2011-05-01

Diana Culi - 'Krijuesit kane nje fat qe jo te gjithe e kane: me letersine mund te merresh gjithe jeten, pasi nuk del kurre ne pension'


Shkrimtarja e njohur Diana Culi tregon detaje nga jeta e saj, lidhja me letersine, deshirat dhe pengjet e mbartura nga vitet e shkuara

Duhej te kisha shkruar me teper gjate viteve te rinise

Ka arritur te depertoje deri ne labirinthet me te thella te botes femerore. Ne veprat e saj, personazhi grua vjen tek lexuesi si nje figure shumedimensionale, permes nje gershetimi perfekt te botes shpirterore me paraqitjen fizike. Megjithese Diana nuk deshiron te percaktohet si nje shkrimtare qe shkruan vetem mbi jeten e gruas, sepse me nje diferencim te tille sipas saj, femrat do te vetediskriminoheshin. Per kete arsye, ne veprat e saj nuk kane munguar as personazhet e gjinive te tjera, te cilat trajtohen po me te njejtin perkushtim. Diana ka filluar te merret me krijimtari qe ne moshe fare te vogel. Gjate kohes qe vazhdonte shkollen tetevjecare, ajo ka filluar te botoje edhe skicat e para ne gazeten "Pioneri". Me tej, ka botuar tregime dhe reportazhe ne organet mediatike per te rinj, sic ishte gazeta "Studenti" dhe me vone "Drita" apo "Nentori". Vellimin e pare me tregime "Jehonat e jetes", ajo e ka nxjerre pas Universitetit. Por kulmin e saj ne krijimtari, e ka arritur me librat "Dreri i trotuareve", "Dhe nata u nda ne mes", "Rekuiem" etj. Ka shkruar gjithashtu edhe skenaret e disa filmave artistike si "Hije qe mbeten pas", apo "Rrethi i kujteses". Se fundi, ajo ka sjelle per lexuesit nje vellim, ku ka tregime, nje novele, dy portrete dhe dy drama, i cili titullohet "Sheshi i Spanjes". Megjithese arrin ta levroje mjaft mire edhe gjinine e tregimit, shkrimtarja e njohur mbetet e dashuruar me teper me romanin.

Ndersa e pyet per jeten e saj, Diana thote se rruga qe ka pershkuar nder vite nuk ka qene pa pengesa. Ne ate periudhe qe ajo filloi te merrej me krijimtari, shoqeria e mbyllur shqiptare nuk e kishte shume te lehte te pranonte si te mireqene dhuntine e nje femre, e cila perpiqet te caje ne boten e krijimtarise. Megjithese edhe sot, shume faktore te shoqerise sone, jane ne disfavor te gruas. Sipas Dianes, grate duhet te punojne disa here me shume dhe me mire se sa burrat, qe te vleresohen pak a shume sa ata. Ndoshta kjo lidhje e shkrimtares me gruan, vjen edhe si rezultat i qenies se saj ne krye te Forumit te Pavarur te Gruas Shqiptare. I vetmi peng i Dianes, eshte qe per shume arsye qe lidhen me jeten personale, gjate viteve te rinise ajo nuk arriti te shfrytezonte te gjitha energjite qe i dhuronte mosha per te studiuar dhe shkruar me teper libra...


Intervistoi: Esmeralda Gjoka

- Cili ishte kontakti juaj i pare me boten e krijimtarise?

- Kam qene ne tetevjecare, kur kam botuar tregimin e titulluar "Ndergjegjja" ne gazeten "Pionieri". Beja pjese ne rrethin letrar te Pallatit te Pionereve dhe profesori i letersise, qe na orientonte per krijimet tona, e pelqeu skicen time te cilen e botoi tek kjo gazete. Me tej, vazhdova te botoj tregime dhe reportazhe ne organet mediatike per te rinj, sic ishte gazeta "Studenti". Ndersa gjate viteve te universitetit shkruaja ne menyre periodike tek "Drita" dhe "Nentori". Nderkohe botoja edhe kritike letrare, recensione per librat apo romanet qe dilnin ne treg, si edhe ndonje tregim tek-tuk. Ushtroja veten me prozen, pasi nuk e kisha kurajon e duhur per te botuar nje veper te plote. Ne perfundim te universitetit, une isha nje emer qe qarkullonte ne rrethet letrare te asaj kohe. Vellimi im i pare me tregime i botuar pas universitetit ka qene "Jehonat e jetes". Nje vellim modest, por qe mund te konsiderohet si prova ime e pare ne proze.

- Cili eshte sekreti i veprave tuaja, te cilat arrijne te depertojne shume mire tek publiku i te gjitha moshave?

- Nuk e di. Ndoshta sepse keto romane qe ju permendet perbejne nje cikel te jetes shqiptare me te gjithe elementet e saj. Sidomos tek "Dhe nata u nda ne mes" pasqyrohen te gjithe brezat me karakteristikat e tyre perkatese.

- A mund te veconi ndonje nga veprat tuaja, puna me te cilen ju ka bere te perjetoni emocione me te forta?

- Per nje shkrimtar, cdo veper ka rendesine e vet. Nuk mund te them se cili nga librat me ka dhene emocione me te forta, sepse ne momentin qe jam duke punuar me nje veper, eshte pikerisht ajo qe me jep me teper emocione. Por jane disa vepra qe me kalimin e kohes, nuk i do me edhe aq shume, nuk iu rikthehesh dot as per t'i shfletuar. Kjo gje mua me ndodh me veprat e para, me vellimet e para me tregime apo ndonje roman te shkruar shume heret. Une nuk u rikthehem me atyre. Nese te tjeret me vone edhe i rishikojne, une i nxjerr krejtesisht jashte vemendjes.

- Zakonisht nga se e merrni nxitjen per te shkruar?

- Ka nje parim ne letersi. Nese shkruan nje histori te vertete, ajo hyn tek reportazhi, tek dokumentari apo tek biografia. Nese shkruajme nje roman qe ne gjuhen e sotme moderne quhet "fiction", atehere mund te nisesh nga ngjarje reale, e cila transformohet ne nje realitet artistik dhe qe shprehet ne forma nga me te ndryshmet. Ne nje personazh mund te gjesh tiparet e nje personi te vecante, por mund te gjesh edhe tiparet e disa personave, apo edhe tipare te fantazise sime.

- Le te flasim pak per librin tuaj te fundit me tregime te titulluar "Sheshi i Spanjes. Si ju lindi ideja per t'u marre me te?

- Une si person, jam me e lidhur me romanin sesa me tregimin. Meqenese e kam levruar shume kete gjini (romanin), shoh qe puna me te me rremben me teper. Gjate kohes qe e shkruaj romanin, ndihem shume e lidhur me te. Madje, edhe kur merrem me aktivitete te tjera, mendjen e kam tek fakti qe sapo te kthehem ne shtepi do te ulem te shkruaj. Me tregimin me ndodh nje dukuri tjeter. Duhet ta mbaroj brenda nje kohe te shkurter, sepse nese e le pergjysme, nuk jam me ne gjendje ta vazhdoj me ate me te njejtin pasion. Mund ta ripunoj apo t'i jap nje dore tjeter, por tregimi nuk me mban lidhur per nje kohe te gjate, sic ndodh me romanin. Tregimi me duket nje gjini e veshtire, sepse eshte koncentrim i nje ideje, duhet te thuash shume gjera ne pak faqe, stili eshte i ndryshem na ai i prozes se gjate dhe mbi te gjitha, nuk eshte e lehte te besh tregime te goditura. Ne nje roman mund te kesh faqe te shkelqyera sic mund te kesh edhe faqe jo te persosura. Ne nje tregim keto te kercasin shume. Prandaj dhe nuk nxitova ta botoja kete vellim, ku bejne pjese tregime te shkruara gjate ketij dhjetevjecari, kuptohet qe une kam perzgjedhur ato qe me jane dukur me te pelqyeshme per lexuesin.

- Ne kete vellim ka tregime, nje novele, dy portrete dhe dy drama. Cilat jane temat qe trajtohen aty?

- Temat e tregimeve jane marre nga jeta e shqiptareve gjate ketyre viteve. Jane dy tregime qe kane si personazhe njerez ne emigrim, jeten e tyre dhe veshtiresite e momentit. Eshte tregimi "Dite shiu ne prill", qe flet per nje femer shqiptare, e cila kishte shkuar per studime ne Itali dhe qe ne vitet e para te qendrimit atje, detyrohet te pastroje ne nje familje italiane. Une jam munduar te kap grimca nga jeta jone gjate ketyre dhjete vjeteve. Eshte gjithashtu edhe novela "E fshehta e njeriut ne varke" ku personazhet jane dy gra te moshuara, te cilat bejne nje retrospektive te jetes se tyre dhe ku ka nje reflektim mbi raportin ne cift.

- Po persa u takon dy dramave, c'mund te na thoni?

- Njera eshte drama "Memesis", e cila fillimisht eshte vene ne skene ne teatrin "Aleksander Moisiu" te Durresit dhe me vone edhe ne teatrin e Tiranes. Kam botuar edhe nje drame qe nuk e kam vene ne skene, e cila ka si subjekt debatin midis brezave, mes te rinjve dhe prinderve te tyre. Eshte debat i veshtire, kompleks, i nderlikuar, brenda te cilit, te gjithe mund ta gjejne veten. Eshte e veshtire qe kete lloj debati, teper shpirteror, ta thuash permes nje drame. Me e lehte do te ishte te thuhej permes nje novele apo romani. Megjithate, une e bera kete eksperiment dhe le te shohim nese do te pelqehet dhe do te merret nga trupat letrare.

- Duke qene autore grua, mos ndoshta ju ka joshur ideja qe ne veprat tuaja te trajtoni me teper personazhin femer, duke lene disi ne hije karakteret e tjera te shoqerise?

- Une nuk e kam pasur dhe nuk e kam si qellim qe duke qene autore grua te shkruaj vetem per jeten e grave. Une kam nje koncept timin per kete ceshtje, sipas te cilit, nese autoret gra do te shkruajne vetem per jeten e grave, vetvetiu do te shtonim diskriminim tone ne kete fushe. Do te behej nje diferencim sipas te cilit, ne nje librari do te thuhej "ja rafti i shkrimtareve dhe ja ketu ne qoshe, rafti i autoreve gra qe shkruajne vetem per femrat". Ketu do te kishim te benim me nje lloj diskriminimi pozitiv. Duke qene grua, pa dyshim qe une arrij te zbuloj me mire femren dhe boten e saj. Por duhet te jemi koshiente qe ka pasur edhe autore burra, te cilet e kane pershkruar po aq mire dhe thelle boten e gruas. Prandaj, kjo nuk duhet kthyer ne qellim ne vetvete. Kuptohet qe ketu hyn edhe Forumi i Gruas, ku une jam kryetare. Duke qene shume prane problemeve te grave, duke pare shume detaje dhe aspekte, e shoh qe ne pjesen e dyte te krijimtarise sime ky element me ka ndihmuar ndoshta per t'i thene gjerat me te plota se me pare. Jam bere me e ndjeshme ndaj problemeve te grave.

- Te flasim pak per vitet e diktatures. A ishte e veshtire per ju te gjenit terrenin e nevojshem per te ekspozuar krijimtarine dhe c'marredhenie kishit me drejtuesit e shtetit te asaj kohe?

- Nje shkrimtar i kategorise sime, thuajse i panjohur, nuk mund te kishte lidhje apo raporte me drejtuesit e shtetit te asaj kohe. Per shkrimtaret e rinj ishte shume e veshtire qe te shquheshin apo te merreshin ne konsiderate nga kritika zyrtare. Nuk di te kete pasur ne ate kohe kritike zyrtare qe te merrej me librat e mi. Une isha ne hije sic mund te kene qene edhe shkrimtare te tjere te brezit tim. Ishte lexuesi qe me dha emer permes librave te mi si "Dreri i Trotuareve" apo "Rekuiem", ose edhe permes skenareve te filmave "Hije qe mbeten pas" dhe "Rrethi i kujteses". Keto vepra perkojne pak a shume me vitet '80. Gjithsesi, ne kohen e monizmit te gjithe autocensuroheshin pasi e dinin qe tregimi apo romani qe do te binte ne kundershtim me ideologjine e kohes, nuk do te lejohej te botohej si dhe mund te kishte masa ndeshkuese per autorin.

- Sa e veshtire eshte te jesh nje grua e angazhuar ne jeten publike dhe ne te njejten kohe, nje bashkeshorte dhe nene e mire?

- Nuk eshte ekuiliber i lehte per t'u ndertuar. Sidomos ne shoqerine shqiptare qe eshte tradicionale. Edhe ne familjet me te perparuara ekzistojne elemente te tradicionalizmit apo disa qendrime pak a shume te ngurta. Eshte vete shoqeria qe ndikon edhe tek familjet qe nuk deshirojne t'i zbatojne ato rregulla. Duke qene se une i perkas nje brezi me te vjeter se sa i juaji, kushtet kane qene edhe me te veshtira. Shqiperia ishte nje vend i mbyllur dhe sado qe mund te jetoje ne Tirane dhe te kishe nje familje qe te te mbeshteste ne krijimtari, (sic i kisha une prinderit dhe me vone bashkeshortin), perseri nuk ishte e lehte te ishe person publik. Edhe sot nuk eshte shume e lehte. Edhe ju qe jeni gazetare e kuptoni qe grate ne profesione te ndryshme duhet te punojne disa here me shume dhe me mire sesa burrat qe te vleresohen pak a shume sa ata.

- Ky eshte edhe qellimi i forumit qe drejtoni ju, pra, qe te ndihmoje ne ngritjen dhe permiresimin e imazhit te gruas?

- Sigurisht. Nje nga prioritet qe kemi ne si shoqate kete vit, meqenese ne vitin 2005 jane zgjedhjet dhe ju e dini vete sa pak gra ka ne vendimmarrje, eshte sensibilizimi i opinionit dhe politikes per nje pjesemarrje me te madhe te grave ne parlament, ne qeveri dhe ne te gjitha postet drejtuese. Shqiperia klasifikohet ne vendin e fundit ne Evrope persa i takon pjesemarrjes se gruas ne qeverisje. Pikerisht ky lloj integrimi i gruas ne jeten drejtuese eshte edhe nje nga kushtet e vena Shqiperise per te hyre ne Evrope.

- C'raporte keni me politiken dhe a e keni marre ndonjehere ne konsiderate mundesine e angazhimit direkt ne kete fushe?

- Nuk kam qene asnjehere e angazhuar ne struktura partiake. Megjithate, qenia njeri publik dhe e angazhuar ne nje levizje shoqerore, ka bere qe te jem ne kontakt me politiken e mirefillte. P.sh. ne luftojme per aprovimin e nje ligji ne parlament qe te jete ne favor te grave. Duke qene se ne kerkojme qe perfaqesimi i grave ne parlament te jete 30 per qind e numrit te pergjithshem te anetareve, jemi te detyruar qe te krijojme edhe grupe presioni ndaj politikes; te tkohemi me ta, te kuptojme mekanizmin e ligjshmerise apo te legjislacionit. Tani jemi duke punuar me nje ligj te barazise gjinore. Nese ligji zgjedhor do te ishte i perzier, proporcional dhe mazhoritar, do te kishte me shume mundesi per grate qe te hynin ne politike. Me mazhoritarin e paster, grate e kane me te veshtire. Keto jane raportet e mia me politiken.

- C'raporte keni me parane?

- Kam nje raport normal. Nuk bej nje jete te varfer sepse duke patur disa aktivitete dhe duke qene se edhe bashkeshorti im punon, arrijme te bejme nje jete te nje standardi mesatar. Nuk me ka joshur kurre biznesi, nga i cili mund te fitoja shume para. Paraja eshte e nevojshme per te jetuar mire, por nga ana tjeter, duhet te jesh i kujdeshshem qe te mos behesh rob i saj. Ndonjehere kuptoj qe njeriu mund te bjere rob i parase dhe kjo nuk sjell ndonje te mire. Perkundrazi sjell te keqija.

- Te njejtat raporte keni patur vazhdimisht me parane?

- Ne vitet e para te pas _90-es, kemi patur edhe shume veshtiresi. Une dhe burri im ishim pa pune, sepse u mbyllen si revista ku punoja une, ashtu edhe instituti ku punonte ai. Femijet tane ishin te vegjel dhe ne ishim ne te njejtat kushte me shume cifte te asaj kohe qe kishin femije te vegjel. Kane qene vite te veshtira te cilat u perpoqem t'i kapercenim si te gjithe shqiptaret, duke u bazuar tek pervoja jone dhe duke vene ne pune mendjen.

- Cili nga femijet tuaj e posedon dhuntine e te shkruarit?

- Vajza ime mbaroi studimet per gjuhe-letersi ne Rome dhe shoh qe eshte shume e lidhur me boten e letrave. Por me teper, ajo eshte e lidhur me anen studimore, kerkimore, sepse nuk kam pare te kete shkruar apo botuar ndonje gje. Prirja per te shkruar shfaqet shume heret. Nuk ua kam ushqyer femijeve te mi kete gje, pasi di qe talenti lind vete, nuk imponohet. Nese rritesh me nje ide te gabuar per veten, ne nje moshe te madhe ajo kthehet ne vuajtje. Djali vazhdon per arkitekture ne vitin e dyte, shkon nga ana e babait te tij qe eshte inxhinier.

- Pervec krijimtarise, cfare hobesh te tjera keni?

- Me terheqin kryesisht ato sfera qe jane te lidhura me artet. Sigurisht qe jam shume e lidhur me pikturen, muziken, te cilat edhe plotesojne boten time te te shkruarit. Per shkak te punes qe bej, me bie te udhetoj shpesh ne rrethe te ndryshme te vendit, por edhe jashte Shqiperise. Marr pjese ne konferenca si e ftuar per ceshtje te gruas apo per probleme qe lidhen me letersine. Ato jane nje pervoje e madhe, jane nje njohje mjaft e vlefshme e botes. Me ka bere pershtypje kur filluan kontaktet e para me perendimin qe qytetaret shkruanin ne fund te CV-ve te tyre edhe udhetimet apo njohjet qe konsideroheshin pjese e botekuptimit te individit.

- Cili eshte vendi qe ju ka lene me teper mbresa gjate vizitave jashte Shqiperise?

- Cdo vend ka bukurite apo problemet e veta. Bota e Evropes nuk me duket me e panjohur dhe e vecante. Ndihem afer me Italine, Francen, te cilat i kam vizituar me shpesh. Me terheqin vendet me pak te shkelura, si p.sh. shtetet e Afrikes Veriore. Kam qene ne Algjeri, Egjipt, ku kam konstatuar nje kulture krejt te ndryshme nga e kjo e jona. Eshte me problematike sesa e jona sidomos ne lidhje me grate. Bota jashte me shume sesa me bukurite e jashtme, te ngjall interes me kulturen dhe mentalitetin e vendit.

- A keni pengje te mbartura nga vitet e shkuara?

- Pengje ka gjithmone nje shkrimtar. Vitet e rinise sime kane qene vite kur femijet i kisha te vegjel dhe kishin nevoje per perkujdesje, vite kur gjendja ekonomike ishte e veshtire dhe ore te tera me duhej t'i kaloja neper radha. Me vjen keq qe ne ate periudhe nuk kisha kohen e nevojshme per te studiuar dhe shkruar me teper. Jane vite qe ke te gjithe energjine e duhur per te punuar. Megjithate ne qe bejme pjese ne fushen e krijimtarise kemi nje fat qe jo te gjithe e kane: me letersine mund te merresh gjithe jeten, pasi nuk del kurre ne pension.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...