Nga Fritz RADOVANI:
KUSH KA HAKËRRI PËR ENVERIN…TË SHKOJË NË..!
Ma parë se me ua tregue vendin se ku duhet me shkue këtyne monstrava enveriste, që nuk bajnë pjesë në Fisin e as Gjakun e Shqiptarit, do të baj shpjegimin e fjalës “hakërri” nga fjalori i gjuhës së sotme shqipe, faqe 642, botue në vitin 1980 në Tiranë: “Hakërri-a, 1.Hakërrimë, e vështroi me hakërrimë. I foli me hakërri. 2. Afshi i dosës dhe i hakoçit në kohën e ndërzimit. Hakërria e derrave... Hakërrimi i qenit (i dosave). Hakërrimë-a, Britëm e fortë dhe me të egër, qortim më zë të lartë e me kërcënim, kanosje, gërmushje; egërsi. Hakërrima e njeriut. Hakërrima e qenit...Hakërr-ohëm...i gërmushem dikujt, i kanosem dikujt...Po hakërrohet qeni!... Ndërzehet, merr hakoç...Egersuar fort dhe është bërë kërcënues...” etj...shpjegime për të hakërruemit që nuk janë pak kur vështron trojet tona, porsa ua zen me gojë emnin e Enverit të tyne të dashtun!
Se kush ishte Enver Hoxha e kanë shpjegue shumë vetë nga ata që e kanë njohë me kohë.
Me shkrue sesi e kujtojnë Shkodranët apo bashkohësit e tij nga Korça, e kemi shpjegue.
E kemi shpjegue edhe sesi e kujtojnë shokët e rinisë, kur shkonte për dy pare mbas vejushash plaka në Korçë. E kemi tregue edhe sesi e ka përcaktue Burri i Nderuem i Korçës, Prof. Petro Fundo, me fjalët e Enverit në tavolinën e bukës në Montepeljer të Francës, ku ishte bashkë me z. Foto Bala nga Himara...atëherër, kur “studenti masonist” Enver Hoxha, nuk dha asnjë provim, se ky kishte vetëm një piksynim: “Unë do të bëhëm terrorist”, dëshirë që i asht plotsue e sterkalue terroristit, çka asht vështirë se mund të ndodhin në shumë shekuj...e për rrezik tonin na ra edhe me e provue atë bishë të tërbueme antinjerzore, për të cilin dylberi i tij Ramiz Alia, thotë: “...Se shokët e tij lindin njëherë në shekull!”...Nuk e kam ndër mend me tregue as përshtypjet e dyqanxhijve të Pazarit të Vjetër të Tiranës, se po bahemi të merzitshem tue shkrue për trashigiminë e gjakut tij të ndytë nga deformimet e tipareve njerëzore të familjes gjatë robnisë turke...Ata që e kanë njohë me kohë, që në vitin 1936 Dem Xhepen, dhe kanë pa me sy të mbështetun për prakun e dyqanit të tij “bukuroshin” e Gjirokastres, të veshun dhe të kerpitun me çizme të lustrueme ngjyrë kafe...etj... mjerisht, nuk jetojnë ma, ashtu si nuk jetojnë as furrtarët apo tregëtarët e vjeter të Parrucës të asaj kohë në Shkodër, kur djaloshi me pantollona të shkurta...Ramiz Alia, kalonte me shkue ndër ato çerdhe amorale, për me u “edukue” me veset e “mësuesit të vet”...të cilit ma vonë i zuni vendin.
Unë do t’i referohem një Burri, pikrisht nga vendlindja e tij, nga Gjirokastra, të Ndjerit Muntaz Kokalari, letër e shkrueme më 9 Nandor 1944: “... Fatkëqesia e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë është se ka rënë në dorë të një njeriu përbindsh, tinzar, hakmarrës, inatçi, dinak, magalloman, egoist, që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar e kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove, etj. Fëlliqi botën me borgje. Ne intelektualët e Gjirokastrës ia dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura, prandaj, kërkon të na asgjësojë. Po, kam besim se këtij batakçiu bashkë me djajtë e kuq, shpejt ka për t’i dalë boja.”
Kjo leter e shkrueme një ditë mbas datës 8 Nandor 1944 (datë që u kujton hakërrinë e qenit), asht dokumenti ma i çmueshëm i “Historisë së vërtetë të Popullit Shqiptar”, ndër të gjitha Trojet tona! Ky citat i artë i Atij Burri të Pavdekshëm të Gjirokastres sonë, duhet shkrue dhe daltue në gurët e Kështjellës së Atij Qyteti Martir, që pat rrezikun e madh me u masakrue nga ai përbindsh dhe me u turpnue me një pinjoll anadollak të pakrahasueshëm ndër pesë shekuj të robnisë turke në Shqipni!! Asht ky citat që na duhet të vemë në faqet e para të historisë sonë ndër shkolla e universitete që nga klasat ma të ulta, e deri tek “ajo” që do të shkruhet “atëherë”... kur “ajo të shkruejnë vetveten”,... mbasi kanë kalue 65 vjet nga ngjarja e shemtueme e vrasjes së ma shumë se 12.000 kosovarëve të tradhëtuem nga Ramiz Alia në Nandorin e 1944 në Kukës, që edhe ata që mujten me mbijetue deri në Tivar e Ulqin, u zhduken dhe humbën pa asnjë shenjë tek koka e shporueme nga plumbat komuniste...në Adriatik, simbas udhëzimeve dhe marrveshjes së Enver Hoxhës e Omer Nishanit me Titon e tyne të dashtun... Dhe ende ka nga ata faqezezë të viseve të Tyne që edhe “festojnë 100 vjetorin e lindjes së Enverit” mu në mes të Prishtinës së Pavarun...Se cilës rracë i përkasin këta hibride, ate do ta tregojë DNA- ja e historisë së familjeve të tyne, që edhe na mësojnë: “Se duhet të presim kohën...për me ditë se ku duhet vendosë figura e Enver Hoxhës!” Kushdo kjofshin ata që kërkojnë “ me pritë” se ku e ka vendin Enver Hoxha, nuk janë tjerë veç hibride të flliqta të shkollës së partisë së pederastave të komunistave shqiptarë e themelueme nga homoseksualët serb, që kërkojnë, ashtu si të gjitha krimët tjera, t’ ua lanë kapitujve të njohun të “harresës”, që mjerisht ka kapllue trunin dhe mendjen e shqiptarëve.
Me të drejtë një mik këshillonte: Ata që kanë “hakërri” për Enverin, të nisen e të shkojnë nga vorrezat e kombinatit...nuk humbin rrugë se porsa të hyjnë atje, kanë me ndie eren e qelbun të kockave të brejtuna nga sëmundjet që kishte qysh se ishte gjallë, dhe kur të afrohen tek vorri... aty janë dy gur...ku ulen Nexhmija dhe Ramizi, kur u bie “hakërria”...
Ashtu si ata dy veprojnë edhe shumë veteranë apo të rijë që janë në grupet e formueme të neokoministëve...që nga Edi Rama...e deri tek homoseksualët pleq të shpërndamë në Europë!
Majet e atyne gurëve ua largojnë mallin dhe hakërrinë e fortë që kanë “mbrapa”... për té!
Shqipnia dhe Shqiptarët e të gjitha Trojeve janë Viset që i kanë falë Botës Figurat e Nderueme të Virtutit moral e Shpirtnuer të Nderit, Besës, Burrnisë dhe Bujarisë Shqiptare: Gjergj Kastriotin dhe Nanë Terezen... Nanen e mbarë Botës së Qytetnueme!
Vazhdoni me Dedë Gjo’ Lulin, Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Avni Rrustemin, Hasan Prishtinën, Prof. Ymer Berishen, Ibrahim Rrugoven, Adem Jasharin...
Këta dhe vetem Këta...
Janë “Historia jonë e Pavdekshme, e shkrueme me Gjakun e Tyne!!..”
Maji, 2011.
-----------------
Fritz Radovani u lind në Shkodër me 6 Janar 1940. Në bombardimin e bamë nga Aleatët me 13 Tetor 1943 në Tiranë, ìu vra i ati Kol Radovani, major i policisë shqiptare dhe u rrit me t'ëmën. Në vitin 1956, në Shkodër ka përfunduar shkollën e mesme Pedagogjike. U emënue nga Ministria e Arsimit në Burrel, në fshatin Macukull. Për arsye shëndetësore u kthye në Shkodër dhe u emënue disenjator në Kabinetin Pedagogjik, ku punoi 4 vjet. Mbas katër vjetësh për arsye të shkurtimit t'organikës kaloi mësues në lagjen Liria po në Shkodër. Gjatë asaj kohë pra, në vitin 1965 ka përfunduar Liceun artistik me korrespondencë në Tiranë. Nuk ìu dha e drejta me vazhdue shkollë të lartë për arsye biografie. Në vitin 1968 në periudhën e Revolucionit Kultural, mbas arrestimit të dytë të vëllaut të madh, u transferua në fshatin Kosmaç, mësues në klasat fillore. Në vitin 1969, u largua nga arsimi (po për arsye biografie) dhe u emënue piktor në fabrikën e Tekstilit Shkodër. Aty nuk vazhdoi vetëm dy vjet me titull “Piktor” dhe kaloi në organikën e asaj fabrike si punëtor reparti stampimi deri me daljen në pension të parakohshëm në vitin 1992.
Që nga viti 1967 nuk ka pas të drejtë as me marrë pjesë në ekspozita pikture.
Që nga viti 1945 dhe deri në vitin 1998 (tue përjashtua vitet 1961–1964) ka pas vazhdimisht një njeri të familjes në burgjet e kampet e shfarosjes, prandej edhe ka qenë gjithmonë i përfshimë në “luftën e klasave” të pushtetit komunist. Në vitet 1945 janë arrestuar dy dajat Paulin e Mikel Prennushi. Paulini ka ba 5 vjet burg e 5 vjet internim. Mikeli ka ba 10 vjet burg. Në vitin 1946 është arrestuar axha i nënës At Mati Prennushi, Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë, i cili është pushkatuar me 11 Mars 1948. Në vitin 1948 është arrestuar daja tjetër prift Don Kolec Prennushi, i cili mbas hetuesisë ka vdekur në vitin 1950. Në vitin 1950 është arrestuar vëllau Alfonsi, dhe është dënue 8 vjet burg me grupin e studenteve të Gjimnazit Shkodër. Eshtë arrestuar prapë në vitin 1967 dhe është dënue me grupin e klerikëve të Tiranës, me 10 vjet burg për pikëpamje fetare tue u përfshi në nenin e “Agjitacionit e Propagandës kundër pushtetit”.
Në vitin 1991, në muajin Janar u zgjedh Kryetar i Sindikatës së Fabrikës Pëlhurave të Shkodrës, në periudhën e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Po këtë kohë u zgjedh edhe anëtar i Kryesisë BSPSh (Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna Shqiptare) në Shkodër, për sektorin e propagandës dhe marrëdhënieve mes besimeve. Ka kontribuuar në përmbysjen e qeverisë komuniste të Ramiz Alisë, tue organizuar mbledhje, mitingje, greva dhe në radio “Shkodra” e gazeta, me artikuj kundër komunizmit. Nuk u pajtue asnjëherë me demagogët dhe komunistët e konvertuem në “demokrat” e “socialist”, për këtë arsye edhe nuk kam ba pjesë asnjëherë në asnjë parti politike të djathtë as të majtë. Kjo e ka shtye që në vitin 1997 me u larguar nga Shqipëria ilegalisht, mbasi u kercnue me vrasje. Në vitin 1998 u kthye në Tiranë dhe në vitin 2000 ka emigruar në Australi. Edhe këtu nuk kanë munguar veprimet kundër tij nga metastazat e Sigurimit famëkeq të komunistëve të Tiranës. Falë Shtetit Australian që i ka siguruar jetën.
Këtu ka përfunduar në vitin 2002 librin “Një monument nën dhe” dhe ka vazhduar punën për një botim të dytë të librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, i botuem për të parën herë në Shqipëri në vitin 1993. Në vitin 1992-1993 është bashkautor i librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944-1990”, libër i cili i është dhurue Papës Gjon Pali II, me rastin e vizitës në Shqipëri me 25 Prill 1993. Kam përfundue edhe librin “Gurt’ e Parë” dhe është futë në “labirintet e demokracisë përparimtare”, me mujtë me i dhanë rinisë një punë tjetër modeste nga ana eme. Dy të fundit janë dorëshkrime. Përveç “publicistikës” tashti kam në dorë edhe një libër të vogël (xhepi) për mësimin e bazave të para të GJUHËS SHQIPE (Gegërishtja e sotme), për nxënësit e rritun këtu në Australi që kanë përfunduar shkollat e ulëta e nuk njohin Gegërishten.
FLORIPRESS