Kushtit te pameshirshem te poezise, te dashuruarit pa kushte te saj , Holan i shkon me tej: “Asgje s’eshte e pranueshme pa dashuri. Pa dashuri, as te vdesesh s’eshte e pranueshme”
Vladimír Holan (Boemia, 1905\1980) eshte perfaqesuesi me i mire i poezise çeke, konsiderohet nder me te spikaturit poete te shpirtit, me sakte te honeve shpirterore, te atyre rrepirave te brendeshme te shpirtit njerezor, ne me te shumten e rasteve te ngjyruara me tone te erreta, siç dhe vete misteri, apo misteret qe e perbejne… Poezia e Holan ka nje dendesi metaforike te jashtezakonshme. Poezia per Holan eshte nje principeshe , edhe pse veshur me “rroba re renda”,ata te kerkimit te se vertetes, “edhe nese do te duhej te kalohet nepermjet ferrit, o edhe nese e verteta do te jete ferri vete”… Poezia duhet te krijoje atmosfere, poezia duhet te çliroje njeriun, se pari nga vetvetja…
Vladimír Holan
Ndeshkim
E fshikulluar eshte zemra ime
i pezmatuar eshte shpirti im dhe loti;
qendren desha te gjej ne ate qe eshte rreth,
ku rrethi eshte i bere nga vete Zoti…
Nate e thelle
Eshte dashuria porsi nje ironi
ne mes shpirtit e trupit qe s’eshte,
eshte edhe dashuria porsi ironi
mes trupit e trupit?
Per tmerrin perballe aktit
eshte,papritur, nje femije.
Kush mohon ekzistencen e mekatit origjinal,
nuk kupton se pse eshte vdekja…
Vaji i te vdekurit
Vetem per nje çast kam mundur te kthehem tek te dashurit e mi.
Qe ata ishin vendet
e vertetonte skela ku jepeshin me qera barkat e vjetra
dhe shpejt u ndodha ne fshat.
Era i rrinte prane ajrit deri tek menget e shelgut.
Ishte e diele, te gjithe rrinin nen pemishste
vetem motra ime çonte qumeshtin poshte ne bodrum.
As me shkonte ndermend t’i trembja.
Por, meqe nuk besonin qe isha vertet une
nuk pata nevoje t’i thoja se isha i gjalle.
Gjithçka u hollua deri ne pervdirje
mes bertitjeve te frikacakeve e violave
e perpara meje shperndane ne pluhur merimangen- peizazh,
lulekuqen, driten e henes
dhe zilja e zgjimit mbi murin e varrezave…
Ne nje varreze fshati, prane murit te te vetevrareve
Ketu ku grami puthet me fotografite e te vdekurve
dhe murgesha e lapidareve ka pamjen e shoget te mermerit
ne cirrjet e patave … ah po,pikerisht çdo gje ketu
ne te njejten menyre deshmon qe njeriu nuk ka qene i krijuar
por i bere. Edhe gjerat jane te bera, dhe kaq.
Njeriu dhe gjerat e bera per te denuar te vdekurit!
Gjerat presin. Njeriu ka parandjenja.
Pergjerohen. Reziston.
Mplaken e mbijetojne. Eshte i pavdekshem e vdes.
Gjerat jane te bollshme e ai eshte vetem
dhe nuk eshte me vetem atehere
kur kunder vetvetes ngre krye jeta…
Te ka pyetur…
Nje vajze te ka pyetur: çfare eshte poezi?
Ke dashur t’i thuash: Vetem fakti qe ekziston, ah po, qe ti ekziston,
dhe qe ne drithme e mahnitje,
qe jane deshmi e mrekullise,
ne vuajtje zilepsem nga kulmi yt i bukurise,
dhe qe nuk mund te te puth e me ty nuk mund te shtrihem,
dhe nuk kam asgje, dhe ai qe s’ka asgje, as dhurata
eshte i detyruar te kendoje…
Ne me te voglen prangosje
M’u afrua pikerisht ndersa tramvaji
po mberrinte ne stacion…
duke treguar diçka poshte sedileve
me tha me nje buzeqeshje: “Shiko,
dikush ka harruar nje galloshe, nje te vetme!...”
Pashe, ne fakt, zgarvren bosh dhe perfytyrova
kemben e lagur qe llokoçitej neper balte,
por ai, tashme me ze te gjalleruar shtoi:
“Njeriu eshte kaq i paturp sa jeton ne vetvete
e nderkaq ankohet per humbetiren,
nderton deri dhe dy varre njeheresh,
njerin per trupin e tjetrin per emrin,
vetem per t’u ruajtur ne kujtimet e niperve,
e vetem ndonjehere thuajse pavetedije
mbetet prej tij dicka e kote, e harruar,
por eshte pikerisht kjo qe e lehteson
kete te dytin, te njekohshem udhetim ne perjetesi…”
Nuk mjaftojme…
me qellim qe te takohet agimi me perendimin,
cipeplasuri turp me dashurine e zvjerdhur,
e papranueshmja verberi
me shikimin e deshperimit – do te duhej te hiqnim qafe iluzionin.
Nuk i mjaftojme vetvetes
por mund t’i japim fund jetes…
Ftese
Tha: “Nuk duhet te jetoni
kaq mizorisht vetem… Mund te vij?”
U pergjigj: “Nuk do te jem ketu kur te vini,
i pranishem vetem kur te iki.
Ejani!”
Trikoja
edhe ne dashuri mund te jemi teper. Meqe
ne kohe te pershtatshme genjejme perseri, pa e ditur as vete.
Perderisa eshte mizoria e dashurise, perderisa ajo
deshiron shkaterrimin e vet.
Perderisa inçesti eshte teper i padurueshem tek vellai
sepse i dhembshur tek motra mund te jete.
Perderisa ngrin e ti ke veshur veç nje triko
te brejtur nga mola…
Besnikeri
Ja ç’eshte besnike: muri qe leskerohet,
dhe nuk eshte vetem kjo,
mbasi thermohet edhe me statujen
qe ne maje e shpie…
Qysh pra, te harrojme
ate qe do te ndodhe kur gjithesia
qe eshte ne arratisje nga vetvetja
do te takohet me vetveten!
Çdo
Çdo gjykim eshte gjykim i padukshem. Vret shpirtin
per te sheruar doren e vrasesit.
Dhe vazhdohet, pa veto vazhdohet,
mbasi ate qe mund te bejme pas vdekjes
duhet ta bejme me pare ketu e tani.
Nuk eshte fundi i ekzistences,
eshte fundi i qenies…
Kufinj
Ndoshta nuk duhej ta kishe kujtuar
perderisa nuk eshte e sigurte ne ishim atje poshte…
Duket se ishin vetem kufinjte e dashurise
qe te kthyen ty te vetme ne ty
dhe mua ne mua te vetem, e nuk dime
se heshten apo ishin memece.
Ka çaste kur edhe vete dreqi
heq dore nga zemra jone vec per kete:
meqe duam ta shprehim te gjithen…
Prej diteve kaq te ftohta
Ne nje te premte prej ditesh kaq te ftohta…Rete
jane pak me te renda se sa bolet e demit
ne pellemben e tredhesit…Era
ka humbur arsyen, deri sa te arrije
mbi toke e ne ata dy zera:
“Do te ishe tashme larg, nese do i kishe dhene
perparesi te shkuares me pare se sa shpelles se orakullit!”
“Larg? Se jam pikerisht atje,
larg se shkuares, larg prej shpelles se orakullit!”
Falenderojmë z.Rexhep Shahu për dërgimin e këtyre poezive të përkthyera në shqip nga Aqif Hysa.