2011-05-03

SHTETI MENDON PËR REZERVAT NË USHQIME.

Nga Flori Bruqi dhe Selatin Kaçaniku


Kosova ka hyrë në vitin 2011 me nivel të lartë korrupsioni, thonë përfaqësues të Agjencisë Anti-Korrupsion.

Drejtori i këtij organi, Hasan Preteni, thotë se asnjë nga institucionet kosovare nuk i ka shpëtuar përfshirjes në vepra korruptive. Ai nuk shprehet i kënaqur me rezultatet e luftës kundër korrupsionit.

“Korrupsioni në Kosovë është ende i pranishëm në masë shqetësuese. Qytetari i Kosovës ka pritur më shumë punë në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2010. Kemi menduar se institucionet, që kanë për qëllim luftimin e kësaj dukurie, do të punojnë më shumë. Ishin disa premtime, disa angazhime, por në fund doli se vërtet nuk mund të mburremi me rezultatet e arritura për vitin që kemi lënë pas”, thotë Preteni.

Në 2010-ën, sektori më i korruptuar raportohet të ketë qenë ai i partive politike, për t'u pasuar nga sektori i gjyqësorit.

Preteni kritikon sistemin e drejtësisë për mosshqyrtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin.

“Pse mungojnë rezultatet? A janë kallëzimet penale jo të fuqishme, jo të materializuara mirë, apo hetimet nuk janë profesionale? Gjyqësori duhet të tregojë për këtë", thotë ai.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile vazhdimisht kanë shprehur shqetësimet e tyre për nivelin e korrupsionit në vend. Ata u kanë bërë thirrje autoriteteve gjegjëse që në vitin 2011 të fillojnë një betejë më të madhe për luftimin e këtij fenomeni.

Drejtuesit e Organizatës për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thonë se, përkundër deklaratave në favor të luftës kundër korrupsionit, në praktikë nuk është shënuar asnjë rezultat. Avni Zogiani shprehet:

“Realiteti ka qenë i kundërt me premtimet, me gjithë retorikën me të cilën qeveria që e kishim në mandat, kishte ardhur në pushtet. Institucionet e Kosovës për këtë periudhë kohore, në vend që të forcoheshin, janë dobësuar shumë”.

Zogiani kritikon institucionet se kanë ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.

“Një ndikim i madh i politikës në institucionet e pavarura dhe në gjyqësor. Të gjitha raportet kanë treguar se fusha anti-korruspion është përkeqësuar në Kosovë”, thotë ai.

Një numër të konsiderueshëm lëndësh që kanë të bëjnë me korrupsionin kanë pasur edhe prokurorët e misionit evropian për sundimin e ligjit. Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, shpjegon më shumë:

“Sa i përket punës së gjykatësve, që nga fillimi i punës së EULEX-it në Kosovë, janë marrë rreth 160 vendime, nga të cilat 13 janë vendime për korrupsion dhe 4 për krim të organizuar. Sa i përket numrit të lëndëve të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, prokurorët e EULEX-it janë marrë me më se 55 raste të krimit të organizuar dhe 91 raste të korruspionit. Deri më tani prokurorët e EULEX-it kanë ngritur 58 aktakuza".

Qeveria e Kosovës vazhdimisht është deklaruar për “zero tolerancë" ndaj korrupsionit. Më 26 shkurt të vitit të kaluar ajo kishte marrë vendim për krijimin e një departamenti të veçantë, të quajtur task-forcë, për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky departament funksionon në kuadër të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës.


Kohë më parë Lëvizja FOL publikoi “Analizën mbi kornizën ligjore kundër pasurisë së përvetësuar në mënyrë të paligjshme” e cila trajton mungesën e legjislacionit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme në Kosovë
Përfaqësues të lëvizjes thanë se "drejtësia kundër atyre që keqpërdorin paratë e qytetarëve të Kosovës vendoset vetëm atëherë kur këta person përveç që janë në burg gjithashtu u konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme".
Venera Ramaj, hulumtuese në Lëvizjen FOL vuri në pah neglizhencën e institucioneve që të zbatojnë edhe legjislacionin ekzistues në fushën e konfiskimit të pasurisë.
Mbi 90 për qind e rasteve të denoncuara nga qytetarët lidhur me fenomenin e korrupsionit, kanë të bëjnë me sektorin e gjyqësisë, thonë përfaqësues të organizatave, që merren me luftimin e kësaj dukurie në Kosovë.
Megjithatë, sipas tyre, për shkak të mungesave në rrafshe të shumta, lufta për çrrënjosjen e këtij fenomeni vazhdon të jetë e kufizuar. Dukuria e korrupsionit vlerësohet të jetë njëra prej sfidave më të mëdha për institucionet kosovare. Raportet e fundit të organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ndërkaq, tregojnë për një rritje të këtij fenomeni.
Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër-korrupsion, Hasan Preteni, thekson se arsye e efikasitetit të dobët në luftën kundër korrupsionit, përveç faktorëve të tjerë, siç është infrastruktura ligjore, është edhe efikasiteti i dobët i gjykatave.
“Është një përgjegjësi më e madhe e gjykatave, jo vetëm ato që duhet të gjykojnë për veprimet e mundshme korruptive, mirëpo gjykatat në raport me Agjencinë Kosovare Kundër-korrupsion janë shumë neglizhente dhe nuk na raportojnë për rastet që i zgjidhin”.  “Në anën tjetër, pretendohet që, pikërisht, gjykatat janë të përfshira në korrupsion. Në një anë nuk i zgjidhin problemet, e në anën tjetër, gjatë punës se tyre ka veprime të mundshme korruptive”, thotë Preteni.
Për rritjen e efikasitetit në këtë drejtim, Preteni pohon se duhet të kompletohet infrastruktura ligjore dhe të përshtatet me rrethanat kosovare, mandej të fuqizohen mekanizmat antikorrupsion si dhe të investohet në ngritjen e vetëdijes qytetare për luftë kundër korrupsionit. Një hulumtim për dukurinë e korrupsionit, i bërë nga Instituti Demokratik i Kosovës, tregon se mbi 90 për qind e rasteve të denoncuara nga qytetarët, kanë të bëjnë me sektorin e gjyqësisë.
Zëdhënësi i Institutit Demokratik të Kosovës, Besnik Ramadanaj, shpjegon se: “Në rend të parë ankesat më të mëdha vijnë për sektorin e drejtësisë, pastaj vazhdojnë tek shërbimet e qytetarëve tek pronat, në arsim, ekonomi-çështjet e privatizimit”. “Bazuar në këtë raport, KDI-ja më pas do të veprojë në kuadër të projektit me avokim, duke avokuar tek institucionet përkatëse që të përmirësojnë ato segmente ku janë gjetur raste të shumta të korrupsionit”.
Njëkohësisht, edhe raporti i fundit i Programit të Kombeve të Bashkuara, UNDP, raporton se gjykatat, Korporata Energjetike e Kosovës, prokuroria, Agjencia Kosovare e Privatizimit, spitalet dhe Qeveria radhiten ndër institucionet që janë më të përfshirat në korrupsion. Ndërkaq, ekspertët e çështjeve të sigurisë thonë se për ta luftuar korrupsionin, duhet të ekzistojë një guxim më i madh i institucioneve, të cilat merren me luftimin e këtij fenomeni.

Proceset që kanë të bëjnë me këtë, ata theksojnë se nuk duhet të mbesin vetëm të publikuara, por të përfundohen të gjitha procedurat. I të njëjtit mendim është edhe eksperti për çështje të sigurisë, Agim Musliu.
“Sipas asaj që publikohet është shumë pak, është pothuajse minore. Nëse zbulohet një korrupsion i 50 eurove dhe ai është i dyshimtë në një zyre administrative, nuk mund ta quajmë atë korrupsion, korrupsioni rrjedh prej burimeve të mëdha materiale, dhe ajo dihet ku është; në vendimmarrje, në ekzekutiv. Prej atyre buron gjithë problemi në Kosovë”, shpjegon Musliu.
Institucionet e Kosovës, ndërkaq, janë akuzuar disa herë se nuk po bëjnë sa duhet për ta parandaluar korrupsionin në shoqëri.  Madje, edhe një nga institucionet më me renome ndërkombëtare, “Freedom House”, thotë se niveli i korrupsionit në Kosovë ende është i lartë, ndërsa nuk ka angazhim institucional për ta luftuar këtë. Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës është zotuar për zero tolerancë ndaj dukurisë së korrupsionit. 
Nga Redaksia Floripress.

*******


From: Selatin Kaçaniku
To: ok.kosova@gmail.com
Sent: Tuesday, 3 May 2011, 17:08
Subject: Re: SHTETI MENDON PËR REZERVAT NË USHQIME.


SHTETI MENDON PËR REZERVAT NË USHQIME.

Tre vite më parë KONSUMATORI insistoi në krjimin e REZERVAVE SHTETËRORE. Praktika e mire e krijimit të rezervave të shtetit ka zanafille shumë më herët se kjo kërkesë që nuk paraqet kurrfar zbulimi.

Krijimi i rezervave nuk varet as nga Buxheti as nga standardi i Shtetit e as nga Ligji për rezrevat.

Është domosdoshmëri që varet nga cilësia e menaxhimit të Shtetit, varet nga cilësia dhe aftësitë menaxhuese të institucioneve dhe e individëve Brenda tyre, varet nga përgjegjëshmëria,nga përkushimi për t i përmbushur nevojat e konsumatorit, për përmbushjen e të drejtave, intereseve dhe dinjiitetit të Tij.

Çdo gjë është paraparë me Ligjin dhe Programin 2010 – 2014 për mbrojtjen e konsumatorit si dhe me ligjet tjera komplementare në fuqi.

U bë mire që Shteti i Kosovës, pas miratimit të Ligjit pët rezrevat e Shtetit, më në fund, vendosi të merret më konkretisht me çështjen e rezervave shtetërore.

Populli e thotë: “ Më mire vonë se kurrë “ ?!

Por, si shumica e vendimeve që te ne merren pa na konsultuar fare edhe vendimi për rezervat e Shtetit ( njësoj si “ duskutimi ” i Draft-propozimit të Ligjit për rezervat ), caktimi i bazës finansiare për këtë destinim, u bë pa ne, pa konsumatorin i cili nuk pyetet as kur i merren paratë as tani kur duhet krijuar rezervat për intervenime në favor të mbrojtjes nga “ cunami “ i çmimeve ?!

Për këtë destinim janë caktuar cca 20 €/cent për kokë konsumatori në vit ?!

Po, po mire po e lexoni: Vetëm njëzet cent për kokë banori të Kosovës Shtet në vit për rezervat shtetërore.

Masraf, shpenzim tepër i madh për këtë Shtet varfanjak i cili, megjithate, po duron shumë krimogjeni, korrupcion, tenderomani, byro-polito-tekno-mafio kraci, shpenzime të panevojshme, lux… ?!

E, për rezervat e Shtetit 20 cent për kokë banori ?!

Nuk po mund të bindem, nuk po mund të besoj…nuk po e kuptoj: cca 400.000 € /vit për rezrevat e Shtetit me cca 2.000.000 baorë e konsumatorë që nuk mjaftojnë vetëm për miell, ose vetëm për grurë ?!

Konsumatorët në Kosovë Brenda muajit bëjnë rreth 3 MLRD veprime.

Nëse këto veprime i vlerësojme me nga vetëm 1€ cent akcilin atëhere ato do të vlenin veç 30.000.000 € ?!

Kush po tallet me konsumatorin, kush po e shpotitë dhe po e godet në dinjitet ?

Sa kushtojnë minsitritë shtesë e nuk ka disponim për Ministrinë e konsumatorit, sa kushtojnë gjithë ata z/v kryeministra, z/v ministra e këshilltarë që i shërbejnë balansit politik e jo konsumatorit, sa kushton autoparku i vetëm një ministrie, sa kushtojnë shpenzimet e telefonatave në Qeveri, sa kushtojnë vetëm drekat e darkat, sa kushtojnë solemnitetet, dekorimet, sa kushtojnë tenderet me një tenderues, sa vlejnë keqpërdorimet dhe abuzimet e konstatuara nga Agjensioni Kundër Korrupsionit, sa na kushton fundi i listës për lirinë e shtypit që është “ produkt “ i logjikave primitive të trajtës “ kush o ma i forti “, sa na kushtuan zgjedhjet e përsëritura për shkak të kapriqove ( ndoshta edhe për shkak të primitivizmave ), cila është kostoja e manipulimeve me vota, sa na kushtojnë “ pushtetet ilegale “, sa na kushtojnë mbi 500 MIL € që “ qarkullojnë “ në bankat e huaja, sa na kushton ekonomia informale ( ilegale )…?

Pra, nuk po flasim për të hollat e huaja.

Po flasim për mjetet që i ka akumuluar, që i ka investuar vet konsumatori taksapagues dhe gjeneruesi kryesor i Buxhetit të Shtetit të Kosovës !

Kështu nuk do të ndikohet në përmirësimin e gjendjes, kështu nuk mund të futet më shumë kulture në treg e në çmime…!

Kështu, monopolin do të vazhdojnë ta mbajnë ato biznese që e kanë pasur monopolin në treg dhe janë tallur me ne.

Po ato biznese që njihen edhe si sponzorizuese të partive e “ të të fortëve “ politik vendor e ndërkombëtar, brenda të cilave ka edhe raste konfliktesh interesi – deri në bashkpronësi ?!

Për një Projekt serioz dhe të efektshëm të Rezervave të Shtetit të Kosovës nuk mjaftojnë as 1 €, as 10 € për kokë konsumatori, banori, qytetari, shtetasi të Kosovës. Nuk do të mjaftojnë as mekanizmat ekzistues të inspektimit / mbikqyrjes së tregut, nuk do të bënin hajr as ligjet e reja as amandamentimi, plotësimi / rifreskimi i ligjeve ekzistuese ?!

Me këtë mentalitet të hedhjes se pluhurit syve konsumatorit, elektoratit, popullit, qytetarit NUK SJELLË DOBI ASNJË STRATEGJI.

Të gjithë duhet të dalim në riprovim nga EDUKATA QYTETARE, por me plan-program të qytetëruar, me përvojat e mira të shteteve demokratike në Europë e gjetiu Globit !

Selatin Kaçaniku, dhe KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë,


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...