2011-05-02

Nga Flori Bruqi: Zbulohen detajet e ceremonisë mortore të liderit komunist shqiptar Enver Hoxhës


Me 11 prill mbushen 26 vjet nga dita kur ndërroi jetë , Enver Hoxha. 


Pse Shqipërisë i ka munguar lëvizja disidente dhe përse ende nuk është reflektuar intelektualisht e shkuara?


artikuj


Në jetën e intelektualit shqiptar Maks Velo, që asokohe vuante internimin, vdekja e Enver Hoxhës ka shënuar fillimin e lirisë, jo vetëm për atë si individ: "Ndodheshim tek ushtarët jashtë zonës së rrethuar të kampit, sepse ishte shkëputur një shkëmb nga mali dhe u kishte rënë ushtarëve në krevate. Ishin ushtarët, që na ruanin. 






photo

Enver Hoxha me Mehmet Shehun, korrik 1978.




Aty pashë se ata ishin ndoshta më keq se ne të burgosur. Nga drejtoria e minierës në mal vinte muzikë funebër dhe ne e dinim se kjo do të thoshte vdekje e një udhëheqësi. U mrekullova e sikur e gjeta se ishte vdekja e tij. Atje në kamp shokët e prisnin me vite të tëra, krijonin imazhe, ishte një sëmundje e tërë, që qarkullonte tek të burgosurit, puna e vdekjes së tij".



photo

                    Enver Hoxha me Mehmet Shehun, korrik 1978.


Ndërkohë anembanë Shqipërisë qytetarët zhvillonin homazhe dhe vajtonin diktatorin e vdekur. Nëse lotët e vajit për diktatorin kanë qenë të vërteta, ose jo, këtë mund ta vlerësojë kushdo për veten e tij. Fakt është që shqiptarët me hir, ose me pahir i qëndruan besnik për mbi katër dekada me radhë sistemit. Shqipëria është thuajse i vetmi vend i ish-bllokut lindor, ku ka mungar lëvizja e mirëfilltë disidente.


Maks Velo: "Nuk kishte mundësi të bënim disidencë sepse ishte një vend i vogël, ishte një vend i kontrolluar në çdo minutë, në çdo sekondë kudo që shkoje, çfarëdo që thoje, të regjistrohej."



photo

                       Enver Hoxha me Mehmet Shehun, 1978.


Vdekja e Enver Hoxhës, pikërisht në momentin kur kishte nisur edhe Perestrojka, ishte një ngjarje që ngjalli shpresat për ndryshime edhe pse të heshtura në Shqipëri. Megjithatë kthesa ndodhi vetëm pesë vjet më vonë.



photo

                            Enver Hoxha në këshillin antifashist nacional çlirimtar të Beratit, tetor 1944. 

Një diktaturë e thjeshton jetën, e standartizon atë, pasi mungojnë alternativat, që individi të shpaloset i lirë, thotë publicisti dhe analisti Shi Ming, gazetar në DW. Ai madje kujton, se asokohe kinezët krahas citateve të Maos ishin të detyruar të mësonin përmendësh edhe citatet e Enver Hoxhës. Shi Ming: "Ideologjia e fut në shabllon jetën e komplikuar dhe e kthen atë në një model të stërthjeshtësuar. Një gjë e tillë nga disa njerëz mund të shihet edhe si lehtësim, sepse dikush tjetër mendon në vend të tyre."


Efekti postum i diktaturës - Shqipëria ende nuk e ka përpunuar intelektualisht të kalurën
"Që të zbardhësh të shkuarën duhet të kesh dëshirë për ta bërë këtë. Ne fshihemi, nuk jemi njerëz të vertetë, çdo gjë që e bëjmë e fshehim. Ne nuk jemi të qartë, se kemi bërë poshtërisra dhe prandaj nuk duam ta shohim, ta njohim dhe ta korigjojmë atë që kemi bërë. Zbardhja është e vonuar, sepse asnjëri nuk do që ta zbardhë.", thotë Maks Velo. Shqipëria ka mbetur kështu i vetmi nga ish-vendet e bllokut komunist, me përjashtim të Bjellorusisë, që nuk janë çliruar nga ky ngërç.


Sipas, Oliver Schmitt, historian në Institutin për Historinë e Evropës Lindore në Vjenë, shkaku i mosreflektimit është vazhdimësia e fortë e kuadrit, e elitës shumë të vogël, e cila ka në pjesën e saj më të madhe lidhje familjare me elitën e vjetër komuniste. Numri i intelektualëve, që e trajtojnë çështjen në mënyrë kritike, është shumë i vogël dhe ato kanë vështirësi, se vazhdojnë të luftohen shumë.



photo

                  Enver Hoxha në këshillin antifashist nacional çlirimtar të Beratit, tetor 1944. 

Schmitt: "Tragjikja në Shqipëri është sigurisht që si shkenca, ashtu edhe shumë elementë qendrorë të identitetit kombëtar u konceptuan dhe u përhapën në komunizëm. Për këtë arsye ato janë në këtë moment pa alternativë, ndaj edhe sot e kësaj dite vazhdon të ketë efekt i njëjti nacionalizëm vetëizolues."


Sipas historianit Schmitt, gjatë komunizmit në Shqipëri zuri vend botëkuptimi egocentrike e perceptimit për vendin dhe kulturën e tij. Nga ana tjetër vlen të theksohet, që Shqipëria përpara periudhës së komunizmit ka qenë e hapur dhe ka pasur shkëmbime ndërkulturore me botën e jashtme. 






photo

         Enver Hoxha në këshillin antifashist nacional çlirimtar të Beratit, tetor 1944. 




"Trashëgimia e dimensioneve të mëdha hapësinore dhe e relacioneve kulturore ndërkombëtare, që u zhduk me ardhjen e komunizmit, së paku nga ana ideore intelektuale nuk është kthyer as sot e kësaj dite."

Në dokumentin shumëfaqësh, shoqëruar me tabela dhe skica, të firmosur nga ish-ministri i Mbrojtjes Popullore, Prokop Murra, në 11 prill 1985, duket se ushtria është jo vetëm organizatore, por edhe aktorja kryesore në ceremoninë e varrimit. Sipas planit të masave, për ceremoninë e 15 prillit, u caktua Komisioni i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore me kryetar ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Kiço Mustaqi dhe 16 anëtarë.





Një punë e stërmadhe, një ceremoni e pamatë, një popull që humbte edhe vetëdijen ndërsa bënte homazhe përpara trupit të pajetë të liderit: ceremonia e varrimit të Enver Hoxhës, më 15 prill 1985 ishte shfaqja më masive që ishte vënë në skenë ndonjëherë në Shqipëri, ku të gjithë ishin aktorë nga udhëheqja e lartë e PPSH-së, deri te milionat e shqiptarëve që vajtonin vdekjen e udhëheqësit komunist të Shqipërisë, 40 vite pasi kishte marrë pushtetin. 


Një shfaqje me një skenar të shkruar, me skenografi dhe rekuizitë të përcaktuar deri në detajet më të vogla, ku aktorët dhe figurantët, seicili kishte vendin e paracaktuar dhe veprimet që do të kryente. 25 vite pas asaj dite, dalin në dritë për herë të parë dokumentet arkivore që tregojnë sesi ishte planifikuar ceremonia mortore më e madhe që është mbajtur ndonjëherë në Shqipërinë moderne.
Një dokument pesëfaqësh me kokë "Radha e punës dhe veprimet që do të kryhen për ceremoninë e varimit të Shokut Enver Hoxha", jep detajet e ceremonisë në datat 12 deri 15 prill. 

Nga data 12-14 prill 1985, në orët 9.00-13.00 dhe 16.00-19.00 dhe deri në orën 10.00 të datës 15 prill 53 oficerë nga Akademia Ushtarake me radhë do të bëjnë roje nderi pranë arkivolit-thuhet aty, ndërsa lënda vijon me ceremoninë mortore të datës 15 prill.
Ceremonia para Presidiumit të Kuvendit Popullor nisi në orën 10.00 të datës 15 prill. Materiali jep detaje për veprimet e oficerëve pas ardhjes së arkivolit me trupin e Hoxhës, pastaj jepen detajet e lëvizjes së kortezhit nga Presidiumi I Kuvendit Popullor te sheshi "Skënderbej". Më tej janë veprimet dhe lëvizjet nga ura e Lanës deri te Varrezat "Dëshmorët e Kombit" dhe në fund veprimet aty.
Në dokumentin shumëfaqësh, shoqëruar me tabela dhe skica, të firmosur nga ish-ministri i Mbrojtjes Popullore, Prokop Murra, në 11 prill 1985, duket se ushtria është jo vetëm organizatore, por edhe aktorja kryesore në ceremoninë e varrimit. 



photo

           Enver Hoxha në këshillin antifashist nacional çlirimtar të Beratit, tetor 1944.



Sipas planit të masave, për ceremoninë e 15 prillit, u caktua Komisioni i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore me kryetar ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Kiço Mustaqi dhe 16 anëtarë.
Masat që u morën ishin: njohja e komisionit me rregullat e ceremonisë së varrimit; caktimi i shokëve që do të vendosnin kurora në emër të Ministrisë së Mbrojtjes; përgatitja e truprojës së nderit me tre kompani nga 100 vetë të efektivit të shkollës së lartë të bashkuar "Enver Hoxha"; caktimi dhe përgatitja e shtratit të topit dhe të 6 makina tip GAZ; caktimi i oficerëve për mbajtjen e dekoratave dhe për rojen e nderit; caktimi i kuadrove për marrjen e arkivolit nga salla e homazheve, vendosjen e tij në shtratin e topit dhe shoqërimin e tij; caktimi dhe përgatitja e 5 kuadrateve me nga 100 vetë për mitingun e përmortshëm; caktimi i përbërjes së orkestrës frymore dhe i marsheve funebër që do të ekzekutoheshin; caktimi i kuadrove, ushtarëve, vendit dhe kohës kur do të imitoheshin 21 breshëritë e artilerisë në Tiranë dhe pesë breshëritë e artilerisë në rrethet përkatëse; përgatitja e skemave për rreshtimin para Presidiumit, në Sheshin "Skënderbej", në rrugën "Labinoti", për hipjen në makina dhe te varrezat e deri te përgatitja e shtëpisë së pushimit në Durrës për të funksionuar më datat 14-15 prill.
Imazh
Lista emërore e oficerëve që shoqëruan arkivolin me trupin e shokut Enver Hoxha

Më poshtë është lista me 20 emra, firmosur nga drejtori i drejtorisë operative, Adem Dino, të personave të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, dhe Shkollës së Bashkuar.

Xhemal Mehmeti
Besnik Hoxha
Çesk Millja
Ismail Hoxha
Rasim Balla
Fatmir Hoxha
Epaminonda Çela
Zenel Gega
Lulzim Bllaka
Astrit Kondi
Asllan Bushati
Pandi Komini
Luan Dallemaja
Kol Marku
Zef Lleshi
Luan Qose
Niazi Kadillari
Bashkim Lika
Artur Lazametaj
Muhamet Ajazi

Kuadrot që mbajtën arkivolin në ceremoninë e varrimit të Enver Hoxhës

Patriot Aliaj
Aleks Andoni
Fatmir Berberi
Thoma Gjerazi
Ethem Sala
Isa Tare
Myzafer Kambo
Daniel Velaj
Rako Milishti
Nezir Sulmeta

Akademistët që mbajtën dekoratat e Enver Hoxhës

Vaskë Lapi
Vladimir Llapi
Koço Koroveshi
Ali Hyka
Thoma Mandi
Dhimitër Veneti
Isuf Mullaj
Luan Bilali
Bajram Rrokaj
Real Kuzmi
Agim Papadhima
Ahmet Latifi
Viron Gjika
Niko Zhupa

Qëndistarët e flamurit

Më poshtë janë punonjësit e ndërmarrjes së prodhimit të qilimave që kanë marrë pjesë në proceset e punës për përgatitjen e flamurit kombëtar për ceremoninë e varrimit të Enver Hoxhës

Mira Riza Anamali -modeliste
Bukurije Besim Luga-qëndistare
Bukurije Rifat Stërmasi-qëndistare
Emin Hivzi Kazazi-qëndistar

Shoferët e Kortezhit

Bejkush Fejzo
Gëzim Hoxha
Spartak Malo
Bujar Kryemadhi
Kujtim Gjezi
Eduart Seiti
Andon Vllau
Bajram Avdia

GALERI FOTO:

Skemat

Gjithçka e skicuar dhe në detajet më të vogla. Materiali arkivor përmban disa skema nga rreshtimi i truprojës së nderit e cila tregohet në disa vendqëndrime, si para presidiumit të Kuvendit Popullor, pastaj gjatë lëvizjes për në Sheshin "Skënderbej" dhe më pas te varrezat "Dëshmorët e Kombit". Skema më vete kishte edhe organizimi i plasjeve për të imituar breshëritë e artilerisë. Skema më vete edhe plani i vendosjes së efektivave të ushtrisë që cilët udhëzoheshin që të grumbulloheshin te "21 Dhjetori" që në orën 06.30 dhe pas dy orësh të ishte në vendin e ceremonisë mortore, në sheshin "Skënderbej". Plane të tilla kishte edhe për shkollën e Zall-Herrit, asaj "Skënderbej" dhe Shkollës së lartë të Bashkuar të Oficerëve "Enver Hoxha"

****




Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...