazheve te ndryshem, ne skandale erotike per disa dhe perndjekje policore e akuza politike per disa te tjere. Ne mjediset artistike dhe pushtetore, paraqitetn xhelate dhe viktima, fajtore, shpirtra te percudnuar dhe shpirtra qe perpiqen te ruajne nje dritez vertetesie brenda vetes, ne farsen e teatrit te madh te jetes nen totalitarizem.

"Isha duke pare pikerisht shfaqjen e kesaj opere ne Teatrin e Operas se Barcelones, ne provat e pergjithshme dhe duke pare kete me lindi ideja. Lidhet gjithesesi me nje opera te Mozartit qe vihet ne skene ne Shqiperi, nuk ka ndodhur ne te vertete, por qe keshtu me erdhi si ide qe te vendosja nje shfaqje te Mozartit ne Shqiperi. Me vonese, qe nga fillimi sepse eshte si me vonese shfaqja e Mozartit ne krahasim me veprat italiane dhe vec asaj ka shume efekte te vonuara te kesaj opere ne jeten e njerzve qe jane te implikuar ne shfaqjen e saj", u shpreh autori i librit, Bashkim Shehu.

“Mozart, me vonese” vjen per lexuesin nga shtepia botuese “Toena”, ndersa botime te tjera te autorit jane “Rrethi”, "Mulliri qe gelltiste shpirtra", “Angelus novus” e “Hija e gurit”.






Bashkim Mehmet Shehu lindur më 1955 në Tiranë, është një nga shkrimtarët shqiptarë më produktivë të ditëve tona. Deri më 1981 punoi si skenarist në Kinustudion Shqipëria e re. Prej vitit 1997 ai jeton në Barcelonë. Aktualisht punon si këshilltar për Europën Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës.

Tituj të veprave

Rrethi - roman - 2002
Orfeu në Zululandën e Re - roman - 2003
Udhëkryqi dhe humnerat - roman - 2003
Mulliri që gëlltiste shpirtra - novela - 2004
Gjarpri dhe heronj të tjerë - roman - 2005
Angelus Novus - roman - 2005
Hija e gurit - Tregime të zgjedhura - 2006
Mozart, me vonesë - Roman - 2009

Mozart me vonese, Bashkim Shehu
Edhe pse nën petkun e veprës që “demaskon” shtresat e pasura, apo pretendimin e pronësisë së gruas nga ana e burrave, opera komike e Mozartit nuk qëlloi me fat për ata që donin ta vinin në skenë. Spiunime, hetime, burgosje, tradhti… Këtë muaj është hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Toena“, romani më i ri i shkrimtarit Bashkim Shehu, “Mozart, me vonesë“.
Sfondi historiko-shoqëror, ku vendosen ngjarjet është Shqipëria në vitet e regjimit totalitar, kur sapo kishte ndodhur çarja e madhe midis regjimit komunist në Shqipëri dhe Kampit Socialist të Lindjes me në krye Bashkimin Sovjetik. Në këtë roman rrëfehet vënia në skenë e një opere të Mozartit, “Cosí fan tutte”, në Shqipërinë e viteve ’60, dhe se si veprimi skenik dhe pasojat e shfaqjes i kapërcejnë kufijtë e skenës, duke u ndërthurur në fatet e personazheve të ndryshëm: në skandale marrëdhëniesh erotike për disa, po për disa të tjerë gjithçka shndërrohet më tej në një histori absurde përndjekjesh policore dhe akuzash politike me pasoja nga më të rëndat. Në qendër të romanit nuk është thjesht fati i një individi, por i shumë syresh, të “lidhur” me njëri-tjetrin me anë të Mozartit. Nis me gruan e një kandidati të Byrosë Politike të Komitetit Qendror, gjithashtu drejtuese e lartë në vitet ’60, për të vijuar me fatet e shumë personazheve të tjera, si drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit, tenorin, sopranon, baritonin, skenografin e të tjerë artistë, ose jo që morën pjesë në ndërmarrjen e vënies në skenë të operës mozartiane. Nëpërmjet fokusimit në mjediset artistike dhe pushtetare, paraqiten xhelatë dhe viktima, fajtorë dhe bashkëfajtorë, shpirtra të përçudnuar dhe shpirtra që, me dëshpërim, përpiqen të ruajnë brenda vetes një dritëz vërtetësie, në farsën e teatrit të madh të jetës nën totalitarizëm. Hija e një të kaluare që shtrihet deri në ditët tona.
Autori lëvrin në disa rrafshe kohore. Niset me vitet ’60, kthehet vite më pas, në kohën e studimeve të personazhit kryesor, Margaritës, për t’u kthyer tek ngjarja që është strumbullari e veprës, por shkëputet sërish për të ardhur në mileniumin e ri, për të na treguar fatin e ndonjë personazhi, apo vepre, për t’u rikthyer sërish në ngjarjen kryesore.
Bashkim Shehu është një nga shkrimtarët shqiptarë më produktivë të ditëve tona. Që prej vitit 1993 e deri më sot ka botuar në mënyrë sistematike çdo vit e më shumë vepra të tij.
Prej vitit 1997 ai jeton në Barcelonë. Aktualisht punon si këshilltar për Evropën Lindore në Qendrën e Kulturës Bashkëkohore të Barcelonës. Disa prej librave të shkrimtarit Bashkim Shehu janë botuar në gjuhë të ndryshme të botës, si: “Rrugëtimi i mbramë i Ago Ymerit” (roman); “Rrëfim ndanë një varri të zbrazët” (roman autobiografik); “Vjeshta e ankthit” (roman); “Gostia” (roman) dhe dy përmbledhje me tregime.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...