2011-05-03

Nizar Qabbani : "Leter nga nje grua e marre"... dhe te tjera..








Nizar Qabbani (1923-1998), poet sirian,
nje nder me te vleresuarit e poezise arabe te shekullit XX. Me stilin e tij te thjeshte e elegant  kendon dashurise e erotizmit, femres e feminizmit,besimit e nacionalizmit arab. Ne perendim,
por dhe ne vendet arabe, Qabban konsiderohet nje revolucionar i dashurise dhe i barazise mes burrit e gruas, nje revolucionar i thjeshtesise dhe thellesise se fjales e shprehjes poetike.



                    Ajo qe ndjej eshte mjaft pertej fjaleve
                   Duhet te turperohemi per poezite tona.

Pa titull II
Drita eshte me e rendesishme se llampa,
poezia - me e rendesishme se fletorja,
puthja -me e rendesishme se buzet
Letrat e mia per ty
Jane me te fuqishme e me te rendesishme se ne te dy:
jane te vetmet dokumenta
ne te cilat njerezit do te zbulojne
bukurine tende
dhe marrezine time…
  
Pa titull V
Shvishu,
prej kaq kohesh
mbi toke nuk ndodhnin mrekulli…
Zhvishu, zhvishu…
une behem memec,
por trupi yt njeh te gjitha gjuhet.
  
Pa titull VI
Dikur
gjinjte e tu deshironin qetesine
porsi pellumbat.
Pse valle gjinjte e tu jane bere
si ne diten e revoluzionit?

Leter nga nje grua e marre
(leter per nje burre)

1.
Mjeshtri im i dashur,
kjo eshte nje leter e nje gruaje te marre,
e nje gruaje te marre perpara meje, shkruar per ty!
Emri im? Me lejo t’i leme menjane emrat
Rania, o Zaynab
a te mevonshmet si Hayfa
Gjeja me e pamend qe mbajme mbi vete, Mjeshtri im, emrat jane…

2.
Mjeshtri im,
kam frike te te them mendimin tim
Kam frike-pse e kam bere-
qe qiejve u djegsha.
Per Lindjen tende, Mjeshtri im i dashur,
te konfiskosh letra blu,
te konfiskosh endrra nga arka e thesarit te grave.
Ushtrim shtypjeje mbi emozione e grave,
perdor thika ..e sakica
per te folur me grate
e ben kerdine mbi pranveren e ndjenjave e
gershetat e zinj.
Eshte Lindja jote, i dashur Mjeshter,
Prodhon kuroren delikate te Lindjes
me kafkat e grave

3.
Mos me kritiko, Mjeshter,
nese shkrimi im eshte i varie
sepse shkruesi dhe shpata jane jashte portes sime,
jashte, pertej kesaj dhome eshte tingulli i eres dhe lehja e qenve
mjeshtri im.
“Antar al Abys” pas portes sime pergjon
Ai me vret
nese letren time do te shihte,
ai koken do ma priste atje jashte
nese do flisja per torturen time,
ai koken do ma priste atje jashte
nese do shihte Sheerness-in ne veshtjet e mia.
Per Lindjen tende, mjeshtri im i dashur,
rreth e rrotull grave me ushta.
Eshte Lindja jote, mjeshtri im i dashur,
qe zgjedh burrat per t’u bere profete
e varros grate neper pluhur.

4.
Mos m’u besdis,
mjeshtri im i dashur, nga keto rreshta,
mos m’u besdis!
Nese thyeni denoncimet e bllokuara ne shekuj,
nese une s’do kisha ruajtur vetedijen,
nese s’do kisha ikur
nga kupolat e haremit ne keshtjella…
sepse u rebeluan kunder vdekjes sime
kunder varrit tim, kunder rrenjeve te mia…
Mos m’u besdis, mjeshter i dashur,
Sepse kam shfaqur ndenjat e mia
Per burrin oriental.
Nuk eshte çeshtje poezie o ndjenje,
Burri oriental, me falni per shprehjen, nuk e kupton gruan,
perveçse mbi çarçafe…

5.
Me vjen keq, mjeshtri im,
-nese pafytyresisht kam sulmuar mbreterine e Burrave
per letersine e madhe te rruges-
eshte letersia e burrave.
Edhe dashuria gjithnje ka qene
Percaktim i burrave,
edhe seksi gjithnje ka qene
nje helm i shitur prej burrave
Nje perralle e ngjashme,- liria e grave ne vendet tona,
qe nuk eshte liri!
Eshte ndryshe liria e burrave…
Mjeshtri im!
Thuaj gjithçka deshiron per mua. S’ka rendesi
Shallow .. Stupida .. Crazy ..E marre…thjeshte mentalitet.
qe s’me perket …

Ajo qe shkruan shqetesimet e saj…
ne llogjiken e burrave quhet
nje grua e marre.
Nuk te kam thene ne fillim
Qe jam nje grua e marre??
***
Gjeja me e bukur e dashurise sone eshte se ajo
nuk ka arsye e as logjike
Gjeja me e bukur e dashurise sone eshte se ajo
ecen mbi uje dhe nuk fundoset
***
Vendi im i trishte
Si nje vetetime
Me ke kembyer nga nje poet qe shkruante poezi dashurie
Ne nje poet qe shkruan me majen e thikes

***
Mos mallko qiellin
Nese te braktis
Mos mallko rrethanat
Zoti ia jep fitoren atij qe ai do
Zoti nuk eshte kovaç qe mpreh shpatat

perktheu Aqif Hysa
Falenderojmë publicistin,shkrimatrin shqiptar  nga Tirana z.Rexhep Shahu,për dërgimin e cuklit poetik nga Nizar Qabbani .Cikli  me poezi është i përkthyer nga Aqif Hysa

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...