2011-05-01

Nga Flori Bruqi:Cikël poetik nga Skendër Zogaj

Skender Zogaj




Skënder Zogaj u lind më 23 janar 1950, në Lladroc të komunës së Malishevës, Republika e Kosovës.

 Ka punuar - mësues në Carrallukë të Malishevës (1970-1974), redaktor përgjegjës i gazetës “Bota e re” në Prishtinë (1974-1978), gazetar dhe redaktor në gazetën “Rilindja” Prishtinë (1978- 1993), përfaqësues i Zyrës së Republikës së Kosovës në Shqipëri (1993-1995), redaktor në gazetën “Rilindja” botimi në Tiranë (1995-1997), redaktor në “Revista ushtarake” në Tiranë (1998-99), korrespondent i gazetës “Zëri ditor” botimi në Zvicër (1996-1998), redaktor i kulturës në gazetën “Bota Sot” në Prishtinë (1999–2000), kryetar i Komunës së Fushë Kosovës (2000- 2008), këshilltar i Parë Politik në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës (2008-2010).

Në gazetari ka bërë emër me shkrimet për artin dhe kulturën. Sidomos u dallua me shkrimet kritike për letërsinë, teatrin dhe televizionin. Krahas gazetarisë merret edhe me krijimtari letrare, shkruan prozë dhe poezi, për të rritur dhe fëmijë.

Bibliografi letrare:

1.“Zogu i ekspozitës” (poezi për të rritur, “Rilindja” Prishtinë, 1983),
2. “Merrme vëlla përdore” (vjersha për fëmijë, “Naim Frashëri” Tiranë, 1994),
3.“Ora e qoftëlargut” (poezi për të rritur, “Eurorilindja”, Tiranë, 1996),
4. “Adresa e dallëndyshes” (vjersha për fëmijë, “Eurorilindja”, Tiranë, 1999),
5.“Jusuf Uka Bregu, luftëtar i Ballit Kombëtar” (monografi, “Faik Konica” Prishtinë, 2004),
6.“Mali i tejdukshëm” (poezi për të rritur, “Spektri”, Prishtinë, 2005),
7.“Puthjet e puhisë” (vjersha për fëmijë, “Vatra”, Prishtinë, 2007).

Etj.

 Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 1981, si dhe anëtar i Shoqatës Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve Shqiptarë për Fëmijë dhe të Rinj me seli në Tiranë. Krijimet letrare të Skënder Zogajt janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë.

Është i përfshirë në disa antologji të botuara në gjuhën shqipe, gjermane, turke, frenge dhe italiane.
Është i përfshirë me grup autorësh edhe në botime të veçanta ekciklopedike të krijuesve shqiptarë. Jeton dhe krijon në Fushë Kosovë.

Lexoni:

http://floripress.blogspot.com/2011/03/skender-zogaj-liber-qe-meriton-epitetin.html





Cikël poetik nga Skënder Zogaj


Andej e këndej Ibrit

Stinë e frikshme bimësh
Andej e këndej Ibrit
Nofulla e kalbur e shkaut

Burrëria shtatëqind dërhemshe
endet në Shkup e në Shkodër
me bukën e kuqe
nen sqetull...

Andej e këndej Ibrit
kafshon qeni...,
të thyera zemrat, pasqyrat
dhe Fryma e Shpirtit të Shenjtë.

Te Rrasat e Kosharës
kurrë më, kurrë -
nuk do të këndojë hutini!
As iriqër me rriqra
kurrë më nuk do të ketë
në Malishevë.

21 janar 2008

VDEKJA NE MOCAL

Ka ndodhur vakumi
gjërat e ndërmjetshme
lëvizin gjithë mllef
në drejtim të kuajve të tredhur
që s’janë vecse
për ngordhja në mocal…

Fyti tepër i ngusht,
terr i zi
nëpër nahi
nën bishtin e sorrës së larme
Mrizon dhimbja.

Sipri tupanit
larja e trupit me sapuna të zinj
Oiii, oiiii, oiiii
ku ti fshehi
këta të shkretë sy?!

Prishtinë, 10.11.2008

PËRGJUMJA E MUNGESËS SË AJRIT

Ta shtrydha zjarrit hyjnor
Hapësirë e rrudhur nga pikëllimi
mbi kokat e vrugta të trangujve
që presin emisarin
t’ua këpus ethet e frikës
brenda rrethit pa hënë e diell.

Pse gjithë ky mallkim, o zot
ku po shkoni
o njerëz të ndryshkur
me jela të shkreta kuajsh të cofun në qafë?

Në mungesën e Ajrit
duarkryq rrijmë e bëjmë sehir
c’prejse piku fiku
që e mori i liku dhe iku ...,
ah, përsëri të njejat shenja të tradhëtisë.

Të vyshkura duart e nënave
në përqafim djepash plot lulediej
i këndojnë bukurisë së qepur qefin
në drejtim të pamjes së fundit
me dashurinë që ua vrasin pas shpine

Ikni gjarpinj, shkarpinj, minj... ikni
rrudhja e Hapësirës
pikon pikëllim
e madhe pjerrtësia ndërmjet njerëzve
koha matet me krehjen e flokëve
që bien në nofulla qensh
krejt të thinjura.

NË LILIHAMER KUJTOVA KOSOVËN

Në Lilihamerin e bukur të Norvegjisë
Mund të prekësh lulet -
Kur të duash e si të duash,
Para dhe pasi t’i kesh larë sytë
Në ujët e kristaltë të liqenit.

Ujku mund të jetë aty diku, afër -
Prapa pishës apo prapa plepit të bardhë
Nuk paraqet rrezik,
Në gjoksin pranveror të Lilihamerit
Bari dhe lulet janë tepër të buta
Ia zbusin zemrën egërshanit.

Lilihameri është ana e rrafshtë
E copës së xhamit të gravuar
Me qiellin e mrrolun përmbi
Që qesh e qan dhe pshurret imtë
Mbi lule, krih fluturash e mushkonjash
Deri te buburreci i fshehur
Nën lëkurën e lisit plak...

Sipas sistemit të zgjedhjes
Që nga koha e Vikingëve
Më Lilihamer sikurse në Kosovë
Më e preferuara është molla
Dhe hëna e varur në brirët e cjapit
Bashk me zogjtë e malit...
Mrekulli e pafund, për të gjitha palët
Në Luftën e Gjelave...

6.12.2006 Lilihamer, Norvegji

ZYM TË HASIT TË THATË

Në cdo ardhje të parabrymës
kur ikin dallëndyshet
në zym të Hasit të Thatë
nën çatinë e një shtëpie të krrusun
Hëna ia djeg brirët Cjapit

Të balsamosura me erën e tokës
tunden këmborët
në emblemën e jetës së kufizuar

Me pjalm lulesh të egra
hasjanët e ushqejnë figurën e cjapit
nga thonjtë e rrenës së lashtë

Zym, 14 tetor 2004

EKLIPSI

Në shpatull të dashit
Përsëri hëna e përgjakur
dhe gjeli me drapër në qafë
emblemë zvaranikësh...

Në boshllëkun e relikeve
Nofulla profane
shqyen mish dallëndyshesh.

Të kalbur akrepat e orës
Ua shpojnë zemrën relikeve
Të mjerët ne
Na mori zezëdita

Na vraftë Zoti !
U bëm gazi i kërminjve.


Varianti pare


VAJTIMI I BULKTHIT

I mjeri u’ për ty,
një pëllëmbë njeri
pesë seri...
O miku im, i ngratë
fushk
në dushk
...as qen, as ujk,
as peshk,
as mish për suxhuk!

I mjeri u’ për ty,
krejt lezetet i bëre lesh e li
oi, oii, oiii
mjerë vatani
e mjerë mileti për ty
... fik,
e fik
e fik...
na u shua çdo pikë dritë.




Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...