2011-05-01

Cikël poetik nga Nurie Zekaj



Nurie Zekaj lindi më 11 mars 1967 në fshatin Raushiq afër Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “11 Maji“ (drejtimin e pedagogjisë) në Pejë. Ishte sdudente e vitit të tretë në Degen e Pedagogjisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës ku humbi jetën tragjikisht më 23 prill 1990. Nuria u inkuadrua herët në Lëvizjen demokratike dhe ishte mjaftë aktive. Por me së shumti u shqua në Këshillin per pajtimin e gjaqeve (ishte njëra ndër nismëtaret e këtij aksioni humanitar). Kjo e re u muar edhe me krijime letare, sidomos me poezi, të cilat i botoi kohë pas kohe në revistat ''Zëri i rinisë'', ''Kosovarja'' si dhe ne gazetën e sdudentëve ''Bota sot''. Pas vdekjes iu botua libri me poezi ''Vesë a lot'' nga Shtëpa Botuese ''Buzuku'', i cili u ribotua në 20 vjetorin e vdekjes nën perkujdesjen e mikes së vet më të ngushtë Vera Kolëgjeraj.

Me këto poezi te nxjerruara nga libri i saj ''Vesë a lot'' e rikujtojmë Nurie Zekajn edhe pas 21 vjetësh, natyrisht me shumë mall dhe dhimbje...(Sadik Krasniqi)


PRANVERË  E NDALUAR
 

REFREN KËNGE

Ai  këndon këngën e  asaj  nate pa  yje
ulur në atë rrap
mua më bën refren  në këngë
ai mori  udhën e mërgimit
që të mos  kthehet kurrë
mua në pritje më la

Ai nëse  kthehet  dikur
  shtratin e zemrës
a s´do të jam melodi  e këputur
pyes  heshtjen që më këput në shpirt


ZOG I PLAGOSUR

Mbi qepallën time
              këngë e pakënduar
në këngën e pakënduar
             zog i plagosur
në zogun e plagosur
             fluturim i lënduar
mbi  syri tim
            qiell i perlotur


PA TITULL

Kur çdo gjë ishte jona
edhe  shëtitja qeshja brengat
edhe   emri sdudent
kur më bëhej  se vetëm ne jemi
udhëheqeshim  si  donim
qeshja  jonë qe ushqimi  ynë
edhe lotët ishin tanët
po edhe ata kishin  bukurinë e vet
mu si  shiu pas diellit


ATËHERË

Atëherë kur vetës ia mbylla portën
ti   shtrive duart  nga unë
kur ngrita kokën nga qielli i mrrolur
vërejta jehonën e zërit  tënd
atëherë kur numroja shkronjat e  emrit  tim
 e vëraja se  sot kam  një  më tepër
numëroj ,numëroj e zhdukem në numrin e fundit
të vetës  sime.


LOT I PADERDHUR

Të ngrohtë të ruaj përherë
si  mallin e zemrës
të kam  ndryrë
si fjalën e pathënë
je vullkan im
që s´do të shpërthesh


SHOQES
(Akrostikë për Vera Kolëgjerajn)

Vezullimin e syve tu
Engjëjt e kanë  zili
Renditen këto piktura në murin e dëshirës aty
A thua kjo e shtyri që vonë t´i ngjyrosin
                                këto me ngjyrën e  quajtur trathti

Kalëro me inat nëpër të kaluarën
O  hidhe pelerinën e  ëndrrës dhe kthehu, kthehu!
Loze  vallen e jetës
Ëmbël pa  shtrëngim
Gjer  atëherë kur
E ndjen se  fatit i afrohesh
Ritmo lehtë  nga ai
Atëherë do të gjesh forcë të garosh me peshë shekujsh
                                   kthehu, kthehu pra
Jeto jo për Bibël e Kuran por për  atë që e  do....


PËR TY KOSOVË

Një sy s´do të më lërë të verbër
dritë më shumë  do të ketë
ç´është një dorë për ty
krah  yti u bëftë
një këmbë pa  marrë hap
s´do të më bëjë
zemra hapa  bën
mos të më qajnë për të vdekur
nëse s'bëhem   fli për ty
shtatë pashë nën dhe fosilet do të mbesin.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...